Marrja e vendimeve per ndryshim, formeson fatin tone
Menyra e vendimeve qe i marrim gjate jetes e kontrollon fatin tone, percakton çfare do te veprojme e do te ndjejme, percakton edhe menyren e kontributit tone dhe cili do te behemi.
Nese nuk i kemi nen kontrolle vendimet qe i marrim gjate jetes, nuk e kemi nen kontrolle as menyren e te jetuarit.
Gdhendja e pervojes sone mundesohet permes marrjes se vendimeve te shpeshta, qe ta ndryshojme veteveten, familjen, qendrimin ndaj punes ku punojme e veprojme, qendrimin e respektin ndaj shtetit dhe kombit te cilit i takojme, gdhendet permes ndryshimit te mendimeve, pikepamjeve, bindjeve, deshirave, vullnetit, dashurise dhe sjelljeve tona, te cilat shkojne ne favor te ndryshimeve progresive, sipas nevojes, qe dalin nga rrethanat e ndryshme jetesore.
Vendimet qe i marrim se ku do ta perqendrojme vemendjen per te vepruar, vetedijen se çfare kuptimi kane gjerat e ngjarjet per ne dhe perqendrimin e potencialit tone intelektual e fizik, se çfare do te bejme per rritjen e rezultateve te sukseseve tona gjate jetes, e kontrollojne pa nderprere fatin, duke i mbajte frejte dhe timonin e tije ne duarte tona.
Nese dikush i gezon sukseset ma te medha se sa ne, në një fushe te caktuar, ai ka marr vendim ne menyren pak ma ndryshe se menyra e marrjes se vendimeve tona, se ku do ta perqendrojme vemendjen dhe veprimet tona, ku e si do ta perqendrojme vetedijen se çfare kuptime kane gjerat e ngjarjet per ne dhe menyra e perqendrimit tone intelektual e fizike, se çfare do te bejme per rritjen e rezultateve te sukseseve tona gjate jetes.
Lexusi im i dashur, formesimi i fatit tone dhe mbajtja nen kontroll e tije, varet kryesisht nga menyra e marrjes se vendimeve, per ta ndryshuar veteveten dhe menyren e te jetuarit. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!