Sjelljet e veprimet e pales kosovare ne dialog me palen serbe dhe ndermjetesuesit nderkombtar, ishin ofanzive apo defanzive

 7. 10. 2021
Sjelljet e veprimet e pales kosovare ne dialog me palen serbe te cilat i kane rrenuar interesat e Kosoves, shtetit te saje dhe interesat kombtare te shqiptareve gjate atij dialogu dhjete vjeqar, konsiderohen si sjellje e veprime defanzive. Uroi qe pala e tanishme kosovare ne dialog me palen serbe te jete me konstruktive me sjelljet e veprimet e veta ofanzive qe i mbrojne me kombngulje interesat jetike te Kosoves, shtetit te saje dhe interesat kombtare te shqiptareve ne pergjithesi, gjithnje ne konsultim e bashkpunim me miqte tane nderkombtar !
Sipas mendimit tim personal lideret politik te korruptuar, nepotist, zhvatesit e pasurise kombtare, te cilet sollen varferi e skamje te madhe ne trojet shqiptare, te cilet bene perpjekje ta ndajne Kosoven, ta pushtojne ate permes minishengenit sllavo- ortodoks serbo-rus dhe ta sllavizojne popullin shqiptar ne Kosove, ne Shqiperi e ne trojet tjera shqiptare qe jane nen qizmen pushtuse greko-sllave, nuk kane mujte, nuk kane dashte e nuk ka dite te bejne sjellje ofanzive e konstruktive ne dialog me palen serbe, nen friken qe mos ti humbin privilegjet e veta personale, familajare, grupore e periake.
Nuk mund te konsiderohen sjellje e veprime konstruktive e as ofanzive te pales shqiptare ne dialog me palen serbe, malazeze, meqedone e greke, pos sjellje e veprime destruktive e defanzive te cilet i humben mbi 8300 hektar toke me rastin e nenshkrimit te marrveshjes se demarkacionit me Malin Zi, 4000 hektar toke rreth demarkacionit me Maqedonin e veriut, per ata qe e humben jugun e bregdetit shqiptar ne dialog me Greqine, e futen Shqiperine ne varshmeri ndaj Serbise gjate marreveshjes se minishengenit sllavo-ortodok, projekt i kurdisur ruso-serb dhe i kamufluar kunder interesave te Kosoves, Shqiperise dhe shqiptareve ne pergjithesi, per ta pergatitur terenin majorizues te Serbise ne ballkan, permes se ciles shtrihet influenca ruso-kineze ne ballkanin perendimor, ne kundershtim me interesat e Rajonit, BE-s, NATOS dhe SHBAS.
Si mund te quhet ndryshe pos sjellje e veprim destruktiv dhe kriminal i pales kosovare ne dialog me Serbine, nenshkrimi i marrveshjes per themelimin e” asociacionit te komunave me shumice serbe”, mes te cileve gjenden kriminelet e bandat e luftes qe jane grumbulluar ne veriun e Kosoves dhe ne veriun e Mitrovices, te ardhur nga terene te ndryshme nga Serbia, Kroacia dhe Bosna e Hercegovina per tiu shmange pergjegjesive nga krimet qe i kane bere gjate luftrave te cilat ndodhen ne shtetet ish jugosllave. Nenshkrimi i marrveshjes nga pala kosovare qe tu lejohet ekstra teritor kishave ortodokse te Kosoves, te cilat jane uzurpuar dhunshem nga kolonet e kriminelet serb, me rastin e pushtimit te Kosoves nga Serbia fashiste.
Si mund te quhet ndryshe sjellja dhe veprimi i pales kosovare, pos sjellje e veprim defanziv gjate nenshkrimit te marrveshjes per ndarjen e Liqenit te Ujmanit me Serbine ne veriun e Kosoves dhe te behet Serbia hisetare ne gjigantin e madh Trepça. Nuk mund te quhen ndryshe pos sjellje indifirente, defanzive e destruktive, heshtja e qeverive te Kosoves per dy dekada me radhe gjate ndertimit pa lejen e tyre shtepi e lagje te shumta tek kodra e diellit, ne pjesen veriore te Mitrovices, per kolonet dhe bandat serbe të cilet po i pengojne shqiptaret te kthehen neper shtepite e veta qe ti rindertojne dhe ti sanojne shkaterrimet e demolimet qe ua kane bere gjate luftes bandat kriminale serbe, te cilet kane vrare e kan prer dhe kane dhunuar me qinda e mija shqiptar e shqiptare dhe mijafemije e foshnje te tyre. Te cilet kane lejuar gjykata paralele ne ver, kane lejuar shkolla e Univerzitetet paralele qe i pergjigjen sistemit politik te beogradit e jos sistemit politik e shtetnor te kosoves.
Une kam besim dhe bindje te forte se veteranet e vertete te luftes dhe deshmoret e kombit nuk kane luftuar qe te korruptohet Kosova e trojet tjera shqiptare nga te korruptuarit, nga nepotistet, nga kriminelet e llojeve te ndryshme, nuk kane luftuar te varferohet skajshmerisht populli shqiptar dhe te iku me duar mbi koke nga atedheu i vete, per ta siguruar buken e gojes shtigjeve te mergimit neper bote, duke zbrazur atdheun dita dites, nuk kane luftuar te ndahet Kosova, te shiten pjese te atdheut ne teritorin e saje, te behen pronar pushtusit ne tokat e pasurite tona.                                         Ua bej me dije te gjithe atyre qe fshihen pas vlerave te UCK-s ne dem te interesave te Kosoves, shtetit te saje dhe ne dem te interesave kombtare te popullit shqiptar, ne kete menyer i kam pranuar e respektuar vlerat e UÇK-s, vlerat e deshmoreve te kombit shqiptar dhe veteraneve te vertete e jo veteraneve te rrejshem, te cilet kane fute perqarje, urrejtje e vellavrasje mes nesh, mbi baza fetare, politike e regjionale. Nuk e maskoi veten pas vlerave te tjereve por i respektoi ato vlera qe jane parime univerzale per gjithe njerzimin e botes, i vlersoi dhe i respektoi ato me zemer e shpirte njerezishte, moralisht e kombtarishte, duke iu bashkangjitur me vlerat e mia modeste qe i posedoi, sepse nuk jam i shitur per pak para te pista, qe tu sherbej marresishte interesave te mija personale, familjare e grupore, ne dem te intersave kombtare, shtetnore dhe dem te Atdheut, per ti favorizuar interesat e pushtuseve tane.
Tmerresishte po befasohem si guxojne disa ekstremiste e militante partiak, ti mbrojne antivlerat dhe tradhtite e vete ne emer te UÇK-s, ne emer te deshmoreve te kombit shqiptar dhe ne emer te veteraneve te vertete te luftes, duke i demtuar tmerresishte interesat tona kombtare e shtetnore?! I juaj, mesuesi Ise

Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje