Lakmia e pasocializuar dhe e pahumanizuar nuk ka bese as fytyre
31. 03. 2016- Ripostim
Po “lakmoi shume” ne “statusin e veteranit” te rrejshem dhe nuk po me pritet te me paguhet, heret ose vone mundi e djersa ime, permes” statusit te pensionistit”. Keto dy statuse kane aqe dallime mes veti, ku njerit i duhen 40 vite angazhim, e tjetrit i duhen vetem fjale e rrena dhe letra mashtruse e korruptive per perfitim.
U kerkoi falje publikishte veteraneve te luftes qe rane deshmore, mos me vdeke kurre, per atedhe e per liri dhe atyre qe sote u mungojne gjymturet, atyre qe u gjenden plumbat ne trup, te cilet kane mbete ne meshiren e kohes dhe i kane lene anash, nga konkurenca e veteraneve me fjale te rrejshme dhe me letra mashtruese e korruptive per perfitime te ulta personale, siq i kane lene anash edhe ata qe nuk i kane pranuar masat e dhunshme te Serbise neper organizatat e tyre te punes dhe e kane perkrahe greven e 3 shtatorit te asaj periudhe te jashtzakonshme, ndaj te cilave synonte Serbia integrimin e tyre me organizatat e punes ne Serbi dhe si pasoj e kesaje, i perjashtoi nga puna te gjithe puntoret shqiptar, pos atyre qe ishin lojal ndaj masave te dhunshme qe i ndermori Serbia!
Nga kjo situate shumica e pensionereve, sot marrin pension te moshes prej 90 eurove, sepse u mungojne dhjete, 11 e me shume vite pervoje pune, per ti plotesuar kriteret e pensionimit, per aq sa zgjati gjendja e jashtzakonshme e Serbise, derisa u clirue Kosova, edhe pse posedojne kualifikime te larta edukativo-arsimore nga shkolle te mesme, shkolle te larte, fakultete, magjistrature dhe doktoranture perkatese, per vendin e punes ku kane punuar.
E befasishme, se si erdhe kjo kohe, per ata qe dijne te genjejne e te mashtrojne, tu ipet mundesia te perfitojne me shume se ata qe nuk genjejne, nuk korruptohen, nuk mashtrojne dhe e meritojne perfitimin. Ata qe sa me shume punojne, nuk rrejne e nuk mashtrojne, djersen e tyre tjeter kush e gezon! Megjithate, me mire eshte te punojme dhe aske ne kete jete mos ta mashtrojme, pas djerses se huaj mos te lakmojme, vetem mundin e djersen tone ta gezojme.
Nese nuk vrapojme qe djersen, kontributin dhe sakrificen e huaj, padrejtesishte, permes rrenave e mashtrimeve ta pervetesojme, do te bindemi heret ose vone, se jemi perfitusit e merituar me te medhej gjate jetes. I juaj mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!