24. 08. 2023
Të jemi vetëvetja, duhet me qenë pjesë e pandashme e mësuesit familje, e mësuesit shkollë, e mësuesit shoqëri, e mësuesit natyrë dhe e mësuesit jetë. Jeta mësuesja më e madhe mes këtyre mësuesëve. Pa këto pjesë nuk jemi vetëvetja por jemi vetëm një thes i mbushur me mishë e eshtra pa vlerë, që nuk kanë emocion, edukatë, dituri të mjaftushme, për ta ndërtuar unin, idin, egon dhe superegon që nuk treten në mbi unin e tjetrit. Idi apo oqeoni i pafund i dëshirave të njeriut, nëse e ka unin e nështruar nga mbiuni i liderit, kushdo qoftë ai, politik, fetar, e ideologjik, e ka të nënshtruar edhe egon, peshorën e drejtësisë dhe supëregon, vetdijën për rregullat njerëzore që i ka krijuar një shoqëri e caktuar.
Lum për ata njerzë qi i mbajnë të ekuilibëruar apo të baraz peshuar dhe i kanë në duartë e veta frejtë e funksionimit të UNIT, IDIT, EGOS dhe SUPËREGOS, si pjes të pandashme e trupit tonë fizik, psikik, emocional, shpirtëror, intelektual, human, social, moral , kombtar e njerëzor!
Nuk duhet tu besojmë lajkatarëve që të servirën në emër të miqësisë, të cilët premtojnë mrekullira e asgjë nuk realizojnë nga premtimet, të cilët ti rrahin krahtë e të thurin lavde, të cilët asnjëherë nuk janë dëshmuar si miqë të mir e të sinqertë, por janë dëshmuar lajkatar të vërtetë, servil, që serviren derisa ti plotësojnë interesat e veta përsonale, pastaj nuk e qajne kokën per të mirat që ua ke bërë atyre, nuk e qajnë kokën fare për premtimet e dhëna, perkundrazi, bëhen xheloz për të mirat që ua ke bërë dhe për meritat që i posedon.
Lajkatarët dhe servilët të serviren në emër të miqësisë , të lajkëtojnë, të thurin lavde, të premtojnë, t’i rrahin krihtë, derisa ti plotësojnë interesat e veta, pastaj ndryshon çdo gjë nga e para tek e fundit, ate që e kanë premtuar lajkatarët e servilët. Me këtë soj njerzish pakurrizor, butak e shpuzor, nuk është mire të miqasohemi, sepse të lënë në gjysëm të rrugës, kurë ke nevoj për ta, ata ta kthejnë shpinën, sapo ti realizojnë interesat e veta! Ky soi njerzimi e ka qorjentuar organizimin e shoqërisë sonë kombtare, e kane banalizuar fjalën e dhënë dhe besen shqiptare dhe e kanë bërë njeriun një thes me një grumbull mishi e eshtra pa vlerë !
Do ti pysja të gjitha kategorit fetare, politike e intelektuale të njerzëve, se cilës rrugë na qojne sjelljet dhe veprimet e lajkatarëve dhe servilëve që veprojnë si është më keq në mesin tonë duke manifestuar urrejtje, xhelozië, gënjesjhtra, mashtrime e dukuri tjera deviante e mashtruese mes atyre ku jetojnë?! Athu mos na qojne drejtë rrugës së Zotit, që aq shumë po flasim në emër të tije, a mos na qojnë drejtë zhvillimit e perparimit kombtar, a mos na qojnë drejtë ngritjes së humanizmit, edukatës e diturisë, që aqë shumë po belbëzojmë në emër të tyre, apo mos pa na qojnë drejtë rrugës së djallit e drejtë shkatrrimit total, kofshin sa më largë nesh ky soi njerzish me mendime, bindje, besime e ndjenja qoroditëse, të shëmtuara dhe shkatërruse!?
Mëse e domosdoshme është per ne, që në mënyrë sistematike, të bëjmë përpjekje t`i kultivojmë, t`i rrisim, t`i zhvillojmë, t`i kalisim, ti gdhendim e t`i humanizojme vlerat tona shpirterore, emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale e kombtare, që t`i tejkalojme pengesat dhe veshtiresite djallëzore të cilat na dalin para si pengesë, për t`i realizuar dëshirat dhe synimet tona njerëzore e kombtare gjatë jetës. I juaj mësuesi Isë