Po përhapet anarhi, shkurtpamësi, xhelozi, urrejtje e përqarje mes shqiptarëve

16. 09. 2022
Në atë vëndë e tek ai popull ku mbretëron anarhia, padituria, lakmia, dëshira dhe kërkesat ekstreme në dëm të interesave të tjerëve lindë kokëforcia, mendjemadhësia, mos dëgjushmëria, lakmia e zhveshur nga karakteri njerzor dhe përqarja mes njerëzve. Del në skenë, keqpërdorimi, korrupcioni, tradhtia, amoraliteti, varferia dhe krimi i organizuar.
Si shkak i këtyre dukurive negative e të panjerzishme, pason ikja masive e qytetarëve prej vëndit dhe zbrazja e tij, zbrazja e shkollave dhe univerziteteve tona nga nxënësit e studentët shqiptar, pjesa më vitale e kombit tonë dhe e atdheut, pa të cilët nuk ka atëdhe, nuk ka shtet, nuk ka jetë as progres, sepse nuk ka kush i mbron ato dhe kush i zhvillon për shkak të humbjes së shpresës, përspektivës përsonale, familjare, institucionale, shoqërore e kombtare, duke u perpjekë ta gjejnë bukën e gojës rrugëve të botës, në vënd që ti kenë mjaftushëm të gjitha këto kushte për ekzistencë në atdheun, vendëlindjen dhe ne familjet e tyre!
Tagrën e paditurise, lakmisë së zhveshur nga karakteri njerëzor, human e social, dëshirave e kërkesave ekstreme, kokëforcisë, mendje madhësisë, shkurtpamësisë, xhelozisë, karierizmit, mos dëgjushmërisë dhe përqarjes mes nesh, e paguan shume shtrejte populli shqiptar dhe pasardhësit e tij! I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje