Pasojat qe dalin nga stresi i pakontrolluar
Jeta po behet gjithnje e me dinamike duke na obliguar me detyrime, qe t´i kryejme ato per nje kohe sa ma te shkurte.
Gjate jetes ballafaqohemi me rrethana te llojllojshme, te cilat ndodhin per shkak te gabimeve tona dhe per shkak te dukurive natyrore e shoqerore, si psh: humbjen e te dashurve tone, humbjen e pasurise, karrieres, autoritetit, vendin e punes. Ballafaqohemi me pengesat, qe t`i arrijme gjerat te cilat i deshirojme, ballafaqohemi me humbjen e shendetit, prishjen e raporteve mes njerezve e anetareve te familjes dhe shume rrethana tjere vertete stresuese.
Perballja me ndonjeren prej ketyre rrethanave dhe me obligimet qe naj sjelle jeta, mund te perjetojme emocione te dhimbshme e te mbushur plot me ankth e presion qe mund te shkaktojne semundje te llojeve te ndryshme trupore e psikike.
Sjelljet e parendomta qe nganjehere i bejme dhe semundjet e ndryshme qe mund te na ndodhin, jane pasoje e stresit, qe nuk mund te kontrollohen dhe perballohen lehte.
Duhet ta kemi te kjarte se, stresi nuk mund te evitohet plotesisht dhe nuk eshte e dobishme te evitohet teresisht, por duhet te kemi kujdes qe ai te jete sa me i balancuar dhe mos te dale nga kontrolli. Njeriu pa stress u gjason kafsheve, por edhe me stress te pakontrolluar e shkaterron shendetin, fizik, psikik dhe social.
Perjetimi i rrethanave te ndryshme jetesore, si te rrezikshme per mireqenien tone fizike, psikike e sociale, quhet stres.
Stresi i pakontrolluar, shkatrron te gjitha begatite jetesore, shkaterron trupin tone fizik dhe shendetin shpirteror e social, duke bere qrregullime serioze ne tensionin e gjakut, ritmin e punes se zemres, nivelin e sheqerit, qrregullimin e organeve te tretjes, renien e imunitetit, astmen, probleme neuro-muskulore dhe skeletore, semundje te lekures, nderlikimin e shtatzenise, veshtiresi ne funskionimin seksual, demton proceset e kujteses, veshtireson te mesuarit, perqendrimin e vemendjes, veshtireson te gjykuarit e drejte dhe objektiv, veshtireson gjumin dhe sjell depresionin i cili manifestohet me humbjen e fuqise trupore e shpirterore dhe percillet me nje lodhje totale e pa shprese per te jetuar.
Per t’i evituar keto qrregullime serioze qe shkaktohen nga stresi i pakontrolluar, eshte mire qe stresin ta kontrollojme dhe menagjojme duke e mbajtur ne nje gjendje te balancuar permes formave te ndryshme te meditimit, relaksimit te muskujve, duke shetitur ne natyre dhe shoqeruar me bukurite e saj te pafundme e me ajrin e fresket, biseda me tjeret, e sidomos konsultimi me psikologun ne radhe te pare, pastaj sipas nevojes edhe me psikiatrin e neuropsikiatrin si profesionalist te shendetit mendor, social e emocional. Gjate gjithe jetes duhet te perpiqemi ta mbajme nen kontroll stresin, per t`i dhene mundesi vetit, t`i bejme realitet endrrat dhe vizionet tona, permes forces se pakufishme e cila gjendet brenda nesh, duke pritur qe ta zgjojme nga gjumi. Po se beme kete, stresi del prej kontrolles dhe behet stress kronik i cili na pengon ne realizimin e endrrave dhe vizioneve tona gjate jetes. Ëdrrat e vizionet tona vdesin se bashku me forcen e pakufishme, qe po flene brenda nesh. Lexusi im i dashur, eshte ne nderin tone te mos i leme te na vdesin, si te pa realizuar enderrat dhe vizionet tona se bashku me forcen e pakufishme qe e posedojme secili brenda vetes, per shkak te stresit te pakontrolluar. I juaj, mesusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!