I befasishem kercnimi i Faton Klinakut me protesten e veteraneve te Luftes, kunder qeverise se Kosoves, ne kete kohe jo stabile per rreth nesh
15. 06. 2022
Pse asnjehere per dy dekada me radhe nuk protestuan veteranet tane te luftes kunder veprimtaris çetnike te “listes serbe”, e cila veproi pas luftes e deri me sot kunder Kosoves , shtetit dhe popullates se saje, ku me ndihmën e KFORIT franceze, e krijuan veriun e Kosovës nga Ura e Ibrit dhe i detyruan shqiptarët të largohen nga shtëpitë, banesat dhe tokat e veta, me synimin qe ta serbizojne ate teritor?! Pse ata nuk protestuan kur u larguan me dhune në vitin 2000-2001 nga bandat serbe, me prezencën e ushtrisë franceze, mbi 11 mijë shqiptar, ku gjate kesaje periudhe u krijuan grupet e armatosura çetnike serbe, u ndërtua sistemi juridik e politik serb, jashtë sistemit të Kosovës dhe ne kundershtim te tij?!
Pse nuk protestuan me protesta kercnuse veteranet tane te luftes, kur u krijua grupi kriminal i ashtuquajtur ” Rojet e Urës” dhe gradualisht veriu u pavarësua nga qendra, permes marrveshjeve të bëra nga Prishtina ne viti 2011, me kriminelët terroristë të Beogradit, u sanksionua pushteti serb në administratë, në polici, në organizim politik dhe në sistemin gjyqësor-prokurorial, ku i tërë arsenali i tubuar kriminal çetniko-neofashist e terrorist serb u fut nëpër sistem?! Pse veteranet tane nuk protestuan me protesta krercnuse kure u morr policia në veri, administrata dhe pushteti juridik, ekonomik e politik dhe krahas kësaj, me marrëveshje në mes të Prishtinës e Beogradit, u krijua “Lista Serbe”, e cila punon dhe angazhohet në bazë të urdhrave të krye çetnikut serb, Vuçiq?!
Pse asnjehere nuk protestuan veteranet tane te luftes me protesta kecnuse, siq po e kercnojne tani qeverine e Kosoves, kunder tre shovenoracisteve, Goran Rakiç, Igor Simiç dhe Slavko Simiç e shumë iqeve tjerë ne veri, qe kanë kryer vepra penale të terrorizmit të organizuar, me rastin e vrasjes se policit në detyrë, te ndjerin Enver Zymberi, me rastin e vrasjes se policëve te EULEX-it dhe sulmit te policëve Kosovar?! Pse veteranet tane te luftes nuk protestuan kur patem bllokime te shtetit ne veri, u sulmuan stacionet e policisë dhe u dogjën pikat kufitare shumë here, me synimin qe nga veriu te depërtoi kontrabanda e Serbise nëpërmjet “Listës Serbe” duke vepruar me mjete të rrezikshme kriminale, ku “Lista Serbe”kurre nuk u distancua nga krimi dhe terrori i organizuar serb?!
Pse nuk protestuan veteranet tane te luftes asnjehere, qe “Lista Serbe” nuk i përgjigjet fare me pushtetin lokal serb, pushtetit te qendres ne Prishtinë, qe prokurorët dhe gjyqtarët nuk ndërmarrin masa ndaj kriminelëve serb, qe policia në veri të Kosovës është e lidhur me shtetin serb, sikundër gjyqtarët, prokurorët, administrata etj, te cilat tregojnë rrezikshmërinë e lartë për rendin juridik dhe për tërësinë territoriale të Kosovës?! Pse veteranet tane te luftes nuk kercnuan permes protestave kunder veprimeve te qetnikeve serb, ku veprat e tyre ishin e jane te karakterit kriminal, kontrabandist, mos dëgjueshmëri dhe kundërshtim të shtetit, si dhe terrorizëm të karakterit të rrezikshmërisë territorial, te cilat vepra janë të ndaluara me Kodin Penal dhe të gjitha ndiqen penalisht, ku dënimet shkojnë deri në dënim me burg të përjetshëm?!
Ka edhe shume e shume psehe tjera qe meritojne tu drejtohen vetreneve tane te luftes, qe po na detyrojne te kuptojme se keta veteran paskan luftuar vetem per pushtet e per interesa te veta personale ekonomike! I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!