Nese nuk e njohim te kaluaren tone personale,familjare dhe kombetare, e tashmja dhe e ardhmja jone eshte e zymte dhe jo premtuse. Po nuk mesuam nga gabimet, disfatat, rezistenca dhe trimerite e se kaluares individuale, familjare e kombetare, do te na perseriten te njetat vuajtje, te njejtat tradheti e tragjedi ne mesin tone individual, familjar e kombetar dhe do ti qesim ne harrese vlerat njerezore qe i kemi patur.                                                                                                                                                                                                                                                                Kaluan mija vjeqare e nuk mesuam e nuk u orvatem e nuk po orvatemi t`i njohim situatat qe i perjetuam neper shekuj e vite dhe te mesojme e te kalitemi, qe mos te na perseriten gabimet e te ligat tona prap dhe t`i perforcojme vlerat qe i kishim.                                                                                          Sa shume jemi trete neper kohe, sa shume na kane ndare e perqare dhe sa shume na kane zhduk pushtusit tane, e sa pak kemi mesuar e po mesojme nga e kaluara, nga gabimet tona, te mos na perseritet më historia me te kqija! Deri kur do te na zgjas kjo pergjumje?! Deri kur do te veprojme kaqe symbyllur, deri kure do te qendrojme pa e trazuar ndergjegjen tone personale, familjare e kombetare, qe kemi mbete shume prapa ecjeve bashkohore, qe kemi mbete te pushtuar e te poshtruar nene pushtuesit grek dhe serbo-sllavo-ortodoks edhe ne ditet e sotme?!                                                                Do ta turperojme veten, familjen dhe kombin tone, nese presim edhe metej, te naj rregulloi punet  Evropa e Amerika me fqinjet tane pushtues, te naj rregullojne punet tona te brendshme, nese më pare nuk perpiqemi t`i rregollojme vete e mos t`i shkaterrojme edhe më shume ato.                           Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha ta njohim te kaluaren tone te hidhur, te mesojme nga ajo, nese deshirojme ta ndryshojme gjendjen tone ne te tashmen e ne te ardhmen, qe ta kemi nje jete me te begatshme, me te dinjiteteshme dhe te lire. I juaj, mësuesi Isë

Nese gjate jetes mbizotron synimi yne i mendimeve dhe ndjenjave te kemi e te zotrojme sa më shume, kenaqesia e lumturia jone qendron ne epersine e pushtetit mbi tjeret, ne aftesine per pushtet, per te grabitur, varfruar, zhantazhuar, nenshtruar, poshtruar dhe vrare tjeret.                                                Nese synimi i mendimeve dhe ndjenjave tona shpirterore mbizotron qeshtjen,” te jemi”, e jo “te kemi”dhe “te zotrojme” sa më shume padrejtesisht e ne dem te tjereve, lumturia, kenaqesia dhe krenaria jone do te qendroi mbi temelet e forta te dashurise, respektit, mirkuptimit, solidarizimit, perkrahjes dhe sakrifices per tjeret, per lirine, per kombin e per Atedheun.                                                                                                                               Socializimi, humanizimi dhe kombtarizimi i mendimeve e i ndjenjave tona, synon mbizoterimin te jemi, e jo te kemi e te zoterojme sa më shume.           Ne shoqerine tone shqiptare, per momentin po mbizotrojne mendimet dhe ndjenjat e pasocializuara, e pahumanizuara dhe te pakombtarizuara.          Më pare duhet bere dallimin e mendimeve dhe ndjenjave tona rreth dukurise te kesh, apo te jesh. Atyre qe u mbizotrojne mendimet e ndjenjat per pasjen, zgjedhin vendin, shtetin, rajonin dhe kontinentin, ku do ta bejne jeten më te mire e do te knaqen. Atyre qe u mbizotrojne mendimet dhe ndjenjat per me qene, e jo te kene, jetojne aty ku kane lindur ne shtetin e vete dhe aty ku  kane jetuar te paret e tyre den baba den.                                    Lexusi im i dashur, kenaqesia, lumturia dhe dinjiteti më i madh gjate jetes qendron ne socializimin, humanizimin, kombtarizimin e mendimeve, ndjenjave e sjelljeve tona dhe berjen e jetes ne Atedhe. I juaj, mësuesi Isë

 

Sa jemi te varur te pavarur dhe te ndervarur nga tjeret, tregojne sjelljet tona gjate organizimit te jetes. Varesia dhe pavaresia jane procese te cilat duhet te tejkalohen qe te arrijme deri te ndervaresia, si virtyt me i larte njerezor i pjekurise. Qe ta arrijme kete virtyt, me pare duhet tejkaluar vareshmeria nga tjeret per me arrite te pavaresia.
Ne aspektin psikologjik varesia ne raport me tjeret eshte e preferueshme te tejkalohet pas moshes se pjekurise qe nenkupton perafersisht moshen 21 e deri te mosha 25 vjeqare. Disa individ e arrijne pjekurine e duhur e disa jo ne kete moshe. Ka individ qe nuk e arrijne pjekurine te pavaresohen nga tjeret edhe gjate gjithe jetes. Keta tipa njerezish, krijojne perhere aleanca te ndryshme me tjeret dhe jane te gatshem per tu sherbyer atyre ne çdo menyre, qe sa do pak ti plotesojne edhe interesat e tyre personale.
Niveli pak me  i larte i  pjekurise na dergon deri te pavaresia, ku manifestohen gjithnje e me shume aftesite dhe pjekuria jone personale, per te organizuar nje jete te nivelit pake me te larte, permes forcave tona si te pavarur nga tjeret. Kete nivel te pjekurise e arrijne ata persona qe merren me shume me veten e tyre se sa me tjeret. Te merremi me veteveten eshte mundesia e vetme, qe te arrijme sa me pare nivelin e pavaresise ne moshen e pjekurise sone. Edhe kjo arritje e pjekurise nuk eshte e mjaftueshme, edhe pse mund te tregohen disa suksese te lakmueshme personale. Pavaresia eshte nje proces ne vazhdim e siper dhe mjaft me vlere qe e dergon personin, familjen, shoqerine dhe kombin drejte ndervaresise ne raport me tjeret.
Ndervaresia eshte niveli me i larte i pjekurise personale, familjare, shoqerore dhe kombetare qe duhet ta kene per synim te gjithe.                                                                                                                                                                                                                                                                     Kure arrihet niveli i ndervaresise tek personi, familja, shoqeria dhe kombi, grumbullohen mundesi te medha fizike, intelektuale, ekonomike dhe politike tek secili qe tu japim me shume tjereve dhe te marrim po ashtu me shume nga tjeret. Pasi te arrihet niveli i ndervaresise se pjekurise njerezore nga personi e deri te kombi, nuk do te mbeshtetemi ne mosmarreveshje, konfrontime, kundershtime, perqarje, urrejtje, fyerje e etiketime kure komunikojme e debatojme mes veti si familjar, si shoqeri, si kolektiv e si komb, por do te mbeshtetemi ne mirekuptim, tolerance, bashkpunim, respekt e dashuri duke kuptuar se eshte e pamundeshme jeta si i pandervarur me vlerat e tjereve, pa te cilat nuk do te kishte kuptim jeta jone personale, familjare e kombtare. Kure e them kete, mendoj ne ate se individi, familja, shoqeria dhe kombi kane arrite permasat me te larta te vlerave te tyre fizike, intelektuale, sociale, morale, ekonomike, politike, fetare e kombtare, qe kane nevoje te gjithe per njeri tjetrin, familjen, kolektivin,shoqerine, shtetin dhe per kombin, qe te jetesohen sa me shume vlerat me te larta njerezore qe jane shendrruar ne virtyte dhe parime, per te bere nje jete me te mire e me dinjitet.
Procesi i varesise dhe pavaresise me doemos duhet te na dergoi secilin prej nesh deri te procesi i ndervaresise, si proces me i larte i pjekurise dhe zhvillimit njerezor. Kjo ecje parimore eshte e domosdoshme per te gjithe. Aty ku shkilen e nuk rrespektohen keto procese parimore, paraqiten deformime te shumta personale, familjare, shoqerore, kombetare dhe shtetnore gjate procesit te pjekurise.
Lexuesi im i dashur, nisja e ecjes drejte pjekurise tone permes nivelit te varesise mundeson qe te kalojme tek niveli i pavaresise, nese deshirojme te arrijme nivelin me te larte te pjekurise se ndervaresise, qe ka vlera më te larta njerezore per menagjimin e jetes personale, profesionale, familjare, institucionale, kolektive, shtetnore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë

Ndjenjen jo vetevetja dhe inferioritetin e kemi paguar shume shtrejte qe 2000 vite me radhe dhe po vazhdojme ta paguajme, jo veteveten dhe inferioritetin ne raport me tjeret edhe sote.
Jemi ndjere jo vetevetja dhe inferior per 13 shekuj ne raport me latino-romak e greko-bizantin, nen sundimin barbar te tyre, siq u ndjeme jo vetevetja dhe inferior edhe kur erdhen sllavet nga karpatet ruse ne gadishullin Ilirik duke i toleruar nga endacak qe ishin më pare, te shnderrohen ne pushtus barbare. Jemi ndjere jo vetevetja dhe inferior per gjashte shekuj pushtim turko-aziatik, njejte siq u ndjem me vone inferior e jo vetevetja ne raport me komunizmin ruso-sllav e serbo- jugosllav. Po ndjehemi edhe sot jo vetevetja dhe inferior ne raport me fqinjet tane pushtues, ne raport me Europen, Ameriken dhe ne raport me shtetet aziatike dhe Turqine.
Lexusi im i dashur, edhe çka duhet te ndodhe tjeter tek ne shqiptaret, qe tani e tutje te mos ndjehemi inferior dhe jo vetevetja ne raport me tjeret?! I juaj, mësuesi Isë

Per befasi, ne mesin e shoqerise sone kombetare, dita dites po zvoglohen ambicjet e njerezve te bejne jeten me ndere e me dinjitet, duke vrapuar qmendurisht pas pasurise, luksozitetit pa merite, ne dem te tjereve e ne dem te qeshtjes sone kombetare, plotesisht pa ndere e pa dinjitet fare.
Po rrallohen njerzit ambicioz qe i pervjelin duarte t`i pervishen punes me deshire e vullnet, permes forces vetanake ne bashkpunim te ndershem e te sinqert me tjeret, duke u mbeshtetur ne djersen e ballit, per t`i arritur te mirat e kesaje bote gjate jetes dhe duke ruajtur nderin e dinjitetin  e vete personal, familjar, kombtar e njerezor te te jetuarit.                                                                                                                                                                          Gjithnje e më shume po rrallohen njerezit, qe kane ambicje te bejne gare e konkurence per nje jete me ndere e me dinjitet, te bejne gare e konkurene per t`i sherbyer ndershem vetes, familjes, kombit e njerezimit mbare, te bejne gare e konkurence per t`i sherbyer ndershem dhe per ta quar perpara politiken, fene, shkencen, artin, lirine dhe kulturen te ciles i takojne dhe i sherbejne.                                                                                                                   Nuk i thuhet pasuri, jete me ndere e me dinjitet, nuk i thuhet  kulture e dije asaje qe e arrine njeriu me pune te pandershme, qe me ato te pandershme e ushqen dhe e rrite familjen e vete, nuk i thuhet pasuri, jete me ndere e me dinjitet asaje qe e arrine pa ndergjegje te paster dhe pa krenari, nuk i thuhet pasuri asaje qe arrihet pa djeresen e ballit duke i demtuar tjeret, duke e demtuar edhe pasurine kombetare.                                                       Lexusi im i dashur, te jesh i pasur, s`do te thote te kesh vetem pasuri materiale e monetare, por te kesh edhe jete me ndere e me dinjitet, jete te lumtur e te  qete, te kesh dituri e shendet, moral e humanizem, te kesh respekt e dashuri, mirekuptim e tolerance dhe bashkpunim  me tjeret, te kesh respekt per veten, familjen dhe per kombin. I juaj, mësuesi Isë

Sa shume kemi nevoje te paisemi me ilaqin më efektiv e te shkelqyeshem shpirteror te diturise, edukates, vullnetit, guximit, vendosmerise, dashurise, punes, mirekuptimit e bashkpunimit mes veti, pa te cilat nuk ka mbrojtje nga ndotjet dhe helmimet e shpirtit tone, nuk ka jete te shendetshme, te lumtur, te sukseseshme, te begatshme dhe me dinjitet  njerezor, nuk ka raporte te shendosha mes nesh si komb nuk ka unitet e perparim ne mesin tone familjar, shoqeror e kombetar.
Sa shume kemi nevoje ne shqiptaret te edukohemi, paisemi me dituri, te punojme, te duhemi, te respektohemi, te bashkpunojme, te ndihmohemi mes veti dhe te sakrifikojme e te punojme per njeri tjetrin, per vendin dhe per lirine tone, sepse pa keto virtyte mes nesh, do ta kemi veshtire dhe te pamundeshme, organizimin e nje jete normale, formimin e nje shteti me tradita kombtare, humane e njerzore qe i mbrone interesat e qytetareve te vete dhe kufijte e vendit, mes ketyre rrethimeve te vrazhda nga fqinjet tane pushtues, te cilet po bashkpunojne ngushte me tradhtaret e kombit shqiptar kunder interesave te shqiptareve.
Sa shume na duhet dashuria, puna, dituria, nderi, uniteti, drejtesia, vullneti dhe guximi mes nesh, qe ta fitojme me ndere, guxim e sakrifice lirine dhe pavaresine e trojeve tona, ne te cilat eshte derdhur gjak i madh per to nga paraardhesit tane.
Vertete shume probleme e shqetesime, brenga e shkaterrime, varferi e perulje po i sjellim vetit, familjes dhe kombit, permes ndotjeve dhe helmimeve shpirterore nga urrejtja, xhelozia, perqarja, fanatizmi fetar e partiak, lakmija e shemtuar, padrejtesia, pertacia, amoraliteti, hajnia, kriminaliteti, drogimi, trafikimi, dhunimi, e helme tjera, qe po na kanosen dhe dita dites po e shkaterrojne interesin tone personal, familjar dhe ate kombetare.
Lexuesi im i dashur, edukata, dituria, puna, vullneti, guximi, dashuria, uniteti dhe bashkpunimi, toleranca e mirekuptimi jane mese te domosdoshme mes nesh si komb, qe te sherohemi sa me pare nga ndotjet dhe helmimet tona shpirterore. I juaj, mësuesi Isë

Vertete duhet ti bejme pyetje më pare vetit e pastaj Europes dhe Botes mbare, eshte drejtesi, civilizim apo jo, eshte turp apo ndere i  Europes dhe botes mbare, me kete realitet te hidhur qe ua kane imponuar e po ua imponojne shqiptareve?!
Me cilen drejtesi, me cilin humanizem, civilizim, e moral pos arrogances  mund te arsyetohet ndarja e shqiptareve te Ulqinit, Plaves, Gusise, Malesise se Madhe, Hotit, Grudes, e shume fshatrave tjera, me kufi mes Kosoves veriperendimore, per tia dhuruar tokat e tyre Malit te zi?! Me cilin arsyetim perpos arrogances mund te arsyetohet tani dhenja e mbi 8200 hektareve toke malit te Zi?!
Me cilin arsyetim perpos arrogances mund te argumentohet ndarja e shqiptareve te Presheves, Medvegjes, Bujanovcit, Ternovcit, Tupalles e shume fshatrave tjera shqiptare me kufi mes Kosoves verilindore, me ia dhuruar tokat e tyre Serbise?!
Me cilen drejtesi, humanizem, civilizim, dhe me cilin moral pos arrogances munde te arsyetohet ndarja e shqiptareve te Shkupit, Tetoves, Kumanoves, Kerqoves, Struges, Prespes, Ohrit, Manastirit, Dibres dhe shume e shume fshatrave tjera shqiptare me kufi mes Kosoves juglindore dhe Shqiperise lindore, per tia dhuruar tokat e tyre Maqedonise se krijuar artificialisht nga synimet djallezore sllave me aminin e Europes?!                                                                                                                                                                                                                                                           Me cilin arsyetim pos arrogances mund te arsyetohet dhenja e më shume se katermij hektareve toke se fundmi, pa kurrfar shkasi?!
Me cilin arsyetim, civilizim, drejtesi e moral pos arrogances mund te arsyetohet ndarja e shqiptareve te Janines, Çamerise dhe shume fshatrave tjera po ashtu shqiptare, me kufi ndares mes Shqiperise Jugore, me ia dhuruar tokat e shqiptareve Greqise apo laraskes a dhelpres se “civilizimit” europian.                                                                                                                                                                                                                                                            Me cilin arsyetim pos arrogances fashiste antinjerzore mund te arsyetohet ndarja e Kosoves me Shqiperine, mes per mes trungut shqiptar dhe trojeve te tyre per ta shperblyer Serbine fashiste, qe sebashku me greket dhe ruset perhere kane qene ne pozicione fashizoide kunder shqiptareve dhe interersave te tyre?!
Me cilen drejtesi pos arrogances dhe çmendurise njererzore mund te arsyetohen ne ditet e sotit te kohes moderne, civilizimit europian e atij boteror padrejtesite, qe po u behen shqiptareve ne pergjithesi?!
Lexuesi im i dashur, me cilin arsyetim pos arrogances, nivelit te ulte edukativ, kulturor, moral, social e kombtar i kemi vuar veshet ne lesh ne shqiptaret dhe po pajtojme me kete gjendje kaqe te turpshme, te panjerzishme, kaqe  neneshtruese e poshtruese ne raport me kombin shqiptar, i cili eshte nder popujt më te vjeter dhe banor i gadishullit Ilirik, kur nuk kishte as sllav e as grek ne keto troje?! I juaj, mësuesi Isë

Atij qe flet ne emer te Zotit e vepron ne kundershtim me porosite e tij, atij që flet per vlerat e UÇK-së, por ne praktike i përbaltë ato dhe gjakun e deshmoreve, atij që flet e trumbeton per dinjitet, por i perkrah, bashkpunon, u sherben dhe i voton të padinjitetshmit, me i besuar atij që kërkon drejtësi, kurse ia jep voton dhe i sherben marrezisht të padrejtit qe shkel me dy kembet mbi drejtesine, atij që flete per besën e dhene, por e perkrah dhe bashkpunon me t’pabesin, atij që kërkon edukim e arsim cilesor, por e perkrah dhe e voton injorantin e arsimit, me i besuar atij që jeton n’varfëri, por i sherben dhe e perkrah  ate që e ka varfëruar, atij që është viktimë, por e voton, e perkrah dhe i sherben atij qe e ka viktimizuar dhe ia ka rrembyer te drejtat e tij, atij që kërkon ndryshim dhe progresivitet, por i perkrah, bashkpunon dhe i voton ata qe e pengojne dhe e shkaterrojne progresivitetin, me i besuar atij qe flete per moral, humanizem e qeshtje sociale, por hane e pine, i perkrah e bashkpunon me ata qe shkelin mbi moralin, humanizmin dhe mbi problemet e ndryshme sociale, me u besuar atyre qe gojen e kane plote patriotizem, por hane e pine, bashkpunojne, i perkrahin dhe i votojne shpiunet, lakmitaret dhe tradhtaret e vendit dhe kombit?!                                                                                                                                                                                                                                                         Lexusi im i dashur, kam ra ne halle kujt ti besoj, kuj tia jap voten, kujt ti sherbej, e me ke te bashkupunoi?! Te lutem sinqerisht me ndihmo! I juaj, mësuesi Isë

Mekati  më i  madh eshte t`i fshehim mekatet tona pas mekateve te tjereve, ne vende qe më pare t`i shqyrtojme mekatet dhe gabimet personale e te lirohemi prej tyre. Ky veprim fodull qone drejte gremines se pafund, nese vazhdojme t`i mbajme ne shenjester para syve tane gabimet dhe mekatet e tjereve dhe gabimet e mekatet tona t`i leme pas shpine, t`i maskojme dhe arsyetojme ato.                                                                                                            Edhe nese jemi te ngarkuar me veprime e mekate qe na qojne drejte gremines, ka raste qe pak ose aspak i ndjejme ato si dukuri negative e te shemtuara, qe meritojne te eliminohen rrenjesishte sa më pare nga skena e veprimit tone jetesor! Per kete dukuri negative e te shemtuar, populli e ka nje mendim te arte:” Mekatari, tek tjeret e sheh mekatin dhe gabimin më te vogel, tek vetja nuk e sheh as kalane e mekateve dhe gabimeve qe i bene gjate jetes”. Ekonomisti i njohur Adam Smith parashikoi se, “njerezit qe i mbivleresojne mundesite dhe aftesite e veta, bejne nje fodullek absurd me punen qe e kryejne, e cila vjene nga trillimet e mendjemadhesise qe kane per aftesite e tyre”.                                                                                                        Lexisi im i dashur, nuk eshte mire te merremi me gabimet dhe mekatet e tjereve, para se te lirohemi prej mekateve tona personale, nese nuk kemi deshire te ecim me vrap drejte gremines se pafund, qe te behemi cope e grime në te. I juaj, mësuesi Is

Çdo gje qe arrihet pa ndere, pa moral, pa drejtesi, pa dituri dhe pa pune ne dem te tjereve e interesave kombetare, eshte shkelje e rende mbi vlerat dhe virtytet njerezore e avansim i veseve te qoroditura, duke ecur ne te njetin rrugetim neper te cilin udhetojne maskarenjte e faqezinjte.                                                                                                                                                                                                                                                     Maskarenjte e faqezinjte  nuk e qajne koken per vlerat e virtytet njerezore dhe kombtare, sepse synim e kane arritjen e plotesimit te interesave te veta jo njerezore, pa marr parsysh shkeljen e nderit te vete personal, familjar, shoqeror dhe atij kombetar.                                                                         Maskarenjte e faqezinjte e kan model te te jetuarit, amoralitetin, pandershmerine, padrejtesine, hajnine, papunesine, paditurine, dhunimin e trafikimin e njerezve, vrasjen e tradhetine, pabesine e dinakerine, me nje fjale fillim e mbarim veprime te ndyra e te pioshtra ne dem te rrethit, shoqerise, familjes e kombit ne pergjithesi.                                                                                                                                                                                           Lexuesi im i dashur, pasuria me e madhe ne kete jete eshte ta ruajm nderin,fjalen, besen e dhene, moralin, drejtesine, punen, diturine dhe interesat tona te mos i plotesojme ne dem te interesave te tjereve e te kombit, qe ne mesin e tyre te jetojme njerezisht e kombtarisht,  mire e krenarisht dhe me dinjitet. I juaj, mësuesi Isë

Nuk arrihet suksesi pa e dite me saktesi se çfare deshirojme, pa e patur nje plan per te arritur ate qe e deshirojme, pa besuar ne aftesite tona personale per arritjen e gjerave te deshiruara dhe pa ia kushtuar kohen e duhur angazhimit per ti arritur ato.                                                                                                Nese na mungon dituria, emocionet, motivet, vullneti, deshira, ambicja, guximi, kembngulesia dhe dashuria eshte e pamundeshme të korrim suksese dhe t`i arrijme gjerat e duhura qe i deshirojme, kurse deshtimi eshte i sigurte dhe i pashmangshem.                                                                                       Dituria, edukata dhe dashuria jane stimulusit me te forte te emocioneve dhe motiveve tona, te vullnetit, deshires dhe ambicjes e te guximit dhe kembngulesise, pa te cilat nuk ka sukses.
Deshtimi eshte i pashmangshem nese na mungojne virtytet e permendura më larte, nese nuk kemi qellime e synime te percaktuara gjate jetes, nese nuk e kemi nje plan para vetit per t`i arrite qellimet dhe nese besojme se suksesi eshte rezultat i ” fatit” duke pritur te marrim nisma vetem atehere kure detyrohemi.
Lexusi im i dashur, deshtimi eshte i pashmangshem nese besojme se suksesi eshte rezultat i ” fatit ” e jo i percaktimit se çfare deshirojme, i pasjes se nje plani per realizimin e asaje qe e synojme, i besimit ne aftesite dhe forcat tona, i angazhimit te mjaftueshem dhe qendrushmerise e kembngulesise per t`i arrite dhe perjetuar fitoret e sukseseve te synuara. I juaj, mësuesi Isë

Ata që nuk mësojne te ecin me kohën u pelqen vendënumrimi, sepse më lehtë e kanë të ushqehen dhe të jetojnë mbi ecjet, perpjekjet dhe djersen  e tjereve. Ky soje i njerëzve të palevizshëm po mbizotëron skenën tonë publike e kombëtare.
Koha në të cilën po jetojnë disa, po e pengojne te vije edhe tek ne,  ata qe u pelqen vendnumerimi. Ajo kohe do te vije ndoshta, shume kohe pasi te hiqen vendnumruesit nga skena jone politike e kombetare, kulturore e shkencore.                                                                                                                       Nuk është mirë ta jetojmë kohën të vdekur per së gjalli, sepse vdekja për se gjalli nuk na meson te ecim me kohen, perkundrazi na lidh me pranga te vdekjes, që mos të shtegtojmë me kohen siq shtegtojne tjeret. Tek ata njerëz që nuk ndikon e kaluara, nuk mësojnë në të tashmen dhe nuk shqetësohen për një te ardhme ma te mire, kane vdekë për së gjalli në të tashmen dhe për të ardhmen.                                                                                  Nuk duhet ti vështrojmë gjerat e reja me sy të vjetër, por gjërat e vjetra duhet shiquar me sy të  rije, që t`i ndryshojmë për së mbari.
Nëse e arsyetojmë gjendjen në të cilën po jetojmë, nuk do ta bëjm kurr si duhet historinë tone si komb, sepse gjerat duhet ndryshuar perher ne favor të të jetuarit me dinjitet njerëzor duke ecur në hap me kohen.
Lexuesi im i dashur, e kemi obligim njerezor e moral, të mësojmë  me ecë me kohën, nëpër shtigjet sa më njerezore të jetës, sepse jeta do të na shtyp  persegjalli, nëse nuk mësojmë të ecim në hap  me kohën dhe kërkesat e sajë. I juaj, mësuesi Isë

Sa do më behet qefi kur te behen realitet ambicjet dhe idealet e shume bijeve dhe bijave më te shtrejte e më te mire te kombit qe jane bartur brez pas brezi shekuj me radhe neper gjenerata. Uroi qe forca e ketyre idealeve dhe ambicjeve te mbizotroj ne qenjen tone kombtare duke triumfuar mbi lajkataret, lakmitaret, te pabeset dhe tradhtaret e ketyre idealeve dhe ambicjeve, qe i kishin dhe i kane bijte dhe bijat me te shtrejte te kombit, per te cilat, shumica kane ra heroikisht, t`i bejne rerlitet ato!

Konstatimi psikologjik i modelit psikodinamik e ka definuar boten e IDIT si bote e pafundme deshirash te individit, EGON si bote e arsyes per te bere perzgjedhjen e deshirave te mundeshme, te lejushme, te drejta e te ndershme dhe SUPEREGON si bote e nivelit me te larte logjik qe ka kapacitetin te kontrolloj boten e deshirave qe dalin nga bota e IDIT te njeriut, ne bashkpunim me EGON dhe te bëj frenimin e atyre deshirave qe shkelin parimet e rregullave njerzore.

Ështe ne nderin tone te kemi kujdes te shtuar, qe ta ruajme baraspeshen e IDIT, EGOS, dhe SUPEREGOS, nese deshirojme jete te qete, te lumtur, te barabart, me dinjitet dhe pa qrregullime psikike.

Intelektualet qe vrapojne pas politikes dhe marrin grada e poste ne kuader te saje, nuk kane kohe te duhur, vullnet e deshire te mjaftushme te merren sa duhet e si duhet me diturine, edukaten, punen intelektuale- profesionale, por jane ne dispozicion dhe te gatshem perhere te sherbejne ne suazat e demagogjise politike, pa patur koncepcion te vete e te pavorur si intelektual per qeshtje te ndryshme politike, shoqerore, fetare, intelektuale e profesionale.

Sa më njerzisht, sa më me vullnet, deshire e dashuri dhe sa më me këmbngulje e qendrueshmeri i qasemi diturise, edukates dhe punes, aq më njerzor, te dijshem, te edukuar e te suksesshem na bejne ato. Dituria, edukata dhe puna eshte pasuri e pazavendesusheme, te cilat gjenden ne duarte e secilit. Secili mund t`i hudhe poshte e te mos kujdeset fare per to, mundet edhe t`i mbroje, pervetesoi e ti persos ato gjate tere jetes.

“Mesim, pune dhe sakreficë, suksesi eshte i sigurte”. Akademik, Skender Kodra

Atedheu nuk eshte vetem i lidereve politik te shqiptareve, por eshte edhe i popullit shqiptar. E mira dhe e keqja e tije na bjene hise te gjitheve. Per aq sa jane fajtor lideret politike shqiptare, qe i kemi ne balle te politikes sone, po per aq e më shume jemi edhe ne fajtor si popull, qe i durojme ne balle te politikes e cila po i rremih temelet e shtetit, po manipulon me teritore te Atedheut, po e shkaterron ekonomine, arsimin, shendetesine dhe drejtesine e ketij vendi dhe po e keqperdor bugjetin dhe pasurine e tije, duke varferuar ditadites kete popull dhe duke ia mbylle te gjitha rruget per perspektive dhe jete te lire e te qete ne atdhe.

Kryeminister mbaje fjalen qe e ke dhene, sepse nuk na duhen vizat , nuk na duhet asgje nga tjeret, as nga Europa, nese pu dashka ti blejme ato me trojet tona duke falur Atdheun pllame, pllame. Ma mire te vdesim e mos te rrojme fare Kryeminister duke i mbrojtur trojet tona, se sa te rrojme pa ndere e pa dinjitet si derra te knaqur, duke ua shite vendin nipave e mesave tona. Ngul kemb kryeminister e mbaje fjalen, sepse do t`na denoj e ardhmja e femijeve tane, nipave e mesave tona ne nivel kombetar dhe do te na denoi gjaku i deshmoreve qe eshte derdhur lum neper dekada e shekuj per ta mbrojtur kete vend!

Ngule kembe Kryeminister Haradinaj e mbaje fjalen ne mbrojtje te trojeve tona, sepse mund te trimerohet Maqedonija si mali i Zi e si Serbija, ti lyp edhe 4000 km katror toke te Kosoves, siq i mori më pare pa kurrfar problemi 4000 km katror, ne marrveshje me Beogradin rreth demarkacionit mes tyre. Kryeminister mund te trimerohet edhe Greqija ta marr jugun e Shqiperise, sepse keto projekte djallezore jane te kahmotshme dhe i kane ruajtur neper sirtaret e tyre te zyrave, edhe Serbija edhe Greqija sebashku me Europen, qe nga 1912, me te cilat projekte po lozin politiksht e ushtarakisht fqinjet tane pushtues, permes Aleances se tyre greko-sllave, nen direktivat e Rusise dhe heshtjes djallezore te Europes dhe disa komandanteve shqiptar te vete shpallur komandant, edhe pse nuk kane qene ne gjendje ta deshmojne veten si te tille, sikur disa komandante tjere qe e dhane jeten, moren plage te renda, dhane shume antar te familjes dhe u zhduken gati tersisht duke u perballur me armikun dhe duke e mbrojtur popullaten e pafajshme qe vritej si ne kasaphane nga fallangat serbe te cilat kaleronin neper trojet e fshatrat         shqiptareve.                                                                                                                                                                                                                                                           

Per shkak te menagjimit jo te mire e produktiv te mendimeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, na dalin prej doresh nje mori shansash, dhe talentesh qe i posedojme gjate jetes. Do te ishte zgjuaresi per ne, qe ti qasemi talenteve tona dhe ti zhvillojme ato me çdo kusht, te cilat do te jene te efektshme per nje jete te lumtur dhe per nje shendet te mire fizik e psikik.

Pa menagjimin e mire te forces se mendimeve, emocioneve dhe sjelljeve tona, nuk do te mund te bejme organizim racional, produktiv, human e njerzor te jetes sone personale, familjare dhe kombetare, brenda mundesive e kompetencave tona qe i posedojme, nuk do te kemi jete te qete e te lumtur, jete te lire e te pavarur dhe shendet te duhur e te mire.

Fat i keq per nje popull eshte kur ne balle te arsimit qendror, rajonal, komunal dhe lokal i ka te padijshmit, te paedukuarit, jo profesionalistet, te korruptuarit, te pandershmit dhe militantet e verbuar partiak.

Vlerat dhe antivlerat tona jane barazi me ate deshire qe na ve ne levizje, me vullnetin, guximin e karakterin te cilet formesohen sipas deshires sone, me veprat te cilat dalin prej menyres se deshires, vullnetit dhe karakterit qe e posedojme dhe me fatin qe kryesisht eshte i varur nga menyra e deshires, guximit, vullnetit dhe veprave tona qe i bejme gjate jetes, si individ, si familjar, si institucion, si shtet e si komb.

A mund te behet jete e lire, e qete, e begatshme dhe e dinjitetshme aty ku shkilet nderi kombetar, ku perbaltet patriotizmi dhe gjaku i deshmoreve te lirise nga tradhtaret, lakmiqaret dhe te korruptuarit?!

Nuk mundet te behet jete e qete, e lumtur dhe me dinjitet aty ku puna menagjohet nga papunetoret, dituria nga te padijshmit, edukata nga te paedukuarit, politika nga te korruptuarit, feja nga pseudofetaret dhe kultura nga te pakulturuarit!

Derisa te shkojne bashke mes veti si hija me trupin padituria, mendjemadhesia, krenaria, lakmia, urrejtja, xhelozia, amoraliteti dhe tradhtia, tek shqiptaret  kurr nuk do te perparojne Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.

Sjelljet tona politike, intelektuale e fetare ne nivel te vendit e ne nivel kombtar, shumicen prej tyre i karakterizon korrupcioni fund e krye, e paverteta, jomenquria, banaliteti e perqarja mes nesh, i karakterizon nenshtrimi e perulja tersisht antikombetare ne raport me nderkombtaret, ne raport me fqinjet tane pushtues dhe ne raport me politiken qe po prodhohet ne trojet shqiptare.

Me kete nivel politik te udheheqesve tane shqiptare, kudo ne trojet tona, po u ipet shanse nderkombetareve dhe fqinjeve tane pushtues te tallen me popullin shqiptar dhe te eksperimentojne si me mijnte qe eksperimentojne eksperimentuesit neper laboratoret e tyre per leverdite e veta.

Eshte per habi toleranca jone si popull ne nivel kombtar dhe heshtja mortore para prodhimit te nje politike qyqare, kuislinge, tersisht e verbuar, pa ndjenja kombtare e njerzore, e korruptuar kemb e koke, perplot kriminalitet e tradhti te interesave tona te perbashkta kombtare.                                                                                                                                                                                                                                                                Sa shume kane bere prinderit tane per ne! Po ne sa kemi bere e po bejme per ta?! Kete e kam kuptuar pasi jam bera prinde edhe une si ata, se shume pak kemi bere e po bejme per ta, ne raport sa kane bere ata per ne, edhe pse kam menduar gjithnje se i kam dashte shume prinderit e mij.

Nese ndalojme te marrim edukate e njohuri te matejshme, qe mundesojne rriten dhe persosjen e njohurive tona te pergjithshme dhe profesionale, sa po ta perfundojme shkollimin, i kemi izoluar te gjitha mundesite tona dhe ato vlera qe i kemi marr më pare ne gjiun familjar, ne shkolle, ne shoqeri e ne natyre gjate pervojes sone, dhe ia kemi hapur deren injorances, verberise, mos aftesise, urrejtjes dhe xhelozise, qe ta mbizotroje menyren e te jetuarit tone si individ, si familje e si komb.

Mesimi, edukata dhe dituria jone nis ne familje, nuk ndalet me perfundimin e shkolles dhe vazhdon gjate gjithe jetes, me iniciativen tone personale e kolektive ne mesin shoqeror, duke i kuptuar fshehtesite e botes natyrore, shoqerore dhe asaje shpirterore, per ti zoteruar e adaptuar sa më mire ato e per ti perparuar e perforcuar njohurite, shkathtesite e shprehite qe i posedojme per favoret tona deri ne perfundim te jetes.

Sa shume jemi trete neper kohe, sa shume na kane ndare e perqare dhe sa shume na kane zhduk pushtusit tane, e sa pak kemi mesuar e po mesojme nga e kaluara, nga gabimet tona, te mos na perseritet më historia me te kqija! Deri kur do te na zgjas kjo pergjumje?! Deri kur do te veprojme kaqe symbyllur, deri kure do te qendrojme pa e trazuar ndergjegjen tone personale, familjare e kombetare, qe kemi mbete shume prapa ecjeve bashkohore, qe kemi mbete te pushtuar e te poshtruar nene pushtuesit grek dhe serbo-sllavo-ortodoks edhe ne ditet e sotme?!

Do ta turperojme veten, familjen dhe kombin tone, nese presim edhe metej, te naj rregulloi punet Evropa e Amerika me fqinjet tane pushtues dhe te naj rregullojne punet tona te brendshme, nese më pare nuk perpiqemi t`i rregollojme vete e mos t`i shkaterrojme edhe më shume ato.

Kaluan mija vjeqare e nuk mesuam dhe nuk u orvatem e nuk po orvatemi t`i njohim situatat qe i perjetuam neper shekuj e vite dhe te mesojme e te kalitemi, qe mos te na perseriten gabimet e te ligat tona prap dhe t`i perforcojme vlerat qe i kishim e te mesojme nga gabimet tona qe i kemi bere dhe po vazhdojme t`i bejme.

Nese gjate jetes mbizotron synimi yne i mendimeve dhe ndjenjave te kemi, e jo te jemi, kenaqesia e lumturia jone qendron ne epersine e pushtetit mbi tjeret, e jo ne dashurine e sakrificen per tjeret. Sa shume njerzve u mbizotron mendimi e ndjenjat te kenë më shume, e jo te jene më njerze.

Nese synimi i mendimeve dhe ndjenjave tona shpirterore mbizotron qeshtjen,” te jemi”, e jo “te kemi”dhe “te zotrojme” sa më shume padrejtesisht e ne dem te tjereve, lumturia, kenaqesia dhe krenaria jone do te qendroi mbi temelet e forta te dashurise, respektit, mirkuptimit, solidarizimit, perkrahjes dhe sakrifices per tjeret, per lirine, per kombin e per Atedheun.

Kenaqesia, lumturia dhe dinjiteti më i madh gjate jetes qendron ne socializimin, humanizimin, kombtarizimin e mendimeve, ndjenjave e sjelljeve tona dhe berjen e jetes ne Atedhe.

Socializimi, humanizimi dhe kombtarizimi i mendimeve e i ndjenjave tona, synon mbizoterimin te jemi, e jo te kemi e te zoterojme sa më shume.

Nisja e ecjes drejte pjekurise tone permes nivelit te varesise mundeson qe te kalojme tek niveli i pavaresise, nese deshirojme te arrijme nivelin me te larte te pjekurise se ndervaresise, qe ka vlera më te larta njerezore per menagjimin e jetes personale, profesionale, familjare, institucionale, kolektive, shtetnore e kombtare.

Procesi i varesise dhe pavaresise me doemos duhet te na dergoi secilin prej nesh deri te procesi i ndervaresise, si proces me i larte i pjekurise dhe zhvillimit njerezor. Kjo ecje parimore eshte e domosdoshme per te gjithe. Aty ku shkilen e nuk rrespektohen keto procese parimore, paraqiten deformime te shumta personale, familjare, shoqerore, kombetare dhe shtetnore gjate procesit te pjekurise.

“Domosdoshmeria e ndryshimit te thelle te njeriut qendron jo vetem si kerkese etike ose fetare, jo vetem si nje nevoje psikologjike, e kushtzuar nga natyra patogjene e karakterit social qe ekziston tani, por dhe si kusht i domosdoshem i shpetimit te gjinise njerzore”- Te kesh apo te jesh – Erih From

Edhe çka duhet te ndodhe tjeter tek ne shqiptaret, qe tani e tutje te mos ndjehemi inferior dhe jo vetevetja ne raport me tjeret?!

Po ndjehemi edhe sot jo vetevetja dhe inferior ne raport me fqinjet tane pushtues, ne raport me Europen, Ameriken dhe ne raport me shtetet aziatike dhe Turqine.

E vlefshmja, shpirterorja e perzemerta regjistrohet thelle ne kejtesen e njeriut dhe gjalleron brenda tij, edhe kur trupi e shpirti i atyre qe ka lene gjurme tek ne, nuk eshte afer nesh. Neve na duhet ti rikujtojme, perforcojme dhe ti ndrisim edhe më shume ato vlera gjate jetes. Kjo mundesi e mrekullushme eshte ne doren tone deri ne ato momente qe jemi gjalle dhe e kemi per detyre ti ngrisim e ti ndrisim vlerat e secilit, duke u nisur nga prinderit tane, e më gjere tek njerzit qe kane vlera njerezore. Ne kete menyre i mbajme afer e brenda zemres sone njerezit qe kane vlera dhe i dojme e i respektojme.

Tendenca e disa politikaneve, klerikeve fetare, intelektualeve, luftetareve te lirise, biznismeneve ne mesin e shoqerise sone shqiptare dhe tendenca e te gjithe atyre, qe po perpiqen shume te shnderrohen ne mbinjerze, aq më shume çnjerzor po i bene dhe atë pak njerzishmeri qe kishin, vete po e fundosin ditadites.

Gjithnje e më shume po rrallohen njerezit, qe kane ambicje te bejne gare e konkurence per nje jete me ndere e me dinjitet, te bejne gare e konkurence per t`i sherbyer ndershem vetes, familjes, kombit e njerezimit mbare, te bejne gare e konkurence per t`i sherbyer ndershem dhe per ta quar perpara politiken, fene, shkencen, artin, lirine dhe kulturen te ciles i takojne dhe i sherbejne.

Te jesh i pasur, s`do te thote te kesh vetem pasuri materiale e monetare, por te kesh edhe jete me ndere e me dinjitet, jete te lumtur e te qete, te kesh dituri e shendet, moral e humanizem, te kesh respekt e dashuri, mirekuptim e tolerance dhe bashkpunim me tjeret, te kesh respekt per veten, familjen dhe per kombin.

Vertete shume probleme e shqetesime, brenga e shkaterrime, varferi e perulje po i sjellim vetit, familjes dhe kombit, permes ndotjeve dhe helmimeve shpirterore nga urrejtja, xhelozia, perqarja, fanatizmi fetar e partiak, lakmija e shemtuar, padrejtesia, pertacia, amoraliteti, hajnia, kriminaliteti, drogimi, trafikimi, dhunimi, e helme tjera, qe po na kanosen dhe dita dites po e shkaterrojne interesin tone personal, familjar dhe ate kombetare.

Sa shume kemi nevoje ne shqiptaret te edukohemi, paisemi me dituri, te punojme, te duhemi, te respektohemi, te bashkpunojme, te ndihmohemi mes veti dhe te sakrifikojme e te punojme per njeri tjetrin, per vendin dhe per lirine tone, sepse pa keto virtyte mes nesh, do ta kemi veshtire dhe te pamundeshme, organizimin e nje jete normale, formimin e nje shteti me tradita kombtare, humane e njerzore qe i mbrone interesat e qytetareve te vete dhe kufijte e vendit, mes ketyre rrethimeve te vrazhda nga fqinjet tane pushtues, te cilet po bashkpunojne ngushte me tradhtaret e kombit shqiptar kunder interesave te shqiptareve.

Edukata, dituria , te menduarit logjik, njohurite, zgjuarsia jane rreze drite, qe ia ndriqojne erresiren botes intelektuale, emocionale, sociale, morale, kombtare dhe ia transformojne sjelljet, karakterin dhe personalitetin e njeriut ne raport me njeriun.

Pa dituri e edukate, pa zgjuarsi e inteligjence, njeriu gjate jetes do te mbetet fatkeq dhe i egersuar si gjallesat e egra ne pylle.

Fatkeqesisht e kemi qite pas shpine bukur shume punen dhe angazhimin tone per te grumbulluar sa më shume njohuri e dituri, edukate e miresi  te vlefshme per ta ngrite e persos inteligjencen tone, per ti humanizuar emocionet, temperamentin, kareakterin dhe personalitetin pergjithesisht!

Mendimet tona barten here ne fushen e te menduarit negativ e her ne fushen e te menduarit pozitiv. Kjo gjendje e mendimeve varet nga menyra e kendveshtrimit qe imponon mendim iluzor apo reale.

Nese ndikohemi nga kendveshtrimi simpatik apo antipatik, mendimet tona do te jene tersisht iluzore dhe bukur larte se vertetes. Ata qe nuk ndikohen nga kenveshtrimi simpatik e antipatik, jane më afer perceptimit te se vertetes.

Ne cilen fushe mbizotrojne mendimet tona, me ate gjendje e atmosfere shpirterore, intelektuale, emocionale do te rrethohemi, ku ajo permbajtje do te behet realitet per ne, gjate jetes, i mire apo i hidhur qofte ai.

Nuk mund te kesh lumturi te qendrueshme e as te ndershme, nese e mbeshtesish ate mbi padrejtesite ndaj tjereve, mbi vlerat e ulta njerezore, mbi mashtrimet, degjenerimet, dyfytyresine, mbi korrupcionin, trafikimin e qenjeve njerezor, mbi prostitucionin, dhunimet e vrasjet dhe mbi tradhetine kombetare.
Ata qe perfshihen nga keto vese te liga njerezore e te shemtuara nuk mund te kene lumturi te qendrueshme e te ndershme!

Me cilin arsyetim pos arrogances fashiste antinjerzore mund te arsyetohet ndarja e Kosoves me Shqiperine, mes per mes trungut shqiptar dhe trojeve te tyre per ta shperblyer Serbine fashiste, qe sebashku me greket dhe ruset perhere kane qene ne pozicione fashizoide kunder shqiptareve dhe interersave te tyre?!

Me cilin arsyetim pos arrogances, nivelit te ulte edukativ, kulturor, moral, social e kombtar i kemi vuar veshet ne lesh ne shqiptaret dhe po pajtojme me kete gjendje kaqe te turpshme, te panjerzishme, kaqe neneshtruese e poshtruese ne raport me kombin shqiptar, i cili eshte nder popujt më te vjeter dhe banor i gadishullit Ilirik, kur nuk kishte as sllav e as grek ne keto troje?!

Ato mendime, ajo edukate e kulture, ajo deshire e dashuri, ai vullnet e guxim qe mbizoteron ne qarkun e botes sone intelektuale, emocionale, sociale, morale, punuse e kombtare, rezultatet e tyre do t`i perjetojme gjate jetes.

Tek popujt qe mbizotron mendimi, edukata dhe kultura e dashurise per liri e pavaresi te atdheut e kombit te vete, kane shembur dhe shembin perandori e perandor, mbreteri e mbreter, principata e princer, pashallyqe e pashallar, kryetar e kryeministra shtetesh, qeveri e parlamente, qe mos ta durojne barren e padurueshme te pushtimit, nenshtrimit, poshtrimit, varferise e mjerimit nen roberi.

Si mund ta perkrah, të bashkpunoi , t`i sherbej e ta votoi ate që flete e premton edukim e arsim cilesor, kurse praktikisht i perkrah, i avanson dhe i gradon injorantet më te mdhej te arsimit?!

Lexusi im i dashur, kam ra ne halle kujt ti besoj, kuj tia jap voten, kujt ti sherbej, e me ke te bashkupunoi?! Te lutem sinqerisht me ndihmo!

Asgje e suksesshme nuk arrihet ne jete, nese shkelim mbi parimet e saj. Aty ku shkelen parimet e jetes, nuk pritet gje e vlefshme perpos shkaterrimit dhe demolimit te vlerave dhe virtryteve njerzore.

Qellimin, misionin dhe detyrat gjate jetes i percaktojme vete, nen ndikimin e faktoreve te shumte dhe perzgjedhjes sone personale. Nese percaktimet tona na bejne te ndjehemi keq, qellimin, misionin dhe detyrat duhet zavendesuar me ato qe na bejne te ndjehemi mire dhe te lumtur.
“Lumturia e brendshme eshte karburanti i suksesit”.

Nuk eshte mire te merremi me gabimet dhe mekatet e tjereve, para se te lirohemi prej mekateve tona personale, nese nuk kemi deshire te ecim me vrap drejte gremines se pafund, qe te behemi cope e grime në te.

Edhe edhe nese jemi te ngarkuar me veprime e mekate qe na qojne drejte gremines, ka raste qe pak ose aspak i ndjejme ato si dukuri negative e te shemtuara, qe meritojne te eliminohen rrenjesishte sa më pare nga skena e veprimit tone jetesor! Per kete dukuri negative e te shemtuar, populli e ka nje mendim te arte:” Mekatari, tek tjeret e sheh mekatin dhe gabimin më te vogel, tek vetja nuk e sheh as kalane e mekateve dhe gabimeve qe i bene gjate jetes”. Ekonomisti i njohur Adam Smith parashikoi se, “njerezit qe i mbivleresojne mundesite dhe aftesite e veta, bejne nje fodullek absurd me punen qe e kryejne, e cila vjene nga trillimet e mendjemadhesise qe kane per aftesite e tyre”.

Sa më shume qe e perdorim fuqine e mendjes, mendimeve, gjykimeve e konkludimeve logjike, emocioneve dhe tiparet njerezore qe gjenden brenda botes sone shpirterore, aq më shume do te rriten e persosen ato ne favor te jetes dhe raporteve te shendosha mes njerzeve. Ate qe e perdorim më shume gjate jetes, e mire apo e keqe qofte, ajo ze vend qendror ne boten tone shpirterore, emocionale, intelektuale, morale e kombtare.

Nuk eshte mire te vrapojme më shume pas parase, pasurise dhe pas fames, e më pak apo aspak pas edukates, diturise, te vertetes, drerjtesise, shpirtit te paster e human, moral e social dhe kombtar. Keto virtyte te larta njerzore nuk blihen me para, por e krijojne parane.

Çdo kush mund te zemerohet – kjo eshte e lehte. Por te hidheroheni ne personin e duhur, ne mase te duhur, ne kohe te duhur, per arsye te duhur, ne menyre te duhur – kjo nuk eshte e lehte. Aristoteli: etika e Nikomahit

Maskarenjte e faqezinjte nuk e qajne koken per vlerat e virtytet njerezore dhe kombtare, sepse synim e kane arritjen e plotesimit te interesave te veta, pa marr parsysh shkeljen e nderit te vete personal, familjar, shoqeror dhe atij kombetar.

Pasuria me e madhe ne kete jete eshte ta ruajm nderin,fjalen, besen e dhene, moralin, drejtesine, punen, diturine dhe interesat tona te mos i plotesojme ne dem te interesave te tjereve e te kombit, qe ne mesin e tyre te jetojme njerezisht e kombtarisht, mire e krenarisht dhe me dinjitet.

Dituria, edukata dhe dashuria jane stimulusit me te forte te emocioneve dhe motiveve tona, vullnetit, deshires dhe ambicjes e te guximit dhe kembngulesise, pa te cilat nuk ka sukses gjate jetes.

Deshtimi eshte i pashmangshem nese besojme se suksesi eshte rezultat i ” fatit ” e jo i percaktimit se çfare deshirojme, i pasjes se nje plani per realizimin e asaje qe e synojme, i besimit ne aftesite dhe forcat tona, i angazhimit te mjaftueshem dhe qendrushmerise e kembngulesise per t`i arrite dhe perjetuar fitoret e sukseseve te synuara.

Veshtrimi yne dhe te menduarit kur nuk e perfillim forcen e emocioneve, eshte i vobekt dhe i verbet, sepse nen ndikimin emocional mund te shtremberohet tersisht realiteti gjate veshtrimit.

Emocionet qe i ndjejme gjate jetes jane dhurate, udherrefyes, sistem mbeshtetes dhe nje thirrje per veprim. Nese i ndrydhim ato dhe perpiqemi t`i injorojme, apo nese i lejojme te marrin epersine mbi gjithçka jetesore, atehere e kemi shperdoruar nje nga burimet e çmuara te jetes sone.
Ështe e frytshme kure perpiqemi ta mbajme drejtepeshimin emocional dhe komunikojme seriozisht me emocionet tona, duke i mishruar ato edhe me boten racionale.

E kemi obligim njerezor e moral të mësojmë me ecë me kohën, nëpër shtigjet sa më njerezore të jetës, sepse jeta do të na shkel persegjalli, nëse nuk mësojmë të ecim në hap me kohën dhe me kërkesat e sajë.

Nëse e arsyetojmë gjendjen në të cilën po jetojmë, nuk do ta bëjm kurr si duhet historinë tone si komb, sepse gjerat duhet ndryshuar perher ne favor të të jetuarit me dinjitet njerëzor duke ecur në hap me kohen.

Derisa ta kuptojme se jemi më shume se sa dukemi fizikisht, intelektualisht dhe emocionalisht, nuk vendosim te mos jemi më pak se sa kemi mundesi.

Nese nuk i analizojm mendimet tona se cila eshte permbajtja e tyre, cili eshte mesazhi, ku fokusohen më shume ato, ne fushen pozitive apo ne ate negative, mund te bejme gabime te shumta gjate jetes. Gabimet grumbullohen dhe e kemi veshtire t`i korigjojme. Po deshem te bejme më pak gabime, te mesojme prej gabimeve tona dhe t`i zavendesojme ato me perparesi, mendimet duhet mire ti analizojme, ta kuptojme mesazhin e tyre eshte pozitiv apo negativ, sepse sipas permbajtjes dhe mesazhit qe kane mendimet, rezultatet e tyre do t`i korrim gjate jetes.

Drejtesia kohve te fundit po cilesohet vetem si profit e jo si kategori logjike e cila e peshon mire e sa më realishte drerjtesine! Proifiti, shumices prej neve na ka hyre ne mendje, ne shpirt dhe ne gjak.                                                                                                                                                                                      Edhe majtistet edhe djathtistet intelektual dhe akteret e politikes shqiptare, fatkeqesisht gati te gjithe jane tjetersuar ne profiter dhe drejtesine e kane mbuluar me vellon e profitit.                                                                                                                                                                                                                Lakmia kur behet bashk me egoizmin dhe karierizmin e deformon logjiken, boten emocionale, humane, kombtare dhe i dehumanizon veprimet e njeriut gjate jetes.

Gjerat dhe proceset qe na ndodhin gjate jetes, i terheqim permes mendimeve, imazheve e bindjeve tona qe i kemi ne mendje.

“Nuk mund te kete transformim te erresires ne drite dhe transformim te plogshtise ne levizje pa pasur emocion” Carl Jung.
A po e transformojme erresiren ne drite e plogeshtine ne levizje, apo kemi pajtuar me erresiren dhe plogshtine, si shoqeri e si komb?!

A posedojme apo jo emocione, temperament, karakter e vetedije te shendetshme, qe na mundesojne erresiren ta shnderrojme ne drite dhe plogshtine ne levizje e ne force per te ecur perpara?!

Nese nuk i analizojme mendimet tona, emocionet, temperamentin karakterin me te cilat disponojme e nuk i verifikojme ato dhe veprimet tona ne te cilin nivel gjenden, bejme gabime trashanike gjate jetes dhe i mbrojme gabimet me fanatizem.

Tek ata persona qe ndodhin mrekullit e sherimit dhe zhvillimit fizik e mendor, emocional, social e moral dhe ngritjes e permiresimit te tije, tek ata qe ndodhin mrekullite ekonomnike dhe permiresimi i raporteve mes njerzish e zhvillimi i ndjenjes kombtare, deshmon menqurine e tyre per ta aplikuar ne praktike forcen e ligjit natyror te terheqjes.

Ne brendine tone shpirterore ekzistojne dy njerze, njeri i gjason engjullit e tjetri djallit. Nese i japim perparesi veprave te ulta te lakmise, do te triumfoi djalli ndaj engjullit dhe djall tersisht do te behemi. Lum per ato personalitete qe e mbajne nen frejte e arsyes lakmine, per t`ia thyer qellimin destruktiv dhe forcen djallit ne dyluftim me engjullin!

Zgjidhja e problemeve te shumta kombtare, bëhet në saje te ndryshimit rrënjësor te sjelljeve tona disfatiste, qe pranojme t`i kemi ne balle ata qe nuk kane potencial intelektual, moral e kombtar t`i perfaqesojne interesat tona te perbashkta ne nivel vendor, rajonal e ne nivel kombtar.

Me kete nivel te sjelljeve individuale e kolektive qe sot po i bejme mbi baza politike, fetare, intelektuale, akademike e shkencore, nuk besoje qe do te behen ndryshime progresive per kombin tone shqiptar edhe per ca kohe, perpos ngecjes e devalvimit te asaje qe eshte arrite me angazhimin e gjeneratave te meparshme.

Si t`u besohet atyre politikanëve, klerikëve fetarë dhe intelektualeve që manipulojnë ne emer te politikës,  fesë dhe diturise në dëm të tjereve dhe ne dem te qështjes kombetare per interesa te tyre personale e grupore?! Atyre politikanëve, klerikeve fetare e intelektualeve që manipulojne ne emer te politikës, fesë dhe diturise duhet t`ua dridhim tokën nën këmbë dhe kurr rehat mos t`i lëm, derisa të demonstrojnë vlera të vërteta politike, fetare, intelektuale e kombetare.                                                                                                                                                                                                                               Numri i madh i problemeve me te cilat po perballemi sot si komb, eshte shkaktuar apo eshte vene ne levizje, ne radhe te pare nga sjelljet tona si individ, si familje, si qytetar dhe si komb qe i kemi vuar në ballë me votën tonë të na udheheqin politikan, klerik fetar e intelektual te nivelit më te ulte te pergatitjes profesionale, politike, fetare, morale, sociale, humane, kombtare e njerzore.
Zgjidhja e problemeve te shumta kombtare, bëhet në saje te ndryshimit rrënjësor te sjelljeve tona disfatiste, qe pranojme t`i kemi ne balle  ata qe nuk kane potencial intelektual, moral e kombtar t`i perfaqesojne interesat tona te perbashkta ne nivel vendor, rajonal e ne nivel kombtar.
Lexusi im i dashur, me kete nivel te sjelljeve individuale e kolektive qe sot po i bejme mbi baza politike, fetare, intelektuale, akademike e shkencore, nuk besoje qe do te behen ndryshime progresive per kombin tone shqiptar edhe per ca kohe, perpos ngecjes e devalvimit te asaje qe eshte arrite me angazhimin e gjeneratave te meparshme. I juaj, mësusi Isë

Ne momentet kur na mungon karakteri i mire dhe i forte , do te mbulohemi me nje karakter jo te mire e te dobte.Te posedosh karakter jo te mire e te dobte, do te thote te jesh njeri i gatshem te shkaterrosh çdo gje njerezore per interesat tuaja personale, t`i shkaterrosh ato qe i kane krijuar njerezit per interest personale , familjare, kombetare dhe per interesa mbare njerezore.Shprehur shkurt, keta tipa shkelin pameshirshem mbi interesat e tjereve, per ti realizuar interesat e veta personale.                                                                                                                                                                                    Ate që e bejne njerzit me karakter jo te mire e te dobte, nuk e bejne me asnje kushte, ata qe posedojne karakter te mire e te forte. Njerzit me karakter te mire e te forte, interesat personale i ndertojne me djersen e vete te ballit, kurse interesat e tjereve dhe ato kombtare nuk i shkaterrojne me asnje kusht por i mbrojne sikur interesat e veta.                                                                                                                                                                                                  Të kuptosh se cilat jane sjelljet e drejta dhe te mos veprosh drejte, nuk ka ligesi, perulesi dhe marrezi me te madhe njerezore.
Nuk eshte mire me asnje kusht, as nje qmim dhe ne asnje rrethane qe ta pranojme ligesine e perlesine per interesa personale, qe shkojne ne kundershtim me inbteresat e tjereve dhe ato kombtare.                                                                                                                                                                         Lexuesi im i dashur, eshte mese e nevojshme te punojme e te mesojme tere jeten, qe ta formojme e ta gdhendim nje karakter sa me te mire, sa me te fort dhe sa me te ndershem e human, per ta bere nje jete me dinjitet, pa i cenuar interesat e tjereve dhe ato kombtare. I juaj, mësusi Isë

Vlerat e shendetit nga ai fizik, intelektual e deri tek ai moral, human, financiare e ai kombtar  jane vlera themelore, mbi te cilat duhet te mbeshteten sukseset tona te jetes se perditshme. Sa më të balansuara te jene  mes veti keto vlera, aqe me te frytshme, me te dinjitetshme e me njerezore do te jene sukseset.
Nese nuk investojmë sa e si duhet ne mirembajtjen dhe ne mbrojtjen e ketyre vlerave, ato dalngadale, sterkeqen, shkaterrohen dhe nuk premtojne knaqshem apo i pengojne fare sukseset e mirefillta, te cilat i deshirojme t`i arrijme.
Me asnje qmim nuk duhet demoluar vlerat e shendetit fizike, intelektual, moral, social, human e kombtar, qe te arrijme më shume suksese. Nuk duhet investuar më shum seq fitohet, sepse i shkatrrojme vlerat e arritura ekonomike dhe harrojme tersisht investimin mbi vlerat e domosdoshme te shendetit fizik, intelektual, moral, social e kombtar, me te cilat menagjohen vlerat materiale ekonomike. Asesi nuk u kthehet shpina vlerave njerezore, duke vrapuar pas sukseseve te rrejshme e vetmashtruese.
Per ta demonstruar me thjeshte mesazhin e shkrimit tim, do te mbeshtetem ne nje PRRALLË qe per personazh e ka PULEN, ku nje njeriut pula i bente veze te arta. Per befasine e tije qe pula po i bene veze te arta, eshte mashtruar duke i grumbulluar dita dites ato veze dhe harroi investimin dhe mirembajtjen fizike te pules qe te funksionoi ajo edhe me tej me vezet e arta te saje. Pronari i pules i harroi  vlerat njerezore qe te sillet njerezisht ndaj pules, te cilen e preu nje dite pameshirshem, qe t`ia nxjerre nga barku te gjitha vezet e arta dhe te behet i pasur brenda nje nate. Pula ngordhi dhe asgje nuk u gjete ne brendine e barkut te pules, pastaj pronarit te pules i doli gjumi.
Lexuesi im i dashur, Ata qe i ruajn dhe perkujdesen per vlerat e shendetit fizike, psikik, intelektual, social, human, moral, financiare, kombtar e njerezor, sukseset e tyre personale, familjare, institucionale, profesionale, politike, fetare, shtetnore e kombetare u ecin më natyrshem perpara. I juaj, mësuesi Isë