As sfinks e as njeri jane ata njerez qe nuk u kuptohen kurr mendimet, ndjenjat, sjelljet dhe qellimet e verteta qe i kane gjate jetes, sepse i maskojne ato dhe fshihen prapa maskave te veta.
Ata gjasojn her si djall e her si njeri, her si peshk i bardhe e her si gogol zi, as peshk e as njeri, per qudi gjysma e trupit djall e gjysma gogol i zij.
Sfinksave qe sipas mitologjise se lashte jane qenje me krah shpendi, me koke e gjoks gruje, me trup qeni e me bishte te gjarperit apo te nje kulshedre, ua ka mbylle syte kariera, egoizmi dhe serviliteti ndaj te huajve e ndaj pushtuesve, duke pranuar pa rezerve poshtrimin, neneshtrimin dhe pushtimin e fqinjeve tane, imponimin qe vije nga ta, e te huaj tjere, ne dem te qeshtjes sone kombetare, te cilet e marrin guximin ta bejne paqen mes Sfinksit shqipfoles dhe gjelatit te shqiptareve. Kjo fatkeqesi po percillet gjenerate pas gjenerate qe 2000 vite me radhe dhe si po duket nuk ka te ndalur mbyllja e syve, egoizmi dhe servilizmi i tyre per interesat e veta personale e grupore dhe per idete e qoruditura e te smuara qe i posedojne dhe te cilet pohojn vazhdimisht duke fyer genin e kombit shqiptare dhe perbaltjen e tije, me genin turko-aziatik, me genin latino-romak, greko-bizantin dhe me geni sllavo-ortodoks, edhe pse vete nuk kane gene te percaktuar dhe gjasojne her si djalle e her si njeri, her si peshk i bardhe e her si gogol i zi, as peshk e as njeri, per qudi gjysmen e trupit djall e gjysmen gogol i zij, duke vjedhe dhe shkaterruar vendin deri ne paskajshmeri.
Lexuesi im i dashur mos e fyej genin e kombit tend as me genin turko-aziatik, as me genin latino-romak, as me at greko-bizantin e as me genin sllavo-ortodoks, per interesat tuaja personale e grupore dhe per idete shkurtpamese e te qoroditura, siq i posedonjne sfinksat ne mesin tone kombtar. Nuk fajsohet tersia kombetare per nje grup mafiozesh qe anojn nga pushtuesit tane te vjeter e te tanishem.Ne ishim dhe jemi shqiptaro-Ilir dhe si te tille duhet ta konsiderojme veten dhe kombin shqiptar, te cilit edhe i takojme, e jo ta fyejm si eshte zi e me zi, sikur po e fyejn sfinksat tane qe jane as peshk e as njeri, as djall e as gogoll i zij, me koke e gjoks gruje, trup qeni dhe me bisht gjarperi e me bisht kulqedre. I juaj mësuesi Isë
Mendimet e veprimet e perditshme tonat sipas permbajtjes se tyre e formojne apo e deformojne dalngadal karakterin dhe personalitetin tone. Mendimet e veprimet qe i bejme gjate jetes, me permbajtje te mira apo te kqia qofshin ato, po me ate natyre permbajtjesh dita dites i ndertojne edhe tiparet e temelin e karakterit dhe personalitetittone. Sipas materialit qe e perdorim gjate te menduarit tone, formesohet temeli, tiparet e karakterit dhe personalitetit tone.
Ai temel dhe ato tipare te karakterit dhe personalitetit qe u bejne balle rrebesheve te kohrave te cilat vijne e shkojne dhe nuk perkulen e nuk shkatrrohen nga rrebeshet dhe fortunate e ndryshme qe i sjelle koha, e tregojne nje dore punetore, te shkathte, nje mendje te ndritur, nje shpirt e zemer bujare, qe e ka perzgjedhur me kujdese materialin e duhur, per ta ndertuar nje temel i cili personifikon po ashtu nje karakter e personalitet te mire e te forte.
Ata qe e kane ndertuar dhe e ndertojne ne vazhdimesi nje temel qe personifikon nje karakter e personalitet te forte e te mire, ne asnje menyre nuk perfshihen nga rrebeshet e ndryshme, qe vijne e shkojne neper kohe dhe interesat e veta nuk i realizojne me asnje kusht e me asnje qmim ne dem te interesave te tjereve dhe shkaterrimit te tyre, permes rruges se pushtetit, pozites qe e posedojne, permes genjeshtrave e mashtrimeve te shumta , permes premtimeve te rrejshme dhe permes verjes se kushteve te pandershme, viktimave qe presin ndihme dhe trajtim te drejte e te ndershem nga ata.
Si po duket ne mesin e shoqerise shqiptare dita dites po shtohet numri i atyre te cilet ndertojne temele te dobta gjate jetes , qe manifestojne tipare po ashtu te dobta e te kqija te karakterit dhe personalitetit te tyre, qe shkaktojne deme te medha mes individesh, familjesh, institucionesh, ku jetojne e veprojne ata dhe i shkaktojne deme te medha kombit ne pergjithesi dhe pasurise se tij ne veçantij. Te cilet i shkaktojne varferi vendit, papunesi, presion politik, burgosje e tortura qytetareve te pa degjushem dhe u shkaktojne atyre humbje totale te shprese per te punuar e vepruar, per te studjuar e perpruar dhe per te bere jete normale ne vendin e atedheun e vete.
Lexuesi im i dashur, per te gjithe vlene kujdesi i shtuar gjate formimit te mendimeve, ideve dhe pikepamjeve, ne baze te cilave manifestohen sjelljet, dhe menyra e ndertimit te tipareve te karakterit dhe personalitetit tone ne pergjithesi. I juaj, mësuesi Isë
Nga ndikimi i qarqeve te ndryshme politike e fetare anti shqiptare, atyre iu kanos rreziku i ndarjes, perqarjes dhe urrejtjes mbi baza fetare e politike dhe tjetersimi i trurit te tyre, te mendojne drejte e parimisht ne favor te qeshtjes sone kombtare. Disa prej shqipfolseve shkurtpames, egoist, hipokrit e cinik, garanci te vetme te kombit dhe mos asimilimin e tij e konsiderojn katolicizmin, disa ortodoksizmin e disa islamizmin dhe selite e tyre te shejta qe i perfaqesojne keto pikpamje te ndryshme religjioze fetare e politike, e jo bijeve tane e bijave qe ishin dhe jane te gatshem ta japin jeten per liri, per atedhe dhe per komb. Disa shqipfoles qe mendje, zemer, shpirt, bindje e dashuri i kane te orientuara drejte Vatikanit, Athines, Moskes, Beogradit e Stambollit dhe disa lakmitare te kultuqeve dhe karieres egoiste e te pasocializuar, po shesin mend ne emer te kombit dhe vlerave kombetare, humane, morale, sociale e njerezore, edhe pse vet nuk i posedojne personalisht, dita dites po i devalvojne e shkaterrojne ato, permes antivlerave.
Keto mbeturina nuk jane gje tjeter, perpos fatkeqesi ne mesin e shqiptareve, te cilet e qojne ujin ne mulli te hasmit e ne dem te qeshtjes sone kombetare, per interesat e veta te ulta e jo njerezore dhe per shkak te tjetersimit te trurit te tyre qe nuk ka mundesi tu funksionoi njerzisht e kombtarisht.
Lexuesi im i dashur, u ka dale boja tersisht atyre shqipfolseve qe mendojne edhe sote e kesaj dite, se shpetimi kombetar do te na vije prej te hujve, e jo nga forcat tona vetanake, nga puna e palodhshme, nga edukata njerzore e kombtare, nga dituria e shkenca, nga bijte tane te guximshem e bijat, qe jane te gatshem te sakrifikohen per liri e per atedhe, qe jane te gatshem ta luftojne korripcionin dhe te korruptuarit, padrejtesine ndaj qytetareve, padrejtesine ne punsimin e ture e kudo tjeter dhe luftimin e varferise e keqperdorimet e shumta te pasurise kombtare dhe faljen e saje pushtuseve tane .I juaj, mësuesi Isë
Iliret edhe pse e hoqen te zite e ullirit dhe u dermiten shume rende nga luftrat qe i benin me romak e greke, me gjithate vazhdonin t’i ruanin te gjalla, sikur para periudhes dhe gjate periudhes shume shekullore nene pushtimin romak e at bizantin, tiparet e tyre edukative, kulturore e civilizuese te kohes.
Iliret u gjenden per nje kohe te gjate nene ndikimin e fuqishem te administrates pushtuese dhe qytetrimit e edukimit romako-bizantin, por ata vazhdonin brenda mundesive qe ua lejonin rrethanatt te flisnin me gjuhen e tyre popullore, edhe pse gjuhe zyrtare ishte gjuha latinishte. Iliret i respektonin hyjnite e veta e jo te pushtueseve, i varrosnin te vdekurit ne menyren e tyre tradicionale. E ruanin veshjen popullore ilire dhe stoli te bukura, punuar e prodhuar nga mjeshtrit ilire. Femijet i edukonin sipas tradites familjare ilire dhe i emronin me emra ilire qe te njihen me lehte e mos te perzihen me emrat e pushtueseve latino-romak e greko-bizantin. E donin shkollen dhe ne ate kohe permendeshin gjimazet, shkollat fillore gramatikore, palestrat, ne te cilat mesohej edukimi ushtarak dhe shkethtesi te medha e te shumta per te luftuar, mesohej filozofia oratorike e gjera me rendesi te kohes, mesohej shkrim lexim dhe njehsim, kishte edhe institucione te larta arsimore(univerzitete antike), si ne Apoloni, Butrint e ne Durs. Respektonin shume doket dhe zakonet e veta popullore kudo qe gjendeshin. Respektonin organizimet shoqeroro-politike te fiseve te tyre e gjera tjera sipas zakoneve te tyre.
Tradita e ruajtjes se tipareve etnike ilire, qe karkterizonin vendin ku ata jetonin, mbeti shume e forte edhe tek arberit, ne saje te edukates popullore dhe edukates familjare, qe bartej brez pas brezi dhe ishte e niveleve te larta civilizuese te kohes, edhe pse ne te gjitha periudhat kishte bashkpuntor dhe tradhtar ne mesin e tyre, siq ka dhe sot, qe punonin e vepronin, punojne e veprojne ne favor te pushtuseve, e ne dem te atdheut, ne dem te gjuhes, kultures e zakoneve dhe ne dem te institucioneve edukativo-arsimore te popullit te vet. I juaj, mësuesi Isë
Qe nga pushtimi i ILIRISE ne shekullin e pare te kesaje epoke u ndaluan zyrtarisht, perdorimi i gjuhes, kultures, tradites dhe shkollave Ilire, Arberore e Shqiptare. Ne vend te gjuhes ilire u zyrtarizua gjuha latine e Italjane, gjuha greke e ajo sllave e dy perandorive pushtuese romako-bizantine dhe e princerve serbo-sllav, ne zonat ku ata e shtrine ndikimin e tyre politik, fetar e pushtues, nen perkrahjen e dy perandorive. Perandoria romake imponoi gjuhen latine, kishat dhe shkollat fetare katolike te derigjuara nga kleri i Romes, ndersa perandoria bizantine imponoi gjuhen greke dhe shkollat fetare ortodokse, kurse ne anen tjeter princerit sllav impononin gjuhen e tyre sllave dhe shkollat fetare ortodokse sllave te dirigjuara nga kleri i Bizantit, mjaton per ta kujtuar kodin e Dushanit kunder popullates arberore me besim katolik e islamik.
Ne kete menyre dhe sipas kesaj rrjedhe nis fillimi i shkaterrimit te gjuhes dhe kultures iliro-pellazge, shkollave, civilizimit dhe ne te gjitha fushat e organizimit jetesor te tyre ne pergjithesi, duke depertuar ndikimi i gjuhes, kultures, fese, kishave, gjamijave, teqeve e shkollave fetare te pushtuseve tane ne fjale. Per ta thelluar me tej pushtimin, keto dy perandori dhe princerit pushtues sllave, e perdoren me mjeshtri e me dhune elementin fetar si teknike pushtuse e maskuar me elementin e dinakerise dhe cinizmit te tyre kunder ilireve, kure u hoqe nga skena perdorimi i besimit pagan Iliro-pellazg, te cilet e besonin Zotin permes figurave hyjnore te diellit, tokes, ujit dhe ajrit dhe i luteshin Zotit permes gjuhes se vete.
Pas pushtimit te ILIRISE, popullates iu imponua ta besojne zotin permes krishtit dhe ti luten atij me gjuhen latine besimtaret katolik, me gjuhen greke e sllave besimtaret ortodoks, sepse keshtu i pranon lutjet krishti dhe ia dergon Zotit per ti pranuar ato lutje. Ne kete menyre pushtuesit romako-bizantin dhe sllavet pushtues, synim kishin ti humbin tersisht gjurmet e gjuhes iliro-pellazge, gjurmet e besimit pagan te ilirve, gjurmte e kultures, tradites dhe gjurmte e shkollave ilire, qe funksiononin nder te parat shkolla ne bote. Kjo mortaj e zeze pushtuese dhe shkatrruese zgjati per afer 14 shekuj me radhe.
Pas ketyre shekujve pushtim, erdhe mortaja tjeter pushtuse, Perandoria Otomane-turko-aziatike dhe ne skene zurtare doli imponimi i gjuhes turke, kultures dhe shkollave fetare islamike turko-arabe, per ta zbehe nga skena e perdorimit gjuhen tone te dashur shqipe, permes te ciles ruhej substanca jone kulturore e kombetare. Per ta shkaterruar sa me shume substancen gjuhesore, kulturore e kombetare shqiptare, pushtuesi otoman e zyrtarizoi gjuhen turke, besimin islam dhe shkollat fetare islame te derigjuar nga kleri i Stambollit, per tiu lute Zotit ne gjuhen persiane e arabe, tani jo besim ne Zotin permes Jezu Krishtit, por besim ne Zotin permes permes Hazreti Muhamedit. Pas shpalljes se pavaresis se Shqiperise, me 1912, fuqite e medha te europes ne Koferencen e Londres, e bene cope e grime, edhe njehere Shqiperine, siq e kishin bere më pare ne Kongresin e Berlinit dhe siq e kishin bere Ilirine e Arberin para, gjate e pas mesjetes, per ti shperblyer me tokat tona greko-sllavet e ballkanit, apo klyshet e dashur te Rusise, ku gjuhe zyrtare u imponua gjuha e kultura greko-sllave e fqinjeve tane pushtues, u imponuan edhe shkollat sipas sistemit politik e pushtues te tyre neper trojet tona. Ky realitet i hidhur po vazhdon edhe sote e kesaj dite duke e asimiluar popullin shqiptar permes ndalimit te gjuhes, permes ndalimit te shkollave shqipe, permes besimeve fetare, kultures greko-sllave, permes vrasjeve, perzenjes nga trojet tona, permes pushtimit dhe grabitjes se pasurise shqiptare ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, mos e harro kurr se pushtuesit tane latino-romak, greko-bizantin, sllavo-ortodoks, turko-aziatike dhe Europa plake, na asimiluan nje pjese dermuse te poopullit tone ne sllav, grek, latin e ne turqe, duke na shkaterruar me paramendim etnosin tone psikologjik dhe qenjen tone kombtare, permes zytarizimit te gjuheve te tyre, permes kultures latino-romake, sllavo-helene, turko-aziatik, permes ndalimit te shkollave shqipe, permes imponimit te feve, qe te na perqajne e te na sundojn sa me lehte ne bashkpunim me tradhtaret, lakmitaret, zuzaret, te padijshmit, klerik fetar e politikan te besimeve e partive te ndryshme qe gjendeshin e gjenden edhe tani ne rrjedhat e demshme per qeshtjet tona kombtar. I juaj, mësuesi Isë
Iliret kishin edukate dhe besim te veçante e te zhvilluar i cili cilesohej kulmi i kultures evropiane. Tek Iliret sikurse edhe tek popujt tjere antik, organizimi i procesit edukativo-arsimor behej neper qytete si qendra organizative. Neper keto qendra gjate periudhes skllavo-pronare, “kujdese te posaqem i kushtonin edukimit fizik, ushtarak dhe edukimit intelektual e punues”. Per kete process edukativo-mesimor,”flasin veglat e punes, mjetet e luftes, lodrat e femijeve te gjetura neper Tumulat Ilire”.
Iliret i çmonin jashtezakonisht llojet e ndryshme te shkathtesive ushtarake dhe “ kalerimin e persosur me kuaj, ku ne prekrenaret e tyre figuronte emblem e kalit. Keto deshmi gjenden qe nga shek. i V p.e.r”. Po ashtu “qe nga shek. i III p.e.r. gjenden pllaka bronzi me kuaj”. Po ashtu ka te dhena se Mbreti Ilir Bardhyli ne shek. IV p.e.r.“luftonte mbi kale edhe kur ishte ne moshen 90 vjeqare. Dardanet ne monedhat e tyre simbol te qmuar e kishin kalin. Nderkaq mbreti tjeter Ilir Genti shek. II p.e.r. studjoj efektin sherues te bimeve te ndryshme, nder te cilat i vecoi edhe vetite sheruese te nje bime qe e mori emrin sipas mbretit dhe shkenctarit Gent e cila quhej Gentiana“. Mbi kete baze te larte kulturore lindi edhe mbreteresha Teuta, e cila beri luftra te pergjakshme kunder luftrave pushtuese te romako-bizantineve. Qe mos te zgjerohem, se mbi kete baze ka patur edhe shume mbreter Ilir.
Krejte kjo qe u tha me larte, deshmon se edukimi dhe arsimi i Ilireve ishte nje veprimtari e vetedijshme shoqerore dhe e organizuar mjaft mire. Iliret ishin gurgdhendes te forte ku edhe sote e kesaje dite gjallerojne neper trojet tona kullat e medha dhe te forta ndertuar prej guri dhe keshtjellat e famshme. Iliret ishin prodhues keramike, punues metalesh, ndertimtare te dalluar anijesh luftarake, ishin mjeshter te dalluar te artizanateve dhe adhurues te edukates esteike qe dalloheshin ne arte,muzike dhe oratori.
Femijet e Ilireve qe nga lindja e deri ne moshen 6 vjeqare edukoheshin dhe mesoheshin ne gjiun familjar, ku rolin kryesor ne edukim dhe besim ne simbolet fetare e luante nena, e cila konsiderohet e barabart me burrin dhe per kohen ato demonstronin fuqi te barabart me ta dhe deshire te madhe per pune po ashtu si burrat. Besimi fetar ishte i perqendruar ne figurat e shejta dhe reale, si dielli, toka ajri dhe uji, permes te cilave e besonin zotin si krijues i ketyre elementeve te madhirshme e te shejta te gjithesise, pa te cilat nuk do te kishte e nuk do te kete ekzistenece bota e gjalle bimore, shtazore dhe ajo njerezore ne rruzullin toksor.
Femijet e moshes 7-11 vjeqare „ shkonin ne shkolla fillore gramatikore ku mesonin shkrim lexim dhe njehesim. Mjetet per te shkruar ishin tabelat e vogla prej druri dhe te lyera me shtrese dylli. Veglat e mprehta metalike apo kockat ne forme lapsi, sherbenin per te shkruar. Perdorej papirusi edhe pergameni, per te shkruar ne to, e sidomos me pene te ndertuar nga puplat e shpezeve qe ngjyheshin ne boje“.
Te rinjte e moshes 12-14 vjeqare,“ edukoheshin dhe arsimoheshin neper Palestra, ku i kushtohej rendesi e madhe edukimit fizik e shendetesor, nepermjet ushtrimeve gjimnastikore dhe atletikes, duke i kalite te rinjet sa me te fuqishem, te qendrueshem, te shkathte dhe me nje trup te bukur prej nje atleti“.
Rrethe moshes 15-16 vjeqare,“ te rinjte vazhdonin shkollimin neper gjimnaze ku kujdese te vecante i kushtohej pergatitjes ushtarke nepermjet vrapimit, kercimit, hedhjes se shtizes dhe diskut duke bere edhe gara te ndryshme sportive. Po ashtu ne keto gjimnaze pervetesohej arsimi letrar, filozofik, politik dhe juridik, permes njerezve me te ngritur te kohes“.
Ne moshen 18-20 vjeqare,“ pergatiteshin te rinjte dhe persoseshin sa me shume ushtarakisht per mbrojtje te kufijeve neper qytete ku jetonin“.
Po ashtu kishte edhe institucione te larta arsimore univerzitare antike si „ne Apoloni, Butrint dhe Durs. Ne keto univerzitete jepnin mesim dijetaret me te zotet te kohes ku i mesonin studentet ne fushen e gjuhes, filozofise, oratorise dhe letersise“.
Ne historine e Ilireve, vende te rendesishem zene edhe luftrat e tyre te shumta qe ishin plote rezistence duke luftuar balle per balle me romako-bizantinet, qe ta mbrojne Ilirine e tyre te dashur, tokat, shkollat, kulturen dhe simbolet e tyre fetare. Kjo rezistence zgjati per me shume se sa dy shekuj me radhe, derisa u pushtua tersisht Iliria ne vitin 49 te eres sone, apo ne funde te gjysmes se par te shekullit te pare, te eres sone. Pas shekullit te pare e tutje, cdo gje qe ndodhi me shkollat e Ilireve, me kulturen, besimin dhe simbolet fetare te tyre, u be me qellime kryesore te asimilimit te popullit Ilir dhe atije shqiptar, nga secili pushtues qe patem fatin jo te mire, te na pushtojne. Keto pushtime po vazhdojne edhe sote e kesaje dite per gjysmen e trojeve tona edhe pas 20 shekujve pushtim.
Lexuesi im i dashur, eshte koha e fundit ta mesojme historine tone neper shekuj, sa me drejte e sa me real, qe ta qesim ne drite se kush ishin pellazgo-iliret dhe kush shqiptaro-arberoret si pasardhes te tyre. Sa siperfaqe tokesore ne km katror patem para se te pushtohej Iliria nga romako-bizantinet, e sa km katror na kane mbete sote. Keto te dhena qe i kam ofruar lexusit permes shkrimit tim, mund ti gjeni edhe më gjersisht ne librin e Dr. Hajrullah Koliqit: Historia e arsimit dhe mendimit pedasgogjik shqiptar, ne kapitullin e par te ketij libri, i cili mbane titullin: Edukata dhe arsimi i Ilireve, fq. 29 deri ne fq. 42
I juaj mesuesi Ise
Ne trevat shqiptare osmanet themeluan institucione te shumta fetare per ta perhapur besimin dhe kulturen arabo-islame ne dem te kultures dhe gjuhes se shqiptareve, e ne favor te asimilimit dhe tjetersimit te tyre. Per ta objektivizuar synimin qe e kishin osmanet, me urgjence filluan ti perhapin xhamijat neper trojet shqiptare, per tu bere konkurence kishave ortodokse e katolike, si “ Xhamia e Sunkur Çaush Beut ne Manastir, viti. 1434, Xhamia e Sulltan Muratit II ne Shkup, viti 1436, Xhamia e Is`hak Beut ne Shkup, viti 1438”, Naser Ramadanit: Depertimi Osman ne Maqedonij dhe zhvillimi i arsimit… “Hana e re”, 1419\ 1998, fq. 73. Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut ne Prishtine, viti 1461, Xhamija e Iljaz bej Mirahorit ne Korçë, fundi i shekullitXV, Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, fq. 72 Osmanet happen edhe shkolla fetare pran gjamijave e teqeve apo brenda tyre, si mejtepet apo shkolla filestare islame, medreset apo shkollat e mesme e te larta islame, si dhe bibliotekat pran tyre. Ne keto shkolla perveq besimit islam dhe edukimit moral, nxenesit mesonin edhe gjuhen persiane, arabe e turke. Turqishtja ishte gjuhe zyrtare e pushtusit osman, ne dem te gjuhes shqipe. Nxenesit perveq mesimit te ketyre gjuheve dhe besimit islam, mesonin edhe letresi me tradite nga gjuha persione, arabe e turke. Mesues neper keto shkolla apo mejtepe e medrese te shumta qe ishin perhape neper trojet shqiptare, ishin hoxhallaret qe e merrnin besueshmerin nga kleri islam i Stambollit per ta ushtruar kete detyre neper shkolla islame, medrese e mejtepe qe ishin haper per shqiptaret ne trojet e tyre gjate mesjetes e deri ne shpalljen e pavaresie se Shqiperise ne vitin 1912. Ne shekullin e XV- XVIII, populli shqiptar dhe trojet e tyre u ndane sipas tri feve: Islame, ortodokse dhe katolike. Bartesit dhe drejtusit e arsimit te asaje kohe ishin kisha katolike e ortodokse, kleri katolik e ai orodoks dhe xhamijat e kleri islamik. Ne trojet shqiptare te veriut ishin shkollat katolike, ku mesimi mbahej ne gjuhen latinishte e italishte me shkrim latin, mesues ishin prifterit katolik. Ne trojet shqiptare te jugut, ishin shkollat ortodokse, ku mesimi mbahej ne gjuhen greke e at sllave sipas nevojes, mesues ishin kleriket ortodoks. Shkollat osmane u perhapen ne te gjitha trojet shqiptare, ku mesimi mbahej ne gjuhen osmanishte me shkrim arab, mesues ishin hoxhallaret. Ne trojet shqiptare funksiononin vetem shkollat e huja osmane, katolike dhe ortodokse te derigjuara nga te huajte. I juaj, mësuesi Isë
Synim i shkollave fetare katolike ishte kundershtimi i perhapjes se shkollave fetare ortodokse dhe kultures helene e besimit fetar ortodoks ne trojet shqiptare dhe mbrojtjen e perhapjen e dioqezave katolike dhe kultures latino-romake ne Ballkan e ne trojet shqiptare. Per kete synim Kisha e Romes dergonte ne trojet shqiptare misionar te Urdherit te Benediktineve gjate shekullin e IX. “Ne pjesen veriore te Arberise murgjit francez Benediktin u vendosen ne vitin 1236 fillimisht ne Shirgj pran Shkodres, ne manastirin e Shen Argjendeve, ne Durres ne vitin 1278 nen mbrojtjen e Karl Anzhuit, ndersa brenda ne Shkoder per here te pare u vendosen ne vitin 1345”, Dhori Qiriazi, vep. Cit.,fq. 68, cituar nga Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar. Kuvendet qe u themeluan ne peshkopatat e Tivarit, Dursit, Shkodres etj., u bene qendra te rendesishme per pehapjen e kultures letrare, gjuhesoredhe besimit krishten katolik te latino-romakeve, ne trevat shqiptare te besimit katolik, duke perhapur me fanatizem dorshkrime te moqme e te shejta, veprat patristike dhe veprat klasike,si Ciceronin etj, qe ta latinizojne sa më shume popullaten arberore. “Urdheri franqeskan u vendos ne qytetin e Durresit, viti 1283. Per stabilizimin e katolicizmit ne trevat veriore te Arberise, rol kryesor luajti Kryepeshkopata e Tivarit, themeluar nga papa Grigori VII, viti 1073- 1080, nga e cila varej, jo vetem Shkodra, por edhe peshkopatat katolike te Krujes, Skurjes, Pultit, Drishtit, Shasit, Ulqinit, dhe Sadres”, Dhori Qiriazi, vep. Cit. Fq. 68, cituar nga Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e mendimit pedagogjik shqiptar, fq. 51. Kryepeshkopata e Tivarit me peshkopatat tjera katolike, luajten rol te madh ne edukimin e shqiptareve te besimit katolik sipas kultures, gjuhes dhe besimit krishten latino-romak, duke patyr synim gjithnje latinizimin e tyre. Urdheri i dominikaneve, themeluar ne shk e XIII nga Shën Dominiku dhe urdheri i françeskaneve, themeluar nga Shen Franqesku, u perhap gati ne te gjitha trevat ku jetonin shqiptaret, per ti bere rerzistence perhapjes se kishave ortodokse dhe helenizimit e besimit ortodoks te shqiptareve, duke zavendesuar me perhapjen e latinizimit permes besimit krishten katolik. Gjitha keto synime beheshin nen diktatin dhe nen percjelljen e kishes kotolike ne Rome. I juaj, mësuesi Isë
“Per mbrojtjen dhe perforcimin e ortodoksis ne trevat shqiptare rol te veçant lujti Patrikana e Ohrit na viti 1019\20, ecila fillimisht kishte nen administrim 31 peshkopata, pastaj edhe peshkopatat bullgare, te Moldavise, te cilat ishin edhe qendra te arsimit e te kultures. Ne kishen e lindjes, veç kesaje patrikane autoqefale, te tilla ishin Patrikana e Pejes dhe Patrikana e Qipros. Me kerkesen e Patrikanes se Konstantinopojes, Patrikanen e Ohrit e suprimoi Sulltan Mustafa i III, i cilki ne vitin 1767, e futi nen administrimin e Patrikanes se Stambollit. Gjat shek.XVI-XVIII, shkollat ne trevat shqiptare, sikurse edhe ne trevat tjera te Ballkanit dhe më gjere ishin kryesisht shkolla kishtare dhe drerjtoheshin nga kleri kishtar orodoks… Ne trevat ortodokse shqiptare dominonin shkollat greqishte e sllavisht, te cilat gjuhe ishin edhe gjuhe liturgjike. Gjuha shqipe nuk kishte status te tille. Shkollat ne trevat shqiptare ishin nen ndikimin e madh te kulktures greko-bazantine dhe sllave. Qendra te kultures greko-bizantine ne trevat shqiptare ishin, Ohri, Kruja dhe Berati, ndersa ndikimi i kultures sllave ishte më i fuqishem ne trevat e shqiptareve te veriuit ne kohen e sundimit te princave serbë” Dr. Jashar Regjepagiq: Zhvillimi i arsimit dhe sistemit shkollo… fq.13 “Nder kishat më te rendesishme te kultit bizantin ne trevat shqiptare ishin: kisha e Shen Mëri Vllahernes, kisha e Shën Triadhes, kisha e Shen Mëhillit ne Berat, kisha e Kurijanit ne Fier, kisha e Shen Mëris ne Pojan te fierit, kisha e Kosines ne Permet, kisha e Loboves se Kryqit ne Gjirokaster, kisha e Mermirajt ne Orikum te Vlores, kisha e Shen Klementit ne Oher etj”. Hysni Myzyri( redaktor pergjegjes): Historia e Shqiperise dhe e shqiptareve, Prizren, 2001, fq. 49 “Shkollat ortodokse( greqisht dhe sllavisht ) ne trevat shqiptare ishin kryesisht shkolla elementare. Planet e programet e ketyre shkoll;ave nuk ishin unike, nxenesit mesonin greqisht e sllavisht aritmetiken, leximin e veprave kishtare dhe klasike. Mesues ne keto shkolla ishin kleriket ortodoks te cilet mesimin e zhvillonin ne kishe. Mesimi ishte thellsisht Skolastik. Nnxenesit mesonin vjersha fetare dhe kenge kishtare” Dr. Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe mendimit pedasgogjik shqiptar fq. 50 Shkollat ortodokse nuk ishin shqiptare por ishin greke ose sllave te hapura ne trevat e shqiptare te besimit ortodoksper, qe ndikonin me te madhe ne helenizimin dhe sllavizimin e shqiptareve. I juaj, mësuesi Isë
Shkollat dhe edukimi e arsimimi mesjetar i arberoreve ishin te lidhura ngusht me kishat ortodokse e katolike dhe më vone, edhe me gjamijat islame, te varura e te derigjuara nga Konstantinopoja, Vatikani dhe Stambolli. Popullata gati tersisht ishte analfabete qe nuk dinte shkrim e lexim. Njerze te shkolluar ishin kleriket me pak perjashtime edhe nga ana e tjereve. Mesues neper keto shkolla qe hapeshin afer kishave apo brenda tyre ishin kleriket. Pas ediktit te Milanos- 313-. “Qe me ndarjen e Perandorise Romake ne fund te shekullit 14, ne Perendimore e Lindore, historia e krishterimit ne trevat shqiptare ka qene e gjitha e karakterizuar nga nderthurja dhe lufta ndermjet dy ndikimeve luhatese te kishes latine dhe te asaje bizantine. Krishterimi ne shqiperi formalisht i referohet Romes deri ne shekullin e VIII, por, pastaj i drejtohet juridiksionit te Patrikanes se Konstandinopojes”, Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar Dr Hajrullah Koliqi, faqe 47. Ne mes kishes katolike te perendimit dhe kishes ortodokse te lindjes kishte divergjenca dhe rivalitet te madh, sidomos ne gjysmen e dyte te shekullit 11, i cili rivalitet u manifestua edhe ne trevat arberore, ku ne trevat veriore arberore u riafirmua kisha katolike. “Perpjekjet kombngulese te kishes se Romes zgjaten deri ne vitin 1255 per t`a zgjeruar sa më shume numrin e dioiqezave ne trevat arbrore”, Dhori Qiriazi, vep. Cit., fq. 59. “Lekundje te tilla ne zbatimin e riteve Lindore apo Perendimore verehen gjate shek. XI- XV. Papa ne vitin 1303 qortonte peshkopin e Tivarit qe nuk ka marr masa kunder klerit te pa disiplinuar te albaneve” Historia e mendimit pedagogjik shqiptar”, Prof. Dr. Hajrullah Koliqi, fq. 47. Ne rreethana divergjente gjate mesjetes zhvillohej edukimi e arsimi mesjetar i arbroreve, qe ishte kryekput edukim e arsimim fetar krishten katolik e ortodoks, i cili lidhej dhe varej nga urdherat e ndryshem te misionareve te institucioneve ku zhvillohej edukimi dhe arsimi fetar ne trevat arberore.“Ne kete qeshtje rol te veqant luajten benediktinet, formuar nga Shen Benedikti – 480- 543- me liturgji e shkrim latin dhe bazilianet, formuar nga Shen Bazili, me liturgji bizantine me shkrim grek dhe sllav. Perdorimin e shkrimit dhe te gjuhes sllave ne punet e ndryshme fetare e lejoi papa Gjoni VIII, ne vitin 880, ky veprim konstatohet ne letren qe papa Gjoni ia dergo princit te Moravise, ne qershor te vitit 880, i cili lejon perdorimin e shkrimit sllav qe e ka zbuluar Konstantin Filozofi dhe gjuhen sllave ne liturgji dhe rekomandon qe ne ate gjuhe te predikohet shkenca e krishtit dhe… te gjitha ritet tjera kishtare”. – J. Hamm: Starasllovenska gramatika, Zagreb, 1970. Fq. 31, ofruar ne librin e prof Dr. Hajrullah Koliqit, historia e mendimit pedagogjik shqiptar, fq47. Vlene per te theksuar dhe perqendruar vemendjen e lexuseve te dashur te ketij shkrimi, se” nga shek. IX- X, arberit perdornin alfabetin latin, grek dhe sllav, ku ne shekullin XIV- XV gjuha sllave behej gjuhe kancelarie , edhe e disa familjeve bujare arberore, si tek Muzakajt qe komunikonin mes tyre me gjuhen grerke, Balshajt perdornin latinishten dhe sllavishten, Karl Topia dhe Kastriotet perdornin greqishten, latinishten dhe sllavishten, edhe pse sllavishtja nuk i arriti permasat e gjuhes greke dhe asaje latine ne trevat arberore( shqiptare)”, Dhori Qiriazi. Vep. Cit. Faqe 61, cituar nga Prof, Dr. H. Koliqi. Gjuha shqipe neper shkolla, sipas dokumentave te ndryshme qe flasin per shkollat fetare, katolike, ortodokse e islamike gjat mesjetes, nuk eshte perdor zyrtarisht neper kancelari te ndryshme e as neper kisha, ku mesonin arberoret dhe edukoheshin ne frymen e fese krishtene katolike e ortodokse, sepse nuk ishte zyrtarizuar si gjuhe e barabart me gjuhen latine, italjane, greke e sllave, nga kleri katolik, ortodoks e islamik. I juaj, mësuesi Isë
Ligesite tona personale, familjare dhe ato kombetare qe 2000 vite me radhe i kemi paguar e po i paguajm me jeten, me gjakun, me nderin, me neneshtrimin, me peruljen dhe me poshtrimin tone ndaj pushtueseve, duke u sorrullatur pas ideve dhe pikepamjeve te disa intelektualeve, politikaneve dhe fetareve, te cilet shesin mend , edhe pse nuk kane per veti. Keta far kuzhinjer mendimesh te niveleve te ulta, me fukarallekun e tyre intelektual, politik, moral, human, social, kombtar, mbushur shpirtin plot me lakmij, shemtije, tradhtij dhe gojen plote europe, duke u shit si europian para popullit tone te ngrate, edhe pse vete jane mese paku europian, edhe pse vete nuk kane tru, nuk kane shtat e nuk kane shpirt e kulture europiane, qe ta gjejne veten mes saj dhe tia pergatisin vendin dhe pozicionin popullit shqiptar si komb i barabart me kombet tjera, e jo si komb i ndare e i coptuar, si komb i varfer e i masakruar, si komb i majorizuar e i turperuar, sipas apetiteve te fqinjeve tane pushtues, e sipas apetiteve te Europes, e cila i shperblei fqinjet tane, me tokat dhe me gjakun tone, per hater te Rusise dhe interesave te veta.
Ne si komb nuk kemi nevoj te gervallemi siq po gervallen disa qorbagjinje tane politik, intelektual e fetar, me gojen plot qorbe bajete per europen, por kemi nevoje ti tregojme europes dhe botes mbare permes pune, dije, nderit, drejtesise, guximit kombtar per barazimin e te drejtave tona si komb ne mesin e kombeve tjera te Europes e Botes, ashu siq ishim dikur para te gjitheve europian dhe i kemi dhene shume Europes per te mbete Europe e jo Azi, sepse kemi derdhe gjak shum per ti mbrojte trojet tona dhe per tu deshmuar se jemi nderi kulminat i europes, jo si popull pushtues e shkaterrues i fqinjeve tane, jo si dhunues, poshtrues, vrases i femijeve, grave dhe pleqeve e te rinjeve te pafajshem te fqinjeve tane, por ishim popull mbrojtes nga fqinjet pushtues e shkaterrues te qenjes sone kombetare, edhe pse kete mbrojtje e kemi paguar me nje takse te madhe qe e ka parapar Europa tua vej si kusht shqiptareve, per ti shperblyer klyshte krishten sllavo-otodoks te ardhur ne Gadishullin tone Ilirik.
Lexuesi im i dashur, kuptoje njeher e mire, se Europa nuk ka nevoje per qorbagjinje qe e sterpikun dhe e perlyjn me qorben e tyre bajate ate, sepse mjafte eshte e zhytur me gjorbat e veta po ashtu bajate. Ne europe, o duhet te shkojm me dinjitet kombetar, si komb i barabart me tjeret, o duhet te zhdukemi fare, te mos jetojme si popull i nenshtruar, i poshtruar, i sunduar, i coptuar nga Europa ne gjashte pjese si shperblim i fqinjeve tane gjakatar dhe uzurpus te trojeve tona me ndihmen e Europes plake. I juaj, mësuesi Isë
“Shtat artet e lira qe perdoreshin neper shkollat e mesjetes”- Septem artes liberales- Sistem i lendeve mesimore, qe praktikoheshin ne shkollen e periudhes se mesjetes, e qe ndahej ne dy cikle: 1.”Trivium”- tri rruge: gramatike, retorike dhe dialektike, 2. “Kuadrivium”- kater rruge: aritmetike, gjeometri, astronomi dhe muzike. Monopolizimi i arsimit nga kisha beri qe keto lende te reduktoheshin ne njohuri shume te kufizuara dhe elementare. Ajo i vuri keto lende ne funksion te pervetesimit te teorise dhe praktikes se fese kristiane. Gramatika konsiderohej si shkence qe sherben per te kuptuar librat kishtar, Retorika per tu ushtruar ne predikime fetare, dialektika per te zhvilluar debate me heretiket, muzika shtjellohej nga kisha vetem per ti percjelle lutjet fetare. Lendet tjera mbeten vetem sa per sy e faqe. Matematika perdorej per njehsim elementar, astronomia dhe gjeografia, mbeten nen meshiren e kishes, duke patur kujdese qe mos te futen thelle ne zubulime astronomike e gjeografike, sepse ato fshehtesi jane kompetence e Zotit. Ne periudhen e Rilindjes Europiane keto lende moren karakter laik. Secila mendje e shendosh e kupton se shkollat fetare katolike, ortodoikse dhe islamike te themeluara ne emer te shqiptareve, sa kane qene te lira te ushtrojne mesim kualitativ per interesa kombtare, sa kane patur mundesi te zhvillojne ate mesim ne gjuhen shqipe, dhe sa mundesi ka patur nje klerik qe ka marr bsueshmerine nga kleri, te shpjegoi ne nivel te duhur dhe per interesa kombtare “shtat artet e lira”- Septem artes liberales, nen diktatin e klerit qe kishte reduktuar marrezisht vlerat shkencore e edukative te atyre lendeve qe jane parapar per shkollat e mesjetes! Edhe nje here po e potencoi me deshiren qe mos te keqkuptohem se po anoi nga shkollat islamike fetare te shqiptareve duke vuar ne pah rendesine e tyre e duke nenvlersuar rendesin e shkollave fetare ortodokse e katolike te shqiptareve. Te gjitha keto shkolla e kane patur te njejten vlere fetar per kohen e tyre, qe synim e kishin ta perhapin sa më shume fene te ciles edhe i perkisnin e qe shkaktonin nje perqarje te madhe mes shqiptareve. I juaj, mësuesi Isë
Fjalimet, pikpamjet, qendrimet dhe veprimet e politikaneve, intelektualeve, klerikeve fetar, prisve te shoqatave homanitare, kulturore e shoqerive civile, e deshmojne sakte synimin qe e kane, nivelin e menquris, ndershmerise, humanizmit, njerzishmerise, drejtesise, te vertetes dhe atdhedashurise qe e posedojne, me te cilin nivel e synim u imponohen edhe qytetareve ne jeten e perditshme. Demagogjia politike, fetare e intelektuale e disave po e korrupton, dehomanizon, po e amoralizon dhe po e shkaterron dita dites realitetin tone politik e kombtar, njerzor e humanitar, kulturor, shoqeror e fetar, po e shkaterron edhe unitetin mes nesh.
Me kete nivel pikpamjesh, qendrimesh e sjelljesh, nga struktura politike qe e kemi ne balle te skenes, nga struktura e disa intelektualeve qe i kondojne hymne politikes ne fjale dhe struktures te disa klerikeve fetar, priseve qe gjenden ne balle te shoqatave te ndryshme e shoqerive sociale e civile, duke manipuluar ne emer te tyre, po u ipet shanse gjithnje e më shume pushtueseve tane dhe nderkombetareve, te tallen me ne dhe te bejne eksperimente, si me minjte eksperimental per leverdite e tyre. Edhe populli e bane pjesen e fajte te tij qe nuk eshte vigjilent, duke e lejuar nje gjendje te tille dhe duke e toleruar prodhimin e nje politike qyqare, kuislinge te verbuar e pa ndjenja njerzore, duke lejuar tu duartrokitet, te shperblehen, e tu ndahen mirnjohje atyre intelektualeve, qe iu kane vardise politikes se dites, i sherbejne asaje, i thurin lavde e hymne dhe e mbrojne marrzisht ate, duke e ngritur deri ne qiell. Eshte nivel i ulte i vigjilences sone tu shkohet masivisht prapa klerikeve fetar, qe nuk u ka mbete aspak vetedije e edukate kombtare, aspak atdhedashuri, por me koke e kemb, me zemer e shpirt jane te orientuar nga Vatikani, Athina e Stambolli, thua se Zoti eshte pozicionuar neper ato qendra. Është mjerim i madh per nje popull qe u shkon prapa dhe u duartroket atyre politikaneve, intelektualeve, klerikeve fetar, priseve te shoqatave e shoqerive te ndryshme civile dhe veteraneve te luftes, qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerzore, kombtare, humane, morale e intelektuale, qe jane zhveshe nga ndjenja e mbrojtjes se interesave kombtare e qytetare, duke u fokusuar tersishte ne mbrojtje te interesave personale. Është mjerim i madh per nje popull, tu shkoi pas e tu durtrokas atyre qe jane zhveshe tersisht nga ndjenja njerezore ,humane e kombtare e mbrojtjes se integritetit te trojeve tona etnike dhe mbrojtjes se integritetit e autoritetit te vellezerve e motrave tona nga torturat, burgosjet, vrasjet, perzenjet prej shtepive te tyre dhe nga gjenocidi qe ushtrohet mbi ta nga ana e Serbise, Malit te Zi, Maqedonis dhe dhe nga ana e Greqis, edhe pse ata jetojne ne trojet e veta etnike. I juaj, mësuesi Isë
Organizimi i brendshem i procesit edukativo-mesimore ne shkollat tona, ka mbete pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta beje ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik ne krye me pedagogun dhe psikologun e shkolles. Pa kete percjellje profesionale, eshte e pamundesdhme te evitohen dukurite negative ne sferen e organizimit te procesit mesimor, ne sferen e disiplines se nxenesve dhe suksesit te tyre ne mesim, ne vijushmerine e rregullt te oreve mesimore, ne paksimin e mungesave te nxenesve e te arsimtareve neper ore, ne pergatitjet me shkrim te arsimtareve, ne cilesimin dhe notimin e rregullt e te drejte te nxenesve, ne permiresimin e raporteve dhe bashkpunimit te nxenesve mes veti, ne bashkpunimin arsimtare nxenes dhe arsimtareve mes veti, ne bashkpunimin shkolle familje dhe ne permiresimin e sjeljeve te nxenesve, e qeshtje tjera jetike ne shkolle.
Edhe pse eshte folur shume per reformat ne arsim dhe ne shkolle, u be pak apo aspak, sepse gjendja e saj ne vend qe te perparoje ka stagnuar fare dhe here here po degradon prapa. Kam bindjen time personale per reformen e cila i ngjau nje eksperimentimi spontan apo i pa planifikuar dhe i pa pergatitur njerzisht e profesionalisht, se sa nje hulumtim i cili duhet te kete synime te kjarta se ku do te arrije, a mund te arrije, me kë te arrije dhe me cilat kushte realizohet reforma ne edukim, arsim dhe ne shkollen shqipe.
Dekada e pare e reformes ne arsim, pas lufter clirimtare te Kosoves, ka filluar te cilesohet si e deshtuar me perpjekje te kota dhe jo profesionale per reformimin e arsimit dhe shkolles. Kur e them kete, mbeshtetem ne pervojen time profesionale, shume vjeqare ne arsim dhe po ua ofroje disa konstatime personale:
-Reformat e arsimit dhe edukimit ne Kosove ia hoqen shkolles sherbimin profesional pedakogjik e psikologjik, qe sherbente brenda e jashte saje. Sherbimin qe e kishte hale ne sy politika serbo-jugosllave para luftes. Po me kete alergji ndaj ketij sherbimi vazhdoi edhe UNMIKU, me pashajn e tij Daksner, duke e rrenuar pervojen e shkolles sone qe e kishim ndertuar me plot mund e sakrificae te meadha, dekda me radhe. Per ta vazhduar amanetin e politikes fashiste serbo-jugosllave, UNMIKU me pashajn e tij Daksner i meshoi furishem me shpaten fashiste te tij dhe si me shkop magjik e mbylli Entin Pedagogjik te Kosoves, qe fuknsiononte më pare dhe i largoi nga puna njerzit qe e benin detyren e vete sipas pergjegjesive qe kishin ne Entin pedasgogjik te Kosoves dhe entet rajonale e komunale. Fatkeqesisht te njejten rruge te pashajt daksner e vazhduan edhe shqipfolesit apo perkthyesit e tije, qe moren pozita te larta ne arsim pa merite. Kjo sjellje alergjike ndaj punes shkencore pedagogjike e psikologjike neper shkolla, fatkeqesisht po percillet edhe sote, ne emer te reformave ne arsim e edukim, nga politikanet burokrat e te korruptuar te arsimit, ne dem te drejtave profesionale e njerzore te vendeve te punes se pedagogeve e psikologeve te Kosoves, te cilet shkollohen e aftesohen profesionalisht per qeshtje te ndryshme te edukimit dhe arsimit qe zhvillohet neper shkollat tona dhe per probleme tjera qe dalin brenda e jashte shkolles! Keto reforma kane shkuar aq large duke thelluar te keqen deri ne vrasje mes nxenesve, deri ne vrasje te mesueseve nga ana e prinderve, e shume marifetllyqe qe po e poshtrojne dita dites shkollen shqipe dhe vlerat e cilesite e saje edukative-mesimore.
-Organizimi i brendshem i procesit edukativo-mesimore ne shkollat tona, ka mbete pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta beje ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik ne krye me pedagogun dhe psikologun e shkolles. Pa kete percjellje profesionale, eshte e pamundesdhme te evitohen dukurite negative ne sferen e organizimit te procesit mesimor, ne sferen e disiplines se nxenesve dhe suksesit te tyre ne mesim, ne vijushmerine e rregullt te oreve mesimore, ne paksimin e mungesave te nxenesve e te arsimtareve neper ore, ne pergatitjet me shkrim te arsimtareve, ne cilesimin dhe notimin e rregullt e te drejte te nxenesve, ne permiresimin e raporteve dhe bashkpunimit te nxenesve mes veti, ne bashkpunimin arsimtare nxenes dhe arsimtareve mes veti, ne bashkpunimin shkolle familje dhe ne permiresimin e sjeljeve te nxenesve, e qeshtje tjera jetike ne shkolle.
-Procesi i organizimit edukativ mesimor, e domosdoshme eshte te jete më i konsoliduar mbi baza shkencore pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, qe parasheh permiresimin ne vazhdimesi rreth fushes se edukimit fizik e intelektual, moral, social, estetik, human, punues, profesional, teknologjik, kibernetik, kompjuterik, shendetsor ekonomik, juridik, kombtar e fusha tjera me rendesi jetike per misionin e shejte te shkolles shqipe, pa te cilat fusha , arsimi dhe edukimi yne ne pergjithesi e ai kombtare ne veçanti , do te konsiderohet i manget, i devalvuar qe nuk premton kenaqshem per nje te ardhme më te mire, i cili nuk ece ne hap me kohen dhe kerkesat e saje. Shkolla shqipe eshte e domosdoshme te jete sa më large sistemeve injorante politike te kohes, e sa më e konsoliduar mbi baza shkencore pedagogjiko-psikologjike, dhe mbi kerkesat bashkohore kombtare e njerzore qe konkurojne ne tregun e kohes, nese ka synim ta arsyetoi veten dhe misionin e saje te shejte, se eshte nje leve thelbsore e jetike per ti quar perpara proceset e edukimit, arsimit dhe proceset e ndryshme shoqerore, politike, kulturore, historike, shkencore e kombtare.
-Kur e them kete, e kam mendimin tek shumica e punetoreve te rinje, te cileve u mungon pervoja pedagogjike qe ti qasen ne menyre profesionale organizimit te procesit edukativo-mesimorr ne lendet e tyre. U mungon pervoja qe ti perdorin ne menyren me efikase mjetet mesimore, format, teknikat, metodat dhe parimet sa me racionale gjate organizimit te punes se tyre profesionale. U mungon pervoja ti respektojne ne menyre profesionale etapat e nje ore mesimore kur kane zhvillim, perseritje dhe ushtrime, te cilat etapa nuk kuptohen sa e si duhet nga nje pjese e dukshme e stafit mesimdhenes. Sa do te ishte i nevojshem sherbimi pedagogjik tu dale ne ndihmes kesaje pjese te stafit mesimor, qe ta ngrite sa me shume cilesine dhe efikasitetin ne organizimin e procesit edukativo-mesimor.
-Cilesimit, vlersimit, testimit e notimit te nxenesve rreth ketyre reformave e trajnimeve, ne vend qe ti rritet efikasiteti, cilesia, qasja objektive e reale dhe trajtimi profesional pedagogjik, psikologjik e metodologjik, ai po bie dukshem duke u shnderruar ne nje fushate pa kriter gjate notimit dhe cilesimit, qe ne esence e ka simpatine, antipatine, njoftesine, familjarizmin, qe mos te them edhe korrupsionin (miton). Kete gjendje jo te lakmueshme ne shkolle nuk e percjelle askush ne menyre profesionale, per tia ndale turrin e metejshem kesaje dukurie devijante e shume negative per mesimdhenesit, shkollen, menagjusit e saje, DKA-te dhe Ministrine e Arsimit.
-Bashkepunimi shkolle-familje ne trojet shqiptare ka ra dukshem, apo nuk ekziston fare, sepse menyra e bashkepunimit behet pa kritere profesionale, vetem sa per sy e faqe, qe ti behet me dije prinderve se e kane apo nuk e kane suksesin e mire ne mesim femijet e tyre, se jane apo nuk jane te disiplinuar, se vijne apo nuk vijne me rregull ne mesim dhe sjelljet i kane apo nuk i kane te mira, pa hy fare ne analizen e shkaqeve permes marrjes e dhenjes se informacioneve nga te dyja palet, qe e kane sjelle nxenesin ne ate gjendje dhe pa ndermarre kurfare masash profesionale qe te permiresohen ato dukuri te padeshirueshme ne baze te informacioneve te marra e te dhena per femiun nga familja dhe per nxenesin nga shkolla. Kete bashkpunim e vë ne binar normal vetem sherbimi profesional pedagogjik e psikologjik i pedagogut dhe psikologut te shkolles.
-Trajtimi i nxenesve ne shkolle eshte nje trajtim i ftohte zyrtare, ku vetem kerkohen rregulla nga nxenesit, e shume pak rregulla plotesohen ne favor te tyre nga ana e shkolles.
Nxenesve u mungon ndihma dhe trajtimi profesional nga ana e shkolles, qe te merret dikush me kerkesat e tyre dhe ti trajtoje shqetesimet, brengosjet dhe problemet e ndryshme qe u dalin nga jeta e perditshme ne aspektin shendetesore, ekonomik, ne raportet mes antareve te familjes, mes shokeve e shoqeve, mes problemeve te ndryshme personale, ne raporte me arsimtaret, ne raport me suksesin ne mesim e shume e shume shqetesime tjera qe dalin nga ana e jetes se nxenesit ne shkolle, familje e jashte saje.
Trajtimi i nxenesve, behet ne baze ndeshkuese e jo ne baze profesionale pedagogjike e psikologjike nga ana e pedagogut dhe psikologut te shkolles, per ti gjetur shkaqet dhe per ti trajtuar pasojat ne menyre profesionale. Ky trajtim u ka mbete ne kompetence atyre, qe mese paku kane njohuri e zotesi te merren me to dhe ti trajtojne si duhet e me kompetence profesionale, sipas nevojes se nxenesve.
-Teksteve, literatures, mjeteve dhe planprogrameve mesimore, u mungon qasja profesionale e pergatitjes se tyre, u mungon paisja e tyre me teknologji boshkohorer pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodike e metodologjike, qe te perdoren më lehte e më racionalisht nga ana e mesimdhenesve gjate procesit te mesimdhenjes dhe nga ana e nxenesve gjate procesit te mesimnxenjes. Atyre u mungojne permbajtjet bashkohore te njesive e te temave mesimore, te cilat jane stervjetruar dhe nuk i plotesojne nevojat e nxenesve qe te jene më konkurent ne tregun e punes, nuk jane te pershtatshme per moshen e nxenesve dhe per nivelin e tyre te njohurive. Po ashtu mjetet e kabinetet mesimore ne shkolle jane te pamjaftushme per konkretizimin dhe racionalizimin e mesimit dhe shpeshhere edhe te papershtatshme sipas nevojes se lendeve te nryshme mesimore, qe shkaktojne deme te medha ne procesin e organizimit te mesimdhenjes, konkretizimit e racionalizimit te mesimit dhe ne procesin e mesimnxenjes efektive.
Te gjitha keto dukuri jane te domosdoshme te trajtohen ne menyre profesionale nga instalimi i sherbimit pedagogjikopsikologjik neper shkollat tona ne krye me pedagogun e psikologun. Sa me shume qe neglizhohet ky sherbim nga Ministria e Arsimit dhe nga komunat, shkollat tona gjithnje e me shume po thellohen ne nje anarki qe pak kush e kupton se ne cilen rruge po ecin e ku kan synim te shkojne.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe ta kuptojme sa me pare, se sherbimi pedogogjiko-psikologjik neper shkolla eshte nevoje e ngutshme dhe domosdoshmeri e kohes.
I juaj mësuesi Isë