Urim i rralle, largpames, dashamires e ne favor te kombit shqiptar, gjate Festes se Fiter Bajramit
4. 05. 2022
ALI SH. AHMETI: “Të gjithë shqiptarëve të besimit islam që mendojnë: Se mbi të gjitha është Atdheu, Kombi, Liria dhe Familja, se feja e Shqiptarit është Shqiptaria, se besimi në Perëndi do të thotë Paqe me vetveten dhe me të tjerët, se përzgjedhja e Perëndisë që do ti falemi është çështje personale, se thelbi i çdo besimi të mirëfilltë është toleranca, se pa barazi të femrës me burrin ,nuk ka zhvillim as qytetërim”. Të gjithë atyre që ndajnë këto vlera, ua uroj nga zemra: ME FAT BAJRAMIN !
Bleron Baraliu, i pergjigjet ne kete menyre ketij urimi:”I paske prere me shume filtra, kam frike s’te mbesin mbi nje grusht”, fjalen e ka per besimtaret shqiptar.
Komenti im rreth keti urimi dhe rreth komentit te Bleron Baraliut eshte ky: Bleron Baraliu, pa filtra e pa parime, ne radhe te pare parime kombtare, familjare, bashkeshortore, humane, morale e njerezore, pa atdhedashuri, pa drejtesi, e pa liri, nuk mund te mbesin asnje grushte besimtar te vertete e te devotshem.
Nuk mundet me qene besimtar tradhtari i kombit, i pa ndershmi, vrasesi, i korruptuari, keqbersi, shpiuni, dallavergjia, ngatrrestari dhe rrenacaku!
Pa filtra e pa parime njerzore, nuk mbeten fare besimtar te devotshem, kombtar, atdhedashes e patriot, pos hajna e dallavaergji, rrenacak e dilingji!
Ali SH. Ahmetit, i uroi nga zemra Festen e Fiter Bajramit! Urim ma parimor e ma te paster, per te miren e te gjithe besimtareve shqiptar dhe per te miren e shqiptareve te besimit islam, rralle here kam degjuar. Shume respekt per autorin e ketij urimi vizionar e largpames, per te miren e kombit shqiptar! I juaj, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!