Keshille per femijet mij te dashur – mos i harroni vuejtjet qe i perjetuam si familje

Kujdes, mos i besoni çdo kujte! Nje pjese e shokëve, miqve dhe njerëzve të sotëm, edhe pse nga goja nxjerrin fjalë të sheqerosura, zemren e shpirtin mund t`i kene të prishura dhe helmosura. Mos hidhëroheni shpejtë me keshillat tona, edhe nese ato u duken të serta e të prapambetura, kuptoni se, ato kane dale prej zemres dhe shpirtit tone nga miresia dhe dashuria prindore per ju. Miqtë e shokët, sa do te sinqerte qofshin ata, nuk mund ta zavendesojne perkujdesin, miresine, sakrificen dhe dashurine e prinderve. O, femijet e mij te dashur, askush ne bote nuk perkujdeset, sakrifikohet dhe nuk dhuron dashuri ma shume se prinderit. Nese mendoni ndryshe, gaboni dhe mashtroheni keq. Ne prinderit, e kemi kuptuar shumë mirë dhe e kemi perjetuar me dhermbje ne shpirte, edhe kure keni qene te paknaqur ndojhere me neve, për shkak te kushteve jo te mira, ne kohen e femijerise suaj dhe kerkesave qe dilnin gjate shkollimit. Ne prinderit tuaj, nuk i harrojme kurr ato kohe te veshtira, qe i perjetuam familjarisht gjate regjimit fashist serbo-jugosllav, e sidomos atehere kur na perjashtuan nga puna, qe nuk i pranuam masat e dhunshme neper organizatat e punes ku punonim ne dhe gjithe shqiptaret e kosoves, te cilet po ashtu pjesa dermuse e tyre nuk i pranuan keto masa. Edhe ju femijet e mij te dashur, mos i horroni keto vuajtje qe i perjetuam se bashku familjarisht, si shume familje tjera kosovare, qe mbeten nen perkujdesin e ndihmave te cilat vinin nga shoqata humanitare “ Nene Tereza” dhe “familja ndihmon familjen”, qe mos te vdesim nga uria. Ju femijet e mij, mire e kuptuat se, aq sa mujtem e beme per ju si prinder. Populli thotë: “sa e ke jorganin, aq i shtrinë edhe këmbët.” Ju, e kuptuat mire se prinderit tuaj nuk u moren me ajamet e politikes dhe ishin opozite e politikberjes se kohrave qe shkonin ne dem te qeshtjes kombetare, besa edhe e kritikonim ashper realitetin e hidhur qe e krijonin politikat pushtuse te fqinjeve dhe politikat nenshtruese te vendoreve ne mesin tone kombetare, ku dhe na perjashtuan nga puna edhe pse ishim prinde te gjashte femijeve. Nga ky realitet i hidhur, i pervolet duarte se bashku me ne edhe ju, te dilni faqebardhe dhe ti kaperceni pengesat e kohes dhe ti perballoni kushtet aspak te mira, gjate rrites dhe shkollimit tuaj, duke u perpjekur me djersen e ballit, te krijoni kushte sa do pak per ekzistence e per shkollim, duke mos zgjedhur punen dhe duke perdorur talentin tuaj per mbijetese. Per gjitha keto perpjekje tuaja, femije te dashur, ne prinderit u falenderojme nga zemra dhe u jemi mirnjohes, qe vertete ia dolet dhe po ia dilni faqe bardhe! Nuk donim të bëhemi ndryshe, për t’ua plotësuar kushtet, edhe pse e dinim qe perjetuat te zite e ullirit se bashku me ne, nje kohe bukur te gjate. Nuk donim te perkulemi para politikave te kohes, të servilosemi, ta perbaltim karakterin, ndërgjegjen dhe dinjitetin tone familjar e kombtare, për hirë të pasurisë, kushteve ma të mira ekonomike e familjare, nuk donim ta shesim moralin, besnikërinë e pastërtinë kombëtare. Jo, kete nuk e beme, këtë s’mund ta bëjmë dhe tani, kete nuk e bene as prinderit tane, duam edhe ju, mos ta bëni kurr as tani, as në të ardhmen tuaj, edhe kure ne nuk do te jemi me ju, sepse dinjiteti e fisnikëria familjare, morale dhe kombetare, jane mbi te gjitha pasurite e kesaje bote dhe mbi te gjitha ajamet e perkoshme politike.
Të gjitha vijnë e shkojnë: pasuria, ajamet politike, qeveritare e pushteti. Ndersa brez pas brezi mbetet vetëm fisnikëria, besnikëria, bujaria, dinjiteti kombetare, sakrifica, karakteri dhe morali familjar, ju femijet tane te dashur! Me respekt e dashuri per ju, nga prinderit: Isa dhe Kumrije Thaçi!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje