- 08. 2020
Shiqoni per pake kohe “marifetet” e shkreses se profesorit ne fjale:
“Ja si i fyen me fjalet me te ndyra “mesuesi” Isa Thaçi Muhaxhiret
E tash kerkon qe po keta muhaxhire qe e mbajten ne buke, ne ushqim ne sofer “mesuesin” t’ia punesojne edhe djalin. Kerkojme nga Kryetari i komunes Burim Berisha, nga nenkryetari Fadil Krasniqi, nga Drejtori i Arsimit Islam Shabani dhe nga drejtori i Gjimnazit Amir Pllana qe fara e felliqur e ketij “mesuesi”,mos te pranohet ne procesin mesimor sepse do t’i infektoj femijet me ideologjin shoveniste serbe per zhberjen e Muhaxhireve”! Sa jam fare e “flliqur” une e sa eshte Asllan Qyqalla flasin banoret e Fushe Kosoves, prinderit e nxenesve qe u kemi dhene mesim dhe vete nxenesit te cilet na kane njohur mire se kush kemi qene e kush jemi per afer kater dekada me radhe, po ashtu edhe antaret e kolektivit me te cilet kemi punuar. Vertete kam ra ne hall te madh se si ti pergjigjem sa më objektivisht shpifjeve, fyerjeve dhe kerkeses denigruse te profesorit ne fjale, i cili ka manipuluar ne menyren me te ulte njerezore me komentet e mia qe ia kam bere nje kandidatit ne shkrimin tim te cilin e kam postuar publikisht, qe ka komentuar personi ne fjale, i fshehur nen masken e emrit dhe mbiemrit “Muhaxhiret Shqiptar”, i cili ne menyr banale e shume fyese, se bashku me disa shoke te vete duke i kualifikuar shqiptaret e besimit islam me slloganin fyes e poshtrues:” pjelle, fare e mbeturine turko-arabe aziatike”, duke mohuar gjuhen, gjakun, kulturen, teritorin dhe zakonet e perbashkta te tyre me shqiptaret, duke fute urrejtje, fyerje dhe perqarje mes shqiptareve mbi baza fetare , politike e regjionale!
20. 08. 2020
Duhet guxim, vendosmeri, vullnet e menquri per ti refuzuar modelet e imponuara te jetes nga ana e politikaneve tane dhe nga ana e pushtuseve dhe per ti thyer ato hallka te hekurta e zingjirore qe e percaktojne menyren e te jetuarit tone pa dinjitet, te varfur, te pa shprese, te nenshtruar e te poshtruar. Mos refuzimi i ketyre modeleve imponuse nga politikanet tane dhe nga pushtusit, me vetedije apo pa te, pranojme ta jetojme nje jete primitive, te varfur e te pa dinjitet.
Modeli impoinues i te jetuarit nga ana e politikaneve tane e ka formatin: mua me takon pasuria, ty varferia, mua me takon pushteti, ty sherbimi. Mua me takone e drejta e tradhtise kurse ty nenshtrimi e poshtrimi. Mua me takone trimeria, krenaria, liria dhe atdheu e ty te takon lufta, sakrifica, gjakderdhja, torturat vrasjet, dhunimet dhe ballafaqimi fyta fyte me pushtusin.
Modeli imponimit jetesor ka formatin: Mua me takon ti korri frytet e luftes kurse ty te takon te jetosh me dhembjet e sakrifices qe bere per atdheun e per lirine, mua me takon e drejta te shkeli mbi gjakun e deshmoreve, mbi amanetin e tyre dhe te fali pjese te atdheut pushtusit qe u mbrojten me gjakun e deshmoreve te lirise tokat, arat, fushat, malet qytetet, fshatrat, ujrat detrat dhe pasurite toksore e nentoksore dhe ti fale ato per teritor ekstra qe tu sherbejne kishave ortodokse serbe te cilat jane pushtuar prej shqiptareve nga serbia, kurse ty te takon ta ulish koken si i marr dhe te me duartrokasish per dhuratat qe po ia bej pushtusit!
Modeli i imponimit jetesore te politikaneve tane ka formatin: mua me takon ti gezoi te gjitha privilegjet ne shkollim, ne punesim, ne udheheqje te institucioneve edukativo arsimore, shendetesore, ekonomike, juridike, kulturore policore ushtarake dhe te emroi militant partiak te udheheqin mbi ato institucione, kurse ty te takon ti vesh gishtat ne goje dhe te pohon me koke e te duartrokasish per keto mrekulli e marifetllyqe, sa mire po veprojme.
Per te gjitha keto veprime te modelit imponues jetesor nga politikanet tane ne bashkpunim me pushtusit: mua me takon nderi e krenaria, ty te takon turpi, nenshtrimi, poshtrimi, perulja, vuajtja e varferia, mund te pranohet vetem te ata njerze qe nuk kane dinjitet njerzor, qe jane servil, qe jane butak e pakurrizor, kurse per njerzit norman qe kane dinjitet njerezor, ky model jetesor eshte totalisht i papranushem dhe duhet rrefuzuar me te gjitha mjetet. I juaj, mësuesi Isë
19. 08. 2020
Nese nuk arrijme fitore, suksese dhe nuk arrijme ti zgjidhim problemet tona jetesore personale, familjare, institucionale, shoqerore, kombtare e shtetnore, eshte e domosdoshme ti ndryshojme rregullat mbi te cilat mbeshteten veprimet tona, permes te cilave perpiqemi te arrijme fitore e suksese te ndryshme dhe ti zgjidhim problemet tona qe na dlin para.
Nese nuk dijme ti ndryshojme rregullat me te cilat perpiqemi te fitojme, te arrijme suksese dhe ti zgjidhim proplemet e ndryshme personale, familjare, institucionale, shoqerore, kombtare e shtetnore, te cilat na dalin para si pengese, eshte mire ti injorome ato rregulla dhe ne vend te tyre te provojme forma e menyra tjera te veprimit tone, te cilat na merr mendja se jane më te sukseseshme dhe më efektive, se sa rregullat, format dhe menyrat e mëparshme te veprimeve tona.
Më mire sesa te dorzohemi, te deshtojme e te falimintojme eshte te vazhdojme me veprimet tona derisa te arrijme tek fitorja, tek sukseset dhe derisa ti zgjidhim ne favorin tone problemet e ndryshme qe na dalin perpara, duke provuar nga e para me rregulla te reja, nga e dyta, e treta e metej derisa te arrijm fitore, suksese dhe zgjidhjen e problemeve te ndryshme jetesore, politike, shtetnore e kombtare.
Perpjekjet tona qe te ndryshojme, me siguri nga largojne nga pozicionet defanzive te perdorimit te atyre modeleve qe jane programuar ne kokat tona dhe u ka skaduar tmerrsishte koha e perdorimit te tyre, te cilat nuk premtojne aspak kurrfar fitore, kurrfar suksesesh dhe kurrfar zgjidhjesh te problemeve tona personale, familjare, institucionale, shjoqerore, kombtare e shtetnore, perkundrazi sjellin humbje, shkaterrime fatale dhe faliminetim total ne te gjitha sferat e jetes sone. I juaj, mësuesi Isë
18. 08. 2020
Nese nuk kemi potencial emocional e intelektual te mjaftushem t`i tolerojme dhembjet, humbjet, ngecjet dhe pengesat e ndryshme momentale gjate organizimit te proceseve jetesore dhe nuk kemi potencial intelektual e emocional te mjaftushem qe te mesojme prej dhembjeve, humbjeve, ngecjeve e pengesave momentale, nuk do te arrijme kurr ne cakun qe ia kemi vuar vetit si qellim e obligim jetesor, nuk do ti realizojme knaqshem deshirat e kerkesat tona qe na takojne gjate jetes.
Dhembjet, vuajtjet, pesimet, ngecjet e pengesat momentale qe na ndodhin gjate jetes, ne vetevete permbajne mesime e urti te medha per ne, te cilat qojne ne rritje më te shpejte te cilesise se jetes sone te mëpasme, nese i durojme dhe nuk i perfillim dhembjet e vuajtjet e qastit per shkak te renjeve, pesimeve, stagnimeve dhe pengesave momentale qe na ndodhin.
Modelet e vjetra te cilat i kemi te programuara ne kokat tona, te cilat na sjellin dhimbje, vuajtje e stagnim ne organizimin e proceseve te ndryshme jetesore, eshte e domosdoshme ti ndryshojme sa më pare ato dhe ti zavendesojme me modele te reja, te cilat u pergjigjen kerkesave tona dhe kerkesave te kohes.
Po ndodhi e kunderta, kemi pajtuar me vetedije apo pa te, me modelet te cilave u ka skaduar koha dhe nuk sjellin asgje te re, asgje produktive, asgje te dinjitetshme dhe asgje njerezore pos shkatrrim, stagnim, ngecje e pengesa per ne. I juaj, mësuesi Isë
17. 08. 2020
Edhe sa kohe na duhet ne shqiptareve te ndergjegjesohemi per rrugtimin e dhimshem dhe tragjik, te cilin e kemi bere dhe po e bejme shume gabimisht per 20 shekuj me radhe, qe nga pushtimi i Ilirise deri ne ditet e sotme?!
Rrugtimi fatal 2000 vjeqar na kushtoi me humbjen e Ilirise dhe Dardanise, me humbjen e mbi 120 mije kilometra katror teritor te Gadishullit tone Ilirik, me humbjen e gjuhes Iliro-pellazge, me humbjen e besimit Pagan qe e kishin shekuj me radhe paraardhesit tane Iliro-Pellazg, me humbjen e popullates Ilire, permes gjenocidit e asimilit te saje nga pushtusit tane, ne popullate greko-helene, bullgaro-sllave, rumune, italjane, turke, serbe, malazeze, maqedone, kroate , sllovene etj.
Nga afer 40 milion Ilirë qe kishte Iliria para se te pushtohet nga pushtusit tane, tani shqiperia ka mbete ne më pak se 3 milion banor shqiptare e Kosova në mëpak se 1 milion e 800 mij shqiptar, pa i numruar edhe pjesen e shqiptareve qe kane mbete te pushtuar ne tokat e veta nga greket, maqedonet, serbet e malazezet, po ashtu pa i numruar edhe popullaten shqiptare ne diaspor, te tretur e te lene pas dore ne meshiren e gjenocidit dhe asimilimit te tyre.
Edhe tani e tutje nga ky rrugtim fatkeq e tragjik po vazhdojme ecjen e njejte permes perqarjeve, urrejtjeve e vellavrasjeve mes veti mbi baza fetare, politike, ideologjike, regjionale dhe mbi baza te interesave te ndryshme personale, familjare, farefisnore e grupore, korruptive e kriminale, duke e quar ujte ne mulli te pushtuseve tane e ne dem tragjik te interesave tona kombtare, kulturore, historike, teritoriale e shtetnore. I juaj, mësuesi Isë
14. 08. 2020
Stimulim i marrjes se vendimeve per veprimet tona eshte menyra e te menduarit, bindjeve e besimeve , qe ne vetevete mund te permbajne humanizem, altruizem, patriotizem, atdhedashuri, sakrifice, pune, edukate, ndere, dituri, respekt, mirekuptim, tolerance, bashkpunim, dashuri dhe zhvillim ekonomik, arsimor, shendetesor, juridik, kulturor, historik e shkencor, e marrje vendimesh tjera qe qojne drejte persosjes se fatit tone personal, familjar, politik, fetar, shtetnor e kombetar.
Stimulim i marrjes se vendimeve eshte edhe menyra e te menduarit, besuarit dhe bindjeve tona qe ne perbajtjet e tyre mbizotron krimininaliteti, tradhtia, shpiunazha, narkomania, dhunimi dhe trafikimi i qenjeve njerezore. Mbizotron korrupcioni, prostitucioni, amoraliteti, propaganda antikombtare, urrejtja e perqarja mbi baza fetare, politike e rajonale . Mbizotron ndarja e njerzeve neper grupe te ndryshme, parti politike, besime fetare, pro e kontra krishtenizmit, pro e kontra islamizmit, duke shkaterruar tersisht unitetin tone kombetar dhe ardhmerine e tij.
Stimulim i marrjes se vendimeve tona per ate qe e bejme gjate jetes eshte edhe menyra e te menduarit, besuarit dhe bindjeve per ta shmangur dhimbjen e turpin, ose nga terheqja per ta fituar kenaqesine e krenarine. Per kete arsye duhet te kemi vigjilence e maturi te shtuar, se kë e konsiderojme dhimbje e turp dhe kë e konsiderojme kenaqesi e krenari gjate marrjes se vendimeve?!
Dhimbja e turpi dhe kenaqesia e krenaria jane forca te medha shpirterore qe e formesojne per te mire apo per te keqe marrjen e vendimeve gjate organizimit te procesit tone jetesor, marrjen per te mire apo per te keq ne duar tona fatin, karakterin, personalitetin, shpirtin dhe jeten tone personale, familjare, shoqerore, partiake, fetare , institucionale, shtetnore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë
17,. 08. 2020
Kur flasim per programimet e ndryshme qe jane formuar ne kokat tona, vertete kohrat per ne shqiptaret nuk ishin te pershtatshme qe te programohemi vete ne menyre efektive sipas nevojave tona dhe sipas kerkesave te kohes.
Me nje fjale, më shume kemi patur programime te imponuara nga rrethana te ndryshme qe e kane patur synim shperlarjen e trurit tone kombetar duke e tjetersuar dhe programuar ne ate menyre qe u ka konvenuar programereve te ndryshem pushtues.
16. 08. 2020
Uroi nga zemra qe sa më pare ti ndryshojme nga kokat tona programimet e vjetruara, te cilave u ka skaduar koha si modele organizative te proceseve tona jetesore, te cilat kane pak ose aspak menquri, njerzishmeri, pak ose aspak produktivitet, dinjitet e lumturi gjate jetes!
Me koka te programuara te cilave modalitete u ka skaduar koha, nuk do te kete ndryshime te reja as progresive, as te dinjitetshme e as produktive. Mbyllja hermetike ne labirinthin e errte personal e kolektiv, veshtire e ka te depertoi drita ne ate Labirinth, qofte personal, qofte kolektiv ai.
Kjo shemtij po ndodhe me ne shqiptaret , sepse ne kokat tona kane depertuar rrymime te ndryshme politike, kulturore, ideologjike, religjoze jo qellim mira, nga qarqe te ndryshme qe e synojne me ngulm gllabrimin e vetdijes autoktane personale e kolektive te shqiptareve dhe gllabrimin trup e shpirt te tyre.
Keto programime te instaluara ne kokat tona, nese nuk i rikonstruktojme vendosmerisht e mençurisht me programime te reja qe i shkojne pershtati progresivitetit bashkohor e autokton te shqiptareve, jam mëse i bindur dhe i sigurt qe nuk do te sjellin kurr progresivitet e prosperitet, pos regresivitet, naivitet e devalvim dhe shkatrrim sistematik i te mirave qe i posedojme per momentin.
15. 08. 2020
Disa gjera qe i bejme gjate jetes, i bejme nga presioni per ta shmangur dhimbjen apo turpin, ose nga terheqja per ta fituar kenaqesine apo krenarine. Per kete arsye duhet te kemi vigjilence e maturi , se kë e konsiderojme dhimbje e turp dhe kë e konsiderojme kenaqesi e krenari?
Ështe mese e domosdoshme te kemi kujdese te shtuar gjate jetes, se çfare vendimesh po marrim te veprojme e ta organizojme jeten? Vendimet e marrura ne menyre te nxitushme dhe te pa planifikuara mire e ne detaje, mund te na sjellin pasoja te medha e te pariparushme.
Menyra se si e percaktojme dhimbjen apo turpin dhe kenaqesine apo krenarine, na bene hero apo kriminel, tradhtar apo kombetar, te moralshem apo te pamoralshem, te dijshem apo te padijshem, na bene punetor apo pertac, miqesoe apo armiqesor me tjeret, na bene te guximshem apo frikacak, te drejte apo rrenacak e vetij tjera, te mira e jo te mira.
I padijshmi e xhelozi nuk eshte atdhetar, nuk eshte guximtar, as fetar, as humanitar e as familjar. Sa pak njeri pa dituri!
12. 08. 2020
Une mendoi, besoj dhe kam bindjen time se ata te cilet jane programuar me programe e modele te huja dhe qellim kqija kunder vetevetes, familjes dhe farefisit te tij, kunder shoqerise, kombit dhe kunder unitetit, bashkimit, mirekuptimit, respektit, tolerances, marrveshjes dhe bashkpunimit. Ata qe jane programuar me programe e modele te huja destruktive, te prapambetura te cilat nuk kane kurrfar vlere njerzore, humane, morale, sociale e kombtare dhe fusin perqarje, urrejtje e vellavrasje mes shqiptareve, mbi baza fetare, politike, regjionale per interesa personale.
I kane te gjitha mundesite ta rikonstruktojne, humanizojne, socializojne veten dhe kokat e tyre me programe dhe modele te reja frytedhenese e produktive, qe nuk jane te ndikuara nga qarqe te ndryshme propagandistike kunder shqiptareve, me synimin qe ti bashkangjiten popullit te vet, permes veprimeve njerzore, te matura, racionale qe ne esence e kane dashurine, respektin, mirekuptimin, tolerancen, bashkpunimin, mbrojtjen e interesave kombtare dhe mbrojtjen e atdheut dhe qe kane per synim bashkimin e pjeseve te tij te cilat jane ende nen pushtimin e fqinjeve tane greko-sllav.
Eshte e mundeshme te paisen ata dhe ne në pergjithesi me programe e modele te reja profesionale, intelektuale, edukative, arsimore, emocionale dhe shpirterore qe formsojne ne kokat tona modele perparimtare, te cilat sjellin dobi personale, profesionale, familjare, kolektive, shoqerore, institucionale, shtetnorer e kombtare, nese marrim secili iniciative ne menyre sistematike per ndryshime.
Marrja e iniciativave te tilla na mundesojne sukseseshem ti freskojme, ndryshojme, permiresojme, ti zhvillojme e ti pavaresojme modelet tona te te jetuarit nga ndikimi i tjereve e posaqerisht nga ndikimi i qarqeve te ndryshme propagandistike antishqiptare qe e synojne futjen e perqarjes, urrejtjes dhe vellavrasjes mes shqiptareve.
Qe synim e kane ti bindin shqiptaret se nuk jetohet ne trojet e veta, te ikun sa më shume ata e te treten rrugeve te botes per ta siguruar kafshaten e bukes, qe trojet tona, arat, livadhet, fusha, malet, kodrat, lumejt, liqejte, detin dhe asetet e pasurise kombtare qe i posedojme nen toke e mbi toke, te mbesin djerr dhe pa zotrimin e tyre nga shqiptaret, qe ta kene më lehte ti pushtojne vete ato, ti punojne dhe ti shfrytezojne ne vend te shqiptareve qe kane ikur nga trojet e veta per tu asimiluar rrugeve te botes, siq kane vepruar perher ne kete menyre fqinjet tane pushtues greko-sllav permes propagandimit perqaj e sundo, permes burgosjeve, vrasjeve dhe perzenjeve me dhune te shqiptareve nga trojet e veta.
Ata që kanë fuqi ti përmirësojne, ti ndryshojne, ti pavaresojne nga te huajt e ti zhvillojne programimet e veta, mund të bëhen fitimtarë, perparimtar e atdhetar. Ndërsa kushdo që përsëritë gabimet e veta dhe jeton me programime e modele te huja dhe te vjetruara, nga fitues shndërrohet në humbës e qyqar, siq po ndodh tani me lirine dhe atdheun tone qe eshte fituar e mbrojtur me gjakun e ketij populli dhe me gjakun e djemeve dhe vajzave më te mire te kambit qe rane deshmor per liri e per mbrojtje te atdheut.
Lum ata qe e programojne veteveten dhe instalojne modele bashkohore ne kokat e tyre per ta jetuar jeten i pavarur nga modelet e huja e qellim kqija! I juaj, mësuesi Isë
11. 08. 2020
Perpos zotrimit te emocioneve, shendetit tone fizik, psikik, intelektual, moral, social dhe zotrimit financiar, nuk ka gje me te rendesishme e me te vlefshme sesa permiresimi i mardhenjeve tona mes njerezve te botes, mes familjareve, institucioneve te ndryshme, partive politike e besimeve fetare qe i posedojne shqiptaret, mes shtetitn dhe permiresimi i mardhenjeve ne nivel kombtar.
Nese mbetemi te izoluar, te perqar, te urrejtur e te hasmuar mes veti, qe nga individi e deri tek majat me te larta shtenore e kombetare, sukseset tona gjate jetes jane te pa arritshme dhe dukurite negative shkojne duke u perhap dhe duke u rrite ne trojet shqiptare dhe asgje qe e kemi paravetit nuk e ka vleren e vete siq duhet ta kete.
Asnjerit prej nesh dhe prej ketyre subjekteve ne fjale nuk i konvenon dhe nuk i flene ne hater te rriten, te zhvillohen e te jetojne si te vetmuar e te izoluar nga bota njerezore, sepse çdo gje e humb kuptimin e vete ne jete. Vetem i vdekuri mund ti perballoi vetmise. Te gjallet e kane te pamundeshme ket lloj ekzistence te vetmuar.
Pra siq po duket, qenka e domosdoshme per secilin prej nesh e subjeketeve te permendura me larte, qe te bejme perpjekje me kombengulesi, ti gjejme sekretet te cilat e mundesojne permiresimin e mardhenjeve tona mes njerezve, familjareve, institucioneve, perkatesive politike, e fetare, mes shtetit e kombit ne pergjithesi, duke premtuar secili sipas pergjegjesive qe kemi nje standard me te larte te mardhenjeve njerezore.
Nje standard më human, më social, më moral e më kombtar dhe nje standard me te larte te menyres se te jetuarit dhe vepruarit tone, duke nenkuptuar mardhenje te shendetshme, moral te shendetshem per te gjithe subjektet ne fjale, drejtesi te forte e te barabart per te gjithe, nje zhvillim te perbashket ekonomik sa me te larte, nje zhvillim humanitar e social te permasave më te mundeshme njerezore.
Nje arsim e shendetesi te standardeve bashkohore, nje force policore e ushtarake qe e mbron me dinjitet e me cdo kusht, vendin, rendin, ligjin, nderin e qytetareve dhe qe e mbrone nje imazh sa më te dinjitetshem kombetar ne raport me ate nderkombetar, duke i thene nje jo te madhe individualisht, familjarishte, institucionalishte, kolektivishte dhe kombetarisht korrupcionit, prostuticionit, amoralitetit, narkomanise, trafikimit me qenje njerezore, papunesise, varferise, tradhtise, shkaterrimit dhe keqperdorimit te pasurise kombetare dhe devalvimit te institucioneve tona te ndryshme shtenore e private.
Duke i thene nje jo te madhe perqarjes mes nesh mbi baza fetare, politike, regjionale, duke i thene nje jo te madhe urrejtjes, xhelozise, inateve personale, vellavrasjeve, shpiunazhes, propagandes se qarqeve te ndryshme antishqiptare e shum e shume veseve tjera te liga mes ne shqiptareve qe na dobsojne tej mase ekonomine, shendetesine, arsimin, drejtesine e shume fusha tjera jetike ne raport me tjeret, branda e jashte kufujeve tane.
Eshte ne menqurine tone individuale, familjare, kolektive, institucionale, politike, fetare kulturore, kombtare e shtetnore ti permirmiresojme sa më pare e sa më shume te jete e mundur mardhenjet tona mes njerezve ne nivel lokal, regjional, kombetar e nderkombetar. I juaj mesuesi Ise
10. 08. 2020
Vetem mendjet e ulta, te prishta e te trishta qe gjenden ne mesin tone kombtar e fyejn kaq rende e kaq panjerzishte popullaten shqiptare te besimit islam, si pjelle dhe mbetje turko-arabo-aziatike per shkak te besimit te saj ne islam. Vertete fyerje e rende qe vetem mendjet e ulta, te prishta e te trishta e bejne kete fyerje, ne dem te dinjitetit, autoritetit, ne dem te genit dhe moralit te kombit shqiptar!
Popullata shqiptare e besimit islam nuk mbane aspak pergjegjesi e nuk eshte aspak fajtore qe ne trojet shqiptare po ndertohen gjamia islamike më shume seq po ndertohen kisha katolike e kisha ortodokse, me teper seq duhen ne trojet shqiptare.
Popullates shqiptare te besimit islam ia hedhin fajin, e fyejn padrerjtesisht dhe e quajne pjelle dhe mbetje turko-arabo-aziatike per shkak te ndertimit e gjamijave, vetem ato mendje te ulta, te prishta e te trishta qe jane shite per pak pare, ne qarqet e ndryshme antishqiptare per te fute urrejtje e perqarje mes shqiptareve mbi baza fetare, ne vend qe ta gjejne fajtorin kryesor ne politiken tone shqiptare e perbere prej shqiptareve te besimit katolik, ortodoks, islamik dhe e perbere prej minoriteteve ashkalij, rom, egjiptas, serb, malazez e grek, e cila politike me kete perberje qeveritare, presidenciale e parlamentare mbane fajin kryesor per shkak qe eshte korruptuar kembe e koke, eshte kriminalizuar politikisht, moralisht e kombtarisht, duke e zhvate dhe duke shite pjese te atdheut ne dem te popullates shqiptare, ne dem te atdheut e ne dem te dy shteteve shqiptare, qe i kane zhyte deri ne fyt ne korrupcion, nepotizerm,ne krim te organizuar politik, ekonomik, shendetesor, juridik, arsimor e ku jo tjeter?!
Mendjet e prishta e te trishta qe e fajsojne, dhe e etiketojne amoralisht si pjelle e mbetje turko-arabo-aziatike popullaten shqiptare te besimit islam, qe ia imponoi pushtusi otomano-turk, duhet ta dijne menje prishtet dhe koke trishtet se kjo popullate shqiptare mbi 80% qe kaloi ne besimin islam ishte popullate e besimit krishten katolik dhe e besimit krishten ortodoks, tani ajo pjese po akuzohet moralisht qe na paska bere amoralitet seksual me turko-arabo-aziatik, e na paskan mbete te moralshem, te ndershem dhe “puro shqiptare” 100% karat, vetem 10% e popullates se besimit krishten katolik e 10% e populates se besimit krishten ortodoks, kurse 80% e populates shqiptare qe ishte më pare ne besimin katoliko-ortodoks krishten te akuzohet si popullate shqiptare, nena e motra tona qe na pasken berer amoralitet seksual me turko-arabo-azitike, per ta shkaterruar genin tone kombtar me pjelle e me mbetje turko-arabo-aziatike.
Une personalisht mendoi se keto koka te prishta e te trishta tradhtaresh, qe fshihen nen masken e “ patriotizmit” shqiptare nuk jane gje tjeter pos shpirta te shitur e te deformuar me misione te caktuara nga qarqet e ndryshme antishqiptare, qe te fusin perqarje, urrejtje, vellavrasje e mjegllnaj mes shqiptareve mbi baza fetare, politike e regjionale dhe kane filluar ta quaj Kosoven tone martire XHMAJHURIA qe po naj trishtojka miqte tan!. Paqin faqen e zeze dhe u turperofshin para popullit shqiptar si mbeturina qe e fusin bela mes nesh, zhvatin, jetojne dhe e shkaterrojne atdheun tone tersisht! I juaj, mësuesi Isë
9. 08. 2020
Projektet antishqiptare qe jane bere më pare e po behen edhe sot nga fqinjet tane pushtues greko-sllave, kane filluar qe nga pushtimi i Ilirise prej latino-romakeve, heleno-bizantineve dhe mbreterve serb, bullgar, malazez, e mbreterve tjer sllav qe e mbizotruan perandorine Bizantine, kryesisht gjate shekujve 8, 9, 10, 11, 12 e 13, te cilet kane bere gjenocid ne popullaten Ilire nen perkrahjen e perandorise heleno-bizantine e asaj latino-romake dhe perandoria Otomane per afer 6 shekuj e deri ne ditet e sotit, projektet e tyre i kane realizuar shumicen prej tyre permes perkrahjes dhe bashkpunimit me perfaqesuesit tane politik, perfaqesuesit tane te besimit krishten katolik, te besimit krishten ortodoks dhe te besimit islam musliman.
Perqarje e ndasi te tilla kishte edhe ne kohen e Ilirise qe su bene kurr bashk mes veti princit ilir dhe principatat e tyre ne balle te te cilave ishin, ku si pasoj nuk paten mundesi ta bejne nje shtet te forte Ilir, sepse fuqite e medha si perandoria latino-romake e heleno-bizantine te asaj kohe, njejte si Serbia e greqia sot e dje kane ber plane e projekte te ndryshme si ta perqajne popullaten ilire permes fenomenit fetar krishten katolik nga ana e perandorise Romake dhe fenomenit fetar krishten ortodoks permes perandorise heleno-Bizantine, per ta perqar popullaten ilire mes veti dhe per ta ndare ne dy pjese, sipas besimeve perkatese krishteno-katolike e krishteno-ortodokse, kuptohet ne bashkpunim me forcat tona te brendeshme destruktive politike e fetare te asaj kohe qe i posedonte popullata ilire.
Ne te njejten menyre vazhdoi edhe pushtusi i radhes Perandoria Otomane turko-aziatike permes elementit fetar te fus perqarje edhe më te thella mes shqiptareve ku nga dy pjese qe ishin te ndare, u shtue edhe pjesa e trete e ndarjes mes shqiptareve, sipas planifikimeve te projekteve gjenocidale kunder popullates shqiptare, gjithnje ne bashkpunim, me politikanet qe i kishim ne ball dhe me kleriket fetar qe menagjoheshin nga kleri i Romes dhe Vatikanit, nga kleri i Bizantit dhe Athines se sotme,
Ne te njeten menyre ndodhi edhe me formimin e shtetit te Skenderbeut, i cili u zhbe fille pas vdekjes se tij, me ndihmen e perqarjes mes veti te princave te Arberise dhe principatave Arberore. Keshtu ndodhi ne Kongresin e Berlinit, ne Paqen e Shen Stefanit, ne Konferencen Londres pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 1912. Keshtu ndodhi pas luftes se dyte boterore permes perqarjes se shqiptareve ne ballist e komunist, vriteshin shqiptaret mes veti per ta kultivuar vllazrim bashkimin me serbo-mslazez, me maqedono-kroato-slloven dhe me ruset e babe Stalinit, ku si pasoj e kesaj perqarje te tmerrshme mes shqiptareve ndodhi masakra e pergjakshme ne Tivar, duke u ra thike pas shpine Kosovareve.
I njejti mentalitet perqares ndodhi edhe ne mes te ushtareve te FARK-ut dhe ushtareve te UÇK-es, ne Luften e Kosoves, pa i numruar edhe fraksionet e ndryshme mes ushtareve te UÇK-es dhe mes ushtareve te FARK-ut, ku si pasoj ndodhi vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi Minister i Mbrojtjes se Forcave te Armatosura te Rrepublikes se Kosoves ne mes te Tirones apo ne gjiun e nenes se vet tradhtisht ne Shqiperi, per te vazhduar metej vrasje tjera politike gjate luftes e pas saj.
Po ashtu po ndodh edhe ne ditet e sotit perqarja me politiken pronto te Thaçit, Veselit, Grabovcit e te Xhavit Halitit dhe me politiken e PAN-it ku te gjithe te korruptuarit u bene bashk kunder shtetit te Kosoves ne mbrojtje te korrupcionit , nepotizmit dhe krimeve te organizuara politike, ekonomike, shendetesore, juridike e arsimore. Pra 20 shekuj perqarje mes nesh, vrasje e perzenje nga trojet tona, gjenocid e rrembim te trojeve duke vazhduar edhe sot me projekte te planifikuar qe ti zhdukin shqiptaret nga faqja e dheut, kuptohet, me te vequarit ne kete qeshtje kunder shqiptarev jane dalluar e po dallohen Serbija e Greqija. I juaj, mësuesi Isë
8. 08. 2020
Krenar kush ishim dikure, turp kush kemi mbete tani! Sa shume kishim teritor, pasuri e menquri dikur e sa pak na ka mbete tani. Më te dijshmit ishim, më te padijshmit kemi mbete! Paraardhesit tane Pellazge e populluan te paret kontinentin toke, i dhane gjuhen dhe alfabetin e pare gjuhsor botes dhe shkrimin. Sot shqiptaret kane mbete te fokusuar e te strukur ne nje qoshe te vogel te kontinentit toke, per te komunikuar me tjeret, na duhet me patjeter ta perdorin gjuhen angleze, franceze, gjermane, ruse dhe italiane, e jo gjuhen shqipe qe ishte nene e te gjitha gjuheve te botes!
Populli shqiptar sot i ndar e i coptuar ne gjashte pjese gjeografike, i sunduar, i nenshtruar, i poshtruar dhe i pushtuar nga grekerit, maqedonet, serbet dhe malazezet, ardhacak ne trojet e gadidhullit tone Ilirik, ne bashkpunim me matufet, koke rrangallat e tradhtaret e kohes qe gjendeshin e gjenden edhe tani mes nesh, ne te cilin kontinent nuk kishte grek, serb, bullgar, maqedon, malazez, boshnjak, kroat e slloven me prejardhje sllave, para se te pushtohet Iliria .
Populli shqiptare i ndar ne tri besime fetare, i perqar shume mes veti mbi baza fetare, mbi baza partiake, mbi baza teritoriale e mbi interesa grupore e personale, u treguar e po tregohet i pa afte te mbaj shtet e te formoi shtet, i dominuar nga lakmitaret dhe tradhtaret te cilet jane quar peshe kunder popullit shqiptar, kunder atdheut te dhe kunder shtetit te vet.
Matufet dhe rrangallat e ketij populli mburren dhe rrahin gjoks para nesh si njerze te gjith- dijshem, vizonar e largpames, kurse turprohen totalishte para botes si matuf e rrangalla te prishura, total pa kurrfar diturie ne koke. Jemi njeri nder popujt e botes qe aspak nuk e njohim veten e teritorin qe kishim dhe pranojme kualifikimin per veten tone qe na e bëne bota, e cila na ka pruar ne kete gjendje te katandisur, ne bashkpunim me matufet dhe rrangallat e zbrasta qe e kishim dhe e kemi fatin te gjenden ata ne mesin tone kombetar.
Kemi shume shkolla e univerzitete, professor, magjistra, doktor shkencash dhe akademik, por pak kemi adukate te shendosh e arsim te mirefillte. Kemi shume tempuj fetar te besimit krishten katolik, ortodoks e islamik, kuse mesepaku ne bote e besojme Zotin, mese paku ne bote jemi unik, mese paku ne bote duhemi mes veti, mese paku ne bote solidarizohemi, mirkuptohemi, tolerohemi e bashkpunojme mes veti!
Shqiptaret pasardhes te arberoreve, ilireve dhe pellazgeve qe te paret e populluan kontinentin toke, qe te paret ia dhan njerzimit besimin, gjuhen, alfabetin dhe shkrimin, vet kane mbete ende me shume vese, trauma, strese, ankth e frike te pa arsyshme, nervoze, xhelozi, inatqor mes veti e te strukur si qyqare e si eshte më keq ndaj tjereve!
Sa shume na duhet perpjekje e dituri dhe edukate, ti izolojme matufet e rrangallat e kohes dhe ta pengojme veprimin e tyre djallezor qe te fusin perqarje, urrejtje dhe vellavrasje mbi baza fetare, politike, ideologjike, regjionale dhe mbi baza te interesave personale e grupore, qe ti mundesojme vetit te behemi ata qe ishim ne kohen e Pellazgjise dhe ne kohen e Iliris, para pushtimit te saj nga latino-romaket e heleno- bizantinet. I juaj, mësuesi Isë