Analfabetet me diplome, rrezik i madh per te tashmen e te ardhmen e shqiptareve ne ballkan
- 02. 2021
Mbizotrimi i analfabeteve, kojtagjinjeve, karieristeve, te korruptuareve, nepotisteve e organizatoreve te krimit e tradhtise, me diploma analfabeti, qe e kane perfshire skenen tone politike, religjioze, kulturore, shkencore, qe e kane perfshire fushen ekonomike, shendetesore, arsimore e juridike, e kane sjelle ne kete gjendje shume te palakmushme jetesen e shqiptareve ne trojet e veta, i kane kape e instrumentalizuar segmentet e dy shteteve shqiptare per interesa personale te ulta e aspak njerezore, per interesa familjare, grupore e partiake ne dem te interesave mbare kombtare.
Perkunder fajit personal, grupor e partiak te kesaj kaste analfabetesh me diploma, hiq me pak fajtor nuk jane elektorati shqiptar me voten e tyre, qe po e mbajne ne skene per dye e tri dekada me radhe kete kaste analfabetesh me diploma duke i veshtruar me duar kryq zhvatjet, shkaterrimet, keqperdorimet, pervetesimet e paligjshme te pasurise sone te perbashket kombtare, duke e veshtruar me duar kryq kapjen e dy shteteve shqiptare dhe shkatrrimin e tyre deri ne ate mase, sa te tallet bota me shtetet tona dhe te tallet maca e kuca me instrumentalizimin e tyre shtetnor.
Populli shqiptar derisa ta kuptoi se fatin duhet ta kete ne duar te veta e jo ne duar te analfabeteve me diploma, do ta pesoj edhe me shume me ekzistencen e vete te padinjitetshme, te pa ndershme, te varfur, duke kapur koken ne dore per tu trertur rrugeve te botes qe ta siguroi buken e gojes, per veti e per familjaret e tyre, dhe duke i lene djerr, arat e livadhet, fushat e malet dhe shtepite e tyre personale. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!