Njerezit jane krijues te rrethanave e jo rrethanat krijues te gjendjes se tyre

 

Cdo gje qe i ndodh kesaj bote, nje populli, nje shteti, nje tempulli fetar,politik e shkencor, nje organizate punuese, shteterore e private, nje familje dhe vete individit, jane rrethana qe i kane krijuar individet dhe grupe njerezish, qe u perkasin fushave te ndryshme te veprimtarise njerezore. Kjo bote perhere po deshmon se ne mesin e saje ka individe dhe grupe te ndryshme njerezish, qe ma shume jane krijues dhe kreator te rrethanave jo te mira ne hapesiren e kesaje bote, te cilat shkojne ndesh me parimet e larta njerezore, shkojne ndesh me humanizmin, moralin, drejtesine, barazin, shkojn ndesh me kombin dhe me lirine e barazine e tije. Nga keta njerez, çdo gje qe behet, behet duke mos perdorur asgje njerzore, per ti plotesuar interesat e veta.
Ne duhet t`i falenderojme te gjithe ata individ e grupe njerezish, qe e bejne te pamundshmen, duke punuar e sakrifikuar ne dobi te kombit, ne dobi te familjes dhe ne dobi te qeshtjes personale, pa prekur asnjehere dhe pa i neperkombur interesat e tjereve dhe interesat e kombit, duke ecur rrugeve te cilat  qojne drejte forcimit e zhvillimit te virtyteve me te larta njerezore. Keta qe duhet falenderuar dhe qe duhet ndjekur rrugen e idealit te tyre, nuk jane te pakt ne mesin tone kombetar, te cilet e dhane punen, ndjersen, dijen, pasurine edhe jeten, per me te shtrejten e kombit tone- L I R I N E e PAVARESINE e tije.
Lexuesi im i dashur, do te ishte ne nderin tone kombetar, familjar e personal qe te behemi brenda mundesive tona si ata, te cilet kontribuan te krijohen rrethana dhe kushte  ma te mira, ma te ndershme, ma te drejta, ma humane e ma cilesore, ne mesin tone ku jetojme e veprojme. I juaj mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje