Pse dikujt i buzqesh fati më shume e dikujt më pak
Ata qe e dijne se nuk mund t´i kene gjitha gjerat te cilat u pelqejne gjate jetes, knaqen me ato qe i kane dhe punojne me vullnet e deshire, me i arrite ato gjera qe i deshirojne dhe u mungojne. Ketyre njerzve u buzqesh më shume fati. Ata qe nuk e kuptojne kete parim jetesor, e veshtrojne jeten ne menyre pesimiste, me ngjyre deshperuese, perplote me zhgenjime e deshtime, duke e humbur dalngadal shijen, vellnetin, optimizmin dhe dashurine per jeten e kuptimine saje duke u dorzuar lehte para veshtirsive qe naj sjelle jeta. Ketyre njerzve u buzqesh më pak fati apo nuk u buzqesh fare.
Fat i buzeqeshur ne pjesen me te madhe te rasteve, varet nga gjendja shpirtnore, nga niveli i edukimit intelektual, emocional, social, moral, human e kombtar i individit, se sa nga ngjarjet e jashtme jetesore qe na ndodhin. Jeta eshte e mbushur plote me ngjarje te kendeshme e te pakendeshme, te hidhura e te lumtura.Sa më te pergatitur jemi per te fshehtat qe naj sjelle jeta, aq me lehte perballemi me to dhe i tejkalojme me nje qasje racionale pa u perkulur para tyre dhe pa e pranuar zhgenjimin. Po ashtu as ndaj qasteve te lumtura nuk kalojme ne optimizem te tepruar, nuk e pranojme te na perfshij anarhija, mendjelehtesia e mendjemadhesia dhe ndjenja e epersise mbi njerzit dhe sjelljet e pa matyra dhe ne dem te tyre. Vullneti, deshira, guximi e dashuria e dobet dhe pervoje e pamjaftueshme, imponon dorzimin para veshtirsive duke pajtuar ne menyre pasive me to dhe me goditjet e tyre te ndryshme. Me nje gjendje te ulte shpirtrore, intelektuale, emocionale, sociale, morale e kombtare, eshte e pamundshme te na buzqesh fati, pa marr parasysh rrethanat me te cilat rrethohemi. E kunderta e kesaje gjendje i mundeson buzqeshjen fatit tone.
Nese posedojme vullnet te forte, deshire, guxim e dashuri te mjaftushem per tiu qasur racionalisht jetes, buzqeshja e fatit eshte ne duar tona, sepse timonin e organizimit dhe ekzistences jetesore e drejtojme nga dojme vete, e jo nga na qojne rrethanat e ndryshme jetesore. Per t´a sendertuar kete gjendje shpirterore qe e permendem më larte, eshte e pamundur nese nuk i kemi te kjarta qellimet qe deshirojme ti arrijme gjate jetes, nese nuk e hartojme nje plane pune e angazhimi si me i arrite ato, nese nuk kembngulim e nuk qendrojme gjate derisa ti arrijme synimet tona dhe sipas nevojes ta korigjojme planin dhe gabimet tona gjate punes. Kur qellimi yne eshte i qarte, sado te veshtira qofshin rrethanat jetesore, prap se prap e arrijme synimin tone.
Fatkeqet jane njerez qe u frikesohen rrethanave te pa lakmushme, jane te rrembyeshem dhe bijne ne panik. Ata jane njerze pa iniciative, asgje nuk ndermarrin per t´a ndryshuar fatin e tyre apo nese ndermarrin diçka per ta ndryshuar gjendjen, derzohen lehte para veshtiresive qe u dalin para gjate jetes.Jane te paqendrueshem dhe dorezohen para qdo sprove.
Ndersa njerezit qe u buzeqesh fati jane njerez aktiv dhe qdo gje e provojne per te miren e fatit te tyre. Jane te guximshem dhe ballafaqohen me situata ta renda e te veshtira para te cilave nuk zhgenjehen lehte.
Njerezve qe u buzeqesh fati mund te pesojne ndonje permbysje por kurrsesi ndonje disfate.
Eshte gabim i madh nese besojme ne buzeqeshjen e fatit te rastesishem. Fati nuk vie vetvetiu, por ai eshte i varur nga vullneti, guximi, deshira, dashuria dhe qendrueshmeria jone para rrethanave te ndryshme jetesore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!