Te mendojme, te shoqerohemi mes veti, te punojme e te mesojme sa më shume qe te jemi te barabart e krenar mes popujve te botes

Nuk eshte mire e as ne favor tonin te ecim, te mendojme e te shoqerohemi me tjeret si te mposhtur nga dertet dhe brengosjet tona, duke e perkulur trup e krahe dhe duke ulur koken zvarre, sepse e mira dhe e keqja më shume eshte ne duarte tona, se sa ne duarte e tjereve.

Kreator te fatit tone jemi ne. Krenaria apo turpi qe na perket, varet kryesisht nga mendimet, qendrimet, pikpamjet, bindjet dhe sjelljet tona.

Eshte e domosdoshme, e favorshme dhe nje takte shume i qelluar psikologjik, te ecim gjithmone mes tjereve me dinjitet, koken, trupin e kraherorin drejte, te na shkelqejne rrobat ne trupin tone nga mirembajtja higjenike e hekurosja, te na shkelqejne floket, syte, fyture e buzet, pa e pranuar per asnje qast mposhtjen dhe gjunjezimin qe na imponojne rrethanat e ndryshme jetesore e politike.

Sa e suksesshme dhe e lumtur do na behet jeta, nese dijme te shoqeroheni me tjeret, t´u buzeqeshim sinqerisht atyre, t´i trajtojme  urte e embel, inferioret, t´i nderojme e bashkpunojme me ta  dinjitetshem e jo me servilizem e superioret ndaj tyre, te jemi te lumtur e plot ngazellim ne meset familjare, shoqerore, ne pune dhe kudo qe jemi, te krijojme atmosfere optimizmi dhe disponim te mire duke perdorur edhe humorin ne raste te ndryshme.
Nese per ndonje moment mbetemi  te vemtuar, te paperkrahur, eshte takt i forte psikologjik te qendrojme sa me te kthjellte, te buzeqeshur, e te fishkellojme duke emituar melodi te ndryshme e tia  krisimm ndonje kenge qe ta kenaqim shpirtin tone dhe ne fund ti kthehemi mikut më te ngushte, më te sinqert e më frytshem librit, te komunikojme miqesisht me te, duke patur te kjarte se askush nuk na e qane hallin më mire, seq ia qajme ne vetevetes. Me nje fjale të luajme rolin e njeriut te lumtur, guximtar e te pathyshem, qe te formojme shprehi te mira, e te na behen ato pjese e pandashme e mendjes, bindjeve dhe sjelljeve tona gjate jetes.
Ti largojme sa më pare te jete e mundur mendimet, pikpamjet, qendrimet, bindjet, shprehite e sjelljet e vjetruara, te cilat nuk premtojne per kohen  dhe ti zavendesojme ato me shprehi te mira  sipas kerkesave te kohes.
Te shqiptojme sa me pak fraza ankuse, perbuzese, fyese, shgenjyse dhe urrejtese. Ti largojme sa më shume mendimet  qe na sjellin tendosje emocionale dhe t´i favorizojme mendimet qe shkaktojne qetesi, mirekuptiim, tolerance, vullnet e deshire per pune, mesim e dije dhe per jete.
Te punojme me dinjitet duke perdorur arsyen, maturine dhe tere energjine e shpirtit tone, qe ta mbajme inteligjencen te shendetshme, ta perqendrojme vemendjen te mos  na valvitet  poshte e larte duke thithur mendime te semura.
Te mesojme e studiojme me dinjitet qe te paiseni me aftesi, shkathtesi, shprehi, educate,  dituri e kulture kombetare dhe njerzore. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje