Lirine qe e humbem dikur nuk po e arrijme dot

Isa Thaçi
21 Mars 2016 në 9:13 PD ·

Politikanet tane qe i patem dhe i kemi ne balle, lirine e atedheut nuk e arriten qe 2000 vjete dhe po e vazhdojne rrugtimin ne te njejten rruge defanzive edhe pse eshte derdhe shume gjake, eshte perjetuar shum vujtje e saqkrifica, dhunime e nenshtrime te ndryshme, per ta fituar lirine e per ti mbrojtur trojet.

Per qudi ne vazhdimsi eshte ndare atdheu i yne ne copa e grima si eshte më zi, here ne pokrahina, kosmet e zajednica, here ne banovina, pashallyqe e here ne principata, duke na udheheqe perandor romak e perandore bizantin, pashallare e sulltana turqe, cara e krajla sllavo-ortodoks.

Kurse mumjet, bubaket, butaket dhe kalaveshet e politikes sone atehere e sote, e kane lakuar dhe perdredhe trupin e tyre te mjere dhe koken e mbushur perplote tradhti, lakmi, mjerim e qyqarllak dhe budalli para pushtueseve tane, gjithnje duke i thene vetes burra te menqur, atdhetar, trima e daij, te cilat po ua verejme e po ua ndjejme tani mbi kurrizin tone, si eshte më keq e si eshte më zi.

Tokat tona atehere e sote nuk u bashkuan, pos qe po naj marrin pjese pjese, sepse edhe politikanet tane kurr nuk u mbushen mend dhe nuk e kane ndermend te mbushen, te unisohen dhe te bashkohen per interes te atdheut e te popullit shqiptar, por jane bere cope e grime mes veti, siq na eshte bere cope e grime vatani, e mileti!

Tokat tona gjithmone i kane ndare hise per veti slloven e hungarez, kroat e serb, malazez e maqedon dhe greke, me ndihmen e politikaneve tane te padijshem, te verbuar e te terbuar, te perqare e te pa unisuar, duke vrapuar pas nje kocke qe u takon pasi e kane perfunduar pazarin me tokat tona.

Kurse ne anen tjeter mesi i zemres tone eshte nda ne Kosove e ne Shqiperi, kuptohet pa i numruar edhe ndarjet e mjera e tragjike mbi baza fetare, regjionale e politike.

Duhet pune e madhe, vetedije e larte kombetare, vullnet i forte,unitet e dashuri e zjarrte, guxim, sakrifice e trimeri, per ti bashkuar trojet e nenes sone Shqiperi dhe ti shembim keta kufij, te cilet rrenje e trung i kane te ushqyer me gjakun tone, mbi dhune e mbi padrejtesi.

Me kete nivel qe e posedojne politikanet, me kete nivel te edukates e diturise, me kete perqarje deri ne marrezi, poshtersi e paftyresi, kemb e koke me  tradhti, nuk do te fitojme kurr unitet kombtar, bashkim te trojeve e as liri! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje