21. 08. 2024
“Shiko faqebardhë të rrosh, e përpiqu të bësh mirë dhe çdo njeri të shikosh, të padëm dhe të lirë”. N.F
Sugjerimi i kësaj thënje të urtë e filozofike dhe humane, na drejtohet neve, që ti shohim gjërat në një mënyrë më pozitive dhe të përpiqemi të bëjmë mirë për të gjith, duke i shiquar tjerët me një sy të pastër, korrekt, pa lajka e të lirë. Kjo thënje në fjalë, inkurajon sjelljen tonë pozitive, inkurjon ndihmën ndaj tjerëve, bashkpunimin me ta,tolerancën, respektimin, mirëkuptimin, dashurinë dhe ndërgjegjësimin tonë sa më të thellë, që të jetojmë faqebardhe e me nderë.
Nëse e pyesim vetën sa po rrojmë faqe bardhë e me nderë, sa po i shohim gjërat në mënyrë pozitive, sa po përpiqemi të bëjmë mirë për të gjithë, sa po i shiqojmë tjerët me një sy të pastër, korrekt e pa lajka, pas një shekulli e ca dekada të këtij sugjerimi të Rilindasit tonë të madh Naim Frashëri, vërtetë mbetët për të dëshiruar bukur shumë, që ta korigjojmë vetën e ta ndryshojmë për të mirën tonë, për të mirën e tjerëve, kombit, atdheut dhe për të mirën e shtetit i cili është fituar me gjakun e dëshmorëve, të cilët kanë ra për lirinë tonë dhe për mbrojtjen e atëdheut!
Nëse pyesim,s a i ka bërë realitet për nxënësit, thënjet e urta e filozofike të Naimit shkolla shqipe dhe mësuesit e sajë?. Sa i ka frymëzuar nxënësit tanë e sa po i frymëzon, me mesazhin e këtyre thënjeve të urta, që të mësohen ata të rrojnë faqebardhë e me nderë, t’i inkurajon me sjellje sa më pozitive, t’i inkurjon ata tu ndihmojnë tjerëve, të bashkpunojnë me ta, t’i inkuraon për tolerancë, respekt, mirëkuptim, dashuri mes veti dhe ndërgjegjësim sa më të thellë të tyre?
Edhe për këtë realitet që është prit e pritet ta bëj shkolla shqipe dhe mësuesit e saj, mbetet shumë për tu dëshiruar, edhe pas një shekulli e tri dekada që kanë kaluar, kurë autori në fjal naj ka sugjeruar thënjet e urta e filozofike! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!