Te menduarit e te vepruarit pa plan e program dhe pa strategji eshte si me hece pa koke e pa sy

13. 05. 2020

Qellimet, synimet dhe deshirat tona nuk realizohen kurr pa perpilimin e perdorimin e planprogrameve dhe strategjive efikase gjate te menduarit e vepruarit tone, per ti realizuar ato qe ia kemi vuar vetit qellim gjate jetes.

Eshte e pamundur te mbahen zotimet tona per t`i realizuar deshirat qe i synojme, pa perpilimin e perdorimin e planprogrameve dhe strategjive te duhura, qe i posedon bota rreth e perqark nesh.
Strategjite, planet e programet e duhura, mund ti gjejme tek mendimet e veprimet e atyre qe kane thyer rekord ne realizimin e deshireve te veta dhe kane mbete shembull per te mire ne vend e ne bote.

Në te gjitha fushat e jetes kemi shembuj te mjaftueshem, mbrenda e jashte vendit, te atyre qe kane thyer rekord dhe kane arritur suksese te medha. Do te thot, rrugen qe e kane trasuar tjeret, neve na mbetet qe ta persosim edhe metej dhe ta adaptojme e ta pershtatim sa më mire per veti, qe ti arrijme sukseset tona, aty ku edhe e kemi qellimin si individ, si familjar, si institucion, si shtet e si komb.

Strategji e duhur dhe e domosdoshme per ne eshte te mos mjaftohemi vetem me dijenine qe e posedojme, por ate duhet kerkuar ne vazhdimesi gjate gjithe jetes dhe ta perdorim ate, e ta pershtatim per arritjen e synimeve tona. Nuk eshte strategji e duhur dhe e menqur, as e mjaftushme te knaqemi me ate qe dijme se çka duhet te bejme, pa i perdor dhe pa i bere realitet ne praktike ato. Nese ato qe i dijme nuk i perdorim ne praktiken jetesore, kurrfar vlere nuk posedojne dhe asgje nuk mund te arrijme, te ndryshojme dhe te realizojme me to.

Perdorimi i strategjive te duhura mundesojne rriten e fuqive tona intelektuale,emocionale, morale, humane e vepruse dhe rriten e vullnetit, deshires, qendryshmerise dhe dashurise , te cilat e permiresojne dukshem cilesine e te jetuarit, te menduarit dhe te vepruarit me dinjitet njerezor e kombetar.
Keto strategji gjenden kudo rreth e perqark nesh, si ne literaturen tone historike, kulturore e shkencore, si ne literaturen botnore dhe si ne shembujt praktik te shteteve qe po i prijne botes ne ekonomi, ne arsime, edukim, ne shendetesi, ne jurispodence, ne kulture e ne shkence dhe ushtarakisht.

I gjejme neper institucione te ndryshme e biznese vendore, kombetare e ne ato botnore. I gjejme neper familje te ndryshme te cilat ecin ne trend me kohen dhe jane shembull i mire per familjaret tjere. I gjejme tek individ e personalitete qe po thejne rekorde dhe po bejne koknkurence ne nivel vendor, ne nivel kombetar e nderkombetar.

Eshte ne menqurine tone dhe ne favor personal, familjar, institucional, politik, fetar dhe kombetare, qe gjate mendimeve e veprimeve, te mbeshtetemi ne strategjite më efektive e më te mira te kohes, ti aplikojme ato qe i kane aplikuar njerezit me te sukseshem ne bote dhe ti adaptojme ne planet e programet tona, ti pershtatim e ti persosim per realizimin e nevojave te ndryshme personale, familjare, institucionale, shtetnore,historike, kulturore, shkencore e kombetare. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje