30. 03. 2024

“Kujfitë e diturisë dhe edukates nuk janë apsolut por relativ. Secili i ka kufijtë e këndvështrimit të tij, si kufij të botës”, thoshte dikurë filozofi gjerman Arthur Schopenhauer. Njerëzimi për një kohë të gjatë të historisë së vetë, është marrë dhe ka mbijetuar vetëm pëprmes punës fizike. Dekadave të fundit ai ka filluar nëpër vende të ndryshme të botës së zhvilluar, të jetoi më shumë dhe ta siguroi bukën e gojës, kryesisht përmes punës mendore, duke u larguar sistematikishtë nga puna fizike, për ta sigurar ekzistencën e vetë dhe mënyrën e të jetuarit në nivel pak a shumë më të lartë.

Kalimi kryesishtë prej punës fizike në atë mendore, është bërë me një shpejtësi të madhe, pa e përjetuar njeriu natyrshëm pjekurinë evolutive që i mundëson atij të përshtatet sistematikisht sipas kërkesave të kohës. Ky ndryshim i shpejtë si poduket, e ka sjellë një boshllëk të madh ndërmjet zhvillimit teknologjik dhe përshtatshmërisë së njeriut me këto ndryshime. Dita ditës po zvogllohen kërkesat që veglat tona të punës, të jenë edhe mëtej muskujt. Kalimi kryesisht nga puntor fizik në puntor kryesisht mendor, ka sjellë ndryshime të mëdha.

Për këto ndryshime i duhet njerëzimit një përgatitje dhe zhvillim medor që në vend të muskujve të përdoret mendja, për me kryer punë të ndryshme gjatë jetës. Krahas rritjes së diturisë, pason dhe plakja e shpejtë e saj, e cila kërkon aftësim sistematik sipas kërkesave të kohes në tregun bashkoihor. Psikologu amerikan Abraham Masllow ka deklaruar:” Nëse di të përdorish vetëm çekiçin, atëherë çdo problem do ti ngjaj gozhdës”. Dita ditës truri i njeiut po bëhet mjeti kryesor i punës, duke i zënë hapsirë muskujve të përdoren si mjete për punë.

Ky ndryshim i madh, njeriut i kërkon vëmendje dhe përqëndrim të saj, ta balansoj sa më shumë boten e vetë të brendëshme të zhvillimit intelektual, emocional, shpirtëror, imagjinativ, fantazues sipas nevojave të kohës, që njeriu të jetë konkurent në tregun bashkohor të punës. Potencialet më të mëdha të zhvillimit tonë , të pashfrytëzuara, i gjejmë brenda nesh, sidomos në trurin tonë. Këtë potencial të madhë që e posedojmë përbrenda , të tërin e kemi gratis, pos që duhet të aftësohemi sistematikishtë që të dijmë sa më mire ta përdorim aty ku duhet e si duhet, për nevojat tona të përditshme ekzistenciale.

Vlerë më e rëndësishme në botën bashkohore ka mundësi dhe duhet të jet njeriu krahasuar me vlerat tjera që i posedojmë për rreth, sepse njeriu është ai që din dhe duhet të dij ti shfrytëzoi ato të mira për nevojat e veta ekzistenciale. Potencialet më të mëdha të pashfrytëzuara i gjejmë në truin tone, i cili po na pret me zemërgjërsi e padurim ta shfrytëzojm sa më shumë të jet e mundëshme. Shkenctarët kanë konstatuar se njeriu i zakonshëm e shfrytëzon këtë potencial që gjendet në trurin tone prej 1% e deri në 10%! Mbi 90 % e trurit tone mbetet kot i pa shfrytëzuar. Ende nuk janë gjatë teknika e forma bashkohore, se si të shfrytëzohet truri ynë 20 e deri në 50 %.

Do të bëhej mrekullia e Zotit sikur të aftësohej njeriu ta shfrytëzoi trurin e vetë 100%, që të mos shkoi kot 90% e potencialit që e posedojmë në trurin tone! I juaj, mësuesi Isë

D

25. 03. 2024

Me qenë i lumtur e kranar gjatë jetës, me asnjë kusht nuk duhet lejuar vetit avanturat e mbushura përplot vepra të liga, që u shkaktojnë dëme e shqetësime tjerëve. Vepra të liga i ka kualifikuar bota njerëzore gënjeshtrat e mashtrimet, që i bëjnë gënjeshtarët e mashtruesit, për përfitime përsonale, në dëm të atyre që gënjehen e mashtrohen, duke u besuar gënjeshtarëve e mashtruesëve. Nuk bëjnë lum kurrë në jetë dhe nuk ndjejnë krenari para botës e para Zotit, gënjeshtarët dhe mashtruesit, pos ndjenjës së turpit dhe frikës për pasojat që mund tu ndodhin nga të gënjyerit e të mashtruarit dhe nga Zoti.

Të jesh i pabesë dhe amoral në dëm të tjerëve, për dëfrime e kënaqësi rasti, manifeston ligësi, dobësi, cektësi, aspak menquri, aspak njerëzishmëri, që e posedon brenda botës tënde shpirtërore, emocionale, intelektuale, morale e njerëzore. Ai që posedon besë e moral njerëzor, me asnjë kushtë nuk ia lejon vetit këtë marre, turp e pabesi, ta ushtroi në dëm të tjerëve, përkundrazi u del në mbrojtje të dëmtuarëve, duke i udhëzuar që mos të bijnë viktimë e atyre që nuk kanë besë e moral njerëzor. Të jesh i pabesë dhe amoral, nuk do të ndjehesh kurrë krenar, pos i turpëruar dhe i frikësuar nga veprat tua të liga. Të poseosh besë e moral njerëzor, krenaria do të përcjellë gjatë gjithë jetës.

Tradhtarët, vrastarët dhe të korruptuarit janë kategoria më e ultë që bëjnë pjesë në mesin e njerëzve, ku veprat e tyre kriminale i sjellin dëme të mëdha atdheut, shtetit dhe popullit ku ata jetojnë e veprojnë. Veprat e tradhtarëve, vrastarëve dhe të korruptuarëve nuk u sjellin atyre kurrë në jetë lumturi, gëzim, rehati e krenari, pos shqetësim, anth, frikë e turp mes tjerëve. Tradhtarëve, vrastarëve e të korruptuarëve, shpesh u ka përfunduar jeta ose me vrasje, ose në burgje, pa e përjetuar lumturinë, qetësinë, rehatinë e krenarinë për asnjë qast të jetës, sepse nuk ka rehati, lumturi, gëzim e krenari, duke e dëmtuar jetën e tjerëve, duke i vrarë ata ose duke ua rrëmbyer pasurinë.

Të jesh altruist, humanist, social, moral, kombtar, atdhetar, dietar, nuk i lejon vetit kurrë, ti posedosh vetitë e egoistit, gënjeshtarit, mashtruesit, të pandershmit, të korruptuarit, tradhtarit e vrastarit dhe do të jetosh i lumtur gjatë gjithë jetës edhe krenar! I juaj mësuesi Isë

24. 03. 2024

Nëse i marrim shembull sjelljet e disa deputetëve që po i bëjnë në parlamentin e Kosovës, as përsëafërmi nuk i plotësojnë kriteret, që i posedon një përsonalitet i sjellshëm, i kulturuar, i respektushëm, i dijshëm, i matur, atëdhetar, i moralshëm, human e social! Po i qëndroi të vërtetës ky konstatim i imi, lindë pyetja, i duhen apo jo popullit, shtetit dhe atëdheut, kategori e tillë njerëzish, që në mendje, edukatë, në shpirt dhe në sjellje janë të mbushur përplot vese e arrogancë, përplot brutalitet e fodullëk, që synojnë me çdo kushtë të rikthehen në pushtet, edhe me dhunë po qe e nevojshme, të cilët arrogancen e vetë e treguan për dy dekada me radhë, sa ishin në pushtet!

Unë mendoj se kategori e tillë njerëzish nuk i duhen askujt, nuk i duhen shtetit, atdheut, as popullit, as familjes dhe as vetëvetës, pos që i shërbejnë marrëzive përsonale, karieriste, partiake, përmes korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik, ku përmes të cilave e shkatërruan shtetin, e varfëruan popullin dhe i qiten në treg pjestë më të mira të atdheut! Kjo që po e them tani është dëshmuar katërcipërisht në praktikë, që prej pas luftës së Kosovëe e deri në ditët e sotit! Ata që votojnë kategori të tilla njerëzish dhe ua mundësojnë me votën e vetë të vijnë në pushtet, barrën kryesore të fajt e posedojnë.

Një popull që nuk mëson nga gabimet përsonale, nuk i përmirëson ato dhe nuk e ndryshon vetën dhe mënyrën e të jetuarit, rrezikon ti përseriten edhe më shumë të kqijat, dëmet, krrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, përqarjet, vëllavrasjet dhe luftrat shkatërruese, siq iu përseriten popullit shqiptar për 2 mij vite me radhë, që nga pushtimi i Ilirisë e deri në ditët e sotit! Për këto dëme të mëdha që naj sollën shekujt e shumtë nëpër rrjedhat e ndryshme historike, fajin kryesor e bartim ne si popull, pos pushtusëve të ndryshëm që padrejtësisht iu sulen barbarishtë ti pushtojnë trojet tona, ta përzënë me dhunë popullin shqiptar nga trojet dhe nga shtëpitë e veta, të na vrasin, të na dhunojnë e të na poshtrojnë!

Të mbushemi mend o populli im i dashur, sepse mjaftë e kemi shkatëruar veten që 2 mij vite me radhë, pos shkatrrimit e gjenocidit, që na e sollën pushtuesit tanë të shumtë! I juaj mësuesi Isë

23. 03. 2024

Njeriu për nga natyra nuk është bishë e egër, kafshë, shpezë, zvarranik e as insekt. Pasi nuk qenka si i tillë, nuk i shkojnë natyrës së tij, as sjelljet e këtyre gjallesave që nuk i përngjajnë qenjes së arsyeshme njerëzore. E quditshme por e vërtetë, se edhe njerëzit disa sjellje i bëjnë shumë të egra, ndoshta edhe më të egra se sa bishat e pyllit! Për ta argumentuar këtë kualifikim aqë të rëndë për natyrën e njeriut, fatkeqësisht praktika gjithnjë e më shumë po e dëshmon, se vërtetë njeriu disa sjellje i ka më të egra, se sa sjelljet e bishave të pyllit! Kjo egërsi sjelljesh po dëshmohet në parlamentin e Kosovës dhe gjetiu, jashtë tij!

Siq ka thënë filozofi i njohur anglez Hopsi: ” Njeriu për njeriun është Ujk”! A nuk po dëshmohet praktikisht thënja e tij, edhe në ditët e sotit, se vërtetë sjelljet e njeriut kundër njeriut, qenkan edhe më të rrezikshme se sa sjelljet e ujkut dhe egërsirave tjera, ndaj gjallesave të pyllit?! Kjo nuk mohohet dot, sa do i rëndë të jet ky kualifikim për njeriun njeri, që të pranohet! Sa është njeri e sa jo një individ apo shumë sosh, besnikrisht tregon niveli i të përceptuarit, mendimit, bindjeve , besimit, pikëpamjeve dhe sjelljeve të tij, në raport me publikun, me të cilin është i rrethuar.

A nuk quhen sjelljet e njeriut kundër njerëzve, sjellje të egra ujku,, tigri, dhelpëre, ariu e sjellje tjera egërsirash të pyllit, që i masakrojnë gjallesat e pafajshme në pyllë?! Me siguri se quhen, sepse këto sjellje të egra të njeriut, shpeshherë ia tejkalojnë nivelit të egërsisë së sjelljeve të bishave në pyllë! Sjelljet amorale që i bëjnë njerëzit në dëm të tjerëve, si mund ti quajmë ndryshe, pos sjellje bishash të egërsuara nëpër pyje?! Në mesin e shoqërisë sonë, kemi apo jo njerzë amoral, mashtrues, vjedhës, rrenacak, dinak, të pabesë, kriminel, tradhtar dhe vrastar?! Këto sjellje individësh apo grup sosh, janë sjellje njerëzore apo sjellje bishash të egërsuara në pyllë?!

Si mund ti quajmë ndryshe sjelljet e fqinjëve tanë greko-sllav, ardhacak në trojet tona, pos sjellje egërsirash dhe bishash të egra nëpër pyje, që kanë kryer krim, vrasje, dhunim, terror e gjenocin kundër popullit shqiptar, i cili ka jetuar e jeton në trojet e veta të gadishullit tonë Ilirik den baba den dhe i kanë dhunuar me dhjeta e mija gra e vajza shqiptare, edhe i kanë përzën nga trojet e veta shqiptaret shekuj me radhë, që ta shlyjn nga harta e botës, kombin shqiptar njëher e përgjithmon. Si ti quajm ndryshe sjelljet e policisë dhe ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit, që i demonstruan e po i demonstrojnë me forcë kundër popullatës palestineze e Izraelite, pos sjellje të egra bishash nëpër pyje, pa pikë morali, pa pikë humanizmi e pa pikë sjellje njerëzore në dëm të njerëzimit! I juaj mësuesi Isë

20. 03. 2024

Kemi bërë lum apo mjerë o populli im, në kohën e pushtimit të përgjakshëm nga Perandoria latino-romake e nga Perandoria greko-bizantine, për 13 shekuj me radhë pushtim, poshtrim, përqarje e nënshtrim mbi baza fetare, politik e regjionale?!

Kemi bërë lum apo mjer o populli im, në kohën e Perandorisë Otomano-turke aziatike për afër 6 shekuj me radhë pushtim, nështrim, poshtrim dhe përqarje mbi baza fetare, politike e regjionale?!

Po bëjm lum apo mjerë edhe sot o populli im, që jemi të rethuar me fqinjët tanë sllavogrek, të cilët po na pushtojnë, poshtrojnë, nënshtrojnë e po na përqajnë sistematikishti mbi baza fetare, politike e regjionale, falë përkrahje që po ua bënë Europa plakë e shelafe si përherë, kundër shqiptarëve?!

Po bëjmë lum apo mjerë o populli im, që su mbushem mend kurrë dhe ty mend po të shesim, edhe pse nuk kemi fare mend për veti!

Lum për ne apo mjerë o populli im, që su bashkuam kurr, por mbetëm të përqarë, si në kohën e pushtimit, poshtrimit e nënshtrimit latino-romak, si në kohen e pushtimit dhe poshtrimit greko-bizantin, për 13 shekuj me radhë. Si në kohën e pushtimit dhe poshtrimit të Perandorisë otomane- turke- aziatike, për afër gjashtë shekuj me radhë dhe si në kohen e pushtimit dhe poshtrimit sistematik të tanishëm nga fqinjëve tanë greko-sllav?!

Do të bëjmë mjerë e jo lum gjithmonë o populli im, derisa të mbushemi mend dhe të bashkohemi mes veti, ne shqiptarët dhe ti mshojmë shkelëm përqarjes, që na e kanë mbjellë e programuar në kokat tona armiqët tanë pushtues, të përmendur më lartë!

Mjerë do të bëjm e jo lum o populli im, derisa ti lutemi Zotit përmes riteve fetar dhe përmes gjuhës që naj kanë imponuar pushtusit tanë dhe derisa të asimilohemi e të zhdukemi fare!

Mjerë për të gjithë krijuesit shqiptar, që i shesin pallavra popullit të vetë për favore të pushtuesit, duke i përqar ata mbi baza fetare , politike e mbi baza regjionale, për interesa të veta të ulta! Paqin faqen e zezë përjetësisht! I juaj mësuesi Isë

18. 03. 2024

Mos po ndodh kolonizimi i asaj lagje me kolon qetnik e terrorist serb, të ardhur nga viset e ndryshme të ish serbo-Jugosllavisë, apo po na vijnë vëllëzërit serb partizan të Lumir Abdigjikut, Memli Krasniqit, Ramush Haradinajt, Bexhet Pacollit, Abelard Tahirit, Arben Gashit dhe disa deputetëve të zëshëm në Parlamentin e Kosovës, të porositur nga liderët partiak të PRONTO- mafisë dhe PANIT, që ta zhvillojnë vëllaznim bashkimin mes shqiptarëve e serbëve në veriun e Kosovës?!

Po befasohem shumë, si nuk e quan lëndën në Gjykatën kushtetuse të Kosovës, akterët e zëshëm të PRONTO- mafisë dhe PANIT, e cila gjykatë ia dha 24 hekatar tokë kishës së Deqanit, që dikurë ishte kishë shqiptare, e pushtuar nga falangat kolonizues serbe, që ta shqyrtoi gjykata kushtetuse në fjalë, se ndërtimi pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës, në lagjen Dielli të Zveqanit në Mitrovicën veriore, ishte i ligjshëm apo, po abuzohet skajshmërisht me ligjin e Kushtetutës së Kosovës?!

Ndoshta këta “babloka atdhetar”, nuk e konsiderojnë veprimin terrorist të bondave serbe që po veprojnë natë e ditë ta minojnë shtetin e Kosovës dhe ta terrorizojnë popullaten kosovare, më të rrezikshëm se sa veprimet e Kryeministrit Kurti, për ta mbrojtur rendin, ligjin, kushtetutën dhe popullatën multietnike të Kosovës, me shqiptarët mbi 90% të kësaj strukture popullore multietnike?! Nëse vërtetë mendojnë kështu bablokat në fjalë, i kisha lutë, sëpaku mos të flasin në Parlamentin e Kosovës, në emër të popullit shqiptar, e në emër të Kosovës e shtetit tësaj, sepse po ndjehemi të turpruar e të ternsionuar, kë e kemi patur në ballë të shtetit për 24 vite me radhë!

Si është e mundëshme për “bablokat atdhetar”, përmendur më lartë, ta konsiderojnë më të rrezikshëm veprimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që po vendos rend e rregull në tërë teritorin e Kosovës dhe po e mbronë ligjin dhe kushtetuten e sajë, se sa veprimet e bandave kriminale e terroriste serbe, që po e synojnë ta marrin veriun e Kosovës, ta kolonizojnë atë pjesë me kolon kriminel e terrorist, të ardhur nga viset e ndryshme të ish serbo-Jugosllavis fashite e gjenocidale, me synimin që ta minojnë shtetin e Kosovës dhe ta terrorizojnë popullatën e saj miltietnike me mbi 90% e përbër me shqiptar?!

Si është e mundëshme për” bablokat atdhetar”, përmendur më lartë, të konsiderohet më i rrezikshëm veprimi i kryeministrit Kurti, që po përpiqet ta rikthej pas dy dekadave e gjysëm që ka pushuar lufta gjnocidale e Serbisë kundër Kosovë e popullit shqiptar, atë pjesë të popullatës shqiptare, nëpër shtipitë e nëpër tokat e veta, më të rrezikshëm se sa sa veprimin e bandave çetnike terroriste serbe, që i kanë djegë e shkatërruar shtëpit e shqiptarëve dhe për dy dekada me radhë po i pengojnë ata të rikthehen në trojet dhe në shtëpitë e veta?!

Nuk më mbetet gjë tjetër të them rreth këtij problemi e problemeve tjera të shumta që e kanë rrethuar Kosovën dhe popullin shqiptar, pos ti lutem Zotit: O Allah jep mend aty ku nuk ka! I juaj mësuesi Isë

17. 03. 2024

Opozita e tanishme PDK, LDK, AAK dhe AKR, si kurë ishin në pushtet, si tani në opozitë u dëshmuan praktikisht para ndërkombtarëve e para popullit të vet, se i falin lehtë e pa mëdyshje trojet shqiptare, duke i vendosur edhe shtetit të Kosovës pyka të rrezikshme e kriminale, që të marrin nga ndërkombtarët vetëm ndoj fjalë përkrahse e miradie, posaqërisht nga ndërmjetësit europian e amerikan, në dialogun e pa barabart mes Kosovës e Serbisë , duke i dhënë asaj proiritet sikur ajo të ishte viktimë e Kosova, ndërsa xhelati i saj Kosova.

Për ta ilustruar këtë që e thash më lartë, mjafton të përmenden nënshkrimet bllanko në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë nga akterët në fjalë, si nënshkrimi i marrveshjës mes demarkacionit me Malin e Zi, ku i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë, pa fituar asgjë, pos fjalë të thata përkrahëse e miradie nga ndërkombtarët, ashtu ndodhi edhe me nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit me Maqedonin e Veriut, ku Kosova i humbi mbi 4000 hektar tokë në favor të Maqedonisë, pa fituar asgjë vet, amo bash asgjë!

Veprim kriminal e disfatik në dëm të Kosovës dhe shtetit të sajë, ishte nënshkrimi i marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku i vuan pyka të rrezikshme e kriminale të ardhmes së shtetit të Kosovës, për ti favorizuar kriminelët serb, që ditë e natë punojnë, planifikojn e organizojn veprime terroriste kundër shtetit të Kosovës dhe popullates së sasj. Nënshkrimi i marrveshjes për ekstra teritor në favor të kishave ortodokse shqiptare, që u uzurpuan dhe u përvetësuan padrejtësisht me ndihmen e ndërkombtarëve, kur Kosovën e pushtioi dhe e kolonizoi Serbo-jugosllavia me kolonët serbo-malazez të ardhur në Kosovë nga viset e ndryshme Serbo-jugosllave.

Veprim kriminal e tradhti kombtare kundër popullates shqiptare ishte marrja e vendimit që tu paguhet rryma kriminelëve serb në veriun e Kosovës, për afër tri dekada me radhë. Marveshja për lejimin e gjykatës speciale kundër ushtarëve tanë çlirimtar e kundër shtetit të Kosovës, edhe pse Kosova i dha 15 mij viktima të pafajshme, dhe iu dhunuan 20 mij femra shqiptare nga fallangat qetnike të ushtrisë e policis serbosallave ortodokse, të cilët i vranë dhe i masakruan edhe 2600 fëmij të moshave të ndryshme.

Marrveshja për ndarjen e Liqenit të Ujmanit, përpjekjet për ndarjen e Kosovës me Serbin e me Shqipërin, që ti takoi veriu Serbisë, hambari i pasurisë kosovare, e Jugu Shqipërisë . Abuzimi me privatizimin e pronave shtetnore. Shitja e energjisë kosovare Turqisë për 20 miljon euro, në shfrytëzim për 90 vite. Korrupcioni, nepotizmi , krimi i organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik, vëllavrasjet për shkaqe politike e tj.

Të gjitha këto budallira e pisllyqe janë bërë në dëm të Kosovëse, shtetit dhe popullates së saj e në dëm të teritorit të atdheut tonë , gjithnjë duke varfëruar skajshmërisht popullatën dhe duke rrezikuar lirinë dhe shtetin e kosovës, për tu pasuruar vetë dhe pushtusit tanë! I juaj mësuesi Isë

16. 03. 2024

Vlersimi i situatës sonë nga një këndëvështrim sa më objektiv, na mundëson të heqim dorë nga emocionet negative dhe të çlirohemi nga presioni i tyre, që e bartim kot mbi supet tona. Po e bëmë këtë vlerësim të situatës dhe po e pranuam si të tillë gjendjen ku ndodhemi emocionalisht e motivisht, lirshëm shprehemi se jemi të bllokuar ende, duke i shtyer ditë të tëra punët tona për një projekt me vlerë të madhe, shkaku që nuk e kemi gjetur motivimin e duhur dhe të mjaftushëm për t’ia filluar punës rreth atij projekti me rëndësi të madhe përsonale, profesionale, familjare, shoqërore e kombtare. Gjëra të tilla na ndodhin shpesh!

Ndoshta nuk e kemi akumuluar sa e si duhet dëshirën, vullnetin, guximin, motivimin dhe dashurinë që të punojmë me vendosmëri në biznesin tonë qoftë përsonal e profesional, qoftë familjar e shoqëror dhe kombtar. Ndoshta kemi ngecur e jemi bllokuar sepse nuk dijmë se qfarë po dojmë, çfarë do të bëjm e si ta organizojmë punën gjatë jetës, nëpër raste të shumta organizative motivuse e demotivues, optimiste e pesimiste, stresuese e frikësuese, që dëshmojnë praktikisht, se jemi pesimist apo optimist, aktiv apo pasiv, Kurë ndjehemi të bllokuar i dramatizojmë gjërat, më shumë se sa ka nevojë dhe shpërqëndrohemi nga qëllimi kryesor, duke u frikësuar se nuk do tia dalim qëllimeve që ia kemi vuar vetit si detyrë.

Kritika ndaj vetës nuk na motivon por na demotivon.”Dhemshuria për vetën ka rezultuar përherë, të jetë më efektive për motivimin tonë”. “Ndjenjat na shërbejnë të na thojnë diçka, spse emocionet tona janë mënyra, se si reagon mendja dhe trupi ynë. Pra janë paralajmrues, se ne duhet të ndryshojmë diçka nga situata, në të cilën gjendemi. Nëse jemi në situatën që na mungonë motivimi, ndoshta do të thot se ne duhet:

-“të qartësojmë se çfarë dojmë në jetë, -të mbarojmë punët e paprfunduara, -të rregullojmë ambientin ku jetojmë, -të përqendrohemi në atë që na pëlqen ta bëjmë, -të largohemi nga aktivitetet që na shpërqëndrojnë, -të largojmë njerëzit toksik nga jeta jonë, -të kujdsemi më shumë për vetën dhe të qetësohemi”, sepse nuk është nevoja të mbajmë tërë peshën e botës mbi supe, peshë e cila është jashtë zonës së ndikimeve tona. I juaj mësuesi Isë

13. 03. 2024

Për ta kuptuar sa kemi hequr dorë nga emocionet negative dhe sa jemi liruar nga presioni i tyre, që e bartim kot mbi supet tona, është e domosdoshme ta bëjmë një këndëvështrim objektiv e sistematik të gjendjes sonë emocionale, që të konstatojmë në mënyrë sa më objektive përbërjen e tyre, negative apo pozitive, në botën tonë të brendëshme shpirtnore dhe emocionale. Vlerësimet e tilla emocionale dhe përcjelljen e tyre sistematike, shumica prej nesh e bëjmë pak të mos them aspak. Tregues i sakt i gjendjes sonë emocionale është përmbajtja e tyre negative apo pozitive, të cilat na udhëheqin gjatë jetës sonë dhe gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetëssore.

Duhet ta kuptojmë sa më parë, se emocionet tona komunikojnë me ne, nëse ne, jemi të vëmendshëm ti dëgjojmë dhe ti kuptojmë ato, se çfarë mesazhi emocional po na japin, pozitiv apo negativ, të cilat i ndjejmë dhe i përjetojmë fare kjartë gjatë jetës. Falë mesazhit të tyre, që na japin emocionet, ne kuptojmë se me cilat emocione po udhëhiqemi për momentin, pra po udhëhiqemi me emocione negative apo pozitive. Nëse udhëhiqemi përmes emocioneve negative, gjendja jonë shpirtërore karakterizohet me motivacion të ultë gjatë organizimit të poceseve të ndryshme jetësore, ndjehemi të zhgënjyer, depresiv, pesimist, të stresuar, deri në bllokim total të veprimeve tona.

Motivacioni i ultë na bënë të ndjehemi të zhgënjyer, depresiv, pesimist e të stresuar, i cili na bllokon ti kryejmë obligimet tona me rregull e si duhet, duke i shtyer ato sot për nesër e më shumë kohë, me javë, muaj e vite. Me një fjalë bllokim total të procesit organizativ të jetës sonë pësonale, profesionale, shoqërore, humane e sociale, kombtare e shkencore. Pra ndjehemi tërsishtë të pa aftë që ti kryejmë obligimet tona dhe të shpërqendruar nga qëllimet kryeore të jetës, duke u ndjerë se nuk do tia dalim kurrë të ecim në trend me kohën. Një gje e tillë nuk ndodhë kurrë, tek ata që udhëhiqen nga emocionet pozitive, të cilat i motivojnë për jetën, ua rrisin vullnetin, guximin, dëshirën dhe dashurinë për jetën e për punën, pa të cilat është e pamundëshme të mbijetoi motivimi tek njerëzit.

Kurë rritet motivimi, bie poshtë shumë demotivimi, kurë rritet demotivimi, bie poshtë motivimi. Pra këo dy procese emocionale vijnë shpejtë e rriten, po nuk u kushtuam vëmendje, po aq shpejtë ikun nga ne. Motivimi rritet sistematikisht duke vepruar për ti bërë realitet përceptimet, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet përmes veprimeve tona, ndërsa demotivimi zvogllohet. Kur rritet demotivimi, zvoglohen veprimet tona së bëri realitet proceset psiko-emocionale që u pëmendën më lartë. Ta mirëmbajmë motivimin dhe ta rrisim e ta përsosim atë përmes veprimeve tona motivuese, që të mos na dominoi demotivimi në shpirtin, trupin dhe mendjen tonë I juaj mësuesi Isë

12. 03. 2024

Ata që nuk janë të motivuar gjatë jetës, do të ndjehen të bllokuar dhe pasiv ndaj saj, mbushur përplot shqetësime, stres e ankth në vete, të bllokuar për ti krye detyrat, që e mundësojnë ndryshimin, përparimin dhe përsosjen për të ekzistuar në jetë, sa më dinjitetshëm e sa më të begatshëm. Kurë ndjehemi të bllokuar, ndodh shpesh që ti harrojmë gjërat më të rëndësishme dhe të domosdoshme për ekzistencë, duke përfunduar në shqetësime, stres e ankth, më shumë se sa duhet. Kurë shqetësimet na rriten, motivimi na ulet, veprimet stagnojnë dhe bllokohen, duke menduar më shumë sesa duhet, pa vepruar fare. Populli thot: ” bënë mendë e rri në vënd”.

Të veprojmë e mos të rrijmë në vend, duke bërë mendë, më parë duhet ti përfundojmë detyrat, të cilat i kemi shtyer për shumë kohë duke bërë mend e duke qëndruar në vend, për shkak të neglizhencës sonë. Detyrat duhet ti përfundojmë në kohë dhe sa më parë, të mbushemi me guxim, vullnet, dëshirë e dashuri, duke e rritur sistematikisht motivimin tonë dhe këmbngulësin, që ti kryejmë detyra sipas radhës, vlerës dhe sipas rëndësisë që kanë ato për ekzistencën tonë jetësore.

Nëse lindë pyetja se cilat detyra duhet krye më parë apo me cilën detyrë të nisim veprimin tonë, e pyesim vetën:1.”Çfarë detyre duhet bërë, çfarë detyre nuk kam dëshirë ta bëj dhe çfarë detyre dëshiroi ta bëj?” Ia bëjmë me di vetës obligimet që i kemi parpara, 2. Nëse e bëj një detyrë tani, realizimi i cilës do të më bëj të ndjehem i çliruar dhe i lumtur? Pra bëjmë përzgjedhjen e atyre detyrave që na bëjnë të ndjehemi të çliruar, krenar e të lumtur dhe ato detyra që nuk na motivojnë e nuk na bëjnë të lumtur, nuk na çlirojnë dhe nuk na bëjnë krenar, i largojmë nga skena, apo gjejmë rrugë tjera, për ta motivuar vetën edhe për to që ti kryejm.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë qast se motivimin e arrijmë përmes veprimit, ndërsa jo motivimin e arrijm përmes bllokimit të veprimit, duke bërë mend e duke qëndruar në vend e me duar lidhur kryq. Të ndihesh i pamotivuar ose në depresion apo zhgënjim, nuk të bënë njeri më të keq, se sa njeriu që ishe disa ditë më parë apo disa javë kurë ishe i lumtur dhe i entuziazmuar. Jepi vetës kohë, merre me të mirë vetën dhe me ngadal. Mos e vë vetën nën presion dhe qetësohu për një kohë. Motivimi dhe jo motivime vijnë e shkojnë. Po deshëm e kemi të kjartë rrugën se si motivohemi e si demotivohemi. I juaj mësuesi Isë

11. 03. 2024

Si të gjitha shkencat edhe shkenca e pedagogjisë dhe psikologjisë, nëse nuk ecin në trend me kohën, nuk kanë mundësi të shërbejnë sa e si duhet për nevojojat e ndryshme të njerëzimit, sidomos pedagogjia dhe psikologjia kosovare , siq po dëshmohet, nuk po i shërben knaqshëm shkollës shqipe, nxënëseve, studentëve, mësimdhënësve, prindërve, dhe qytetarëve të Kosovës, sipas kërkesave të kohës . Këtë që po e them për shkencën e pedagogjis dhe psikologjis kosovare po e dëshmon koha dhe praktika e mos integrimit të tyre, sa e si duhet me korikulat mësimore të Kosovës, me tekstet dhe literaturën shkollore, me metodat, farmat dhe teknikat mësimore, të mësimdhënjes dhe mësimnxënjes, me format, teknikat dhe metodt e cilësimit dhe notimit të nxënësve dhe studentëve tanë, me prindërit e nxënësve, me digjitalizimin e kompjuterizimin e shkollave dhe me aprovimin e inteligjencës artificiale nëpër korikulat e Kosovës dhe nëpër tekstet dhe literaturën shkollore, si kërkesë e domosdoshme për shkollën, për mësimdhënësit, për nx,nësit, për studentët dhe për kohën e cila ka kërkesa të mëdha për përgatitjen e gjeneratave të reja, që ti përballojnë kërkesat e tregut në kohen bashkohor dhe të jenë konkurent të atyre kërkesave.

Nëse pedagogjia, psikologjia, didaktika, metodika dhe metodologjia nuk integrohen sa më parë si e sa duhet sipas kërkesve të kohës dhe sipas kërkesave tëreformimit të arsimit tonë kombtar, gjatë përpilimit të korikulave të Kosovës, gjatë përpilimit dhe hartimit të tekstëve dhe literaturës shkollore, gjatë përpilimit të doracakëve udhëzuaes, se si të mësojnë nxnësit, studentët e si të japin mësim mësimdhënësit, gjatë moderimit e përdorimit të teknikave, formave dhe metodave të mësimdhënjes e mësimnxënjes, gjatë moderimit, përpilimit e përdorimit të formave teknikave, instrumenteve dhe metodave të testimit, cilësimit dhe notimit të nxënësve e studentëve tanë, gjatë digjitalizimit, kompjuterizimit dhe gjatë instalimit të inteligjencës artificiale nëpër korikulat e mësimit kosovar, nëpër tekstet e literaturën shkollore, gjatë përdorimit të metodave të mësimdhënjes e mësimnxënjes, gjatë përdorimit të teknikave, formave , instrumenteve dhe metodave të cilësimit dhe notimit të nxënësve e studentëve tanë, shkolla shqipe, arsimi ynë kombtar. korikulat e Kosovës, metodat, teknikat, format, e mësimdhënjes dhe mësimnxënjes, metodat, farmat teknikat e cilësimit dhe notimit të nxënësve e studentëve, do të mbeten edhe mëtej duke u vetknaqur me formalizmin dhe vërbalizmin e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave tona të reja.

Që ti kyqemi seriozisht luftës kundër formalizimit dhe vërbalizimit në mësimdhënje e mësimnxënje, që të lirohemi nga vërbalizimi e formalizmi i mësimit, duhet zavendësuar ate sa më parë me parimin e mësimit konkretizues e racional, me parimin e shkallëshkallëshmërisë, me parimin nga e afërta drejtë së largtës. Ka nevojë të madhe arsimi ynë kombëtar të kontrollohet nga kompetentet professional, të arsimit e jo nga partiakët që e kanë kap shkollën politikisht, të kon trollohet na njerzë të përgatitur dhe të aftë pedagogjikisht, psikologjikisht, didaktikisht, metodikisht dhe metodologjikisht, që të bëjnë reformë të duhur e të natyrshëm, jo reformë dështuse si deri me tani në arsimin tonë kombtar, që të hartojnë e të përpilojnë sa më profesionalisht korikula mësimore, në nivel kombtar të arsimit tonë, të hartojnë e përpilojnë sa më profesionalisht tekste dhe literature shkollëre.

Të hartojnë doracak metodike për mësimnxënje e mësimdhënje, të përzgjedhin profesionalisht farmat, teknikat dhe metodat bashkohor të mësimdhënjes e mësimnxënjes, të përzgjedhin profesionalisht metodat farmat, teknikan dhe instrumentet e testimit dhe cilësimit të nxënësve e studentëve tanë, ta bëjnë në mënyrë profesionale integrimin e pedagogjisë, psikologjis, korikulave, teksteve dhe literaturës shkollor, mjeteve e kabineteve mësimore, me digjitalizimin, kompjuterizimin dhe aplikimin e inteligjancës artificiale nëpër shkollat tona, sa më pare të jetë e mundur. Të bëhet përgatitja dhe trajnimi i mësimdhënësve nga kompetentet profesionist për trajnim të mësimdhënëseve dhe përgatitjen e prindërve të nxënësve me kulturë pedagogjike, psikologjike teknologjike, që ta luajn rolin edhe ata në këtë valle me interes të përbashkët kombtar. I juaj mësuesi Isë

09. 03. 2024

Leximi i librave që na ndihmojnë për zhvillimin dhe përparimin personal e professional, na mundëson ta zotrojmë, ta ngrisim e ta përsosim motivimin tonë e ta luftojmë demotivimin dhe bllokadën që mund ta ndjejmë në ndonjë moment të caktuar. Librat në fjalë na paralajmrojnë drejtë e sakt, kurë ndjehemi të bllokuar e të demotivuar dhe pse ndjehemi e si sillemi me tjerët dhe me organizimin e proceseve të ndryshme jetësore, në mënyrë ofanzive apo defanzive?! Librat në fjalë na paralajmrojnë kurë mendojmë më shumë se sa duhet në dëm të veprimeve tona e në dëm të motivimit, që ti vejmë në praktikë mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet, nëse nuk dëshirojmë të amortizohen ato, të programuara kot nëpër kokat tona. Kotë lexojmë libra të mirë për zhvillimin personal e professional, nëse mesazhet e tyre nuk i aplikojmë gjatë organizimit të proceseve tona jetësore e profesionale. Të vepruarit në jetë sipas mesazhit të përceptimeve, mendimeve, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve, që i apsorbojmë nëpër librat e zhvillimit përsonal e professional, është më i dobishëm shumë, se sa të mjaftohemi vetëm me përceptimet, mendimet, besimet, bindjet dhe pikëpamjet, që i formojmë përmes leximit të librave, që na e mundësojnë zhvillimin dhe përparimin personal e profesional.

Në shumicën e rasteve të vepruarit na nxjerrë nga gjendja e demotivimit dhe bllokadës sonë stagnuse, më shumë se sa vetëm proceset e ndryshme të të përceptuarit, menduarit, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve tona përsonale e profesionale. Dan Millman këshillon dy metoda: 1. “ përqëndro energjinë dhe vëmendjen për të mbledhur mendjen, përqëndrohu dhe afirmo energjinë tënde, largo emocionet, sidomos ato negative dhe përfytyro përfundimin pozitiv, që më në fund të marrish guximin dhe të kesh vetëbesim për të vepruar. 2. Thjesht vepro. Të ftoi që “thjeshtë të veprosh”. Të mendosh e të mos veprosh është më keq se sa të mos mendosh e mos veprosh, sepse të menduarit i vequar nga veprimi, stimulon me të madhe demotivimin dhe bllokimin e poceseve organizative gjatë jetës. Nuk duhet të harrojmë për asnjë qast se, vrullin dhe motivimin tonë e krijojmë përmes veprimit, më shumë se sa përmes mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve përsonale. Andaj duhet ta shfrytëzojmë me prioritet veprimin për ta kapërcyer bllokaden dhe demotivimin që na sfidon gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore.

Toni Robins na këshillon se:” emocioni është energji në lëvizje”. Daullja bie për ata që kanë vesh me dëgjuar dhe kokë me kuptuar. Pa lëvizur do ta humbish fare motivimin dhe do ti bllokosh proceset e ndryshme organizative gjatë jetës! “ Ngrihu mos prit dhe fillo të lëvizish trupin, bëj disa pompa boks pranë pasqyrës ose hidhu e përdridhu para saj, që ta shkatërrosh monotonin e pasivitetit personal dhe ta rikthesh prap motivimin . Bëj çfarëdolloj gjëje që të vë në lëvizje e cila e demolon bllokadën që shkaktohet nga demotivimi. Tani, shko dhe bëje detyrën. Do të jemi duke të të pritur”,Thibaut Meurisse! Detyrat dhe obligimet që i kemi për ditën e sotit nuk duhet ti lëmë për nesër , pasnesër apo pas një jave e pas një muaj, sepse pika pika mbushet pusi i demotivimit dhe bllokimit të veprimeve tona gjatë jetës. Duhet të veprojmë çdo dit e ngapak derisa të ndjehemi më të motivuar dhe të arrijmë sa më shumë qëllime, që i kemi vuar vetës dhe t’i përdorim të gjitha strategjitë, të cilat na mundësojnë ta ruajm , ta ngrisim e ta përsosim motivimin tonë personal, që na mundëson arritjen e qëllimeve tona me plotë vetëbesim.

Ndër librat më të mirë që më kan ndihmuar në zhvillimin dhe edukimin tim personal e professional janë: 1. Zotrimi i Motivimit , Thibaut Meurisse, 2. Zotrimi i Emocineve, Thibaut Meurisse, 3. Të fitosh çdo negociatë, Chris Voss me Tahl Raz, 4. Rrethuar nga Idiot, Thomas Erikson, 5. Elementi, Ken Robinson she Lou Aronica, 6. Shtat Zakonet e njerzëve të suksesshëm, Stephen R. Covey, 7. Dymdhjet regull për jetën, Jordan B. Petërson, 8. Si të sillesh me njerëzit, Dale Carnegie, 9. Si të pëmirësojmë shëndetin emocional, Oliver James, 10. Shkolla e jetës, Bruno Shimlesha, 11. Mjetet që do ti shëndrrojnë problemet tua në krijueshmëri dhe kuraj, Phil Studz dhe Barry Mighels, 12. Zgjoni gjigantin e brendshëm, Anthony Robbins e tj.

I juaj mësuesi Isë

08. 03. 2024

Ligji natyror i lëvizjes vlenë njëjt edhe për qenjet njerëzore kurë flitet për arritjet e qëllimeve të ndryhme gjatë jetës, që ia kemi vuar vetit obligim. ” Thënë ndryshe kurë jemi në lëvizje dhe veprojmë që ti arrijmë qëllimet tona, ndonjëherë mund të ndihemi të pandalshëm dhe të arrijmë më shumë sesa zakonisht”, Thibaut Meurisse. Nëse ndalojmë të lëvizim e të veprojmë, demotivohemi dhe bllokohemi në vend, duke i pamundësuar vetit ti arrijmë qëllimet tona, përmes lëvizjes dhe veprimit që ti plotësojmë dëshirat, pa të cilat nuk mundë të arrijmë asnjë deshirë dhe asnjë qëllim, sado mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona të jenë të qëlluara. Pa lëvizur dhe pa vepruar do të mbesin ato pezull në kokat tona, sikur të mos ishin fare.

Kurë ndjehemi të bllokuar jemi në gjendje demotivuese dhe mund ta gjejmë vetën në një nga stituatat e mëposhtme:

-“duke u ndjerë të bllokuar, të pamotivuar dhe të pa aftë për të bërë progres në qëllimet tona më të rëndësishme,

– duke fajsuar vetën se nuk po bëjmë asgjë.

-duke u ndjerë të mbingarkuar dhe duke mos ditur se si të veprojmë.

– duke dyshuar tek vetja dhe duke u shqetësuar më shumë seç është e nevojshme.

-duke kaluar sa në një detyrë apo qëllim, në një tjetër, pa arritur asgjë”.

Nëse rastësishtë e gjejmë vetën në ndonjëren prej situatave të përmendura më lartë, nuk është mirë të shqetësohemi shumë, sepse për fat të mirë, mungesa e veprimit tonë apo bllokimi ynë, nuk janë të përhershme. Ne e kemi në duar ta ndryshojmë situatën e demotivuar, në situat të motivuar, përmes lëvizjeve e veprimeve tona duke e zhbllokuar vetën nga bllokada e demotivimi. Nga përvoja dijmë, se nuk mund të jemi gjithmonë të motivuar, sepse motivimi mund të ikën shpejtë, por edhe kthehet po ashtu shpejtë. Ata që e demontojnë bllokaden e demotivimit për mes lëvizjes dhe veprimit motivues, janë njerzë aktiv e të suksesshëm gjatë jetës. Përmes motivimit që e stimulojnë lëvizjet dhe veprimet tona, ndërtojmë qëndrueshmërinë dhe vrullin për ti realizuar qëllimet tona pa kurrfar hezitimi.

I juaj mësuesi Isë

02. 03. 2024

Tendenca për ti shtyer detyrat dhe obligimet që i kemi për nesër, pasnesër, pas një jave apo pas një muaj, nuk është shprehi e mirë por është ves i keq, sepse këto shprehi kurë përseriten kalojnë në zakone jo të mira, po ashtu zakonet jo të mira kurë përseriten kalojnë në pasione jo të mira, apo në pasione negative. Pasionet negative janë emocione shumë të forta, aq sa vështirë shlyhet programimi i tyre nga kokat tona. Pasionet negative në ballë me përtacinë, i sjellin individit dëme të pariparueshme gjatë jetës. Kujdesë me stimulusit e përtacisë dhe frikës së pa arsyeshme, që e shkatërrojnë të ardhmen dhe na e mbushin shpirtin, mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe sjelljet tona përplot negativitet, inatë, urrejtje, xhelozi, hasmëri dhe vëllavrasje!

Obligimet dhe detyrat, shumica prej nesh i shtyjm nën justifikimin se detyra momentale është e mërzitshme dhe e vështirë. Kjo detyrë për momentin është e parëndësishme, detyra tjetër përceptohet si shumë sfiduese, detyra apo obligimi i stotit shtyhet për nesër e për më vonë, nga frika se mos po gabojmë dhe nuk po e kryejm detyrën si duhet, apo ato shtyhen vërtetë nga përtacia që na e ka kapluar trupin e mendjen. Paramendojeni detyrat dhe obligimet sikur të ishin argtuese, të rëndësishme dhe të lehta, që nuk dështojmë ti kryejm ato, asnjërit prej nesh nuk do ti shkoj mendja ti shtyej ato për asnjë qast. Nëse i shtyjmë gjërat rregullisht për më vonë gjatë jetës, dyshohet se kemi probleme me vetëvlerësimin ose na mungon disiplinimi ynë dhe motivimi.

Faktet që nuk i kryejmë detyrat dhe obligimet me kohë dhe sipas rëndësisë së tyre që kanë, krijojnë një situatë të pakëndëshme në brendinë tonë shpirtërore, intelektuale dhe emocionale, sepse të menduarit tonë fokusohet tek ato gjëra që nuk i kemi plotësuar dhe nga fakti i vërtetë që ne duhet medoemos ti kryejmë obligimet që nuk i kemi kryer, mendimet na trokasin si qekan në kokë dhe na paralajmrojnë shqetësimin tonë reth mos kryerjes së obligimeve të cilat mund të na qojnë në një situatë të vështirë, pa e kuptuar psehun e vështirësive që na humbin tërsisht edhe motivimin tonë për ti kryer obligimet me kohë, sipas vlerës e sipas rëndësisë që kanë ato për ne dhe për jetën tonë përsonale, profesionale, kolektive e kombtare. I juaj mësuesi Isë