Qe nga perfundimi i kohes se materirkatit femra nuk e ka statusit te cilin e meriton ne mesin e nje shoqerie. Ajo po neperkembet nga te gjitha menyrat dhe personaliteti i saje nuk po respektohet si personalitet i barabart me mashkullin. Kjo gjendje e pa barabart, dukshem po manifestohet ne mesin e shoqerise shqiptare.                                                                                                                                                                                                                                      Nese gjysma e kombit te gjinise femrore nuk e gezon lirine e plote dhe trajtimin e barabart me gjinin mashkullore, assesi nuk ka mundesi te perparoi shoqeria dhe vendi jone, nuk kane mundesi te perparojne knaqshem fushat e ndryshme jetesore, politike e shoqerore, familjare, individuale e kombetare. Kur e theme kete jam, plotesisht i bindur, se bota njerezore ze fille e zhvillohet qe ne barkun e nenes e derisa te piqet sado pak per te jetuar pa perkujdesin e perkushtimin e madhe te saje. Sipas statusit dhe respektit qe e posedon femra ne familje, ne shoqeri dhe ne vendin e punes, te njetin statues do ta kete edhe femija i saje, i cili rritet, zhvollohet dhe edukohet ne duarte e nje nene. Nje nene, nje bashkeshorte e pa trajtuar mire, me nje nivel te ulte arsimimi, e varur ekonomikisht, me nje pozite nenshtruese, e papunesuar, apo verje kushtesh te pandershme ne punesim, shkollim e avansim pozitash te saje, eshte e pamunder te kete edukim dhe zhvillim te drejte e te mirefillt femija i saje, mbi te cilet i vare shpresat kombi yne.
Pozicioni i femres ne familje eshte i neperkambur si bashkeshorte, e cila trajtohet vetem si amvise e jo si intelektuale me te drejta te barabarta ne raport me bashkeshortin. Ajo gjithnje e me shume po trajtohet nga femijet e vete e bashkshorti si nje person e cila eshte e detyruar vetem tu sherbej atyre e jo te gjene perkrahje nga ata, qe edhe ajo te kete kohe te merret me punet e veta personale, intelektuale, politike e rekreative si bashkshorti i saje. Krahas kesaje pabarazie edhe femra po eskalon me sjelljet e saje destruktive si bashkeshorte e si nene, ku shpeshehere eskalon situata ne menyren me te devalvuar  mes bashkeshorteve qe nuk kane respekt te dyanshem, qe nuk kane respekt te duhur e te barabarte per femijet e tyre. Me nje fjale krijim i nje rremuje ne familje, ku eshte humbur tersisht respekti, mirkuptimi dhe trajtimi i barabart  mes bashkeshorteve dhe mes femijeve si trup familjar.
Po ashtu edhe ne vendin e punes femra nuk e ka te njetin status dhe trajtim si te mashkullit, nuk e ka nje trajtim e respekt si intelektuale, profesionale, nje trajtim kolegial e njerezor, por më shume ka tendenca, qe ajo te trajtohet e keqeperdoret si mjet e si prone seksuale e dikujt . Kjo dukuri deviante shoqerore e kombetare, po perhapet dita dites neper organizata punuese shtetnore e me theks te veqant neper ato private. Permes ketij trajtimi te botes femerore, gjithnje e me shume po i ulet autoriteti, integriteti dhe po i devalvohet ne radhe te pare presonaliteti dhe karakteri i femres nga mashkulli, po devalvohen marrezisht pergjegjesite qe dalin nga vendi i punes, po devalvohen raportet ndernjerezore, po ulet efektiviteti  i qasjes serioze ne pune, permes keqeperdorimit moral, njerezor e profesional te paleve dhe permes keqperdorimit material e pronesor ne vendin e punes ku punojne palet. Po devalvohet dhe perulet personaliteti professional e moral i udheheqesit, i mesimdhenesit, i mjekut, i gjykatesit, i avokatit dhe i udheheqesve ne segmenetet tjera shoqeroro-politike ne nivel komune dhe ne nivel shtetnor, duke i shfrytezuar pozitat dhe pergjegjesite e veta ne deme te statusit te femres.                                                                                                                                                                                                                                Femra shqiptare edhe ne politike, edhe ne vendet udheheqese, edhe ne vendet tjera te punes, edhe permes notes gjate shkollimit, edhe permes diplomave e gradave shkencore, edhe permes pozites e funksioneve te ndryshme nuk eshte e barazuar me mashkujt, nuk trajtohet denjesishte, por si eshte me keqe, e injoruar dhe e perbuzur si personalitet ne aspektin professional, moral, human, politik e kombetar, duke u veshtruar nga shume kush qe posedon nivel te ulte moral, vetem nga kendveshtrimi eksploatus si objekt seksual, e shume pak apo aspak e trajtuar si qenje njerzore, e barabart me mashkullin.
Lexuesi im i dashur, Tani ose kurr ne shqiptaret duhet respektuar autoritetin dhe personalitetin e femres sone, te barazohet ajo me boten mashkullore, te shkollohet e te punesohet pa i vene kushte denigruse, te kete mundesi te barabarta me zgjedh e te zgjidhet neper vende udheheqese, sipas aftesive qe i ka e jo sipas kushteve denigruse qe i parashtrohen, te perkrahet e te ndihmohet profesionalisht e politikisht ne familje, ne shoqeri, ne vendin e punes dhe vertete te jete e barabart me mashkullin, nese e deshirojme nje shoqeri e nje komb komplet te shendetshem e perparimtar. I juaj, mësuesi Isë

Sa shume fitojme ne jete nese njerezve u dhurojme respkekt, mirekuptim, solidarizim, shoqeri,perkrahje dhe dashuri. Me te vertete duke ua bere sado pak jeten e lumtur atyre qe komunikojme, bashkpunojme dhe jetojme me ta, po ashtu e bejme te lumtur edhe jeten tone personale.
Per te fituar sa me shume shoke, miqe e dashamire ne mesin e njerezve, duhet treguar atyre se per ta ndjejme diqka dhe sinqerisht interesohemi per problemet dhe hallet e tyre jetesore, qe edhe ata te ndjejne diçka per neve dhe te interesohen sa do pak per problemet dhe hallet tona.

Do te ishte gabim i madh kur komunikojme, bashkpunojme dhe jetojme se bashku me njerezit, t`ua imponojme atyre te interesohen vetem per problemet dhe shqetesimet tona, kurse ne te mos interesohemi fare per problemet dhe hallet e tyre.
Kjo menyre e sjelljes me njerez, më shume i largon ata prej nesh se sa i ofron, sepse askush nuk interesohet me shume per problemet dhe hallet e tjereve, se sa qe interesohet per problemet dhe hallet e veta. Kete dukuri duhet t´a kemi parasysh gjithe here kur komunikojme, bashkpunojme e jetojme se bashku me njerezit, nese nuk dojme te shkaktojme iritim para tyre dhe nese nuk dojme ti humbim familjaret,te afermit, farefisin, miqte dhe dashamiret tane.                                                                                                                                                                                                                                               Nga sjelljet dhe veprimet e pamatura, rrjedhin te gjitha te keqijat njerezore. Duhet t´a njohim mire natyren e njeriut, qe te na mundesohet te interesohemi sinqerisht per ata, per te afermit tane dhe per secilin qe komunikojme, bashkpunojme e jetojme se bashku me ta, duke dhene çdo gje nga vetja, qe sado pak t´i ndihmojme e ti perkrahim ata qe kane nevoje dhe e meritojne perkrahjen, respektin dhe dashurine tone.Sa ma shume qe interesohemi per tjeret, per hallet e problemet e tyre, aqe ma shume tjeret interesohen per per hallet e problemet tona dhe sukseset do te jene  me doemos evidente, duke rezultuar jete më e lumtur dhe autoritet më i madh e respekt mes tjereve, miqeve, farefisit dhe familjareve.Natyra e njeriut eshte e tille, kur tjeret tregojne interesim per te, ai tregon ne te shumten e rasteve interesim per tjeret, perjashtuar rastet e njerzeve qe jane te mbushur me krime, me pune te pandershme e te ndyra.                                                                                                                                                                    Lexusi im i dashur, ashtu si sillemi me tjeret, tjeret sillen me ne. Sjelljet mes njerzeve duhet bere sipas merites se tyre. I juaj, mësuesi Isë

Kerkesat dhe nevojat e ndryshme qe dalin gjate jetes, jemi pergjegjes kryesore t`i realizojme ato. Per aqe sa jemi te ndergjegjsuar, pergjegjes dhe kembngules t`i realizojme kerkesat, deshirat dhe synimet tona, aq edhe i realizojme ato.
Besimi apo mosbesimi ne vlerat tona qe i posedojme dhe besimi apo mosbesimi ne vlerat e rrethanave mes te cilave gjendemi, jane shkaktar qe te realizohen apo mos realizohen kerkesat, deshirat, synimet e qellimet tona gjate jetes. Kujdesi i shtuar se qfare po mendojme, ke po e vlersojme si vlere dhe çka po kerkojme, deshirojme e po synojme si te vlefshme, ashtu e ndertojme te tashmen dhe te ardhmen tone personale, profesionale, familjare e kombetare.                                                                                                                                                                                                                                                           Ata qe kane kujdese te shtuar me mendimet, vlersimet, deshirat, synimet e me sjelljet veta , po ashtu kujdesshem dhe me vizion te kjarte do ta ndertojne te tashmen e te ardhmen e tyre.
Sa shume perpelitemi e tendosemi perplot vuajtje me skemat e demshme te mendimeve, besimeve e vlersimeve tona, te cilat na sjellin dhimbje, kokqarje e telashe te mdha duke kritikuar, fajesuar, urrejtur, xhelozuar, hidheruar, zemeruar, frikesuar dhe inatosur me tjeret , besa edhe me vetveten, per mos sukseset tona personale.
Nese tendosjet e shqetesimet emocionale jane shkaktuar nga mendimet, vlersimet e besimet  tona  te gabuara, te ndikuara edhe nga mendimet negative te tjereve, duhet ndryshuar sa  më pare ato duke i zavendesuar me mendime e vlersime largpamese, objective e te ndritshme per veteveten, per tjeret dhe per te ardhmen tone ne pergjithesi.
Per ta bere kete, duhet tua falim gabimet te gjithe atyre qe i kane bere pa dije dhe pa dashje ndaj nesh, e t`u kerkojme falje te gjitheve per gabimet tona ndaj tyre.
T´i falim gabimet e tjereve dhe t´u kerkojme falje per gabimet tona atyre, e marrim ne duar qelesin e ndryshimeve më pozitive ne jete.                            Kur eshte fjala te faljet e kerkim faljet, duhet patur vemendje te shtuar e vigjilence, se kujt po i kerkojme falje, ae meriton ai faljen tone dhe  ae meritojme faljen e tije. Ke po e falim, e kush po na fal!?
Lexusi im i dashur, te kerkosh falje nga tjeret per gabimet tuaja pa dashje e pa dije, ti falish tjeret po ashtu per gabimet e tyre, nuk eshte ligesi por perkundrazi eshte menquri, largpamesi dhe njerezishmeri. I juaj, mësuesi Isë

Depresioni shfaqet per shkak te perceptimit jo efektive te problemeve dhe detyrave qe na dalin para gjate jetes. Ky perceptim jo efektiv shkakton telashe te ndryshme depresive ne procesin psikik, intelektual, emocional, motivues, ne procesin e vemendjes dhe sjelljeve tona jo efektive gjate ballafaqimit me problemet e ndryshme dhe menyres se zgjidhjes se tyre, jo ne favor tonin                                                                                                          Dukurite depresive manifestohen ne zvogelimin e interesimit per ngjarjet e ndryshme qe ndodhin rreth nesh, ne zvoglimin e aftesive per zgjidhjen e favorshme te tyre. Manifestohen ne zvoglimin e interesimit ta ndryshojme per te mire gjendjen tone me te cilen rrethohemi dhe ne zvoglimin e interesimit ta ndryshojme veteveten dhe te pergatitemi sa më mire per jeten nga niveli personal e nivele tjera te ndryshme deri te niveli kombtar. Shkurt shprehur, zvoglim i madh i interesimit per ardhmerine tone personale, familjare, shoqerore e kombetare.                                                               Gjendja depresive nuk i lene askujt aftesi, force, vullnet, guxim, deshire dhe dashuri te mjaftushme per ti tejkaluar veshtiresite dhe pengesat qe na dalin para dhe per ti perdor mjetet e mundeshme efektive intelektuale, politike, demokratike, revolucionare e luftarake, ne rast nevoje per ti tejkaluar me çdo kush ato.                                                                                                                                                                                                                                                  Tek ai popull qe i mungon aftesia, forca, vullneti, guximi, dashuria dhe uniteti per ti tejkaluar pengesat dhe veshtiresite gjate jetes, do te perfshihet nga nje numer i madh paknaqesish, qe sjellin zhgenjim, deshprim, pikllim dhe pesimizem per te ardhmen e vendit dhe jetes se tij, duke iu nenshtruar roberise dhe politikes grabitqare e te korruptuar kembe e koke. Shkak i kesaj gjendje jo te kendshme, jane ndikimet e shumta negative te faktoreve te ndryshem politik, fetar, ekonomik, shendetesor, edukativ-arsimor, juridik e policor, qe jane korruptuar tej mase. Dukurite negative e korruptuse te ketyre faktoreve, me doemos e sjellin ne gjendje depresive individin, familjen, shoqerine e  kombin ne pergjithesi  duke ua  zvogluar kapacitetin e tyre  te perceptimit sa ma te drejte e efektiv te  rrethanave te ndryshme qe ti tejkalojme me nje racionalizem te duhur e te favorshem per ne.
Per ti shpetuar secili  gjendjes depresive psikike e shpirtnore, duhet te marrim masa sa me pare qe ti luftojme dukurite negative, duke u nisur nga vetevetja e deri ne majat me te larta politike e shtetnore. Per ta bere kete duhet te ndrmarrim veprime te rrepta duke i perdorur te gjitha mjetetet e mundeshme ne lufte kunder  veshtiresive, pengesave dhe dukurive devijante e negative ne nivel personal, familjar dhe ne nivel kombetar. Me nje fjale, kudo qe ndodhin dukurite negative, dhe kudo qe shfaqen veshtiresi e pengesa, i madh e i vogel duhet ngritur ne kembe per ti luftuar pameshirshem ato, qe ta krijojme nje ambient te shendetshem, te begatshem, te dinjitetshem, human, te lumtur e te barabart per te gjithe. Po se beme kete, do te thellohet edhe metej e keqja, nen perkrahjen e neglizhences sone te pakuptimt.
Nese pajtojme me gjendjen momentale depresive qe e ka perfshire vendin tone dhe qendrojme duar kryqe, po e bijme veten qe mos te kemi rrugedalje tjeter , pos me ike me te madhe nga vendi, per tua leshuar pushtuseve tane kete vende, qe me te gjhitha mjetet po planifikojne ta marrin. Te rijnte ma te mire te vendit apo inteligjenca jone po e marrin gjithnje e ma shume rrugen e pakthim, duke udhtuar drejte hiqit e rrethe tij neper bote.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha e fundit qe se bashku te gjithe, t`i luftojme dukurite negative, qe e kane perfshire mesin tone kombetar, nese nuk dojme te perfshihemi edhe me teper nga gjendja shpirtnore depresive, e cila po manifestohet gjithnje e me shume me zhgenjim, deshprim dhe qendrim pesimiste per te ardhmen personale, profesionale, familjare, institucionale dhe kombetare. I juaj, mësuesi Isë

Lehte zemrohemi per shkaqe te ndryshme te cilat na pengojne qe ti realizojm deshirat dhe qellimet tona gjate jetes. “Te zemrohemi per shkaqe te duhura, ne mase te duhur, ne kohe e moment te duhur, per aresye dhe ne menyre te duhur, eshte e veshtire dhe aspak e lehte”.
Emocioni i zemrimit edhe pse kryesisht definohet si emocion negativ, me gjithe ate i ka vlerat dhe perparesite e veta, derisa te jete nene kontroll te sistemit nervor simpatik e parasimpatik dhe reagon natyrshem ne mbrojtje te vlerave univerzale njerezore, kur ato vehen ne pikpyetje nga shkaqe te ndryshme. Secili individ qe e ka ne rregull procesin e shendetit intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar dhe nuk vuan prej ndonje defekti ne keto fusha shendetesore, eshte e pamundeshme te mos zemrohet, te mos kundershtoi e rezistoi me te gjitha mjetet, kur i shkilen te drejtat e tij personale, familjare, profesionale e kombetare, kur i shkilet autoriteti, integriteti e nderi i tij dhe ai kombit ne pergjithesi, kur burgosen e vriten dashamiret e kombit, kur nuk vlersohen ata qe kane merita por e kunderta, kur poshtrohen e dhunohen gra e femije, pleqe e te rije, kur pushtohet atdheu e shiten pjese te tije, kur e kaplon varferia vendin e popullata ik prej tij dhe kur demagoget u durtrokasin per interesa personale e u shkojne prapa aktereve qe e kane pruar vendin dhe popullin ne gjendje te mjere! Nuk frenohet tersisht zemrimi sa do te perdorim teknika te ndryshme te mendimit pozitiv, kur vehet ne pikepyetje nga pushtuesit dhe forca tjera destruktive, liria, pavaresia, atedheu, uniteti kombetar, bashkimi dhe çlirimi i trojeve tona te pushtuara. Secili prej neve zemrohemi kur abozohet me personalitetin, me te drejtat,  lirite dhe me nderin e integritetin tone, personal, intelektual, professional, familjar dhe at kombetar. Nese per keto shkaqe qe u ceken me larte zemrohemi, zemrimi yne eshte i arsyshem, i domosdoshem, me vende dhe i merituar, sepse nuk na lejon te pajtojme te qete per asnje qaste, qe te na neperkemben gjerat me vlera univerzale njerezore, pa te cilat nuk ka jete te suksesshme, te lumtur dhe dinjitoze.
Nuk eshte mire qe emocioni i zemrimit te  ze vende per cikrrima  gjate jetes, dhe te hargjojme kote energji e ta humbim edhe shendetin tone intelektual, emocional, social dhe at fizik per ato gjera qe nuk kane vlere njerzore, intelektuale, morale, sociale, humane e komnbtare, per ato gjera qe se mbrojne autoritetin, integritetin, nderin, lirine e atdheun tone, pa te cilat jeta nuk ia vlene te jetohet, sepse nuk mund te jete jete njerzore e me dinjitet kur jetojme  si maca nen tryeze qe prete t`ia hudh nje kafshate buke dikush nga tryeeza, ku më shume merr injorim se sa buke.
Vertete  po hargjojme kote energji te medha personale, shoqerore e kombetare, ne dem te interesave univerzale per shtetin, kombin, familjen dhe veten, duke shfaqur zemrimin e urrejtjen permes perkatesive politike e fetare, perkatesive klanore e te biznesit, dhe perkatesive regjionale duke harruar çdo gje kombetare, intelektuale, profesionale, humane, sociale, morale e njerezore per interesa te ngushta personale.
Lexuesi im i dashur, edhe nese zemrohesh mos u zemro per para e interes, per cikrrima e per cdo ves, por gjej shkaqet me te rendesishme e me te arsyeshme per ta shfaqur zemrimin ne mbrojtje te interesave kombetare, ne mbrojtje te lirise e pavaresise, ne mbrojtje te unitetit dhe bashkimit kombetar, ne mbrotje te nderit e moralit, ne mbrojtje te drejtesise e barazise, ne mbrojtje te familjes e vetevetes gjithmone permes parimeve univerzale njerezore, kur e lup nevoja edhe me çmimin e jetes. I juaj, mësuesi Isë


Si po duket paska qene lulë në kapuq politika e ma parshme e politikaneve shqiptar ne Shqiperi e ne Kosove, krahasuar me politiken e tanishme ne te dyja vendet.                                                                                                                                                                                                                                                       Derisa te kete jarana shqiptar te sllavo-grekeve pushtues dhe bashkpunojne me ta, ne dem te qeshtjes sone kombtare e ne favor te tyre, per interesa te ulta personale e karieriste, derisa gjenden njerze te korruptuar kemb e koke ne balle te politikes, edukimit, arsimit, shendetsise, ekonomise, drejtesise dhe institucioneve te ndryshme politiko-shoqerore, kulturore, historike e shkencore, vaj halli per ne si komb!
Derisa ti fryjme zjarrit politik e fetar ne dem te unitetit tone kombtar dhe te perqahemi mes veti mbi baza politike, fetare e regjionale, do te tallen armiqte me ne dhe do te na versulen gjithnje e më shume si te terbuar, kurse miqte tane do te zhgenjehen me veset e manite tona te shumta.                   Kam frike se do te devalvohen e rrenohen gjithnje e me shume institucionet tona te ndryshme politike, shoqerore, kulturore e shkencore, ne nivel shtetnor e kombtar, me emrimin e kuadrit militant partiak ne balle te tyre, te pa pergatitur sa e si duhet profesionalisht, moralisht e kombtarisht, duke i injoruar, mohuar e poshtruar aftesite profesionale, morale, njerzore e kombtare te atyre njerzeve qe jane te pjekur, te pergatitur dhe jane te afte te marrin pergjegjesi profesionale e organizative ne nivel vendor e kombtar dhe më shume.                                                                                                             Derisa te devalvohet dija, edukata, kultura dhe shkenca nga matrapazet e korruptuar, nuk do te lulezojne shkollat dhe univerzitetet tona duke prodhuar kuader te mirfillt per interesat e vendit.   Derisa kleriket tane fetar vrapojne kush pas vatikanit, kush pas Athines e kush pas Stambollit e beogradit, nuk do te kete edukim te mirfillt fetar, njerzore e kombtar, pos ngatresave, urrejtjes dhe perqarjes ne mesin tone kombtar.                                                                                                                                                                                                                                                                 Derisa nuk happen vende te mjaftushme te punes e nuk luftohet varferija ne trojet shqiptare, popullit dhe rinise sone nuk i ka mbete rruge tjeter pos te tretet rrugeve te botes per ta siguruar kafshaten e bukes ose ta marr fatin ne duar te veta ne nje menyre apo tjeter me te gjitha mjetet qe i ka ne dispozicion.                                                                                                                                                                                                                                                            Lexusi im i dashur, assgje nuk na pike prej qiellit, askush nuk na jep liri, po se morem vete! I juaj, mësuesi Isë

Bindjet tona per njerezit e  per nje realitet te caktuar nuk eshte mire ti mbeshtesim e ti formojme, permes thash e themeve e paragjykimeve tendencioze  dhe ne baze te saje te gjykojme nje realitet te caktuar  per te mire apo per te keqe. Vleresimet, te cilat mbeshteten ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme, ne paragjykime e ne tendenca te ndryshme, nuk jane te sakta, sepse nuk i perfillin argumentet dhe faktet e verteta, bindese e te verifikuara sipas te verejturit sistematik shkencor, por jane nje fushate e ulte perplote tendenca, per ta perbaltur personalitetin e dikujt apo per ta ngritur ate pa argumente, per interesa personale apo qellime djallezore.                                                                                                                                          Nje pjese e konsiderueshme e njerzeve mendimet, bindjet, gjykimet qe i bejne per njerezit e per nje realitet te caktuar, më shume i mbeshtesin ne te verejturit e thjeshte, ne thash e theme dhe ne paragjykime tendencioze, se sa ne te dhenat e argumentuara qe dalin nga te verejturit sistematik shkencor, i kontrolluar mire e i verifikuar ne kohe.                                                                                                                                                                                     Qasja e verojtimit te thjeshte, mbeshtetur ne thash e theme, ne trillime e paragjykime na bene te gabojme shpesh gjate vleresimit te njerezve, apo te nje realiteti te caktuar, per te mire apo per te keqe, duke i perforcuar pozicionet tona per interesa personale e karieriste, kundra e pro tjereve . Sa shume ka marr hov dhe shume po zene hapsire dita dites, vleresimi tendencioz ne mesin e shoqerise sone, pro e kontra tjereve, pro e kontra te nje pozicioni politik e te nje realiteti te caktuar, per ti pozicionuar favorshem interesat dhe autoritetin personal pa merite e ne dem te tjereve.
Lexusi im i dashur, nuk eshte mire ti gjykojme tjeret ne baze te verejturit te thjeshte, thashe e themeve dhe ne baze te paragjykimveve, sepse vleresimet tona dalin shume subjektive e qesharake, te pa argumentuara, perplot genjeshtra dhe tendencioze, te cilat e demtojne  apo e favorizojne pa shkas autoritetin e tjereve dhe pa argumente, vetem per interesa personale. I juaj, mësuesi Isë

Politiken, grupacionet e ndryshme politike, fetare, profesionale, kulturore e shkencore qe i perfshine nje shpirt i smuar, sjellin pasoja te medha jetesore, kombetare e njerezore. Brenda atij shpirti bashkjetojne edhe shpirtera tjere te shendetshem, port e cilet i pret edhe ata smundja e njejte shpirterore. Te gjithe shpirtrat ne fjale, qe bashkjetojn ne mesin e nje shoqerie me shpirt te smuar, infektohen me ate smundje shpirterore qe e posedon mesi shoqeror, edhe pse disa bejne perpjekje qe ta sfidojne kete smundje infektive shoqerore, te  mos infektohet shpirti i tyre i paster dhe i shendetshem.
Kur shpirti i nje shoqerie eshte i smuar, ajo shoqeri nuk ka kurajo te perballet me ndryshime, me risi, nuk i perballon dot sfidat qe i dalin para, sepse i mungojne aspiratat, vullneti, deshira, kombengulesia, guximi dhe projektet per ti quar proceset perpara. Ajo shoqeri nuk i beson te tashmes dhe te ardhmes, nuk behet pjese e nje organizimi progresiv, pjese e nje pergjegjesie per te miren e kombit, vendit dhe shtetit, pjese e nje pergjegjesie kolektive, pjese e nje sakrifice te interesave personale, ne dobi te atyre shoqerore e kombetare.
Shoqeria jone shqiptare gjithnje e me shume po perfshihet nga ky shpirt i smuar dhe shume i lige, ku gjithnje e me shume po humbet besimi tek e ardhmja e kesaj shoqerie, tek e ardhmja individuale, familjare e kolektive. Nuk pranohen ide te reja, ndryshime te mundeshme e te domosdoshme per vendin, nuk merren pergjegjesi kolektive, personale e kombetare. Gjithnje e me shume njerezit po fokusohen rreth interesave te ngushta e te ulta personale, ne dem te atyre shoqerore e kombetare, pak kush apo askush nuk merr pergjegjesi te mirefillt per interesat e pergjitheshme shoqerore e kombetare. Kjo shoqeri po ecen gjithnje e me shume drejte rrugtimit, ku secili eshte fokusuar, drejte mireqenjes personale e familjare, duke harruar tersisht pergjegjesine kolektive e kombetare per interesat e veta te ulta e te shemtuara.
Secila shoqeri qe ka rrugtuar e rrugton gjate jetes duke poseduar nje shpirte te smuar, ka falimentuar me pasoja e me gjakderdhje te medha. Shembuj te tille, neper periudha te ndryshme historike, ishin fundosjet e perandorise romake, bizantine, turke dhe shume perandori te ndryshme neper periudhat historike.
Nje shoqeri e smuar shpirterisht e moralisht e humb rrugen e saje te zhvillimit, perparimit dhe persosjes ne baza kolektive, shoqerore, kombetare, familjare dhe individuale, sepse nuk posedon me kurrfar force, nuk ka synime e projekte per ti quar proceset e zhvillimit perpara. Ne vende te aspiratave per zhvillim e perparim te barabart e te gjitheanshem shoqeror e kombetar, vershon me parulla boshe e te pakuptimta, me premtime te genjeshterta e me anarhi, te cilat i shkatrrojne idealet e nje shoqerie, idealet e nje kombi, e nje grupacioni politik e fetar, profesional e shkencor, familjar e personale.
Simptomat e nje shoqerie te smuar jane: korrupcioni, amoraliteti, trafikimi me qenje njerezore, trafikimi i substancave narkotike, krimi i organizuar, devalvimi i vlerave ne fushen e drejtesise, ekonomise, shendetesise, edukimit, arsimit, bujqesise, tregtise, biznesit, devalvimi i punsimit, mbeshtetur mbi baza partiake, familjare e korruptive, pa i perfillur aftesite dhe pergatitjen profesionale, morale e kombtare, emrimi i militanteve neper pozita dhe pergjegjsi shoqerore e kombetare, te cilet nuk i meritojne ato pergjegjesi ne aspektin profesional, moral e kombtar, shkatrrimi i pasurise shoqerore e kombetare ne favor te interesave personale, sherbimi policor e gjykatat  keqperdoren nga pushtetaret  dhe nje numur i pa fund i smptomave qe e karakterizojne nje shoqeri  te smuar shpirtnisht.
Lexuesi im i dashur, per ta sheruar shpirtin e smuar te nje shoqerie, me pare duhet te nisemi nga vetevetja, qe ta ndertojm nje shpirt te shendetshem e sa me te paster personal, profesional, kulturor, institucional, shkencor, politik, fetar, kombetar dhe shtetnor. Per ndryshe do te fundosemi edhe vete ne plehrat e pa fundme, te smundjeve shpirterore qe e kane perfshire nje shoqeri te smuar. I juaj, mësuesi Isë

Permes ketij shkrimi ne forme te pyetjeve po i drejtohem Presidentit te Kosoves,Hashim Thaçit dhe antareve te presidences, Kryeministrit te Qeverise, Ramush Haradinajt dhe antareve te qeverise, Kryeparlamentarit, Kadri Veselit dhe deputeteve te Parlamentit te Kosoves, edhe lexuseve te dashur shqiptar: Pse nuk e perkrah Europa themelimin e “Asociacionit te komunave shqiptare” me kompetenca shtetnore ne Serbi, Mal te ZI, Maqedoni dhe ne Greqi, siq po e perkrah me ngulm dhe e terbuar “Asociacionin e komunave serbe” ne Kosove dhe pse nuk e kerkojne me ngulm nje gje te tille edhe politikanet tane shqiptar, siq po e kerkojne politiukanet serb?! Cili prej shteteve te fqinjeve tane e pranon nje gjendje te tille per shqiptaret qe gjenden ne trojet e veta te pushtuara nga ata, edhe pse me perqindje jane më shume me qinda e mija here, se sa minoritaret serb ne Kosove?! Cili prej ketyre shteteve u jep te drejta dhe liri shqiptareve, siq u ka dhene Kosova minoritareve serb dhe a e meritojne nje privilegj te tille kriminelet serb qe i kane pergjakur duarte me gjakun e shqiptareve dhe ne te gjitha menyrat e devalvojne shtetin tone, te cilet jane grumbulluar ne veriun e Mitrovices dhe Kosoves lindore?! Ka te drejta e liri te tilla per pakicat minoritare neper shtetet e bashkimit europian,siq i kane ne Kosove minoritaret serb, vequar nga minoritaret tjere qe gjenden ne Kosove ?! Cilit shtet prej fqinjeve tane greko-sllav pushtues i behet presion nga Europa, te naj falin trojet e tyre, apo sepaku te naj kthejne trojet tona qe i kan pushtuar me ndihmen e Europes, siq po i bene presion Kosoves dhe politikaneve te saje?! Cilet politikan te shteteve fqinje bejne pazarlleqe me shqiptaret per trojet e veta, siq po bejne politikanet e te dyja shteteve shqiptare me serbet, greket e sllavet tjere ne ballkan, nen perkrahjen e Europes, per t`i stimuluar sllavet dhe greket e ballkanit me trojet tona, edhe pse trojet tona jane nen qizmen pushtuse greko-sllave mbi 90% e tyre?! Kam edhe shume e shume pyetje per ju te nderuar, por po i le per heren tjeter, president Hashim Thaçi, Kryeminister Ramush Haradinaj, Kryeparalamentar Kadri Veseli dhe per ju deputet e per ju lexusit te dashur. I juaj, mësuesi Isë

Me kete nivel te sjelljeve qe po i bejme ne fushen e politikes, kultures, shkences, arsimit, ekonomise, drejtesise, shendetesise dhe institucioneve te tyre perkatese nuk ndryshohet gjendja per te miren tone personale, profesionale, institucionale, familjare e kombtare, perkundrazi do te thellohet e keqja edhe me shume.                                                                                                                                                                                                                                                 Cdo gjendje e mire apo e keqe qofte, e cila na ka rrethuar ne te kaluaren, po na rrethone dhe tani e do te na rrethoi ne te ardhmen, shkak e ka  nivelin e mire apo jo te mire  te mendimeve, bindjeve, pikpamjeve dhe veprimeve tona.
Nuk mundet assesi te ndryshoi per te mire gjendja jone, nga niveli personal e deri te niveli i pergjithshem kombtar, me kete nivel te veprimeve  korruptuese, perqarese mbi baza partiake, fetare dhe regjionale, me kete nivel te veprimeve poshtruese e nenshtruese ndaj pushtueseve tane, me veprime dinake, cinike e injorante ndaj miqeve tane, te cilet na perkrahen ne ditet me te veshtira.                                                                                           Nuk mbahen e nuk shtohen miqte e vertete e te sinqerte dhe nuk fitohet perkrahja e tyre me shitjen e pasurise kombetare, me legjitimin e krimineleve serb neper strukturat tona shoqerore, politike e shtetnore, me themelimin e zajednicave serbe, me falje tokash malit te Zi, Serbise, maqedono-grekeve dhe me lulzimin e korrupcionit ne te gjitha fushat jetesore. Miqte e vertete e te sinqert qendrojne prapa neve dhe na perkrahin, ateher kur ne e perkrahim veteveten.
Cili prej miqeve tane, tani per tani e mbrone themelimin e “bashkesise se Komunave shqiptare ” me kompetenca shtetnore, te shqiptareve ne Greqi, te shqiptareve ne Maqedoni, ne Serbi dhe te shqiptareve ne Mal te Zi, edhe pse krahasuar me perqindjen serbe ne Kosove, perqindja e shqiptareve eshte shume fish me e larte ne trojet e veta te pushtuara nga serbo-malazet dhe nga maqedono-greket.
Lexuesi im i dashur, eshte e kote pritja qe te ndryshohet diçka per te miren tone personale, profesionale, institucionale, familjare e kombtare, me kete nivel te sjelljeve  qe po i bejme ne fushen e politikes, kultures, shkences, arsimit, ekonomise, drejtesise, shendetesise dhe institucioneve te tyre perkatese. I juaj, mësuesi Isë

Ata qe e fillojne veprimtarine e vete duke i menduar mire pasojat dhe leverdite qe dalin nga ajo qe bejne gjate jetes, jane njerz te ndergjegjshem, vizionar, modest, te dashur dhe te suksesshem gjate jetes. Po se menduam mire ate qe e bejme, pasojat jane më te medha se sa leverdite dhe deshmojme gjate jetes se nuk jemi te ndergjegjshem, vizionar, modest, te dashur e as te suksesshem.
Do te ndjehemi krenar e jo te turperuar para vetes e para tjereve, kure veprimet tona jane te ndergjegjshme, te matura, vizionare, te leverdishme e me virtyte njerezore duke shperndare respekt, dashuri, mirkuptim, tolerance, altruizem, guxim, vullnet, atdhedashuri, humanizem dhe besnikeri ne rolin e prindit, bashkeshortit, vellajt, motres, nipit, meses, xhaxhajt, kusherinit, mikut, shokut, qytetarit dhe ne rolin e nje intelektuali, profesionisti, politikani apo kleriku fetar.
Per ta bere kete sa me njerezisht e maksimalishte eshte e domosdoshme ta mendojme fundin e jetes, para se te fillojme te ndermarrim ndonje  veprimtari te caktuar. Nese kete e bejm nuk do te koritemi duke vrapuar verberisht e marrezisht pas intersave tona personale e te pa ngopura, sepse asgje nuk do te marrim me veti pos ndergjegjes sone.
Si perfundim po i citoi fjalet e Xhozef Edisonit ne momentin kur i ka vizituar varrezat e qytetit i cili thonte: “Kur veshtroi varrezat e fisnikeve, çdo emocion i lakmise vdes tek une; kur lexoi epitafet e bukura, çdo deshire e tepruar largohet; kur shohe pikllimin e prinderve mbi nje gure varri, zemra ime tretet me dhemshuri; kur shikoj varrin e prinderve, mendoi kotesine e pikllimit te tyre; kur shikoj mbreterit qe prehen ne varreza se bashku me ata qe i rrezuan, me shkon mendja se sa kote u perpoqen dhe sa kote u munduan; kur shikoj varret e njerezve te shejte te cilet aqe shume e perqane boten me grindjet dhe konfliktet e tyre, une me pikllim e perjetoi ndjenjen e habise dhe trishtimit ndaj perleshjeve, perqarjeve dhe debateve te njerezimit…“ e keshtu vazhdon citati.
Lexuesi im i dashur, çdo gje qe e bejme ne jete, nese nuk dojme te koritemi e te turperohemi para botes e para vetit, duhet punuar sikur nuk do te vdesim kurr, por edhe te mendojme fundin e jetes, se nuk do te marrim asgje me veti, pos nderin apo turpin tone!
I juaj, mësuesi Isë

Veset e pertacit manifestohen permes mungeses se deshires per pune, dije e zotesi. Eshte njeri me tipare dembelellaku, i ngathte, i plogshte, gjumash i tepert, nuk luan vendi prej dembelellakut. Pertaci eshte i varfur per nga vetedija dhe nuk e kupton se sa e rrezikshme eshte pertacija per te, edhe pse ajo e zhvesh pertacin tersisht nga elementet kyqe, per te bere jete me dinjitet, duke e varferuar ate plotesisht dita dites.
Veset e koprracit manifestohen permes dashurise se tepruar ndaj parase, duke e dashur parane dhe kursyer ate më shume se sa veteveten. Koprraci edhe boten po takete, nga pangopesia e tije, kerkone edhe nje bote tjeter. Ai çdo gje grumbullon per veten, e asgje per tjeret. As guret e malit qe jane me bollak nuk ia jep kujte. Edhe po te vdes njeriu, duke pritur ndihmen e koprracit, koprraci nuk ka zemer e shpirte ta ndaj nje cente nga gjepi i tije, per tia shpetuar jeten e tjetrit.
Lexusi im i dashur, duhet bere qmos te mos i marrim veset e pertacit dhe koprracit, nese kemi deshire te jetojme te lire, te edukuar, te ditur, te pasur, te lumtur, human, me ndere e me dinjitet. I juaj, mësuesi Isë

Atehere kur nuk lidhemi ngushte me qenjen tone te brendeshme do te ndjehemi si viktima dhe fillojme te ndjejme dhimbje e frike te perballemi me problemet e ndryshme jetesore, duke kerkuar nga tjeret te na mbrojne e shpetojne dhe te punojne e sakrifikojne per ne.                                                      Derisa te ndjehemi te viktimizuar do ti humbim te gjitha mundesite ti zbulojme aftesite tona qe ti pergjigjemi jetes, jo si viktima por si qenje njerezore te fuqizuara e te pavarura nga lemosha e tjereve.                                                                                                                               Eshte ndjenje e mrekullushme atehere kur bindemi se nuk kemi nevoje dhe nuk e lejojme veten te varemi nga tjeret, sepse brenda qenjes sone gjendet fuqia e jashtzakonshme e cila na mundeson te bejme ndryshime te duhura e progresive ne menyren e te jetuarit tone.                                                             Nuk eshte mire, e as njerzore te friksohemi qe te jemi sa më te lire e te pavarur ne raport me tjeret dhe te marrim pergjegjesi ndaj vetevetes dhe ndaj jetes sone, sepse marrja e pergjegjesise nenkupton se jemi ne gjendje te pergatitur dhe te afte t`i pergjigjemi menyres progresive te jetuarit tone mes kesaje bote njerzore.                                                                                                                                                                                                                                       Eshte domosdoshmeri e kohes te mos ndjehemi edhe metej si viktima, por te lidhemi sa më ngushte me qenjen tone te brendeshme duke u liruar sa më pare nga bindjet e shprehite tona te vjetruara dhe te pervetesojme modele mendimesh, bindjesh e shprehish te reja e harmonike per veten, per familjen, rendin tone shoqeror e politik, per kombin, duke i ndihmuar vetes ne radhe te pare, familjes, institucioneve, shtetit kombit, pastaj edhe botes, nese e arrijme nivelin e pjekurise se ndervaresise intelektuale, emocionale, sociale, morale e kombtare, qe te kemi se çka tu japim tjereve dhe te dijme se çka na duhet te marrim nga tjeret, e jo te marrim se çka na servojne ata.                                                                                                                            Lexusi im i dashur, nuk eshte njerzore e as humane te luhatemi mes te vjetres e te resë duke stagnuar ne vend pa kurrfar ndryshimesh, sepse eshte plotesisht e mundeshme dhe e drejte e jona njerzorer te kalojme nga nje gjendje e stervjetruar dhe e mundimshme e te jetuarit, ne nje gjendje krejtesisht te re e te mbushur perplot suksese, krenari e dinjitet njerzor. I juaj, mësuesi Isë