Dallimi mes vlerave pozitive e negative nuk eshte aq i lehte sa mendojme

Te bejme dallimin mes vlerave pozitives e negative, mes drejtesise e padrejtesise, mes reales dhe jo reales, mes te ndershmes e te pandershmes, mes njerzores e te panjerzishmes, eshte veshtire sepse bindjet, qendrimet dhe pikpamjet tona qe jane formuar gjate jetes e deri me tani, iu kane nenshtruar ndikimit te shume faktoreve qe mund te na veshtiresojne shume mundesine ta bejme dallimin mes vlerave pozitive e negative, pa ua nderruar vendin atyre.

Ajo qe eshte pozitive, e drejte, reale, e ndershme dhe njerzore per mua, per tjeret mund te konsiderohet krejtsisht ndryshe.

Nese e bejme rishikimin e pikepamjeve, bindjeve, qendrimeve e programimeve tona te formuara më pare, mund te verejme mangesi, negativitet e dukuri te vjetruara ne ato dhe na ipet mundesia edhe ti eliminojme vlerat negative qe gjenden te programuara, te vjetruara e negative nga secila pekepamje, secili qendrim e nga secila bindje e jonë e formuar deri me tani.

Kjo iniciative veprim mund te realizohet duke u mbeshtetur ne parimet univerzale njerezore dhe hap pas hapi te ballafaqohemi me ato parime e ti skalitim ato sa më thelle ne qenjen tone njerzore.

Ky veprim i duhur kerkon angazhim e pune te planifikuar, vullnet te madh e menquri te thelle. Nuk done nxitim dhe eufori, sepse edhe mendimet pozitive edhe mendimet negative, ka raste kur i kane te metat dhe perparesite e veta.

Emocionet tona pozitive dhe ato negative jane parametra te barzpeshes se organizmit tone trupor dhe atij shpirtnor. Pa keta nxites e shtytes dhe pa parametrat emocional, do te ekzistonte rreziku qe te na ze gjumi shekullor i mendimeve pozitive, apo te na digjet shpirti e te na shkaterrohet trupi e mendja nga mendimet negative.

Edhe njera edhe tjetra pale e emocioneve jane stimul qe na vetedijesojne per llojin e situatave qe na rrethojne dhe per menyren e veprimeve tona qe i bejme.

Sistemi nervor simpatik qe e posedon secili prej neve, bene ndezjen tone emocionale sipas ngacmuseve qe na ngacmojne per rreth nesh, qe ti kuptojme e perjetojme ashtu siq jane situatat qe na rrethojne. Ndersa sitemi nervor parasimpatik i ndihmon gjendjes sone emocionale qe te stabilizohet dhe te kthehet ne gjendjen e me parshme.

Kur emocionet kthehemi ne gjendjen e me parshme stabilizuse, mund ti verejme reagimet tona se sa kane qene me vend e sa jo dhe sa kane qene negative e sa pozitive.

Ne dasem nuk vajtohet, e ne raste morti nuk vallezohet. Kete dallim e bejne emocionet tona, sepse emocionet e pershkruajn gjendjen perafersisht ashtu siq na ngacmojne situatat e jo siqe kemi deshire te jene ato.
Ne asnjerin ekstrem nuk eshte mire te gjendemi.

Po nuk iu frikesuam gjarprit kur e kemi afer, ai do te na helmoi, po iu frikesuam atij edhe ne shtratin tone te fjetjes ne banesen dhjetekateshe ku nuk ka mundesi te kete gjarper, eshte e tepruar frika dhe jo e arsyshme. Pra sipas situatave duhet vepruar. Kjo eshte menquria.

Bota ka konflikte te medha mes veti, per shkak te dallimeve mes pikepamjeve, qendrimeve e bindjeve te njerezve.
Dikush te bardhes i thot e zeze e dukush te zezes i thot e bardhe. Dikush beson ne Jezu Krishtin, dikush ne Hazreti Muhametin. Dikush ne katolicizem, ortodoksizen e dikush ne islamizen e budizem, me nje fjale konfrontim idesh, mendimesh, qendrimesh e bindjesh, deri ne perqarje vellazerore e deri ne konflikte te pergjakshme luftarake mes njerezve. Dhe, per qudi secila pale mbrone pozitivitetin e bindjeve, qendrimeve dhe pikepamjeve te veta, edhe kur nuk kane te drejte fare.

Duhet te kemi kujdese te shtuar te mos gjendemi ne njeren ane te ekstremeve, siq na ndodh shpesh. “Mesi eshte i arte”, thonte dikur Aristoteli.

Eshte i domosdoshme kujdese i shtuar kur e bejme dallimin mes vlerave pozitive e negatives, sepse mendimet, qendrimet, pikepamjet dhe bindjet tona jane te ndikuara nga shume faktor dhe egziston rreziku i madh se mund te bejme gabime trashanike gjate vlersimeve te ngjarjeve, rrethanave, situatave, sendeve e mallrave te ndryshme dhe gjate vlersimeve te njerzeve e vepres se tyre. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje