Të marrim vëndime më shpesh për të ndryshuar më shumë
Nese nuk e caktojme nje standard themelor per menyren e te jetuarit sipas asaje qe e deshirojme dhe nese nuk marrim vendime per t`a ndryshuar standardin e mendimeve dhe veprimeve tona sipas kerkeses qe e done situata jetesore, ne mbesim vetem me deshiren per te jetuar më mire, e jo edhe t`i realizojme deshirat tona qe ia kemi vuar vetit per qellim. Kure jemi te paknaqur me gjendjen e ulte ekonomike dhe me padrejtesite qe na behen, nuk ndryshojne ato pa marr nje vendim serioz, per ta ndryshuar menyren e mendimeve dhe veprimeve tona te më parshme, duke i zavendesuar ato me mendime e veprime qe e sfidojne situaten momentale dhe sjellin ndryshime jetesore sipas asaje qe ne e deshirojme dhe i kemi vuar vetit qellim. Nese jemi te paknaqur me shendetin tone fizik, psikik, intelektual, emocional, social, moral, human e kombtar, duhet te marrim masa vendimtare rreth standardit themelor te mendimeve e veprimeve tona, qe e ndryshojne gradualisht e ne menyre sistematike gjendjen tone te paknaqeshme rreth shendetit te permendur më larte. Nese nuk na pelqen puna jone aktuale, niveli i mardhenjeve me tjeret, menyra se si ndjehemi, menyra e marrjes se vendimeve dhe dukuri e gjera tjera qe nuk na pelqejne, mund t`i ndryshojme per te mire, te gjitha, per aq sa jane ne kompetencen tone. Nese vertete mesohemi te marrim vendime sa më shpesh per ta ndryshuar gjendjen tone, me te cilen nuk jemi te kenaqur, mund ta ndryshojme dhe t`i arrijme gjerat te cilat i deshirojme dhe ia kemi vuar vetit si qellim. Lexusi im i dashur, marrja e vendimeve “ veprojne si burim i gezimeve dhe i shansave te pabesushme por edhe i problemeve. Kjo eshte fuqia qe nxite procesin e kthimit te se padukshmes ne te dukshme. Vendimet e verteta jane katalizatori i kthimit te endrrave tona ne realitet”. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!