30. 01. 2024

Këto sinjale sipas përmbajtjes së tyre dhe sipas sasisë e cilësisë që e posedojnë ato, i orientojnë edhe sjelljet tona, për mirë apo për keq gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore. Mënyrën e orientimit të sjelljeve tona që i stimulojnë mendimet, bindjet, besimet dhe paradigmat që i posedojmë, na e dëshmon praktika gjatë jetës, për mirë apo për keq qofshin ato, përmes rezultateve që rrjedhin sipas përmbajtjes së tyre, gjatë zgjidhjes së një problemi të caktuar. Njerëzit e suksesshëm të botës i kontrollojnë, i ndryshojnë dhe i përshtatin sistematikisht sipas nevojës, mendimet, bindjet, besimet dhe paradigmat e veta, të cilat nuk japin rezultate të volitshme, duke i mbështet ato sa më shumë në zakonet themelore që i përvetësojnë parimet më të drejta të mundëshme gjatë zgjidhjes së problemeve të ndryhme.

Secili prej nesh ka mendime, besime, bindje dhe paradigma që i stimulojnë sjelljet tona gjatë jetës, të cilat mund të ndahen në dy kategori kryesore, “në kategori që i interpretojnë realitetet e ndryshme të cilat na rrethojnë ashtu siq janë, apo që i interpretojnë ato ashtu siq duhet me qenë”. Shprehur shkurt ne intrpretojmë çdo gjë që e përceptojmë dhe e përjetomë përmes mendimeve, bindjeve dhe paradigmave tona, ku rrallëherë e vëjm në dyshim përpikmërin në pasqyrimin e reliteteve për të cilat bëhet fjalë, duke supozuar se mënyra se si i shikojmë gjërat,” janë ashtu se si ato janë në të vërtetë apo se si ato duhet të jenë”. Pra proceset e të mendurit në fjalë, kanë nevojë të përcillen sistematikisht gjatë jetës se, mos u ka skaduar koha dhe nuk u përgjigjen nevojave tona sipas kërkesave të kohës.

Sa më të vetdijshëm të jemi rreth mendimeve, bindjeve, besimeve, paradigmave dhe sjelljeve tona themelore, parashikimet dhe shkalla e ndikimit nga eksperienca jonë, po aq më shumë përgjegjësi marrim rreth proceseve mendore dhe sjelljve tona, që ti shqyrtojmë ato dhe ti vëjmë në provë përballë realitetit me të cilin ballafaqohemi. Të dëgjojmë të tjerët dhe të jemi të hapur ndaj pëceptimeve, mendimeve, bindjeve, paradigmave dhe sjelljeve të tyre, për ta formuar si rrjehim një pamje më të thellë, më objektive dhe më të kuptueshme rreth gjërave e realiteteve të ndryshme me të cilat ballafaqohemi dhe përpiqemi ti zgjidhim ato në fvorin tonë. Sa më të kontrolluara të jenë përceptimet, mendimet, bindjet, besimet, paradigmat dhe sjelljet tona, rezultatet janë më të frytshme rreth përpjekjeve që i bëjmë për ti zgjidhë qështjet problemore që na dalin para si pengesë gjatë jetës. I juaj mësuesi Isë

28. 01. 2024

Për ta ndryshuar këtë gjendje mes të cilës jetojmë, na duhet sa më parë të bashkohemi dhe të forcohemi, që ti mbrojmë trojet tona dhe lirinë, të cilat naj moren fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, me përgdheljen e Europës, që i stimuloi ata me tokat tona, edhe përkundër gjenocidit që e ushtruan ndaj shqiptarëve për afër dy shekuj me radhë e deri në ditët e sotit. Edhe pse Serbia po armatoset deri në dhëmb, ajo po e akozon SHBAN dhe forcat tjera perëndimore, se po e armatosin Kosovën për vetë mbrojtje. Këtë mesazh të Serbisë ne shqiptarët në përgjithësi kudo që jemi e Kosova ne Veqanti, duhet ta mirrim seriozisht, nëse nuk dëshirojmë të mebesim nën majorizimin e Serbisë, që po planifikon ti vej nën tutelën e sajë dhe të Rusisë vendet e ballkanit perëndimor, posa qërisht ta rikthej Kosovën si pjesë jugore e legjitime e Serbisë.

Me mendime, bindje, besime, paradigma e sjellje që i kemi demonstruar deri me tani në mes veti, ne shqiptarët, nuk do të kemi sukses ta dëshmojmë vetën se e dojmë atdheun, e qmojmë lirinë, e dojmë unitetin, bashkimin e trojeve edhe përkundër sakrificave që mund të na ndodhin gjatë realizimit të kërkesave tona legjitime, të cilat naj nëpërkëmbën forcat nderkombtare që vendosnin fatet e popujve të vegjël, siq ishim dhe ne shqiptarët, për ti shpërblyer fqinjët tanë me trojet tona. Këtë padrejtësi të madhe historikisht e ka dëshmuar Europa ndaj shqiptarëve. Për ti bërë realitet dëshirat që ia vejm vetit si qëllim, më par duhet ti ndryshojmë mendimet, bindjet, besimet, paradigmat dhe sjelljet tona, të cilat na kanë pruar deri në këtë gjendje qesharake si etnitet i kombit shqiptar, i përulur dhe i gjunjëzuar ndaj fqinjëve tanë sllavo-grekë.

Albert Ajnshtajn ka vënë në dukje se, “Problemet e vështira që i përballojmë, nuk mund të zgjidhen me të njëjtin nivel mendimi që kishim kurë i krijuam ato”. Pra po nau dashka një nivel i ri, një nivel më i thellë, më përmbajtsor, më produktiv i mendimeve, bindjeve, besimeve, paradigamave dhe sjelljeve tona, shkurt shprehur na duhen paradigma që bazohen në parime dhe i kanë në epiqendër të paradigmave parimet më të shëndosha, më të drejta, më njerëzore, më humane, më sociale, më morale e më kombtare, të cilat me doemos na qojnë drejtë fitoreve që na takojnë me plotë meritë, sepse paradigmat tona me parime në epiqendër, nuk na lejojnë së sillemi në dëmë të tjerëve dhe ti krijom privilegje vetit duke i dëmtuar tjerët, përkundrazi na detyrojnë të ecim vendosmërisht përballë çdo rreziku, në përpjekje të përmirësimit të padrejtësive që naj kanë bërë fqinjët tanë shekuj me radhë. I jua mësuesi Isë

26. 01. 2024

Sapo ta kuptojmë se duhet ta ndryshojmë një situatë mes të cilës jetojmë, më parë duhet ta ndryshojmë vetën. Për ta ndryshuar vetën në mënyrë sa më efikase, është e pamundur, nëse fillimisht nuk i ndryshojmë përceptimet tona. Mënyra e të perceptuarit tonë përcakton edhe mënyrën e zgjidhjes së problemit që e përfshinë në vete situata të cilën dëshirojmë ta zgjidhim në favor tonin.

Mënyrat e të përceptuarit janë të shumëllojta të cilat varen nga thjerzat që i përdorim për ta përceptuar situatën dhe sfidën e saj që na del përpara. Ka mundësi që përzgjedhja e thjerzave për ta përceptuar një situatë është e gabuar dhe gabimishtë i bëjmë përpjekjet për zgjidhjen e problemit të sajë.

Tek karakteri etik qëndron forca primare e zgjidhjes së problemit që e posedon një situatë e pazgjidhur. Karakteri etik si themel primar i suksesit e ka integritetin, besnikërinë përmbajtësore, etikën kombtare e njerëzore, humanën, socialën në raport me njerëzit, kurajon, vullnetin, guximin, drerjtësinë, mirkuptimin, vendosmërinë, dëshirën, durimin, bashkpunimin, zellin, dhe dashurinë e sinqert për ti zgjidhur problemet sa më drerjtë e sa më sinqerishtë në favor të qështjes sonë kombtare e deri tek qështjet tjera shoqërore, shtetnore, rajonale, institucionale, profesionale, familjare, përsonale e profesionale.

Kurë e them ketë nuk me shkon mendja për asnjë qastë ta mohoj forcën dytësore të përsonalitetit etik. Edhe pse karakteri etikë në përmbajtje ka parime thelbsore të jetës efektive, ku njerzit mundë të përjetojnë suksesin e vërtetë dhe lumturinë e qëndrushme, duke integruar parimet e shëndosha në brendinë e karakterit themelor të tyre.

Kohen të cilën po e jetojm, pikëpamja themelore e suksesit ka ndryshuar nga karakteri etik krahasuar me përsonalitetin etik, sepse sukseset e arritura dhe zgjidhja e problemeve të ndryshme janë bërë funksion i përsonalitetit etik, ku prinë imazhi publik i tij, qëndrimet dhe sjelljet, aftësitë dhe teknikat që lubrifikojnë proceset e ndërveprimit njerëzor dhe përsonaliteti etik mori dy rrugë, rrugën e teknikave të lidhjeve publike e njerëzore dhe rrugën e qëndrimit mendor pozitiv, si ” Qënrimi juaj vendos lartësinë tuaj”, ” E qeshura fiton më shumë miqë se e vrejntura” dhe “Çfardo që mendja e njeriut mund të besojë dhe përfytyroj mund të arrihet”, gjë që nuk mundet me qenë tërsishtë ashtu.

Pra synim themelor po bëhen teknikat ndikuese të zgjidhjeve të shpejta, strategjitë e fuqishme, aftësitë e komunikimit dhe qëndrimet pozitive të përsonalitetit etik, rritja e zhvillimi i tij, përgatitja dhe përsosja e aftësive komunikuse dhe edukimi në fushen e strategjive të ndikimit dhe mendimit pozitiv, jo që nuk janë përfituse e nganjëher thelbësore për arritjen e sukseseve dhe zgjidhjen e situatave problemore, por janë tipare dytësore e kurrsesi tipare parsore, siq janë tiparet e parimeve të karakterit etik.

Këtë dukuri dalluse mes përsonalitetit dhe karakterit etik, duhet ta kemi të kjartë sa më parë, sepse parimet themelore të karakterit etik, i mundësojnë më gjatë njerzëve të jetojnë me dinjitet, të lumtur e të suksesshëm një jetë, më shumë se sa mundësojnë parimet dytësor të përsonalitetit etik, pa i mohuar kuptohet edhe sukseset e tyre. I juaj mësuesi Isë

24. 01. 2024

Mos mdoshta opozita po e kërkon sigurinë e Kosovës, shtetit dhe popullatës së sajë, me shqetësimet e shumta që po i demonstron publikisht përmes formave të ndryshme dhe në emër të kordinimit me ndërkombtarët. Ndoshta shqetësimi i saj po e synon rrëmbimin e pushtetit përmes ndihmës së ndërkombtarëve. Opozita po hiqet se nuk e dëshironë pasigurinë e Kosovës, edhe pse po kontribon me të gjitha mjetet për destabilizimin e saj, për ta siguruar sa më shumë zhvatjen, përmes kumarisë me ndërkombtarët, që po e përgdhelin me të madhe Vuçiqin, banditin fashist e gjenocidal kundër shqiptarëve, kundër Kosovës dhe kundër shtetit të sajë.

Opozita në fjalë, sa ishte në pushtet për dy dekada me radhë, për qudi nuk trazohej fare për sigurinë e vëndit, për mbrojtjen e tij dhe për shtrirjen e pushtetit qendror të Kosovës në gjithë teritorin e sajë, posaqërishtë në pjesën veriore të katër komunave me shumicë serbe. Përkundrazi bënin kumari me ta në dëmë të shtetit e pushtetit e në favor të bandave e kryebandave, duke i dhënë mundësi lulzimit të krimit të organizuar nga bandat në fjalë, të cilat haptas e kundërshtonin shtetin e Kosovës dhe shtrirjen e tij në gjithë teritorin e sajë, duke rezikuar sistematikisht funksionimin normal të tij, për ti dhënë hapsirë të mjaftushme veprimit të bandave kriminale që derigjoheshin nga Vuçiqi dhe pushteti i tij fashit e gjenocidal kundër shqiptarëve.

Si fakte dhe argumnte kërcnuse e destabilizuse në dëmë të sigurisë së vëndit dhe shtetit të Kosovës, janë dëshmuar e po dëshmohen haptas veprimet kriminale të bandave të ndryshme serbe nënë kupolën e “serbska Listës”, e udhëhequr dhe e manipuluar nga kriminelët dhe banditët serb, marioneta të udhëhequr nga fashiste, e krimineli Aleksandër Vuçiq, në krye të politikës gjenocidale serbë, e frymëzuar nga kisha ortodokse e tyre për të bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, ku janë dëshmuar për dy dekada me radhëe e po dëshmohen edhe tani, si djegëja e doganave të Kosovës në kufi me Serbinë, ndërtimi i shtëpive në Kodrën e Diellit në veriun e Mitrovicës dhe në Zveqan, pa lejen e pushtetit qendror të Prishtinës për ta kolonizuar atë pjesë të Kosovës me kolon serb, të ardhur nga viset e ndryshme të jugosllavisë, që kanë bër krime njerëzore kundër boshnjakëve e kroatëve gjatë luftës në ish Jugosllavi.

Ndarja e Mitrovicës mes për mes Urës së Ibrit me tela gjembor, vrasja e shqiptarëve para syve të KFORIT francez e para policisë së UNMIKUT, hudhja e fëmijëve shqiptar në lumin e Ibrit, bllokimi i rrugëve për ta penguar zbatimin e ligjit në mënyrë të barabart për të gjithë qytetarët e vëndit, mos pagimi i rrymës nga na e kriminelëve serb prej pas luftës e deri më sot, nënshkrimi i marrveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, nga kjo opoizitë që tani po gajlohet shumë për kosovën, nënshkrimin e ekstra teritorit për kishat tona orodokse të pushtuara nga Serbija fashiste pushtuse e gjenocidale dhe të kolonizuar nga ajo me kolon serbo-malazez, nënshkrimi i marrveshjes për ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë.

Penngimi i shqiptarëve të kthehen nëpër shtëpitë e veta nga bandat serbe në mënyrë të organizuar, sikur të mos kishte shtet fare në atë pjesë të veriut të Kosovës, edhe pse ishte KFORI e UNMIKU dhe Policia jonë prezent, u tërhoqen djallëzisht edhe prej organeve shtetnore për ta bllokuar funksionimin e shtetit të kosovës dhe shumë e shumë marifetllëqe korruptive të pozitarëve të atëhershëm dhe opozitarëve të tanishëm në bashkpunim me kriminelet serb, që e dëshmuan vetën në Bajnskë, tek kisha e saj përpjekjen e dështuar që të organizojnë një krim të madh kundër shqiptarëve dhe kundër shtetit të tyre! I juaj mësuesi Isë

22. 01. 20 16- ripostim

Nëse me reformë nënkuptohet zavendësimi i procesëve të vjetruara edukativo-mësimore me proce të reja që i përgjigjën kohës e interesave të nxënësve dhe studentëve shqiptar të këtij vëndi, po dyshoi se shkolla dhe arsimi ynë kombtar po ecin knaqshëm drejtë reformimit real e objektiv? Për ta mbështetë dyshimin tim personal profesinal, do ta ngacmoi vëmendjën e opinjonit dashamirës të shkollës shqipe dhe arsimit tonë kombëtar, përmes disa pyetjëve që vejnë në pah dyshimin tim, se sa po reformohet dhe apo reformohet shkolla dhe arsimi ynë ?!.

A është larguar apo jo nga sistemi i vjetër edukativo-arsimor shkolla e arsimi ynë kombtar dhe sa janë larguar? Sa është pais shkolla me mjete të duhura bashkohore mësimore dhe sa po i përdor ato apo nuk ka mjaftushëm ti perdor fare? Apo përdoren apo jo format, metodat dhe teknikat e reja e të avancuara, në organizimin e procesit mësimor, a mos po i fasadojmë ato me një shkums, e një shpuzë pran tabelës së mësimit? A janë dhe sa janë të përshtatura përmbajtjet mësimore- edukative dhe sa po bëjmë përpjekje që ato përmbajtje përmes njësive mësimore tua përshtatim moshës, kapacitetit e interesave të nxënësve dhe studentëve tanë sipas llojit të shkollimit, që të motivohen e të aftësohen dhe të përgatitën për një jetë më të mirë, më të begatëshme, me të lumtur dhe të jenë konkurent në tregun bashkohor?

Sa janë tejkaluar mardhënjet hierarkike mes nxënësit e mësimdhanësit, për ta larguar moralin hipokrit dhe pozitën nënshtruese të nxënësit në mësim? Sa është larguar shkolla dhe arsimi ynë kombëtar nga skematizimi dhe dogmatizimi i mendimëve të të rinjëve tanë, që të krijohet atmosfera dhe bindjet e tyre se “Unë po mësoj” e nuk po më “Mesojne tjeret”? Sa ka krijuar reformimi kushte pedagogjiko-psikologjike dhe didaktiko-metodike, që nxënësi dhe studenti ynë të jet jo vetëm aktiv në punën mësimore, por të kontriboi maksimalisht edhe për zhvillimin e vetë sipas kërkesave të kohës dhe nevojave përsonale të tij që të jet konkurent në tregun e punës?

Sa ka ndryshuar funksioni i mësimdhënësit që të jet më pak “enciklopedi që ecën” apo “libër që flet” e më shumë strateg, hulumtues, programer, diagnostifikues dhe terapeut pedagogjik e psikologjik, organizator i punës, këshillues dhe edukator i gjeneratave të reja? Sa e ka tejkaluar vërbalizmin dhe formalizmin në mësimdhënje shkolla dhe mësimdhënësi ynë, sa është e lidhur ajo me jetën shoqërore, me jetën e nxënesve dhe studntëve tanë, sa janë krijuar kushte që ajo ti orientoi profesionalisht nxënësit në shkollimin e mëtutjeshëm, sipas aftësive që i posedojnë ata?

Trajnimi i mësimdhënësve pat apo nuk pat sukses në mësimdhënje e në mësimnxënje të refurmuar, pat apo nuk pat sukses në përdorimin e teknikave, formave dhe metodave të reformuara gjatë procesit organizativ të mësimdhënjes e mësimnxënjes? Pat apo nuk pat sukses përdorimi i formave, teknikave dhe metodave të reformuara gjatë notimit, cilësimit e testimit të nxënësve dhe studentëve tanë? Sa janë reformuar planprogramet apo korikulat e Kosovës dhe tekstet e literature mësimore, mjetet dhe kabinetet shkollore sipas lëndëve mësimore

Sa është reformuar mënyra e bashkpunimit të shkollës me familjet e nxënësve, bashkpunimi i arsimtarit me nxënësin, bashkpunimi i arsimtarëve mes veti, bashkpunimi i drejtorisë së shkollës me kshillin e arsimtarëve, me kshillin e nxënësve, me këshillin e shkollës, me këshillin e prindërve dhe me stafin pedagogjiko-psikologjik të shkollës dhe shumë e shumë pyetje tjera kam për ti bërë rreth procesit organizativ të punës në shkollë e jashtë sajë, por per momentin po mjaftohem me kaqe pyetje.

Lexuesi im i dashur, eja vete në njëfar perfundimi se apo reformohet shkolla shqipe dhe arsimi ynë kombetare apo jo?!

Nëse po reformohet mjaftushëm, pse në testin ndërkombtar PISA, nxënësit tanë po ngelin?! I juaj mësuesi Isë

19. 01. 2024

Duhet ta kemi të kjartë se “nuk ka përsosmëri të vërtetë në këtë botë, që mund të jetë e ndarë nga jeta e përditshme”. Një pjesë e njerzëve edhe pse janë të suksesshëm në një lamij të caktuar jetësore, “përballen me urinë e brendëshme për përshtatëshmërinë dhe dobishmërinë e tyre përsonale gjatë jetës dhe për lidhje të shëndetshme e të vazhdushme me njerzit tjerë”.

Orientimi parimor nga brenda jashtë është një rrugtim i mbarë për secilin prej nesh. E kundërta e këtij parim është rrugtimi nga jashtë brenda ndaj të cilit rrugtim vuajm kotë shumica prej nesh. Nuk mund të kemi sukses kurrë në jetë ti rregullojmë punët e tjerëve dhe ti korigjojmë ata, pa i rreulluar punët tona dhe vetëvetën më parë e pastaj, brenda mundësive e sipas nevojës, nëse kërkohet nga ne, që tu ndihmojmë edhe tjerëve në përmirsimin e vetës dhe në regullimin e punëve të tyre të parregulluara.

Sipas psikologut amerikan Stephen Covey dhe hulumtimeve të tija shumë individ që konsiderohen profesionalisht të suksesshëm në jetë kanë shfaqë paknaqësitë e tyre rreth jetës përsonale, asaj familjare dhe mardhënjet me tjerët, të paknaqur edhe me vetëvetën, duke u zhgënjyer skajshmërisht me atmosferën e pakandëshme familjare dhe raportet jo të shëndosha mes familjarëve. Edhe ankesa e disave për martesën e mërzitshme e monotane të tyre, përkundër konsultave me psikolog të ndryshëm, monotonia ka vazhduar mes bashkëshortëve.

Dissa ankohen për kompleksin e xhelozisë ndaj sukseseve të miqëve, të afërmëve, shokëve dhe kurë vlerësohen ata nga tjerët. Sipas hulumtimeve psikologjike vertetohen se gjiha këto shqetësime burimin e kanë të mënyra jo e drejtë e të përceptuarit tonë, që përfshihen nga subjektivizmi iluzor i të përceptuarit, ku iluzionet e deformojnë dhe e kthejnë me kokë të poshtë interpretimin e një realiteti për të cilin bëhet fjalë, si në ankesat e individëve të përmendur më lartë, edhe përkundër arritjes së suksseve profesionale e biznesore të tyre.

Ata e kanë harruar vetën, familjen, fëmijët, bashkshortën etj, duke u marrë kryesishtë me profesionin, hulumtime shkencore dhe me bizneset e tyre, pra një jetë kryesisht e pa ekuilibruar. I juaj mësuesi Isë

18. 01. 2024

“Unë ju ftoi që të tregoni kujdes të shtuar për sfidat univerzale dhe për nevojat e sfidat tuja unike. Nëse bëni kështu do të gjeni zgjidhje dhe drejtim të qëndrushëm. Ju gjithashtu do ta gjeni dallimin midis trajtimit kuluror popullor dhe trajtimit të përjetshëm parimor të epokës që po bëhet gjithnjë e më e dukshme ndaj trajtimit të natyrës njerëzor katerdimenzionale” Stephen R. Covey

Trajtimi përmes prirjes kulturore dhe trajtimi i përjetshëm parimor i katër dimenzioneve të natyrës njerëzorer dallojnë rrënjësisht mes veti, si për nga sasia, si për nga cilësia e trajtimit të këtyre dimenzioneve.

“TRUPI: Prirja kulturore: ruan stilin e jetës; trajton problemet e shëndetit përmes medikamenteve dhe intervenimeve kirurgjike. Qasja parimore: parandalon smundjet dhe problemet e ndryshme nëpërmjet rregullimit të stilit të jetës në harmoni me parimet e krijuara univerzale të shëndetit, pranuar botërisht.

MENDJA:

Prirja kulturore: Ndiq TV, ” më argto”. Qasja parimore: lexo gjërsisht dhe thellsisht, edukim i vazhdushëm.

ZEMRA:

Prirja kulturore: shfrytëzo lidhjet me tjerët për të mbështetur interesat egoiste përsonale. Qasja parimore: dëgjimi dhe shërbimi thellësisht e me respekt ndaj tjerëve, sjellë përmbushjen dhe gëzimin më të madh për ne.

SHPIRTI:

Prirja kulturore: të jepesh pas laicizmit dhe cinizmit të rritur. Qasja parimore: kupto se burimi i nevojës sonë themelore për të kuptuar dhe i gjërave pozitive që i kërkojmë në jetë është parimi- ligjet natyrale të cilat unë besoi se e kanë burimin tek Zoti” S. R. C

Stephen Covey në vepren e tij ” 7 zakonet e njerzëve të suksesëshëm”, na këshillon ta ndajmë me të dashurit tanë atë që e mësojmë gjatë jetës dhe t’i zbatojmë ato në praktikë. Ai thot: ” të mësosh e të mos veprosh është njësoi si të mos mësosh. Ta dish një gjë dhe të mos e bësh praktikisht, është e njëjta gjë si të mos dish.

I juaj mësuesi Isë

17. 01. 2024

Pak dëshira më të mëdha kanë njerzit se sa me qenë të kuptushëm nga tjerët gjatë komunikimit me ta. Pra një zë që dëgjohet, respektohet, vlerësohet dhe që ka ndikim në masë me të cilën komunikon. Kjo dëshirë në fjalë nuk është e njëjtë kurë bëhet fjalë edhe me i kuptuar tjerët. Shumica e tjerëve që i dëgjojnë mendimet e bashkfolësit nuk kanë durim ta dëgjojnë bisedën deri në fundë për ta kuptuar më mirë ate, por ata tretën në mendime se si tia kthejnë përgjigjen pa e kuptuar thellë, drejtë e sinqerishtë bisedën e tij.

Kjo gjendje e komunikimit nuk sjellë rezultate mes palëve që dialogojnë për agjendat e tyre, ku dalin në pah ndryshimet dhe mosmarrveshjet në pranimin e përmbajtjeve dalluse të agjendave mes palëve, edhe pse kultura e shoqërisë sonë kërkon me të madhe tek palët më parë të kuptuarit e gjërave dhe pastaj ndikimin. Megjithatë parimi i ndikimit drejtohet nga të kuptuarit reciprok të palëve, i lindur falë angazhimit të palëve në dialog për ta dëgjuar e kuptuar sa më thellës njëra palë tjetrën. Në të kundërten divergjencat, ndryshimet dhe mosmarveshjet rriten.

Edhe pse njerzit e botës kanë shumë të përbashkta mes veti, “ndryshojnë shumë me njëri tjetrin, mendojnë ndryshe, kanë vlera, motivime dhe objektiva të ndryshme nga njëherë edhe konkuruese” Mes këtyre dallimeve mund të lindin edhe konflikte të ndryshme, nëse nuk vie në shprehje kompromisi mes palëve. “Është humbje e madhe kurë dështojnë platët në zgjedhjen parimore të bashkveprimit krijues dhe në gjetjen e zgjidhjeve për problemet që janë më të mira se çdo pikëpamje e palës tjetër”! Pa artin e kompromisit nuk ka zgjidhje të situatave të ndryshme konfliktuoze. I juaj mësuesi Isë

16. 01. 2024

Pa ekuilibër jetësor gjatë të jetuarit do bëjmë jetë të vështirë, jo të lumtur dhe aspak të dinjitetshme. Jeta nën ndikimin e shumë faktorëve është komplekse, kërkuse, stresuse dhe absolutisht rraskapitës, edhe përkundër përpjekjeve tona për ta menagjuar kohën sa më mirë, për të bërë më shumë, me qenë më shumë dhe për të arritur efikasitet më të madh, përmes revulicionit teknologjik modern. Përkundër këtij angazhimi, ne e gjejmë vetën mes gjërave të dobpta, si shëndeti jo i mirë, atmosfera jo e këndëshme në familje, stresi rreth një gare e cila shpeshëherë nuk jep rezultate të kndëshme në atmosferën familjare, në shoqëri e më gjërë.

Për këtë moskënaqësi problemi nuk është tek angazhimi në punën tonë, si motor mbështetës i jetës, nuk është kompleksiteti i ndryshimeve të mëdha teknologjike. Problemi është kryesishtë tek kultura dhe tradita jonë e cila kërkon të shkojmë në punë sa më herët dhe të qendrojmë në te sa më vonë, të jemi më efikas, të jetojmë me sakrifica të tashmen, duke mos e vuar në epiqendër të vërtetën, se ” ekuilibri dhe paqja e mendjes nuk bëhen nga këto veprime të përmendura më lartë, por ekuilibri jetësor dhe paqja e mendjes pasojnë përsonin që e ka një gjykim të kjartë rreth prioriteteve të tij më të larta, që e jeton jetën me kjartësi dhe integritet kundrejt tyre.

Jeta na mëson, “nëse duam diçka në jetë, duhet ta kërkojmë më të mirën, sepse jeta është një lojë, një konkurencë, të cilën është mirë ta fitojmë”. Në këtë lojë, shokët, familjarët, miqtë e dashamirët i shohim si konkurent. Kurë fitojnë ata, më pak ngelet për ne, edhe përkundër përpjekjeve që të dukemi zemërgjërë dhe të gëzuar për sukseset e tyre, vërtetë zemra na dhemb. ” “Shumica e gjërave të mëdha në historinë e qytetrimit janë arritur nga vullneti i pavarur i një shpirti të vendosur, por mundësitë më të mëdha dhe arritjet e pakufishme të Epokës së Njohurisë së Puntorit, janë të përcaktuara veç për ata që arrijnë ta zotërojnë artin e “ne”-s. “Madhështia e vërtetë do të arrihet falë mendjes së pasur që funksionon me vetëmohim, me respektin reciprok për fitime reciproke”. I juaj mësuesi Isë

14. 01. 2024

Kurë vërtetë e kuptojmë se jemi forcë krijuse ose shkatërrus e jetës sonë, nuk humbim kohë dhe energji kot duke i fajsuarsuar dhe përndjekë tjerët për mangësitë dhe shkatrrimet tona gjatë jetës. Nuk e humbim shpresën duke e arsyetuar vetën nga pengesat që naj sjellin tjerët dhe rrethanat mes të cilave jetojmë. Si psh: Sikur të mos kisha lindur kaq i varfur, sikur të jetoja në një vënd më të mirë, sikur gruja ime të ishte më e kuptushme, sikur e sikur…!

Fajsimi i dikujt dhe çdo gjëje tjetër për problemet dhe sfidat tona përsonale, familjare, grupore, kolektive, shoqërore dhe kombtare mund të jetë një model dhe mund të siguroi një lehtësim të përkohshëm nga dhimbja që naj shkatojnë problemet dhe sfidat e ndryshme jetësore, por na gozhdon dhe frenon tek problmet dhe sfidat e rënda e të vërteta, duke mos e marr përgjegjësinë mbi supet tona.

Kurë i dorzohemi faktit të besimit se jemi viktima të rrethanave dhe gjendjes së vështirë që naj kanë shkaktuar tjerët, ne e humbim shpresën, vullnetin, dëshirën, guximin, energjinë e dashurinë dhe qëndrojmë në pozicione të tërheqjes dhe amullisë. Ky qendrim na bënë të mendojmë se jemi figura shahu dhe kukulla në duarë të tjerëve për të na manipuluar ata. Jo pak njerzë të talentuar e të shkëlqyer e ndjejnë këtë dhe e vuajnë dekurajimin dhe depresionin që pason.

Me zbulimin e parimit dallues të zhvillimit dhe shpresës për gjatë hitorisë, kemi kuptuar thellë, se ne jemi forca krijuse e jetës sonë ose forca shkatërruese e sajë. Falë kuptushmërisë sonë rreth zbulimit të këtij parimi të shëndosh e objektiv të zhvillimit, tani e tutje nuk është mirë ti dorzohemi faktit të besimit, se ne jemi viktima të rrethanave dhe gjendjes së vështirë që naj kanë shkaktuar tjerët. I juaj mësuesi Isë

13. 01. 2024

“Dua para më shumë, shtëpi të madhe e të bukur, makinë luksoze, vikendicë, një qendër të madhe argtimi, sepse i meritoi të gjitha këto”. Edhe pse shqoqëia përmes kredive ua bënë të mundur kërkesat e qytetarëve për gjëra të ndryshme, ti marrin tani e ti paguajnë më vonë ato. Kjo mundësi në shiqim të par është bukur e kndëshme, por në fundë shihen pasojat e mëdha gjatë pagesës së kësteve mujore, duke e konstatuar secili hapin e nxitushem që mundën ta bëjnë jashtë mundësive që i posedojnë ata që i kërkojnë gjërat në qast, pa u pjekur kushtet dhe pa u arrit balansimi i gjithë faktorëve të duhur për një jetë të baraspeshuar.

Ndryshimi i hovshëm i teknologjisë dhe konkurenca në rritje e udhëhequr nga globalizmi i tregut dhe tknologjisë kërkon edukim e riedukim sistematik dhe të rinojmë vetëvetën me paisje të njohurive, bindjeve, besimeve, pikpamjeve, shprehive, shkathtësive dhe sjelljeve tona, që i kërkojnë ndryshimet teknologjike dhe globalizimi i tregut, për të ecur në hap me kohen dhe në hap me kërkesat e saj. Që të mos dalim jashtë mode, është e nevojshme të zhvillojmë mendjen, bindjen, besimin, qëndrimin, shprehitë e shkathtësit dhe vazhdimishtë të aftësohemi dhe ti përmirësojmë aftësitë, shprehitë dhe shkathtësitë tona për llojin e punës me të cilën merremi që të jemi më të qëndrushëm në obligimet që dalin nga natyra e punës me të cilën merremi.

Edhe nëse jemi të aftë ti pagujmë këstet mujore nga huamarrja e kredive, duhet ta vrasim mendjen nga ajo huamarrje, po bëjmë apo jo investime të domosdoshme që do të mbështesin dhe zmadhojnë suksesin brenda një, dy, pesë e dhjetë viteve të mëpasme. Kultura jonë klith më shumë për rezultate të tanishme, kurse parimi i shëndosh për të ekuilibruar nevojën për të plotësuar kërkesat e sotme me nevojën për të investuar në aftësitë tona që do të sigurojnë suksesin nesër, është e pashmangshme. E njëjta gjë parimor ndodhe edhe me shëndetin tonë përsonal, martesën, lidhjet familjare dhe me komunitetin. I juaj mësuesi Isë

11. 01. 2024

Kjo ndjenjë frikësimi na bënë të cenushëm dhe të dobsuar në vëndin e punës, mes një kloektivi apo mes një shoqërie, me të cilën jemi rrethuar, duke u frikësuar se do të mbesim pa punë dhe do na zvoglohen dita ditës mundësitë tona që ti mbajmë komod familjarët për të cilët mbajmë përgjegjësi morale, njerëzore, humane, sociale e ligjore. Kjo cenushmëri detyron drejtë një mënyre të të jetuarit si të ndërvarur në raport me tjerët, pra një mënyrë jetese e cila është më pak kërcnuese.

Reagimi i zakonshëm i kulturës së shoqërisë sonë, ndaj këtij problemi frikësues ekzistencial është reagim që të bëhemi gjithnjë e më të pavarur, duke u përqëndruar tek vetja dhe e imja, për ta bërë punën sa më mirë e sa më kualitative që ta arrijmë kënaqësinë e gëzimin e vërtetë në procesin organizativ të punës, pa menduar se zgjidhja parimore e këtij problemi ekzistencial, do të ishte përgatitja dhe aftësimi ynë sa më i madh, sa më cilësor e sa më profesional drejtë ndërvarësisë, si një fazë më e lartë e zhvillimit dhe pjekurisë së një shoqërie, e cila premton një zgjidje parimore të problemeve të ndryshme ekzistencile të jetës njerëzore.

Ne si shoqëri jetojmë dhe duhet të përgatitemi sa më shumë që të jetojmë vërtetë një realitet të ndërvarur mes veti, si shoqëri që e synojmë zhvillimin sa më të madh demokratik, sa më human , social, moral e sa më kombtar, që arritjet tona të rëndësishme të përputhen objektivisht me aftësitë intelektuale, morale, humane, sociale, profesionale e kombtare të një shoqërie, që e synon zhvillimin dhe pjekurinë e ndërvarur mes shoqërive tjera, i cila synim ka mundësinë të marri aqë sa ka aftësi e potencial edhe tu jep tjerëve. Aftësia e ndërvarësisë së një shoqëria, mundëson ecjen dhe zhvillimin në trend me kohën, duke mos e pranuar jetën pasive në kurriz të tjerëve. I juaj mësuesi Isë

09. 01. 2024

Në jetën tonë përsonale, familjare, kolektive, shoqërore, kombtare dhe në organizimin e procesit të punës, si veprimtari kryesore ekzistenciale, po sfidohemi me pengesa të shumta e të mëdha që po na dalin para gjatë jetës. Këto sfida që po na dalin para, jo vetëm që janë të shumta e të ndryshme, por janë edhe të llojlojshme për nga përmbajtja, sasia dhe cilësia.

Sa më e madhe është përmbajtja dhe ndryshimi i tyre, edhe vështirësit janë më të mëdha gjatë përpjekjeve tona për zgjidhjen e problemeve, që bartin me vete sfidat që na dalin para si pengesë. Zgjidhja më e lehtë e tyre kërkon mbështetjen e domosdoshme në shtat zakonet, ligjet apo parimet natyrale të njerzëve të suksesshëm, që i përdorin menqurisht për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin para atyre, duke u larguar sa më shumë nga gjepurat të cilave u ka skaduar koha.

Stephen R. Covey, në librin e tij” 7 zakonet e njerzëve të sukssshëm” na këshillon: ” nëse doni t’i arrini aspiratat tuaja më të larta dhe t’i mposhtni sfidat e shumta dhe të mëdha, identifikoni dhe zbatoni parimet natyrale, objektive dhe të suksesëshme, që i udhëheqin përfundimet të cilat ju i kërkoni”! Parimet në fjalë identifikohen dhe zabatohen natyrshëm dhe objektivishtë sa më shumë qëndrojmë largë praktikave të zakonshme dhe mendimeve të kulturës sonë që u ka skaduar koha për ti përdor gjatë zgjidhjes së problemeve të ndryshme.

Mënyra se si e zbatojmë një parim natyror të njerzëve të suksesshëm apo një parim tjetër, ndryshon shumë dhe do të përcaktohet nga fuqitë tona unike, intelektuale, humane, morale, sociale, profesionale, kombtare dhe nga talentet e krijimtaria që e poseojmë për brenda. Sipas psikologut të njohur apo Sokratit amerikan Stephen R. Covey këshillohemi se: ” Zgjidhjet parimore qëndrojnë në kontrast të plotë me praktikat e zakonshme dhe mendimin e kulturës sonë popullore”, Ai këshillon se: ” nuk zgjidhen problemet me të njëjtën mënyrë që i kemi krujuar ato”! I juaj mësuesi Isë

05. 01. 2018- ripostim

Është veprim shumë i ultë të shkelim mbi nderin, kontributin, sakrificën, gjakun, mbi lavdin dhe krenarinë e tjerëve, që të dukemi vet më të mirë se ata. Shumë të tillë ka mesi ynë shoqëror, që shkelin mbi nderin, lavdin, krenarinë, sakrificën dhe kontributin e tjerëve!

Ata që vuajnë nga kompleksi i infeioritetit dhe ndërgjegjës së vrarë, moralit e dinjitetit të ultë, dinakerisë e cinizmit të tepruar, bëjnë përpjekje sistematike dhe e përdorin çdo mjet për t`ua lënë nën hije lavdinë, nderin, kontributin, krenarin që e posedojnë tjerët, që të duket në skenë vetëm lavdi e krenaria e tyre, edhe pse nuk i posedojnë këto vlera në nivel të duhur apo nuk i posedojnë fare.

Ky veprim i ultë tregon atë pjesë të unit primitiv të atyre që u flenë në deshirën përsonale thojnë : ” Shikomni e dëgjomni mua, se atë që e them nuk e luan topi”. “Une jam i veçantë”, “këtu kullem unë e jo tjerët”. “Ajo që e them dhe e bëj është me vlera më të mëdha sesa ajo që e thojnë dhe e bëjnë tjerët”. “Kontributi dhe arritjet e mija janë më të vlefshme sesa kontributi dhe arritjet e tjerëve”, e shumë marifetllëqe tjera të këtij niveli shumë të ultë dhe qesharak!

Egoja e këtyre rrëmbysëve të nderit, kontributit, lavdisë dhe krenarisë së tjerëve, është ajo pjesë e deformuar e karakterit, përsonalitetit, shpirtit dhe mendjes së tyre, që ka përbrenda poashtu dëshirën e deformuar dhe bënë përpjekje të deformuara, që me çdo kusht të bije në sy të opinjanit, të dëgjohet e të rrespektohet nga opinioni dhe të konsiderohet si ma i veçanti në mesin e tjerëve dhe si i vetmi, edhe pse keto perpjekje i bene ne deme te kontributit, nderit dhe lavdisë që e posedojnë tjerët, edhe pse tipat e tillë kurrfar vlere e kurfar kontributi nuk japin për tjerët.

Veprimi i qoroditur i këtyre rrëmbyseve, më shume ua ulë nderin, moralin, kontributin dhe lavdin atyre , sesa ua rritë, nëse posedojnë sado pak lavd e nderë ata.

Per ta ruajt nderin, kontributin, lavdin dhe krenarine aq sa e posedojme , nuk është mirë të bëjmë përpjekje të tilla që shkelin dhe ua fshehin kontributin e tjerëve, sepse pozicionohemi në pikën më të ultë njerëzore dhe e pasqyrojmë vetën sesa poshtë kemi ra, sesa të pakarakter e të pa shpirt jemi dhe sesa shkaterrim e dëm të madh i kemi sjellë e po ia sjellim atedheut, popullit dhe shtetit të cilit i takojme! I juaj mësuesi Isë