Shejntria e profesionit te mesuesit demonstrohet permes punes se tij me nxenes
Mesuesi i cili punon me vullnet, dashuri e perkushtim ne profesionin e tij dhe i pergatit nxenesit per nje te ardhme ma te mire, vertete e ruan sado pak shejnterine kombetare te profesionit te mesuesit, permes demonstrimit e reformimit te perhershem te punes se tij organizative me nxenes.
Dikur shejnteria e punes se mesuesit qendronte ne pozicionin e tij si burim informacioni dhe si mase per gjithçka.Tani kesaje forme i ka kaluar koha, sepse mesuesi ne kohen e sotit, ma shume eshte nje udheheqes dhe organizues i mesimit, i cili i udhezon dhe i ndihmon nxenesit e vete per te kerkuar ne menyre te pavarur informacione me ndihmen e tij, se sa qe eshte burim informacioni dhe mase per gjithcka. Ai i ndihmon nxenesit dhe i keshillon ata, se si te zgjidhin probleme te ndryshme, sado te nderlikuara qofshin ato gjate procesit mesimor, duke pozicionuar nxenesin ne qender te mesimit e ne qender te vemendjes.
Sot nuk mbrohet shejnteria e punes se mesuesit vetem duke kerkuar nga nxenesit e tij, qe ti riprodhojne, ti zoterojne e ti memorojne ne kujtesen e tyre informacionet e gatshme, por duke i pergatitur ata me shprehite per ta kerkuar informacionin, per te operuar me informacionet, per ti analizuar ne menyre kritike ato dhe te aftesohen qe ne menyre te pavarur te zgjidhin probleme te ndryshme gjate procesit mesimor, duke synuar me kembengulje zhvillimin e mendimit kritik, i cili ka per qellim thithjen e ideve dhe shqyrtimin e ndikimit te tyre perballe ideve tjera te shumta,
Tani mesuesi e ruan shejnterine kombetare te punes se vete edukative-mesimore, nese i orienton proceset e te menduarit te nxenesve drejte niveleve me te larta te te menduarit, duke kultivuar shprehite e zgjidhjes se problemeve qe u dalin para nxenesve gjate procesit mesimor, te kultivoi tek ata shprehine e marrjes se vendimeve, ne kushte te reja e te panjohura ma pare prej tyre gjate procesit mesimor dhe jasht tij, per te ardhur ne menyre te pavarur deri tek zgjidhja e problemit.
Lexuesi im i dashur, shejnteria e punes profesionale te mesuesit demonstrohet duke i ndihmuar nxenesit e vete, qe te mesojne dhe te pervetesojne sa me shume shprehi e menyra te reja dhe produktive te sjelljes dhe veprimit te tyre, gjate procesit edukativo-mesimor e gjate gjithe jetes. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!