Karakterin qe e posedojme pasqyrohet permes mendimeve, komunikimit, emocioneve dhe sjelljeve

Njerezit qe posedojne karakter te mire e te forte, pasqyrojne maturi e vizion te thelle ne mendime e komunikim, pasqyrojne qetesi emocionale dhe vetpermbajtje ne sjellje. Interesat e veta  nuk i plotesojne ne deme te tjereve, por ne mbeshtetje te punes, diturise dhe forcave te veta personale ne bashkpunim te sinqert e mirkuptim me tjeret. Per interesat personale, më pare sakrifikojne veten se sa tjeret e interesat e tyre.
Forca dhe miresia e karakterit te tyre manifestohet ne ballafaqim me argumentet, qofshin pro apo kunder tyre. Keta tipa i pranojne kritikat e argumentuara publikisht dhe burrerisht kerkojne edhe falje per gabimet e veta te rastsishme. Jane dashamire te vertetes, sado e hidhur te jete ajo per ta.   I pranojne mangsite e veta dhe per asnje qast nuk hiqen si njereze më te drejte e më te mire se sa tjeret, më human, më fetare, më te dishem dhe më patriot. Keta më shume besojne te flas puna dhe vepra e tyre, se sa fjalet e dokrrat propaganduese duke e pershkruar veten se kush eshte.
Njerezit me karakter te mire e te forte,  kure debatojne me tjeret per problem te ndryshme, nuk fshihen prapa skenave, nuk maskohen, nuk i cenzurojne mendimet dhe pikpamjet e tjereve dhe me asnje qmim nuk i heqin nga skena debatuese e nuk i fshijne ato,  edhe nese jane kunder tyre, edhe nese kane ferkime mendimet mes veti, por i lejojne ato te ballafaqohen me realitetin.
Miresia dhe forca e karakterit  manifestohet duke luftuar deri ne funde padrejtesine, korrupcionin, familjarizmin, amoralitetin dhe banalitetin e atyre aktereve te veprave monstruoze kunder tjereve dhe per asnje qast, keta tipa nuk fshihen si struci me koke ne zalle per tu mbrojtur nga vapa, qe mos ti prishin raportet me ato forca regresive qe per momentin jane ne skenen politike, kombetare, intelektuale, akademike e fetare, per ti mbrojte me çdo kusht interesat e veta personale ne dem te tjereve. Keta tipa nuk jane sahanlepires, nuk perkulen dhe nuk nenshtrohen perpara forcave destruktive te kohes, qe mos tu thahet pjata derisa ta lepine ate dhe mos tu zbrazet korita te cilen e kane mbushe perveti ne dem te tjereve. Forca dhe miresia e karakterit te persanave, manifestohet permes punes dhe sjelljeve te matura, permes grumbullimit te diturise dhe mbrojtjes se saje , permes respektimit te edukates dhe arsimit, kultures dhe tradites kombetare, permes atedhe-dashurise dhe sakrifices e flijimit per atdhe, permes respektimit te deshmoreve dhe gjakut te derdhur te tyre dhe permes fjales se dhene dhe mbajtjes se saje, permes qendrimit vertikal e jo horizontal dhe permes ballafaqimit me situata te veshtira. Tipat e njerzve me karakter te forte e te mire, nuk i fyejn e nuk i paragjykojne tjeret, nuk merren me etiketime e thash e theme ne dem te tjereve, por ua thojne troq te verteten ne sy, ashtu si e meritojne secili, nuk rrahim gjoks qe jane mbi tjeret por ballafaqohen me te verteten, i luftojne dukurite negative personale e shoqerore kudo qe gjenden ata, i perkrahin e i stimulojne dukurite pozitive, i perkrahin me çdo kusht akteret qe demonstrojne vlera edukative, intelektuale, morale, humane, sociale, politike, fetare e kombtare.
Lexusi im i dashur, e kunderta e kesaje qe u tha me larte, manifeston tipin e njerezve me karakter te dobte e jo te mire. Ripostim – I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje