Gjithçka që ndodh përreth nesh gjate jetës , në një qast apo tjeter qoftë, e mirë apo jo, është tërhequr nga mendimet dhe sjelljet tona. Andaj secili prej neve eshte mire t’i kontrollojme sa më shumë mendimet e sjelljet qe i perdorim gjate jetes, t`i kuptojme ato, kane apo nuk kane natyrë pozitive, jane apo nuk jane te vlefshme per ne, per familjen, shoqerine e per kombin, qe ti menagjojme sa ma mire. I juaj, mesuesi Isë

Nese e konsiderojme si optimizem besimin ne forcat tona personale, besimin ne punen dhe pergjegjesite qe i kane tjeret, si  ne drejtesi, ne politike, shendetesi, ekonomi dhe arsim e edukim per kohen qe po e jetojme, vertete nuk ka vende per optimizem te tepruar. Te kesh optimizem te tepruar ne kete realitet, duhet te jeshe prepotent apo perkrahes i prepotenteve qe imponojne optimizem  permes  pergjegjesise dhe pozicionit te tyre qe e kane ne pushtete, duke deklaruar dhe imponuar optimizem  maksimale per punen dhe vepren e tyre personale, edhe pse puna dhe vepra e tyre e ka sjelle ne kete situate te mjere gjendjen e vendit, duke punuar per interesat e veta, e ne deme te interesit shtenore, kombetare e shoqeror ku mbi 50% e popullates eshte ne gjendje te palakmuar te te jetuarit dhe perdite e me shume po u vidhet shpresa qe te mendojne e te veprojne me optimizem, sepse here here u mungon kafshata e bukes dhe kulmi i shtepise, pa ato orendite prrallore qe i kane bosat e suksesit, interesit dhe optimizmit prepotent te politikes.
Ky eshte rreziku maksimal i optimizmit te tepruar e jo real. Te mendosh pozitivisht dhe me optimizem per gjerat negative( edhe pse ndoshta disa e kemi te mbushur koriten perplot), ky far  optimizmi nuk don koment, sepse eshte i zhveshur tersisht nga humanizmi.
Nese pesimizmi konsiderohet humbje e besimit ne forcat vetanake, ne punen dhe veprimin e tjereve qe kane pergjegjesi e pozita pergjegjese ne politike e ne drejtesi, ne shendetesi e ekonomi, ne edukim e ne arsim, a nuk eshte ky pesimizem real, qe e ka humbur besimin ne kete gjendje te trazuar tej mase, qe e kane sjelle bosat e suksesit dhe interest qe i kemi ne balle?! A ka mundesi personale e shpirtnore te krijohen mendime pozitive dhe besime optimiste tek ata qe keqeperdoren nga politika, drejtesia, shendetesia, ekonomia, edukimi dhe arsimi, qe gjenden ne duar te korruptuareve?! Ku mund te kete vend optimizmi, perpos optimizmit qe po e pres me padurim nga forca e popullit, i cili duhet tu besoje forcave te veta te perbashkta dhe te ngritet me optimizen, per mi ra grusht mu ne zemer dhe ta qrrenjos njehere e mire kete gjendje te palakmuar per 70% te popullates sone.
Lexuesi im i dashur mos u bene optimist i tepruar, nese nuk done te jesh prepotent e ne sherbim te prepotenteve, qe imponojne optimizem per ate qe e bejne ne dem te interesave tona dhe kombit ne pergjithesi! I juaj, mesuesi Isë

Ate qe e flasim, e mendojme dhe ate qe e bejme, e bejme nene forcen shtytese te dhembjes dhe kenaqesise sone, te cilat gjenden prezente tek ne dhe ndikojne ne  mendimet e veprimet tona.
Çdo gje qe e bejme gjate jetes, prapa saje qendron forca shtytese e dhembjes dhe e kenaqesise me te cilat i kemi lidhe mendimet dhe veprimet tona.
Nese ky konstatim psikologjik i qendron argumenteve ne kohe e ne hapesire, per ne eshte mese e domosdoshme te jemi sa me te vemendshem e largepames, qe ta kuptojme forcen shtytese te dhembjes dhe kenaqesise, e cila ka ndikim te madhe ne mendimet dhe sjelljet tona.
Per ta kuptuar me mire kete qe e thash me larte, do te na sherbej pyetja qe mund tia bejm vetit,si psh: Cila eshte ajo force shtytese qe e bene njeriun te sillet egersisht dhe pa keqeardhje ne mes njerezish, te sillet si pis, si vjedhes, rrenacak, i pandershem, si vrases, kriminel, dhunues e poshtrues i tjereve, te sillet si dinak, cinik, hipokrit dhe injorant?
Kurse ne anen tjeter vlene te behet pyetja se cila eshte ajo force shtytese qe e bene njeriun te mendoi e te veproio heroikisht, ta jap kontributin e vete maksimal si bemires e human, ti respekton e ti dashuroi tjeret, te bashkpunoi e te sakrifikoi per tjeret, te jete i sjellshem, punetor, i moralshem dhe i beses?
Mos valle eshte menyra e lidhjes se mendimeve dhe veprimeve tona , nen menyren e forces shtytese te dhembjes dhe kenaqesise sone, te cilat munde te sjellin deme ose dobi te medha personale, familjare dhe kombetare?                                                                                                                                           Krimineli e lidhe kenaqesin me veprat kriminale, dhembjen me humbjet personale. Patrioti e lidhe kenaqesine me veprat heroike e kombetare, dhembjen me humbjen e shkaterrimin e interesave kombetare, ku e gjejne veten edhe interesat personale. Humanisti e lidhe kenaqesine se sa u ndihmon tjereve  pa i domtuar interesat e askujt, dhembjen me pamundesine tu dale ne ndihme atyre. Jo humanisti kenaqesine e lidhe ne dem te interesave te tjereve e dhembjen kur i humb interest e veta. I pamoralshmi e lidhe kenaqesine me veprat amorale, dhembjen e lidhe kure tjeret e turperojne personalisht e familjarisht. Tradhtari e shpiuni e lidhe kenaqesine me tradhtine e shpiunazhen, dhembjen e lidhe kure tradhtohet e shpiunohet personalisht nga tjeret. Dinaku dhe ciniku kenaqesine e lidhe kur i mashtron tjeret, dhembjen e lidhe kur mashtrohet ai vete nga tjeret. E shembuj te tille te shumte.
Lexuesi im i dashur, do te ishte shume e leverdishme per ne, qe te kemi kujdese te shtuar se,  me cilen force shtytese po i  lidhim mendimet dhe veprimet tona, me forcen shtytese te dhembjes per tjeret apo kenaqesise personale ne deme te tjereve. I juaj, mesuesi Isë

Ndërdija është toka e botës sone te brendshme shpirterore  ku mbillen, zhvillohen dhe i japin frytet  farat e vetëdijes sone.
Sa ma te shëndetshme e ma pjellore të jenë  faratë që i mbjellim ne token e nderdijes sone, edhe frytet qe i korrim do te jene te tilla. Frytet qe dalin nga nje fare e shendetshme e vetedijes sone, na bejne ma   gazmor, ma te pasur shpirterisht, ma te shendetshem, te guximshëm, te sukseshëm, te dashur, punetor, te dijshem, orator, gjenial dhe me plote virtyte tjera njerzore.                                                                                                                                    Nuk eshte mire per vetedijen tone ta mbjellim faren e ankimit ne nderdije, se po vuaj nga varferija, se nuk jame mire me shendetin, se jame  i rrethuar me njerez te kqije, se nuk kam perspektive, se kam pengesa nga tjeret dhe kam probleme e halle te shumta ne jete.Sa me shume qe ankohemi, po per aqe i sjellim vetit situata te tilla me plote halle e probleme.                                                                                                                                                                    Farat e vetedijes sone qe ia dergojme nderdijes, nderdija i merr si porosi te kryera  nga  vetedijes dhe i shendrrone ne realitet.
Edhe ata qe solidarizohen me ankesat e tjereve dhe ndjejne keqardhje per ta, ne te njejten kohe jane duke terhequr situata  te ngjajshme edhe per veten e tyre. Ankuesit duhet bere me dije se, problemet e tije nuk zgjidhen me ankesa, por ato zgjidhen duke u angazhuar ne menyra te ndryshme me i zgjidhe ato, duke i permiresuar ne dobine e tije personale. Ky eshte solidarizimi ma i mire me ate qe ankohet. Ne rast nevoje, ankusit ti ipet mundesi edhe matrialisht dhe te udhezohet ta nderroi rrugen e ankimit si ves njerezor, me te cilin nuk zgjidhen problemet por perkundrazi shtohen ato.
Do te ishte mire per ne, te mos  ankohemi  dhe mos te solidarizohemi me ankesat, por te angazhohemi, te punojme, ti kerkojme dhe ti marrim te mirat e kesaje bote, qe i meritojme dhe na duhen.Pa merite asgje nuk duhet marre, sepse nuk na takon.                                                                                                  Lexusi im i dashur, mbjellja e farave te kqija ne nderdijen tone, na detyron te korrim barishta e therra, ne vende te fryteve te mira, qe na duhen gjate jetes. I juaj, mesuesi Isë

Nëse doni të fitoni besimin në mesin e tjerëve, ta ruani autoritetin dhe vleren qe e posedoni, bëjeni atë që jeni zotuar. Zhvilloni reputacionin e personit të cilit i besohet në cilindo segment të jetës. Përmbushni obligimet ashtu siç keni premtuar.                                                                                         Premtimet boshe para audiences sone, e humbin autoritetin dhe ate vlere qe e posedojme, e humbin besimin tek tjeret dhe ata i kthen ne kundershtar tane.                                                                                                                                                                                                                                                                       Nese doni te fitoni besimin ne mesin e tjereve, mos i merrni ato pergjegjesi per te cilat nuk jeni te pergatitur profesionalisht, moralisht e kombetarisht t`u dilni zot pergjegjesive qe i merrni, sepse do beheni gazi dhe turpi i botes.                                                                                                                                      Nuk eshte mire, nuk eshte produktive, nuk eshte e ndershme, as e moralshme e as kombetare, te merren apo te uzurpohen pergjegjesi per interesa personale, duke i demtuar e shkaterruar interesat e tjereve. Kjo dukuri negative eshte bere mode ne realitetin tone kombetar dhe dita dites po nenvleresohet diturija, pergatitja profesionale, morale e kombetare e tjereve, duke ardhe ne shprehje sherbtoret e politikes se kohes, te cilet nuk kane aspak potencial intelektual, profesional, moral e kombetare, perpos gatishmerise te sherbejne si militant te verbet per padronet e tyre politike.                                                                                                                                                                                                                                                                   Eshte shkatrrimtare per vendin kure i uzurpojne vendet me pergjegjesi te larte shoqerore e kombetare, jo profesionalistet, te cilet deshmohen vetem si militant partiak edhe pse niveli i pergatitjes se  tyre per pergjegjesine qe kane marre, i bene shume qesharak.                                                                            Dote ishte tmmerr per drejtesine nese e marrin pergjegjesine ta menagjojne ate, specialistet e trenave te hekurudhes, specialistet e anijeve detare. Do te ishte tmerr ta marrin pergjegjesine per Elektro Koseven Historian e agronom te ndryshem. Ta marrin pergjegjesine ne ekonomi, filozofet e psikologet. Ta marrin pergjegjesine ne edukim e arsimim, gjeodetet, sizmologet, xehtaret e arkeologet. Ta marrin pergjegjesin ne politike kleriket fetare e ne fe politikanet. Politikes sone ne nivel kombetar, iu kane perzi kabllat mes pergjegjesive profesionale, politike e fetare.                                                                                                                                                                                                                                                                    Lexusi im i dashur, nese don ta fitosh besimin e tjereve, ta ruash autoritetin dhe vleren qe e posedon, beje ate qe je zotuar, zhvilloje reputacionin e personit te cilit i besohet dhe permbushi obligimet dhe premtimet qe je zotuar. I juaj, mesuesi Isë

Ne koken e secilit individ, sa do i ngritur qofte, ku ma shume e ku ma pak prodhohen mendime pozitive dhe negative, sipas rrethanave qe e rrethojne individin, sipas kapacitetit te tije intelektual per ti kuptuar ato rrethana dhe sipas kendveshtrimeve qe ua bejne atyre rrethanave secili person , edhe pse here here mendimet ngegative i kamuflojme me petkun e mendimeve pozitive. Me nje fjale,  bejme politike edhe pse na djege diçka perbrenda. Ky kamuflim perdoret ne forme lajke e dinakerie, per ti plotesuar interesat personale apo per ti shpetuar situatave te disfavorshme. Populli thote:” Nevoja te qone ne dere te hasmit, edhe pse ke mendime negative per te” Nuk eshte mendim i qelluar e as pozitiv, nese bejme ndarje bardhe e zi te atyre qe mendojne vetem pozitivisht dhe atyre qe mendojne vetem negativisht. Kete ndarje bardhe e zi e bejne vetem ata, qe nuk e kuptojne fare, se çka eshte mendimi pozitiv e çka ai negative, sepse ne kokat e te gjitheve eshte e pamundur te mos prodhohen mendime pozitive dhe mendime negative, varesisht prej situatave qe rrethohemi.
Cili eshte ai shqiptar qe mundet me prodhuar mendime pozitive per gjendjen e shqipetareve ne ballkan, per gjendjen e shqiptareve nene pushtimin malazez, serb, maqedon dhe grek?! Pozitivisht mund te mendojne per kete gjendje te shqiptareve, vetem ata shqiptare qe kane qene e jane tradhtare, qe nuk kane shpirte e ndjenja kombetare, qe mendimet e tyre jane te mbushura perplot me interes e pafytyresi, te cilet krijojne qetesi e lumturi, ne mesin e nje popullate prej 70% e cila vuan ne mjerim, ne varferi e pa liri. Keto mendime nuk jane mendime pozitive, por jane nje mjerim shpirtnor i atyre qe mbi germadhat e ketije vendi, mbi fatkeqesine e ketij kombi, ndertojne endrrat e tyre te lumturise. Per ta pershkruar gjendjen e mjere dhe te ndotur shpirterore te tyre, vlene thenja popullore:” Stambolli po digjet, kurse kurva prane pasqyres, po krihet, po lyhet e po ngjyhet ,per tu defryer diku”.
Si mund te kete mendime pozitive per gjendjen e qeshtjes sone kombetare, si munde te kete kenaqesi e lumturi per kete gjendje te qeshtjes sone kombetare, te dare e te perqare, pa liri e ne vafrferi, si mund te kete mindim pozitiv kur vendin tone e leshojne te rijte duke u tretur rrugeve te botes, per ta siguruar kafshaten e bukes, i turturuar dhe i perulurnga padronet e tije?! Po, mund te kete mendim pozitiv per kete qeshtje kombetare, vetem te ata persona, qe jane nene ndikimin e alkoholit dhe substancave narkotike dhe te ata persona qe e kane pesuar nje doze te qrregullimeve psikike, qe per idol e per ideal, i kane vere ne rende te pare  interesat e veta personale. Mendimet pozitive dhe negative, nese perputhene drejte me situatat qe na rrethojne, jane mendime te drejta e te verteta, kurse mendimet qe dalin nga iluzionet tona, te kamufluara , qofshin ato pozitive apo negative, nuk jane mendime te verteta   e as te drejta.
Lexuesi im i dashur, edhe kur mendojme pozitivisht edhe kur mendojme negativisht, nese mbeshtetemi  ne argumente dhe fakte te verteta, duke  mos i thene  te zezes e bardhe dhe te bardhes e zeze, jemi large iluzioneve mashtruese dhe paragjykimeve qe nuk mbeshteten ne argumente dhe fakte te verteta, por mbeshteten ne egon personale, ne interes dhe ne endrra me sy te hapur. I juaj, mesuesi Isë

Nese na ka humbe motivi dhe deshira, qe te behemi te dashur me te afermit tane e me tjeret, duhet bere te pamunduren t`i gjejme e t`i rrisim ato, nese deshirojme te ndjehemi optimist, human, te qendruehsem e te forte ne jete. Kete e arrijme duke ia rikujtuar vetes perhere se, rritja e motivit dhe deshires, te behemi te dashur me te afermit tane e me tjeret, eshte me se e nevojshme dhe e domosdoshme, sepse permirsimi i raporteve me te afermit tane dhe me njerzit ne pergjithsi, na sjelle gezim te perhershem ne jete dhe prestigj te madh ne shoqeri.
Te mos mbesin  keshillat fjale te thata, ato duhet ti perdorim ne praktike dhe t`i bejme shprehi te perhershme jetesore.
Nuk duhet nxituar te kritikojme apo te konfrontohemi me njerez, nese diqka nuk na shkone per shtati personalisht, por duhet te vetpermbahemi dhe t`i analizojme shkaqet, qe ti kuptojme ata, pse jone ne ate menyre e jo ne menyren tjeter.
Edhe pse shpeshhere, me lehte na vie t`i qortojme tjeret sesa ti lavdrojme ata, ne vende qe te ndodhe e kunderta me ne, sepse me qortime asgje e mire nuk arrihet me ta, perpos te kqijave.
Ne shpesheher ua zeme frymen dhe ua mbyllim gojen tjerve, duke u treguar atyre deshirat dhe brengat tona, ne vend qe tu japim rast atyre ti tregojne deshirat dhe brengosjet e veta.                                                                                                                                                                                                                        Te fitojme shprehi te mira na duhet kohe, durim, vullnet dhe guxim, ti aplikojme me bindje e vendosmeri ato gjat jetes.
Duhet te gjejme kohe dhe te mendojme seriozisht per sjelljet tona,  duke i analizuar ato, se sa jane te gabuara e sa jo.
Ne fund te çdo jave, duhet bere shprehi ta pysim veten dhe te pergjigjemi ne keto pyetje,si psh. Çfare gabimesh kam bere ne kete jave? Çka me ka shtyre t`i beje ato? Si kam mundur me mire te veproje? Çfare mesimi kam nxjerre nga ato sjellje e veprime qe i kam bere?
Nese kete shprehi e bejme, do te fillojme ta  njohim ma mire veten, do te behemi mesues te vetevetes dhe do ta rrisim aftesine tone te sjelljes se mire e te sinqert  me njereze, duke zene vend meritor tek ata, edhe nese u drejtohemi ndojhere me  kritika  te arsyshme  rreth veprimeve te tyre, qe bijne ndesh me parimet dhe virtytet njerezore.                                                                                                                                                                                                  Lexusi im i dashur, rritja e motivit dhe deshires per t`i dashur ma shume familjaret, te afermit tane dhe njerezit ne pergjithesi, na bene te ndjehemi krenar, optimist, aktiv, human, te qendrushem, ma te forte e ma racional ne jete dhe na bene te lumtur e me prestigj te madhe ne shoqeri e ne familje. I juaj, mesuesi Isë

Nese me trajnimet e punetoreve te arsimit kuptojme paisjen e tyre dhe aftesimin qe ti perdorin ne menyre sa me efikase metodat, format dhe teknikat e ndryshme bashkohore, per ta organizuar nje proces mesimor sa ma efektiv, sa ma produktiv, sa ma te kjarte e sa ma te kuptuehsem per nxenesit. Nese me keto trajnime kuptojme aftesimin e pergatitjen e punetoreve te arsimit se cilat forma, cilat metoda, teknika e mjete, duhet te perdoren per cilesimin e nxenesve dhe notimin e tyre, nese me kete trajnim kuptojme aftesimin e punetoreve per perdorimin sa ma efikas te mjeteve mesimore, literatures, teksteve shkollore, doracakeve keshillues metodik dhe menyres se si te bashkpunohet me nxenes e me prinde te nxenesve, duhet ta kemi te kjarte sa me pare se, profesionistet me te pergatitur dhe me kompetet per ta organizuar e per ta udhehequr kete proces edukatiovo-mesimor jane pedagoget, te cilet gjate gjithe periudhes se tyre te studimeve, merren ne menyre te organizuar e ne menyre shkencore me hulumtimin, kuptimin, zbulimin dhe organizimin e formave, metodave dhe teknikave ma bashkohore te organizimit te procesit edukuativo-mesimor ne shkolle.
Fatkeqesisht ky proces me rendesi jetike per edukimin e arsimin tone po organizohet dhe po udhehiqet nga ata te cilet mese paku jane profesionalist, kompetent e te pergatitur per ta marr ne pergjegjesi nje barre kaqe serioze e kaqe te rende mbi supete e veta. Nuk behet pune efektive, nese organizimi dhe udheheqja e trajnimit te puntoreve te arsimit behet permes biologeve, matimaticienteve, fizicienteve, gjeografeve, historianeve, ekonomisteve dhe nje numri jo profesionistesh, qe gjate pergatitjes se tyre profesionale ne studime jane marr me qeshtje krejtesisht tjera , qe nuk kane te bejne me procesin ne fjale.
Po keshtu po ndodhe edhe me reformimin e arsimit dhe hartimit te ashtuquajtur Korikulat e Kosoves, po keshtu po ndodh me hartimin e perpilimin e teksteve shkollore e literatures ndihmese, po keshtu po ndodhe  me pergatitjen e doracakeve udhezues metodik per arsimtare dhe  testeteve per testimin e nxenesve. Komplet pergatitje nga dora e mendja e atyre qe nuk jane te pergatitur profesionalisht per kete qeshtje.                                                                                                                                                                                                                                                                    Nese me reformim kuptojme ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim dhe zavendesimin e tyre me ato te rejat, nuk mund ta bejn kete dytyre kaqe serioze, militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike- psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim qe ti zavendesojn ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe po na derigjojne, ne aspektin ekonomik, profesional e politik.
Trajnimet dhe reformat ne arsim, dita dites po shtohen, kurse arsimi dita dites po degradohet, sepse ka dale tersisht organizimi dhe udheheqja nga duart e profesionalisteve kompetent per kete qeshtje.
Lexuesi im i dashur trajnime dhe reforma ne arsim munde te bejne ata qe jane te pergatitur profesionalisht nga aspekti pedagogjik e psikologjik, sepse keto shkenca merren kryekput me edukimin dhe arsimimin e gjenaratave ne menyre shkencore e jo ne menyre anarhike, sa per te bere diçka. I juaj, mesuesi Isë

Mesuesit e shkolles shqipe ne Kosove kane ra ne pike te hallit, duke aplikuar korikula te “reja” me te njetat tekste e literature e cila ka me teper se dhjete njezet  e me shum vite qe perdoret ne edukim e arsim te gjeneratave tona. Po ashtu kane ra ne pike te hallit sepse shume tekste mesimore neper lende te ndryshme edhe nuk ekzistojn fare, qe ti pergjigjen kerkesave te korikulare ne nivel te kosoves. Per realizimin e ketyre kerkesave neper shkollat tona, mungon edhe rrejeti kompjuterik ,qe te lidhen nxenesit dhe arsimtaret me korikulat ne nivel te ministrise ,per te gjetur matrial punues dhe ti kordinojne punet edukative mesimore nga niveli me i larte deri tek niveli shkollor, qe mos te punohet ne anarhi, secili sipas deshires se vete. Korikulat e Kosoves e kane bere nje sallate ruse ,duke perzire lloj lloj gjethesh ne sallate, per tia shtuar shijen sallates, edhe pse konsumuesi i saje ka pak shije per te, sepse gjella kryesore eshte po ajo qe ishte me pare, perpos perzhitja qe po i behet sallates  eshte ndryshe. Ne korikulat e Kosoves, pa asnje metodologji hulumtuese pedagogjiko-psikologjike, disa lendeve ua kane rrrite fondin e orve,e disave ua kane zvogluar deri ne permasa qesharake ,qe mos te them edhe te turpshme, e dredharake, duke minuar ndikimin edukativ e mesimore te tyre e disave duke ua shtuar kompetencat. Po ato tekste qe i kishim me pare, po perdoren edhe tani, duke krijuar habi tek mesimdhenesi, se cka duhet me zgjedhe e cka me lene dhe cka duhet me shtuar nga lenda e tij mesimore, e cila eshte shkrire ne fusha korikulare. Mos te flasim per mundesite e nxenesit qe jane edhe me te vogla, ta gjejne veten ne keto kerkesa befasuese dhe te pa kordinuara fare. Ne korikula parashihet qe te perdoret literatur e shumanshme per procesin mesimor, te perdoren mjete te shumta mesimore edhe pse shkolles sone po i mungojne karrikat dhe bankat qe te ulen lirshem ne to nxenesit tane, ku jane te grumulluar deri ne 50 e ma shume vete ne nje klase. Edhe pse shkolles sone po i mungojne kabinetet te cilat ne shume shkolla kane mbete te zbrazta, pa mjete mesimore. Edhe ato pak mjete qe ekzistojne neper disa kabinete, pak ose aspak perputhen mundesite qe te perdoren ato sepse bijne ndesh me literatyren dhe tekstet shkollore qe u ka skaduar afati i perdorimit. Ne korikula preferohet qe te behet pune ne grupe, kurse ora mesimore zgjate vetem 40 minuta, edhe pse punes ne grupe minimumi i duhet kohe deri ne 120 minuta, qe vertet te punohet sipas standardeve te reja mesimore. Ne krokule parashihet edhe menyra e te notuarit te nxenesve tane, kurse mundesit tona jane shume te vogla, qe te bejme testim e cilesim real te nxenesve tane, qe mos te them testim e cilesim kopjues ne permasa tragjike, pa kurrfar kriteri pedagogjik e psikologjik, qe e kerkon cilesimi dhe vleresimi bashkohor permes testeve e permes menyrave te ndryshme te notimit dhe cilesimit.
Lexuesi im i dashur, qenka shume e demshme per arsimin dhe edukimin tone dhe shume e mundimshme per mesimdhenesin, te bejm korikula te “reja” mbi tekste e literatur te vjeter shkollore, ne mungese te kabineteve e mjeteve mesimore, ne mungese te hapsires shkollore ne mungese te literatures e doracakeve professional te mesimdhenesit, ne mungese ne mungese te librave shkollor dhe te stervjetruar, ne mungese te higjenes dhe rendit shtepiak ne shkolle e shume mangesi tjera. I juaj, mesuesi Isë.

Nder shemtite me te medha tek njeriu eshte egoizmi, karierizmi, xhelozia dhe urrejtja. Shemtite qe po shfaqen dita dites tek politikanet, intelektualet dhe tek kleriket fetar, po i shkaktojne deme te pa riparueshme dy shteteve dhe kombit shqiptar.
Keto shemti te qoroditura  kane preke majat me te larta te pangopesise se tyre, duke vuar veten ata  ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, intelektuale, politike, fetare e kambetare para shtetit e kombit. Pa menduar se sa shkaterrimet, sa varferine e sa perqarjen po ia sjellin vendit, e kombit ne pergjithesi.
Keto shemti ua kane verbuar syte atyre dhe defurmuar shpirtin e karakterin. Nga ky deformim, nuk e kane ndermend te shohin me teper se sa i kane hundet e tyre te gjata, qe te kuptojne se çka po ndodh rreth e perqark trojeve shqiptare, nga ana e pushtueseve tane greko-sllave, qe mos te them se po e hedhin te njeten valle me ta per interesa te veta e ne dem te tjereve.
Shemtite e permendura ma larte tek ata, e kane pruar gjendjen deri ne ate nivel, qe te kacafyten mes veti per interesa personale, sikur te benin lufte me pushtuesin per ta mbrojte vendin, pasurine e tije, per ta mbrojte nderin dhe gjakun e atyre qe e dhane jeten per liri e per pavaresi, per ta mbrojte ardhmerine dhe nderin e kombit ne pergjithesi.                                                                                                                                                                                      Kjo shemti  ka shkuar aqe large tek ata, sa qe nuk po i lejone ti hetojne synimet e pushtueseve tane, qe po naj kthejne car llazaret, car millutinet, car dushanet dhe po na tregojne se ketu ishim dhe ketu do te kthehemi, ishim pushtues e pushtues do te mbetemi. Nuk i hetojne synimet  se pse po naj bllokojne librat e shkolles shqipe dhe po na tregojne se nuk do ti lejojme femijet shqiptare te mesojne per historine e vete, per herojte e shumte te kombit dhe per Adem Jasharin e familjaret e tije, Legjende e trimerise shqiptare.
Lexuesi im i dashur , nuk eshte mire ti behemi krah egoizmit, karierizmit ,xhelozise dhe urrejtjes mes nesh e ne dem e te kombit, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb. I juaj, mesuesi Isë

 Disa opinjane befasuse rreth gjendjes sone kombetare

Ka opinjane se greket ishin dikur shqiptare  dhe jane  ne teritorin tone qe e kishte dikur Iliria. Ne se eshte keshtu, atehere pse e pervetesuan greqishten, pse flisnin e shkruanin greqisht e latinisht keta te mjere shqiptar, te cilet kan vrapuar pas kryqit dhe kryqin e kan paguar me shtrejte se sa kush tjeter ne bote?! Ka opinjane qe serbet, malazet dhe maqedonet, ishin dikur shqiptar, te cilet jetonin ne trojet e te pareve tane. Nese eshte keshtu, pse shqiptaret e mesonin dhe e flisnin maqedonishten dhe e harruan gjuhen e tyre, per ta shkruar e peredor gjate sherbimeve te ndryshme jetesore, pse flisnin serbo-sllavishten dhe ia kthyen shpinen gjuhes se nenes se tyre, duke perdorur ne shkrim, ne te folur dhe ne sherbimet e ndryshme jetesore, keto gjuhe sllavo-greko-ortodokse?! Ka opinjane se shqiptaret  jane me prejardhje nga Stambolli dhe i  solli Sulltani. Nese eshte keshtu , atehere pse ata e flisnin  turqishten dhe e perdornin shkrimin e alfabetin turk, duke perbuzur gjuhen e nenes se tyre dhe e paguan ma shtrejte se sa duhet, yllin dhe hanen turko-aziatike?! Une ketyre pseheve, do tu pergjigjem shume shkurt. Kjo ishte strategjia e mashtrimit, perqarjes dhe e neneshtrimit , qe e perdornin pushtuesit tane permes elementit fetar e gjuhesor dhe mjete tjera te dhunshme. Me kete strategji, pushtuesit tane latino-romak, greko-bizantin, turko-aziatik dhe sllavo-ortodoks, vazhduan 2000 vite me radhe dhe po vazhdojne edhe sote e kesaj dite. Kjo strategji mashtrimi e nenshtrimi te pushtueseve tane, u perdoren ne te njeten menyr edhe ne kohen e komunizmit, tash duke hequr elementin fetar e duke shtuar dhunen, thua se ne i besonim Zotit dhe dhunes, vetem per hater te pushtueseve. Pse shqiptari i mjer per gjasht dekada me radhe, vrapoi pas komunizmit sllavo-ortodoks dhe vritej e pritej  mes veti per komunizem e per socializem, duke u vllazeruar me rus, me shkije, me malazez, me maqedon, me kineze dhe me dreqin e te birin?! Pse edhe sote ne demokraci, e kemi harruar tersisht veten tone si kombe dhe nuk mendojme se si ta zgjidhim njehere e mire qeshtjen tone kombetare, por vropojme si hora, pa kurrfar koncepcioni dhe pergatitje kombetare pas evropes, qe te futemi ne te, pa e zgjidhur qeshtjen tone kombetare?! Kurse disa vrapojne si te qmendur pas Turqise e shteteve arabe, duke e dhene edhe jeten per to, pa menduar se gjendjen tone e kemi ma keqe se sa tjeret per rrethe nesh e ne bote. Krejte keto psehe nje pergjigje e kane, sepse larot dhe tradhtaret e kombit neper shekuj, per interesat e veta, e kane shite dhe e kane permbysur cdo gje qe ishte kombetare, siq po bejne edhe sote e kesaje dite, nene ndikimin e aleancave te ndryshme, qe nuk ishin kurr ne favorin tone dhe sote po ashtu nuk jane. Kjo eshte fatkeqesia jone dhe me kete fatkeqesi, po tallet bota me ne dhe me asimilimin tone te turpshem. Kesi asimilimi kemi edhe ne ditet e sotit, qe po konvertohemi ne greke dhe po martohemi me serb, malazeze, maqedon, turq, italjan e me shume tjere, per qudi edhe ne rang ministrash, sepse kryqi dhe hena jane ulur kambekryqe ne trurin e qelbur te disa shqiptareve dhe nuk i lene te shohin me large se sa e kane hunden para vetit.
Lexuesi im i dashur, besoje Zotin ne menyren me te sinqert, nese ke sinqeritet ne besimin qe e ke trashegim nga familja jote, te cilat besime na jane imponuar , sepse Zoti nuk ka nevoje per ne, qe ta tradhtojme kombin dhe ta njetesojme me fete e ndryshme, qe na erdhen nga pushtuesit tane. Zoti na kupton njejte edhe kur komunikojme permes gjuhes shqipe, edhe kur i lutemi atije, sepse asnje gjuhe tjeter  nuk eshte ma e vlefshme para tije, se sa gjuha e nenes te cilen e perdor ai qe i beson dhe i lutet Zotit. Te gjitha gjuhet e botes, te gjitha kombet, te gjitha fete e tyre, te gjitha besimet ne Zot, jane te barabarta para Zotit. Sipas Kuranit, Biles dhe librave tjere te shejte qe i ka pranuar bota si te tille. Ne to thuhet se, Zoti nuk bene diferencime ne njerez e ne fe, por bene diferncime ne sjelljet  e njerezve, qe i bejne gjate jetes se tyre dhe i klasifikon ato ne sjellje njerezore ,e jo njerezore. Te parat i shperblen, te dytat i ndeshkon. I juaj, mesuesi Isë

Eshte lehte te flasim  dhe ta mbulojme me zhurme  komunikimin me tjeret, por eshte  veshtire tu permbahemi dhe realishte ti realizojme  me vepra ato qe flasim. Populli e ka nje mendim te mrekullushem rrethe kesaje qeshtje dhe thote:” Aty ku tregojne shume dredheza, merre kufinin sa me te vogel, sepse do te mbetet i zbrazet”.
Ne anen tjeter veprat godasin per te mire e per te keqe zemrat dhe shpirterat e njerezve, edhe pse nuk qojne pluhur e nuk bejne zhurme te madhe, permes fjaleve oratorike premtuse, mbushur me plote genjeshtra.
Siq po duket dita dites realiteti yne kombetar, politik, fetar, ekonomik, juridike, e fusha tjera jetike, po mbulohet gjithnje e me shume me fjale te medha e te bukura, perplot genjeshtra e mashtrime, qe fatkeqesisht po i godasin veshet  per te keq  dhe  zemrat e shpirtin tone, duke futur ne mes tyre zemrim, frikesim, hidherim, pikellim dhe zhgenjim, perms veprave te atyre qe shkelin me dy kembet  mbi oratorine e fjaleve te veta perplote me genjeshtra.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha te mos u besojme fjaleve te bukura  e premtuse, qe nuk lidhen praktikisht me veprat ne realitet, por godasin vetem veshet tane me zhurme e piskame. Tu apim perparesi veprave meritore, te cilat godasin  kendeshem e thelle zemrat dhe shpirtin tone, duke i mbushur me vullnet, dashuri, respekt, angazhim, mirekuptim, solidaritet, krenari, guxim e atedhedashuri. I juaj, mesuesi Ise

Te disa njerez ekziston nje lidhje e ngushte e psikologjise se unit te tyre , me psikologjine e mbiunit te liderit qe i besojne.
Sigmun Frojdi kete dukuri psikologjike ne vepren e tije „Psikoanaliza“, e trajton si varshmeri e unit te nje grupi njerezish, nene ndikimin e mbiunit dhe mbeshtetjen totale te liderit te tyre. Kjo kategori e njerezve e asimilojne unin e vete nen mbiunin e liderit te tyre, ku si rrjedhoje e ketije identifikimi, shembulltyra dhe figura e udheheqesit behet pjese e unit te tyre personal.
Besimi i verbert ne shembulltyren e liderit bene qe udhezimet, urdherat dhe keshillat e tije, te konsiderohen si ligje te persosura morale dhe te pagabueshme per unin e secilit, qe kane ra nen ndikimin e mbiunit te liderit.
Kesi raste ne historine njerezore ka te shumta. Sa e sa gjermanet kane ra nene ndikimin e Hitlerit dhe iu binden etikes se tije dhe unin e vete e asimiluan nen mbiunin e Hitlerit. Sa e sa ruset, unin e tyre e asimiluan nen mbiunin e Stalinit. Sa e sa shqiptaret unin e tyre e asimiluan nen ndikimin e mbiunit te Enver Hoxhes. Sa e sa  serbo-kroato-slloven e sllave tjere e shqiptare, unin e tyre e asimiluan nen mbiunin e Titos.Sa e sa besimtaret e asimilojne unin e vete, nen mbiunin e liderit te tyre fetar e politik  edhe sote, dhe shume shembuj tjere me radhe. Me nje fjale uni i kesaje kategorie te njerezve, asimilohet dhe tretet ne tersi,  duke u kenaqe me shijet e mbiunit te liderit te tyre qe i besojne verberisht.
Kjo forme e sjelljeve te njerezve neper periudha te ndryshme u treguar si jo e suksesshme, jo humane dhe mjaft shkaterruese e perqarese ne mes njerezve te botes dhe ne mes njerezve te nje kombi.
Lexuesi im i dashur, mos i asimilo deshirat e unit tende, ne deshirat e mbiunit te liderit qe i beson, sepse nuk mbetesh vetja jote, duke perule personalitetin dhe karakterin tende, pas hijeve te personalitetit te liderit, qe verberisht i beson! I juaj, mesuesi Isë

Modeli psikodinamik, qrregullimet psikike te personit i sheh nga shkaqet e brendeshme te tija, te cilat jane shkatar te devijimeve e qrregulliomeve psikike.
Secili person ne brendine e tije shpirterore posedon me IDIN, me EGON dhe SUPEREGON. Nese keto tri dukuri shpirterore nuk balansohen gjate jetes sone, per shkaqe te ndryshme personale, mund te humb ekuilibri i tyre dhe personin e qojn drejte qrregullimeve psikike.
Pse eshte ky konstatim psikologjik, sepse bota e IDIT eshte bote e deshirave dhe kerkesave instiktive te individit. Nese EGOJA apo bota e logjikes, arsyes dhe SUPEREGOJA, bota personale e nivelit me te larte logjik nuk e kane forcen qe te kontrollojn kete bote deshirash, njeriu e humb logjiken dhe dinjitetin e vete pas deshirave te pafundme e prrallore, qe nuk kane te ngopur tek personi. EGOJA apo arsyeja, bije viktime e deshirave te IDIT  duke humbur forcen e  arsyes, ta beje dallimin  mes deshirave te lejueshme, te mundeshme e te ndershme dhe mes deshirave te ndaluara, te pamundeshme e te pandershme. Me nje fjale, personi e humbe baraspeshen, qe eshte e nevojshme te jete sa me e balansuar  mes IDIT, EGOS dhe SUPEREGOS.
SUPEREGOJA kur vepron normalisht tek individi, ai  e ka te kjarte se parimet morale e njerezore qe i ka vuar shoqeria si rregulla, nuk eshte e ndershme dhe e lejushme te shkilen per deshirat dhe kerkesat instiktive, qe dalin nga nje fontane e pafundme e IDIT, sepse sanksionohesh moralisht e ligjesisht nga ajo shoqeri qe i ka vuar  rregullat parimore se si duhet te sillemi ne mesin shoqeror.
Nese humb barazpesha e ketyre tri fenomeneve tona shpirterore, bijme ndesh me parimet humane e njerezore, duke perjetuar nje presion nga brenda e nga jashte, i cili eshte shkatar paresor i qrregullimeve psikek tek ne.
IDI, EGOJA dhe SUPEREGOJA tek disa  e kane humbur baraspeshen shpirterore dhe po shkelin me dy kembet mbi rregullat, parimet dhe mbi ligjet e shoqerise sone kombetare, te cilat jane vuar ne jete me punenen e palodhshme, me sakrificen e madhe te atyre qe synim e kishin lirine dhe pavaresine e vendit, ndergjegjesimin dhe ngritjen e vetedijes ne mesin tone shoqeror.
Lexuesi im i dashur eshte ne nderin tone qe te kemi kujdes te shtuar, ta ruajm baraspeshen e IDIT, EGOS, dhe SUPEREGOS, nese deshirojme jete te qete, te lumtur, me dinjitet e pa qrregullime psikike. I juaj, mesuesi Ise

Qe ti arrijme veprat kapitale dhe rezultatet e frytshme te tyre, duhet kohe, duhet kuptuar ate dhe menagjuar sa me mire veten ne kohe. Kohen qe e percaktojme per arritjen e veprave kapitale dhe rezultatet e fryteshme qe i presim, ma pare duhet te paisemi me vlerat e medha te botes sone  psikike, qe i mundesojne rezultatet tona gjate asaje kohe te percaktuar, per arritjen e rezultateve te sukseseshme. Ta bejm realitet kete qe thash me lart, eshte i domosdoshem durimi, kembngulja per ti gjete shkaqet qe pengojne dhe shkaqet qe i tejkalojne pengesat. Po ashtu eshte i domosdoshem besimi ne forcat tona, vullneti, perkushtimi, guximi dhe dashuria, per t`ecur perpara, edhe perkunder pengesave qe tentojne te na sfidojne per ti arrite veprat kapitale dhe rezultatet e planifikuara per gjate asaje kohe te percaktuar ma pare.
Pa marr parasysh  pengesat qe na dalin para dhe na ngadalesojn procesin e zhvillimit, dorzimi eshte fatal, te cilin nuk guxojme ta pranojme me asnje qmim. Forca jone e kembenguljes, qendrueshmerise, paluhatshmerise, forca e vullnetit, guximit dhe dashurise, qe gjenden si pasuri ne boten  tone psikike, do ta gjunjezoi secilen  pengese qe na dele para, ta pengoi zhvillimin e perparimin tone.
Nese e kuptojme vleren e kohes dhe menagjimin e mire te saje, ajo nuk do te behet armike e jona, por aleate e fuqishme e cila na mundeson ti perballojme edhe stuhite me rrenqethese te cilat na sfidojne,  t`i arrijme veprat kapitale njerezore me sukses.
Veprat kapitale njerezore dhe rezultatet e planifikuara, nuk arrihen kurr brenda nje nate, duke vrapuar shkel e shko neper kohe. Ato e meritojne kohen dhe menagjimin e drejte sipas vleres qe e kane. Disa rezultate jane te dites, disa te javes, disa te muajt, disa te vitit e disa te dekades, sepse sipas vleres qe kane, u duhet edhe kohzgjatja edhe menagjimi i mire. Po vepruam ndryshe  ne raport me kohen dhe menagjimin e saje,  ajo do te na kthehet si bumerang kunder nesh, duke e shkaterruar perspektiven tone gjate jetes si individ, si familje e si komb.
Nese kohen e manipulojm dhe mashtrohemi pas vleresimeve afatshkurtera te kenaqesive, me doemos do te perfundojme ne vuajtje afatgjata vete shkaterruese.
Veprat kapitale njerezore e kombetare, nuk arrihen kurr permes vleresimeve dhe planifikimeve afatshkurtera.
Popujt ma te perparuar te botes po deshmojne perdite e ma shume, se e kane kuptuar mire  thelbin e rendesine e faktorit kohe dhe menaggjimit te saje ne planifikimet e mira personale, familjare e kombetare te fushave te ndryshme, si ne ekonomi, ne drejtesi, ne shendetesi, ne arsim, ne mbrojtje te vendit e te lirise , ne zhvillimin e teknologjise ushtarake, ne mbrojtje te rendit publik, ne investime kapitale  shkencore,  per me qene ne balle te zhvillimeve njerezore.
Lexuesi im i dashur, vleresimi i kohes  dhe  menagjimi i mire i saje, mundeson te arrijme rezultate dhe vepra kapitale njerezore, kombetare, familjare dhe personale si tjeret ne bote, qe nuk e qojne kohen kote. I juaj, mesuesi Isë

Gjate zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore personale,profesionale, familjare, politike e kombetare,  eshte konstatuar nga kendveshtrimi filozofik, pedagogjik, psikologjik e sociologjik se, pos pengesave te ndryshme qe dalin para nga tjeret, problemi me i madh eshte konstatuar vete individi apo grup individesh, qe i qasen zgjidhjes se problemeve ne situata te ndryshme dhe natyra e situates problemore qe na dele para per ta zgjidhur.
Niveli i ulte  ta kuptojme sa me drejte, se si duhet zgjidhur nje situate problemore, sjelle  veshtiresi e pengesa te medha per zgjidhjen e tyre, sepse problemet qe nuk kuptohen drejte, nuk zgjidhen drejte, perpos qe veshtiresohen edhe me shume.
Pengese e veshtiresi tjeter e zgjidhjes se situatave problemore eshte skema e ngurte dhe e murosur ne mendjen tone qe i qasemi zgjidhjes se problemeve, ne vend qe skema te jete ma fleksibile, me gjitheperfshirese, qe i eliminon tmetat e asaj skeme te ngurtesuar e te murosur ne menyren e mendimeve tona. Me shablone te murosur e  me skema te ngurta ne kokat tona, nuk zgjidhen situatat e ndryshme problemore, por veshtiresohen edhe me shume.
Mungesa e vullnetit, kambngulesise, mungesa e pervojes dhe pergatitjes profesionale, po ashtu eshte pengese dhe veshtiresi serioze qe ndikon ne menyren e zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore.
Pengese  dhe veshtiresi e madhe e zgjidhjes se situtave problemore jane  edhe veset e shprehite tona  qe  nuk na lejojne  te mendojme thelle e sa ma racionalisht, per ti zgjidhur problemet e ndryshme  drejte, mire e sa me njerezisht ne favor tonin.
Lexuesi im i dashur, pasi qe eshte konstatuar shkencarisht se problemi me i madhe i zgjidhjes se situatve problemore jemi ne si individ, si familje dhe si komb, duhet ti ndermarrim te gjitha masat, qe ti eliminojm pengesat dhe veshtiresit te cilat ia sjellim vetevetes, familjes dhe kombit ne pergjithesi. I juaj mesuesi Ise

Njeriu gjate gjithe jetes se tije i ekspozohet ndikimit te shum faktoreve natyror, shoqeror dhe atyre shpirteror, duke bere perpjekje ne menyren e tije personale ti kuptoi, ti pervetesoi, adaptoi, ndryshoi dhe ti persos ata per nevoja te veta gjate jetes.
Ne kete rrugtim te gjate njerezor nuk do te thot se ballafaqimi yne me keta faktore te ndryshem, te jete ballafaqim i qelluar, i pershtatshem, i drejte dhe i duhur per fatin tone personal, familjar dhe ate kombetar. Keqpershtatja ne ballafaqim me faktoret e ndryshem na sjelle kokeqarje, stres, shqetesim, brengosje, konfrontim, frikesim, zemrim dhe hidherim, neve personalisht,  familjes  edhe kombit. Keqpershtatja, perhapet si virus tek  personi ma pare, tek familja, shoqeria dhe tek kombi ne pergjithesi.
Modeli sjellor psikologjik, te gjitha qrregullimet psikike i sheh si nje menyre e te mesuarit, pervetesuarit, perseritjes dhe perforcimit te atyre sjelljeve  qe jane te disfavorshme per jeten tone personale, familjare e kombetare.
Modeli psikologjik njohes, qrregullimet psikike i sheh nga menyra e perceptimeve tona, qe ua bejme faktoreve natyror, shoqeror dhe shpirteror.
Menyra e pervetesimit te sjelljeve dhe  menyra e pervetesimit te  perceptimeve tona,  imponon menyra e funksionimit te botes sone psikike, qe shkakton keqpershtatjen apo mire pershtatjen.
Kriminelet, tradhtaret, vrasesit, shpiunet, te pa beset, te korruptuarit, egoistet, dhunuesit, te pamoralshmit, trafikantet e qenjeve njerezore, te  droguarit, behen ne saje te pervetesimit te atyre sjelljeve qe shkaktojne keqpershtatje dhe ne saje te menyres se perceptimit qe e pasojne keqpershtatjen ne ballafaqim me faktoret e ndryshem jetesor.
Sipas ketyre modeleve psikologjike edhe qmenduria mesohet, pervetesohet dhe perforcohet, sikur veprat tjera te shumta humane e njerezore.
Lexuesi im i dashur eshte mese e domosdoshme per ne, qe te kujdesemi gjate gjithe jetes, se qfare sjellje  po pervetesojm dhe nga cili kenveshtrim po i perceptojm gjerat natyrore, shoqerore dhe shpirterore, nese nuk deshirojme sjellje  jo njerezore, te qmendura dhe kriminale. I juaj, mesuesi Ise

 

Hipokritet i arrijne sukseset ne dem te tjereve duke u maskuar para tyre se jane njerez te mire, te dashur, te virtytshem e te suksesshem, me qellim qe t`i genjejne ata dhe t`i mashtrojne per synimet e veta, te nivelit ma te ulte njerezore. Hipokritet mbajne qendrime me dy faqe, plotesisht te pa sinqerte per ta mbajtur fshehur fytyren e vete te vertete.                                                            Ata kane aftesi ta fshehin karakterin e tyre mbushur perplote hipokrizi, plasaritje, injorance e dyftyresi, per te vrapuar sa ma shume pas interesave personale te nivelit ma te ulte njerezor. Hipokritet kamuflohen se jane te interesuar per suksesin e tjereve, motivimin e tyre per jete e per pune, per nje vullnet ma te forte, nje deshire ma te madhe, nje mendje ma te ndritur, per nje respekt e dashuri ndaj njeri tjetrit, per bashkpunim e mirekuptim mes veti  me i quar proceset perpara. Krejte kjo farse e maskuar demagogjike behet nga hipokritet per tu hedhur hi syve tjereve, per me ardhe vete sa ma lehte tek synimi djallezor i tyre.                                                    Nga hipokrizia e hipokriteve ngjallet vetedija e mosbesimit tek secili njeri qe ka vetedije te shendoshe. Cdo gje qe premtojne hipokritet per tjeret, do te konsiderohet si manipulative, korruptuese, mashtruese, me nje baze te ulte morale e njerezore, te cilat nuk kane lidhje fare me sukseset e qendrueshme ne jete per tjheret.
Vetem miresia thelbesore e cila rrjedhe prej nje karakteri te forte e te formuar mire  mbi baze  te shendoshe morale dhe intelektuale i jepe vlere njerezore e humane, strategjive dhe teknikave te suksesit per nje jete sa ma te kompletuar e sa me te ndershme.
Lexuesi im i dashur, mos u mashtro pas teknikave e strategjive te suksesit  qe i perdorin hipokritet, sepse do te mbeteni ne gjysem te rruges. Secili prej nesh i kemi mundesite dhe forcen e pakufishme brenda vetes, per ti perdorur te gjitha strategjite dhe teknikat me njerezore per sukseset tona. Mos vraponi pas mashtrimeve te hipokriteve qe grabitin pameshirshem cdo gje qe e gjejn perpara, duke shkelur banalisht mbi interest e tjereve. I juaj, mesuesi Isë

Mos mashtroheni pas sukseseve te hipokriteve

Hipokritet i arrijne sukseset ne dem te tjereve duke u maskuar para tyre se jan njerez te mire, te dashur, te virtytshem e te suksesshem, me qellim qe t`i genjejne ata dhe t`i mashtrojne per synimet e veta te nivelit ma te ulte njerezore. Hipokritet mbajne qendrime me dy faqe, plotesisht te pa sinqerte per ta mbajtur fshehur fytyren e vete te vertete.                                                           Hipokritet kane aftesi ta fshehin karakterin e tyre mbushur perplote hipokrizi, plasaritje, injorance e dyftyresi, per te vrapuar sa ma shume pas interesave personale te nivelit ma te ulte njerezor. Hipokritet kamuflohen se jane te interesuar per suksesin e tjereve, motivimin e tyre per jete e per pune, per nje vullnet ma te forte, nje deshire ma te madhe, nje mendje ma te ndritur, per nje respekt e dashuri ndaj njeri tjetrit, per bashkpunim e mirekuptim mes veti  me i quar proceset perpara. Krejte kjo farse e maskuar demagogjike behet nga hipokritet per tu hedhur hi syve tjereve, per me ardhe vete sa ma lehte tek synimi djallezor i tyre                                                    Nga hipokrizia e hipokriteve ngjallet vetedija e mosbesimit tek secili njeri qe ka vetedije te shendoshe. Cdo gje qe e thojne hipokritet per tjeret, do te konsiderohet si manipulative, korruptuese, mashtruese, me nje baze te ulte morale e njerezore, te cilat nuk kane lidhje fare me sukseset e qendrueshme ne jete.
Vetem miresia thelbesore e cila rrjedhe prej nje karakteri te forte e te formuar ne baze te shendoshe morale dhe intelektuale, i jepe vlere njerezore e humane, strategjive dhe teknikave te suksesit, per nje jete sa ma te kompletuar e sa me te ndershme.
Lexuesi im i dashur, mos u mashtro pas teknikave e strategjive te suksesit  qe i perdorin hipokritet, sepse do te mbeteni ne gjysem te rruges. Secili prej nesh i kemi mundesite dhe forcen e pakufishme brenda vetes, per ti perdorur te gjitha strategjite dhe teknikat me njerezore per sukseset tona. Mos vraponi pas mashtrimeve te hipokriteve, qe grabitin pameshirshem cdo gje qe e gjejn perpara dhe shkelin mbi interesat e tjereve. I juaj, mesuesi Isë

 

Cdo gje qe i ndodh kesaj bote, nje populli, nje shteti, nje tempulli fetar,politik e shkencor, nje organizate punuese, shteterore e private, nje familje dhe vete individit, jane rrethana qe i kane krijuar individet dhe grupe njerezish, qe u perkasin fushave te ndryshme te veprimtarise njerezore. Kjo bote perhere po deshmon se ne mesin e saje ka individe dhe grupe te ndryshme njerezish, qe ma shume jane krijues dhe kreator te rrethanave jo te mira ne hapesiren e kesaje bote, te cilat shkojne ndesh me parimet e larta njerezore, shkojne ndesh me humanizmin, moralin, drejtesine, barazin, shkojn ndesh me kombin dhe me lirine e barazine e tije. Nga keta njerez, çdo gje qe behet, behet duke mos perdorur asgje njerzore, per ti plotesuar interesat e veta.
Ne duhet t`i falenderojme te gjithe ata individ e grupe njerezish, qe e bejne te pamundshmen, duke punuar e sakrifikuar ne dobi te kombit, ne dobi te familjes dhe ne dobi te qeshtjes personale, pa prekur asnjehere dhe pa i neperkombur interesat e tjereve dhe interesat e kombit, duke ecur rrugeve te cilat  qojne drejte forcimit e zhvillimit te virtyteve me te larta njerezore. Keta qe duhet falenderuar dhe qe duhet ndjekur rrugen e idealit te tyre, nuk jane te pakt ne mesin tone kombetar, te cilet e dhane punen, ndjersen, dijen, pasurine edhe jeten, per me te shtrejten e kombit tone- L I R I N E e PAVARESINE e tije.
Lexuesi im i dashur, do te ishte ne nderin tone kombetar, familjar e personal qe te behemi brenda mundesive tona si ata, te cilet kontribuan te krijohen rrethana dhe kushte  ma te mira, ma te ndershme, ma te drejta, ma humane e ma cilesore, ne mesin tone ku jetojme e veprojme. I juaj mesuesi Isë

Secili prej nesh ka nevoje ta marr fatin dhe veten nene kontrolle. Ata qe e bejne kete, e kane zgjedhur rrugen me te mire qe ta njohin veteveten. Ta njohesh veteveten eshte pune e madhe dhe mjaft e veshtire, sepse duhet nje angazhim i perhershem dhe perpjekje kombengulese, qe ti dallojme veset tona nga virtytet qe i posedojme.
Nese i luftojme veset  dhe nuk u leme hapsire te na marrin kontrollin e jetes sone, do t’ia apim vetit fuqine me te madhe, qe te kuptojme se, ne jemi  ata qe i percaktojme rezultatet e mira apo jo te mira gjate jetes e jo kush tjeter.
Per ta bere kete duhet ta kuptojme se, e kemi marr nje pergjegjesi te madhe mbi veti, e cila eshte e shkelqyeshme, e madherishme, humane, njerezore dhe kombetare, edhe pse nuk eshte rruge aqe e lehte, ti zavendesojme veset me virtyte.
Zgjedhja e kesaje rruge, edhe pse ne shiqim te pare eshte e veshtire, do na mundesoi t’a gjejme  ne thellesin tone shpirterore, fuqine e medha e cila eshte e pergjumur, qe  do na mahnis me forcen e saje, pasi t’a zgjojme nga gjumi ate. Kejo fuqi e pergjumur ka force aqe te madhe, te cilen rralle kush  ka  enderruar per ta zoteruar, as qe e ka dite se e posedone perbrenda trupit e shpirtit tije, e jo ku tjeter.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                          Forca e pergjumur qe gjenden  brenda  shpirtit tone  na prete t’a zgjojme  sa ma pare nga pergjumja e saje, qe  te na ndryshojne rrenjesisht bindjet per potencialin tone, per personalitetin dhe karakterin qe e posedojme, nese ate e zgjojme nga pergjumja dhe e perdorim per menyren e te jetuarit tone te mire, te qete, me dinjitet e te begatshem. Po e beme kete mrekulli per veten, do te aftesohemi  ta marrim fatin ne duare tona, e jo ta mvarim ate ne duare te tjereve, te cilet nuk posedojne diçka ma te mrekullueshem, se sa qe posedojme edhe ne.
Sa e sa dhembjet, sa e sa trishtimet e panevojshme na ndodhin gjate jetes, vetem qe nuk e marrim ne duar tona fatin dhe besimin ne fuqine qe e posedojme brenda ndjenjave, motiveve, emocioneve, vullnetit, guximit  dhe dashurise, per ti zgjuar nga pergjumja ato, qe me veprimet tona te behemi kreator te fatit dhe ardhmerise, per ta jetuar nje jete me dinjitet e te begatshme, pa e  varur dinjitetin, begatine, fatin dhe ardhmerine tone  tek tjeret. Tjeret nuk e kane forcen tone qe te bejne ndryshime te mrekullueshme per ne, ate force e posedojme ne,  ne brendine e shpirtit tone.
Lexuesi im i dashur kemi nevoje ta marrim fatin ne duar tona, ta marrim  veten nene kontrolle dhe ta ndryshojme e ta transformojme çdo vese qe e posedojme ne  virtyte njerezor, duke i zgjuar nga pergjumja ndjenjat, motivet, emocionet, vullnetin, guximin dhe dashurine, brenda te cilave gjendet forca jone kolosale, qe na fuqizone te jetojme me dinjitet, siq jetojne edhe tjeret. Me respekt, mesuesi Isë

Fjalet qe i flasim pak ose aspak qendrojme prapa tyre, duke i lejuar ato qe ma shume te shendrrohen ne genjeshtra, ne vend qe tu bindemi e ti bejme realitet. Te qendrosh  prapa fjaleve qe i thuash, e pasqyrone vleren tende qe e posedon.
Per qudi eshte bere mode, te flasim shume e pak te bejme. Te flasim shume per deshmoret e kombit, e pak te bejme per ta e familjaret e tyre. Te flasim shume per patriotizem, per liri e per atedhe e  pak  apo aspak  te bejme vepra te tilla, edhe pse e kemi borgje moral e kombetare ta ruajm nderin e kombit dhe te sakrifikojme per liri e bashkim kombetar. Ne vende qe te ndodhin vepra pas fjaleve te thena, ne shej mbrojtje e respekti te vlerave madhore, po ndodh e kunderta dhe po shkaterrohen ato vlera qe jane krijuar me mundin, djersen, angazhimin, sakrificen dhe gjakderdhjen e tjereve, permes sjelljeve  te pandersdhme, injorante e shkaterruse tona.
Sa shume flasim per shtetin, tone dhe mbrojtjen e tij e sa pak bejme apo aspak, ta mbrojme ne veper ate, te  mos i keqperdorim dhe te mos i manipulojme  mjetet qe i poosedon shteti. Sa shume flasim per zhvillimin ekonomik, bujqesor, shendetesor, arsimor , edukativ, juridik dhe policor e ushtarak, por sa pak bejme qe mos te them aspak, duke shkelur me dy kembet mbi fjalet tona.
Sa shume po flitet per reforma e ndryshime ne fushat qe u ceken me larte e sa pak po behet, sepse shume pritojme, pak dijme, edhe me pak jemi te pergatitur profesionalisht per pergjegjesite qe i pranojme. Ata qe emrohen  dhe i pranojne pergbjegjesite per te bere reforma e ndryshime, nuk jane te pergatitur profesionalisht per ti bere ato, perpos qe jane militant e zedhenes te partive te veta, te cilet flasin e bejne zhurme por asgje nuk bejne per ate qe jane pergjegjes. Aqe ndryshime ka ne keto reforma e trajnime te ndryshme, sa qe me te drejte mund te thuhet, se po filtet shume e po behen vetem shperlarje parash e asgje tjeter me ndere per reformat e trajnimet aqe shume te perfolura  e aqe  zhurme e madhe qe po behet rrethe tyre.
Lexuesi im i dashur ka kaluar koha te flasim shume e pak te bejme, sepse ka ardhe koha te flasim pak e shume te bejme. Ate qe e flasim, ta mbeshtesim me vepra. Ate qe nuk kemi mundesi ta bejme, nuk kemi kushte dhe nuk jemi te pergatitur profesionalisht, nuk eshte mire te flasim, te marrim pergjegjesi, te zhurmojme dhe ne vende qe te rregullojme diçka, ta prishim edhe ma zi. Ata qe mbeshteten vetem ne fjale te medha e nuk e bejne punen, e genjejne veten, familjen dhe kombin ne pergjithesi me dokrrat e tyre te thata, edhe pse ne shiqim te pare, ka joshje e leverdi personale per ta. Me respekt, mesuesi Ise

Sekretet e sjelljeve

Shumica e sjelljeve tona bëhen nga dëshira për të qenë i rëndesishëm, shfrytëzues i tjereve dhe mbisundues i tyre.
Dëshira që të ndjehemi të rëndësishem , është njëra ndër dëshirat më njerëzore e ma fisnike, e cila na bënë të dallojmë prej gjallesave tjera toksore. Po të mos ishte kjo ndjenje nxitese, ne do te jetonim ne erresiren e madhe te paditurise qe jetojne edhe gjallesat tjera te kesaje toke dhe civilizimi njerezor i ketyre permasve, nuk do te ekzistonte.
Deshira per t’i shfrytezuar tjeret dhe mbisunduar ata, qone drejte rruges per te bere krime njerezore qe nuk jane edhe aq te pakta ne rruzullin tokesor, te cilat gjithnje e ma shume po ia ulin imazhin shoqerise njerezore.
Menyra se si i plotesojme nevojat dhe deshirat tona gjate jetes, pasqyron karakteristikat tona personale, tiparet dhe vetite e mira apo jo te mira, tregon se kush jemi permes karakteristikave, tipareve dhe vetive personale, qe jane te vendosura ne menyren e sjelljeve tona per t’i realizuar deshirat dhe qellimet e ndryshme jetesore.
Shembuj te ndjenjes se deshirave tona jane te shumta, per te mire e per te keqe, qe na bejne te ndjehemi krenar apo te turpshem.
Sa e sa prej nesh nxitojne t’a bejne naten dite dhe te paisen me fjalen e fundit te shkences, artit, kultures, teknikes e teknologjise bashkekohore, per t’i realizuar nevojat dhe deshirat e veta dhe per t’u bere sa me te rendesishem per veten, familjen, rrethin dhe kombin.
Per qudi, ne mesin tone e ne bote ka dhe te tille qe perpiqen dhe bejne sjellje e veprime me plot krime, vrasje e gjakderdhje te medha, genjeshtra e mashtrime te paskrupullta, vjedhje e dhunime te pameshirshme, drogim dhe trafikim te qenjeve njerezore ,per realizimin e interesa personale ne deme te tjereve.
Lexusi im i dashur, eshte ne nderin dhe menqurine tone, t’i analizojme sa ma shume sjelljet tona e te tjereve dhe te kemi kujdese per permbajtjen dhe vlershmerine e tyre njerezor qe e manifestojne ato. Me respekt, mesuesi Isë

Dëshira e prinderve, posaqerisht e nënës është aq e madhe, për ta rrite dhe edukuar fëmijën mire e ma mire, sa qe shpeshehere kjo deshire bije ndesh me moshën dhe kapacitetin e femijes. Fëmija duhet te rritet, edukohet dhe te përparoj ne shume fusha qe përputhen me moshën dhe kapacitetin e tije. Kure e them këtë mendoj se, fëmija ka nevoje ne radhe te pare te këtë shëndet te mire fizik, ku per kete është e domosdoshme shëtitja ne ajre te pastër, te ece e te lëvizë , te vrapoj dhe te luaj sa ma shume me shoke e shoqe e me te afermit familjar, qe ta ketë një shëndet te mire. Për ta mbështetë shëndetin e mire fizik, intelektual, emocional e social te femijes, prinderit e sidomos nena, duhet me pas kujdese edhe ne mënyrën e te ushqyerit, sasinë e ushqimit, llojin e tije dhe gjum te mjaftushem e te qete te beje femija. Fëmija ka nevoje ta zhvilloje ne menyre proporcionale shëndetin intelektual, emocional e social krahas atij fizik, i cili mund te zhvillohet përmes lojës, ku është e preferuar, pjesën me te madhe te kohës, fëmija ta kaloje ne loje mes shoqerise se tij dhe te afermeve familjar. Loja e rrite, e edukon, e shëron dhe e qetëson femijen. Rrita, edukimi, shërimi dhe qetësimi i fëmijës përmes lojës është një rrite e natyrshme, shume funksionale e domosdoshme dhe e dobishme. Fëmija përmes lojës e shëtitjes, përpos zhvillimit te shendetit fizik, emocional, intelektual, zhvillohet edhe ne aspektin e shendetit social, duke i ndërtuar raportet e mira e te këndshme mes anëtareve te familjes se gjere e te ngushte, mes prindërve dhe mes moshatareve te tije, qe ka aqe nevoje ai për ta.
Lexusi im i dashur dhe ju prinder, kujdesuni sa ma shume ne rriten dhe edukimin sa ma te mire te femijeve ne shume fusha, sidomos ne fushen e shendetit fizik, emocional, intelektual, social dhe punues, duke e anagzhuar femijen sipas mundesive e kapacitetit te moshes se tij, e jo kurrsesi jashte mundesive te kapacitetit te tij, qe nuk i perputhet me moshen. Mos e harroni lojen e shetitjen ne natyre, ushqimin e mire dhe gjumin e rehatshem si faktor vendimtar te rrites dhe edukimit te shendetshem per moshat e reja te femijeve. Me respekt, mesuesi Isë

Nese ne kokat tona nuk prodhohen mendime me nivel te larte edukativ e vizionare per te ardhmen e kombit tone, per unitetin dhe identitetin e tije, ne si kombe do te devalvohemi dhe do te stagnojm ne krahasim me kombet tjera te botes. Ne kete menyre te devalvuar do te funksionojne edhe dy shtetet shqiptare, duke devalvuar edhe ato vlera qe jane fituar me djersen, sakrificen dhe gjakun e ma te mireve te kombit. Po nuk i aftesuam neper shkolla te te gjitha niveleve, me te gjitha mjetet kombetare e shtetenore, gjeneratat tona te reja me edukimin patriotik, edukimin e punes, edukimin intelektual, human, social, me edukimin e drejtesise, sakrifices, guximit, me edukimin e miresjelljes, respektit, tolerances, mirekuptimit, unitetit mes veti, me edukimin moral dhe me edukimin qe te kuptojne se sa padrejtesite nau kane bere neper shekuj nga pushtuesit tane e sherbtoret e tyre, nuk do te kete kurr politike shtetnore e kombetare dhe politikan ne krye te dyja shteteve shqiptare, qe do ti mbrojne e do ti persosin se bashku me populline, dhe me te gjitha mjetetet e aparatit shtetenor, virtytet e lartepermendura njerezore e kombetare, pa te cilat nuk ka jete me dinjitet. Lexuesi im i dashur, nese nuk i kontribojme secili prej nesh kauzes sone kombetare, aty ku jemi, ku punojm e veprojme, nuk do te kete dinjitet , perparim e zhvillim shtetnor e as kombetar. Me respekt, mesuesi Isë

 

Mesimin, edukaten dhe diturine e nisim ne gjiun familjar dhe e vazhdojm ne gjiun shkollor, shoqeror dhe ne ate natyror, deri ne perfundim te jetes sone.
Ne familje i marrim hapat e pare te mesimit, edukates dhe diturise per jeten. Niveli i zhvillimit familjar dhe perkushtimi i saje per rriten dhe edukimin e femijeve te vete, pason edhe nivelin mesimor-edukativ dhe diturise tek femijet.
Ne shkolle shkojme te marrim e te mesojme dhe pervetesojme aftesi, shprehi e shkathtesi te reja edukative, qe jane te favorshme per jeten dhe ardhmerine e njerezimit. Niveli i pervetesimit te ketyre virtyteve te medha njerezore, varet nga niveli qe e posedon shkolla, mesuesi i saje dhe stafi udheheqes e profesional qe e posedon ajo.
Ne shkolle mesojme qe kultura, arti, filozofija e fusha tjera shkencore te perparojne e te zhvillohen sa ma shume ne nivel vendi dhe ne nivel kombetar.
Nese ndalojm me perfundimin e shkolles, te marrim edukate e njohuri te matejshme, qe mundesojne rriten dhe persosjen e njohurive tona te pergjithshme dhe profesionale, te cilat i kemi marr ne shkolle e qe jane apo duhet me qene te domosdoshme per jeten personale, familjare, shoqerore dhe kombetare, i kemi izoluar te gjitha ato vlera qe i kemi marr ma pare ne familje dhe ne shkolle, duke ia hapur deren injorances dhe verberise, ta mbizotrojne menyren e te jetuarit tone si individ, si familje e si komb.
Lexusi im i dashur, mesimi, edukata dhe dituria nis me familjen, nuk perfundon me shkollen dhe vazhdon gjate gjithe jetes duke i kuptuar fshehtesite e botes natyrore, botes shoqerore dhe asaje shpirterore, deri ne perfundim te te jetuarit tone. Me respekt, mesuesi Isë

Tipare dhe veti te mira:

– Njerezit qe kane tipare e veti te mira, i respektojne tjeret sipas merites qe e posedojne ata, – Nuk e kerkojne vemendjen e tjereve edhe pse jane te vemndshem e te kujdesshem ndaj tyre. – I shprehin mendimet hapur edhe kur i lavdrojne edhe kur i qortojne tjeret. – Ata e mbajne premtimin dhe fjalen e dhene me çdo kushte dhe nuk premtojne ate qe s`mund ta realizojne. – Jane mirenjohes ndaj tjereve, te mirave dhe vlerave te tyre. – Kerkojne ndihme per diçka qe nuk e dijne dhe nuk e kane. – Jane te dobishem per tjeret dhe per veten. – Jane te sinqert, bashkpunues,punetor, te dijshem, bemires, te ndershem, respektues, besnik, tolerant, te dashur, atdhetar e trima.

Tipare dhe veti jo te mira:

– Njerezit me keto tipare, i respektojne vetem njerezit qe kane leverdi prej tyre. – Jane te etur per vemendjen e tjereve, edhe pse vete nuk jane te vemendshem e te kujdesshem ndaj tyre. – Flasin prapa shpines per tjeret, ne baze te thash e themeve e paragjykimeve. – Premtojne shume e realizojne pak ose aspak, duke gjetur arsyetime per genjeshtrat e veta premtuse. – Nuk jane mirenjohes ndaj tjereve, i kritikojne ata, bemiresine dhe vlerat e tyre, duke lavdruar veten e duke u mburr para tjereve pa shkas. – Nuk kerkojne ndihme, sepse mendojne qe i dijne dhe i kane te gjitha edhe kur nuk i dijne gjerat edhe kur nuk i kane. – Jane te pa dobishem per tjeret dhe per veten. Ata, maskohen si te mire para atyre qe kane interes prej tyre. – Nuk jane te sinqerte, nuk bashkpunojne me tjeret, jane pertace, te pa dijshem, jo bamires, te pa ndershem, jo respektues, te pa bese, jo tolerant, te pa dashur, tradhtar e frikacak. Lexusi im dashur, eshte e njerezishme per ne, te behemi me tipare e vetije sa ma te mira njerezore. Me respekt, mesuesi Isë