Misionari i paqes ne bote Dr. Djuyoto Suntani ka thene: “NEN DIELLIN QE NGROH TOKEN, KA VEND PER TE GJITHE!”
30. 10. 2020
Vertete kjo thenje e misionarit te paqes ne bote më ka stimuluar te mendoi se ka apo jo vend per te gjithe nen Diellin qe ngroh Token, sepse ne kontinentin Toke, nen ngrohjen e ndriqimin e Diellit ka vend per pushtuesit e te pushtuarrit, per luftetaret trima te lirise, vrasesit e tyre dhe tradhtaret, ka vend per kriminelet e luftes, te pafajshmit, per lakmitaret, zuzaret, qyqaret dhe te pandershmit.
Ka vend per herojte e martiret e luftes dhe per vrasesit e tyre, per dashamire te atdheut e per urrejtes te tije, per njerze vertete te paqes e per demagog te saje. Ka vende per mashtrusit e genjeshtaret e popujve, ka vend per formalist e per njerze te sinqerte e te pasinqerte, ka vend per te ndershem e te pandershem, per te dijshem e te padijshem.
Kjo toke nen ngrohjen dhe driten e Diellit ka vend per kafshe te egra e per ato te buta, ka vende per shpeze e per insekte, ka vend per boten bimore, shtazore, ujore e per boten njerezore, siq ka vend per misionar shqiptar te paqes , edhe pse populli shqiptar po vritet e po pritet, po dhunohet e po poshtrohet, po burgoset e po varfrohet dhe ne fund po perzihet nga trojet e veta prej fqinjeve pushtues greko-sllave.
Ka vend edhe per prisit e kombeve te bashkuara, presidentet e superfuqive te botes, te cilet po krijojne kasaphane mes njerzimit te pafajshem per interesat dhe strategjite e tyre, qe ua mundesojne mbizotrimin. Ka vend edhe per misionar shqiptar te paqes, qe po i bejne “mrekullite” per ta promovuar “paqen”, “drejtesine”, “barazine” e “humanizmin” ne trojet shqiptare dhe “bashkimin” e tyre se bashku me popullaten e saje, te mos them se kan harruar tersisht ta bejne kete veprim njerzor, human e kombtar per atdheun e per kombin shqiptar, duke u shqetesuar me te madhe per paqen e botes!
Kjo toke, per qudi pate vend dhe ka per te gjithe, por nuk pat kurr e nuk ka per momentin vend te mjaftushem per liri, drejtesi, barazi, mirekuptim, tolerance, paqe, humanizem dhe moral per gjithe njerzit e botes! Sa te zymte e sa te trishtushem e kane bere e po e bejne kontinentin toke per njerezimin fuqite e medha per interesa te veta, edhe pse ky kontinent gjendet nen ndriqimin dhe nen ngrohjen e rrezeve te Diellit! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!