Kush konsiderohet mesues i suksesshem e kush jo

Perpos pergatitjes profesionale qe duhet te posedoi mesuesi, duhet te posedoi edhe karakter, temperament dhe personalitet te shendetshem fizikisht, psiqikisht, emocionalisht, moralisht dhe kombtarisht.

Te posedoi ndjenja humane, sociale dhe te posedoi deshire, vullnet e dashuri per mesimdhenje dhe te posedoi qendrim korekt e dashuri ndaj nxenesve.

Njohurite e vecanta qe duhet me doemos ti posedoi nje mesues i suksesshem jane:

-Njohja e thelle e zhvillimit te nxenesit neper periudha te ndryshme te tij, pa te cilen nuk ka sukses mesimdhenja,

-Njohja e mjedisit jashte klases dhe jashte shkolles ku bene pjese shkolla dhe nxenesit per te kuptuar realitetin me te cilin rrethohet shkolla dhe nxenesit,

-Njohja e gjendjes familjare ku rritet, edukohet e jeton nxenesi,

-Njohja sa më e thelle e permbajtjeve mesimore te lendes per te cilen eshte kopetent mesimdhenesi dhe dallimi i tyre, cilat jane primare e cilat sekundare per tua dhene rendesine sipas vleres qe kane,

-Paisja me nje tersi njohurishe te vlerave themelore morale e kombtare, qe e udheheqin mesimdhenesin gjate gjithe punes se tij edukative e mesimore dhe jashte saje,

-Njohja e mire dhe dallimi se si mesojne nxenesit neper etapa te ndryshme e si mesojne te rriturit, qe tua lehtesoj nxenesve sa do pak procesin e nxenjes ne mesim, pervetesimin e njohurive dhe kuptueshmerine e tyre,

-Njohja ne themel e kultures pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, per me qene sa me i afte e sa më i pergatitur mesimdhenesi qe ta trajtoi si arte e si shkence mesimdhenjen e mesimnxenjen para nxenesve, gjate nje ore mesimore e jashte saje.

Ndersa, mesues i pasuksesshem eshte ai mesues qe i mungojne tiparet dhe cilesit e mesuesit te sukseshem dhe karakteri e personaliteti i tij eshte i infektuar me veti te burokratit, qe demonstron para nxenesve hije te rende, eshte i njeanshem para tyre, i ftohte, i terhequr ne vetevete, i ngurte, i ashper, i merzitshem dhe monoton ne punen etij me nxenes.

Eshte ai qe tregohet i njetrajtshem para nxenesve, apatik, dhe i pa sigurte me veteveten, i pandershem, inatçor, i padashur dhe me gabime tjera te shumta ne raport me kolektivin, ne raport me nxenesit, ne raport me organizimin e procesit edukativ e mesimor gjate orarit te punes se tije, ne raport me udhheqesine e shkolles, ne raport me sherbimin professional te pedagogut e psikologut shkollor dhe ne raport me prinderit e nxenesve. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje