E verteta dhe genjeshtra, e sinqerta dhe e pasinqerta varen tersisht mbi cilat kendveshtrime i mbeshtesim perceptimet tona

16. 05. 2020

Emociopnet jane ato qe komunikojne me ne dhe ne duhet te komunikojme realisht e sinqerisht me to. Po su morrem seriozisht me menagjimin e emocioneve tona dhe po nuk komunikuam drejte e sinqerisht me to, ato mund te vershojne mbi ne dhe te na fundosin ne thellesite me te medha te erresires se oqeanit, duke naj mjegulluar perceptimet tona mbi proceset e ndryshme te zhvillimit jetesor qe naj sjelle jeta dhe mbi proceset e ndryshme te zhvillimit shoqerore e shpirterore te njerzeve.

Ne ato momente kur i vleresojme gjerat, proceset e ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore te njerezit nga kendveshtrimi i antipatise, duhet ta kemi te kjarte te gjithe, se i perceptojme vetem anet e zeza te tyre, te bardhat mbesin ne mjegull. Antipatija deshem apo nuk deshem ne, nese mbeshtetemi nga ai kendveshtrim, doemos na imponon ti verejme vetem anet negative, vetem tmetat e asesi perparesite tek tjeret, apo tek nje realitet te cilin e perceptojme dhe flasim per te.

Ndersa e kunderta e antipatise si emocion eshte simpatija dhe nese nisemi nga kondveshtrimi i saje, nuk na lejon ajo asnje mundesi, ti verejme tmetat e atyre qe i simpatizojme apo qe kemi leverdi nga ta, t`i verejme t`metat e ngjarjeve, proceseve e dukurive te ndryshme, natyrore, shoqerore e shpirterore, qe i simpatizojme, i deshirojme dhe i dashurojme.
Edhe antipatija edhe simpatija, edhe interesi e lakmia na qojne drejte nje udhe e cila nuk ka dalje te mirfillt, sepse perceptimi i mbeshtetur mbi keto kendeveshtrime e deformon tersisht pershkrimin e nje realiteti per te cilin flasim  dhe ne fund  doemos do na sjellin shqetesim e zhgenjim personal.                                                                                                                                                                                                                                                                                 Per te shpetuar nga keto dukuri negative, qe sjelle simpatia e antipatia, interesi e lakmia gjate perceptimeve tona, duhet te bejme perpjekje te lirohemi sa ma shume nga to, qe t`i veshtrojme edhe te baradhat edhe te zezat gjate perceptimit te dukurive dhe proceseve natyrore, shoqerore e shpirterore tek njerezit, sepse asgje ne kete bote nuk eshte aqe e perkryer apo aqe e mbrapambetur, sa te jete e mjaftueshme t`i shiqojme gjerat bardhe e zihe, sipas kendeveshtrimeve qe na imponon antipatia e simpatia, interesi e lakmia.
Kurse ana tjeter emocionale e cila eshte edhe me e deformuar se ato qe u permenden me larte eshte xhelozia. Nese vuajm nga xhelozija, i kemi humbur te gjitha shpresat ne vlerat tona personale dhe mendojme, se te gjithe per rreth nesh po na konkurojne me vlerat e tyre, po na bllokojne tersisht frymarrjen tone te lirshme dhe nga keto kendveshtrime hipotetike e humbim besimin ne forcat tona per konkurence, e humbim shpresen per jete te lumtur, e humbim shpresen se edhe ne posedojme vlera sikur tjeret.

Per të shpetuar nga kthetrat e xhelozise, duhet ta kuptojme njehere e mire se te rralle jane ata njerze, te cilet jane  pa vlera apo te perkryer tersisht. Andaj edhe ne edhe tjeret, i posedojme vlerat dhe tmetat tona, kush më shume e kush ma pak dhe duhet te bejme perpjekje qe ti evidentojme vlerat dhe mangesite tona qe i posedojme, dhe tua hapim rrugen e zhvillimit vlerave, e t`i eliminojme mangesite tona duke i zavenesuar ato me vlera.
Te gjitha keto kendeveshtrime qe u ceken me larte, jane kenveshtrime te rrejshme ne raport me ralitetin tone dhe ne raport me njerezit, per te cilet flasim dhe nuk kane te bejne aspak me pershkrimin real te se vertetes por kane te bejne me iluzionin ndaj saj.
Nese deshirojme ti menagjojme mire e drejte emocionet tona, duhet te largohemi sa më shume nga veshtrimi i gjerave, mbeshtetur mbi kendveshtrimin antipatik, simpatik dhe mbi kendeveshtrimin e interesit, lakmise dhe xhelozise, si defekte te renda gjate perceptimeve tona.

Keto dukuri perceptuse jane shkaktar qe na qojne drejte urrejtjes, drejte fyerjeve e kundershtimeve, drejte perqarjes mes individit e familjes, miqeve e shokeve dhe perqarjeve e keqkuptimeve ne raport me tjeret ne pergjithesi dhe drejte luftrave te ndryshme. Pra gjerat duhet shtruar dhe perceptuar drejte e sakt, ashtu siq edhe jane ne te vertete, pa u ndikuar nga simpatija, antipatija, interesi, lakmia dhe xhelozija, si shkatare gati i te gjitha te kqijave qe na ndodhin gjate jetes neve e gjithe njerzimit te botes. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje