Me mire jete asketi apo jete mbreti…?
20. 02. 2021
Jeta ekstreme asketike dhe mbreterore nuk sjellin lumturi e as realizimin e deshirave dhe kenaqesive te pafundme, siq nuk mund edhe ti refuzojne ato gjate jetes. Asnjeri prej ketyre ekstremeve nuk mundet te sjelle stabilitet emocional as lumturi jetesore. Elasticiteti, ekuilibri dhe stabiliteti emocional, intelektual, social, human, moroal e kombtar eshte qellimi i arte qe synohet te arrihet gjate jetes per secilin njeri normal e te shendetshem.
Njerzit e mencur nuk i injorojne kenaqesite e jetes por as nuk e lejojne veten te behen skllav dhe ti nenshtrohen pushtetit apsolut te kenaqesive deri ne shkallen avanturieriste.
Nuk ka asgje te keqe ti shijojme kenaqesite e jetes derisa ato ti kemi nen kontrolle te plote dhe derisa ato te mos na kontrollojne neve plotesishte.
Ata qe arrijne ta zbusin, socioalizojne e humanizojne egon e tyre personale dhe ti kontrollojne e korigjojne emocionet negative, jane njerze qe posedojne vlera e virtyte te medha njerezore, qe i mundesojne vetit ekuilibrimin emocional e intelektual permes te cileve arrihen ne menyre te ekuilibruar deshirat dhe kenaqesite e synuara gjate jetes, pa e humbur barazpeshen e kontrollit edhe ne qastet kur na dalin pengesa gjate jetes qe ti realizojme ato sa me njerezishte e sa me racionalishte. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!