Nuk eshte mire ta harrojme veten dhe tmetat tona, duke i kritikuar tjeret dhe tmetat e tyre. Më pare eshte mire te pastrohemi me veteveten, e jo ta harrojme veten, duke u marr me tjeret. Nese kjo dukuri na ndodhe, ka mundesi te dashurohemi me veteveten dhe tmetat tona. Narcistet e dashurojne shume veveten dhe revoltohen me tjeret, qe nuk u duartrokasin, nuk bejne lum e nuk bejne çdo gje per ta, edhe pse vete nuk jane ne gjendje te bejne asgje per tjeret. Narcizmi eshte smundje psikike dhe e kemi per obligim te ruhemi sa më shume nga kjo smundje.
Aty ku mbreteron padituria, kokeforcia, mendjemadhesia, mos degjushmeria dhe lakmia, ne ate vend fillon te dale ne skene anarhija, keqperorimi, korrupcioni, tradhtia, amoraliteti, varferia dhe ikja e qytetareve prej vendit, per shkak te humbjes se perspektives personale, familjare, institucionale, shoqerore e kombtare, qe te gjejne pak buk e shume asimilim neper bote. Kjo eshte tagra e te paditurve, kokeforteve, mendjemdhejve, te padegjushmeve, tradhtareve dhe lakmiqareve, qe po e paguajn shume shtrejte qytetaret tane dhe kombi shqiptar!
Shume njerze maskohen dhe fshihen pas maskave te tyre, duke u paraqitur para publikut si engjuj, edhe pse ne realitet jane djaje te vertete.
Te maskuarit i sjellin deme te medha tjereve ne ate mes ku jetojne dhe kombit ne pergjithesi, edhe pse ne fund, mund ta marrin denimin më te madh jetsor. Ket duhet ta dijme secili.
Mendja na ka bere keta qe jemi, mendja na bene ata qe deshirojme te behemi. Ajo na smune e na sheron, na bene te lumtur apo te mjere. Mendja na pasuron e na varfron. Ajo na bene kriminel, vrases, dhunues e mashtrues ndaj tjereve. Na bene altruist, humanist, social e te dashur mes njerezve. Mendja na bene patriot, te guximshem e atdhedashes. Ajo na bene punetor, dijetar e vizionar. Na bene egoist, qyqar, tradhtar, te pabese, dinak, cinik, hipokrit, injorant e ziliqare. Mendja na bene xheloz, nervoz, agresiv, na hidheron e na zemron kunder tjereve. Ajo na bene te pandershem, te pabese, te pafytyre dhe anasjelltas. Populli thot:” Runa o Zot mente e krese te shendosha, sot e neser dhe per shume mot”. “Pasuria më e madhe e jetës është mendja e trupi i shëndosh”.
Nuk i thuhet liri per Kosoven e popullaten e saje, kur i falen me mija hektar toke malit te zi! Nuk i thuhet liri per Kosoven dhe popullaten e saje kur asociacioni i komunave serbe e fiton statusin ” Republika Serbska” mes shtetit te Kosoves! Nuk i thuhet liri per kosoven e popullaten e saje kur zbritet kufini me Serbine tek ura e Ibrit! Nuk i thuhet liri per kosoven e popullaten e saje, t`ia apim Trepçen e Liqenin e Ujmanit Serbise! Nuk i thuhet liri per Kosoven e popullaten e saje,tu falim troje pushtuseve tane sllavogrek, edhe pas 15 mije viktimave qe i dha Kosova luften e fundit per liri, dhe 20 mije femra shqiptare te dhunuara nga fallanga gjakatare serbe! Jo bre si thuhet kesaje liri per kosoven dhe popullaten e saje, por i thuhet I L U Z I ON e vetmashtrim rreth lirise se saje!
Perceptimet reale jo iluzore, bejne pasqyrimin sa më te vertete e te argumentuar te nje realiteti per te cilin flitet dhe i shembin mitet e perceptimeve iluzore, te rrejshme e mashtruese rreth atij realiteti, me te cilat eshte mbushur perplot te menduarit, gjykuarit, konkluduarit dhe vepruarit e politikaneve, klerikeve fetar dhe intelektualeve ne skenen tone shqiptare.
Iluzionet apo mashtrimet i shkaktojne shume faktore, si: mungesa e pervojes, mungesa e diturise profesionale e politike, niveli i ulte i motivacionit dhe ndjeshmerise emocionale, temperamenti defanziv, karakteri dhe personaliteti i dobte dhe i pagdhendur. Shkurtpamesia, vizionet e shterrura, lakmija e ndotur, morali i ulte, zhveshja nga ndjenjat humane dhe altruizmi, zhveshja nga ndjenjat kombtare dhe dorzimi nga presionet e ndryshme politike, brenda e jashte vendit, nga ndikimi i rrethanave ekonomike e socialkulturore. Duhet patur kujdese e vigjilence te shtuar, qe mos te bijme ne oqeanin e pafund te Iluzioneve e mashtrimeve.
Iluzionet jane perceptime te gabuara qe e shtremberojne tersisht te verteten mbi realitetin natyror, shoqeror, politik, fetar, shpirteror, moral, intelektual e kombtar ne mesin e nje shoqerie. Ajo shoqeri qe eshte e emancipuar mire e si duhet, i luftone iluzionet nga skena e perdorimit ne fushat e ndryshme shoqeroro- politike dhe kulturore e shkencore.
Është fitore e madhe për ne shqiptarët, nëse e fitojmë betejën duke u ballafaquar me iluzionet, të cilat janë të mbushura përplote me mitizime, mashtrime e shtrembërime të ndryshme të realitetit natyror, shoqëror, shpirtëror, politik, fetar, kombëtar e intelektual.
Per qudi keqbersit shqipfoles te trojeve tona, per leverdite e tyre personale e shume te ulta, e kane mbush fjalorin e vete dhe stermbush, me nje zhargon fjalesh: Evropa, evropianizimi, kultura evropiane, civilizimi evropian, jemi evropian, i takojme Evropes, po ecim drejte Evropes dhe nuk ka kush te na ndale, duke harruar fare nenen e tyre Shqiperi, qe e ka coptuar e bere cope e grime dhe prap po e copton, Evropa se bashku me Rusine, Turqine dhe shtetet e tyre satelite ne ballkan.
Faren e perqarjes e mbollen neper shekuj pushtusit tane, permes feve, ndikimeve politike, kultures dhe dhunes se tyre, ndersa ne si komb fatkeqesisht po e kultivojme edhe metej kete fare te shemtuar, po e kultivojme lakmine ne dem te njeri tjetrit, po e kultivojme urrejtjen e hasmerine mes veti, po e kultivojme edhe tradhtine duke shkattrruar veten gjithnje e me shume, e duke i konsoliduar radhet e pushtueseve tane, sipas apetiteve dhe synimeve te tyre.
Disa demagog po paraqiten ne skenen tone politike rrejshem, më evropian se sa evropianet, edhe pse puna dhe vepra e tyre po tregone kush jane dhe ku e kane vendin. Evropen nuk duhet ta pranojme me statusin tone si zhelana e qyqana, te ndare si komb ne dy shtete shqiptare e ne kater shtete fqinje greko-sllave. Ne evrope duhet te shkojme si popull i barabart me tjeret, i bashkuar si komb dhe ta marrim vendin aty ku e kishim me pare, si nder me te miret ne mesin e me te mireve, e jo si qyqare e zhelana, duke u shpifur si evropian, sipas deshires se pushtueseve tane.
Eshte e pamundeshme te mos e pranojme fajin tone si komb, per gjendjen e mjere momentale qe gjendet Kosova e Shqiperia, me gjysmen e më shume te trojeve te pushtuara nga greket, maqedonet, serbet dhe malazezet. Ne Kosove e ne Shqiperi dhe ne trojet e pushtuara nga fqinjet tane, po neperkemben parimet themelore te drejtesise, po keqeperdoret pasuria shoqerore e kombetare, po abuzohet me mjekesine dhe parimet etike te shendetesise, po abuzohet me edukaten kombetare, arsimin, dijen dhe shkencen, po shiten diploma si ne treg te mallrave, po regjistrohen student qe nuk meritojne te regjistrohen neper vende elite te studimeve e po kalojne permes lidhjeve e klaneve mafioze, po konkurojne ne sasi e jo ne cilesi kolegjet private ne raport me Univerzitetet shtetnore, po punsohen vetem militant politik e shebrtore te politikes. Ne Kosove e ne Shqiperi dhe ne trojet tjera shqiptare, pasurohen brenda nje nate njerezit e qeverise, uzurpohen pronat shtetnore, uzurpohet rryma sipas lagjeve e partive, uzurpohet uji sipas klaneve e deputeteve. Kjo menyre veprimi eshte barazi me vetevrasjen dhe shkaterrimin e kombit, pa fajin e tjereve.
Evropa,Turqia, Rusia me aleatet e vete, bene e çka nuk bene ne deme te shqiptareve, por ne si popull e si komb asnjehere nuk kemi qene te rreshtuar si duhet per interesat tona kombetare, edhe pse derdhem gjak shume neper periudha te ndryshme historike, per ta vendos fatin tone dhe per tu mbrojtur nga pushtuesit tane. Si po duket edhe sot dhe ne mot, nuk e keme ndermend te rreshtohemi si duhet per regullimin e qeshtjes sone kombtare.
Kshilltari i Kryeministrit te Shqiperise dhe Presidentit te Kosoves Baton Haxhia, i kshillon shqiptaret te na iken veriu i Kosoves, per ne Serbi, s`iq iken me mija hektar toke per ne mal te Zi, e nje pjese e detit te Shqiperise ne jug, per ne Greqi.
Athu keshilltari tjeter, Shkelzen Maliqi, qe po heshte mos po pergatitet t`i keshilloi politiukanet tane qe ta perforcojne serbska zajednicen e komunave, ne serbska republika, mes per mes shtetit te kosoves dhe tia falin jugun e Shqiperise Greqise?!
Heu kshilltar e faqe zi, po si u pasken lind dhe u pasken rrite prinderit tuaj kaq tradhtar per Kosove e per Shqiperi!
Flej populli im shqiptar flej, se i ke qite punet ne terezi!
Me kete menyre te perceptimit, medimit dhe veprimit kaqe te ulte, kaqe denigrues, perqares e perbuzes te politikaneve, intelektualeve dhe klerikeve tane, qe i kemi ne balle, kurre nuk do te ndodhin ndryshime te favorshme per ne si komb, si shoqeri, si familje e si individ ne trojet tona etnike. Fale kesaje gjendje perceptuese, emocionale, intelektuale shume denigruse, po thellohet e po perhapet e keqja gjithnje e më shume ne te gjitha fushat ekzistenciale te jetuarit tone, duke u manipuluar nga pushtuesit tane dhe nga nderkombetaret, ne radhe te pare per gabimet e fajet tona e ne radhe te dyte per strategjite e tyre te ndyra, imponuese, nenshtruese, poshtruese ne dem tonin e per interesa te tyre.
Per ta ndryshuar gjendjen e pavolitshme per ne si komb, më pare duhet ndryshuar veteveten dhe menyren e te perceptuarit tone, permes te ciles varet edhe menyra e mendimeve dhe sjelljeve tona rreth politikes, fese, ekonomise, drejtesise, shendetesise, edukates e arsimit, atedheut e pasurise se tije, duke patur kujdese te shtuar e vigjilence ne raport me pushtuesit tane dhe ne raport me nderkombetaret.
A ka pasuri ma te madhe sesa posedimi i shendetit tone trupor dhe atij shpirteror, emocional, intelektual e moral, permes te cilit i perjetojme dhe i shfrytezojme te mirat e mrekullite e botes shoqerore e natyre? A ka pasuri më te madhe ne kete bote se sa posedimi i duarve dhe kembeve permes te cilave veprojme e punojme, posedimi i vesheve dhe syve, permes te cileve shohim e degjojme, posedimi i gojes, gjuhes, dhembeve e hundes, permes te cilave komunikojme, ushqehemi, marrim fryme, shijojme dhe ndjejme erna te ndryshme? A ka pasuri ma te madhe ne bote sesa mendja jone, permes seciles i arrijme te gjitha te mirat qe i duhen njerzimit gjate jetes? A ka pasuri me te madhe se sa dielli me rrezet e tij, toka si furnizues me artikuj te ndryshem ushqimor, uji pa te cilin as qe merret me mend ekzistenca jetesore dhe ajri, pa te cilin as nje minut nuk do te jetonim? Vertet nuk ka.
Kure kemi uje per ta shuar etjen, buke per ta hequr urine, ajre per te marrur fryme, trup te shendosh per t`i kryer obligimet tona me pergjegjsi e me punuar me vullnet, aftesi mendore per te gjetur rruge më te mira e më te ndershme me jetuar, eshte budallek i madh, mos t`ia kujtojme, mos te jemi mirenjohes e mos t`ia perdorim jetes mbi 90% te mirave qe i posedon ajo, ne te kunderten duke u marre e duke u shqetesuar kot, per ate më pak se10% te kqijave qe na kane ndodhur rastesisht apo qellimisht dhe mund te na ndodhin gjat jetes. Asgje e gatshme nuk pik prej qiellit, gjerat e vlefshme per jeten duhet t`i arrijme vete. Gati thuja çdo gje eshte ne doren tone, ta ndryshojme per te mire dhe te mos pajtojme me statusin jetesor, qe na imponojne tjeret.
Nese humbim kohe duke u shqetsuar vetem per me pak se 10% te kqijave te jetes sone, nuk do te shenojme kurr sukses e perparim ne jete, por do te perfshihemi nga nje numer i madh i brengosjeve te kota, halleve, shqetesimeve, streseve te pa kontrolluara, urrejtjeve, ironive vend e pa vend ndaj tjereve, nga te cilat nuk kemi kurrfar dobije perpos demit qe mund t`ia shkaktojme vetit permes smundjeve te ndryshme fizike, psikike, emocionale, intelektuale e morale te pasherueshme, qe jane bere shqetsim i madh per mjeksine e psikologjine boterore.
Lideret tane politike shume pak jane te vetëdisiplinuar dhe respektues te elektoratit qe ua kan besuar voten, per t`i perfaqesuar interesat e veta permes politikaneve qe i kane vuar ne balle te skenes politike. Politikanet qe e ruajne disiplinën vetanake, ndjenjen e dhimbjes, respektit e mirekuptimit ndaj elektoratit te vete, e ruajne një mjedis pozitiv, te qete dhe kontribues ndaj vendit e perkrahes te politikes dhe shtetit ne pergjithesi.
Nese jemi te vemendshem dhe komunikojme me emocionet tona, e kuptojme fare mire me cilin nivel te mendimeve dhe me cilin lloj te tyre po sherbehemi gjate jetes.
Lloji i mendimeve qe i prodhojme, manifestohet me llojin e perjetimit te kendshem apo te pakendshem emocional.
Niveli dhe lloji i mendimeve qe sherbehemi me to, vulosin menyren dhe nivelin e te jetuarit tone personal, familjar e kombtar.
Me kete apel po i drejtohem lexusit tim te dashur: Lexusi im, mos urreje, mos xhelozo, mos mbaje zili, mos shpif e mos perqaje, mos u krekos se je më i miri, më i dijshmi, më kombtari, më fetari dhe mos e privatizo Zotin, edukaten, diturine, politiken, sepse ato u takojne te gjitheve. Lej njerezit te qete te jetojne, te mendojne, te veprojne dhe te besojne ne menyren e vete qe i duket me e mira, nese nuk i pengon, perqmon, nenshtron e poshtron tjeret, sepse Zoti e populli ka aqe menquri e dashuri, te na kuptoje te gjitheve te bardhe e te zi.
Do ti pysja te gjitha kategorite fetare, politike e intelektuale, se ciles rruge na qojne urrejtja, xhelozia dhe zilia mes nesh? Athu na qone drejte rruges se Zotit, qe aq shume po flasim ne emer te tije, na qone drejte rruges se zhvillimit e perparimit kombtar, politika qe po rrahim gjoks ne emer te saje, na qone drejte ngritjes, humanizimit dhe kombtarizimit te edukates e diturise, qe aqe shume po flasim ne emer te tyre, apo drejte rruges se djallit e shkatrrimit total, kofshin sa me large nesh keto ndjenja qoroditese e te shemtuara!?
Është e domosdoshme per ne, qe ne menyre sistematike, te bejme perpjekje t`i kultiovojme, t`i rrisim, t`i zhvillojme, t`i kalisim e t`i humanizojme vlerat tona shpirterore, emocionale, intelektuale, morale, humane e kombtare, qe t`i tejkalojme pengesat dhe veshtiresite te cilat na dalin para, per t`i realizuar deshirat dhe synimet tona njerzore e kombtare gjate jetes.