Si te jetojme gjate, te lumtur e me dinjitet…?
- 02. 2021
Sipas hulumtimeve shkencore per jetegjatesine e lumtur e te dinjitetshme te Garcias e Miralles kane ardhe deri te konstatimi se njerzit fleksibil e elastik ne boten e mendimeve, bindjeve, besimeve, emocioneve dhe ne boten fizike trupore, te cilet e ndjekun nje passion pozitiv gjate jetes, pa medyshje i kane mundesuar vetit te jetojne gjate, te lumtur, te begatshem e me dinjitet. Njerezit fleksibil e elastik qe kane te percaktuar nje passion pozitiv, nuk dorzohen lehte gjate jetes, edhe kur jeta vendos bariera, edhe kur gjerat nuk ecin si duhet, ata e vazhdojne luften pavaresishte gjithckaje.
Dekadave te fundit ne shkencen e psikologjise, gjithnje e me shume po popullarizohet koncepti i elasticitetit dhe fleksibilitetit, si nje kapacitet kembengules e luftarak ne secilin cast te jetes te individeve, tek te cilet eshte mese i nevojshem te kultivohet gjithnje e me shume fleksibiliteti dhe elasticiteti intelektual, emocional, trupor e fizik qe tua mundesoi atyre mbajtjen e vemendjes ne gjerat e rendesishme te jetes, pa lejuar te vershohen nga emocionet negative gjate urgjencave te ndryshme jetesore.
Pasi qe te gjithe munde te ballafaqohemi me situata te veshtira gjate jetes, menyra sesi perballemi me ato e luan nje rol tejet te madh per ne. Trajnimi i elasticitetit dhe fleksibilitetit tone mendor, trupor dhe emocional eshte baze themelore ne sensin e ballafaqimit me pengesat qe na dalin para gjate jetes. Aftesia qe te ballafaqohemi me pengesat e veshtiresite qendron ne fleksibilitetin dhe elasticitetin tone qe e posedojme ne boten e te menduarit, bindjeve, besimeve dhe ne boten tone emocionale e ne fizikun trupor, permes te cilave e kemi me lehte ta rimekembim kuptimin e jetes.
Njerezit elastik e fleksibil ne boten e tyre intelektuale, emocionale dhe te shkathte ne boten fizike trupore, perqendrohen vemendshem ne qellimet e veta te rendesishme per jeten, pa u shkurajuar per shkak te rrethanave te ndryshme e veshtiresive dhe pengesave qe mund tua sjelle jeta, perkundrazi jane te afte qe te adaptohen me ndryshimet e goditjet e fatit, te cilet perqendrohen kryesishte ne gjerat mbi te cilat kane mundesi t`i kontrollojne, pa u brengosur fare per gjerat qe nuk mund t`i kontrollojne.
Per kete qe u tha me larte vlejne fjalet madhore te Reinhold Neibuhrit:
“ Zot, na jep miresine t`i pranojme me qetesi gjerat qe nuk mund te ndryshojne dhe guximin per t`i ndryshuar gjerat qe duhet te ndryshojne. Njelloi edhe mecurine per t`i dalluar keto dy gjera, njeren nga tjetra”. I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!