Sasia e te menduarit shume dhe te folurit shume, e ul cilesine e tyre
5. 06. 2021
“Ata që punojnë shumë nuk kanë kohë me folë shumë.
Ata që flasin shumë nuk kanë kohë me mendu shumë,” thot profesori i nderuar prof. Dr. Ibrahim Berisha, ligjirues ne Univerzitetin Shtetnor te Kosoves.
Puna, te folurit dhe cdo veprim e sjellje qe e bejme gjate jetes, jane produkt i te menduarit, bindjeve, besimeve dhe pikepamjeve tona. E pamundeshme eshte te ndahen mes veti keto procese psikike. Menyra, sasia e cilesia e te menduarit, bindjeve, besimeve dhe pikepamjeve tona, demonstron edhe menyren, sasine, cilesine e sjelljeve, veprimeve, punes intelektuale e fizike dhe menyren e demonstrimit te emocioneve, motiveve dhe menyren, sasine dhe cilesine e te folurit tone.
Te menduarit, te folurit dhe te punuarit shume ose pak, pa cilesi, ka vlere me te ulte, sesa qe ka vlere cilesia e tyre. Te menduarit, bindjet, besimet, pikepamjet dhe te folurit, perpos qe jane te lidhura mes veti , jane te lidhura edhe me sasine edhe me cilesine. Mbizotrimi i sasise se tyre, e ule cilesine tek to.
Shprehur me shkurt, edhe vete ne si trup fizik, biologjik, fiziologjik, anatomik, psikik, neuropsikik e sociologjik, jemi produkt i mendimeve, bindjeve, besimeve, pikepamjeve, te folurit dhe veprimeve tona si substanca kimike perberse te organizmit tone psiko-fizik. Me respekt, mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!