Ky parim univerzal njerezor vlene njesoi si per kombin edhe per individin, familjen, shoqerine dhe institucionet e organizatat punuse shtetnore e private. Per ta respektuar kete parim universal njerezor, secili prej neve duhet te kemi kujdese te shtuar ne veprimet tona te cilat i bejme gjate jetes, sepse sipas cilesise apo kualitetit dhe dhe sasise apo kuantitetit te tyre i korrim edhe rezultatet.
Per ti evituar gabimet e se djeshmes duhet analizuar sukseset dhe demet qe kane rezultuar sipas sjelljeve tona. Ata qe e mbeshtesin kete parim universal njerezor jane njerez te sukseseve te medha personale, familjare, institucionale, shkencore, shoqerore, shtetnore dhe kombetare. Po su mbeshtetem ne kete parim universal njerezor, nuk do te mesojme kurr nga gabimeve tona, i perserisim prap ato, derisa te zhgenjehemi perfundimisht. Nese nuk mesojme prej gabimeve tona dhe pasojave qe naj kane sjelle ato, do te zhytemi dalengadale dhe do te fundosemi ne pusin e pafunde te tyre.
Sa me shume qe e kuptojme esencen e ketij parimi universal e njerezor, aqe me shume mesojme permes gabimeve tona dhe kurr nuk i perserisim ato, sepse vertete e kuptojme se ate qe e kemi bere dje e kemi sote dhe ate qe e bejme sote do ta kemi neser, qofte si individ, si familje, si shoqeri, qofte si institucion, organizate punuse, si shtet e si komb.
Ky parim i famshem dhe universal njerezor, si po duket pak apo aspak po respektohet nga individi, familja, shoqeria, institucioni, politika, kombi dhe nga dy shtetet shqiptare! Kur e theme kete, gjithnje mendoi ne gjendjen tone jo aqe te lakmuar ne fushen e politikes kombetare e nderkombetare, ne fushen e ekonomise dhe shendetesise, ne fushen e edukimit dhe arsimit e te drejtesise, ne fushen e biznesit e te tregtise, ne fushen e marredhenjeve ndernjerezore, personale, familjare e fetare.
Te gjitha keto fusha kane nevoje te domosdoshme e te ngutshme ti korigjojne gabimet e shumta, qe behen ne mesin e tyre dhe te mesojne nga gabimet e veta, nese nuk deshirojne te zhyten edhe me shume ne pasojat e gabimeve qe i bejne dhe te fundosen tersishte ne pusin e pafunde te tyre.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha tash ose kurr ti analizojme pa nderprere pasojat dhe sukseset qe kane dale nga sjelljet tona ne te kaluaren, te mesojme nga gabimet dhe mos t`i perserisim atro, sepse sipas atyre sjelljeve qe i bejme sote, rezultatet e tyre do t`i korrim neser.  I juaj, mesuesi Ise

Te behet sa ma efektive perpjekja ime gjate jetes, te mbetem njeri mes njerezve, nuk do ta pergdheli lakmine, te behem lakmiqar i terbuar. Nuk do ta pergdheli egoizmin, te behem bishe e eger egoiste. Nuk do ta pergdheli injorancen, dinakerine, cinizmin dhe xhelozine, te behem dinak, cinik, xheloz dhe injorant ndaj te afermeve, familjareve, miqeve, dashamireve dhe kombit tim. Nuk do ta pergdheli arrogancen, arrivizmin, padrejtesine, te behem arrogant, arrivist, i padrejte ne raport me njerezit, ne raport me historine, kulturen, traditat tona kombetare, gjuhen dhe ne raport me gjakun e derdhur te deshmoreve tane, qe e dhane edhe jeten per Liri e bashkim te trojeve tona. Nuk do ta pergdhel pertacine, amoralitetin, korrupcionin, krimin dhe trafikimin me qenje njerezore, te behem pertac, amoral, i korruptuar, kriminel dhe trafikant i qenjeve njerezore dhe substancave narkotike, per interesa te ulta personale, e ne dem te interesave te tjereve dhe atyre kombtare. Nuk do ta pergdhel shpiunazhen, pabesine dhe tradhtine, te behem shpiun, i pa bese dhe tradhtar ne dem te miqeve, shokeve, dashamireve dhe ne dem te qeshtjes tone kombetare.
Do ta pergdhel gjate gjithe jetes sime edukaten dhe arsimin, ta humanizoi e socializoi sa ma shume shendetin tim intelektual, emocional dhe social, ta humanizoi e socializoi karakterin dhe personalitetin ne pergjhithesi, ne roport me tjeret, me kombin dhe ne raport me familjaret, qe te mbetem vertet njeri mes njerezve.
Lexusi im i dashur, perpjekja ma njerezore e njeriut eshte angazhimi i tije gjate tere jetes, te mbetet njeri ne mes njerezve. I juaj, mesuesi Isë

Qe 2000 vite me radhe eshte bere e po behet propagande here nga lindja e here nga perendimi, qe te ushqehet urrejtje, perqarje dhe vellaverasje mes shqiptareve. Fatekeqesisht kane ngritur koke edhe sote e kesaj dite disa shqiptare ti ndihmojne kesaje propagande per interesa te veta djallezore, te cillet po i ndihmojne me te madhe te ndizet nje zjarre urrejtes, perqares dhe vellavrases mes kombit tone. Nga kjo e keqe, populli yne gjithnje e me shume po e humb vullnetin, deshiren dhe dashurine te jetoi ne trojet e veta te lashta, duke i leshuar keto troje nga fukaralleku, nga mungesa e perspektives, nga shpetimi i vrasjeve te ndryshme, nga papunesia, nga dhuna dhe presioni qe po e bejne pushtusit tane, nga dhuna, diktatura, korrupcioni i politikaneve qe i kemi ne balle te shtetit, dhe ka marr rrugen e pa kthim neper bote, rrugen e asimilimit duke i lene trojet tona te zbrazta ne dore te pushgtueseve, te cilet kane investuar e po investojne shuma te medha parash per kete qeshtje dhe po lansojne lloj lloj propaganda me ndihmen edhe te disat tradhtareve shqiptar qe jane shite per pak pare dhe po blegrojne, duke e fyer kombin tone me nofken e Isisit, Xhihadit, Muxhahedineve, fundamentalisteve, turko-aziatik, arabo-mongole e çka jo tjeter. Kushe e bene kete faqe te zeze kunder kombit te vete, perpos atyre qe jane tradhtar dhe jane shite per pak pare dhe lehin si zagar rrugeve te botes dhe neper trojet tona?! Populli dhe trojet tona jane coptuar e bere cope e grime ne shtete ballkanike greko-sllave dhe eshte i pushtuar, i neneshtruar i poshtruar, i vrare, i dhunuar, i perbuzur, i fyer dhe nuk ka ku shkon me larte gjendja denigruese e tij, pa e logoritur edhe perzenjen e tyre prej trojeve te veta dhe asimilimin qe nga Alpet Ilire, tani sllovene, deri tek Janina e Cameria qe gjenden nen pushtimin greko-sllav, kurse ne anen tjeter disa shqiptare sherbtor te qarqeve propagandistike antishqiptare, i qujn vellezer shqiptar kroatet, serbet. malazezet, maqedonet dhe greket edhe pse ishin dhe jane pushtuesit tane me gjakatar ne unitet te pandar qe 2000 vite me radhe, vetem e vetem pse e kane besimin krishten. I quajn vellezer turqit e aziatiket arab, vetem e vetem pse jane te besimit islam, kurse vellezerit e vete prej nje gjaku e nje gjuhe qe e kane besimin musliman, i quajne mbeturina turko-arabe, maxhup mongol e shume çka tjeter banalizuse e denigruse. Keta te mjere shqiptar e urrejn pushtusin turk, ne emer te “patriotiozmit” dhe ne anen tjeter i pergdhelin dhe i quajn vellezer me prejardhje shqiptare, pushtuesit greko-sllave, dhe anasjelltas i urrejne pushtusit greko-sllave, e i quajne vellezer dhe miqe qe na kane çliruar, pushtusit turko-aziatik. A ka shemti e tradhti ma te madhe se sa kjo qe po I ndodhe kombit tone nga disa te ashtuquajtur shqiptare ?! Lexuesi im i dashur, edhe pse kane ngritur koke disa tulak e pshurrana te shitur neper qarqe te ndryshme propaganduse anti shqiptare dhe po prapagandojne ne dem te qeshtjes sone kombetare, ne dem te unitetit te tije, duke fyer e duke perbuzur nga te gjitha anet, popullin tone me etiketa nga me te ndyturat, tash ose kurr duhet te kemi vigjilence te mos bijme pre e ketyre tulakeve e pshurrakeve te te gjitha ngjyrnave.  I juaj , mesuesi Ise

Ka apo nuk ka arrogance dhe arrivizem ne fushen politike, intelektuale dhe fetare, e gjetiu ne jete? Gjithnje e me shume po depertone sjellja arrogante dhe arriviste ne mesin tone kombetar. Me arrogance nenkuptohet sjellja e vrazhde, e pakulturuar, e shemtuar dhe qendrimi perbuzes e mosperfilles kunder tjereve dhe kunder kombit ne pergjithesi, duke trajtuar me mendjemadhesi e sharllatanizem, krejtesisht  ne menyre fyese, perbuzese, urrejtese e perqmuese kombin dhe tjeret, per interesa personale. Me arrivizem kuptojme sjelljet e atyre qe e kane synim te ecin  perpara, pa i zgjedhur mjetet e duhura njerezore, qe te arrijne sukses ne karieren profesionale, politike, fetare, ekonomike, edhe pse nuk e meritojne fare ate arritje, sepse arrivistet arritjet e tyre i bejne permes menyrave ma te ulta, ma te shemtuara dhe ma te pandershme njerezore.                                                                                                                                                                                                                                                     Arroganca dhe arrivizmi politik, fetare dhe intelektual, eshte pengese e madhe tek ne shqiptaret, qe ti zgjidhim problemet tona te shumta kombetare, familjare e personale.
Lexuesi im i dashur, po nuk u ndeshkuan arrogantet dhe arrivitet nga populli, ata nuk kane te ndalur me arrogancen dhe arrivizmin e tyre, duke i ndeshkuar tjeret me veset e veta  te ulta e te shemtuara shpirterore. I juaj, mesuesi Isë

Keta zera kane marr guximin te dalin pertej filozofise se Rilindaseve tane kombetar, te cilet e themeluan kombin dhe thrrisnin ne popull me thenjen e tyre : ” Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Ata zera qe presin prej popullit shqiptar te kthehen nga besimi islam ne ate krishten, shohin endrra me sy hapur, duke besuar ne thirrjet e tyre te kota. Kaloi koha e dokrrave, endrrave dhe thirrjeve te kota, sepse boten e ka ne duar dituria, shkenca, uniteti, toleranca, mirbesimi, respekti ndaj te gjitheve te cilet nuk te pengojne te jetosh lirshem e ta besosh Zotin ne menyren tende personale. Bota po joshet dita dites pas zhvillimit ekonomik, hamanitar, barazimit e mirekuptimit mes njerezeve dhe tolerances, duke u larguar sa ma shume nga ata zera qe thrrasin per lufte dhe vellaverasje mbi baza fetare, thrrasin per te dominuar dhe per ti shkatrruar tjeret qe nuk mendojne si ta, thrrasin qe te fyhen e te turperohen ne mes veti, thrasin me banalizma ne emer te Zotit, dhe e manipulojne edhe Zotin per manit e tyre manjako-depresive. Zoti na kupton njejte te gjitheve katolik, ortodoks e islamik, kur i lutemi dhe e falenderojme ne menyren me njerezore . Kombi shqiptar ka nevoj per bashkim, keshtu siq jemi katolik, ortodoks e islamik, sepse kjo gjendje shpirtnore e besimit nuk eshte e diteve te sotit, por daton me shekuj te cilat kane ardhur permes ndikimit te rrymimeve te ndryshme, politike, fetare, kulturore, qe i posedonin pushtusit tane shekullor. Ne duhet ta besojme Zotin si njerez te humanizuar, si njerez me ndjenja te plota kombetare, duke respektuar deri ne pakufi kombin permes fese te ciles i besojme, sepse kombi eshte mbi te gjitha, e jo te bejme manipulime permes feve ne emer te Zotit, qe ti kundershtojme tjeret, ti fyejme, ti ngaterrojme, ti neneshtrojme e ti poshtrojme ata mbi baza fetare. Nuk eshte mire, ne emer te fese te mbjellim urrejtje mes kombit tone, te mbjellim perqarje dhe te leshohemi ne avantura vellaverasese. Secili popull apo komb qoft, i ka besimet e veta dhe secili besim e ka filozofine e tije, ne te cilen thirret nje popull. Askush nuk ka te drejte morale, fetare, politike, ligjore dhe kombetare, ta fyej tjetrin mbi baza fetare dhe ta perçmoj nje popull. Te ne shqiptaret, disa zera gjithnje e me shume kane filluar tua japin besimeve tona fetare nje pamje agresive ne raportet nderfetare, duke lansuar lloj lloj idesh me plot etiketime, me plot mburrje te thata e urrejtje ne dem te njeri tjetrit, ne dem te unitetit, mirkuptimit e tolerances, ne dem te lirise e pavaresis se vendit dhe disa kane filluar ta marrin pamjen e mos besimit dhe manipulimit, per tu fshehur pas feve, si personalitete te shufishta depresivo-maniake.
Lexuesi im i dashur besoje Zotin si ta don zemra jote, por jo kurr ne dem te qeshtjes sone kombetare, sepse Zoti na ka ber shqiptar, siq i ka bere dhe popujt tjere ashtu si jane. Ne nuk kemi nevoj ta njejtesojme kombin dhe gjuhen, me reliket, shejat dhe me besimin fetar te tjereve, sepse askush prej popujve ne bote , nuk ka vlera me te medha se sa populli shqiptar. Te gjithe jemi te barabart para Zotit dhe si te tille duhet te ndjehemi, pa patur nevoj nenshtrimin ndaj tjereve apo te ndjehemi inferior ne raport me ta. Nuk ka vlere me te madhe se, ti lutemi Zotit dhe ti falenderohemi Atij permes gjuhes sone shqipe, permes traditave tona shqiptare, qe ua ka lakmi bota, sepse vertete ishim njeri nder popujt me te lashte te ketij rruzulli toksor. I juaj, mesuesi Ise

Sa shume fitojme ne jete nese njerezve u dhurojme respkekt, mirekuptim, solidarizim, shoqeri dhe dashuri. Me te vertete duke ua bere sado pak jeten e lumtur atyre qe komunikojme, bashkpunojme dhe jetojme me ta, po ashtu e bejme te lumtur edhe jeten tone personale.
Per te fituar sa me shume shoke, miqe e dashamire ne mesin e njerezve, duhet treguar atyre se per ta ndjejme diqka dhe sinqerisht interesohemi per problemet dhe hallet e tyre jetesore, qe edhe ata te ndjejne diçka per neve dhe te interesohen sa do pak per problemet dhe hallet tona.
Do te ishte gabim i madh kur komunikojme, bashkpunojme dhe jetojme se bashku me njerezit, t`i detyrojme ata te interesohen vetem per problemet dhe shqetesimet tona, kurse ne, mos te interesohemi fare per problemet dhe hallet e tyre.
Kjo menyre e sjelljes me njerez, ma shume i largon ata prej nesh se sa i ofron, sepse askush nuk interesohet me shume per problemet dhe hallet e tjereve, se sa qe interesohet per problemet dhe hallet e veta. Kete dukuri duhet t´a kemi parasysh gjithe here kur komunikojme, bashkpunojme e jetojme se bashku me njerezit, nese nuk dojme te shkaktojme iritim para tyre dhe nese nuk dojme ti humbim te afermit tane, familjaret, farefisin, miqte dhe dashamiret e sinqerte.
Nga sjelljet dhe veprimet e tilla te njerezve, rrjedhin te gjitha te keqijat e medha njerezore. Duhet t´a njohim mire natyren e njeriut, qe te na mundesohet te interesohemi sinqerisht per ata, per te afermit tane dhe per secilin qe komunikojme, bashkpunojme e jetojme se bashku me ta, duke dhene qdo gje nga vetja, qe sado pak t´i ndihmojme e ti perkrahim ata.
Sa ma shume qe interesohemi per tjeret, aqe ma shume tjeret interesohen per ne dhe sukseset jane me doemos evidente, duke rezultuar jete ma e lumtur dhe autoritet ma i madh mes tjereve, miqeve, farefisit dhe familjareve.
Natyra e njeriut eshte e tille, kur tjeret tregojne interesim per te, ai tregon ne te shumten e rasteve interesim per tjeret. Lexusi im i dashur, ashtu si sillemi me tjeret, tjeret sillen me ne. I juaj, mesuesi Isë

Po devalvohen dita dites vlerat me rendesi jetike ne mesin tone kombetar e shtetnor, duke u zavendesuar me antivlera. Sote gjithnje e me shume po zen vende perulja, lajkat, dinakria dhe amoraliteti, duke i zbehe vlerat e larta njerezore. Tradhtia, korrupciopni, hajnia uzurpimet e pasurise shoqerore, perfitimet e pandershme po perligjen duke shkele mbi rregulla ligjore. Nderit, dinjitetit, barazise, humanitetit, respektit, mirekuptimit, tolerances, solidaritetit dhe bashkpunimit mes nesh iu ka zene fryma tersisht. Dhunimi dhe trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, po konsiderohen si biznes modern. Papunesia, pa dituria, pa edukata, po konsiderohen angazhime te vogla e fitore te medha. Kercnimet, shantazhet dhe vrasjet, po konsiderohen si qerim hesapesh ne mes rivalesh e konkurentesh. Rritja e qmimeve dhe humbja e cilesise se mallit, eshte bere mode e perfitimeve. Fejesat, martesat gjithnje e me shume po behen per intersa e leverdi ekonomike, se sa per dashuri e mirkuptim ne mes partnereve. Gjithnje e me shume po rriten rastet e bashkejeteses se sa marteses e krijimit te familjes se shendosh, me kompetenca te barabarta e pergjegjesi te dyanshme.Nuk punohen tokat tona dhe lehen djerre, po zbrazet vendi qe te kerkohet nje pune me e lehte e me profitabile neper bote. Nuk zhvillohet bujqesia, blegtoria, bletaria, shpeztaria, por keto produkte i blejme dy fish ma shtrejte nga fqinjet tane pushtues.Arkitektura, ndertimtaria iu ka neneshtruar tersisht anarkise dhe ndertimit plan e pa plan.leje e pa leje. Administrata shtenore dhe ajo private eshte komercializuar dhe koruptuar tej mase. Shendetesia eshte mbush me kasap, qe te rjepin per se gjalli per pare. Policia dhe gjykatat e shkelin ligjin, sipas ajameve te tyre dhe liderve ne ballet e shtetit dhe partive politike. Kleriket neper institucionet fetare, ne vend qe ti luten e ti falenderohen Zotit, ata fusin perqarje, urrejtje, fyerje dhe perbuzje ne mesin tone kombetar, permes ligjeratave te tyre neper meset e ndryshme publike. Arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar, dita dites po e humb cilesine dhe po shendrrohet ne biznes dhe ne perfitime grupore e individuale, duke shitur tituj e diplama, sikur ne treg te plaqkave.Mjetet e informacionit jane politizuar tej mase dhe gazetaret e tyre po u kendojne vetem oborreve mbreterore e partive ne pushtet. Politikanet gjithnje e me shume po bijne nen ndikimin e substances droguese politike, per ta mbajte karriken me cdo kusht dhe per te bere luft frontale kunder interesave te perbashkta shoqerore e kombetare ne favor te interesave te tyre personale, familjare e grupacineve politike.
Lexuesi im i dashur, pa u luftuar keto antivlera te shumta dhe smundje te medha shoqerore, politike, fetare e shtetnore, nuk ka mundesi te merr rruge te mbar zhvillimi dhe perparimi shoqeror, shtetnor, kombetar dhe ai individual e familjar. I juaj, mesuesi Isë

Kerkesat qe dalin gjate jetes, ne jemi pergjegjes kryesore per to. Per aqe sa jemi pergjegjes dhe kembngules ti realizojme kerkesat, deshirat dhe synimet tona, aq edhe i realizojme ato.
Besimi ose mosbesimi ne vlerat tona intelektuale,profesionale, emocionale, sociale dhe rrethanat mes te cilave gjendemi, jane shkaktare qe te realizohen apo mos te realizohen kerkesat, deshirat, synimet e qellimet tona. Duhet te kemi kujdes te shtuar se qfare po mendojme, po kerkojme, po deshirojme, e çka po synojme gjate jetes, sepse ashtu sipas tyre e ndertojme te te tashmen dhe te ardhmen tone personale, profesionale, familjare e kombetare. Kush ka kujdes te shtuar ne mendimet, kerkesat, deshirat dhe synimet e veta , po ashtu me kujdes dhe me vizion te kjarte do ta ndertoi te tashmen e te ardhmen e tij.
Sa shume luftojme dhe perpelitemi perplot vuajtje me skemat e demshme te mendimeve tona negative qe na sjellin dhembje duke kritikuar, fajesuar, urrejtur, xhelozuar, hidheruar, zemeruar, frikesuar dhe inatosur me tjeret , besa edhe me vetveten per mos sukseset tona personale.
Nese te gjitha keto tendosje e shqetesime emocionale jane shkaktuar nga mendimet tona personale negative, te ndikuara edhe nga mendimet negative te tjereve per ne, duhet zevendesuar sa ma pare mendimet tona te errata, negative dhe shkurtpamese te cilat shkaktojne tendosje e shqetesime, me mendime pozitive, largpamese dhe te ndritshme per veteveten, per tjeret dhe per te ardhmen tone ne pergjithesi.
Per ta bere kete, eshte e nevojshme me pare te lirohemi nga e kaluara e hidhur dhe t`ua falim te gjitheve gabimet e bera ndaj neshe, e t`u kerkojme falje te gjitheve per gabimet tona ndaj tyre.
T´i falim gabimet e tjereve qe i kane bere ndaj nesh dhe t´u kerkojme falje per gabimet tona ndaj tyre, e marrim ne duar qelesin e ndryshimeve ma pozitive ne jete. Kur eshte fjala te faljet e kerkim faljet, duhet patur vemendje te shtuar e vigjilence, se kujt po i kerkojme falje, ae meriton ai faljen tone dhe ne, ae meritojme faljen e tije. Ke po e falim, e kush po na kerkon falje!?
Lexusi im i dashur, te kerkosh falje nga tjeret per gabimet tuaja pa dashje, ti falish tjeret po ashtu per gabimet e tyre pa dashje apo pa dije, nuk eshte ligesi por perkundrazi eshte menquri, largpamesi dhe njerezishmeri. I juaj, mesuesi Isë

Nxenes e ish nxenesit e mij te dashur te gjitha gjeneratave, ne radhe te pare po u falenderoi shume per sjelljen korrekte, per angazhimin e duhur ne mesim, per disiplinen, per aktivitetin rreth pyetjeve, debateve e pergjigjeve qe ishit te gatshem perhere dhe me vullnete te madh ta beni gjate oreve te mija mesimore, po u falenderoi per gjitha ato fjale te mira dhe shume miqesore qe i keni drejtuar punes dhe veprimeve te mija si mesues i juaj neper periudha te ndryshme, te cilat e pasqyruan nje historiat te shkurter te punes sime, bere neper kohe ne mesin tuaj te dashur, u falenderoi perzemersisht qe patet nje qendrim te afert, te sinqert dhe shume te ngrohte ne raport me punen time dhe me mua! Ishin kohe e dekada te permbushura me plote veshtiresi e vuajtje, krahas tyre edhe shume kenaqesi e krenari, sepse edhe permes atyre veshtiresive qe naj krijonte pushtuesi serbo- jugosllav, i benim balle trimerisht e burrerisht presionit qe e bente pushtuesi dhe bashkpunetoret e tije permes diferencimeve, burgosjeve e vrasjeve duke na etiketuar mesues e nxenes si nacionalist e irredentist, e permes linqimeve tjera te ndryshme, deri ne kualifikimin se, ne se bashku mesues e nxenes shqiptare nuk ishim te pershtatshem per regjimin fashist serbo-jugosllav dhe per bashkpunetoret e regjimigt ne fjale. Perkundrazi kete bagazh te madh fyerjesh e urrejtjesh racore nuk e perfillem fare dhe e injoruam tersisht, duke mbajtur gjalle e me krenari shkollen tone te dashur shqipe. Nga kjo perballje, ne saje te vullnetit dhe guximit tuaj e mesueseve se bashku me ju, dolem faqe bardhe dhe triumfues, nen perkrahjen e popullit tone te dashur, i cili na qendroi prapa heroikisht, me te gjitha mjetet qe i kishte ne dispozicion. Pas çlirimit te Kosoves nga pushtuesi serbo-sllav, vertete na mbante shpresa, juve dhe neve mesueseve tuaj, se do te ecim vrullshem perpara, me edukimin dhe arsimin e gjeneratave te reja, duke menduar se do te marrim dije dhe edukate sa me shume te jete e mundur, qe te pergatitemi per nje jete ma te dinjitetshme kombetare, familjare e personale. Nga kjo shprese e benim te pamunduren me plote vullnet, me plote guxim e dashuri, mesues e nxenes se bashku tok, pa u hamendur fare. Nxenes e ish nxenesit e mi te dashur, me keqardhje me duhet ta them dhe kete, pa fajin tuaj se, kohve te fundit, kane filluar te zbehen dukshem, vullneti, guximi, kembngulesia, deshira dhe dashuria qe e kishim ma pare per punen edukativo-mesimore, per dijen, per edukaten kombetare e patriotike dhe per shkollen e dashur shqipe, qe ta bejme ate, nje zonje te barabart me shkollat tjera te botes dhe ne, te barazohemi me qyteterimin njerezor duke ngritur nivelin tone kulturor, mesimor, edukativ e kombetar. Shpresoi dhe besoje forte ne ju, qe te dalim sa ma pare nga ky stagnim, nga kjo anarhi e mjegullnaj, qe po perhapet dita dites ne ambientet e shkollimit dhe edukimit te gjeneratave tona kombetare, e cila do te na kushtoi shume shtrejte, po se ndryshuam urgjentisht gjendjen kah e mira dhe e mbara. Une personalisht e kam ndermend, edhe perkunder mallengjimit te madh nga ndarja me ju, qe ishim te lidhur aqe shpirterisht mes veti, tani e tutje si ish mesues i juaj, do ta pres miqesisht daljen time ne pension, periudhen e pleqerise personale, duke mos iu ndare punes intelektuale, qe ta shperndaj si ma pare ne mesin tuaj te dashur, permes kanaleve tjera te mundeshme, te cilat na mundesojne vazhdimesine e komunikimit mes nesh. Faliminderit per gjitha ato qe i keni bere per mesimin, per edukaten, per shkollen shqipe, per veten tuaj, per mesuesit e saje dhe per kombin ne pergjithesi! Ripostim – I juaj mesuesi Isë

I nderuari profesori Isë, pas shume fjaleve te mira qe i thane shoket dhe shoqet e mija te shkolles per personalitetin dhe punen tuaj fisnike ne arsim, edhe mua me erdhe radha ti them dy a tri fjale per ju e punen e palodhshme tuajen.Urime dalja ne pension, uroj nga zemra te kesh shendet e shume vite tjera te lumtura me familjen tuaj! Ndihem krenare qe kam pasur fatin te me mesoj dhe te me keshilloj nje profesor si ju. Profesor, ishe dhe do mbetesh nje shembull i mire per te gjithe nxenesit e sidomos per mua, qe patem fatin te jesh mesues i joni . I nderuari profesori Isë, gjate ketyre viteve kemi mesuar shume gjera me vlere nga ju dhe sdo ti harrojme kurr. Eshte veshtire per ne nxenesit e kesaje shkolle te mungosh si mesimdhenes i jone, sidomos me ato fjalet e tua keshilluese, te ngrohta e te dashura per ne e veçanerisht per mua, kur me thirrje me nofken “Lazdrajka e Grajqevcve”. Faleminderit shume mesuesi Isë per durimin tuaj , qe kurr nuk u tregove i lodhur ne punen mesimore e edukative me ne! Kam nderin qe isha nxensja juaj. Me rrespekt Pranvera Grajqevci.

Koment:

Isa Thaçi Pershendetje te ngrohta e te sinqerta nga mesuesi Ise Pranvera! Ishte kenaqesia ime qe te pata nxenese te shkelqyeshme, te sjellshme dhe shume ambicioze! Nofka qe une te thirrja,” Lazdrajka e grajqevceve”, ne esence e kishte respektin e madhe qe e kisha ndaj teje dhe grajqevceve ne pergjithesi, te cilet ishin shtylle e forte e perkrahjes sime ne ato kohe te veshtira nga okupatori serb, qe isha ne balle te shkolles fillore Mihal Grameno, te ciles ia bene strehimin neper shtepite e tyre shkolla dhe ne punonim pa e nderprer shkollimin, te cilin e deshironte te nderpritet okupatori serb e sidomos çetniket e jogurt revolucionit te Fushe Kosoves . Respekt nga mesuesi Ise per ty Pranvera dhe per te gjithe grajqevcit e xhigolet, te cilet u treguan dashamire te shkolles shqipe dhe mbrojtes te saje, ne ditet me te veshtira okupuese qe i pate ajo dhe Kosova! I juaj, mesuesi Isë

Ne zemrohemi per shkaqe te ndryshme te cilat na pengojne e na shqetesojne qe ti realizojme deshirat dhe qellimet tona gjate jetes. Te zemrohemi per shkaqe te duhura, ne mase te duhur, ne kohe e moment te duhur, per aresye dhe ne menyre te duhur, eshte e arsyeshme por aspak e lehte.
Emocioni i zemrimit edhe pse kryesisht definohet si emocion negativ, me gjithe ate i ka vlerat dhe perparesite e veta derisa te jete nene kontroll te sistemit nervor parasimpatik i cili shfaqet me ndihmen e sistemit nervor simpatik dhe reagon ne mbrojtje te vlerave dhe parimeve me univerzale njerezore, kur ato vehen ne pikpyetje nga pengesa te shumta qe dalin prej individeve dhe rrethanave te ndryshme. Secili individ qe i ka ne rregull ndjenjat dhe emocionet personale, eshte e pamundshme qe mos te reagoi plote zemrim kur i shkilen te drejtat dhe i neperkombet autoriteti i tija personale, familjare, profesionale dhe kombetare. Nuk frenohet tersisht zemrimi sa do te perdorim teknika te ndryshme te mendimit pozitiv, kur vehet ne pikepyetje nga pushtuesit dhe forca tjera destruktive, liria, pavaresia, atedheu, uniteti kombetar dhe bashkimi i trojeve tona. Secili prej neve zemrohemi kur abozohet me moralin dhe dinjitetin tone personal, familjar dhe ate kombetar. Nese per keto shkaqe qe u ceken me larte zemrohemi, zemrimi yne eshte i arsyshem, me vende dhe i merituar, duke mos pajtuar per asnje qaste qe te na neperkemben gjerat me vlera univerzale njerezore, pa te cilat nuk ka jete te suksesshme, te lumtur dhe dinjitoze, edhe pse zemrimi eshte I demshem per shendetin tone.
Eshte per tu habitur se emocioni i zemrimit tek shumioca prej neve, me shume ze vende per cikrrima te vogla, per teka dhe interesa te ulta personale, se sa per vlera te medha njerezore e kombetare. Ze vende aqe, sa qe shpeshehere del prej kontrollit dhe shkatrron çdo gje te vlefshme, te ndershme, njerzore e kombetare.
Vertete po hargjojm energji te medha personale, shoqerore e kombetare ne deme te interesave univerzale per shtetin, kombin, familjen dhe veten, duke shfaqur zemrimin permes perkatesive politike dhe perkatesive fetare, perkatesive klanore e te biznesit duke harruar cdo gje kombetare, humane e njerezore per interesa te ngushta personale. Nuk ka zemrim ma te devalvuar, ma shkaterrues e ma te ulte njerezor e ma demtues, se kur shqiptaret zemrohen mes veti duke u pozicionuar kush pas nje partije e kush pas tjetres, duke u pozicionuar kush pas Europes e kush pas Turqise e shteteve aziatike, kush pas komunizmit e kush pas fashizmit e nazizmit, kush pas Beogradit e kush pas Athines, kur dihet se te gjithe keto raste qe i permenda ma larte ishin te pozicionuar ne deme te qeshtjes sone kombetare dhe coptimit e pushtimit te trojeve tona mbi 90% te tyre.
Lexuesi im i dashur, edhe nese zemrohemi eshte mire te mos zemrohemi per cikrrima qe burimin e kane ne interes, kariere e vese te ndryshme personale, por ta gjejme shkakun me te rendesishem e me te arsyeshme per ta shfaqur zemrimin ne mbrojtje te interesave kombetare, ne mbrojtje te lirise e pavaresise, ne mbrojtje te unitetit dhe bashkimit kombetar, ne mbrotje te nderit e moralit personal e familjar, ne mbrojtje te drejtesise e barazise, ne mbrojtje te familjes e vetevetes, gjithmone permes parimeve univerzale njerezore. Ripostim

Tek ne shqiptaret nje pjese dermues e tyre, dita dites po e deshmojne se me shume po mesojne çmenduri se sa mençuri duke perseritur e perforcuar ate derisa te behet realitet.
E njerezishmja, e panjerezishmja, qmenduria dhe menquria, normalja, jo normalja, e moralshmja, e pandershmja, drejtesia, padrejtesia, rrena e verteta, besa e pabesa apo tradhtia, puna e pertacia, dituria e padituria, narkomanija e prostiticioni, korrupcioni dhe punet tjera kriminale, mesohen dhe me kohen pervetesohen e perforcohen, duke kaluar nga shprehi ne pasion. Pasionet grupohen ne pasione pozitive dhe ne ato negative.Lum ai qe formon pasione pozitive e mjere ai qe formon pasione negative! Nese pasionet negative qe fatkeqesisht jane te shumta ne mesin tone kombetar nuk ndeshkohen, ato behen pjese e zakonshme e mbijeteses personale, familjare, institucionale, politike, fetare,kombetare dhe shtetnore.
Lexuesi im i dashur dita dites po perhapen pasionet negative te cilat vete po i mesojme, perforcojme dhe po i bejme realitet, deri ne shkallen e çmendurise. Do te ishte me mire per ne te mesojme e pervetesojme sa me shume shprehi e pasione pozitive se sa pasione negative, nese nuk kemi deshire te budallisemi e te qmendemi fare nga mesimet tona si individ, si familje, si institucion, si politike, si fe, si shtet e si komb dhe pastaj ti hapim syte rrethe e rrotull duke gjetur fajtorin jashte vetes sone. Fajtori me i madhe i yni eshte vetvetja. I juaj, mesuesi Isë

Depresioni shfaqet ne menyrat jo efektive te perceptimit tone te problemeve dhe detyrave qe na dalin gjate jetes. Ky perceptim jo efektiv shkakton telashe te ndryshme depresive ne procesin psikik intelektual, emocional, motivues, ne procesin e vemendjes dhe sjelljeve aspak te pershtatshme, qe ti zgjidhim problemet e ndryshme ne favor tonin.
Gjendje te tilla depresive manifestohen ne zvogelimin e interesimit tone per ngjarjet e ndryshme qe ndodhin rreth nesh, per zgjidhjen e favorshme te tyre. Manifestohen me zvoglimin e interesimit ta ndryshojme per te mire gjendjen tone personale, familjare e kombetare. Shkurt shprehur mos interesim total per ardhmerine tone personale, familjare, shoqerore e kombetare.
Gjendja depresive nuk i lene askujt aftesi, force, vullnet, guxim, deshire dhe dashuri per ti tejkaluar veshtiresite dhe pengesat qe na dalin para. Nuk i lene askujt aftesi e guxim per ti perdor te gjitha mjetet e mundeshme intelektuale, politike,demokratike, revolucionare e luftarake ne rast nevoje, per ti tejkaluar te gjitha veshtiresite dhe te gjitha pengesat.
Individit, familjes dhe kombit qe i mungojne cilesite e permendura me larte, per ti tejkaluar pengesat dhe veshtiresite, do te perfshihen nga nje numer i madh paknaqesish, zhgenjimesh, deshprimesh, pikllimesh dhe pesimizem per te ardhmen.
Shkaku i kesaj gjendje jo te kendeshme, jane ndikimet e shumta negative te faktoreve te ndryshem politik, fetar, ekonomik, shendetesor, edukativo-arsimor, juridik e policor. Dukurite negative te ketyre faktoreve, me doemos e sjellin ne gjendje depresive individin, familjen dhe shoqerine kombetare ne pergjithesi dhe ia zvoglojne kapacitetin e perceptimit sa ma te drejte te ketyre rrethanave qe ti tejkaloj me nje racionalizem te duhur.
Per ti shpetuar secili kesaj gjendje depresive psikike, duhet te marrim masa sa me pare qe ti luftojme dukurite negative, duke u nisur nga vetevetja e deri ne majat me te larta shtenore e politike. Per ta bere kete duhet te ndrmarrim veprime te rrepta duke i perdorur te gjitha mjetetet e mundeshme ne lufte kunder te gjitha veshtiresive, pengesave dhe dukurive devijante e negative ne nivel personal, familjar dhe ne nivel kombetar. Me nje fjale, kudo qe ndodhin dukurite negative, dhe kudo qe shfaqen veshtiresi e pengesa, i madh e i vogel duhet ngritur ne kembe per ti luftuar pameshirshem ato, qe ta krijojm nje ambient te shendetshem, te begatshem, te dinjitetshem, te barabart per te gjithe, humane dhe te lumtur.
Nese pajtojme me gjendjen momentale depresive qe e ka perfshire vendin tone dhe qendrojme duar kryqe, po e bijme veten qe mos te kemi rrugedalje tjeter , pos me ike me te madhe nga vendi, per tua leshuar pushtuseve tane kete vende, qe me te gjhitha mjetet po e kerkojne. Te rijnte ma te mire te vendit apo inteligjenca jone po e marrin gjithnje e ma shume rruge e pakthim, duke udhtuar drejte hiqit e rrethe tij neper bote.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha e fundit qe se bashku te gjithe, ti luftojme dukurite negative, qe e kane perfshire mesin tone kombetar, familjar e individual, nese nuk kemi deshire te perfshihemi edhe me teper nga gjendja e thelle depresive shpirtnore, e cila po mbulohet gjithnje e me shume me zhgenjime, deshprime dhe qendrime pesimiste, per te ardhmen personale,profesionale, familjare dhe kombetare. I juaj, mesuesi Ise

Nese dojme te na buzqesh fati, secili prej nesh, ma pare duhet t´a dijme se nuk mund t´i kemi te gjitha gjerat te cilat na pelqejne, andaj duhet te mesohemi e te knaqemi me ato qe i kemi dhe te punojme pa rreshtur per ato qe i deshirojme. Po qe se nuk e kemi kuptuar kete parim jetesor, mund t´a veshtrojme boten ne menyre pesimiste, te erresuar me ngjyra deshperuese, mbushur me zhgenjime e deshtime , duke e humbur shijen per jete dhe kuptimin e saje, pa na buzeqeshur aspak fati.
Nje fat i buzeqeshur ne pjesen me te madhe te rasteve, varet nga gjendja e veqante qe e posedojme ne boten e brendshme shpirterore, se sa nga ngjarjet e jashtme jetesore qe na ndodhin. Jeta eshte e mbushur me ngjarje te ndryshme, me gezime, me krenari e lumturi, me hidherime e shqetesime emocionale. Nese kemi vullnet te dobet, kurajo jo te duhur dhe menquri e pervoje te pamjaftueshme jetesore, u dorezohemi atyre ngjarjeve jo te kendeshme ne menyre passive, duke pajtuar me to dhe me goditjet e tyre te ndryshme.
Nese kemi vullnet te forte, kurajo te duhur, dituri e pervoje te mjaftueshme, fati dhe lumturia eshte ne duar tona, sepse timonin e ekzistences jetesore e drejtojme nga dojme ne, e jo nga na qojne rrethanat. Per t´a drejtuar kah deshirojme ne, timonin jetesor pa veshtiresi, duhet t´a kemi te kjarte qellimin dhe deshirat tona se çka dojme te arrijme gjate jetes. Kur qellimin dhe deshirat tona jetesore i kemi te kjarta, sado te veshtira qofshin rrethanat ne te cilat jetojme e veprojme, prap se prap e arrijme qellimin.
Fatkeqet jane njerez qe u frikesohen rrethanave jetesore dhe jane shume te rrembyeshem dhe bijne shpejte ne panik, para rrethanave jetesore qe u ndodhin. Ata jane njerez pa iniciative, nuk kane qellim te caktuar e deshira te kjarta per jeten dhe asgje nuk ndermarrin per t´a ndryshuar fatin e tyre jo te mire. Jane te paqendrueshem dhe dorezohen para qdo sprove.
Ndersa njerezit qe u buzeqesh fati, jane njerez aktive perplote deshira me qellime te kjarta ne jete dhe çdo gje qe e deshirojne, e provojne me kemngulje ta arrijne per te miren e fatit te tyre.Jane te guximshem dhe ballafaqohen me situata ta renda e te veshtira, para te cilave nuk dorzohen e nuk zhgenjehen fare. Lexusi im i dashur, njerezve qe u buzeqesh fati mund te pesojne ndonje permbysje, por kurrsesi nuk e pranojne zhgenjimin.
Eshte gabim i madh nese besojme ne buzeqeshjen e fatit te rastesishem. Fati nuk vie vetvetiu, por ai eshte i varur nga vullneti, deshira, guximi dhe qendrueshmeria jone para rrethanave, qe na sfidojne gjate jetes. I juaj, mesuesi Isë

PëlqejShiko më shumë reagime

Komento

A ka ne bote njeri te paster si loti?! A ka njeri qe eshte tersisht pa te meta?! A ka njeri qe eshte tersisht i shejte?! A ka njeri qe nuk posedon sepaku nje veti te kafshes, mos ma shume?! Njerezit e kesaje bote, pa perjashtim racor e fetar, politik e kombetar, posedojne me t`metat dhe perparesite e tyre, kush ma shume e kush ma pak. Genjehen te gjithe njerezit e kesaje bote qe mendojne se jane tersisht te paster, pa gabime dhe pa t`meta. Lum ata qe bejne perpjekje gjate jetes, ti zvoglojne gabimet e tyre, sa te jete e mundur! Mjere ata qe jetojne me gabimet e veta dhe i persosin ato gjate jetes, duke i kriminalizuar e dehumanizuar, ne dem te tjereve e te vetevetes! Sa kemi nevoje te keshillohemi me tjeret dhe edukohemi nga shembujt e mire human e njerezor qe i bejne ata. Shume e lumtur, e kendeshme dhe produktive do te behej jeta, kure arrijme te edukohemi sa ma njerezisht, sa ma kombetarisht, moralisht, te edukohemi me i dashte tjeret, me bashkpunuar me ta, me e dashte punen, dijen, te edukohemi si guximtar ne mbrojtje te virtyteve njerezore, ne mbrojtje te lirise e atdheut tone, edhe kur ka nevoje te sakrifikohemi duke u perballur me armiqte tane, te edukohemi ti rrespektojme miqte, familjen, farefisin pa perjashtim, i madhe e i vogel, burr e grua, fetar e politikan, intelektual e shkenctar, ne tere rruzullin toksor e sidomos ne trollin tone shqiptar, ku flitet shqip e nuk po jetohet shqip, per ta bere nje jete si njerez te barabart dhe me dinjitet, e jo si njerez te pergjakur nga te huajt, te nenshtruar e te poshtruar nga ata.
Lexuesi im i dashur, edukata eshte virtyti yne me i larte njerezor, pa te cilen nuk ka jete te barabarte e njerezore. I juaj, mesuesi Isë

Thjerzat tona, jane ato qe na imponojne menyren e te perceptuarit te kesaje bote. Menyren e sjelljeve dhe veprimeve tona ne raport me te, e ne raport me veten. Sipas menyres se te perceptuarit, bejme edhe interpretimin e realitetit te kesaje bote, natyrore, shoqerore dhe shpirterore.
Secili duhet ta kuptojme se nuk ka persosmeri te vertete ne kete bote, e cila eshte e ndare nga jeta e perditshme dhe ndikimi i saje tek ne.
Jeta i ka sfidat e saje te cilat duhet perceptuar sa me drejte, per ti kapercyer me sa me pak pasoja apo tersisht ne favorin tone personal, familjar, shoqeror e kombetar.
Per ta bere nje perceptim te drejte, duhet te kemi kujdes se me cilat thjerza po sherbehemi, me te huajat apo me tonat, per ti perceptuar sfidat qe na dalin para. Thjerzat ka nevoje te riparohen perhere, nese nuk deshirojme ta deformojme realitetin e kesaje bote, per e kunder interesave tona personale, nese nuk deshirojme ta deformojme karakterin etik e njerezor dhe personalitetin ne pergjithesi, nese nuk deshirojme te gjunjezohemi para sfidave qe naj sjelle jeta dhe te tretemi ne to si qenje e gjalle por pa kurriz.
Lexuesi im i dashur, nese nuk kemi kujdes se, me cilat thjerza po sherbehemi , me tonat apo te huajat per ta perceptuar realitetin kesaje bote me plote sfida, do te tretemi, do te deformohemi dhe do te zhgenjehemi nga iluzionet e pafundme mashtruese gjate kesaje jete. I juaj mesuesi Ise

Qe nga perfundimi i kohes se materirkatit femra nuk e ka statusit te cilin e meriton ne mesin e nje shoqerie. Ajo po neperkembet nga te gjitha menyrat dhe personaliteti i saje nuk po respektohet si personalitet i barabart me mashkullin. Kjo gjendje e pa barabart, dukshem po manifestohet edhe ne ditet e sotme ,ne mesin e shoqerise sone shqiptare. Nese gjysma e kombit nuk e gezon lirine e plote dhe trajtimin e barabart, assesi nuk ka mundesi te perparoi shoqeria jone, vendi, fushat e ndryshme jetesore politiko- shoqerore, familjare dhe individuale e kombetare. Kur e theme kete jam plotesisht i bindur, se e tere bota njerezore, ze fille e zhvillohet qe nga barku i nenes e derisa te pavaresohet tersisht per te jetuar, pa perkujdesin e madhe te nenes dhe prindit tjeter, nuk do te kishte kurrfar mundesije per te jetuar me gjate. Sipas statusit dhe respektit qe e posedon femra ne familje e ne shoqeri, te njetin statues do ta kete edhe bota femijerore, e cila rritet e zhvollohet ne duarte e nje nene. Nje nene, nje bashkeshorte e pa trajtuar mire, me nje nivel te ulte arsimimi, me nje pozite nenshtruese, e pa punesuar, apo verja e kushteve ne punesim e ne shkollim dhe me nje shendet jo te mire fizik e psikik, eshte e pamunder te kete edukim dhe zhvillim te drejte e te mirefillt bota e femijeve tane, mbi te cilet i vare shpresat kombi yne.
Pozicioni i femres ne familje eshte i neperkambur si bashkeshorte, e cila trajtohet vetem si amvise, e jo si intelektuale me te drejta te barabarta ne raport me bashkeshortin. Si nene gjithnje e me shume po i bije vlera dhe po trajtohet nga femijet e vete, si nje person e cila eshte e detyruar vetem tu sherbej femijeve e jo te gjene perkrahje nga ata, qe edhe nena e tyre te kete kohe te merret me punet e veta personale, intelektuale, politike e rekreative. Krahas kesaje pabarazie edhe femra po eskalon me sjelljet e saje destruktive si bashkeshorte e si nene, ku shpeshehere eskalon situata ne menyren me te devalvuar ne mes bashkeshorteve qe nuk kane respekt te dyanshem, qe nuk kane respekt te duhur mes femijeve te tyre. Me nje fjale krijim i nje rremuje ne familje, ku eshte humbur tersisht respekti, mirkuptimi dhe trajtimi i barabart ne mes veti, si bashkeshort e si trup familjar.
Po ashtu edhe ne vendin e punes femra nuk e ka te njetin status dhe trajtim si te mashkullit, nuk e ka nje trajtim intelektual, profesional, kolegial e njerezor, por ka tendenca qe ajo me shume te trajtohet e keqeperdoret si mjet dhe vetem si prone seksuale e dikujt . Kjo dukuri deviante shoqerore e kombetare, po perhapet neper organizata punuese shtetnore e me theks te veqant neper ato private. Permes ketij trajtimi te botes femerore, gjithnje e me shume po i ulet autoriteti, integriteti dhe po i devalvohet ne radhe te pare presonaliteti dhe karakteri i femres nga mashkulli, po devalvohen marrezisht pergjegjesite qe dalin nga vendi i punes, po devalvohen raportet ndernjerezore, po ulet produktiviteti i ndermarrjeve punuese, te cilat po shkojn drejte falimentimit dhe shkatrrimit te prones dhe pasurise shoqerore dhe asaj private, permes keqeperdorimit moral, njerezor e profesional te paleve dhe permes keqperdorimit material e pronesor ne vendin e punes ku punojne palet. Po devalvohet dhe perulet personaliteti professional e pedagogjik i udheheqesit, i mesimdhenesit, i mjekut, i gjykatesit ,i avokatit dhe i udheheqesve ne segmenetet tjera shoqeroro-politike ne nivel komune dhe ne nivel shtetnor, duke i shfrytezuar pozitat dhe pergjegjesite e veta ne deme te statusit te femres sone shqiptare. Femra shqiptare edhe ne politike e ne vendet tjera udheheqese, nuk eshte e barazuar me mashkujt, por e trajtuar si eshte me keqe, e injoruar dhe e perbuzur si personalitet ne aspektin professional, moral, human, politik e kombetar, duke u veshtruar nga shume kush, vetem nga kendveshtrimi eksploatus, si objekt seksual per matrapaz, e shume pak apo aspak e trajtuar si qenje njerzoe, e barabart me mashkullin. Vertete gjithnje e me shume kjo qasje ndaj femres po manifestohet, permes vendit te punes se saje, permes notes gjate shkollimit, permes diplomave e gradave shkencore, permes pozites e shume gjerave tjera fyese e devalvuese per autoritetin e saje.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha te respektohet autoriteti e personaliteti i femres sone, te barazohet me boten mashkullore, te shkollohet e te punesohet pa kushte, te zgjidhet neper vende udheheqese, sipas aftesive qe i ka e jo sipas kushteve qe i parashtrohen, te perkrahet e te ndihmohet profesionalisht e politikisht ne shoqeri e ne familje dhe vertet te jete e barabat me mashkullin, nese e deshirojme nje shoqeri e nje komb komplet te shendetshem e perparimtar. I juaj, mesuesi Isë

Per tu shkeputur sa me shume nga niveli i botes se kafsheve, femra dhe mashkulli, ne mesin njerezor duhet te respektohen sa ma njerezisht e moralisht mes veti, qe ta kemi nje shoqeri te shendetshme, te zhvilluar e ma produktive. Femra dhe mashkulli qe respektohen, perkrahen, bashkpunojne me njeri tjetrin pa prapaskena te motivuara nga egoja e ndjenjes seksuale, tregojne nivelin e tyre, se sa te njerezishem e te ngritur jane ne raport me njeri tjetrin e me veteveten. Mashkulli dhe femra qe nuk trajtohen njerezisht mes veti, i kane humbur virtytet njerezor dhe jane tretur pas botes se deformuar seksuale , e cila gjithnje e me shume po i konkuron njerezishmerise dhe nderit tone personal, familjar e kombetare.
Sote gjithnje e ma shume, ka tendence mes gjinise femrore dhe mashkullore, te vleresohen mashkulli dhe femra vetem nga kendveshtrimi i botes seksuale, duke i lene pas dore shume vlera qe i posedojne keto dy gjini. Si, vlerat shpirterore, morale, kombetare, intelektuale, humane, shendetesore, profesionale, bashkeshortore, familjare dhe prindore, qe duhet ti posedojne ne nivel te duhur te dyja palet. Me nje fjale gjithnje e ma shume po behet mode, nderrimi i partnereve, bashkjetesa me partnerin, divorcet mes tyre, vetem e vetem per ti plotesuar deshirat e pa fundme dhe te deformuara seksuale. Ky vrap i pakontrolluar, gjithnje e me shume, po e dehumanozon çdo raport njerezor mes mashkullit dhe femres, mes detyrave, obligimeve e pergjegjesive, qe duhet ti kene ndaj njeri tjetrit, qe mos ta eksplorojne njeri tjetrin pameshirshem e ne menyre te eger, duke e lene me shpirte te thyer e te shkatrruar tersisht, njera pale tjetren dhe femijet e tyre. Kesaje dukurie i thuhet tersisht, zhveshje nga obligimet e pergjegjesite qe dalin ndaj njeri tjetrit. Kuptohet viktime ma e madhe e ketij raporti te deformuar njerezor eshte femra, te ciles po i qiten kushte nga te gjitha anet qe te viktimizohet me dashje e pa dashje.
Sa ma e ulte vetedija e nje shoqerie, sa me e ulte baza ekonomike, sa me e madhe vareferia, papunesia, aqe me shume humbet shpresa, shtohet stresi, humbet besimi ne vetevete, ku personit nuk i mbetet gje tjeter vetem te merret me ato sjellje e veprime te cilat e manifetojne gjendjen ma stresuese dhe shpirtin e smuar. Ne pamundesi qe te gjendemi sa me drejte neper situata te ndryshme njerezore, ne jipemi pas atyre rrugeve qe na deformojne ma se shumti, si qenje te vetedijshme shoqerore dhe vertete bijme ne pozita qesharake e te ulta, si alkoholiqar, si te droguar, si te pamoralshem, duke ia kthyer shpinen te gjitha gjerave ma njerezore qe nga vetevetja, familja, shoqeria, profesioni, vendi i punes dhe kombit ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, nese kemi deshire te shkeputemi nga bota e kafsheve dhe te dallojme ne raport me te, duhet ta respektojme sa me njerezisht palen e kundert gjinore, njejte ate mashkullore dhe ate femerore, duke i humanizuar sa ma shume raportet ndernjerezore mes veti. I juaj, mesuesi Ise

Politika dhe grupacionet e ndryshme politike, fetare, profesionale, shkencore, familjare e individuale, te cilet e posedojne nje shpirt te smuar, me doemos sjellin pasoja te medha kombetare e njerezore ne pergjithesi. Brenda atij shpirti qe e posedon shoqeria, bashkejetojn edhe shpirtrat e grupacioneve te permerndura me larte. Te gjithe shpirtrat ne fjale, qe bashkjetojne ne mesin e nje shoqerie me shpirt te smuar, infektohen me ate smundje shpirterore qe e posedon shoqeria dhe e perhapin gjithnje e ma shume, edhe pse disa bejne perpjekje qe ta sfidojne kete smundje infektive shoqerore, qe mos te infektohet shpirti i tyre i paster dhe i shendetshem.
Kur shpirti i nje shoqerie eshte i smuar, kjo shoqeri nuk ka guxim te perballet me ndryshime, me risi, nuk i perballon dot sfidat qe i dalin para, sepse i mungojne aspiratat, vullneti, deshira, kombengulesia, guximi dhe projektet per ti quar proceset perpara. Kjo shoqeri nuk i beson te tashmes dhe te ardhmes, nuk ndjehet pjese e nje organizimi shoqeror, pjese e nje pergjegjesie per te miren e kombit, vendit dhe shtetit, pjese e nje pergjegjesie kolektive, pjese e nje sakrifice te interesave personale, ne dobi te atyre shoqerore e kombetare.
Shoqeria jone shqiptare gjithnje e me shume po perfshihet nga ky shpirt i smuar dhe shume i lige, ku gjithnje e me shume po humbet besimi tek e ardhmja e kesaj shoqerie, tek e ardhmja individuale, familjare e kolektive. Nuk pranohen ide te reja, ndryshime te mundeshme e te domosdoshme per vendin, nuk merren pergjegjesi kolektive, personale e kombetare. Gjithnje e me shume njerezit po fokusohen rreth interesave personale egoiste, ne dem te atyre shoqerore e kombetare. Askush nuk merr pergjegjesi te mirefillt per interesat e pergjitheshme shoqerore e kombetare. Kjo shoqeri po ecen gjithnje e me shume drejte rrugtimit, ku secili eshte fokusuar me pergjegjesit qe i posedon, drejte mireqenjes personale e familjare, duke harruar tersisht pergjegjesine kolektive e kombetare per interesat e veta egoiste.
Secila shoqeri e cila ka ece rrugtimit te vete me nje shpirte te smuar, ka falimentuar me pasoja e me gjakderdhje te medha. Shembuj te tille, neper periudha te ndryshme historike, ishin fundosjet me pasoja e gjakderdhje,. te shume perandorive te ndryshme neper periudha historike.
Nje shoqeri e smuar shpirterisht e humb rrugen e saje te zhvillimit, perparimit dhe persosjes ne baza kolektive, shoqerore, kombetare, familjare dhe individuale, sepse nuk posedon me kurrfar force, qellime e projekte, per ti quar proceset e zhvillimit perpara. Ne vende te aspiratave te verteta per zhvillim e perparim te barabart e te gjitheanshem shoqeror e kombetar, vershon me parulla boshe e te pakuptimta te cilat i shkatrrojne idealet e nje shoqerie, idealet e nje kombi, e nje grupacioni politik e fetar, profesional e shkencor, familjar e personal.
Simptomat e nje shoqerie te smuar jane, korrupcioni, amoraliteti, trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, devalvimi dhe poshtrimi i drejtesise, ekonomise, shendetesise, edukimit, arsimit, bujqesise, tregtise, devalvimi i punsimit, papunesia fare, punesim ne baza partiake, e jo ne baza te shendosha profesionale, devalvimi i emrimit te atyre njerezve neper pozita dhe pergjegjsi shoqerore e kombetare, te cilet nuk i meritojn ato pergjegjesi, shkatrrimi i pasurise shoqerore e kombetare ne favor te interesave personale, pergatitja e sherbimit policor qe te sherbej ne baza partiake dhe nje numur i pa fund i smptomave te smundjes shpirterore qe e karakterizojne nje shoqeri e cila eshte e smuar shpirtnisht.
Lexuesi im i dashur, per ta sheruar nje shpirt te smuar shoqeror, me pare duhet te nisemi nga vetevetja, qe ta ndertojme nje shpirt te shendetshem e sa me te paster personal, profesional, familjare, institucional, shkencor, politik, fetar, kombetar dhe shtetnor. Per ndryshe do te fundosemi edhe vete ne plehrat e pa fundme, te smundjeve shpirterore qe e kane perfshire nje shoqeri te smuar. I juaj, mesuesi Isë

Bindjet tona per njerezit i formojme permes te verejturit te thjeshte e sistematik, permes thash e themeve e paragjykimeve, me tendenca te ndryshme dhe ne baze te saje i gjykojme ata, per te mire apo per te keqe. Vleresimet per njerezit, te cilat mbeshteten ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme e ne paragjykime me tendenca te ndryshme, nuk jane te sakta, sepse nuk mbeshteten ne argumente dhe fakte te verteta bindese e te verifikuara, te cilat dalin permes te vrejturit sistematik shkencor, por jane nje fushate e ulte me tendence per ta perbaltur personalitetin e dikujt, duke e ngritur veten ne dem te tjereve. Fatkeqesisht çdo gjykim qe e bejme per njerezit, ma shume mbeshtetemi ne te dhenat qe i marrim permes te verejturit te thjeshte, thash e themeve dhe paragjykimeve tendencioze, se sa ne te dhenat e argumentuara qe dalin nga te verejturit sistematik shkencor, te kontrolluara mire e te verifikuara ne kohe. Qasja e verojtimit te thjeshte, na bene te gabojme shpesh gjate vleresimit tendencioz te njerezve, per te mire apo per te keqe, duke i perforcuar pozicionet tona personale, kundra e pro tjereve . Sa shume ka marr hov dhe sa shume po zene hapsire dita dites, vleresimi tendencioz ne mesin e shoqerise sone kombetare, pro e kontra tjereve, per ti pozicionuar favorshem interesat dhe autoritetin personal.
Lexusi im i dashur, nuk eshte mire ti gjykojme tjeret ne baze te verejturit te thjeshte, thashe e themeve dhe ne baze te paragjykimveve, sepse vleresimet tona dalin shume subjektive, shume qesharake, te pa argumentuara dhe tersisht genjeshtra, qe behen ne dem apo ne favor te autoritetit te tjereve, per interesa personale. I juaj, mesuesi Isë

Me keto sjellje qe po i bejme, nuk ndryshohet per te mire gjendja e kombit tone, perkundrazi thellohet e keqja edhe me shume. Çdo gjendje e cila na rrethon, shkak e ka sjelljen tone per ato qe pasojne.
Nuk mundet assesi te ndryshon per te mire gjendja jone kombetare, me sjellje te korruptuara, perqarese ne baza partiake, fetare dhe regjionale, me sjellje nenshtruese e poshtruese ndaj pushtueseve tane, me sjellje dinake, cinike e injorante ndaj miqeve tane, te cilet na perkrahen ne ditet me te veshtira. Nuk mbahen miqte me sjellje e veprime te korruptuara, duke lulzuar korrupcioni dita dites, trafikimi i supstancave narkotike,militantizmi partiak e diktatura. Nuk mbahen miqte me shitjen e pasurise se perbashket kombetare, me legjitimimin e krimineleve serb neper strukturat tona shoqerore, politike e shtetnore, me themelimin e zajednicave serbe, me falje tokash serbo-malazezeve dhe maqedono-grekeve duke i ndryshuar vijat kufitare ne dem te tokave tona.
Cili prej miqeve tane, tani per tani e mbrone themelimin e Bashkesise se Komunave shqiptare me kompetenca shtetnore te shqiptareve ne trojet e veta ne Greqi, Maqedoni, Serbi dhe te shqiptareve ne Mal te Zi. A i pranojne keto shtete Asociacione te tilla, sado presion te kene nga tjeret, edhe pse krahasuar me perqindjen serbe ne Kosove, perqindja e shqiptareve eshte shume fish me e larte ne trojet e veta te pushtuara nga serbo-malazet dhe nga maqedono-greket?! Cili prej fqinjeve tane pushtues e pranon demarkacionin e kufinit, te thellohet ne teritorin e tyre, edhe pse ky teritor eshte i mbuluar mbi 50% apo 100% me trojet tona, siq po pranojne politikanet tane te mjere ne koke e ne shpirte?! Cili prej miqeve do te na perkrah, tua marrim trojet e tyre fqinjeve tane?! Cili prej miqeve do te na perkrah, siq po i perkrahin fqinjet tane pushtues sllavo-grek dhe po u apin perparesi per pranimin e tyre ne Europe, edhe pse duar e kembe i kane te lyera me gjakun e popujve te ballkanit, e sidomos me gjakun e shqiptareve?!
Lexuesi im i dashur eshte e kote pritja, qe te ndryshohet diçka per te miren e kombit tone, me keto sjellje qe po i bejme si komb, si politike, si shtet, si histori e si teritor gjeografik, duke u nenshtruar marrezisht e poshtersisht ndaj pushtueseve tane, ndaj kerkesave te Europes e nderkombetareve pergjithesisht, edhe kur nuk kane aspak te drejte, me kerkesat dhe qendrimet e tyre. I juaj, mesuesi Isë

Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime, sa do pasuri te kem, e sado grada shkencore, tituj e pozita, kur e perjetoi dhembjen e popullit t’im, qe po e shkaktojne pushtuesit sllave serbo-malazez dhe ata maqedono-greke. Ndjehem i suksesshem e pozitiv ne mendime kure me shkon mendja dhe rritet deshira e vullneti, qe se bashku me popullin tim ta fitojme lirine, unitetin kombetar e vellezeror dhe bashkimin e trojeve ne nje shtet shqiptar, qe ti eliminojme njehere e mire perqarjet ne baza politike, fetare, intelektuala dhe ne baza regjionale, te mos na sundojne e nenshtrojne lehte pushtuesit tane. Ky eshte suksesi ma i madh dhe mendimi ma pozitiv i imi dhe medoemos duhet te jete edhe per shqiptaret si komb.
Ndjehem i suksesshem dhe pozitiv ne mendime kur interesat kombetare i ve ne balle te prioriteteve te mija dhe nuk i shkeli e nuk i abuzoi ato per interesa personale, duke menduar pozitivisht se, cilat jane mundesite e mija personale qe ta jap edhe une, sa do pak kontributin t’im kombetar gjithnje ne vetepermbajtje nga cdo keqeperdorim, uzurpim dhe mashtrim, per te uzurpuar dy e me shume vende pune, ne dem te tjereve, duke u pasuruar permes rrugeve jo ligjore.
Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime kur profesionin t’im nuk kam mundesi e kushte te volitshme ta ushtroi me deshire e me vullnet, qe t’i perjetesoi e ti perjetoi te mirat e tije se bashku me popullin t’im.
Ndjehem i suksesshem dhe pozitiv ne mendime atehere kur une si mesues e jap kontributin tim per shkollen shqipe duke punuar ne edukimin dhe aftesimin e nxenesve e studenteve mbi baza te mirefillta kombetare, shkencore dhe mbi baza morale e njerezore, gjithnje duke ua ngjalle e perforcuar deshiren dhe vullnetin e forte te tyre per punen, mesimin, diturine, respektin, modestine, guximin dhe dashurine per atedhe e per liri, per familjen e per veten e tije. Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime sado pasuri te kem, grada, tituj e pozita,atehere kur i perjetoi thelle ne shpirte keqeperdorimet e popullit t’im nga politika shtetnore, nga partite politike, nga grupe te ndryshme fetare, nga abuzimi me drejtesine dhe ligjet e saje, ekonomine, shendetesine, arsimin, biznesin dhe fusha tjera me rendesi shoqerore e kombetare. Ndjehem i suksesshem e pozitiv ne mendime duke hedhur drite sa do pak mbi keto keqeperdorime dhe duke menduar per nje politike ma kombetare e ma shtetnore ne sherbim te vendit e te kombit, duke menduar per nje drejtesi te pa anshme per t’i mbrojtur te drejtat ne menyre te barabart per secilin, pa dallim feje e politike, pa dallim race e gjinie, pa dallim moshe dhe pa dallim pozite, duke menduar per nje mjekesi me humane, me efektive, qe mbeshtetet gjithnje e me shume ne parimet etike te Hipokratit, per nje ekonomi te zhvilluar per interesa te te gjitheve, pa keqeperdorime, uzurpime dhe pervetesime te paligjeshme te asaje, per nje edukim e arsimim me cilesor qe i ploteson kerkesat me te domosdoshme te gjeneratave te reja, mbi supet e seciles varet shpresa e te ardhmes tone kombetare. Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime kur neper shkollat tona e univerzitete leshohen deftesa e diploma me pare, ipen tituj e grada shkencore pa merita fare, sipas klaneve e perkatesive familjare e miqesore, kure hapen shkolla e univerzitete private pa kurrfar kriteresh, pa kurrfar cilesie e pa kurrfar kuadri adekuat.
Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime atehere kur kurset dhe trajnimet e shumta organizohen mbi baza te perfitimit e shperlarjes se parave, mbi baza te mashtrimit sa per tu marr para atyre qe i frekuentojne keto kurse e trajnime , me shprese se do te pergatiten per jeten e tyre. Nuk ndjehem i suksesshem as pozitiv ne mendime, kur kurset e trajnimet i mbulojne ata qe nuk kane as pergatitje e as kritere profesionale per kurset dhe trajnimet qe i bejne, per ta dhene kontributin tyre ndaj kursisteve e te trajnuareve, te cilet paguajn para te majme dhe humbin kohe per keto kurse e trajnime, qe fare pak te mos them aspak, po tregojne suksesin e tyre per te cilin edhe funksionojne.
Lexuesi im i dashur, keshtu fillon e vazhdon pafundesisht ndjeshmeria apo mosndjeshmeria e sukseseve dhe mendimeve pozitive, per nje pjese te njerezve. Per pjesen tjeter, Zoti e befte mire! I juaj, mesuesi Ise

Ne radhe te pare e kane fjalen trajneret e puntoreve dhe reformatoret ne arsim, qe ishin ne balle te trajnimeve e reformave, te na thone dicka per kete gjendje jo te mire ne edukimin dhe arsimin tone, sepse kane pas menduare keta zoteri, se jane zbuluesit e pare te metodave, teknikave e formave bashkohore te mesimdhenjes e mesimnxenjes, te cilesimit e notimit te nxenesve, zbulusit e pare te permbajtjeve bashkohore ne arsim e edukim.                                                                                                                                                                                                                                                             Pasi qe e kam provuar ne lekure vleren dhe cilesine e kontributit, dhene nga trajneret dhe reformatoret gjate karieres sime edukativo-mesimore dhe i kam bere mbi 800 ore trajnime dhe ate  pas luftes , periudhat e mahershme nuk po i numroi, ndoshta kame te drejte ta jap mendimin dhe bindjen time , qe e kam formuar gjate asaje periudhe te trajnimeve dhe reformave, se asnjeri prej atyre trajnereve dhe reformatoreve nuk ishte ne nivel te duhur dhe nuk e kishte te kjarte se qfare duhet te arrihet permes atyre trajnimeve apo reformave ne fjale, qe u shkumonte goja, gjaja si perparimtar e moderator te arsimit.                                                                                                                                                                                                                                      Qe nga koha e Daksnerit e kam ngrite zerin, permes revistes “Shkendija” te vetemen Reviste te arsimit , te cilen e mbyllen trajneret, dhe reformatoret ne sherbim te Daksnerit, qe me plote gojen na dilnin perpara, neve qe na trajnonin se, po bejne mrekulli ne reformimin e arsimit tone, po bejne trajnime e pergatitje te mrekullushme te kuadrit mesimor, edhe pse ne te gjitha ato trajnime, une e disa shoke te mij nuk kemi pajtuar me menyren se si punohej permes nje delintantizmi te papare, gjate trajnimeve e reformave te ndryshme ne planprograme mesimore, ne tekste shkollore, ne udhezues te notimit e cilesimit te nxenenesve.                                                                                                                                                                                          Ne ate kohe trajneret, na akuzonin neve disave se, po derdhim lote korkodilli per te kaluaren e arsimit dhe po vuajme nga nostallgjija e asaje te kaluare. Ja tani lotet tane prej korkodilli, po deshmohen dita dites se, nuk paskan qene lote te korkodillit, por lote profesionalist te dashamireve te arsimit, qe ia kane kushtuar jeten profesionalisht, moralisht e kombatarisht atij. Keta lote u derdhen kote sepse hasen ne vesh te shurdhet, sikur ma heret qe hasnin ne vesh te pushtueseve tane dhe na largonin nga puna e na diferenconin si njerez te pa pershtatshm qe ta mbajm ditarin ne dore .   Keta trajnere e reformator, jo vetem qe e benin kete te zeze gjate reformave e trajnimeve, por keta burra  per hater te qellimeve destruktive te Daksnerit, i mbyllen per leverdite e veta institutet pedagogjike qe ishin dhe funksiononin ma pare ne nivel te Kosoves, ne nivel rajonal e komunal. E mbyllen Revisten Shkendija, te vetmen revist qe percillte porvojat e ndryshme ne arsim, e mbyllen sherbimin pedagogjiko-psikologjik neper shkolla, duke i larguar nga vendet e punes edhe pedagoget shkollor, te cilet ishin te thirrur ta benin percjelljen e organizimit edukativo-mesimor ne menyre profesionale, percjelljen e cilesimit dhe notimit te nxenesve, percjelljen e menyres se paisjes se shkollave tona me tekste shkollore e me literature te duhur profesionale per mesimdhenes, percjelljen e bashkpunimit shkolle familje, arsimtar nxenes e arsimtar prinder te nxenesve, percjelljen e paisjes se shkollave me kabinete e mjete mesimore dhe menyren e perdorimit te tyre, trajtimin ne menyre profesionale te problemeve te ndryshme qe u ndodhin nxenesve ne mesim, me shoket e tyre, me shendetin personal e probleme tjera te shumta rreth disiplines se nxenesve, rreth suksesit ne mesim, rreth vijueshmeris se rregullt neper oret e mesimit.                                                                                                                                                         Perkundrazi , ne vend te ktyre profesionalisteve qe jane alfa e omega e institucioneve edukativo-mesimore, i mbushen shkollat tona me sigurimca, qe me dajak e me force ta mbrojn jeten e lire dhe rregullat e rendin shtepiak ne shkolle.
Lexusi im i dashur, mos prit shum se do ta thote kush fjalen per kete gjendje jo te mire, ne edukimin dhe arsimin tone kombetar. I juaj, mesuesi Isë

Metodat, format dhe teknikat e mesimdhenjes, mjetet dhe objektet e ndryshme mesimore, literatura, tekstet dhe doracaket shkollor, fleksibiliteti, vullneti dhe kapaciteti intelektual e profesional i mesimdhenesit dhe menagjusit, se bashku dhe te kordinuar mire, e mundesojne nje mesimedhenje ma racionale, konkrete, ma joshese, per tia ngjalle kurreshtjen, vullnetin, deshiren dhe per ta paise nxenesin me shprehi e shkathtesi sa ma te mira per mesim sistematike e te sukseshme, ne klase e jashte saje, pa i lene assesi prapa shpines edhe format, teknikat, dhe metodat e mesimnxenjes se nxenesit, te cilat jane pjese e pandashme e mesimdhenjes ne procesin mesimor e jashte tije. Kjo qe e thash eshte synim i shkolles bashkohore dhe shkences se pedagogjise dhe psikologjise, qe ia kane vuar qellim e detyre prioritare vetes, ti qojne perpara proseset edukativo-mesimore ne arsim. Nese shkolla shqipe, nxenesi i saje dhe mesimedhenesi nuk paisen sa duhet e si duhet me edukate e kulture sa ma te shendosh e bashkohore pedagogjike e psikologjike, si shkollat tjera ne bote, deshirat mund ti kemi te medha qe te ecim perpara ne edukimin dhe arsimin e gjeneratave te reja, kurse mundesite jane shume te vogla per ti arrite ato deshira.
Lexuesi im i dashur, nuk e kam ende te kjarte edhe pse i kam kaluar kater dekada duke u angazhuar ne procesin mesimor se, kah po shkone shkolla, arsimi dhe edukimi yne kombetar, po ecen drejte arritjes se qellimeve qe i ka para vetit shkolla bashkohore, e qe duhet ti kete edhe shkolla jone kombetare, nxenesi i saje dhe mesimdhenesi, apo ka stagnuar ne vende duke degraduar edhe ate qe eshte arrite me mund deri me tani?!  I juaj, mesuesi Isë

Njohja me fenomenet natyrore, shoqerore dhe shpirterore te kesaje bote, mundesohet permes trurit tone. Keto fenomene i kuptojme, i ndryshojme, i persosim dhe i pershtatim per nevojat tona jetesore fale trurit.
Sa e pa vlefshme do te ishte jeta pa njohjen vizuele te kesaje bote, qe mundesohet permes syve tane, te cilet funksionojne ne saje te trurit, Sa e pa vlefshme do te ishte bota akustike ne mungese te vesheve tane ,si shqisa degjimore te cilat jane te lidhura ngusht me trurin. Nuk do te kishin vlere aspak shqisat e nuhatjes , shijes dhe shqisa e lekures pa trurin, qe na mundesojne te njihemi me llojet e ernave te kendeshme e te pa kendeshme, me llojet e shijeve te ndryshme te ushqimit dhe lengjeve. Po ashtu nuk do te kishin vlere aspak edhe shqisa statike qe mundeson baraspeshen e trupit tone, shqisa kinestetike qe mundeson levizjen e gjymtyreve te trupit dhe shqisa organike qe mundeson njohjen tone me dhembjet e ndryshme ne trup, me helmimet, me ngopjen e me urine.
Vertet vlere te madhe e te pazavendesueshme ka truri per jeten e njeriut, per zhvillimin e tije, per hulumtime te ndryshme ne fenomenet natyrore, shoqerore e shpirterore te kesaje bote, qe jane te domosdoshme ti njohim sa ma shume, ti zhvillojme e ti pershtatim per nevojat tona, per ta bere nje jete ma cilesore, ma humane, te lumtur e produktive, permes njohjese, pershtatjes, zhvillimit dhe persosjes se tyre.
Lexusi im i dashur, pasurine ma te madhe te kesaj bote e kane ata njerez qe bejne perpjekje ta njohin, ta zhvillojne dhe ta persosin sa ma shume trurin e tyre. Te rralle jane ata njerez qe i shfrytezojne mrekullite e trurit mbi 7%. Pjesa tjeter e trurit tone qe kap shifren 93% nuk shfytezohet dhe na rrine kote duke mbajtur per se rendi ne koken tone. I juaj, mesuesi Isë

Veset e pertacit manifestohen permes mungeses se deshires per pune, njeri me tipare dembelellaku, i ngathte, i plogshte, gjumash i tepert, nuk luan nga vendi prej dembelellakut. Pertaci eshte i varfur per nga vetedija dhe nuk e kupton se sa e rrezikshme eshte pertacija per njeriun, edhe pse ajo e zhvesh pertacin tersisht nga elementet kyqe, per te bere jete me dinjitet, duke e varferuar ate plotesisht dita dites.
Veset e qoroditura te koprracit manifestohen permes dashurise se tepruar ndaj parase, duke e dashur ate dhe kursyer, ma shume se sa veteveten. Koprraci edhe boten po takete, nga pangopesia e tije, kerkone edhe nje bote tjeter. Ai çdo gje grumbullon per veten, e asgje nuk u jep tjereve, as guret e malit qe jane me bollak. Edhe po te vdes njeriu, duke pritur ndihmen e koprracit, koprraci nuk ka zemer e shpirte ta ndaj nje cente nga gjepi i tije, per tia shpetuar jeten e tjetrit.
Lexusi im i dashur, duhet te bejme qmos te mos i marrim veset e qoroditura te pertacit dhe koprracit, nese kemi deshir te jetojm te lire, te lumtur e me dinjitet. I juaj, mesuesi Isë

Niveli ma i ulte i njeriut eshte te beje jete duke i genjyer e mashtruar tjeret. Ata qe mesohen te jetojne me genjeshtra e vese tjera te liga, veshtire e kane ta perballojne e ta pranojne te verteten dhe te jetojne, pa i genjyer dhe mashtruar tjeret.
Genjeshtari e mashtruesi, per te bere jete tjeret i shete, i vrete, i trafikon, i dhunon dhe i poshtron, per te bere jete siq e ka zakon. I takon ky zakon atij qe eshte njeri apo nuk i takon?!
Lexusi im i dashur, nese bejme jete permes genjeshtres e mashtrimit te tjereve, ne fund te jetes, haraqin ma te madh do ta paguajme vete. I juaj, i juaj mesuesi Isë

Gjithnje e me shume po politizohet qeshtja e profesioneve dhe posteve politike e profesionale. Ky politizim e ka krijuar nje paralize totale te zhvillimit politik, ekonomik, bujqesor, shendetesor, arsimor, kulturor, policor, ushtark dhe juridik, ne nivel kombtare.
Nuk mund te kete qeveri efektive, nese mbulohet me njerez qe nuk jane ekspert te fushave qe e perbejn kabinetin qeveritar. Fatkeqesisht, profesionalizmi eshte shenderruar ne militantizem partiak, qe mese paku behet fjale per pergatitje profesionale e shkencore, gjate ndarjes se pergjegjesive te niveleve te ndryshme shtetnore e kombetare.
Eshte shume qesharake tu ipen pergjegjesi shtetnore e kombetare, puthadoreve te politikes se lidereve te tyre politik, e jo eksperteve te fushes per te cilen u ipet pergjegjesia ne nivel vendi, komune apo ne nivel te nje institucioni. Ne çdo fushe jane politizuar profesionet dhe nuk pytet fare kush per profesionin, por vleresohet ai , sa eshte militant besnik i partise. Si mund te quhet kjo gjendje ndryshe, perpos fatkeqesi shtetnore e kombetare, ku per minister te energjetikes emrohet nje historjan, minister i drejtesise emrohet nje kimiste, minister i arsimit emrohet nje jurist, minister i bujqesise nje matematicient apo muzikante, minister i infrastruktures nje biolog, pra minister pas ministrit , qe nuk kane kurrfar pergatitje profesionale per ate fushe ne te cilen edhe e marrin pergjegjesine.
Po kjo gjendje politizuese po i percjelle edhe institucionet tona punuese, shtetnore e private, si ne institucionet edukativo-arsimore te nivelit parauniverzitar e univerzitar, institucionet kulturo-artistike, bizneset private e shtenore, policine, ushtrine, shoqatat e ndryshme shtetnore e jo shtenore dhe institucionet fetare deri tek Akademija. Çdo kund kane dale ne balle dhe u prijne ketyre institucioneve vetem militantet partiak, qe me se paku kane pergatitje profesionale, te marrin pergjegjesi per vendet e punes dhe per pozitat qe i uzurpojne pa kurrfar merite ne krah te nenes parti dhe ne krah te liderit te tyre ne balle te partise, qe i perulen pa pergatitje profesionale e intelektuale, por te paisur mire me grada shkencore brenda nje nate nga Mrr, ne Drr. dhe nga Drr. ne Akademik ,edhe pse nuk e qajne koken fare se i njohin apo nuk i njohin gjerat per te cilat e kane marr pergjegjesine.
Lexuesi im i dashur eshte ne nderin tone personal, familjar e kombetar, qe mos ti bashkangjitemi ketij rrugtimi te turpshem, qe e bejne te gjithe ata te cilet jane pa kurriz fare, dhe po e paralizojne tere procesin e zhvillimit tone shtetnor e kombetar. I juaj, mesuesi Isë

Nuk behet organizim i mirefillt, udheheqje e duhur dhe racionale gjate reformimit te struktures se procesit permbajtesor, e organizativ te edukimit e arsimit tone kombetar dhe trajnimit e pergatitjes se punetoreve, per nje pune me efikase neper institucionet tona edukativo- arsimore qe nga qerdhet, entet parashkollore, ato shkollore e deri ne univerzitet, pa e marr pergjegjesine kryesore te reformimit pedagoget dhe psikologet, te cilet jane me te pergatriturit profesionalisht e moralisht per te bere reforma ne edukimin e arsimin tone kombetar.
Nese me trajnimet e punetoreve te arsimit kuptojm paisjen e tyre dhe aftesimin qe ti perdorin ne menyre sa me efikase metodat, format dhe teknikat e ndryshme bashkohore, per ta organizuar nje proces mesimor sa me efektiv, sa me produktiv e sa me te kjarte e me te lehte per nxenesit. Nese me keto trajnime kuptojm aftesimin e pergatitjen e punetoreve te arsimit se cilat forma, cilat metoda, teknika e mjete duhet te perdoren per cilesimin e nxenesve dhe notimin e tyre, nese me kete trajnim kuptojm aftesimin e tyre per perdorimin sa me efikas te mjeteve dhe literatures mesimore dhe menyres se si te bashkpunohet me nxenes e me prinderit e tyre, duhet ta kemi te kjarte sa me pare, se profesionalistet me te pergatitur dhe me kompetet per ta organizuar e per ta udhehequr kete proces te reformimit edukatiovo-arsimor jane pedagoget dhe psikologet, te cilet gjate gjithe periudhes se tyre te studimeve, merren ne menyre te organizuar profesionale e shkencore me hulumtimin, kuptimin, zbulimin dhe organizimin e formave, metodave dhe teknikave me bashkohore te organizimit te procesit edukuativo-mesimor. Merren me hulumtimin e permbajtjeve te nryshme edukativoaresimore qe kontribojne ne edukimin intelektual, shendetesor, moral, social e kombetar dhe me edukimin sa me gjitheperfshires te gjeneratave per nje jete me efektive.
Fatkeqesisht ky proces me rendesi jetike per arsimin tone po organizohet dhe po udhehiqet nga ata te cilet mese paku jane profesionalist, kompetent e te pergatitur per ta marr ne pergjegjesi nje barre kaqe serioze e kaqe te rende mbi supete e veta. Nuk behet pune efektive, nese organizimi dhe udheheqja e trajnimit te puntoreve te arsimit behet permes biologeve, matimaticienteve, fizicienteve, gjeografeve, historianeve, ekonomisteve dhe nje numri jo profesionalistesh,qe gjate pergatitjes se tyre profesionale ne studime jane marr me studimin e problemeve te ndryshme shkencore qe nuk kane te bejne fare me hulumtimin, studimin dhe organizimin e formave, teknikave dhe metodave mesimore gjate organizimit te procesit mesimor, cilesimit te nxenesve, bashkpunimit me ta dhe me prinderit e tyre dhe nuk i kane hulumtuar fare komponetet baze te edukimit intelektual, shendetesore, moral, social e kombetar..
Po keshtu po ndodhe edhe me reformimin e arsimit dhe hartimit te ashtuquajtur Korikulat e Kosoves. Nese me reformim kuptojm ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim dhe zavendesimin e tyre me ato te rejat, nuk mund ta bejn kete dytyre kaqe serioze, militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike- psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim qe ti zavendesojn ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe po na derigjojn, ne aspektin ekonomik, profesional e politik.
Trajnimet dhe reformat ne arsim, dita dites po shtohen, kurse arsimi dita dites po degradohet, sepse reformat, trajnimet, organizimi dhe udheheqja fatkeqesisht ka mbete ne duar te atyre qe nuk jane kompetent profesionalisht, moralisht e kombetarisht te merren me kete qeshtje kaqe serioze e delikate kombetare.
Lexuesi im i dashur, trajnime dhe reforma ne arsim munde te bejne ata qe jane te pergatitur profesionalisht nga aspekti pedagogjik e psikologjik. Askush tjeter nuk mund ta beje kete suksesshem, perpos synimit te shperlahen para, ne emer te reformave ne arsim dhe ne emer te trajnimit te puntoreve te arsimit per kete qeshtje, sepse shkenca e pedagogjise dhe e psikologjise ne menyre profesionale e shkencore merren me keto qeshtje seerioze e dilikate te arsimit dhe edukimit ne te gjhitha nivele. Ripostim. I juaj, mesuesi Isë