Eshte koha tani o kurr te sillet Kosova si shtet ne dialog me Serbine e jo si pjese e saj

1. 06. 2021
Derisa Kosova te sillet si pjese e Serbise ne dialog me te, asgje nuk do te arrihet ne favor te Kosoves, por do te humb siq ka humb deri me tani duke i bere favore Serbise, sikur ajo te ishte veiktima, e Kosova gjelati i saje.
Eshte koha tani o kurre qe Kosova ne dialog me Serbine te mos sillet si pjese e saje, por te sillet si shtet dhe pale e barabart me Serbine, duke e kushtezuar dhe perballur ate me krimet e mizorite e luftes, me te pagjeturit, me perdhunimet, me demshperlimin e luftes, me gjenocidin e shume veprime te saje gjenocidale, sepse vetem ne kete menyre Kosova do te ndjehet e barabart si shtet me Serbine dhe do ta pasqyroi shum lehte viktimizimin e saje, qe ia solli demet e pariparushme Serbia gjate luftes se fundit e gjate pushtimeve te saje neper dekada e shekuj, per ta zmbrapsur natyrshem e me te drejte ate nga apetitet e saje shoveniste per te grabit e pushtuar sa me shume toka, e pasuri ekonomike, kulturore, gjeografike te nentokes e mbitokes se shqiptareve, qe ta vej ate para pergjegjesive te te saje.
Perfaqesuesit e institucioneve të reja qe i posedon Kosova, mendoj se ata janë perfaqesues ndër më legjitimet që ka pasur ndonjëherë Kosova, me te cilet nuk do ta kete lehte Vuçiqi të përballet me ta, sepse këta nuk janë të kapur nga shërbime të huaja, nuk janë të korruptuar, të shantazhuar, por mendoi une se jane intelektual që punojnë vetëm për interesin e shtetit, Kosoves dhe popullit tesaje. Keta perfaqesues te Kosoves, elitë e re e politikes se saj, i kan të gjitha argumentet për t’u përballur me Serbinë dhe me i treguar botës se shteti i Serbisë pdrejtesishte është formuar në tokat shekullore te shqiptare.
Edhe pse ne kete dialog hendikep i madhe eshte perfaqesuesi i larte i BE per politike te jashtme dhe Siguri Josep Borell dhe i derguari special i BE per dialog, Mirosllav Lajcak, sepse te dy perfaqesuesit ne fjale vijne nga ato shtete qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves, edhe pse ata duhet ta zbatojne politiken e BE-s ne dialog, por kjo eshte e pamundur qe mos te ndikophen nga shtetet e tyre prej te cilave vijne. Megjithate, perfaqesuesit e Kosoves i kane te gjitha argumentet per tu perballur me Serbine dhe per t`ia bere me dije botes demet , gjenocidin dhe shkaterrimet ne mase qe ia ka bere ajo Kosoves.
Nese vertete verehen animet e perfaqesueseve te Europes kah politika e shteteve te tyre nga te cilat vijne, atehere me te drejte presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gervalla, duhet të insistojnë, që Lajçak të zëvendësohet me një diplomat gjerman, si dhe SHBA-të të propozojnë një të dërguar special për dialogun, pa të cilin dialogu do të çalojë. Qeveria Kurti duhet të vendos reciprocitetin si parim i njohur universal, që do të ishte një presion i arsyeshëm ndaj Serbisë në funksion të dialogut. është koha që Kosova ta kushtezojë Serbinë dhe të mos sillet si pjesë e saj ne dem te Kosoves. Me respekt, mesuesi Ise
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje