Niveli i mardhenjeve me veteveten dhe me tjeret tregon shkallen e kultures sone

Per ne eshte me rendesi te madhe ti mesojm format me te frytshme, me njerezore, me humane dhe me te ndershme te mardhenjeve, ne radhe te pare ne raport me veteveten e pastaj ne raport me tjeret. Nese nuk i pervetesojm dhe nuk i persosim ato mardhenje ne raport me veten dhe te verteten, nuk besoj qe kemi mundesi ti permiresojm mardhenjet qe kane vlere njerezore ne raport me tjeret, perpos vendosjes qe ta marrim rolin e nenshtruesit, poshtruesait, sherbtorit dhe lajkatarit, ne raport me ta.
Po nuk patem mardhenje te shendetshme me veten tone, nuk kemi mundesi tu ofrojm dicka me te mire tjereve, perpos asaj qe ia kemi ofruar vetit. Te keshe mardhenje te mira ne raport me veteveten, nenekupton kujdesin sa me te madh qe ta ruajm, mirembajm dhe ta persosim shendetin tone fizik, intelektual, moral dhe ate social.
Nese bejm perpjekje qe ti perdorim menyrat me te persosura, per mirembajtjen, ruajtjen dhe persosjen e ketyre kater fushave shendetesore, pa e prishur barazpeshen ne mes tyre ne raport me veteveten, atehere kemi mundesi te ndertojm mardhenje me te mira e plotesisht te verteta dhe frytedhenese ne raport me tjeret, pa e lujtur lojen e te nenshtruarit, poshtruarit dhe lajkatarit, ne deme te se vertetes, njerzore, barazis, miqesis, te ndershmes e ne dem te zhvillimit te barabart individual, familjar, kombetar dhe nderkombetar.
Mua me eshte mbush mendja, se ne, me shume po ndertojm mardhenje te disfavorshme ndaj nesh, ne raport me tjeret, se sa mardhenje te frytshme me veten tone e me tjeret. Ky disfavor po hetohet ne mardhenjet e individeve dhe grupeve te ndryshme, ne raport me organizatat e ndryshme shtetnore e private, ne raport me bizneset, ne raport me instituciopnet edukativo-arsimore, ekonomike, shendetesore,juridike, ne raport me institucionet shtetnore dhe ne raport me evropen e boten ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e qelluar per ne, ti permiresojm mardhenjet ne radhe te pare me veteveten e pastaj me tjeret, sepse nuk kemi se cka tu ofrojm tjereve, perpos lojes se nenshtrimit, poshtrimit dhe lajkes.


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje