Ne shoqerine shqiptare nteresat personale po realizohen ne dem te interesave kombetare
31. 10. 2020
Shoqeria shqiptare po e jeton kohen, ku interesat personale realizohen ne deme te interesave shoqerore e kombetare. Ata te cilet e kane vene ne balle interesin personal, grupor e partiak, nuk zgjedhin mjete dhe rruge per te ardhur te realizimi i interesave te tyre.
Per çudi interesgjinjte e dallavergjinjte deshirojne ti shfrytezojne te gjitha kohrat duke i nderruar maskat e tyre, sipas ajameve te kohes. Si po duket ky ves i lige njerezor i interesgjinjeve dhe dallavergjinjeve, nuk e ka ndermend ta pushoj veprimtarine e vete shkaterruese e te ndyte ne dem te interesave te tjereve dhe kunder interesave te pergjithshme kombetare e shtetnore!
Nese deshirojme ta ndryshojm situaten me te cilen nuk jemi te knaqur, ma pare duhet ta ndryshojme veten. Per ta ndryshuar veten, duhet ndryshuar perceptimet, mendimet dhe veprimet tona, ne raport me vlerat njerezore. Per ti ndryshuar te gjitha keto procese psikike, nuk duhet te nisemi nga kendeveshtrimi i realizimit te interesave personale ne dem te tjereve, nga kendeveshtrimi antipatik e simpatik ne raport me tjeret, nga kendeveshtrimi i perkatesive politike e grupeve te ndryshme, nga kenveshtrimi i urrejtjes e xhelozise dhe nga kendeveshtrime qe ne esence jane perplote me interese, paragjykime e thash e theme kunder tjereve.
Eshte mire qe sa më pare te kemi kujdese te shtuar dhe te ruhemi nga perceptimi i kendeveshtrimeve te permendura ma larte, si kendveshtrime te nivelit më te ulte njerezor dhe ti mundesojme vetit ndryshimesa më progresive e efikase personale dhe kombetare.
Uroi qe sa ma pare te lirohemi nga menyra e shemtuar e perceptimve, mendimeve, pikpamjeve dhe veprimeve tona, te mbushura perplote vese e te liga njerezore dhe te mbeshtetemi mbi forcat tona, ti ngrisim e ti persosim ato, ti vlersojme vlerat e tjereve , te bashkpunojme me ma te miret, mos ti injorojm ata dhe ti perkrahim, qe te ecim se bashku perpara. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje