Nëse i analizojmë situatat problemore, më lehtë i zgjidhim problemet

Është mirë të përgatitemi me njohuri, shkathësi dhe shprehi të cilat na shërbejnë t’i zgjidhim situatat problemore që na ndodhin gjatë jetës, sepse ato shkaktojnë shqetësime, tronditje emocionale dhe na pengojne te ecimi më tutje. Asnjë situatë problemore nuk mund ta zgjidhim, nëse nuk i MBLEDHIM të dhënat që e kanë shkaktuar atë. Përpjekjet tona për ta zgjidhur situatën problemore, pa i grumbulluar të dhënat, janë të pa suksesëshme. Duke i mbledhur të dhënat, tendosja emocionale fillon te ulet me të madhe dhe paniku amortizohet.                                                            Nuk duhet injoruar të dhënat apo faktet që nuk i arsyetojnë sjelljet tona, qe kan  ndikuar ne situaten problemore. Ato te dhena duhet klasifikuar, cilatë janë për e cilat janë kundër nesh. Pas mbledhjes së të dhënave, rreth nje situate problemore duhet t’i qasemi ANALIZËS së tyre që t`i  kuptojmë sa më mire shkaqet qe e kane shkaktuar situaten problemore e cila ka ndodhë.                                                                                                                                         Kurë bëhet mbledhja dhe analiza e të dhënave rrethë situatës problemore qe ka ndodhur, për fazën e tretë na mbetët t’i kryejmë dhe këto veprime:” 1.Ta përshkruajmë sa më sakt atë që na brengos, 2.T’i shënojmë veprimet më efektive që i planifikojmë t’i ndërmarrim për ta zgjidhur situatën, 3.Marrjen e vendimit se me cilin veprim duhet ta nisim zgjidhjen e problemit dhe 4.Realizimi i shpejtë dhe pa mëdyshje i vendimit që është marr”.                                                                                                                                                                                                                                                              Lexusi im i dashur, nese i analizojme faktet e grumbulluara rreth situates problemore, më lehte e kemi shume t`i zgjidhim problemet. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje