Mediat tona dhe disa gazetar e analist politik, nuk po i sherbejne informimit real, por politikes destruktive

12. 04. 2022
Mediat ne fjale, per aq sa po duken, veprimi i tyre e ka synim fuqizimin e politikes destruktive, te korruptuar e cociopate, e cila eshte deshmuar praktikisht ne skenen e politikes shqiptare per vite me radhe, si politike destruktive e shkaterruse per vendin. Ky veprim i gazetareve dhe disa analisteve politik, politiken ne fjale e mbrojne me fanatizem edhe ateher kure pozita kalon ne opozite, siq eshte rasti tani me opozitaret e PDK-s, LDK-s, AAK-s, dhe NISME-s, duke ua mveshe temetat e gabimet e tyre pozitareve ne Presidence, ne Qeveri dhe ne Parlament, paten te drejte apo nuk paten fare, permes trillimeve e etiketimeve te ndryshme, sipas deshires se politikaneve dhe politikes, te ciles u sherbejne.
Fatkeqesishte mu ne mes te mediave shqiptare qendron e keqja e informimit te pa drejte dhe me nje etike te ulte prej gazetari, duke ua imponuar shqiptareve nje lloj arti destruktiv te politikes, sipas apetiteve te politikaneve destruktiv, e cila po zhvillohet hovshem ne trojet e te dyja shteteve shqiptare dhe ne pjeset e trojeve tona te pushtuara nga serbo-malazezet dhe maqedono-greket ortodoks.
Keto mjete te informacionit po shkelin pa meshire ne etiken e gazetarit dhe gazetarise, e cila e ka per obligim te ofroi informacion sa më te drejte e sa më te sakte para popullit, me taksen e te cileve paguhen, qe ti kuptojne drejte ata dukurite negative, te cilat po zhvillohen ne vend kunder interesave te tyre te perbashkta, qe po e shkelin dhe manipulojne voten e qytetarit, qe po abuzohet me ligjet dhe me kushtetuten e vendit, qe nuk mbrohen interesat kombtare, qe instrumentalizohet shteti dhe privatizohet nga nje dore e hekurt e pushtetareve per favoret e veta, qe e ka perfshire vendin korrupcioni, nepotizmi e lloj lloj veprimesh tjera korruptive e kriminale, qe shkojne ne dem te jetes se qytetareve dhe shtetit te tyre, qe shkojne ne dem e ne shkatrrim te arsimit, shendetesise, ekonomise dhe ne dem te institucioneve qe e kane per detyre ta mbrojne drejtesine, ligjet dhe kushtetuten dhe ta luftojne me te gjitha mjetet korrupcionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar.
Ky ves i qoroditur i disa mediave tona, gazetareve dhe disa analisteve politik, eshte tersisht shkatrrimtar e perqares mes shqiptareve, i cili po perhapet ne trojet tona dhe e ka mbuluar gati tersishte etiken e gazetarise shqiptare, etiken e gazetarit, analisteve politik dhe mediave, te cilat vesin e qoroditur e kane shnderruar ne parim veprimi, per ti sherbyer politikes sociopate e destruktive, ne vend qe te jete e kunderta, politikes e cila e ka kap shtetin, politike qe po manipulon me vlerat e lirise, po shkele mbi gjakun e deshmoreve tane, mbi vujtjet e hallet e shumta te ketij populli dhe po shkaterron çdo gje qe po e gjene perpara, qe nga clirimi e deri me sot. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje