Ata qe punojne sikur nuk kane me vdeke kurr dhe i bejne sjelljet me maturi e menquri ne raport me tjeret duke menduar se jeta e ka edhe fundin e saje, jane njerez te vetepermbajtur, te ndergjegjshem, human, te moralshem, modest, te dashur, largpames dhe shume njerzor.

Sa here ta mendojme fundin e jetes eshte e pamundeshme te mos na bije ndermende, se si do ti kualifikoi rrethi sjelljet tona qe i kemi bere ne raport me familjaret, te afermit, farefisin, miqesine dhe rrethin ku kemi jetuar e vepruar.
Tjeret, duke u nisur nga familja e më gjere, gjate jetes dhe ne fund te saje gjate ceremonise se varrimit tone e mendojne menyren e sjelljeve ashtu siq i kemi bere gjate jetes dhe do te ndjehen krenar apo jo me ato qe i kemi bere.

Per ta bere nje veprim sa më njerzor eshte e domosdoshme ta mendojme fundin e jetes, kure fillojme te ndermarrim ndonje veprim te caktuar dhe ta analizojme permbajtjen e tij.

Nese e bejme kete menquri me rastin e marrjes se vendimeve te ndryshme per te vepruar, nuk do te koritemi duke vrapuar verberisht e marrezisht pas intersave tona personale e karierizmit dhe puneve tjera te liga ne dem te tjereve.

Si perfundim po i citoi fjalet e Xhozef Edisonit ne momentin kur ai i ka vizituar varrezat e qytetit, i cili ka thënë:“Kur i veshtroi varrezat e fisnikeve, cdo emocion i lakmise vdes tek une; kur lexoi epitafet e bukura, cdo deshire e tepruar largohet; kur shohe pikllimin e prinderve mbi nje gure varri, zemra ime tretet me dhemshuri; kur shikoj varrin e vete prinderve, mendoi kotesine e pikllimit te tyre; kur shikoj mbreterit qe prehen ne varreza se bashku me ata qe i rrezuan, me shkon mendja se sa kote u perpoqen dhe sa kote u munduan; kur shikoj varret e njerezve te shejte te cilet aqe shume e perqane boten me grindjet dhe konfliktet e tyre, une me pikllim e perjetoi ndjenjen e habise dhe trishtimit ndaj perleshjeve, perqarjeve dhe debateve te njerezimit…“.

Çdo gje qe e bejme gjate jetes, nese e mendojme edhe fundin e saje, nuk do te koritemi e nuk do te turperohemi para botes, para kombit, miqeve, farefisit, familjareve e para vetit! I juaj, mësuesi Isë

Popullit shqiptar si komb dhe pasardhes i Ilireve, qe 2000 vite me radhe marreveshjet paqsore te nenshkruara me pushtusit, më shume i kane sjelle deme, nenshtrime e poshtrime, se sa dobi, drejtesi, dinjitet dhe liri.

Edhe pse i dhame perandorise pushtuese Romako-Bizantine perandor te dalluar, edhe pse i sherbyem per 13 shekuj, edhe pse kane pasuar marrveshje te ndryshme paqesore, me gjithate nuk pushoi agresioni pushtues ,shkaterrues e poshtrues romako-bizantin, kunder popullates Ilire dhe trojeve te tyre. Derisa ia humben gjurmet tersisht Ilireve dhe Iliris, ia humben gjurmet civilizimit dhe kulture se ketij populli, ia humben gjurmet tersisht Dardanise, si kryeqytet i Ilirise dhe ia vune edhe emrin sllav Kosovo, duke shendrruar gadishullin Ilirik ne gadishull ballkanik, te cilin gadishull e poppulluan me ardhacake sllavo-ortodoks bullgar, meqedon, serb, malazez, kroat, boshnjak, slloven, turqe dhe ne anen tjeter me greke.

Po keshtu na ndodhi me Perandorine pushtuese turko-aziatike edhe pse i dhame kesaje perandorie sadriazema, agallar e pashallar, nuk na sollen kurrfar dobish, perkundrazi na sollen gjakderdhje, shkatrrim, nenshtrim e poshtrim dhe tkurrje te terojeve tona. Shih per kete marreveshjet ne Kongresin e Berlinit, Paqen e Shen Stefanit dhe marrveshjen ne Konferencen e Londres e shume marrveshje tjera te kesaj kategorie.

E njejta gje na ndodhi edhe me Mbreterine serbo-kroato- sllovene, me serbo-Jugosllavine e Titos, marrveshjet paqesore me ta, nuk na sollen kurrfar dobije, perpos gjakderdhje, dhunime, poshtrime, varferi, mashtrime, vrasje, burgosje, internime dhe shperngulje nga trojet tona, duke na asimiluar nga te gjitha anet.

Edhe sote njejte si perhere politikanet tane kryetar, ministra e kryeministra, pa mesuar fare nga e kaluara, symbylltas po nenshkruajn marrveshje te shumta paqesore, me agresoret tane pushtues serbo-malazez dhe maqedono-greke. Ato marrveshje te turpshme, prap po na sjellin me shume deme, shkaterrime, perulje, poshtrime, nenshtrime, varferi, shperngulej nga trojet tona dhe perqarje mes nesh, se sa ndonje dobi, ekonomike, politike, fetare, teritoriale, edukative, shendetesore, juridike e shtetnore.

Perqudi, edhe perkunder ketij tmerri qe po na ndodh permes politikaneve tane ne Kosove, Shqiperi dhe ne trojet tona andej e ketej kufijeve te dy shteteve shqiptare, populli po qendron indifferent, duke veshtruar duarkryq para thikes se kasapeve te brenshem ne bashkpunim me kasapet e jashtem pushtues.

Nje popull qe heshte para katastrofave te tije dhe nuk e merr fatin ne duar te veta, do te jetoi sebashku me mjerimin dhe ne fund do te zhduket fare.

Sipas mendimit tim, marrveshjet paqesore me agresoret pushtues sllavo-grek, jane shume me te demshme e më te rrezikshme, se sa tua kthejme pushken e te luftojme me ta, per mbrojtjen e trojeve tona, jeten e qytetareve, jeten e femijeve tane, shtepite, tokat dhe lirine tone, sepse askush liri nuk na dhuron. Ajo fitohet me lufte e me gjake, sidomos kur kemi te bejme me sllav e me grek. I juaj, mësuesi Isë

Perandor te tille qe e quan ujte ne mulli te pushtueseve tane kemi pasur ne te gjitha periudhat historike, qe nga pushtimi i Ilirise prej perandorise romake e bizantine, qe nga pushgtimi i car Dushanit, car Nemanjes, car Millutinit, car llazarit e careve tjerete sllave e bullgar.

Perandor te tille kishim qe nga pushtimi i perandorise turko-aziatike, qe nga pushgtimi i mbreterise serbo-kroato-sllovene, qe nga serbo-jugosllavia pushtuese Titiste.

Perandor kishim qe nga invazioni i mortajes se kuqe komuniste ruso-serbo-sllavo-ortodokse dhe tani kemi perandor te shumte qe i kane mbuluar trojet tona mbrenda dy shteteve shqiptare me sundimin e tyre perandorak si:

Hashim Thacin, Isa Mustafen, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Behgjet Pacollin, te cileve u ka shkuar zeri deri ne qielle, permes “Qeverise Pronto”te tyre.

Si: Edi Ramen, Fatos Klosin e Gazi Deden dhe shume klos tjere te kuq.

Si: Ali Ahmetin, Menduh Thacin, Riza Halimin e halimoviqe tjere ne trojet shqiptare, nene sundimin serbo-malazez dhe maqedono-grek.

Kjo eshte historia fatkeqe, qe perandoret tane ia kan imponuar kombit tone, atdheut te tij dhe po ia imponojne ne bashkpunim me te huajte, duke iu sherbyer ne menyren me te ulte njerezore atyre dhe pushtueseve tane.

Besoje qe ka ardhe koha e fundit te mbushemi mend dhe mos tu sherbejme perandoreve tane sundues qe u sherbejne te huajve e pushtuseve tane, ne dem te qeshtjes sone kombtare dhe ne dem te trojeve tona, por tu sherbejme atyre qe i sherbejne vendit, shtetit dhe kombit shqiptar. I juaj, mësuesi Isë

Nder shemtite me te medha tek njeriu eshte egoizmi, karierizmi, kojtja, padituria, xhelozia dhe urrejtja. Kjo shemti e politikaneve, intelektualeve dhe klerikeve, dita dites po merr permasa shqetesuse dhe po shkakton deme te pariparueshme ne dy shtetet dhe mes kombit shqiptar brenda e jashte kufijeve shtetnor.

Egoizmi i kastes politike, intelektuale e fetare po i preke majat me te larta te pangopesise, duke vuar veten ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, intelektuale, politike, fetare e kambetare para shtetit e para kombit. Pa menduar fare qe po ia sjellin shkaterrimet ne mase pasurise kombtare, pa menduar fare per nivelin e larte te varferise qe ia kane sjelle atdheut dhe qe ia kane sjelle vendit stagnimin e zhvillimit te institucioneve te ndryshme ekonomike, shendetsore, arsimore e juridike te tij dhe pa menduar se e kane fute maksimalisht perqarjen mes nesh si komb.

Karierizmi, egoizmi, urrejtja, kojtja, xhelozia e inati mes kastes politike, intelektuale, fetare e mes grupacioneve te ndryshme, ua ka verbuar syte dhe nuk po i lejone te shohin me teper se sa i kane hundet e tyre te gjata, qe te kuptojne se çka po ndodh rreth e perqark trojeve shqiptare, nga ana e pushtueseve tane greko-sllav, qe mos te them se po e hedhin te njeten valle sebashku me ta.

Urrejtja, karierizmi, kojtja, xhelozia dhe inati mes tyre per interesa te veta personale, i ka pruar deri ne ate nivel, qe te kacafyten mes veti, thua se po bejne lufte me pushtuesin per ta mbrojte vendin, pasurine e tije, per ta mbrojte nderin dhe gjakun e atyre qe e dhane per liri e per pavaresi, thua se po bejne lufte per ta mbrojte ardhmerine dhe nderin e kombit.

Kjo dukuri e shemtuar ka shkuar aqe large tek kasta ne fjale, sa qe nuk po i lejon ti hetojne synimet e pushtueseve tane, qe po naj kethejne ne trojet tona kufamat e tyre te meparsheme pushtuese, po naj kthejne car llazaret, car millutinet, car dushanet dhe po na tregojne se ketu ishin dhe ketu do te kthehen, po na tregojne hapatas se ishin pushtues e pushtues do te mbeten.

Sllavet e greket po naj bllokojne librat e shkolles shqipe dhe po na tregojne haptas se nuk do ti lejojme femijet shqiptar te mesojne per historine e vete, per herojte e shumte te tyre dhe per Adem Jasharin e familjen e tij legjende e trimerise shqiptare, kurse ne anen tjeter kasta e mjere ne fjale i kendojne hymne e ode punes se tyre qe po e bejne, edhe pse kjo pune e mjere e tyre, fund e krye eshte e mbeshtjellur me mjerim te kobshme per kombin tone.

Nuk eshte mire t`i behemi krah me asnje menyre e me asnje qmim permes votes sone e formave tjera, siq iu kemi bere krah deri me tani egoisteve, karieristeve, kojtagjijeve, xhelozeve dhe urrejtesve per interesa tona personale e te ulta, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb. I juaj, mësuesi Isë

Nese me trajnimet e mesimdhenesve kuptojme paisjen e tyre dhe aftesimin qe ti perdorin ne menyre sa me efikase metodat, format dhe teknikat e ndryshme bashkohore, per ta organizuar nje proces mesimor sa me efektiv, sa me te kjarte e me te lehte per nxenesit.

Nese me keto trajnime kuptojme aftesimin e pergatitjen e tyre se cilat forma, cilat metoda, teknika e mjete duhet te perdoren per cilesimin e nxenesve dhe notimin e tyre, nese me trajnim kuptojme aftesimin e mesimdhenesve per perdorimin sa me efikas te mjeteve e literatures mesimore dhe menyres se si te bashkpunohet me nxenes e me prinde te nxenesve, duhet ta kemi te kjarte sa me pare, se profesionalistet me te pergatitur dhe me kompetet per ta organizuar e per ta udhehequr kete proces reformues ne fushen e edukimit dhe arsimit jane pedagoget e psikologet, te cilet gjate gjithe periudhes se tyre te studimeve jane marre ne menyre te organizuar me hulumtimin, kuptimin, zbulimin dhe organizimin e formave, metodave dhe teknikave më bashkohore te organizimit te procesit edukuativ e orsimor.

Fatkeqesisht ky proces me rendesi jetike per arsimin tone ne nivel kombtar, po organizohet dhe po udhehiqet nga ata te cilet mese paku jane profesionalist dhe te pergatitur per ta marr ne pergjegjesi nje barre kaqe serioze, kaqe te rende, e te shejte mbi supete e veta.

Nuk behet pune efektive, nese organizimi dhe udheheqja e trajnimit te puntoreve te arsimit behet permes biologeve, matimaticienteve, fizicienteve, gjeografeve, historianeve, ekonomisteve dhe nje numri jo profesionalistesh tjere, qe gjate pergatitjes se tyre profesionale jane marr me studimin e problemeve te ndryshme shkencore qe nuk kane te bejne fare me hulumtimin, studimin dhe organizimin e formave, teknikave dhe metodave mesimore gjate organizimit te procesit mesimor, cilesimit te nxenesve, bashkpunimit me ta dhe me prinderit e tyre.

Po keshtu po ndodhe edhe me reformimin e hartimit te ashtuquajtur Korikulat e Kosoves, me reformimin e teksteve dhe literatures shkollore, me reformimin e mjeteve dhe kabineteve mesimore, te cilat reformime kane mbete ne duar te atyre qe mese paku kane njiohuri e shkathtesi profesionale per qeshtje te tilla serioze e madhore per shkollen shqipe.

Nese me reformim kuptojme ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim dhe zavendesimin e tyre me ato te rejat, nuk mund ta bejn kete dytyre kaqe serioze, militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike e psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim qe ti zavendesojne ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe na derigjojne ne aspektin ekonomik, profesional e kadrovik.

Trajnimet dhe reformat ne arsim dita dites po shtohen, kurse arsimi dita dites po degradohet, sepse ka mbete tersisht organizimi dhe udheheqja e reformave , trajnimeve, perpilimit dhe hartimit te planprogrameve, teksteve e literatures shkollore, mjeteve dhe kabineteve mesimore ne duar te atyre qe nuk jane kompetente e profesionalist te pergatitur per qeshtje kaq te medha kombtare e kaq serioze .

Trajnimet dhe reformat ne arsim munde ti bejne vetem ata qe jane te pergatitur mire e sa duhet profesionalisht ne aspektin pedagogjik e psikologjik, sepse keto shkenca merren kryekput e ne detaje me qeshtjet e edukimit dhe arsimimit te gjenaratave ne menyre te organizuar, serioze e shkencore, jo ne menyre anarhike, siq po e bejne militantet partiak tek ne, sa per te bere dicka apo asgje rreth reformave ne arsim e edukim dhe trajnimeve te mesimdhenesve. I juaj, mësuesi Isë

Te disa njerez ekziston nje lidhje e ngushte psikologjike e unit te tyre , me mbiunin e liderit qe i besojne.

Sigmun Frojd kete dukuri psikologjike ne vepren e tije „Psikoanaliza“ e trajton si perulje e unit te nje grupi njerezish qe kane ra nen ndikimin total te mbiunit te liderit te tyre, te cilin e mbeshtesin arsye e pa arsye, me te drejte e pa te drejte, duke asimiluar unin e vete, ne mbiunin e liderit qe i besojne.

Si rrjedhoje e ketije identifikimi, figura e udheheqesit behet pjese e pa ndashme e unit te atyre qe udhehiqen.

Besimi i verbert ne shembulltyren e liderit bene qe udhezimet, urdherat, keshillat dhe sjelljet e tije, te konsiderohen si ligje te persosura morale dhe te pagabueshme per unin e secilit qe ka ra nen ndikimin e mbiunit te liderit te tyre.

Kesi raste ne historine njerezore ka te shumta. Sa e sa gjermanet kane ra nene ndikimin e Hitlerit, iu binden etikes se tije dhe unin e vete e asimiluan ne mbiunin e Hitlerit.

Sa e sa ruset,unin e tyre e asimiluan ne mbiunin e Stalinit, sa e sa shqiptaret unin e tyre e asimiluan nen ndikimin e mbiunit te Enver Hoxhes. Sa e sa popuj e pakica kombtare Jugosllave e asimiluan unin e tyre ne mbiunin e Josip Broz Titos, Sllobodan Millosheviqit, se bashku me nje pjese te konsiderushme te shqiptareve te Kosoves qe u shkonin prapa te verberuar, te nenshtruar e te perulur tersisht.

Po ashtu edhe sot, sa e sa shqiptaret e kane asimiluar unin e tyre nen ndikimin e mbiunit te HashimThaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Adem Grabofcit, qe i karakterizon qeveria pronto. Nen ndikimin e Ramush Haradinajt, Isa Mustafes, Edi Rames, Fatos Nanos, Sali Berishes, Ali Ahmetit, Menduh Thaçit e shume lidereve tjere.

Sa e sa bashkevendasit e mije te Anadrinise e kane asimiluar unin e vete, jo vetem unin por edhe ndergjegjen pas mbiunit te Isuf Sherifit te Drenovcit nga Rahoveci, edhe pse ai nuk e ka asnje masdarke shkolle, qe te kete ndikim aqe te madh te nje pjese e Anadrinaseve.

Sa e sa besimtaret e asimilojne unin e vete, ne mbiunin e liderit te tyre fetar, e shume e shume shembuj tjere me radhe.

Me nje fjale uni i kesaje kategorie te njerezve asimilohet dhe tretet ne tersi duke u mjaftuar me shijet, mendimet, idete, pikpamjet dhe sjelljet e mbiunit te liderit te tyre, qe i besojne verberisht.

Kjo forme e sjelljes se njerezve sipas sjelljeve te mbiunit te liderit te tyre, neper periudha te ndryshme eshte treguar si jo e suksesshme, jo humane, shkaterruese, perqarese, nenshtruse dhe jo produktive mes njerezve te botes, mes njerezve te nje kombi, te nje regjioni, te nje komune, e sidomos tek ne shqiptaret.

Nuk eshte mire, as e qelluar, as produktive, vizionare, intelektuale e as njerzore ti asimilojme deshirat, mendimet, idete, pikpamjet dhe sjelljet e unit tone, ne deshirat, mendimet, idete, pikpamjet dhe sjelljet e mbiunit te liderit qe i besojme verberisht! I juaj, mësuesi Isë

Gjate zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore, ne aspektin personal, professional, familjare, politik e kombetare, eshte konstatuar shkencërisht nga psikologjia e logjika, se perpos problemeve e pengesave qe dalin nga tjeret dhe nga rrethanat e situatat e ndryshme, problemi më i madh eshte individi apo grup individesh, qe i qasen zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore, sa edhe vete veshtiresia e natyres se situates problemore qe kerkon te zgjidhet.

Niveli i ulte i edukimit dhe i vetedijes se personit apo grup personash, qe ta kuptojne drejte e sa me objektivisht, se si duhet te zgjidhet nje situate problemore, sjelle pengese e veshtiresi te madhe per zgjidhjen e saje ne favor tonin personal, professional, familjar, institucional e kombetar, sepse situatat problemore, qe nuk kuptohen drejte, ato edhe nuk zgjidhen drejte, perpos qe veshtiresohen më shume.

Pengese tjeter e zgjidhjes se situatave te ndryshme problemore eshte skema e ngurte dhe e murosur ne koken e ne mendjen e atyre qe i qasen zgjidhjes se problemeve, ne vend qe skema te jete me fleksibile, me gjitheperfshirese dhe me nje veshtrim kritik e analitik, qe mundesojne eliminimin e tmetave ne skemat e murosura e te ngurta ne koken tone dhe ne menyren e te menduarit.

Me shablone te murosur e me skema te ngurta ne kokat tona, qe u mungon kreativiteti, nuk zgjidhen ne favorin tone situatat e ndryshme problemore, por perkundrazi veshtiresohen edhe me shume ato ne disfavor tonin.

Mungesa e vullnetit te mire dhe sinqeritetit, mungesa e këmbngulesise, qendryshmerise, mungesa e pervojes dhe pergatitjes profesionale, po ashtu eshte pengese e madhe dhe veshtiresi serioze, qe ndikon ne menyren e zgjidhjes se situatave problemore.

Pengese jashzakonisht e madhe e zgjidhjes se situtave problemore eshte edhe ateher kur ne kokat tona domonon egoizmi, dinakeria, cinizmi, hipokrizija, tradhtia, amoraliteti, pa besia dhe karierizmi, te cilat veti nuk e lejojne njeriun te mendoi thelle e racionalisht dhe sa më objektivisht per ti zgjidhur problemet e ndryshme drejte e njerezisht ne favorin tone.

Pasi qe eshte konstatuar shkencërisht se problemi me i madhe i zgjidhjes se situatve problemore, perpos tjereve, jemi edhe ne me pergjegjesite tona qe i bartim mbi veti, atehere qenka e domosdoshme ti ndermarrim te gjitha masat, qe ti eliminojme skemat e ngurta, te murosura ne koken tone, te mos i sjellim pengesa dhe veshtiresi vetevetes, familjes dhe kombit ne pergjithesi dhe tu bejme balle më lehte pengesave dhe veshtiresive qe na vijne nga tjeret dhe nga rrethana te ndryshme shoqerore e politike. I juaj, mësuesi Isë

Iluzionet jane shkaktar i vetmashtrimeve tona personale, profesionale, politike e kombetare.
Ndijimi dhe perceptimi jane procese psikofiziologjike qe na mundesojne njohjen e realitetit natyror, shoqeror dhe ate shpirteror, nese posedojme shqisa dhe sistem nervor normal.

Por nje gje duhet ta kemi te kjarte, edhe nese posedojme shqisa normale e sistem nervor e psikik normal, e kemi veshtire te mbrohemi tersisht nga iluzionet tona, te cilat jane shkaktaret më te medhenje te vetmashtrimeveve gjate komunikimit me boten natyrore, shoqerore e shpirterore.

Iluzionet si forme e deformuar e ndijimit dhe perceptimit tone, e shtremberojne tersisht realitetin duke na mashtruar shpesh qe gjerat e zeza ti perceptojmë si te bardha e anasjelltas, dukurite e keqija si dukuri te mira, padrejtesine si drejtesi, pandershmerine si te ndershme, tradhtine, paftyresine si patriotizem, rrenen si te vertete, mashtrimet e humbjet si fitore.

Keto jane disa prej grackave te vetmashtrimit qe naj imponojne iluzionet tona dhe iluzionet qe na imponohen nga tjeret.

Shkaqet e iluzioneve gjate ndijimit e perceptimit tone jane: gjendja emocionale, e mire apo jo e mire qe e posedojme, mungesa e pervojes se majftushme, mungesa e pjekurise biologjike, psikologjike, emocionale, sociale, morale e intelektuale, pergatitja e pamjaftushme profesionale, politike e fetare dhe niveli jo i knaqshem i kapacitetit te inteligjences.

Shkaktar te iluzioneve tona jane po ashtu egoizmi i tepruar qe shumica prej nesh e posedojme, simpatia ndaj dikujt dhe antipatija e cila naj verbon syt, urrejtja dhe xhelozija, qe nuk jane te pakta mes nesh si qenje njerezore.

Intelektuali, politikani dhe fetari e kane me borgj moral, fetar, intelektual e kombetar, qe te ruhen sa me shume te jete e mundur prej iluzioneve, te cilat nuk jane te pakta mes nesh, e ne mes te kesaje bote perplot befasira e dredhira.

Eshte e domosdoshme te kemi kujdese sa me te shtuar, qe mos te bijme viktime e ilizioneve tona ne radhe te pare, ne radhe te dyte mashtrimeve iluzore qe na vijne qellimshem nga manipulusit e mashtrusit e ndryshem te kesaje jete, duke u nisur nga politika, feja, arti, kultura, ekonomia, edukimi, arsimi e marifetllyqe tjera te shumta te kamufluara permes iluzioneve, si teknike e forte e mashtrimeve neper raste te ndryshme, nga larte poshte e anasjelltas, qe po prerzentojne sidomos ne shoqerine tone shqiptare te cilat po na sjellin deme te medha personale, profesionale, familjare, politike, kulturore, historike, ekonomike, juridike, shkencore e kombetare. I juaj, mësuesi Isë

Njeriu gjate jetes se tije i ekspozohet ndikimit te shume faktoreve natyror, shoqeror dhe atyre shpirteror, duke bere perpjekje ne menyren e tije personale ti kuptoi, ti pervetesoi, adaptoi, ndryshoi dhe ti persos ata per nevojat e veta.

Ne kete rrugtim te gjate njerezor nuk do te thot se ballafaqimi yne me keta faktore te ndryshem, te jete ballafaqim i qelluar, i pershtatshem i drejte dhe i duhur gjithehere per fatin tone personal, familjar dhe ate kombetar.

Keqpershtatja ne ballafaqim me faktoret e ndryshem natyror, shoqeror e shpirteror sjelle kokeqarje tek ne, sjelle stres, shqetesim, brengosje, konfrontim, frikesim, zemrim dhe hidherim, te cilet jane shkaktar nemer nje i qrregullimeve psikike.

Modeli sjellor psikologjik, te gjitha qrregullimet psikike i sheh si nje menyre e te mesuarit, pervetesuarit, perseritjes dhe perforcimit te atyre sjelljeve qe jane te disfavorshme per jeten tone.

Modeli psikologjik njohes, qrregullimet psikike i sheh nga menyra e ndijimit dhe e perceptimit tone, qe ua bejme faktoreve te jashtem natyror, shoqeror dhe aktoreve te brendshem fshpirteror.

Nga menyra e pervetesimit te sjelljeve dhe nga menyra e ndijimit dhe perceptimit tone, varet edhe menyra e funksionimit te botes sone psikike dhe asaje intelektuale njohse.

Te behesh kriminel, tradhtar, vrases, shpiun, i pa bese, i korruptuar, egoist, dhunues, i pamoralshem, trafikant dhe i droguar, behesh ne saje te pervetesimit te menyres se sjelljeve dhe ne saje te menyres se ndijimit e perceptimit te faktoreve te botes se jashtme dhe asaje te brendeshme qe ndikojne te behemi kategori e njeriut te mire apo jo te mireqe.

Sipas ketyre modeleve psikologjike, sjellje dhe njohje, edhe qmenduria mesohet, pervetesohet dhe perforcohet, sikur veprat tjera te shumta humane e njerezore.

Eshte mese e domosdoshme per ne, qe te kujdesemi gjate jetes, se qfare sjellje po pervetesojme dhe nga cili kenveshtrim po i ndiejme dhe po i perceptojme gjerat apo proceset e botes se jashtme natyrore e shoqerore dhe gjerat apo proceset e botes se brendeshme shpirterore, nese nuk deshirojme sjellje e veprime jo njerezore, sjellje e veprime te qmendura dhe kriminale.

Nese i ndiejme dhe i perceptojme gjerat apo fenomenet e proceset e ndryshme te botes se jashtme e botes se brendeshme nga kendveshtrimi simpatik, antipatik, nga kendveshtrimi i xhelozise e urrejtjes dhe nga kenveshtrimi i interesave personale, do te zhytemi tersishte ne boten iluzore te ndijimit dhe perceptimit.

Ndijimi dhe perceptimi yne, permes te cileve na mundesohet ta ndjejme dhe ta njohim boten e jashtme dhe ate te brendeshme, nese zhyten ne oqeanin e Iluzionit, na imponojne ndijim e perceptim te cilat e shtremberojne tersisht njohjen rreth realitetit te botes se jashtme e cila na rrethon dhe realitetit te botes se brendshme, ku ne baze te atyre ndijimeve e njohjeve i bejme edhe sjelljet tona. I juaj, mësuesi Isë

Çdo gje qe i ndodh kesaj bote, e mire apo e keqe qofte, qe i ndodhe nje populli, nje shteti, nje komune, tempulli fetar, organizatave te ndryshme punuese, enteve edukativo-arsimore, shendetesore, ekonoimike dhe juridike, qofshin ato shteterore e private, kulturore e shkencore, politike e historike, qofte familja si institucion, antaret e saje dhe vete individit, jane rrethana qe i kane krijuar individet, grupe individesh e kolektive te ndryshme, qe u perkasin fushave te veprimtarise njerezore.

Kjo bote perhere po deshmon se ne mesin e saje ka individe dhe grupe te ndryshme njerezish, qe më shume jane krijues te rrethanave jo te mira ne hapesiren e saje, te cilat shkojne ndesh me parimet njerezore, shkojne ndesh me humanizmin, moralin, drejtesine, barazin, shkojne ndesh me interesat kombtare dhe me lirine e nje vendi, nje shteti, nje atdheu, nje teritori, nje komune, nje organizate, enti dhe nje familje.

Nga kjo kategori njerzish qe u mugon edukata, dituria, njerzishmeria, humanizmi dhe morali njerzore, çdo veprim qe e bejne, e bejne duke mos perdorur asgje njerzore, asgje te ndershme e as humane, vetem e vetem per ti plotesuar interesat e ulta personale, qe bijne ndesh me ligjin dhe me rregullat njerzore per ti quar proceset e zhvillimit perpara.

Ne duhet ti falenderojme te gjithe ata individ, qofshin politikan, intelektual ne balle te pergjegjesive te ndryshme, qofshin grupe njerezish, qe e bejne te pamundshmen duke sakrifikuar ne dobi te kombit, ne dobi te organizates punuse, ne dobi te enteve edukative, arsimore, historike, kulturore e gjuhsore, ne do bij te familjes dhe ne dobi personale, pa prekur dhe pa i neperkombur interesat e tjereve dhe interesat e kombit, duke ecur rrugeve te cilat te qojne drejte forcimit e zhvillimit te virtyteve më te larta njerezore.

Ata qe e meritojne falenderimin e respektin e popullit, duhet me doemos ta ndjekim rrugen e tyre njerzore dhe te mos shkelim me asnje kusht e me asnje qmim, mbi idealin e tyre.

Fatbardhsisht nuk jane te pakt ne mesin tone kombetar ata te cilet e dhane punen, djersen, dijen, pasurine, karieren edhe jeten, per me i quar proceset e zhvillimit perpara, per me i luftuar padrejtesite, korrupcionin, amoralitetin, prostuticionin, krimin e organizuar dhe per ta luftuar vendosshmerisht edhe perhapjen e drogimit, varferise, sindromin e papunesise dhe injorancen e fodullakun mes nesh.

Do te ishte ne nderin tone personal, moral, human e kombtar, te behemi si ata individ, te cilet e dhane kontributin e tyre, e dhane pasurine, karieren, familjen, e dhane edhe jeten se bashku me veten, te krijohen rrethana dhe kushte sa me te mira, sa me te ndershme, sa më progressive ne meset tona ku jetojme e veprojme, brenda mundesive qe i kemi e jo te marrim rrugen e atyre individeve qe u mungon edukata, dituria, respekti, njerzishmeria, humanizmi dhe morali njerzor, sepse kategori e tille e njerzve e kane quar dhe e qojne ne humnere shtetin, kombin, shoqerine, komunen, organizatat e punes, entet e ndryshme edukativo-arsimorer, kultyror, shkencore shendetesore, ekonomike, juridike e politike. I juaj, mësuesi Isë

Vertet eshte per tu befasuar nga keto struktura njerzish se sa ulte e sa te papergjegjshem i manifestojne idete, pikpamjet e veprimet e veta mbi pasqyrimin e realitetit te skenes politike dhe ngjarjeve te ndryshme ne mesin tone kombtar. Jo vetem manifestim i ulte por edhe kontraverz mes tyre, secili shef e bajrak ne veti.

Nuk u ka hije politikaneve, intelektualeve, analisteve e gazetareve, te jene me sy te mbyllur para situatave qe e vulosin ardhmerine e nje shteti, nje kombi dhe atdheut te tij.

Eshte qyqarllak e marrezi ti mbyllin syte secila pale ne fjale dhe te mos konsultohen, vetdijsohen e unisohen me pikpamje e me marrje vendimesh te perbashkta, kur vendoset e nenshkruhet diçka me rendesi per te ardhmen e atdheut, e jo ti mbyllin syte duke marr vendim e duke nenshkruar bllanko, pa e kuptuar dokumentin e marrveshjes se çka po nenshkruhet, me ke po behet marrveshje, kush kujt i ka borgj, kush kujt ia ka uzurpuar trojet e lirine dhe kush kujt po i bene padrejtesi, duke vepruar secili koke ne vete, per ta mbrojte bajrakun e vete te turpit, ne dem te interesave te perbashkta kombtare.

Eshte e pa ndershme, jo e menqur, as njerzore e as kombtare per palet ne fjale te mendojne vetem per interesat e veta, e te shkelin me dy kambet mbi interesat e tjereve dhe mbi interesat e kombit ne pergjithesi.

Eshte mekat, marrezi, jo e menqur, tersisht shkurtpamesi per politikanet, intelektualet, analistet e ndryshem dhe gazetaret te ndahen ne grupe e blloqe te ndryshme, qe te fusin perqarje mbi baza politike, fetare e regjionale dhe te korruptohen para situatve dhe pergjegjesive te ndryshme. Ta injorojne varferine dhe mos ta perfillin fare ate, te injorojne papunesine, te pa punsuarit, te pa strehet e te smuarit.

Eshte turp e marrezi per politikanet t`ia ulin autoritetin shtetit te tyre, tia lejojne kompetencat shtetnore te huajve, tia tkurrin teritorin duke bere pazare nga me te ndyrat, tia shesin pasurine, tia zene frymen lirise dhe ta turperojne para botes shtetin dhe kombin tone.

Eshte turp e marrezi per intelektualet e akademiket te heshtin para ketyre marrezive qe ndodhin sot ne realitetin ton politik e kombtar.

Eshte turp e marrezi per analistet e ndryshem politik qe keto ngjarje i analizojne sipas kondveshtrimit te politikaneve dhe i mshojne daulles per te hedhur valle lirshem se bashku me oborrtaret mbreteror.

Eshte turp e marrezi per gazetaret qe nuk japin informacione te sakta ashtu siq ndodhin ngjarjet e dites, javes e mujeve ne realitetin tone por e kamuflojne ate, te cilit po ia ndjene peshen e rende dhe te hidhur mbi supet e veta populli shqiptar. Gati tersisht gazetaret, veprimin e vete e bejne per favore te politikaneve, duke shkele tersisht mbi etiken e gazetarit.

Nuk eshte mire e as e ndershme per politikanin, intelektualin, analistin e ngjarjeve te ndryshme dhe gazetarin, te marrin pergjegjesi si te tille, nese nuk jane te afte e te gatshem te manifestojne menquri, guxim, drejtesi, respekt e ndershmeri ndaj atdheut, kombit dhe lirise se tij ne pergjithesi.

Isa Thaçi
5 Nëntor 2013 në 7:56 MD ·

Ne jetojme mire apo keqe dhe zhvillohemi po ashtu, ne saje te njohjes se realitetit i cili na rrethon. Pikenisja e sjelljeve dhe veprimeve tona, varet nga menyra, sasia dhe cilesia e njohjes se atij realiteti ne mesin e te cilit gjendemi. Njohja e secilit eshte shkalle-shkalle dhe ne menyre te ndryshme te vetedijesimit per realitetin natyror, shoqeror dhe shpirteror.

Vetedijesimi personal per boten e jashtme dhe per boten e brendeshme, varet nga menyra e ndijimit dhe perceptimit tone si procese njohese psikike, qe na mundesojne njohjen e realitetit te te tri botrave. Gjate perceptimeve ndikojne shume faktor fizik, fiziologjik dhe ata psikik, ku nene ndikimin e tyre bejme edhe shume gabime gjate njohjes se nje realiteti.

Ne mesin e faktoreve te shumte qe ndikojne ne devijimin e ndijimit dhe perceptimit tone ndaj realitetit, bejne pjese me ndikimin e tyre mashtrues edhe faktoret psikike e shoqeror, faktoret emocional e motivues tek ne, ndikojne edhe qendrimet, interesat, pervoja, tiparet e personalitetit dhe te karakterit, bindjet politike, ideologjike, fetare, filozofike, ekonomike, sociale dhe bindjet dhe qe rrjedhin nga profesioni te cilit i takojme.

Per shkak te ndikimit te ketyre faktoreve ne menyren e ndijimit dhe perceptimit , edhe njohja e realitetit nga ana e jone eshte e niveleve te ndryshme dhe subjektive, kure bejme fjale per nje realitet te caktuar. Per kete arsye duhet te kemi nje kujdese te shtuar qe te ndikohemi sa me pak nga mashtrimet qe dalin nga faktore te ndryshem.

Nga kendeveshtrimi i perceptimeve qe i bejme nje realiteti, varet edhe menyra e te menduarit, menyra e bindjeve dhe qendrimeve tona. Ashtu si i formojme mendimet, bindjet dhe qendrimet, i bejme edhe sjelljet e veprimet gjate organizimit te jetes sone personale e nderpersonale.

Jeta e lumtur apo jo e lumtur, e qete apo jo e qete, e sukseseshme apo jo e sukseseshme, varet krejtesisht nga menyra e organizimit te ndijimit e perceptimit, mendimit e qendrimit dhe sjelljeve tona gjate jetes.

Obligim moral, intelektual e njerzor e kemi te kujdesemi ne menyre sistematike, qe te bejme sa me pak gabime gjate ndijimeve e perceptimeve tona rreth botes se jashtme natyrore e shoqeror dhe asaje te brendeshme shpirtnore, nese e deshirojme nje jete me te sukseseshme, nese deshirojme njohuri sa me te peraferta ndaj nje realitetit te caktuar, nese deshirojme vizion e largepamesi sa me reale e objektive. Nese deshirojme qe puna dhe dituria jone te mbeshteten ne parimet univerzale te njohjes sa me te perafert te nje realiteti te caktuar te botes se jashtme natyrore e shoqerore dhe asaje te brendeshme shpirtnore. I juaj, mësuesi Isë

Duhet me na ardhe keq secilit prej nesh nese vrapojme pas parase e pasurise më shume se, pas atdheut, edukates e diturise, më shume se pas te vertetes e ndershmerise. Virtytet njerezore nuk blihen me pare e pasuri, sepse ato e krijojne parane, pasurine dhe gjitha te mirat e kesaje bote.

Sipas vizionit filozofik te Aristotelit, ne vepren e tije:” Etika e Nikomahut”, ku flete per virtytet e larta njerezore, karakterin e mire te njeriut dhe per nje jete te lumtur e me dinjitet, ka theksuar se:” shtytja kryesore tek njerezimi i botes gjendet ne harmonizimin, ngritjen dhe persosjen e jetes emocionale, intelektuale, sociale, humane e shendetesore”, si kusht i pare dhe më i theksueri, per t`i arrite te mirat e kesaje jete.
Nese nuk e harmonizojme, ngrisim dhe nuk e persosim ne menyre te barabart jeten emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale, shendetesore e kombtare, me jeten ekonomike, ato perpos qe e luftojne njera tjetren per mbizotrim, na luftojne edhe neve fizikisht e psiqikisht.
Ky mos harmonizim ne fjale po deshmohet dita dites si armiku më i madh i njerzimit, shendetit dhe jetes se tij.
Eshte ne menqurine tone tua japim vleren e barabart dhe ti zhvillojme, ngrisim e ti persosim njejte te gjitha virtytet njerzore, pa te cilat nuk jetohet njerzisht. I juaj, mësuesi Isë

Une personalisht mendoi se historia e politika 2000 vjeqare e ndoshta edhe më shume eshte ndertuar permes genjeshtrave qe i kane prodhuar pushtusit tane, kur eshte bere fjale per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre dhe e kane permbys me koke te poshte realitetin e shqiptareve, ilireve dhe Pellazgeve dhe po e permbysin edhe sote e kesaje dite, pa e vrare ndergjegjen se e kane permbyse dhe po e permbysin historine tone permes genjeshtrave, per favore te veta pushtusit tane, ne bashkpunim me lakmitaret, te pa dijshmit dhe tradhtaret e radheve tona qe nga pellazget, te cilet te paret ne bote e kane populluar me njerze kontinentin toke, te paret e kane perhape civilizimin njerzor dhe i kane dhene njerzimit alfabertin e pare te gjuhes dhe shkrimit, ku greke e romak i kane pervetesuar si te tyre edhe popullimin e kontinentit toke, edhe alfabetin e pare ne bote te gjuhes dhe shkrimit dhe kane pervetsuar teritore e qytete te themeluar nga pellazget. Po keshtu filloi edhe pushtimi i Ilirise nga latino-romaket dhe romako-bizantinet ia thyen boshtin kurrizor Ilirise dhe Dardanise, kryeqender e saje, per ta fut nen pushtetin romak e bizantin teritorin e gadishullit Ilirik qe ishte i banuar tersisht me poullate Ilire kur ne kete kontinent nuk kishte as sllav e as greke. Tani dihet se ne cilen gjendje eshte ky gadishull, te cilit edhe emrin ia kand nderruar dhe tani e quajn e gadishull Ilirike per apetite turko-sllave dhe per perhapjen e genjeshtres si te vertete, se ne kete gadishul ishin autokton ardhacaket sllav. Teknikat e mbisundimit te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre ishin perqaj e sundo permes fese, politikes dhe dhunes, pra feja, politika dhe dhuna jane perdor neper shekuj si mjete te sofistikuara per ti binde shqiptaret deshen e nuk deshen, te ecin rruges se genjeshtert qe e kane trasuar pushtusit tane shekullor latino-romak, greko-bizantin, sllavo-ortodoks dhe turko-aziatik. Ti kthehemi pakez vetevetes, perhere e kemi patyr per krenari vetlavdimin, bere e pa bere punen per lavd, krenarine dhe mburrjen ne te thate, pa ia ber hyzmetin, fizikisht, politikisht, menqurisht e trimerisht. Si pasoj e saje ka deshmuar shteti i Ilirise qe nuk u bashkuar kurr, por mbet si i tille , i ndare e i perqare ne principata e ne princer, derisa u pushtue tersisht nga ushtria romake me jul cezarin ne balle. Dihet, pas pushtimeve, per kariere e per bajraktarllak ia kane mesyer turr e vrap dhe jane shite per pak pare tek pushtetet e pushtuseve tane edhe ne kohen e Prandorise Romake, edhe ne kohen e Perandorise Bizantine, edhe ne kohen e Mbreterise serbo- bullgaro-sllave, edhe ne kohen e Perandoris Turko-Otomane dhe ne kohen e Mbreterise serbo-kroato sllovene, edhe ne kohen e Jugosllavise se Titos dhe komunizmit, vrap i pandalur kurr i te shiturve tane per pak pare e pas karieres tek pushtusit tane, per favoret te tyre e ne dem te qeshtjes sone. Kete e kemi deshmuar, se i kemi dhene perandor, Perandorise Romake, Perandoris Bizantine, Mbreterise serbe e bullgare, Perandorise otomane e pushteteve tjera pushtuse. Edhe pse jemi pasardhes te Justinjanit e papa Klementit, edhe pse jemi pasardhe te Skenderbeut, edhe pse jemi pasardhes te Enver Hoxhes, Sinan Hasanit, Fadil Hoxhes, edhe pse jemi pasardhes te Kole Shirokes e Ali Shukriut, edhe pse jemi pasardhes te Azem vllasit dhe Naim Ternaves, popadikave e prifterinjeve tjere, edhe pse jemi pasardhes te Hashim Thaqit e qeverise Pronto, pasardhes te Isa Mustafes, Ramush Haradinit, per qudi nuk u be, pa nuk u be kurr Iliria, humbi Dardania, nuk u be Arberia, humbi ajo, nuk e be Shqiperia dhe e coptuan e bene cope e grime, u ndame ne tri fe, e ne gjashte pjese, ne toske e ne gege, u ndame e u perqam si eshte me keq ne teritor , ne fe e ne politike. Kjo eshte historia e politika qe e kane krijuar rrejshem pushtusit tane ne bashkpunim me tradhtaret e lakmitaret ne radhet tona, gjithnje ne dem te qeshtjes sone kombtare, teritoriale, fetare, politike, gjuhsor e kulturore, kjo eshte dhe vetgenjeshtra qe ia kemi bere vetit dhe po ia bejme per shkak te shkurtpamesie qe gati na ka verbuar tersisht, fatkeqsisht! I juaj, mësuesi Isë

 

Kur ne mesin e nje shoqerie, shpirti, mendja, emocionet dhe morali i intelektualeve e politikaneve eshte i smuar, ajo shoqeri nuk ka kurajo te perballet me ndryshime, me risi, nuk i perballon dot sfidat qe i dalin para saje, sepse i mungon aspirata, vullneti, deshira, kombengulesia, guximi dhe projektet per ti quar proceset perpara.

Ajo shoqeri, te cilen e kane infektuar me smundjet e veta karieriste e egoiste nje pjese e intelektualeve dhe politikaneve, nuk i beson te tashmes dhe te ardhmes, nuk beson ne organizimet “progresiv”, nuk behet pjese e nje pergjegjesie per te miren e kombit, vendit dhe shtetit, nuk behet pjese e nje pergjegjesie kolektive, pjese e nje sakrifice te interesave personale, ne dobi te atyre shoqerore e kombetare, sepse elitat e saje intelektuale e politike, ne vend qe te qendrojne ne balle te shoqerise duke iu prir ndryshimeve, duke i perballuar sfidat e kohes, ato merren me veteveten dhe me interesat e tyre personale.

Atyre qe u kane zen rrenje neper kokat e veta sjelljet e programimet e vjetruara, nuk i bejne as perpjekjet me te vogla ti rifreskojne ato me sjellje e programime te reja, qe i kerkon dinamizmi i kohes. Vertete kjo kategori njerzish jane bere nje rrezik potencial per depertimin e risive dhe ndryshimeve sistematike, duke e hapur deren e madhe te shkatrrimit.

Veprat e prof. Dr. Akademik Skender Kodres, Ph.D, jane shume interesante e me vlere shkencore per filozof, pedagog, sociolog, psikolog, psikiater e neuropsikiater dhe per student te ketyre fushave, qe synojne permes perfitimit te kultures, edukimit, aftesisive, shprehive e shkathtesive te ketyre shkencave tu ndihmojne klienteve e pacienteve te tyre. Intelektualeve te fushave te ndryshme e qytetareve ne pergjithesi per mirembajtjene dhe zhvillimin e shendetit perceptues, intelektual, emocional, social, human, moral, kulturor, shkencor, kombtar e njerzor te tyre.

Per hire te kesaje game te madhe shkencore, dale nga kontributi kolosal i Akademik Kodres, eshte ne nderin e Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkences dhe Arteve ne Prishtine, Shkup , Tirane, eshte edhe ne nderin e antareve te ketyre Akademive, qe ne gjiun e tyre te kete sa më shume ekspert dhe njohes te mire te shkencave filozofike, pedagogjike, sociologjike, psikologjike, psikiatrike e neuropsikiatrike, qe ta jetesojne praktikishte dhe ta qojne edhe një hap perpara, punen shkecore te Akademik Kodres, te cilen e ka vuar ne sherbim te shendetit psiko-fizik te njerzimit e ne veçanti ne sherbim te kombit shqiptar, e cila tani dihet boterisht.

“Të gjithë duam te ndryshojmë, por kur i afrohemi ndryshimit, ne humbasim deshiren per te ndryshuar… Shoqeria ështe e interesuar per pergatitjen e njerzeve më te mirë që te kene mundesi te jenë njerze te vlefshem per vete, per familje, komunitet dhe per kombin, te cilit i takojne. Te jenë plotesisht te pergatitur qe ti perballojne sfidat e shekullit te ri”, Prof. Dr. Akademik Skender Kodra, Ph,D.

Sa shume ka nevoje per ndryshime rrenjesore kjo bote njerzore!

“Unë e di edhe teorikisht edhe praktikisht se sa i veshtire është proçesi i ndryshimit: unë e di se sa e dhimbshme është te mos e duash veten siç je; unë e di se sa e veshtirë është të duash të jesh ai qe nuk je; unë e di se ç`do të thotë të zbulosh kush je; unë e di se sa tragjike është të marrësh vesh se nuk je ai që hiqesh…”, Prof. Dr. Skender Kodra, Ph,D.

Xhozef Edison, ne momentin kur i ka vizituar varrezat e qytetit te tij, i ka thene disa fjale e mendime me vlere:

“Kur veshtroi varrezat e fisnikeve, çdo emocion i lakmise vdes tek une; kur lexoi epitafet e bukura, çdo deshire e tepruar largohet; kur shohe pikllimin e prinderve mbi nje gure varri, zemra ime tretet me dhemshuri; kur shikoj varrin e prinderve, mendoi kotesine e pikllimit te tyre; kur shikoj mbreterit qe prehen ne varreza se bashku me ata qe i rrezuan, me shkon mendja se sa kote u perpoqen dhe sa kote u munduan; kur shikoj varret e njerezve te shejte te cilet aqe shume e perqane boten me grindjet dhe konfliktet e tyre, une me pikllim e perjetoi ndjenjen e habise dhe trishtimit ndaj perleshjeve, perqarjeve dhe debateve te njerezimit…”

Është stërngarkuar skena e politikës sonë kombtare me njerze te korruptuar e me jarana të Serbise, malit te Zi, Maqedonise, Greqise dhe me jarana te qarqeve te ndryshme antishqiptare.

Po na dalin lule në kapuq politikanet e më parshem te Shqiperise e te Kosoves, krahasuar korrupcionin e jaranine e politikaneve shqiptar me fqinjet tane pushtues sllavo-grek andej e ketej kufijeve dhe me qarqet antishqiptare, kohve te fundit e sidomos pas luftës.

Sipas mendimit tim personal, popullit shqiptar nuk i ka mbetë gje tjeter në duar, pos ti bije fyllit te Nastradinit dhe të tretët rrugëve të botës, per ta siguruar kafshaten e bukes, ose të ndermerr diçka seriozisht, që ta merrë fatin e tij në duar të veta. I juaj, mësuesi Isë

Si po duket po pres kote qe do ta thote kush fjalen per kete gjendje jo te mire ne edukimin dhe arsimin tone kombetar, nga ana e atyre reformatoreve, trajnereve, perpiluseve te planprogrameve, hartuseve te tekesteve shkollore, literatures dhe doracakeve udhezues e metodik per nxenes e mesimdhenes dhe nga ana e atyre perpiluseve te testeve kombtare e testeve tjera lokale per nevojat e perditshme te shkollave rreth notimit e cilesimit te nxenesve , sepse ata e kane fute koken e tyre ne zalle si struci, per ta mbrojtur nga vapa e kohes, edhe pse mendonin per veten se jane eksperte te rralle e te papar, trajner profesional dhe te vequar nga tjeret.

Nuk eshte mire te koritemi duke vrapuar pas tjereve per interesa te ulta personale, ne dem te interesave dhe autoritetit te tjereve dhe interesave kombtare, siq po koriten disa ne mesin e popullit shqiptar!

Ata qe i mendojne dhe i analizojne mire e drejte pasojat dhe leverdite e veprimeve te veta, po ashtu qe e mendojne edhe fundin e jetes, nuk do te shkelin lehte ne drrasen e kalbur, sepse asgje nuk do te marrin me veti ne ate bote, pos ndergjegjes se tyre personale.

Ne provimin e programit nderkombtar para PISE-s, rane poshte ne provim, jo vetem nxenesit e mesimdhenesit tane, qe mese paku apo aspak jane fajtor per kete gjendje, por fajin kryesor e bartin mbi ndergjegjen e tyre te ulte, pergjegjesit dhe menagjusit e arsimit, se bashku me politiken e tyre te korruptuar kembe e koke nga larte poshte.

Derisa te ndiqet praktika e politizimit te profesioneve ne te dyja shtetet shqiptare nga politikanet tane, te cilet e kane kap shtetin ne te gjitha segmentet e tij dhe nderhyjne ne çdo sfere me militantet e vete partiak, do te vazhdoi kjo smundje e mjere paralizuse e shkatrruse ne te gjitha proceset e zhvillimit shtetnor e kombetar, politik e ekonomik, shendetesor e arsimor, juridik, kulturor e shkencor.

Jane bere shume palo shqipfolesish ne mesin e kombit tone qe po ia hajne edhe kockat popullit shqiptar, jo vetem mishin, jo vetem qe po e perqajne e hasmerojne mes veti, jo vetem qe po e varferojne por edhe po e poshtrojne nga te gjitha menyrat.

Menyra se si sillemi mes njerzve dhe se si sillemi ti plotesojme nevojat, deshirat dhe synimet tona, tregon kjarte se kush jemi, pershkruan sakt nivelin e botes shpirtnore, intelektuale emocionale, nivelin e karakterit dhe personalitetit qe e kemi.

Te gjitha karakteristikat qe i posedojme perbrenda, manifestohen jashte permes menyres se sjelljeve tona qe i bejme me rastin e realizimit te deshirave, qe ia kemi vuar vetit si qellim.

Shembuj per te mire e per te keq rreth sjelljeve tona, qe i bejme gjate jetes, jane te shumte, te cilet na bejne te ndjehemi krenar dhe te turpshem, heret ose vone.

Eshte mire perdite e ngapak ti humanizojme e socializojme sjelljet tona, nese deshirojme te deshmohemi si qenje te arsyeshme, humane e njerzore.

Eshte ndjenje e mrekullushme dhe menquri e madhe atehere kur e kuptojme dhe bindemi, se nuk kemi nevoje ta lejojme veten te varemi nga tjeret, sepse brenda qenjes sone gjendet fuqia e jashtzakonshme e cila na mundeson te bejme ndryshime te duhura e progresive dhe te organizojme menyren e te jetuarit tone ashtu siq duhet dhe te pavarur nga tjeret.

Çdo gje qe e bejme gjate jetes, nese e mendojme edhe fundin e saje, nuk do te koritemi e nuk do te turperohemi para botes, para kombit, miqeve, farefisit, familjareve e para vetit!

Zemra, shpirti, mendja, motivi dhe emocioni jane qender e fuqise sone, ku skalitet e forcohet energjia, deshira, vullneti, guximi, edukata, dituria e dashuria, pa te cilat na mungon energjia, fuqia dhe njerzishmeria.

Çdo gje ne jete qe e bejme, do ece shume më lehte e më njerzisht, nese veprimet tona e kane shtytes vullnetin, deshiren, guximin, diturine dhe dashurine per atdheun, kombin dhe per lirine tone.

Si gjithmone edhe tani, gati e kemi harruar veten si kombe dhe nuk mendojme fare, se si ta zgjidhim njehere e mire qeshtjen tone kombetare. Perkunder kesaje, politikanet tane vrapojne si te verbuar pas Europes, pa kurrfar koncepcioni dhe pergatitje politike, profesionale e kombetare, qe te futemi ne te symbylltas, pa e zgjidhur qeshtjen tone kombetare dhe pa e siguruar te shkojme te barabart me tjeret ne Europe, jo te ndare e te perqare si eshte më zi, nen nxitimin e larove, kujtagjive dhe tradhtareve te kombit, qe punojne vetem per interesat e veta, te cilet po e shesin vendin dhe po e permbysin çdo gje qe eshte kombetare, nen ndikimin e forcave te medha e aleancave te ndryshme, qe nuk ishin kurr ne favorin tone dhe sote po ashtu nuk jane.

Deshira per t’i mashtruar, shfrytezuar e keqperdor tjeret per interesa te ulta personale, qone drejte krimeve te medha njerezore, qe nuk jane edhe aq te pakta ne rruzullin tokesor dhe ne trojet shqiptare.

Lum ata qe kane mundesi te mos e lejojne veten te depertoi ne shpirtin e tyre, ndjenja e deshires per mashtrim, shfrytezim e keqperdorim te tjereve, me permasa shkaterruese per njerzimin dhe vete personin qe noton neper ato ujra te zeza.

Të ndjehemi të rëndësishem, te dashur, te dijshem e te ndershem mes njerzve është njëra ndër dëshirat më njerëzore e cila na bënë të dallojme prej gjallesave tjera toksore. Po të mos ishte kjo ndjenje nxitese, ne do te jetonim ne erresiren e madhe te paditurise dhe ne mungesen e ketij civilizimi njerezor.

Fatkeqesine, nenshtrimin, pushtimin e poshtrimin, ia kane imponuar kombit shqiptar e atdheut tone dhe po ia imponojne edhe tani perandoret tane shqipfoles, sundus e shkaterrues te atdheut dhe kombit shqiptar, ne bashkpunim me te huajte dhe me pushtusit tane, duke iu sherbyer atyre ne menyren me te ulte njerezore ne dem te qeshtjes sone, unitetit, bashkimi dhe perspektives se gjeneratave te ardhshme.

Besoje qe ka ardhe koha e fundit te mbushemi mend dhe mos tu sherbejme perandoreve tane sundues qe u sherbejne te huajve e pushtuseve tane, ne dem te qeshtjes sone kombtare dhe ne dem te trojeve tona, por tu sherbejme atyre qe i sherbejne vendit, shtetit dhe kombit shqiptar.

Nuk eshte mire t`u behemi krah me asnje qmim, siq iu kemi bere krah deri me tani , per interesat tona personale politikaneve, intelektualeve klerikeve fetar dhe njerzeve egoiste, karieriste, kojtagjije, xheloze, inatqor dhe atyre qe urrejne. Kete veprim njerzor duhet ta bejme sa më pare, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb.

Egoizmi i kastes politike, intelektuale e fetare po i preke majat me te larta te pangopesise, duke vuar veten ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, intelektuale, politike, fetare e kambetare para shtetit e para kombit. Pa menduar fare qe po ia sjellin shkaterrimet ne mase pasurise kombtare, pa menduar fare per nivelin e larte te varferise qe ia kane sjelle atdheut, qe ia kane sjelle vendit stagnimin e zhvillimit te institucioneve te ndryshme ekonomike, shendetsore, arsimore e juridike dhe pa menduar se e kane fute maksimalisht perqarjen mes nesh si komb.

Nese me reformim te arsimit dhe me trajnim te mesimdhenesve kuptojme ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim e te mesimdhenesit dhe zavendesimin e tyre me permbajtje te reja, nuk mund ta bejne kete dytyre kaqe serioze e me vlere te madhe kombtare militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike e psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim dhe njohurite e mesimdhenesve qe i ka shkele koha ti zavendesojne ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe na derigjojne ne aspektin ekonomik, profesional e kadrovik.

Forma e sjelljes se njerezve sipas sjelljes se mbiunit te liderit te tyre, duke u mjaftuar me shijet, mendimet, idete, pikepamjet dhe sjelljet e tij, eshte treguar si jo e suksesshme, jo humane, shkaterruese, perqarese, nenshtruse dhe jo produktive mes njerezve te botes, mes njerezve te nje kombi, te nje regjioni, te nje komune, posaqerisht tek ne shqiptaret.

Konstatimi psikologjik i modelit psikodinamik e ka definuar boten e IDIT personal , si bote e pafundme deshirash te tij, EGON si bote e arsyes se tij per te bere perzgjedhjen e deshirave te mundeshme, te lejushme, te drejta e te ndershme dhe SUPEREGON si bote e nivelit te tij me te larte logjik, qe ka kapacitetin te kontrolloj deshirat qe dalin nga bota e IDIT te njeriut, ne bashkpunim me EGON dhe te bëjne frenimin e atyre deshirave qe shkelin mbi parimet e rregullave njerzore.

Ështe ne favor tone te kemi kujdes, qe ta ruajme baraspeshen e IDIT, EGOS, dhe SUPEREGOS, nese deshirojme jete te qete, te lumtur, te barabart, jete te ndershme e me dinjitet dhe jete pa qrregullime psikiko-emocionale, intelektuale e morale. I juaj, mësuesi Isë

 Sa më njerzisht, e sa më me vullnet, deshire e dashuri dhe sa më me këmbngulje e qendrueshmeri i qasemi pervetesimit te edukates, diturise dhe perkushtimit ndaj punes intelektuale, aq më njerzor, më te dijshem, me te edukuar, me te pergatitur dhe me te suksesshem na bejne ato.

Edukata, dituria dhe puna jane pasuri e pazavendesushme per secilin njeri, te cilat gjenden ne duarte e secilit. Secili mund t`i hudhe posht ato e te mos kujdeset fare per to, mundet edhe t`i mbroje, pervetesoi e ti persos ato gjate tere jetes.

Lum per ata qe nuk i hudhin posht, edukaten, diturine e punen dhe nuk i perbuzin por i mbrojne, i pervetesojne dhe i persosin gjate tere jetes!

Niveli i ulte i edukimit dhe i vetedijes se personit apo grup personash, qe ta kuptojne drejte e sa me objektivisht, se si duhet te zgjidhet nje situate problemore, sjelle pengese e veshtiresi te madhe per zgjidhjen e saje ne favor tonin personal, professional, familjar, institucional, shtetnor e kombetar, sepse situatat problemore, qe nuk kuptohen drejte, ato edhe nuk zgjidhen drejte, perpos qe veshtiresohen më shume.

Iluzionet si forme e deformuar e ndijimit dhe perceptimit tone, e shtremberojne tersisht realitetin duke na mashtruar shpesh qe gjerat e zeza ti ndiejm e perceptojmë si te bardha e anasjelltas.

Ti ndiejme e perceptojme dukurite e keqija si dukuri te mira, padrejtesine si drejtesi, pandershmerine si te ndershme, tradhtine, paftyresine si patriotizem, rrenen si te vertete, mashtrimet e humbjet si fitore.

Keto jane disa prej grackave te vetmashtrimit qe naj imponon iluzioni yne dhe iluzionet qe na imponohen nga tjeret dhe nga momente e situata te ndryshme.

Na duhet kujdes sa më i shtuar, qe mos te bijme viktime e ilizioneve tona ne radhe te pare, e ne radhe te dyte mashtrimeve iluzore qe na vijne qellimshem nga manipulusit e mashtrusit e ndryshem te kesaje bote, duke u nisur permes politikes manipuluse, fese, artit, kultures, ekonomise, edukimit, arsimit e marifetllyqeve tjera te shumta e te kamufluara me iluzione, si teknike e forte e mashtrimeve neper raste te ndryshme, nga larte poshte e anasjelltas, qe po prezentojne sidomos ne shoqerine tone shqiptare, duke na sjelle deme te medha e te pariparushme personale, profesionale, familjare, politike, kulturore, historike, ekonomike, juridike, shkencore e kombetare.

Keqpershtatja ne ballafaqim me faktoret e ndryshem natyror, shoqeror e shpirteror sjelle kokeqarje tek ne, sjelle stres, shqetesim, brengosje, konfrontim, frikesim, zemrim dhe hidherim, te cilet jane shkaktar nemer nje i qrregullimeve psikike.

Ata qe e meritojne falenderimin e respektin e popullit, duhet me doemos ta ndjekim rrugen e tyre njerzore dhe te mos shkelim me asnje kusht e me asnje qmim, mbi idealin e tyre, por ta japim edhe ne kontributin e njerzishem brenda mundesive tona.

Nuk eshte mire e as e ndershme per politikanin, intelektualin, analistin e ngjarjeve te ndryshme dhe gazetarin, te marrin pergjegjesi si te tille, nese nuk jane te afte e te gatshem te manifestojne menquri, guxim, drejtesi, respekt e ndershmeri ndaj atdheut, kombit dhe lirise se tij ne pergjithesi.

Kur shkollat tona shqipe, mesuesit e tyre dhe prisit e institucioneve te arsimit e edukimit, nga niveli qendror, rajonal, komunal dhe lokal mbushen mende dhe e kuptojne se eshte e domosdoshme per interesat tona kombtare, qe te investohet sa më pare e pa hezitim ne gjetjen e talenteve te ndryshem neper shkollat tona , perkrahjen, stimulimin dhe zhvillimin e tyre, do të nxjerret nga kriza e kolapsi total kombi shqiptar dhe do te shpetoi nga injoranca e atyre qe gjenden ne balle te politikes e ne balle te institucioneve tjera.                                                                                                                     Me kete perzgjedhje mëse te qelluar e te domosdoshme, i japim mundesi e potencial te forte zhvillimit dhe perparimit te vendit, ne fushen e edukimit, arsimit dhe ne fusha tjera jetike te shtetit tone kombtar.
Investimet e natyres se tille, perpos qe jane te qelluara, ato jane te domosdoshme dhe urgjente per ngritjen e standardit jetesor te popullit shqiptar dhe perfaqesimit te tij më denjesisht ne bote.

Sjelljet tona politike, intelektuale e fetare ne nivel te vendit e ne nivel kombtar, shumicen prej tyre i karakterizon korrupcioni fund e krye, genjeshtra, jomenquria, perqarja mes nesh, i karakterizon nenshtrimi e perulja tersisht ne raport me nderkombtaret, ne raport me fqinjet tane pushtues, i karakterizon shkelja mbi ligjin dhe kushtetuten, manipulimi me institucionet e ndryshme shtetnore e private ne fushen e ekonomise, shendetesise, edukativo arsimore, juridike, kulturore e shkencore ne te dyja shtetet dhe ne mbare trojet shqiptare.

Eshte lehte te zemrohemi, friksohemi, hidhrohemi, xhelozohemi e te dashurohemi, por eshte shume veshtire me i menagjuar keto emocione drejte personave te duhur, ne mase, ne kohe, me arsye, ne menyre dhe ne situate te duhur. Qe nga koha antike eshte bere perpjekje dhe tani po behet nga filozof, pedagog, sociolog e psikolog te ndryshem, per ta gjete menyren më efikase te menagjimit tone emocional gjate jetes. Kemi nevoje secili prej nesh, kush më shume e kush më pak, per menagjimin sa më efikas te emocioneve tona, sepse mos menagjimi i duhur i emocioneve na shkaterron shendetin, familjen, karieren, autoritetin, raportet mes miqeve e familjareve dhe na shkaterron pasurine e jeten.

Te ai popull ku puna menagjohet nga papuntori, dituria nga i padijshmi, edukata nga i paedukuari, politika nga i korruptuari, feja nga pseudofetari, kultura nga i pakulturuari dhe historia e shkenca nga pseudohistoriani e pseudoshkenctari, vertete stagnon ne vend zhvillimi e perparimi i nje kombi dhe shkatrrohen te gjitha proceset e organizimit jetesor te njerzeve!

Derisa te shkojne bashke si mishi me kocken padituria, mendjemadhesia, krenaria, lakmia, mburrja, urrejtja, xhelozia, amoraliteti dhe tradhtia, tek shqiptaret, kurr nuk do te perparoje Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare qe jane nen pushtim.

Obligim moral, intelektual e njerzor e kemi te kujdesemi ne menyre sistematike, qe te bejme sa me pak gabime gjate ndijimeve e perceptimeve tona rreth botes se jashtme natyrore e shoqeror dhe asaje te brendeshme shpirtnore, nese e deshirojme nje jete me te sukseseshme, nese deshirojme njohuri sa me te peraferta ndaj nje realitetit te caktuar, nese deshirojme vizion e largepamesi sa me reale e objektive. Nese deshirojme qe puna dhe dituria jone te mbeshteten ne parimet univerzale te njohjes sa me te perafert te nje realiteti te caktuar te botes se jashtme natyrore e shoqerore dhe asaje te brendeshme shpirtnore.

Nese nuk e harmonizojme, ngrisim dhe nuk e persosim ne menyre te barabart jeten emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale, shendetesore e kombtare, me jeten ekonomike, ato perpos qe e luftojne njera tjetren per mbizotrim, na luftojne edhe neve fizikisht e psiqikisht.
Ky mos harmonizim ne fjale po deshmohet dita dites si armiku më i madh i njerzimit, shendetit dhe jetes se tij.

Nese nuk kemi bere e nuk bejme sa duhet per prinderit tane, eshte mese e kjarte se nuk bejme asgje edhe per tjeret, edhe per lirine, per kombin e per atdheun, sepse naj ka verbuar syt, tjetersuar mendjen dhe deformuar karakterin e personalitetin tone lakmia e padituria qe e shemtojn njeriun, duke vrapuar pas karierizmit dhe perfitimeve te pandershme personale.

Ne ate shtet ku shkilen vlerat njerzore, ligjet dhe kushtetuta, genjehet e mashtrohet populli, eshte e pa mundesdhme te behet jete e mire, e qete, progresive e me dinjitet.

Historia e politika qe e kane krijuar rrejshem pushtusit tane ne bashkpunim me tradhtaret e lakmitaret ne radhet tona, perhere, na ka genjyer e po na genjen, gjithnje ne dem te qeshtjes sone kombtare, teritoriale, fetare, politike, gjuhsor e kulturore. Kjo ishte dhe eshte vetgenjeshtra e madhe shumne shekullore,qe ia kemi bere vetit dhe po ia bejme per shkak te shkurtpamesise qe gati naj ka verbuar syte, shurdhuar veshet, tjetersuar mendjen, deformuar emocionet, karakterin dhe personalitetin tone, fatkeqsisht!

Nuk mund te kemi lumturi te qendrueshme, nese ate e mbeshtesim mbi padrejtesite qe ua bejme tjereve, mbi vlerat e ulta njerezore, mbi mashtrimet, degjenerimet e dyfytyresine, mbi korrupcionin, trafikimin e qenjeve njerezor, prostitucionin e dhunimet dhe mbi tradhetine kombetare.
Nuk mbijeton gjate lumturia nese perfshihemi nga ligesite e veset e ndryshme njerezore, te cilat u permenden më larte, per kundrazi na kthehen bumerang ato gjate jetes.

Sa shume jemi trete neper kohe, sa shume na kane ndare e perqare dhe sa shume na kane zhduk pushtusit tane, e sa pak kemi mesuar e po mesojme nga e kaluara, nga gabimet tona, te mos na perseritet më, historia me te kqija! Deri kur do te na zgjas kjo pergjumje?! Deri kur do te veprojme kaqe symbyllur, deri kure do te qendrojme pa e trazuar ndergjegjen tone personale, e kombetare, qe kemi mbete shume prapa ecjeve bashkohore, kemi mbete te pushtuar e te poshtruar nene pushtuesit grek dhe serbo-sllavo-ortodoks edhe ne ditet e sotme!

 

Sa shume ka ndryshuar e po ndryshon realiteti i Mitrovices dhe Kosoves Lindore, ne krahasim me porosine e tekstit te kenges se kengtares sone te dashur, e cila per shume dekada e frymezonte rinine kosovare dhe ia ndizte zemren dhe shpirtin flake per liri e pavaresi te Kosoves!

Jo vetem qe u nda Mitrovica, por ajo se bashku me teritorin verior te Kosoves u nda, u poshtrue, u neneshtrue e po poshtrohet duke u mbush me terroriste gjakpires serb, te ardhur nga serbia, mali i zi e maqedonia, si kriminel lufte, po dhunohet duke u mbush cep e m`cep me simbole qetnikesh e me qetnik barbar pushtues te Kosoves.

Po pastrohet dita dites Mitrovica dhe Kosova Lindore nga populli i saje autokton shqiptar dhe nuk po i lejojne te kthen ata ne trojet e shtepite e veta qe dy dekada me radhe dhe po u bejne presion politik e ekonomik edhe atyre pak shqiptareve qe kane mbete ende atje.

Po rrenohen dhe po largohen pllakat perkujtimore te çlirimtareve dhe herojeve qe e kane dhene jeten per lirine e saje, nen heshtjen e politikaneve tane, qe e firmosen edhe “zajednicen”, per tu dhene mundesi pushtueseve serb dhe Serbise, te tallen me shtetin e Kosoves dhe tia fusin flaken perbrenda ketij shteti dhe ti nenshtrojne shqiptaret ne trojet e veta, permes bekimit te politikes sone antikombetare ne bashkpunim me faktorin nderkombetare e europian.

Jo vetem qe u nda Mitrovica e Kosoves lindore, por iu ofrua edhe njeher ne mes te zemer se Kosoves, flaka dhe zjarri pervlues serb me ndihmen e politikaneve tane dhe me bekimin e europes e cila perher na ka ra thike pas shpine, edhe pse po vrapojne shqiptaret pas saje i madhe e i vogel, duke e ndjere veten evropian ashtu siq ishin europian para Europes dhe jane edhe tani më europian se sa europianet.

Jo vetem qe u nda Kosova lindore se bashku me Mitrovicen, po u ndane me shume se sa 12 mije hektare teritor te Kosoves, per tia dhuruar Malit te zi, u ndane mbi 4 mije hektar teritor i Kosoves, per tia dhuruar Maqedonise, thua se ne shqiptaret e Kosoves paskemi hyr dhunshem e me lufte ne teritoret e malit te ZI, Serbise, Maqedonise dhe Greqse, siq kane hyre ata ne trojet tona, te cilet i kane nene pushtim, me teper se sa 90% te tyre.

Derisa te qendrojme keshtu te heshtur dhe te durojme kete klase politike te na shes vendin, te na plaqkis pasurine, te na shtoi varferine dhe te na hasmeroi mes veti mbi baza partiake, e keqja nuk ka te ndalur dhe do te na shkaterroi edhe me tej, duke u thelluar thelle e me thelle ne realitetin e hidhur te shqiptareve. I juaj, mësuesi Isë