Ekzistojne tri kategori intelektualesh qe dallojne shume mes veti per nga mendimet, pikepamjet, idete dhe bindjet e tyre

Isa Thaçi
23 Shkurt 2014 •

Nje pjese e intelektualeve karakterizohet me mendime, pikepamje, ide dhe bindje te veta jo kritike e jo analitike, nje pjese karakterizohet me mendime, pikepamje, ide e bindje egoiste egocentrike dhe pjesa e trete karakterizohet me mendime, pikepamje, ide e bindje kritike-analitike mbeshtetur ne arsye, argumente, verifikime te ndryshme e bindeshmeri per te verteten.

I.Kategorise se pare te intelektualeve u takojne ata intelektual qe u mungojne aftesite, mendimet, pikepamjet, idet dhe bindjet e lirshme kreative personale.

Kjo kategori manipulohet shume lehte nga mendimet, pikepamjet dhe bindjet etjereve ne aspektin profesional, politik e ne shume aspekte tjera. Tek keta intelektual nuk eshte i zhvilluar fare mendimi kritik-analitik dhe pikpamjet e bindjet e lirshme kreative e te pavarura personale.

Per kete kategori intelektualesh eshte e mjaftueshme te pervetesojne nga tjeret copza mendimesh, ideshe dhe pikpamjesh profesionale, politike e ideologjike, pa bere perpjekje fare te analizojne vertetesine apo pavertetesine e tyre. Keta mjaftohen vetem me pervetesimin dhe mbajtjen mende te atyre mendimeve, ideve, pikepamjeve dhe bindjeve ndaj te cilave kane ra viktime, per shkaqe te ndryshme personale.

Kjo kategori e intelektualeve lehte manipulohen sepse e kane pranuar poziten e te nenshtruarit nga politika e kohes dhe nga ndikimet e ndryshme ideologjike e profesionale. Te keta intelektual kreativiteti ne mendime, ide, pikepamje dhe bindje personale nuk ekzistone fare.

II.Kategorise se dyte te intelektualeve u takojne ata intelektual qe karakterizohen me mendime, ide, pikepamje e bindje egocentrike, ku veten e tyre e vejne ne epiqender per cdo gje.

Keta intelektual kembengulin ne ato mendime, ide e pikepamje qe i mbrojne interesat e tyre personale egoiste. Çdo mendim, ide dhe pikepamje qe i mbrone interesat e tyre e pervetesojne, e mbajne ne mende, e interpretojne, e perserisin, e perforcojne dhe e mbrojne me çdo kusht, paten apo nuk paten argumente, jane apo nuk jane te verteta, te drejta e humane ato ide e pikepamje.

Kjo pjese e intelektualeve thumbin e kritikes e orjentojne ne te gjitha ato mendime, ide dhe pikepmje te tjereve, qe shkojne ndesh me interesat, mendimet, idete dhe pikepamjet e tyre egoiste personale.
Per kete kategori intelektualesh, kriter i se vertetes eshte permbushja e interesave personale egoiste dhe dalja ne skene e egocentrizmit te tyre politik, intelektual professional, ideologjik dhe fetare.

Parim i ketyre intelektualeve eshte qe me diplomaci, ti manipulojne tjeret per interesa personale, egoiste dhe te pangopshme.

III.Kategorise se trete te intelektualeve i takojne ata intelektual qe mendimet, idete, pikepamjet dhe bindjet e veta i mbeshtesin ne kritike analitike, te arsyeshme, te argumentuar, te verifikuar, te bindeshme, te kuptueshme per begatine, vlefshmerine dhe vertetesine qe e posedojne.

Mendimet, idete, pikepamjet, bindjet e ketyre intelektualeve, mbeshteten ne parimet univerzale dhe ne virtytet më te larta njerezore.
Strategjia e tyre mbeshtetet ne ato mendime, ide, bindje dhe pikepamje te arsyeshme, te argumentuara dhe te verifikuara nga ana e vertetesise, te cilat nxisin vullnet, deshire dhe kombengulje per sa me shume drejtesi, barazi, tolerance, respekt, dashuri, unitet, moral, dituri, bashkim e atedhedashuri.

Pa kete kategori te intelektualeve neper fusha te ndryshme politike, shoqerore, profesionale, ekonomike, shendetesore, edukative, arsimore, juridike dhe fushave tjera te ndryshme, do te devalvohet çdo parim uneverzal e cdo virtyt njerezor qe i takone drejtesise, barazise, humanizmit, moralit, edukimit, arsimit, mesimit, shendetesise, dhe mbrojtjes ne nivel vendi, shteti dhe ne nivel kombtar.

Sipas parimeve dhe virtyteve qe perdoren per organizimin e ketyre fashave qe u ceken me larte, do ta kemi edhe nivelin, begatine dhe lumturine e jetes sone individuale, familjare, shoqerore, fetare, politike, shtetnore e kombetare.

Do te ishte ne krenarine, nderin e ne favorin tone individual, familjar, shoqeror, politik, fetar, shtetnor e kombetar, te mbeshtetemi e ti perkrahim sa me shume te jete e mundur kategorine e trete te intelektualeve, te cilet i mbeshtesin mendimet, idete, bindjet dhe pikepamjet e veta ne parimet univerzale dhe virtytet me te larta njerezore qe i favorizojne ato mendime, ide, bindje dhe pikepamje te arsyeshme, te argumentuara, te verifikuara per nga vertetesia e tyre, te cilat nxisin sa me shume drejtesi, barazi, humanizem, tolerance, respekt, dashuri, unitete, bashkim e atdhedashuri.
I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje