S`iq ka nevoje trupi per zhvillim e kalitje te shendetit fizik po ashtu ka nevoje edhe shpirti per shendetin intelektual, emocional, social, moral e kombtar.
Po su morem me keto procese per ti mirmbajtur, zhvilluar e kalitur, secila prej tyre dalngadal dobesohen e vishken dhe sterkeqen dhe nuk funksionojne aqe mire, per te na sherbyer gjate jetes sone. Nuk eshte thene kote: ” Ne trup te shendosh edhe shpirti e mendja e shendosh”.
Ata qe e kane lene ne harrese zhvillimin e shendetit fizik dhe kalitjen e tyre trupore e shpirterore, intelektuale e morale, humane e sociale dhe edukimin estetik e punues, verehet lehte gjendja e tyre ne trup e ne fytyre, ne nivelin intelektual e shpirteror, estetik e punues, duke ia humbur kuptimin individit si qenje e vetedijshme dhe e arsyeshme shoqerore, ku ato mangesi manifestohen permes mendimeve dhe veprimeve, ne kundershtim me rregullat e pergjithshme njerezor e kombetar.                                                                                                                                                               Edhe trupi edhe mendja, edhe karakteri, edhe personaliteti ne pergjithesi, kane nevoje per zhvillim e kalitje te perhershme e te barabart dhe te formesohen ne baze te standardeve sa më njerezore, permes leximit, hulumtimit, studimit, analizes, krahasimit dhe veprimit mbeshtetur ne pervojen personale  dhe ne pervojat e ndryshme qe ka bota njerezore. Keto procese ne fjale, nuk zhvillohen vetevetiu, por duhet angazhim i perhershem per rriten e tyre sa me fisnike e sa me produktive per nevojat tona personale, familjare, kombetare e  më gjere.                                                                           Lloi i kalitjeve te proceseve psikike , ne mesin e shume proceseve tjera, perpos qe kane nevoje te kaliten e te sprovohen gjate jetes, kane nevoje edhe te pastrohen nga llumi dhe mbeturinat qe na futen perbrenda permes ndikimit te faktoreve te shumte, te cilet ndikojne ne menyren e rrites se tyre. Po ashtu te pastrohen edhe nga programime te strvjetruara, te cilat jo vetem qe nuk sjellin progres por edhe e pengojne progresivitetin.
Lexuesi im i dashur,  me pas nje trup te shendetshem e nje shpirt te paster, nje mendje te ndritur e karakter te fort e te mire dhe nje personalitet te zhvilluar e produktiv, eshte mese e nevojshme te merremi gjate gjithe jetes, ne menyre sistematike e te balansuar me zhvillimin dhe persosjen e tyre,  te funksionojme sa më ndritshem, sa më natyrshem dhe sa më njerezisht si qenje sociale, humane e njerezore gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë

Arritja e lumturis dhe fatit te mire ka vlere te madhe jetesore per ne, sepse na jep mundesi dhe potencial te forte t`i terheqim rrethe vetes e t`i realizojme gjera qe i deshirojme gjate jetes.
Te qenit i lumtur, me fat te mire e krenar, eshte e natyrshme dhe njerezore dhe na takon nje gje e tille.
Ata qe nuk e arrijne fat te mire, lumturi e krenari gjate jetes, e mbajne veten gabimisht e padrejtesishte large gjendjes normale, natyrore dhe large gjendjes njerezore te te jetuarit, edhe pse i meritojne dhe u takojne njejte, si gjithe njerezve tjere ne bote te mirat e kesaje bote, te cilat i desherojne.
Eshte mire te mendojme e veprojme vazhdimisht, t`i arrijme gjerat qe na bejne te lumtur dhe na rrisin potencialin shpirteror, intelektual e njerezor të terheqim rrethe vetes gjera te mira dhe ti realizojme njerezisht deshirat tona te cilat na takojne dhe i meritojme.                                                                                                                                                                                                                                                                                  Nese nuk kemi deshire te na dal nga kontrolli yne fati, lumturia e krenaria, vendosmerisht duhet ta marrim nen kontroll procesin e te menduarit, procesin emocional, fizik dhe procesin tone financiar, sepse  sipas menyres se kontrollit dhe zhvillimit te ketyre proceseve, ate menyre dhe ate gjendje e ka fati yne, lumturia, krenaria dhe menyra e te jetuarit tone.
Po se percollem vemendshem menyren e te menduarit, menyren e shprehjeve emocionale, menyren e mirmbajtjes fizike e shendetesore te trupit, muneren e menagjimit financiar e te kohes dhe zhvillimin e perparimin e tyre sipas kerkesave te duhura momentale, fati, lumturia dhe krenaria jone personala, familjare dhe kombetar, do te na dalin tersisht nga kontrolli yne  dhe do te na perfshijne valte e ndryshme te jetes, qe nuk do te jene te pershtatshme per ne.
Proceset tona te domosdoshme per nje fat te mire, jete te lumtur, krenare e te dinjitetshme, nese na dalin nga kontrolli yne, shkatojne telashe te medha e her her te pazgjidhshme per ekzistencen tone jetesore. Me nje fjale shkatojne fat jo te mire, jete jo te lumtur dhe aspak krenare.
Lexuesi im i dashur, e domosdoshme eshte qe t`i percjellim, t`i kontrollojme, ndryshojme, zhvillojme dhe ti menagjojme sa me mire te jete e mundeshme, menyren e te menduarit, menyren e te shprehurit emocional, menuren e mirembajtjes se shendetit fizike, intelektual, moral, social e kombtar, menyren e mirmbajtjes se raporteve mes njerezve dhe mynyren e kontrollimit e menagjimit finaciar, te cilat jane boshte kryesor i menyres se te jetuarit tone, fatit te mire, lumturise e krenarise gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë

Ajo qe e themi dhe ajo qe e bejme gjate jetes, shpeshehere nuk perputhen mes veti dhe e demaskojne njera tjetren, duke na bere qesharak para tjereve.                                                                                                                                                                                                                                                                   Sado e forte te jete maska qe e perdorim permes asaje qe e themi, me kohen i zhvesh realiteti ato maska permes asaje qe e bejme praktikisht.                   Njerzit qe e perputhin ate te cilen e thojne me ate qe e bejne, jane njerze te fjales, beses, jane njerze te ndershem, puntore, te dashur, solidare, human, te sjellshem, jane njerze te dijshem, vizionare, atdhetare, te guximshem, luftetare, jane njerze familjare, te suksesshem e te afte, profesionalisht, politikisht e kombtarisht.                                                                                                                                                                                                                                  Kohve te fundit mesin tone kombtar po e karakterizon bukur shume divergjenca mes asaje qe thuhet e asaje qe behet, duke e sjelle shoqerine tone ne nje realitet te hidhur, ku kerkush nuk i jep logari askujt. Ku interesat personale tmerresishte e padrejtesisht po dominojne dhe po realizohen ne dem te interesave kolektive e interesave kombtare. Ku korrupcioni ka marr permasa tragjike ne nivel kombtar, ku dituria e edukata devalvohen dita dites, ku varferia ka mberri pikat ekstrerme te jeteses, duke u pasuruar nje pakice ne dem te shumices se varfur, ku pacienti ne mjekesi konsiderohet biznes e jo qenje njerezore e cila ka nevoje te trajtohet mire, drejte e profesionalisht pa dallim, ku drejtesia ka mbete ne duar te padrejteve, te korruptuareve dhe mafiozeve, ku politika udhehiqet nga manjaket politik, ku feja eshte bere instrument manipulativ i politikes e shume gjera tjera te qoroditura qe po e shkaterrojne atdheun dhe kombin shqiptar.                                                                                                                                                                                         Lexusi im i dashur, perputhja e asaje qe e themi  me ate qe e bejme, tregon nivelin tone edukativ, kulturor, moral, profesional, e kombtar, tregon nivelin dhe llojin e karakterit qe e posedojme dhe tregone gjendjen e  menyren  e zhvillimit te personalitetit tone. I juaj, mësuesi Isë

Ata qe komandohen dhe udhehiqen me veset e veta te dinakerise, hipokrizise, cinizmit, arrogances dhe egoizmit, objekt manipulimi e kane sinqiritetin e tjereve, te cilet e luftojne nga vetja me te gjitha mjetet vesin e arrogances, egoizmit, dinakrise, cinizmit dhe hipokrizise.
Ne ditet e sotit gjithnje e me shume ne skenen tone kombetare e politike po dominojne veset ne raport me virtytet njerezore.
Nuk zgjidhen propblemet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe ato kombetare, me personalitete qe jane te mbushur perplot me vesin e dinakerise, cinizmit, hipokrizise, arrogances dhe egoizmit, perkundrazi ato rriten e shumohen ne saje te veprimtarise se ketyre tipave mbushur perplote me vese.                                                                                                                                                                                                                                                 Dersa  i perkrahim dinaket, egoistet, ciniket, hipokritet e arrogantet  dhe heshtim para veprave te ndyra, kriminale, antikombtare, amorale e korruptive te tyre, jo vetem qe nuk do ti zgjidhim problemet tona, por perkundrazi edhe mëtej do t`i veshtiresojme ato.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e nevojshme qe mos ta lejojme veten ta neperkombim sinqeritetin e tjereve, mundin, dijen, sakrificen dhe angazhimin e tyre qe e bejne per ne e per veten, por edhe tjeret mos t`i lejojme te na nëperkembin sinqeritetin tone, mundin dhe sakrificen e bere per tjeret, per vendin, per familjen, per shoqerine, per kombin dhe per veten. I juaj, mësuesi Isë

Rendesi shume e madhe eshte kur arrijme te kuptojme vleren e mendimeve tona, sepse çfare mendojme ashtu dhe jemi, sepse menyra e te menduarit percakton veçorite e personalitetit dhe karakterit, percakton qendrimet tona gjate jetes dhe fatin e menyren e te jetuarit. Kur aftesohemi të zgjedhim menyren e te menduarit te drejte e te vertete, jemi ne rruge te mire qe t’i zgjidhim situatat e ndryshme problemore te jetes, ne favor tonin personal, profesional, familjar, institucional, shtetnor e kombtar.                                                                                                                                                                              Ja se çfare mendon rrethe problematikes se te menduarit Dale Carnegie, i cili shprehet: “Nese ne mendojme per lumturine, e ndjejme veten te lumtur. Nese na kaplojne mendimet e trishtuara, jemi te pikelluar. Nese mendojme per friken, frikesohemi. Nese mendojme per smundjet, eshte e mundur gjithesesi, se do te smuremi. Nese mendojme per deshtime, me siguri qe do te kemi ndonje humbje…”, e mendime tjera te natyres se tille.                                                                                                                                                                                                                                                                          Te gjitha mendimet tona, ne esence e kan vleren e vete negative apo pozitive. Kur e analizojme permbajtjene dhe mesazhin e secilit mendim, e rrisim më shume vigjilencen tone se çfare mendime po prodhojme, negative apo pozitive, te vlefshme apo te pa vlefshme, rreth situatave problemore qe na rrethojne. Pa kete vigjilence apo perkujdesje rreth mendimeve tona, ka mundesi te rreshqasim thelle ne pellgun e mendimeve te pavlefshme e te pandershme per te ardhmen tone.                                                                                                                                                                                                                Sa shume mendojme dhe brengosemi per gjera elementare qe pak peshojne ne jete, e sa pak mendojme per gjera jetike, njerezore, humane, sociale e kombtare, ku shpeshehere mendimet e tilla na qojne deri ne zhgenjime te medha, si p.sh,: pse jam i trashe e pse i holle, pse jam i gjate e pse i shkurte, pse i bardhe e pse i zi, pse floket kaqurrela e pse te drejta e pse po me bien, pse nuk kam para te mjaftueshme per martese, per ndertimin e nje shtepie, blerjen e nje veture. Frikohemi se nuk mund te behem prind i mire, bashkeshort ose bashkeshorte e mire. Brengosemi se nuk jemi mire me shendet, i kam ngjare babit, nenes, dajes, axhes me semundjet e kancerit, ithatit ne lukth, infarktit ne zemer, sulmit ne tru, tensionit te larte te gjakut, sheqerit ne gjak, astmes dhe iks mendime te tilla fatale dhe ndjellakeqe, qe shume ke e kane sjelle deri ne ate gjendje, qe s`i mbetet pike force e vullneti per te jetuar, duke perjetuar dhe kriza te medha nervore e zhgenjime totale, pa pik arsye                                                                                                                             Te gjitha keto mendime qe i cekem me larte e mendime tjera, s’iqe e kane vleren e tyre permbajtesore, te tille na bejne neve dhe fatin tone e menyren e te jetuarit. I juaj, mësuesi Isë

Fjalet e medha e punet e vogla na kane sjelle e po na sjellin vetem fukarallak, roberi e pushtim te vazhdueshem ne trojet tona. Sa shume mburremi me fjale te medha e krejtesisht te thata e te mjera duke thëne e duke rrahur gjoks me plote gojen:”Nuk na ka tremb romani as venecioni, nuk na tremb turk sulltani as  car Dushani e car Llazari “, e fjale tjera te medha e te zbrazta te kesaje kategorie, edhe pse te gjithe keta pushtues jo vetem qe na kane tremb, por na kane shkaterruar, na kane vrare e masakruar, na kane dhunuar e poshteruar dhe mbi 80% te trojeve tona i kane uzurpuar. Nuk duhet tu besojme fjaleve tona te medha e puneve te vogla, sepse vertete na kane tremb e pushtuar si romani, si venecioni, si bizanti, si turk sulltani e posaqerisht car Dushani e car Llazari, te cilet ishin car se bashku me caret tjer sllavo-ortodoks krishten mbi trojet tona, per gjashte shekuj me radh, qe nga shekulli 8, 9,10,11,12 dhe 13. Po ashtu edhe sote po i mbajne te pushtuara trojet tona dhe po na gjakosin sa here po u teket dhe po zgjerohen drejte asaj copze te Shqiperise qe na ka mbete.                                                                                                                                                                                                  Rezultati i pushtimeve te tyre qendron ne dem te trojeve tona, ku më shume se sa 80% i mbajne te pushtuara sllavo-greket ortodokse krishten, e me pak se 20% na kane mbete ne shqiptareve.                                                                                                                                                                                                 Nuk eshte mire tu gjasojme deleve, te cilat e pertypin ushqimin te pashqetesuar, edhe kur kasapi ua merr shoqet per rreth tyre.
Lexusi im i dashur, nese nuk munde te ballafaqohemi me forca te ndryshme, qe po na pushtojne dita dites vendin, po na vrasin e po na turturojne, nuk eshte mire nga ana e jone, te pertypemi sikur dele e te qendrojme te heshtur e te pashqetesuar fare, edhe kur na hyn hasmi ne trojet e konaqet tona, per t`naj marr e vrare djemte ma te mire e vashat per rreth nesh, per t`na shkaterruar trojet e pasurine dhe per t`na dhunuar e poshtruar, sepse jeta e dhunuar dhe e poshtruar eshte më e keqe dhe më e veshtire se vdekja. I juaj, mësuesi Isë

Populli thot:” Punen e sotit mos e le per neser, sepse e nesermja sjelle pune tjera”. Punet qe nuk i kryejm sot dyfishohen per neser dhe më veshtire e kemi t`i kryejm ashtu te dyfishuara. Hajt sot e hajt neser, nuk kane te sosur dhe na lene prapa pa vepruar dhe te mbetur si nje cung i palevizshem ne rruge.                                                                                                                                                                                                                                                                     Po si beme pyetje vetit, se çfare do te na ndodh nese nuk i ndryshojme veprimet e pa ndershme, hileqare, veprimet e mbushura perplot lakmi, tradhti e faqe te zeza? Çfare do te na ndodh rreth shendetit  me veprimet e pamatura ne ushqim, rreth karieres profesionale me veprimet e pa matura qe na  detyrojne ta fusish qafen nen tutelen e tjereve dhe tu sherbejme atyre si gjoker ter jeten, per interesa te ndryshme personale dhe te mos na zbrazet korita e ushqimit? Po si bem pyetje vetit se çfare do te na ndodhe  me veprimet qe na humbin autoritetin mes njerezve, qe naj prishin raportet nder familjare e nder njerezore, me veprimet qe bashkpunojme me hasmin ne dem te atdheut e qeshtjes kombtare ? Dhe pyetje tjera te shumta rreth veprimeve te kqija e destruktive,  do te behemi palaqo te kohes dhe jo vetevetja, do te mbesim njerze pa karakter e personalitet te formuar, do te behemi llaskuc e lakmiqar te pa skrupullt e pa kurriz fare, duke i plotesuar interesat tone ne dem te tjereve, ne dem te atedheut e lirise.                                                                                                                                                                                                                                                                        Nese e lidhim ndjenjen e dhimbjes e turpit me sjelljet e kqija dhe destruktive, nuk pajtojme me asnje kusht, t`i bejme ato veprime, qe na turperojne  para kombit, familjes e para atyre qe e kane shkrire pasurine, e kane dhene jeten, e kane humb karieren dhe jane shuar tersisht me familje, me ia dhene nderin, krenarine dhe lirine Atedheut e Kombit qe i takojme. Keto veprime nese nuk i ndryshojme sa ma pare dhe nuk e lidhim dhimbjen e turpin me to, heret ose vone do te na hakmeren keq ne nivel personal, familjar e kombtar, duke na lene shume prapa tjereve dhe nen sundimin, nenshtrimin, pushtimin e poshtrimin e fqinjeve tane pushtues.                                                                                                                                                           Lexusi im i dashur, eshte domosdoshmeri e kohes, t`i ndryshojme sa më pare sjelljet destruktive dhe te mos presim asnje qaste qe t`i zavendesojme ato me sjellje konstruktive, humane, te njerezishme, morale e kombtare, sepse do te behemi gazi i botes, turpi i atedheut dhe kriminel qe shkelim mbi gjakun e deshmoreve, mbi sakrificen e atyre qe e bene te pamundeshmen per liri, per komb e per atedhe. I juaj, mësuesi Isë

Ata qe e posedojne  boten emocionale e intelektuale te shendetshme ne  shpirtin e tyre, nuk zene vende smundjet e ndryshme tek ta. Te kemi emocione e mendime te shendetshme, mese e nevojshme eshte te merremi me mendime te perkryera dhe te vlefshme per jeten tone, te merremi me pune, aktivitete, ushtrime, shetitje e krijimtari te ndryshme dhe me meditim.
Mendimet ngative mohuese sjellin smundje te renda ne emocionet tona e ne tere shendetin trupor e intelektual, social e moral dhe na e marrin vullnetin, deshiren, guximin, dashurine, vendosmerin dhe perkushtimin per te organizuar standard te nivelit më te larte jetesor e njerezor.                                                                                                                                                                                                                                                              Ata qe vendosin ne vizionin e tyre se çfarë njerez dojne te behen, çfarë veprash dojne te kryejn dhe çfare kariere, çfare profesioni e pasurije dojne te arrijne, medoemos vizioni i tyre do te behet realitet, nese besimi dhe angazhimi e ka forcen e mjaftushme drejte realizimit te asaje qe e kane ne objektiv.
Asgje nuk arrihet ne kete jete, nese në vizionet tona nuk i vendosim synimet dhe deshirat qe i posedojme gjate jetes, nuk i rrisim, nuk i frocojme e nuk i lirojme besimet tona kufizuse nga frikesimet e dyshimet e ndryshme, nuke e forcojme vullnetin, deshiren, guximin, dashurin dhe nuk jemi te gatshem edhe per sakrifice, qe t`i tejkalojme pengesat, me ardhe deri te qellimi qe ia kemi vuar vetit si mision.
Lexusi im i dashur, nese bejme jete pa vendosur diçka ne vizionet tona, pa planifikuar dhe pa u perkushtuar praktikisht, nuk do te jemi ata qe deshirojme, nuk do ti bejme veprat e duhura dhe nuk do ta kemi ate qe e synojme. Mendimet e vlefshme e te perkryera e mirembajne shendetin tone emocional, intelektualdhe, social, moral e kombtar dhe i qojne proceset jetesore perpara. I juaj, mësuesi Isë

 

Brengosjet e shkaterrojne shendetin tone fizik, emocional, intelektual, social e moral. E shkaterrojne vullnetin, deshiren, guximin, dashurine dhe perkushtimin tone te merremi aktivisht me jeten.                                                                                                                                                                                      -Nese nuk dojme te humbim kohe me brengosjet e pa arsyshme, është mirë të angazhohemi me ndonjë aktivitet që mundëson largimin e përqendrimit të vëmendjes prej ngjarjes e cila ka shkaktuar brengosje sipas bindjeve tona, si psh: marrja me ndonjë lloj pune, loje, leximi, ushtrimi, meditimi, shetije, muzike, poezie dhe picture dhe me shkrime te ndryshme. Marrja me këto aktivitete, është ilaqi më i mirë që ka ekzistuar ndonjëherë për ta dobësuar apo eleminuar fare brengosjen e cila më shume shkaktone problem se sa  zgjidhje te tyre.
-Problemet e vogla nuk duhet t’i lëmë të na brengosin, sepse ato në qdo hap të jetës janë prezente pran neshë dhe na shkatërrojnë jetën, shëndetin, na marrin forcën, vullnetin, deshiren, guximin dhe dashurine për të jetuar qete, aktiv e te  lumtur.
-Të gjitha ngjarjet e imagjinuara shqetësuese duhet eliminuar nga imagjinata jonë, duke i analizuar ato se sa kanë shancë reale të na ndodhin, duke kuptuar se shumica prej tyre nuk kanë mundësi fare të ndodhin, e pakica nëse rastësisht ndodhë, mos të na zë në befasi, por të përgatitur të ballafaqohemi me to.
-Ngjarjet të cilat na ndodhin e nuk mund t’i ndryshojmë, nuk duhet të humbim kohë kote duke u ballafaquar me to, por sa më shpejtë që të jetë e mundur të pajtojmë e mos te merremi me to.
-Nuk duhet të brengosemi fare me të kaluarën e hidhur dhe të ardhmen e padukshme, sepse e kaluara është e vdekur njëherë e përgjithmonë, kurse ardhmja e padukshme është e pamundshme të qëllohet. Nga gabimet e se kaluares duhet te mesojme, qe mos t`i perserisim herave tjera dhe t`i permiresojme ato.
– Që mos të brengosemi me të kaluarën e pakthyeshme, e me të ardhmen e padukshme, është mirë të merremi me të tashmen, duke u pergatitur sa më shumë, që të ballafaqohemi më lehtë, më guximshëm, e të menqur me sfidat që na i sjell jeta, ne te tashmen.
Lexusi im i dashur, qe mos te brerngosemi tej mase dhe vend e pa vend per gjera e cikrrime te ndryshme, eshte mire qe sa do pak tu permbahemi rregullave te permendura me larte. I juaj, mësuesi Isë

Dhimbja e kenaqesia na qeverisin ne te gjitha perpjekjet qe i bejme, mendimet, idete dhe pikpamjet qe i mbrojme, bindjet e besimet qe i posedojme dhe i perdorim gjate jetes.                                                                                                                                                                                                                                   Ne shpesh here këmbngullim tek nje gjendje e pavolitshme  e statusit tone jetesor dhe nuk kemi vullnet, guxim e kurajo te punojme ne drejtim te zgjidhjes, ndryshimit e permiresimit te tije, per shkak te frikes e besimit qe mund ta humbim edhe ate qe e posedojme momentalisht. Kjo gjendje stagnimi, ndodhe per shkak te bindjeve e besimeve tona frikesuese, se ndryshimi do te na qoje tek e panjohura, e cila mundet me qene shume më e dhimshme, se sa gjendja te cilen e posedojme momentalisht.                                                                                                                                                                    Frika dhe menyra e bindjes dhe besimit qe mund ta humbim edhe ate qe e posedojme per momentin, i frenon me te madhe proceset e ndryshimit, zhvillimit e progresivitetit, nen arsyetimin: ” Nje zog ne dore vlene  sa dy ne kaçube”. ” Më mire djallin qe e njohim, se sa djallin qe nuk e njohim”.      Besimet e bindjet tona thelbsore, qe ne esence e kane frikesimin e dyshimin, na pengojne shume te ndermarrim veprime te cilat mundesojne ndryshim e permiresim ne standardin e statusit tone jetesor.                                                                                                                                                                  Nese kemi deshire, vullnet, guxim, dashuri , vendosmeri e perkushtim, te ecim perpara dhe ta ndryshojme statusin tone te pavolitshem jetesor, me doemos kerkohet ta kapercejme friken, besimet e bindjet tona, qe refuzojne te marrim iniciativa dhe vendime te ndryshme, te cilat e mundesojne ndryshimin e gjendjes sone momentale  e te pavolitshme jetesore, nen arsyetimin, se mund te humbim edhe atë qe e posedojme.                                                                                                                                                                                                                                                       Ata qe arrijne suksese e gjera te vlefshme gjate jetes, i menagjojne mire e drejte besimet dhe bindjet e veta, duke i liruar ato nga frika e pa arsyshme dhe friken e shnderrojne ne force permes vullnetit, deshires, guximit, dashurise, vendosmerise dhe perkushtimit, edhe me qmimin e sakrifices, per t`i kapercyer pengesat qe u dalin para  gjate  veprimit me i realizuar  deshirat dhe synimet  qe ia kane vuar vetit si obligim.                                                        Lexusi im i dashur, me besime kufizuse e bindje frikesuese, nuk mund t`i qojme proceset perpara e t`i arrijme deshirat tona qe ia kemi vuar vetit si qellim, qoft si individ, si familjar, institucion, shoqeri, shtet e qofte si komb. I juaj, mësuesi Ise

Ne vend qe te mbeshtetemi mbi veshtrimet afatgjata e mbi vizionet largpamese rreth dhimbjeve e kenaqesive, ne mbeshtetemi më shume mbi veshtrimet afatshkurtera, qe te joshin pas kenaqesive te qastit dhe te largojne nga dhimbjet qe perfundojne me kenaqesi afatgjata.
Nese i mbeshtesim veshtrimet, vleresimet dhe vizionet tona largpamese e afatgjata, me doemos u shmangemi kenaqesive te qastit e afatshkurtera, te cilat perfundojne me dhimbje afatgjata dhe i favorizojme dhimbjet e qastit e afatshkurtera, qe perfundojne me kenaqesi afatgjata.
Nese i lëm me nje ane qastet kalimtare te kenaqesive, te cilat perfundojne me dhimbje afatgjata, me siguri do te perqendrohemi ne ato gjera te vlefshme e madhore qe shkaktojne kenaqesi afatgjata, edhe nese jemi te detyruar te kalojme permes dhimbjeve te qastit e afatshkurtera.
Ata qe perpiqen dhe perqendrohen tek menjanimi i dhimbjeve te qastit dhe perfitimi i kenaqesive afatshkurtera, i krijojne vetes dhimbje afatgjata.
Forca qe na drejton te veprojme e te marrim vendime te ndryshme gjate jetes, apo te mos veprojme e te mos marrim vendime, eshte frika, se veprimet apo mos veprimet mund te na qojne drejte deshtimeve e dhimbjeve te ndryshme dhe besimi, suguria e guximi, se menyra e nje veprimi dhe menyra e marrjes se nje vendimi, mund te na qoi drejte realizimit te nje kenaqesie qe qe e deshirojme.
Ndjenja e frikes se mos po humbim dhe mungesa e vullnetit, guximit, deshires, dashurise e mungesa e gadishmerise per sakrifice e perkushtim, na pamundesojne t`i arrijme gjerat e vlefshme, te cilat shkaktojne tek ne kenaqesi, dinjitet dhe lumturi afatgjata ne jete.
Lexusi im i dashur, shmangeja nga kenaqesite e qastit dhe afatshkurtera, qe perfundojne me dhimbje afagjata dhe durimi i dhimbjeve afatshkurtera qe perfundojne me kenaqesi afatgjata, eshte vizion largpames e jetik per ne. I juaj, mësuesi Isë

Çdo gje qe na ndodhe ne jete, e mire apo e keqe qofte, eshte pasoje e veprimeve dhe marrjes se vendimeve nga ana e jone. Ne ato momente kur vendosim te marrim nje vendim, fillon edhe formesimi i jetes sone sipas permbajtjes qe e ka vendimarrja. Ato vendime qe i marrim sot, atë permbajtje e ka fati apo fatkeqesia jone neser. Faren qe e mbjellim gjate jetes, frytet e saje ia korrim.
Sipas ketyre konstatimeve doemos rrjedhe kerkesa per nje kujdese te shtuar, maturi dhe vigjilence, kur marrim vendime gjate organizimit te jetes sone. Sa me shume kujdes gjate marrjes se vendimeve, aqe me shum fat e me pak fatkeqesi per ne. Ai qe jam une sot, eshte pasoje e merrjes se venimeve te mija dje. Ato vendime qe i marr sote, do te jem une pasoj e tyre neser.
Pasoje e marrjes se vendimeve te tyre jane kriminelet, tradhtaret, shpiunet, rrenacaket, shpifsit narkomanet, dhunuesit dhe trafikuesit e qenjeve njerezore. Pasoje e marrjes se vendimit te disave jane korrupcioni, prostitucioni, amoraliteti qe ka depertuar ne poret e ndryshme jetesore, bashkshortore e shoqerore. Pasoje e marrjes se vendimit te disa gazetareve e intelektualeve eshte propaganda kunder kombit tone mbi baza fetare, politike, partiake dhe mbi baza rajonale, te paguar nga qarqe te ndryshme antishqiptare. Pasoje e marrjes se vendimit te disave te cilet jane ndare ne dy tabore, kush e urren krishtenizmin ne mesin tone kombetar e kush e urrene islamizmin, duke fut perqarje tragjike  mes nesh, ne anen tjeter te ndare ne dy e me shume taborre mbi baza politike, duke shkaterruar tersisht unitetin tone kombetar.
Po ashtu pasoje e marrjes se vendimeve eshte humanizmi, altruizmi, patriotizmi, atdhedashuria, sakrifica, puna, edukata, nderi diturija, zhvillimi ekonomik, arsimor, shendetesor, juridik, policor, ushtarak e shume e shume marrje vendimesh qe qojne drejte persosjes se fatit tone personal, familjar, politik, fetar, shtetnor, kombetar e nderkombetar.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e domosdoshme te kemi kujdes te shtuar gjate gjithe jetes sone, se çfare vendimesh po marrim, te veprojme e ta organizojme jeten, si individ, si familje, si institucion, si politikan, si fetar, si qeveri, si shtet e si komb ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë

Shumica mendojne se brenda nates arrihen veprat e medha dhe sukseset e ndryshme ne jete. Pak nga ne dijme ta perdorim kohen qe te behet aleati yne e jo armiku.Vleresimet tona qe per nje kohe afatshkurter ti arrijme gjerat me vlere kapitale apo ti arrijme kryeveprat e sukseset tona madhore me interes personal, familjar, shoqeror e kombtar, pa mud, pa perkushtim e pa sakrifice, mund te na qojne ne vuajtje afatgjata dhe mos ti arrijme kurr ato deshira qe ia qesim qellim vetit.
Nuk duhet mbivleresuar  veprat e sukseset qe mund t`i arrijme brenda nje viti apo brenda nje muaj e jave, ne raport me ato suksese qe kerkojne muaj, vite e dekada durim, vullnet, guxim, deshire, dashuri, sakrifice e perkushtim te realizohen . Te parat jane kenaqesi afatshkurtera, vepra dhe suksese te zakonshme, te dytat jane kenaqesi afatgjata dhe vepra kapitale  e suksese te jashtzakonshme.
Duhet te besojme te gjithe, se mesimet me te mira ne jete, jane ato mesime qe na mundesojne si t`i kthejme endrrat dhe deshirat tona ne realitet, si ta zotrojme te paprekshmen e ta bejme te prekshme dhe te pamundshmen ta bejme te mundeshme .                                                                                             Ata qe e perdorin mire e drejte kohen dhe kane durim, vullnet, guxim, deshire, vendosmeri, dashuri, perkushtim dhe jane te gatshem te bejne edhe sacrifice, arrijne vepra te medha e kapitale dhe suksese te ndryshme gjate jetes. Keto cilesi te virtytshme e parimore kush i vene ne perdorim, jane themele te forta per arritjen e sukseseve më te larta e veprave kapitale personale, profesionale, familjare, shoqerore, politike, fetare, shtetnore e kombetare .
Lexuesi im i dashur, kryeveprat e sukseset e ndryshme dojne kohe, durim, vullnet, dashuri, guxim, perkushtim dhe sakrifice qe t`i arrijme. Per aq sa i bejme realitet keto kerkesa, po per aq arrijme suksese e vepra te ndryshme.  I juaj, mësuesi Isë

Perpos zotrimit te emocioneve, shendetit tone fizik e psikik dhe zotrimit financiar, nuk ka gje me te rendesishme e me te vlefshme se sa permiresimi i mardhenjeve tona mes njerezve, familjareve,  mes institucioneve te ndryshme, partive politike e atyre fetare dhe  mes shtetit e kombit ne pergjithesi.
Nese mbetemi te izoluar qe nga individi e deri tek majat me te larta shtenore e kombetare, sukseset tona gjate jetes jane te pa arritshme dhe nuk e kane vleren e vete  si subjekte te izoluara e te vetmuara.
Asnjerit prej nesh dhe prej ketyre subjekteve ne fjale nuk i konvenon dhe nuk i flene ne hater te rriten, te zhvillohen e te jetojne si te vetmuar e te izoluar nga bota njerezore, sepse çdo gje e humb kuptimin e vete ne jete. Vetem i vdekuri mund ti perballoi vetmise. Te gjallet e kane te pamundeshme ket lloj ekzistence te vetmuar.
Pra siq po duket, qenka e domosdoshme per secilin prej nesh e subjeketeve te permendura me larte, qe te bejme perpjekje me kombengulesi, ti gjejme sekretet te cilat e mundesojne permiresimin e mardhenjeve tona  mes njerezve, familjareve, institucioneve, perkatesive politike, e fetare, mes shtetit e kombit ne pergjithesi, duke premtuar sipas pergjegjesive qe kemi secili, nje standard me te larte njerezor e human per menyren e te jetuarit dhe vepruarit tone, duke nenkuptuar nje moral te shendetshem per te gjitha subjektet ne fjale, nje drejtesi te forte e te barabart per te gjithe, nje zhvillim te perbashket ekonomik sa më ne nivel, nje zhvillim humanitar e social te permasave më te mundeshme njerezore, nje arsim e shendetesi te standardeve bashkohore, nje force policoro-ushtarake qe e mbron me cdo kusht rendin, ligjin dhe dinjitetin e qytetareve dhe nje imazh te dinjitetshem kombetar ne raport me ate nderkombetar, duke i thene nje jo te madhe individualisht, institucionalisht dhe kombetarisht korrupcionit, prostuticionit, amoralitetit, narkomanise, trafikimit te qenjeve njerezore, papunesise, varferise, shkaterrimit dhe keqperdorimit te pasurise kombetare, devalvimit te institucioneve tona te ndryshme shtenore e private, duke i thene jo perqarjes mes nesh ne baza partiake e fetare, urrejtjes e xhelozise e shum veseve te liga qe i dobsojne mardhenjet tona  mes njerezve e mes subjekteve te permendura me larte.
Lexuesi im i dashur,  nuk ka gje më te vlefshme e më te shejte se sa permiresimi i mardhenjeve tona mes njerezve ne nivel lokal, regjional, kombetar e nderkombetar, pa e demtuar interesin e askujt dhe pa lejuar te na demtohen interesat tona. I juaj, mësuesi Isë

Eshte veshtire ta bejme dallimin e vertete mes mendimeve pozitive e negative, mes asaje qe eshte e drejtes dhe e padrejte, mes reales dhe jo reales, mes asaje qe eshte e ndershmes dhe e pandershmes, sepse mendimet, idete, bindjet, qendrimet dhe pikpamjet tona, qe jane formuar nga femijeria e deri me tani, iu kane nenshtruar ndikimit te shume faktoreve qe na veshtiresojne ta bejme dallimin e vertete mes mendimeve pozitive e negative. Ajo qe eshte pozitive e negative, e drejte dhe e pa drejte, e ndershme dhe e pandershme per mua, per tjeret munde te jete e kunderta. Me nje fjale sipas formimit te bindjeve tona, qe jane te ndikuara nga shume faktor, i perceptojme ngjarjet, dukurite, proceset dhe gjesendet ne negative apo pozitive. Nese e bejme rishkrimin dhe korigjimin e pikepamjeve tona te formuara deri me tani dhe i eliminojme dalngadale negativitetet nga secili mendim, secila ide dhe secila pekepamje e formuar me pare, duke u mbeshtetur ne parimet univerzale njerezore dhe hap pas hapi duke u ballafaquar me ato parime, do te kemi mundesi ma te volitshme te bejme dallimin mes mendimeve, ideve, pikepamjeve dhe veprimeve tona pozitive e negative, duke gjetur edhe zgjidhje më te favorshme, per jete te bagatshme, te ndershme e njerezore. Per ta bere kete qe u cek me larte duhet pune, menquri, vullnet, guxim, kembngulesi, angazhim dhe dashuri, sepse edhe mendimet pozitive edhe mendimet negative, ka raste kur i kane te metat dhe perparesite e tyre. Emocionet tona jane parametra te barazpeshes se organizmit tone trupor dhe atij shpirtnor. Pa keta shtytes emocional, ekziston rreziku qe te na ze gjumi shekullor i mendimeve pozitive, apo te na digjet shpirti e trupi nga mendimet negative. Edhe njera edhe tjetra pale e emocioneve shkaktuar nga mendimet tona negative e pozitive, jane stimul qe na vetedijesojne per llojin e situatave qe na rrethojne, per llojin e mendimeve dhe veprimeve qe i bejme. Sistemi nervor simptaik qe e posedojme secili prej neve, bene ndezjen emocionale per t`i perjetuar situatat qe na rrethojne ashtu siq kemi kuptuar. Ndersa sitemi nervor parasimpatik i ndihmon gjendjes emocionale qe te stabilizohet dhe te kthehet ne gjendjen e me parshme. Kur kthehemi ne gjendjen e me parshme emocionale, e kemi me lehte ti verejme mendimet dhe reagimet tona, se sa kane qene me vend e sa jo. Sistemi nervor simpatik e parasimpatik, na mundesojne qe te reagojme sipas kuptimit te ngjarjeve , te cilat per momentin na rrethojne, si psh: ne dasem eshte veshtire te mendojme negativisht e te vajtojme. Ne raste morti e fatkeqesie eshte veshtire te mendojme pozitivisht e te vallezojme. Kete dallim e bejne mendimet qe i shkaktojne emocionet tona , sepse e pershkruajne gjendjen perafersisht ashtu siq eshte e jo siqe kemi deshire te jete. Ne asnjerin ekstrem te mendimeve nuk duhet te gjendemi. Po i analizuam mire e mire mendimet tona, e gjejme mesin e arte, se si duhet te mendojme e te veprojme. Mendimet frikesuese per gjarprin ne momentin kur e perceptojme drejte per drejte, na mundesojne te mbrohemi nga helmimi i tij. Mendimet frikesuese per gjarperin kur nuk gjendet para nesh, jane mendime te pa bazuara ne realitet, te mbeshtetura ne fantazine e iluzionet tona te cilat na frikesojne pa kurrfar baze, qe mund te qoj drejte nje shqetesimi te tepruar e jo real. Pra sipas situatave mendojme e veprojme, kjo eshte menquria apo e kunderta e saje. Per kete arsye bota ka konflikte te medha, sepse ka dallime mes mendimeve, ideve, qendrimeve dhe pikepamjeve te njerezeve. Dikush te bardhes i thot e zeze e dukush te zezes i thot e bardhe. Dikush beson ne Jezu Krishtin, dikush ne Hazreti Muhametin. Dikush ne katolicizem, ortodoksizen e dikush ne islamizem, budizem e konfuqionizem, me nje fjale konfrontim mendimesh, idesh, bindjesh, besimesh dhe pikepamjesh te cilat po e qojne njerezimin deri ne perqarje vellavrasese dhe deri ne konflikte te pergjakshme luftarake. Edhe pse po ndodhin keto konfrontime te medha mes njerezish, mes familjareve, mes institucioneve fetare e shtetnore, mes kombeve e shteteve dhe regjioneve te ndryshme botnore, per qudi secila pale mbrone pozitivitetin dhe te drejten e bindjeve, qendrimeve dhe pikepamjeve te veta. Nga krejte kjo qe u tha me larte, eshte mire te kemi kujdese te shtuar qe mos te gjendemi ne njeren ane te ekstremeve. Mesi eshte i arte.
Lexuesi im i dashur, duhet te kemi kujdese te shtuar kur bejme dallime mes pozitives e negatives, sepse mendimet, pikepamjet e veprimet tona jane te ndikuara nga shume faktor, ku egziston rreziku se mund te bejme gabime trashanike gjate jetes dhe gabimet tona ti paguajme shtrejte personalisht, familjarisht, fetarisht, politikisht e kombetarisht. I juaj, mësuesi Isë

Secili person, secila familje, secili institucion dhe secili komb e shtet, ka per synim qe ti realizoi ne nje menyre apo tjeter, deshirat dhe qellimet e veta.
Per ta bere sa me te mundshem realizimin e deshirave dhe qellimeve tona, eshte e domosdoshme t`i ngrisim standardet si parim i pare thelbesor, mbi standardet te cilat nuk kane efekt per t`i realizuar deshirat dhe qellimet e ndryshme gjate jetes, t`i  ndryshojme, t`irrisim, perforcojme e zgjerojme besimet tona te kufizuara , si parim i dyte  dhe t`i ndryshojme strategjite e veprimit, si parim i trete.
Kur i sqarojme standardet si parim i pare thelbesor dhe i kuptojme drejte ato, se cilat jane te frytshme e cilat jo, standartet qe nuk kane efekt i zavendesojme me standarde te efektshme, te cilat kane nivel me te larte qe t`i ndryshojme dhe t`i ngrisim edhe rezultatet drejte realizimit te deshirave dhe qellimeve tona personale, profesionale, familjare, institucionale, politike, shtetnore dhe kombetare.
Secili person, secila familje, secili institucion dhe secili komb e shtet qe i synon realizimet e deshirave dhe qellimeve te veta, e ka per obligim paresor ti gjene mangesite, dobesite dhe tmetat qe nuk ia deshiron vetes dhe ti zavendesoi ato me te gjitha perparesite qe i deshiron dhe i ka qellim t`i arrij gjate organizimit te procesit jetesor.
Sa e sa njerez, familje, institucione, biznese dhe kombe e shtete kane deshtuar per shkak te standardeve te ulta dhe mos zavendesimi i tyre me standarde me te ngritura, sipas kerkesave te kohes, per ti realizuar deshirat dhe qellimet e tyre gjate jetes.
Te gjithe ata qe bejne ndryshime ne standartet e tyre dhe i zavendesojne ato me standarde te nivelit me te larte, i kane krijuar mrekullite e botes gjate rrugtimit te tyre.
Parimi i dyte thelbesor eshte te bejme ndryshime sa me te medha ne besimet tona kufizuese, te cilat na e marrin guximin, vullnetin, deshiren, kembengulesine dhe qendrueshmerine per ti realizuar me doemos deshirat dhe qellimet tona.
Nese i ngrisim standartet per ti realizuar qellimet tona dhe kemi besime te kufizuara ndaj tyre apo nuk u besojme fare, i kemi sabotuar ato, pa e kuptuar fatkeqesine e sabotazhes. Per ta bere realitet realizimin e qellimeve qe ia parashtrojme vetit, më pare duhet ta marrim nene kontrolle sistemin e besimeve tona duke u dhene force,vullnet, guxim dhe kurajo bindese atyre.
Besimet tona duhet ti perdorim si komanda te pa diskutueshme qe na tregojne se cilat deshira e qellime jane te mundeshme e cilat nuk jane te mundeshme, duke formesuar çdo mendim, ide, pikepamje dhe çdo veprim qe e perjetojme ne praktike. Sa me te fuqizuara te jene besimet tona, prapa tyre qendron forca, guximi, vullneti dhe deshira per realizimin e çdo suksesi te madh personal, profesional, familjar, institucional dhe kombetare e shtetnor.
Parimi i trete thelbesor eshte ndryshimi i strategjive te veprimit personal, profesional, familjar, institucional dhe kombetar e shtetnor, per realizimin e deshirave dhe qellimeve tona qe ia kemi parashtruar vetes gjate jetes.
Secili prej nesh duhet ta kuptoi se eshte e kote te ngrisim standartet tona, nese nuk u besojme fuqishem atyre, eshte e kote ti ngrisim besimet nese nuk i ndryshojme strategjite e veprimit, nga ato te pa dobishme ne ato te dobishme per ti realizuar deshirat dhe qellimet tona.
Qe ta bejm realitet ate per te cilin jemi zotuar dhe e kemi per qellim ta realizojme, na duhet te perdorim strategji te reja, me te mira, me te persosura, te cilat japin fryte gjate realizimit te qellimeve dhe deshirave tona, duke i lene anash te gjitha ato strategji te vjetra te veprimit tone te cilat nuk japin fryte.
Strategjia me e mire e me racionale e veprimit tone eshte mbeshtetja ne modelet e atyre qe kane treguar rezultate te lakmuara, duke i modifikuar dhe persosur ato sipas nevojave, mundesive dhe synimeve tona personale, profesionale, familjare, institucionale, kombetare e shtetnore.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe sa me pare ti ngrisim standartet tona si parim i pare, t`i  ndryshojme, t`irrisim, perforcojme e zgjerojme besimet tona te kufizuara , si parim i dyte  dhe t`i ndryshojme strategjite e veprimit, nga ato te vjetruar ne ato bashkekohore, si parim i trete, qe t`i realizojme sa më efektivisht deshirat dhe qellimet tona per nje jete më njerezore, më te barabart, më humane, më te drejte, më te begatshme, me te lumtur e më kombetare. I juaj mesuesi Ise

I kemi mundesite thuja gati te gjithe, nese jemi ne rregull ne aspektin e shendetit fizik, intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar, t`i formesojme, t`i persosim, humanizojme dhe standardizojme veprimet tona gjate jetes, permes forces se dhimbjes e kenaqesise.
Nese e marrim nen kontroll kete force, i kemi marr ne duare frejte qe e drejtojne jeten tone, mendimet e veprimet qe i bejme gjate saje dhe vendimet qe i marrim, do te jene plotesisht te ndergjegjesuara.
Te gjitha sjelljet e kqija e te pasocializuara, nese dojme t`i eliminojme nga perdorimi gjate jetes dhe te mos i perserisim herave tjera, ato duhet t`i lidhim me forcen e ndjenjes se dhimbjes dhe turpit. Ndersa te gjitha sjelljet e mira, te socializuara dhe humanizuara t`i lidhim me forcen e ndjenjes se kenaqesise e krenarise dhe t`i perdorim si parime tona jetesore.
Lidhja e sjelljeve te keqija, te pasocializuara dhe te pahumanizuara, me ndjenjen e dhimbjes e turpit dhe lidhja e sjelljeve te mira, te socializuara e te humanizuara me ndjenjen e kenaqesise e krenarise, sjellin ndryshime te medha progresive, humane, sociale, morale dhe kmbtare tek ne, nese vertete u permbahemi bindshem dhe me vendosmeri ketyre parimeve jetike e njerezore.
Sa më pare qe behemi te vetedijshem per fuqine qe e ushtrojne ndjenja e dhimbjes dhe turpit, e ndjenja e kenaqesise dhe krenarise mbi veprimet tona dhe mbi menyren e marrjes se vendimeve te ndryshme gjate jetes, do te jemi më te kujdesshem, se cilat sjellje po i lidhim me cilat ndjenja tona.
Lexusi im i dashur, eshte fat i madh e i lumtur per ne, si individ, si familje, si shoqeri e si komb kur mesojme dhe edukohemi ta lidhim ndjenjen e kenaqesise e te krenarise me veprimet tona te njerezishme, humane, sociale, morale e kombtare, kurse ndjenjen e dhimbjes e turpit ta lidhim me veprimet tona te panjerezishme, jo humane, jo sociale, jo morale dhe jo kombtare. I juaj, mësuesi Isë

Shkaqet te cilat e pengojne organizimin e mirefillt te edukimit dhe arsimit tone kombetar, ditadites po e perfshijne kete fushe jetike per kombin, ne vend qe te eliminohen.
Hapsira e pamjaftueshme e lokalit shkollor, numri i madh i nxenesve neper klase, mungesa e kabineteve, mjeteve audiovizuele, ilustrative dhe demonstrative mesimore, mungesa e teksteve shkollore e univerzitare per disa lende mesimore te profileve te ndryshme, cilesia e dobte e hartimit te tyre per nga niveli pedagogjiko-psikologjik, hartimi i korikulave apo planprogrameve shkel e shko nga njerezit te cilet nuk kane pergatitje profesionale pos perkatesise partiake, pergatitja e kuadrit mesimdhenes jo e lakmueshme, hartimi dhe perpilimi i testeve per cilesim pa kriteret e parapara pedagogjiko-psikologjike per nivelet dhe moshat e ndryshme te nxenesve e studenteve dhe per llojin e shkollave, testi kombetar eshte komprimituar fare, ku po marrin pike mese shumti ata nxenes qe vetem dijne te kopjojne e per diturite e zotesite e tyre mos te flasim, me nje fjale nxenesve te shkelqyeshem qe perpiqen me forcat e veta, po u bije vlera gjithnje e me shume nga konkurenca jo reale e kolegeve te tyre, regjistrimi i nxenesve e studenteve dhe kalueshmeria e tyre mbi baza partiake, familjare e korruptive, marrja e gradave dhe titujeve shkencor po ashtu duke ngulfatur tersisht vleren e mirfillt te edukimit, arsimit dhe shkences, emrimi i kompetenteve dhe pergjegjesve te arsimit nga nivelet me te larta e deri te ato me te ulta, pa kritere profesionale, e mjaftueshme qe te jene vetem militant partiak, neglizhenca ne pune dhe papergjegjesia ndaj askujt dhe nga askush, mos percjellja e procesit organizativ te punes neper oret mesimore nga petagogu e psikologu i shkolles, profesionalist per kete qesdhtje, te cilet u ndihmojne atyre qe kane nevoje per ndihme ne procesin e mirefillte te organizimit te punes, mos trajtimi profesional i probleve te ndryshme qe u dalin nxenesve gjate procesit mesimor, mos trajtimi profesional i disiplines jo te duhur te nxenesve ne procesin mesimor, mos trajtimi i shkaqeve qe largohen pre oreve mesimore nxenesit, mos trajtimi profesional i ramjes se suksesit ne mesim, bashkpunimi jo i duhur e jo ne menyre profesionale, shkolle familja, mos percjellja profesionale e aktiviteteve jashtmesimor, mos percjellja profesionale e organizimit apo mos mbajtja e mesimit plotesues dhe shtues. Lexuesi im i dashur keto jane disa prej shkaqeve te cilat po i sjellin pasoja te pariparueshme edukimit dhe arsimit tone kombetar. Po nuk i eliminuam sa me par keto shkaqe, pasojat do te thellohen edhe me shume, ku haraqin me te madh e paguajn gjeneratat qe i leme pas. I juaj mesuesi Ise

Ne te shumten e rasteve veprimet tona i bejme nen ndikimin e reagimeve instiktive, se sa nen ndikimin e arsyetimeve intelektuale.
Kjo qe u tha më larte, vertetohet praktikisht tek ne, si psh. Edhe pse jemi te bindur dhe e arsyetojme se eshte e dhimshme per shendetin tone, perdorimi i tepert i embelsirave dhe mishrave te yndyrshem, megjithate reagojme ne menyre instiktive pas kenaqesise qe krijohet gjate perdorimit te tyre, duke shkelur me dy kembet mbi mesazhin e arsyetimit intelektual dhe dhimbjen qe e shkaktojne per shendetin tone, perdorimi i ushqimeve ne fjale.
Ky veprim instiktiv ndodhe tek shumica prej neve, edhe kur e perdorim duhanin, pijet alkoholike dhe narkotike, te cilat jane te rrezikshme per shendetin tone, ne megjithate vazhdojme t`i perdorim pa e perfillur mesazhin e arsyetimit intelektual.
Nje veprim i tille instiktiv percillet me force tek ata njerze e popuj qe e kane zhvillimin e ulte te arsyetimit intelektual dhe bindeshmerine e dobte ne raport me reagimet instiktive ndaj ndjenjes se dhimbjes e kenaqesise.
Veprimi i mbeshtetur mbi arsyetimin intelektual eshte më largepames, më stabil e më produktiv gjate sjelljeve tona, ne raport me atë se çka na sjelle kenaqesi e çka dhimbje.
Njerezit dhe popujt qe nuk mbeshteten ne veprimet e veta te ndikuara nga mesazhi i arsyetimit intelektual, mbesin prapa tjereve, te sunduar e te udhehequr nga tjeret, te pushtuar, te shfrytezuar e te roberuar nga tjeret. U shkon jeta nen roberi, te burgosur, te turturuar, te dhunuar, e te vrare. Ua marrin trojet, i perzene nga shtepite e veta, mbesin te varfur e te mjere, duke derdhur djerse rrugeve te botes per tjeret dhe duke u asimiluar dita dites si popull e si komb e duke u shuar fare.
Lexusi im i dashur, ne ato momente qe i lidhim veprimet tona me mesazhin e arsyetimit intelektual rreth kenaqesise dhe dhimbjes, vertete bejme ndryshime te medha progresive dhe i klasifikojme ne menyre racionale sjelljet tona, ne sjellje te cilat na shkaktojne dhimbje te medha e turp dhe ne sjellje qe na shkaktojne kenaqesi e krenari gjates jetes. I juaj, mësuesi Isë

Ne si qenje njerezore krahasuar me qenjet tjera te gjalla, jemi te vetmet qenje qe kemi bote te brendeshme dhe kuptim aq te pasur e te ndryshem ne raport me veteveten, njerezit, ngjarjet dhe proceset e ndryshme shoqerore, po aq sa e si sillemi ndaj vetevetes e ndaj tyre.
Menyra si sillemi ndaj tyre e vetevetes dhe menyra se si i interpretojme dhe trajtojme veten e tjeret, pasqyron shkallen dhe nivelin e kuptimit qe e posedojme ne boten tone te brendeshme, per nivelin e cilesine e kualitetin e tyre.
Ajo qe na bene aq te veçante, ne raport me qenjete tjera te gjalla, eshte niveli i aftesise sone te jashtzakonshme qe e posedojme per tu adaptuar, pershtatur, transformuar, dhe manipuluar me mendimet, idete e veprimet tona, duke marr vendime te ndryshme, qe te krijojme diçka më terheqese e më te dobishme dhe t`i ndryshojme gjerat, ngjarjet, njerezit, veteveten dhe proceset e ndryshme shoqerore, qe jane ne gjendje te pavolitshme jetesore per ne. Kete mrekulli mund ta bejme si qenje njerezore, per aq sa jemi te vetedijshem, te vendosur, aktiv dhe per aq sa kemi vullnet, guxim, deshire dhe dashuri per ta ndryshuar veten, tjeret, ngjarjet, dukurite negative dhe proceset e ndryshme shoqerore, te pavolitshme per menyren e te jetuarit tone sa më normal e sa më në nivel.
Te gjitha keto veprime qe u permenden me larte, bazen mbeshtetese e kane ne dhuntine tone trasheguse per pershtatje, per te mesuar nga pervoja jone personale dhe per ta lidhur ate me pervojat e ndryshme te tjereve, me krijuar nje mrekulli specifike e më te pershtatshme per veten, familjen, shoqerine, kombin dhe per boten njerezore ne pergjhithesi.
Vetem ne si qenje te vetedijshme njerezore kemi potencial, aftesi dhe fuqi, ta shnderrojme dhimbjen ne kenaqesi, kure punojme, sakrifikojme dhe vdesim per komb, atedhe e per liri.
Lexusi im i dashur, ” nese nuk ia dalim t`i drejtojme asociacionet tona te dhimbjes dhe kenaqesise, nuk do te jetojme më mirë se kafshet dhe makinat”, te cilat udhehiqen e komandohen nga tjeret. I juaj, mësuesi Isë

Nese ballafaqohemi me njerze qe na zemrojne e na bejne t`i urrejme sjelljet e tyre, më mire do te ishte te mos i perfillim, te mos i perkrahim, as te bashkpunojme me ta, nese vertete jane destruktiv, te pabindshem e te paperpunushem dhe ne fund te distancohemi tersisht prej tyre.

Te shpetojme sa me lehte nga tendosjet e ndryshme shpirterore e emocionale, nuk duhet te ballafaqohemi me ata qe na zemrojne, nuk duhet t`i perkrahim, as te bashkpunojme me ta, sepse ata me sjelljet e veta destruktive na zemrojne dhe na bejne t`i urrejme. Zemrimi dhe urrejtja na shkaterrojne shendetin fizik, psikik, emocional, intelektual, moral e social, nese nuk dijme t`i menagjojme mire e si duhet dhe t`i frenojme  keto dy ndjenja.

Nuk ka madheshti e krenari më te madhe se sa ta shprehish veten permes punes e djerses tende, permes dijes e nderit, permes respektit e dashurise, drejtesise e humanizmit, moralit e atedhedashurise dhe sakrifices per liri e per atedhe. Madheshtite i bene personi i madherishem, shemtite personi i shemtuar, te cilet gjenden brenda nesh dhe cilit ti japim perparesi, ai do te behemi.

A ka njeri më te shemtuar se ai qe e shpreh veten si mashtrues, vjedhes, rrenacak, vrases, amoral, dhunues, tradhtar, trafikant i substancave narkotike, trafikant i qenjeve njerezore, abuzuaes me lirine e tjereve, me pasurine e tyre, me pasurine kombetare e shtetnore, se ai qe e shpreh veten si njeri i korruptuar, lajkatar, i nenshtruar dhe nen tutelen e tjereve, per interesa te ndryshme e shume te ulta personale e karieriste ?!

Me pas nje trup te shendetshem e nje shpirt te paster, nje mendje te ndritur e karakter te fort e te mire dhe nje personalitet te zhvilluar e produktiv, eshte mese e nevojshme te merremi gjate gjithe jetes, ne menyre sistematike e te balansuar me zhvillimin dhe persosjen e tyre, qe te funksionojme sa më ndritshem, sa më natyrshem dhe sa më njerezisht si qenje sociale, humane e njerezore gjate jetes.

Edhe trupi edhe mendja, edhe karakteri, edhe personaliteti ne pergjithesi, kane nevoje per zhvillim e kalitje te perhershme e te barabart dhe te formesohen ne baze te standardeve sa më njerezore, permes leximit, hulumtimit, studimit, analizes, krahasimit dhe veprimit, mbeshtetur ne pervojen personale dhe ne pervojat e ndryshme qe ka bota njerezore. Keto procese ne fjale, nuk zhvillohen vetevetiu, por duhet angazhim i perhershem per rriten e tyre sa me fisnike e sa me produktive, per nevojat tona personale, familjare, kombetare e më gjere.

Po se percollem vemendshem menyren e te menduarit, menyren e shprehjeve emocionale, menyren e mirmbajtjes fizike e shendetesore te trupit, muneren e menagjimit financiar e te kohes dhe zhvillimin e perparimin e tyre sipas kerkesave te duhura momentale, fati, lumturia dhe krenaria jone personala, familjare dhe kombetar, do te na dalin nga kontrolli dhe do te na perfshijne valte e ndryshme te jetes, qe nuk do te jene te pershtatshme per ne.

Nese nuk kemi deshire te na dal nga kontrolli fati yne, lumturia e krenaria, vendosmerisht duhet ta marrim nen kontroll procesin e te menduarit, procesin emocional, fizik dhe procesin tone financiar, sepse sipas menyres se kontrollit dhe zhvillimit te ketyre proceseve, ate menyre dhe ate gjendje e ka fati yne, lumturia, krenaria dhe menyra e te jetuarit tone.

Perputhja apo mos perputhja e asaje qe e themi me ate qe e bejme, tregon nivelin tone edukativ, kulturor, moral, profesional, e kombtar, tregon llojin e karakterit qe e posedojme dhe menyren e zhvillimit te personalitetit tone.

Njerzit qe e perputhin ate te cilen e thojne me ate qe e bejne, jane njerze te fjales, beses, jane njerze te ndershem, puntore, te dashur, solidare, human, te sjellshem, jane njerze te dijshem, vizionare, atdhetare, te guximshem, luftetare, jane njerze familjare, te suksesshem e te afte, profesionalisht, politikisht e kombtarisht.

Armiqesia me Serbine ka filluar qe nga koha e car Dushanit, car Llazarit e carve tjere serb, qe i kane bere kerdite ndaj popullates ilire, arberore e asaje shqiptare, duke filluar nga fillim shekulli i tete – 8- e deri ne ditet e sotit, pa heq dore per asnje qast ajo prej krimeve te veta dhe nuk ka te ndalur krimi e agresioni i saje. Edhe pse kishte shume here dialog me Serbine, perpjekjet ishin te kota qe dialogu te perfundoi ne favor te viktimes shqiptare, siq jane edhe sote ka behen bisedimet duke perfunduar ne dem te shqiptareve e ne favor te xhelateve serbe.

Që nga mbreteria serbe me car Dushanin, car Llazarin e caret tjere ne fillim te shekullit te 8 e ketej, qe nga Serbija e parë e deri të e dyta, qe nga Jugosllavia titiste e deri të Serbia millosheviqiane dhe Serbija e pasuseve te Millosheviqit, ne shqiptarët u premë e u vramë, u masakruam e u dogjëm, u ndjekëm e përndjekëm dhe prapë fuqitë e mëdha na detyruan të bashkëjetojmë me xhelatët tanë sllave e grek!
Pra, është e njëjta bashkësi ndërkombëtare që nga Evropa plakë e deri të kjo e ditëve të sotme, që po e detyron viktimen shqiptare te leshoj pe, ne dem te vetin e ne favor te xhelateve serb, malazez, maqedon dhe atyre grek, duke ua përseritur shqiptarëve masakrat nga dy e tri herë brenda një shekulli.
Eshte thene nga dietaret: “Ata që nuk mësojnë nga fatkeqesite, u përseriten prapë ato”.

Sot gjithnje e me shume ne skenen tone kombetare, politike, fetare, intelektuale e akademike, po dominojne veset ne raport me virtytet njerezore dhe po neperkombet me arrogance sinqeriteti, perpjekja, dituria, angazhimi, perkushtimi dhe sakrifica, per se gjalli e per se vdekuri, e atyre qe e bene te pamundshmen per komb, per liri e per atedhe. Arroganca eshte e pameshirshme, e ka ngulfate persetepermi sinqeritetin dhe virtytin njerzor, as me gjak njeriu nuk po ngopet, duke harruar tersisht se nuk do te jetoi perjetesisht.

Dersa i perkrahim dinaket, egoistet, ciniket, hipokritet e arrogantet dhe heshtim para veprave te ndyra, kriminale, antikombtare, amorale e korruptive te tyre, jo vetem qe nuk do ti zgjidhim problemet tona, por perkundrazi edhe mëtej do t`i veshtiresojme ato.

Nuk zgjidhen propblemet tona personale, familjare, institucionale, politike, fetare dhe ato kombetare, me personalitete qe jane te mbushur perplot me vesin e dinakerise, cinizmit, hipokrizise, arrogances dhe egoizmit, perkundrazi ato rriten e shumohen ne saje te veprimtarise se ketyre tipave mbushur perplote me vese, e qe i kemi ne balle te skenes politike, fetare, kulturore e shkencore.

Te gjitha mendimet tona, ne esence e kan vleren e vete negative apo pozitive. Kur e analizojme permbajtjene dhe mesazhin e secilit mendim, e rrisim më shume vigjilencen tone se çfare mendime po prodhojme, te vlefshme apo te pa vlefshme, rreth situatave problemore qe na rrethojne. Pa kete vigjilence apo perkujdesje rreth mendimeve tona, ka mundesi te rreshqasim thelle ne pellgun e mendimeve te pavlefshme e te pandershme per te ardhmen tone.

Kur aftesohemi të zgjedhim menyren e te menduarit te drejte e te vertete, jemi ne rruge te mire qe t’i zgjidhim situatat e ndryshme problemore te jetes, ne favor tonin personal, profesional, familjar, institucional, shtetnor e kombtar.

”Nuk na ka tremb romani as venecioni, nuk na tremb turk sulltani as car Dushani e car Llazari “. Keto jane fjalet vetmashtruse e shume fjale tjera te zbrazta mbushur perplote mburrje, permes te cilave rrahim gjoks ne shqiptaret, edhe pse te gjithe pushtuesit tane, jo vetem qe na kane tremb, por na kane shkaterruar, na kane vrare e masakruar, na kane dhunuar e poshteruar dhe mbi 80% te trojeve tona i kane pushtuar dhe po na gjakosin sa here po u teket e po zgjerohen drejte asaj copze te Shqiperise qe na ka mbete.

Nese nuk munde te ballafaqohemi me forca te ndryshme, qe po na pushtojne dita dites vendin, po na vrasin e po na turturojne, nuk eshte mire nga ana e jone, te pertypemi sikur dele e te qendrojme te heshtur e te pashqetesuar fare, edhe kur na hyn hasmi ne trojet e konaqet tona, per t`naj marr e vrare djemte ma te mire e vashat per rreth nesh, per t`na shkaterruar trojet e pasurine dhe per t`na dhunuar e poshtruar, sepse jeta e dhunuar dhe e poshtruar eshte më e keqe dhe më e veshtire se vdekja.

Nese nuk i ndryshojme sa ma pare sjelljet tona destruktive dhe nuk e lidhim dhimbjen e turpin me to, heret ose vone do te na hakmeren keq ato sjellje ne nivel personal, familjar e kombtar, duke na lene shume prapa tjereve dhe nen sundimin, nenshtrimin, pushtimin e poshtrimin e fqinjeve tane pushtues.

Sa keq i kane ardhe punet Kosoves nga hileqaret, kojtagjijnte, te pangupurit, zuzaret e tradhtaret, qe dita dites po ia rjepin lekuren, mishin dhe po ia thejne kockat e saje, duke shkelur pameshirshem mbi gjakun e deshmoreve dhe idealin e atyre qe e paten per liri e per atedhe.

Është domosdoshmeri e kohes, t`i ndryshojme sa më pare sjelljet tona destruktive dhe te mos presim asnje qaste, qe t`i zavendesojme ato me sjellje konstruktive, humane, te njerezishme, morale e kombtare, sepse do te behemi gazi i botes, turpi i atedheut dhe kriminel qe shkelim mbi gjakun e deshmoreve dhe mbi sakrificen e atyre qe e bene te pamundeshmen per liri, per komb e per atedhe.

Nese bejme jete pa vendosur diçka ne vizionet tona, pa planifikuar dhe pa u perkushtuar praktikisht, nuk do te jemi ata qe deshirojme, nuk do ti bejme veprat e duhura dhe nuk do ta kemi ate qe e synojme. Mendimet e vlefshme e te perkryera e mirembajne shendetin tone emocional, intelektualdhe, social, moral e kombtar dhe i qojne proceset jetesore perpara.

Ata qe vendosin ne vizionin e tyre se çfarë njerez dojne te behen, çfarë veprash dojne te kryejn dhe çfare kariere, çfare profesioni e pasurije dojne te arrijne, medoemos vizioni i tyre do te behet realitet, nese besimi dhe angazhimi e ka forcen e mjaftushme drejte realizimit te asaje qe e kane ne objektiv.

Që mos të brengosemi me të kaluarën e pakthyeshme, e me të ardhmen e padukshme, është mirë të merremi me të tashmen, duke u pergatitur sa më shumë, që të ballafaqohemi më lehtë, më guximshëm, e të menqur me sfidat që na i sjell jeta, ne te tashmen.

Me besime kufizuse e bindje frikesuese, nuk mund t`i qojme proceset perpara e t`i arrijme deshirat tona qe ia kemi vuar vetit si qellim, qoft si individ, si familjar, institucion, shoqeri, shtet e qofte si komb.

Ata qe arrijne suksese e gjera te vlefshme gjate jetes, i menagjojne mire e drejte besimet dhe bindjet e veta, duke i liruar ato nga frika e pa arsyshme dhe friken e shnderrojne ne force permes vullnetit, deshires, guximit, dashurise, vendosmerise dhe perkushtimit, edhe me qmimin e sakrifices, per t`i kapercyer pengesat qe u dalin para gjate veprimit me i realizuar deshirat dhe synimet qe ia kane vuar vetit si obligim. I juaj, mësuesi Isë

Ata qe perpiqen dhe perqendrohen tek menjanimi i dhimbjeve te qastit dhe perfitimi i kenaqesive afatshkurtera, i krijojne vetes dhimbje afatgjata.

Në ato momente, kure i lëme me nje ane qastet kalimtare te kenaqesive, te cilat perfundojne me dhimbje, me siguri do te perqendrohemi ne ato gjera te vlefshme e madhore qe shkaktojne kenaqesi afatgjata, edhe nese jemi te detyruar te kalojme permes dhimbjeve te qastit e afatshkurtera.

Ai qe jam une sot, eshte pasoje e merrjes se vendimeve te mija dje. Ato vendime qe i marr sote, do te jem une pasoj e tyre neser.
Ky parim vlene njejte si per individin, si per familjen si per institucionet e ndryshme kulturore, historike e shkencore, si per institucionet private e shtetnore e si per kombin dhe per shtetin.

Ne ato momente kur vendosim te marrim nje vendim, fillon edhe formesimi i jetes sone sipas permbajtjes qe e ka vendimarrja. Ato vendime qe i marrim sot, atë permbajtje e ka fati apo fatkeqesia jone neser. Faren qe e mbjellim gjate jetes, frytet e saje ia korrim.

Ata qe e perdorin mire e drejte kohen dhe kane durim, vullnet, guxim, deshire, vendosmeri, dashuri, perkushtim dhe jane te gatshem te bejne edhe sacrifice, arrijne vepra te medha e kapitale dhe suksese te ndryshme gjate jetes.

Kryeveprat e sukseset e ndryshme dojne kohe, durim, vullnet, dashuri, guxim, perkushtim dhe sakrifice qe t`i arrijme. Per aq sa i bejme realitet keto kerkesa, po per aq arrijme suksese e vepra te ndryshme.

Nuk ka gje më te vlefshme e më te shejte se sa permiresimi i mardhenjeve tona mes njerezve ne nivel lokal, regjional, kombetar e nderkombetar, pa e demtuar interesin e askujt dhe pa lejuar te na demtohen interesat tona.

Per shkak te veshtiresive te behet dallimi mes mendimeve, ideve, bindjeve e besimeve negative dhe pozitive, bota ka konflikte te medha mes saje, sepse ka dallime mes mendimeve, ideve, qendrimeve, bindjeve, besimeve dhe pikepamjeve te njerezeve. Dikush te bardhes i thot e zeze e dukush te zezes i thot e bardhe. Dikush beson ne Jezu Krishtin, dikush ne Hazreti Muhametin. Dikush ne katolicizem, ortodoksizen e dikush ne islamizem, budizem e konfuqionizem. Me nje fjale konfrontim mendimesh, idesh, bindjesh, besimesh dhe pikepamjesh, te cilat po e qojne njerezimin ne perqarje, urrejtje, vellavrasje dhe deri ne konflikte te pergjakshme e shfarosese luftarake.

Strategjia me e mire e me racionale e veprimit tone eshte ngritja e standardeve vepruse mbi standardet e vjetruara e jo efektive, duke i zavendesuar ato me standarde më efektive, forcimin e rritjen e besimeve tona per t`i arrite gjerat qe i deshirojme, pa te cilat nuk arrihet asgje, zavendesimin e strategjive te vjetra me ato te reja dhe mbeshtetja ne modelet e strategjive te atyre qe kane treguar rezultate te lakmuara, duke i modifikuar e persosur ato modele sipas nevojave, mundesive dhe synimeve tona personale, profesionale, familjare, institucionale, kombetare e shtetnore.

Është fat i madh e i lumtur per ne, si individ, si familje, si shoqeri e si komb, kur mesojme dhe edukohemi ta lidhim ndjenjen e kenaqesise e te krenarise me veprimet tona te njerezishme, humane, sociale, morale e kombtare, kurse ndjenjen e dhimbjes e turpit, ta lidhim me veprimet tona te panjerezishme, jo humane, jo sociale, jo morale dhe jo kombtare.

Shkaqet negative te cilat e pengojne organizimin e mirefillt te edukimit dhe arsimit tone kombetar, ditadites po e perfshijne kete fushe jetike per kombin. Po nuk i eliminuam sa më parë keto shkaqe, pasojat do te thellohen edhe me shume, ku haraqin me te madh e paguajn gjeneratat qe i leme pas.

Ne ato momente qe i lidhim veprimet tona me mesazhin e arsyetimit intelektual rreth kenaqesise dhe dhimbjes, vertete bejme ndryshime te medha progresive dhe i klasifikojme ne menyre racionale sjelljet tona, ne sjellje te cilat na shkaktojne dhimbje te medha e turp dhe ne sjellje qe na shkaktojne kenaqesi e krenari gjates jetes.

Njerezit dhe popujt qe nuk mbeshteten ne veprimet e veta te ndikuara nga mesazhi i arsyetimit intelektual, mbesin prapa tjereve, te sunduar e te udhehequr, te pushtuar, te shfrytezuar e te roberuar nga tjeret. U shkon jeta nen roberi, te burgosur, te turturuar, te dhunuar, e te vrare. Ua marrin trojet, i perzene nga shtepite e veta, mbesin te varfur e te mjere, duke derdhur djerse rrugeve te botes per tjeret dhe duke u asimiluar dita dites si popull e si komb e duke u shuar fare.

Vetem ne si qenje te vetedijshme njerezore kemi potencial, aftesi dhe fuqi, ta shnderrojme dhimbjen ne kenaqesi, kure punojme, sakrifikojme dhe vdesim per komb, atedhe e per liri. ” Nese nuk ia dalim t`i drejtojme asociacionet tona te dhimbjes dhe kenaqesise, nuk do te jetojme më mirë se kafshet dhe makinat”, te cilat udheheqen e komandohen nga tjeret.

Sa me fat do te jemi, nese bejme perzgjedhje te mire, se me kë e bejme lidhjen e ndjenjes sone te dhimbjes e kenaqesise.
Nuk konsiderohet fat i mire, jete e lumtur, e qete, e suksesshme dhe e ndershme per ata qe e lidhin ndjenjen e kenaqesise dhe krenarise me vepra kriminale, amorale, korruptive e tradhtare, ne vende qe me keto vepra te liga e te shemtuara, ta lidhin ndjenjen e dhimbjes dhe turpit.
Do te ishte fat i mire, jete e lumtur, e qete, e suksesshme, e ndershme dhe e dinjitetshme, nese e lidhim ndjenjen tone te kenaqesise dhe krenarise me vepra humane, kombtare, altruiste e morale, nese e lidhim me vepra qe na sjellin edukate te shndoshe e dituri, me vepra qe rrezatojne mirekuptim, respekt, tolerance, bashkpunim e dashuri mes njerzve, dashuri per atedhe e per liri, per kulture e per drejtesi, ta lidhim me vepra te guximshme e te drejta, qe e luftojne pameshirshem krimin, amoralitetin, korrupcionin, devalvimet ne shendetesi, drejtesi, ekonomi, edukim e arsim dhe ne fusha tjera me rendesi jetike. Ndersa ndjenjen e dhimbjes dhe turpit ta lidhim me te gjitha veprat e liga e te shemtuara kunder njerezimit e kunder kombit tone.
Ne ato momente kur mesojme dhe edukohemi mire, se si t`i zberthejme thellesite e sekreteve qe fshihen prapa sjelljeve tona, i ndihmojme shume vetes te behemi më te njerezishem, më te sjellshem, më te sinqert, më te shendetshem e më te edukuar ne fushen e shendetit fizik, intelektual, moral, emocional, social e kombtar.
Lexusi im i dashur, perdorimi i drejte i ndjenjes sone te kenaqesise e krenarise dhe ndjenjes se dhimbjes e turpit, mundeson fatin tone më te mire, jeten më te lumtur e më te suksesshme dhe mundeson ndryshim sistematik e progresiv, po thuaja per çdo gjë ne jeten tone. I juaj, mësuesi Isë

Shume prej nesh bejme reagime te ndryshme logjike e jo logjike, te cilat burimin e kane ne ndikimin e rrethanave, kushteve dhe menyres se te jetuarit tone, te më parshem e te tanishem. Keto reagime here here, jane te sikletshme e te pakontrolluara, perplot stres e zhgenjim, qe shkaktojne deme serioze ne perspektiven personale, familjare, shoqerore e kombetare. Leshimi i trojeve tona ne menyre te pakontrolluar, nga pjesa më e mire dhe më vitale e popullit, per shkak te rrethanave, jeteses dhe kushteve te pavolitshme, demonstron kjarte zhgenjimin dhe stresin e pakontrolluar te tyre, duke u mbetur e vetmja shprese qe ta marrin rrugen e mergimit dhe boten ne sy, edhe pse nuk ka asgje te siguruar ta, qe po e bejne kete veprim. Nga kjo gjendje stresuse e zhgenjimi, ne pamundesi kontrolli, disa tjere i shfaqin paknaqesite e veta permes grevave, demonstratave, revoltes dhe nga llojet më te ndryshme te kundershtimit, mbushur perplote stres e zhgenjim, per shkak te padrejtesive, papunesise, varferise, keqeperdorimeve te shumta, korrupcionit, devalvimit te vlerave morale, shendetesore, edukative, arsimore, juridike, ekonomike dhe krijimi i rrethanave te pavolitshme per te bere jete te dinjitetshme, te qete e te lumtur. Ne vend qe te perkrahen te paknaqurit, nga politika shtetnore dhe te zgjidhen problemet e tyre sipas radhes e mundesive qe i posedon shteti , shfaqjen e paknaqesive te tyre, nga qeveritaret e politikaj te ndryshem, se bashku me disa mjete te informacionit qe u kendojne hymne e lavde qeveritareve e politikajve ne balle te politikes, ata i etiketojne si vandal, si ekstremist, si islamist, si isis, si muxhahedin, me te njetin fjalor qe ka propaganda serbo-sllave dhe ajo greke, duke demaskuar realitetin e shfaqjes se paknaqesive te shqiptareve qe jetojne ne dy shtetet shqiptare dhe shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta te pushtuara nga greko-sllavet ortodoks. Ter kjo perbuzje e pakenaqesive te shqiptareve nga ana e qeveritareve tane shtetnor dhe nga ana e qeveritareve pushtues greko-sllav, ka shkaktuar tej mase revolte, stres te pakontrolluar dhe zhgenjim, duke e ndjere veten te fyer shumica e shqiptareve nga te gjitha anet, te poshtruar, te nenshtruar dhe te pa perkrahur totalisht nga askush e as nga Europa, me te cilen e kane mbush gojen plote Europe, politikanet tane dhe shume shqipfoles, edhe pse veprat po i bejne sipas ligjeve te gjungles. Disa prej mjeteve tona te informacionit kombetare, te cilat kendojne per oborret shtetnore e per qeveritaret, ne vend qe te informojne drejte e sakte, siq preferon etika e informimit, mezi presin t`i etiketojne e t`i zhantazhojne nga nivele më te ulta e te pacipe fare, menyrat e shfaqjes se paknaqesive te atyre qe u eshte mbush jeta perplote halle e derte, perplot stress e zhgenjim te pakontrolluar, ndaj padrejtesive e keqperdorimeve te shumta qe po behen, ne nivel kombtar nga te dyja shtetet dhe ndaj shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta te pushtuara nga fqinjet tane, duke i etiketuar zi e me zi, kerkesat qe i manifestojne shqiptaret e pa knaqur me gjendjen e tyre te jeteses, duke i burgosur masivishte e duke i vrare. Paknaqesite qe i demonstrojne shqiptaret, ne Kosove, e ne Shqiperi, ne mal te Zi ,e ne Serbi dhe ne Maqedoni e ne Greqi, te ma thote dikush se nuk etiketohen shqiptaret nga llojet me te ndryshme propagandistike e me te ndyta te mjeteve te informit nga jashte dhe te disa mjeteve te informimit tone kombtar nga brenda, duke kercnuar e shantazhuar çdo levizje qe e bejne shqiptaret e pakenaqur me realitetin e tyre jetesor. Ne anen tjeter balozat e politikes serbe, meqedone, malazezeze dhe greke se bashku me popadikat e tyre kalerojne lirshem mes permes trojeve tona duke i fyer dhe duke i kercnuar dy shtetet shqiptare dhe popullaten qe jetojne ne trojet e veta shekullore dhe duke propaganduar para botes se “kosova eshte toke e shejte serbe”, se”shqiperia e jugut eshte greke” dhe “shqiptaret e besimit ortodoks jane greke”, se” peja, gjakova, mitrovica dhe istogu, duhet ti takojn malit te zi”, se” problemi çam nuk duhet diskutuar e as qe ka ekzistuar problem i tille”, se “trojet e shqiptareve ne maqedoni jane troje te maqedoneve”, se” kosova verioere nuk duhet as te diskutohet , sepse eshte toke serbe me krejte tokat e kosoves e metohise”, e shembuj tjere te tille e monstruoz. Ku ta gjejne forcen shqiptaret , qe ti perballojne te pa stresuar e te pa zhgenjyer, fyerjet e poshtrimet qe po u behen, varferine e roberimin, pushtimin, nenshtrimin, burgosjet e vrasjet, te cileve kush nuk ua qane hallin as nga brenda e as nga jasht?! Si mujn shqiptaret ta perballojne stresin dhe sjelljet stresuese, zhgenjimin dhe sjelljet zhgenjyese, ne keto rrethana jashtzakonisht te papershtatshme per jete ?! Lexuesi im i dashur, derisa t`i ndeshkojme mekatet dhe te kqijat e keqberseve, me te gjitha mjetet e mundeshme qe i disponojme pa e perjashtuar aske, qofshin ata politikan, klerik fetar, intelektual e qytetare te thjeshte, qofshin dhe fqinjet tane pushtues, do te jetojme ne gjendje te mjere e te varfur, ne gjendje te pushtuar, nesnshtruar e poshtruar, te burgosur, te dhunuar, te vrare, e te perzene nga trojet tona, sepse asgje nuk pik prej qiellit dhe asgje e mire nuk na vije nga keqbersit dhe nga te huajte. I juaj, mësuesi Isë

Menyra e perdorimit te ndjenjes se kenaqesise dhe krenarise, e menyra e perdorimit te ndjenjes se dhimbjes dhe turpit, personalitetin e Skenderbeut, Adem Jasharit dhe Nene Terezes, i ka bere nder personalitetet më te njohura te botes.
Ndjenja e kenaqesise dhe krenarise, e ndjenja e dhimbjes dhe turpit kane qene nder forcat kryesore, qe i kane nxite te veprojne keto personalitete te medha boterore, secili ne menyren e vete dhe te marrin vendime plotesisht te ndergjegjesuar, plotesisht te vendosura e te guximshme dhe perplot vullnet, deshire qe shkojne ne favor te tjereve, ne favor te jetes se tyre, e ne favor te kombit dhe humanizmit. Dy te paret u dalluan ne qeshtjen kombtare dhe lirine e kombit. Ndersa Nene Tereza e dalluar ne qeshtjen humane duke u ndihmuar tjereve.
Jeta e tyre e ka marr formen e vete specifike nga ajo me te cilen kane mesuar dhe edukuar te kenaqen e te ndjejne krenari dhe te ndjejne dhimbje e turp. Ky mesim e edukim ishte i ndryshem per te trete, s`iq ishte e eshte i ndryshem edhe per njerezit tjere te botes dhe per ne shqiptaret, ne formimin e veprimeve dhe marrjes se vendimeve te ndryshme gjate jetes, per interesa personale, familjare, humane dhe kombtare.
Jeta e Skenderbeut, Adem Jasharit dhe Nene Terezes e ka marr formen e vete specifike, nga ajo me te cilen kane mesuar dhe edukuar te kenaqen e te ndjejne krenari dhe te ndjejne dhimbje e turp. Ky mesim e edukim ishte i ndryshem per te trete, s`iq ishte e eshte i ndryshem edhe per njerezit tjere te botes dhe per ne shqiptaret, ne formimin e veprimeve dhe marrjes se vendimeve te ndryshme gjate jetes.
Herojte tane, Skenderbeu e Adem Jashari gjate jetes se tyre kane mesuar te arrijne kenaqesi e krenari, permes veprimeve qe e bejne te lire Shqiperin e shqiptaret ne pergjithesi nga pushtimi i Perandorise Otomane turke, permes veprimeve qe i bashkojne shqiptaret rreth idealit kombtar i cili bartet gjenerate pas gjenerate, permes veprimeve qe u jep kurajo dhe vullnet te forte gjithe shqiptareve, per ta mbrojte lirine e vete e zhvilluar dhe perparuar vendin. Kurse ndjenjen e dhimbjes dhe turpit, personaliteti i Skenderbeut e Adem Jasharit e kane lidhe me gjendjen e pushtuar dhe te shkaterruar te Shqiperise nga pushtusit tane te shumte romako-bizantin dhe otomano-turk e greko-sllavo-ortodoks. Ndjenjen e dhimbjes dhe turpit e kane lidhe edhe me gjendjen e mjere, te varfur e te pa arsimuar skajshmerisht te Shqiperise e te shqiptareve neper kohe, shkaku i pushtimeve te parreshtura.
Ne ndryshim prej herojve tane kombtar, Nene Tereza ka mesuar te shqetesohet thelle dhe ta ndjene dhimbjen e turpin, ne ato momente kure sheh njerze te cilet vuajne nga varferia dhe smundjet e ndryshme qe u shkatohen nga padrejtesia, duke i lene rrugeve pa kurrfar meshire e perkrahje. Ndersa ndjenjen e kenaqesise dhe krenarise, Nene Tereza e kishte lidhe me veprimet e veta humane ndaj atyre njerezve qe kane nevoje per perkrahjen e saje, pa dallim feje e race.
Per Nene Terezen kuptimi i plote i jetes, kenaqesise dhe krenarise, ishte gjetja e saje ne nje nga vendet ma te varfura te botes dhe qe ishte mbushur me miliana refugjate te uritur e te smuar nga te gjitha moshat dhe te dyja gjinite.
Nene Terezen e ka shtyre fuqishem ndjenja humane per tu ndihmuar tjereve qe te shpetojne nga mjerimi, varferia dhe smundjet e ndryshme, sidomois smundjes se koleres dhe dizenterise.
Nene Tereza mesoi, u edukue dhe u binde, se te perpiqesh per tjeret, eshte vepra më e mire qe mund ta besh dhe e cila i jep ndjesine e jetes dhe i jep kuptimin e saje te vertet.
Lexusi im i dashur, Skenderbeu, Adem Jashari dhe Nene Tereza u bene nder ma te njohurit ne bote, duke i formsuar fatet e tyre duke u bazuar ne menyren e veprimeve te veta, qe i kane lidhe me ndjenjen e kenaqesise dhe krenarise, e me ndjenjen e dhimbjes dhe turpit ne rapote me gjendjen e njerezimit dhe humanizmit, e ne raport me gjendjen tone kombtare aspak te lakmushme. I juaj, mësuesi Isë

Per ta patur nen kontrolle jeten e veten, nuk duhet te lejojme te na kontrollojne e te na udheheqin rrugeve te kqija dhimbja e kenaqesija gjate jetes.
Kure mesojme ta perdorim miqesishte e ngrohtesisht dhimbjen e kenaqesine te veprojne ndaj nesh e ndaj tjereve, na nxisin vertete te bejme veprime te matura, e te marrim vendime te ndergjegjeshme per te prodhuar rezultate te reja, te favorshme e njerezore, per ne dhe per tjeret. Kjo menyre veprimi na detyron te marrim vendime te ndergjegjesuara per ta ndryshuar jeten dhe veten, te cilat ndryshime na sjellin kenaqesi, lumturi, dinjitet e begatij, neve dhe tjereve.
Ata qe mesojne ta largojne ndjeshmerine e dhimbjes, te cilen e perjetojne gjate jetes duke u perballur me te, permes deshires dhe vullnetit te forte, per ta larguar dhimbjen dhe zavendesuar ate me kenaqesine pa i demtuar tjeret pasqyron karakterin e tyre te forte, te formuar dhe edukuar si duhet.
Karakteri i forte, i formuar dhe i edukuar si e sa duhet, vertete na sjelle ndjenjen e kenaqesise se krenarise, rehatise, ndjenjen e kanaqesise se vetvleresimit dhe ndjenjen e kenaqesise per ta jetuar jeten njerezisht, moralisht dhe kombtarisht, ashtu s`iq e kemi planifikuar ne menyre te ndergjegjesuar.
Ka shume nivele te ndjeshmerise se dhimbjes e kenaqesise, s`iq ka edhe shume menyra te keqija e te mira te mesimit per perdorimin e tyre gjate jetes.
Keqperdorimi i dhimbjes dhe kenaqesise po deshmohet dita dites mes nesh.
Vertet eshte i shemtuar perdorimi i kenaqesise personale duke u shkaktuar dhimbje tjereve, ne vende qe te ndodhe e kunderta, ta perdorim kenaqesine per veten e per tjeret, pa i demtuar interesat e askujte. Kjo veti e mire eshte e mundeshme per njerezit qe kane karakter te forte e te edukuar si duhet, qe kane ndjenja humane e kombtare dhe qe kane ego te socializuar ne nivel te duhur. Per karakteret qe e kane mesuar keq menyren e perdorimit te kenaqesise e dhimbjes, eshte e padeshirueshme perdorimi i kenaqesise per vete dhe per tjeret, pa e demtuar aske.
Çdo dite jeta jone eshte e mbushur me dilema e luhatje te ndryshme gjate perzgjedhjes se mesimit se si ta perdorim ndjenjen e dhimbjes dhe kenaqesis, ne favor tonin e ne favor te tjereve, apo vetem ne favor tonin e ne dem te tjereve.
Lexusi im i dashur, nuk eshte mire ta mesojme menyren e keqperdorimit te ndjenjes se kenaqesise e te dhimbjes, sepse ne fund te fundit jo vetem qe u shkaktojme deme tjereve por edhe vetevetes. I juaj, mësuesi Isë

Idindividi, familja dhe kombi qe mbulohen me shprehi negative, nuk kane perspetive jetesore dhe e shkaterrojne ate edhe veten. Pasionet e mira dhe jo te mira,”jane shprehi te formuara gjate jetes te cilat percillen gjithmone me emocione intenzive”.
Te posedojme jete individuale, familjare e kombtare sa më dinjitoze, humane, te begatshme e te lumtur, eshte mire te mbeshtetemi ne formimin e shprehive pozitive dhe t’i perserisim e perforcojme ato, sa me shume te jet e mundur, derisa te shnderrohen ne pasione.
Perseritja e shprehive pozitive apo negative qofshin ato, perforcohen ne vetedijen tone dhe kalojne ne pasione gjate jetes. Pasionet eshte shume veshtire te eliminohen nga koka, edhe pse e paguajme shtrejte haraqin e tyre kur ato jane negative, apo ua vjelim frytet e tyre kur ato jane pozitive. Krimet e ndryshme, ekonomike, shendetesore, edukative e arsimore, juridike, politike e fetare, nisin me shprehi te vogla negative, duke u rrite e perforcuar permes perseritjes se tyre, derisa te shnderrohen ne pasione. Pertaci, alkoholiqari, i droguari, amoralisti, vrastari, vjedhesi, mashtruesi, i korruptuari, lakmiqari, i pabesi, shpiuni, shpifesi dhe tradhtari, e nisin kete shemti te qoroditur ne fillim me nje shprehi te vogel, e dikur keto shprehi rriten e shumohen, perseriten e perforcohen derisa te shnderrohen ne pasione negative duke shkaterruar individin, familjen dhe kombin ne pergjithesi. Pasionet qe i formojme gjate jetes, te mira apo te kqija qofshin ato, eshte veshtire pastaj te lirohemi prej tyre. Po keshtu permes shprehive nisin edhe punet e mira njerezore qe nga perfitimi i diturive, respekti, toleranca, dashuria ndaj punes, vetepermbajtja, atedhedashuria, sakrifica per atedhe, per t`miren e kombit dhe per t`miren e njerezimit ne pergjithesi, e shprehi tjera pozitive, te cilat me kohen kalojne ne pasion.
Lexusi im i dashur, nuk e kemi veshtire te percaktohemi drejte formimit te shprehive pozitive, nese dojme, te cilat dalngadale kalojne ne pasione, po ashtu pozitive gjate jetes, ku pastaj do tua vjelim me krenari frytet e tyre. I juaj, mësuesi Isë

Frika eshte ajo qe i pengon shumicen e njerzeve dhe i vë ne dyshim, te marrin apo te mos marrin iniciativa te ndryshme dhe vendime te ndergjegjeshme, per ta ndryshuar gjendjen e pavolitshme jetesore.
Kush tjeter i pengon njerezit dhe popujt e ndryshem ne pergjhithesi ta fitojne lirine, ta mbrojne atedheun, ta ngrisin ate e ta zhvillojne ne te gjitha fushat e duhura, perpos frikes se pa arsyshme qe e kane ma te madhe per deshtim e humbje, se sa vullnetin, deshiren, guximin dhe vendosmerine per arritjen e suksesshme te fitoreve.
Çfare na ndalon ta bejme atë qe e imagjinojme per nje jete më të mire dhe te dinjitetshme, çfare na ndalon, ti bejme realitet endrrat tona, perpos frikes ma te madhe per humbjet e deshtimet, se sa vullneti, deshira, guximi e vendosmerija te marrim vendime te ndryshme e te ndergjegjesuara drejte fitoreve e realizimit te deshirave tona.
Edhe pse i dijme dhe i kuptojme shumicen e vendimeve tona, nese i praktikojme gjate jetes, ato do te na sjellin kenaqesi, lumturi, krenari e begatij dhe do t`i bejne realitet vizionet, endrrat dhe synimet tona, por per qudi prap nuk i prektikojme shkaku i frikes ma te medhe rreth deshtimit, se sa e kemi vullnetin, deshiren, guximin e vendosmerine, per sukseset e fitoret e ndryshme. Nga kjo veti e ulte dhe qyqare i humbim shume shansa qe naj ofrone jeta.
Nga gjendja e varfur shpirterore, emocionale e intelektuale, shumica prej nesh dhe shumica e popujve te ndryshem, e perkrahin ma shume ate qe e kane per momentin, se sa te marrin iniciativa te reja e t`i hyne rrezikut te nevojshem, per me i fituar ato qe i deshirojne dhe i meritojne gjate jetes.
Lexusi im i dashur, nese nuk rrezikojme, kurr nuk fitojme, sepse jeta” ose eshte nje avanture e guximshme ose nuk eshte asgje”. I juaj, mësuesi Isë

Sa shume te liga, sa shume krime ekonomike e njerezore, sa shume korrupcion, prostuticion e trafikim me qenje njerezore, sa shume papunesi, varferi, padrejtesi e keqperdorime mes njerezve ne bote, e mes kombit tone shqiptar po behen!
Pas kesaje befasie, lindin pyetjet: Cila force eshte ajo qe i bene disa njerze te sillen keq, egersishte, panjerezisht dhe pa kurfar keqardhje, turpi e pa kurrfar dhimbje, ndersa ne anen tjeter disa njerze te sakrifikojne dhe ta dhene jeten e tyre, per te shpetuar jete njerzish dhe per t`i perkrahur ata? Çfare force e krijon nje hero, nje atedhetar e nje kombtar dhe çfare force e krijon nje pis, kriminel, vrases dhe nje tradhtar e shpiun, ose nga ana tjeter nje kontributdhenes? Çfare force e percakton dallimin mes sjelljeve njerzore e antinjerzore?
Duhet kuptuar se çenjet njerzore, çdo gje qe e bejne, e bejne per nje arsye, edhe kure nuk e njohin arsyen ne shume raste dhe nuk jane te ndergjegjesuar mire per ate qe e bejne. Prapa veprimeve te qenjeve njerzore qendron nje force e vetme drejtuse. Kjo force drejtuse qe kontrollon sjelljet tona ka qene, eshte dhe do te jete dhimbja dhe kenaqesia.
Forcat qe na kontrollojne e na drejtojne, varet kryesisht nga ne, se me cilen force e lidhim dhimbjen e kenaqesine tone. Dikush e lidhe kenaqesine e vete me dhimbjen qe ua shkakton tjereve, e dikush e lidhe me ndihmen e perkrahjen qe ua bene atyre. Dikush kenaqet me krimet e veta kunder njerezimit, dikush ndjene dhimbje e nuk bene krime. Dikush kenaqet e krenohet kur sakrifikon per tjeret, dikush ndjene dhimbje e nuk e bene sakrificen.
Lexusi im i dashur, nuk eshte e njerezishme t`i lidhim kenaqesite tona me krime kunder njerzimit, e kunder qeshtjes sone kombtare dhe dukurive tjera te shemtuara, por ta lidhim dhimbjen dhe ndjeshmerine e turpit per veprat e ndyra dhe te shemtuara, qe i bejne tjeret dhe mos t`i bejme ne. I juaj, mësuesi Isë

Nuk duhet ta leme veten, jeten dhe fatin ne duare te huja dhe te rrethanave te ndryshme. Fatin dhe jeten tone, jemi ne ata qe e percaktojme, e jo tjeret te vendosin per interesat e veta ne dem te fatit e ne dem te jetes sone.
Nuk duhet ta leme veten, jeten dhe fatin ne duare te huja dhe te rrethanave te ndryshme. Fatin dhe jeten tone, jemi ne, ata qe e percaktojme, e jo tjeret te vendosin per interesa te veta ne dem te fatit e ne dem te jetes sone.
U bene shume shekuj qe i kemi lejuar dhe po i lejojme tjeret te vendosin mbi fatin e mbi jeten tone, duke vrapuar verberisht pas tyre dhe duke harruar tersishte veten, jeten, fatin dhe atedheun tone, te cilin mbi 80% e moren tjeret me tendence qe ta marrin edhe kete i cili na ka mbetur, permes izolimit, varferise, burgosjeve, vrasjeve dhe permes perzenjeve masive nga trojet tona.
Mesimet qe i kemi marre dhe po i marrim nga jeta, leximi i librave te ndryshem, mesimi e dituria nga pergatitje profesionale e shkencore, nga seminare te ndryshme specializimi e trajnimi dhe menyra tjera te mesimit e pervetesimit te diturise, nese nuk i perdorim per rregullimin e fatit, jetes dhe interesave tona personale, familjare e kombtare, ato mesime e dituri jane totalishte te pavlefshme per ne.
Asnje force nuk ka mundur dhe nuk mundet, t`i rezistoi forces se vendimit qe e merre ne menyre te vendosur nje popull unik, per t`i regulluar interesat e veta kombtare, per ta rregulluar fatin, per ta ngrite standardin jetesor, kulturor, ekonomik, arsimor, shendetesor, juridik e politik.
Derisa te edukohemi dhe ndergjegjesohemi se shpirti i nje populli, i cili merr vendim te ndergjegjesuar per rregullimin e fatit, jetes dhe qeshtjes se vete kombtare, nuk gjunjezohet, pa marr parasysh fuqine e prersionit qe ushtrohet nga tjeret mbi te, ai popull do te dergjet neper duare te huja, duke shpresuar se dikush tjeter na qenka shpetimtari i tije, s`iqe kemi besuar e po besojme qe 2000 vjete, duke vrapuar pas tjereve here nga lindja e here nga perendimi, here nga jugu e her nga veriu, here me papen e her me sulltanin, here me balozin e zije e here me div mervanin, her me katolik e ortodoks e here me islamik, si te mjere e te verbuar dhe asgje te dobishme pa fituar, pos fatkeqesive te parreshtura.
Vullneti, guximi, deshira, dashuria dhe vendosmeria per te fituar dhe per te patur sukses ne rregullimin e qeshtjes sone kombtare, per ta formesuar jeten e fatin dhe per t`i marre nen kontrolle, mund te shfrytezohen vetem atehere kure te vendosim te ndergjegjesuar e seriozisht dhe te besojme forte, se asnje sfide, asnje problem, asnje pengese qe na dalin para, nuk mund ta gjunjezojne vendosmerine e ndergjegjesuar te shpirtit tone liridashes e atedhedashes, si popull e si komb.
Lexusi im i dashur, derisa te vendosim ne menyre te ndergjegjesuar dhe te besojme forte se jeta dhe fati jone do te permiresohet perfundimisht nga veprimet tona dhe marrja e vendimeve te ndergjegjeshme, e jo kurr nga rrethanat e ndryshme e nga tjeret, ato nuk do te ndryshojne per te mire dhe nuk do te kemi fuqi qe ti marrim nen kontrollin tone. I juaj, mësuesi Isë

Qe ta gjejme qelsin me te cilin ndihmohemi ta shfrytezojme fuqine e vendimeve, e cila formoson pervojen tone ne çdo moment te jetes, me doemos duhet mbeshtetur ne keto parime: “1. Nuk duhet te harrojme kurre fuqine e marrjes se vendimeve, si nje mjete qe e perdorim ne çdo çast per te ndryshuar te gjithe jeten tone. Ne çastin qe marrim nje vendim, vejme ne levizje nje shkak, nje efekt, nje drejtim dhe pikemberritje te re ne jeten tone. Ne ato qaste qe marrim nje vendim te ri, fillojme ta ndryshojme jeten. Nuk duhet te harrojme se, kur ndjehemi te tronditur, kur ndjehemi se nuk kemi asnje zgjidhje, ose kur na ndodhin gjera shqetesuse, mund t`i ndryshojme ne ato momente kur veprojme dhe e marrim nje vendim te ri e te ndergjegjesuar.
2.Te kuptojme se hapi me i veshtire ne arritjen e nje çellimi, eshte te marrim nje vendim te vertete e te ndergjegjesuar. Njerezit me te suksesshem marrin vendime te shpejta, sepse i kane te kjarta vlerat e vendimeve dhe e kane te kjarte se çfare duan per jetene e tyre. Ma ngadal i ndryshojne vendimet, se sa tjeret. Ne anen tjeter, njerezit qe deshtojne vendimet zakonisht i marrin ngadal dhe mendjen e ndryshojne shpejte duke u lekundur majtas e djathtas te pavendosur ne vendimet qe i kane marre. Nuk duhet braktisur kurre nje vendim, pa ndermarre më pare nje veprim te veçante drejte realizimit te tije.
3.Te marrim vendime shpesh, ma shume permiresohemi gjate marrjes se tyre dhe nuk do ta besojme energjine dhe emocionet tona sa shume do te rriten e perforcohen.
4. Te mesojme perparesite e mangesite nga marrja e secilit vendim dhe kur na ndodhe e pashmangshmja, ne vende qe ta leshojme veten ne shqetesime e brengosje, te mesojme diçka nga veprimet tona te gabuara. Deshtimet munden me qene nje dhurate e pabesueshme, nese deshtimin e perdorim per te marre vendime më te mira ne te ardhmen.
5. Te qendrojme besnik ndaj vendimeve, por te jemi elastik ne rrugen tone, ta arrijme ate qe kemi vendosur te jemi e ta kemi. Shpesh duke vendosur se çfare duam per jeten e çfare duam te behemi, kapemi te menyra qe e dijme ne ate qast, bejme nje tablo planifikimi, por nuk jemi te hapur ndaj rrugeve tjera dhe mbesim te ngurte ne qasjen tone, pa e perpunuar mjehstrine e elasticitetit.
6.Te knaqemi kur marrim vendime, sepse ne çdo çast mund te ndryshojme rrugen e jetes tone pergjithmone. Ne ato momente kur marrim vendime mundet me qene momenti i vetem qe i bene dyerte e rrjedhes te hapen dhe prej tyre te dalin te gjitha gjerat qe i kemi pritur”.
Lexusi im i dashur, eshte e udhes te knaqemi sa here te marrim vendime, sepse ne çdo çast mund te ndryshojme pergjithmone rrugen e jetes sone. I juaj, mësuesi Isë