Eshte veprim i ulte te shkelim mbi kontributin, nderin dhe lavdin e tjereve qe te dukemi vete si njerze te tille

Ata qe vuajne nga kompleksi i ndergjegjes se vrare, moralit e dinjitetit te ulte, dinakerise e cinizmit qe e posedojne, bejne perpjekje te pa rreshtura dhe perdorin çdo mjete per t`ua lene nen hije lavdin, nderin, kontributin dhe krenarine qe e posedojne tjeret, te duken vete më shume se kane cilesi e vlera edhe kur nuk i poswedojne fare ato.

Ky veprim i ulte, e tregon ate pjese te unit te atyre e cila thote:” Shikomni e degjomni mua se ate qe e them se luan topi”. “Une jame i veçante”. “Ajo qe e them dhe e beje une eshte me vlera te medha dhe ma e sinqert, se ajo qe e thojne dhe e bejne tjeret”. Kontributi dhe arritjet e mija jane më te vlefshme se sa, kontributi dhe arritjet e tjereve”, e shume marifetlleqe te ketije niveli te ulte e qesharak, per ti mbrojte interesat e veta te ulta.

Egoja e ketyre rrembyseve te nderit, kontributit, lavdit dhe krenarise se tjereve eshte ajo pjese shpirterore, qe ka deshire dhe bene perpjekje me çdo kushte, te bije ne sy te opinjanit, te degjohet e te rrespektohet nga ta dhe te konsiderohet si ma i veçant ne mesin e tyre, edhe pse keto perpjekje i bene ne deme te kontributit, nderit dhe lavdit qe e posedojne tjeret.

Veprimi i qoroditur i ketyre rrembyseve, ma shume ua ule nderin, moralin, kontributin dhe lavdin e tyre , nese e posedojne sado pak ne opinjan, se sa ua rrite.

Per ta ruajt nderin, kontributin, lavdin dhe krenarine tone, per  aq sa e posedojme , nuk eshte mire te bejme perpjekje qe ta shkelim dhe tua fshehim kontributin e tjereve, sepse pozicionohemi ne piken më te ulte njerzore dhe e pasqyrojme veten, pa dashje, se sa te pa karakter jemi.

Fatkeqesisht, shume njerze te tille ka në mesin e shoqerise sone shqiptare! I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje