Hipokritet dhe hipokrizia ne politike e me gjere

17. 03. 2022
Hipokrizia eshte maske e hipokriteve, te cilet shtiren sikur jane njerez te ditur, te menqur, te mire, te virtytshem, human, te moralshem, te dashur e kombtar, me qellim qe ti genjejne, ti mashtrojne, ti shfrytezojne dhe ne fund ti presin ne bese tjeret, per interesat e tyre personale shume te ulta.
Duhet te kemi kujdese te veqante ndaj veprimeve te hipokriteve, te cilet perpiqen ne menyre tinzare e te maskuar te depertojn ne balle te politikes, kultures, shkences e fese, vetem per perfitime te veta personale e karieriste, pa e logoritur fare demin qe ia sjellin vendit, shtetit, popullit, politikes, kultures, shkences dhe fushave tjera jetike e ekzistenciale!
Hipokritet me shkathtesi demonstrojne mendime, bindje, besime, pikepame, qendrime e veprime me shume fytyra dhe asnjeher nuk e zbulojne fytyren e vertete te tyre. Ata nuk jane te çilter, te sinqerte, te dashur, te drejte, human, nuk jane as atdhetar, as fetar dhe as te ndershem, por shtiren si te tille nene masken e hipokrizise gjate jetes se perditshme te tyre. Hipokritet qendrojne large asaj qe e thone me hipokrizi dhe gjenden te maskuar mes asaje qe e bejne.
Ato qe i thojne hipokritet ne skenen politike, fetare, kulturore, intelektuale e kombetare, nuk kane asgje te perbashket me realitetin e veprimeve praktike te tyre, perpos maskes per ti fshehe veprat e liga, te pandershme e kriminale, qe i bejne praktikishte kunder tjereve, kunder, atdheut kunder shtetitit, politikes, kultures dhe kunder shkences.
Nuk do te ishte aspak njerzore, as ne nderin tone personal, familjar e kombetar, te jetojme e te veprojme si hipokrit, mbeshtjellur me masken e hipokrizise e tu shkojme prapa hipokriteve, tu dalim krah atyre, ne dem te interesave tona kombtare, ne dem te pasurise se perbashket qe e posedojme, ne dem te atdheut, ne dem te shtetit, ne dem te kombit, kultures, shkences, historise, ekonomise, shendetesise, arsimit dhe ne dem te drejtesise. I juaj, mësuesi Isë

Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje