I paska harruar Sarazin budallitë e shumta raciste të Europës që ua ka bër shqiptarëve në Kongresin e Berlinit, në Paqen e Shen Stefanit, në Konferencën e Varsajës, në Konferencën e Londrës e shumë e shumë tubime tjera raciste që i kanë masakruar trojet shqiptare padrejtësisht, për ti shpërblyer gjakatarët tanë fashist e gjenocidal sllavo-grekë, me tokat, malet e fushat tona tona!

I paska harruar Sarazin burgosjet, torturat, vrasjet masakrimet, djegëjet e shtëpive të shqiptarëve në trojet e veta dhe ua kanë vrarë edhe kafshët shtëpiaka dhe qentë e shtëpive, sepse nuk janë ngopë me vrasjet e njerzëve, fëmijëve, pleqëve, grave dhe burrave nga kasapët gjakatar serbo-sllav e grekë dhe i kanë përzën me dhunë nga shtëpitë e veta, sipas direktivave të Rusisë Cariste! I nderuar Sarazin edhe nëse i ke harruar ti masakrat që ua kanë bërë shqiptarëve, kasapët e ballkanit serbo-sllav e ata grekë, ne nuk i kemi harruar, sepse na kanë mbetë nën pushtim greko-sllav mbi 80% e trojeve tona dhe është bër gjenocid i madh ndaj shqiptarëve para syve të Europës!

I nderuar Sarazin populli shqiptar nuk e harron kurr ndihmën e miqëve tanë ndërkombtar, posaqërisht SHBA-s dhe ky popull nuk është mosmirënjohës i përkrahjes së miqëve të vetë, por na ka ardhë thika deri në palcë të eshtrave, dhembjet për ne si popull janë bërë të padurueshme, sepse po kalojnë shekuj duke i shfryer epshet shtazarake pushtuse e gjenocidale sllavët e grekët mbi shqiptarët, mbi shtëpitë dhe mbi trojet e tyre, edhe në ditët e sotit dhe prap po i hudhen budallitë shqiptarëve, që po përpiqen ta mbrojnë shtetin e vetë demokratik, multietnik dhe ta shtrijnë pushtetin që të ushtrohet rend e rregull, i cili po pengohet nga bandat kriminale serbo-ruse që janë instaluar në veriun e Kosovës, edhe për kundër 15 mijë viktimave kosovare që i shkaktuan në luftën e fundit!

Sarazin, miku ynë i nderuar, padrjtësisht po i quan budallira të shqiptarëve që po përpiqen shpirtërisht e njerëzishtë të vëjnë rend e rregull, barazi e demokraci në shtetin e Kosovës! Po ua bëj me die se ne shqiptarët nuk e harrojmë kurrë gjenocidin që na e bëri Serbia e Greqia fashiste, nuk e harrojmë kurrë vrasjen dhe masakrimin e femijëve tanë të pafajshëm, vrasjen e pleqëve dhe masakrimin e tyre nëpër shtëpitë e veta, vrasjen e grave shtatzëna dhe nxjerrjen e frytit të tyre nga barku me bajoneta të luftës edhe ashtu të përgjakshme në Kosovë, nuk e harrojmë kurrë dhunimin e mbi 20 mijë femrave shqiptare nga bandat e ndryshme gjkatare të ushtrisë e policisë së shtetit të Serbisë!

Uroi për miqtë tanë Europian e Amerikanë, të kenë pakë mëshirë për popullin shqiptar, sepse jemi ngopur e stërngupur me sjellje raciste e gjenocidale të fqinjëve tanë sllavo-grek, që naj kanë marr me dhunë mbi 80% të trojeve tona me përkrahjen e Europës dhe prap nuk kanë të ngopur ku përmes gënjeshtrave më të ulta njerëzore po i arsyetojnë sjelljet dhe kërkesat e tyre shtazarake! Uroi sa më pak racizëm të ketë bota e civilizuar! I juaj mësuesi Isë

26. 05. 2021-rispotim

Veprimet më të dëmshme ndaj Kosovës për dy dekada me radhë, ishin qeveritë e mëparshme që i patëm në ballë për dy dekada me radhë e jo qeveria e tanishme me Kryministrin Albin Kurti, Presidenca me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeparalamentarin Glauk Konjufca, Ministren e puneve te jashtme Donika Gervalla dhe ministrat tjerë në përbërje të Qeverisë në fjalë.

Dëmet e shumta që ia sollën Kosovës qeveritarët e mëparshëm, dihen botërisht dhe janë të pariparushme të cilat i kanë kuptuar fare mire edhe qytetaret e Kosoves i madh e i vogël pa perjashtim, pos atyre që në epiqendër të frymëzimit kishin dhe e kanë korrupcionin, nepotizmin, dhe krimin e organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor, akademik, shkencor e juridik, per interesat e veta shumë të ulta personale e familjare, duke shkelur mbi interesat kolektive, kombtare e shtetnore dhe duke shkelur mbi gjakun e amanetin e dëshmorëve tanë dhe mbi gjakun e afër 15 mij viktimave kosovare nga fëmijët e sapo lindur e deri te pleqtë e moshës më të shtyrë të pleqërisë!

Nërsa dëmet që mund t’ia sjellin shtetit të Kosoves, atedheut dhe popullatës së saj, pushtetarët e tanishëm mbetët t’i shohim gjatë qeverisjes së tyre katërvjeqare.

Dëmi që i sollën Kosovës qeveritë e mëparshme janë me pasoja të mëdha e të pariparushme si, duke filluar me ndarjen e Mitrovicës dhe popullatës së sajë, si mos kthimi i shqiptarëve nëpër trojet e shtepitë e veta që nga pas lufta e deri më tani, duke mos e shtrir pushtetin si duhet e sa duhet ne pjesen e Kosovës veriore, si mos pengimi i Serbise të ndërtoi banesa për kriminelet serb në pjesën veriore të Kosovës dhe të organizoi qëllimshëm krime të ndryshme ekonomike, në bashkpunim me policinë veriore serbe në veriun Kosovës, të cilëve ua amnestuan krimet që i kishin bërë gjatë luftës kundër popullatës së pafajshme shqiptare, të cilët edhe pas luftës e deri në ditët e sotit i pengonin e po i pengojnë shqiptarët të kthehen nëpër shtëpitë e trojet e veta, para syve të KFORIT, EULEKSIT dhe para syve të policisë serbe kriminale të amnistuar nga qeveritë e mëparshme që të inkuadrohen në policinë e Kosovës, duke ua blere Serbia per pak pare tokat e disa shqiptarëve me qëllime që ta kolonizoi atë pjesë të Kosovës me serbë kriminel e me bonda të ndryshme kriminale ardhur nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë qe ta pastrojnë atë pjesë të Kosoves nga popullata shqiptare.

Po ashtu falja e mbi 4 mij hektar tokë Maqedonisë së Veriut, nënshkrimi i asociacionit një etnik serb, nënshkrimi i marrveshjes për statusin special të kishat ortodokse të pushtuara nga Serbia, nenshkrimi i dhenjes ekstra teritor për kishat në fjalë, marrja e vendimit permes një letre dërguar Sekretarit të NATOS që Ushtria e Kosovës të mos vendoset në katër Komunat me shumicë serbe në pjesën e veriut të Kosovës, faljen e mbi8200 hektar tokë Malit të Zi, cilësimin e veriut si tokë e dhuruar nga Rankoviqi dhe kerkesat publike për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut Serbisë.

Mbetja e Kosoves dhe pjesëve tjera të atdheut shqiptar nën qizmen pushtuse të fqinjëve tanë greko-sllav që nga 1913 e deri më tani nga askush prej politikanëve tanë për asnjë qast nuk e ka potencuar kete qeshtje tragjike e gjenocidale për shqiptarët në asnjë organizatë apo asociacion ndërkombtar, apo në dialog me Serbinë, dhe para palëve ndërmjetësuese në dialog.

Linde pyetja, kush e inicoi e kush e hodhi poshte idene per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e kufijëve tësajë, qeveritarët e mëparshëm të Kosovës, qeveritarët e Shqipërisë apo kancelarja gjermane Merkel?! Kjo ngjarje tani dihet boterishte dhe nuk ka nevojë për koment.

Të gjitha fajet e krimet që ia kanë bërë Kosovës qeveritarët e mëparshëm, tani përpiqen nga mënyrat më të ulta jo njerezore tua hudhin fajin padrejtësishte qveritarëve të tanishëm, kryesisht drejtuar sulmin e padrejtë, e pandershëm dhe vulgar kundër Presidentës së Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ministres së punëve të jashtme Donika Gervalla dhe kundër ministrave tjerë që pëfaqësojnë qeverinë Kurrti.

Nuk ka veprime më të ulta njerëzore sesa veprimet e atyre që ua hudhin fajet dhe krimet e veta tjerëve, për ta mbuluar poshtërsinë e vetë! Paqin faqën e zezë, turpin e botës dhe i vraft gjaku i derdhur e amaneti per liri i dëshmorëve tanë kombtar, i vraftë gjaku i derdhur i mbi afër 15 mij viktimave të pafashme shqiptare dhe dhunimi i afër 20 mij femrave shqiptare nga fallangat gjakatare të shtetit serb! I juaj mësuesi Isë

22. 05. 2015- ripostim

Kjo kategori politikanësh dhe përkrahsit e tyre intelektual, klerikë fetarë e qytetarë të zakonshëm e kanë bërë modë të zhurmojnë përmes fjalorit të tyre mbushur përplotë Europë, kurse po t’ua dëgjosh mendimet e tyre dhe po t’ua vërenë veprimet, i bëjnë sikur të ishin duke jetuar në zemër të Xhunglës! Për t’i mbuluar veset dhe mrapshtitë e veta, që i bëjnë në dëm të interesave tona kombtare e shtetnore, maskohen pas slloganit Europë e Vatikan, Azi e Stamboll, Beograd, Athinë e Moskë, edhe pse me trup, mendje e shpirtë u gjasojnë Xhungnglashëve!

Për qudi kjo kategori njerëzish manifestojnë krenari me civilizimet e pushtuesëve tanë, të cilët e shkatrruan deri në fund civilizimin tonë që e kishim më parë, e shkatërruan edhe substancën tonë njerëzore në trojet tona, të cilat i coptuan pamëshirshëm për ti shpërblyer me to fqinjët tanë greko-sllav. Këtë qmim e ka asimilimi dhe gjenocidi që e ushtruan shekuj me radhë pushtusit tanë përmes burgosjeve, torturave, vrasjeve, dhunimeve dhe përzënjes me dhunë nga trojet tona të cilave ua shtinin flakën shtëpive e pasurive që i posedonim për të jetuar!

Këto të bëma gjenocidale përpos zhdukjes e shfarosjes në masë sollën edhe tjetërsimin e qenjes tonë të të menduarit e të vepruarit kombtarisht e atdhetarishtë. Ky qmim i madh asimilimi gjenocidal ka ndodhë e po na ndodh ndodhe dita ditës, duke u konvertuar ne kulturat e në besimet fetare të pushtueseve tanë, te mëparshëm e te tanishem. Tjetersimi që i ka ndodhe trurit tonë përmes pushtimeve, nënshtrimeve, poshtrimeve, burgosjeve, vrasjeve dhe përzënjes me dhunë nga trojet tona shekuj me radhë nga pushtues të ndryshëm, duhet kohë që të pastrohet e përmirësohet nga plehrat që naj imponuan pushtusit tanë.

Nëse ne si komb vazhdojm ta pranojm sipas disave, inferioritetin tonë kombëtar në raport me tjerët,kryesisht në raport me pushtuesit tanë, këtë qorbë bajate do ta na servojnë përher, ata në të cilët jemi bërë merak dhe e kemi harruar vetën fare. Ne momentet kur i mbivleresojm tjerët dhe e nenvlersojmë vetën, kurrë nuk do të vlerësohemi, por do të përbuzemi e do të poshtrohemi edhe me shumë nga tjerët.

Derisa nuk i nënshtrojmë si komb mendimet shkatrruse të disa tekanjozëve në mesin tonë kombetar, të cilët nuk i përfillin argumentët që e demonstrojnë të vërtetën e realitetit të hidhur që e kemi përjetuar si komb, kështu do të na kalojnë vite , dekada e shekuj, s’iq na kanë kaluar edhe më parë, duke u sorrullatur në mjegullën e pa fund, përmes fantazive tona jo të natyrshme, që burimin e kane në plehrat e pushtuyesëve tanë mija vjeqarë.

Lexuesi im i dashur nuk mund të deshmohemi se ishim më europian se europianët, se e dojmë Europen edhe pse po kjo Europë, së bashku me Azinë, Rusinë, na e kanë shkatërruar dhe përbaltë civilizimin tonë që e kishim më parë.

E pamundëshme është të dëshmohemi përmes gënjeshtrave, përmes korupcionit e shkaterrimit në masë të pasurisë sonë kombetare, përmes devalvimit të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe drejtesisë, përmes varfërisë së skajshme të popullatës, përmes papunësisë, trafikimit të qenjëve njerëzore, substanacave narkotike, permes prostitucionit dhe përmes divergjencave të shumta e përqarjes mbi baza partiake, fetare e regjionale, sado që e mbushim gojën plotë Europë, nuk mund të fshifen apo të maskohen dot, mendimet, sjelljet dhe veprimet xhunglashe të disave, që fatkeqësisht nuk janë pak në mesin tonë kombetar.

Ah europa! Të gjithë intelektualët e vërtetë e dijnë se si, e quante Fishta ate, kur i plaste zemra e shpirti me sjelljet monstruoze antishqiptare të sajë! I juaj mësuesi Isë

Pëlqej

Komento

Ndaj

20. 05. 2023

“Serbia merr më shumë zëmër e kurajo të bëjë diversion ndaj Kosovës”, së pambrojtur përballë Serbisë, duke logoritur se e ka prej vetit Shqipërinë! “Vuçiq e përdor Ramën si mjet shfajësimi për politikat e tij agresive ndaj Kosovës”, i cili po vepron me dinakri e mjeshtri djallëzore për t’i përçarë sa më thellë mes veti Kosovën e Shqipërinë, duke u shprehur se „E keqja gjendet në Kosovë, për ndryshe ne nuk do t’i kishim këto marrëdhënie kaq vëllazërore me Edi Ramën“! Hajde djallëzi e poshtërsi hajde dhe e thefsh qafën!

Sintagma „Shqiptarët në Shqipëri janë të arsyeshëm, por këta të Kosovës nuk kuptojnë“, po ma rikujtonë sintagmen e mëhershme të vëllazërim bashkimit mes partizanëve shqiptar, me ata serbo-malazez, që e patën krijuar masakën e përgjakshme të Tivarit, duke i vrarë shqiptarët e Kosovës si ballistë të dyshuar, veshur me petkat e partizanëve, të bërë bashkë me partizanëit shqiptar, për t’u ndihmuar vëllëzërve partizan serbo-malazez, t’i çlirojnë tokat e tyre nga nazizmi gjeman!

Politika djallëzore dhe e përgjakshme, e bërë bashk me politikën akademike dhe kishtare serbe, që nga shekulli 8,9,10 e11 përmes djallëzirave, gënjeshtrave të kurdisur tipike, serbo-ruso-sllave kanë krijuar gjenocide të shumta nëpër rrjedhat e përgjakshme historike kundër shqiptarëve, për tua marr me dhunë tokat e tyre përmes kombinimit të gënjeshtrave të politikanëve, intelekualëve dhe klerikëve fetar ortodoks e fashist serb! I juaj mësuesi Isë

18. 05. 2020- ripostim

Një klasë politike që nuk e ndëshkon korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar, amoralitetin, prostitucionin, narkomaninë, trafikimin me qenje njerëzore, trafikimin me substanca narkotike, e ka shkatërruar bazën themelore të rendit e rregullit shtetnor, ka shkelë me dy këmbët mbi ligjin dhe kushtetutën shtetnore dhe i ka shkatërruar tërsisht interesat e përbashkta kombtare e njerezore.

Jam mase i interesuar ta kuptoi se, qeveritë tona për dy dekada me radhë e ndëshkuan apo jo korrupcionin, nepotizmin, krimin e organizuar, amoralitetin, prostitucionin, narkomaninë, trafikimin me qenje njerzore, e trafikimin me substanca narkotike?! E kanë shkatërruar apo jo bazën themelore të rendit e rregullit shtetnor, kanë shkelë apo jo mbi ligjin e kushtetutën shtetnore, i kanë shkatërruar apo jo interesat tona të përbashkta kombtare e nijerëzore?!

Pala dialogus e Kosovës në dialog me Palën serbe, u tregua apo jo vigjilente, konstruktive dhe mbrojtëse e interesave të Kosovës, shtetit të saj dhe organizimit të mbrenshëm shtetnor, pa ndërhyrë Serbia nga jashtë me bandat e veta kriminale?! Klasa jonë politike andej e këtej kufive për dy e më shumë dekada, e ruajti apo jo unitetin tonë kombtar, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin dhe solidaritetin mes shqiptarëve, pa të cilat nuk do të ketë shqipëri e kosovë?!

Kah po shkon Shqipëria, Kosova dhe populli shqiptar me kastat e tyre politike, drejtë nënshtrimit e poshtrimit ndaj të huajve, si përherë apo drejt konsolidimit të interesave tona kombtare e njerëzore?! I juaj mësuesi Isë

16. 05. 2015- ripostim

Politikanët, disa prej avokatëve, gjykatësve, prokurorëve, disa prej intelektualeve, shumica e gazetareve e analistëve politik dhe klerikëve fetar, po ecin në të njëjtin drejtim me pushtuesit tanë sllavo-grekë, për t’ua kryer sa më besnikrisht sherbimet atyre dhe për t’i mbushur pjatat e veta me kocka që ua hudhin atyre pushtuesit.

Është e befasueshme, së paku për mua, pas asaj tragjedije që i ndodhi popullit shqiptar të kumanovës dhe vëllëzërve të tyre nga Kosova, pse të organizohen edhe bastisje të familjarëve, farefisit e shokëve të tyre, sipas kërkesave të Ali Ahmetit e Gruevskit?! Pse të organizohen bastisje kundër djemëve tanë më të mirë të Lirisë?! Vërtetë nuk e kam të kjartë se ku po don me i dalë tymi?! Luftë për brenda e luftë nga jashtë kundër shqiptarëve!

Në këtë luftë tragjike kundër shqiptarëve në ballkan po veqohet si organizatore dhe po i prinë valles dhelpra pushtuese, gjakatare e qujtur Serbi e cila shkoj te meqka plakë ruse, të ankohet për Shqipërinë e Madhe. O ju shqiptar, oj politikë e mbrapsht kombetare, a nuk po e hetoni se, po bëhet luftë kunder shqiptarëve për brenda e nga jashtë nga qarqe të ndryshme ndërkombtare antishqiptare, po bëhet luftë përbrenda shqiptarëve, po bastisen, po burgosen po rrihen e në fund edhe po vritën shqiptarët pa shkas, që të derdhet sa më shumë gjak shqiptari?!

Kjo është befasija ime për këtë gjendje të mjerë të politikës sonë antikombtare. Armiqtë na vrasin në trojet tona, kurse ne po e vrasim vetëvetën, duke iu ndihmuar apetiteve të pushtueseve tanë, të cilët i kanë grabit më tepër se sa 80.000 kilometra katror të vendit tonë, duke spastruar në vazhdimësi elementin shqiptar, përmes gjenocidit ku kanë jetuar e jetojn në trojet e veta shqiptarët!

Lexuesi im i dashur, edhe pse po na vrasin armiqtë tanë, ne duhet të bëjm përpjekje me të gjitha mjetët që mos të lejojm ta vrasim vetëvetën dhe të mbrohemi masivisht nga vrasjet dhe gjenocidi sllavo-grekë. I juaj mësuesi Isë

15. 05. 2021-ripostim

Katër dekada i kalova në arsim dhe për qudi në të gjitha dekadat, ministria e arsimit, drejtoritë komunale të arsimit, drejtoritë e shkollave, qerdhet e entet parashkollore kanë qenë të mbuluara me miltantë partiak që ishin të besuarit e partive të veta në pushtet. Rrallë, shumë rrallë figuronte nëpër këto mese ndoj pedagog apo ndoj psikolog, pra dhënë një shkelëm i fortë profesionalizmit në arsim, dominuar nga politika e nga militantët e vërbuar të sajë. Fatkeqësishtë ende po vazhdon në arsimin tonë kjo smundje ngjitëse, e mbrapsht dhe shkatërruse për arsimin!

Këto mese që i përmenda më lartë, per qudi jane dominuar nga matematicientë, fizicientë, kimistë, gjuhtarë, histoerian, biolog, gjeograf, politikolog, juristë dhe ingjinier, për qudi nuk janë dominuar kurrë nga pedagog e psikolog që e kane studjuar pedagogjinë e psikologjinë, të cilat janë përgatitë gjatë studimeve të jenë profesionistë e ekspertë të arsimit, sëpaku më profesionistë e më ekspertë se të gjithë ata që u përmendën më lartë, pa e mohuar vlerën e tyre profesionale për të cilën janë shkolluar e përgatit si ekspertë të fushave përkatëse e jo kurrsesi si ekspertë të politikës arsimore e profesionalizmit të tij, si ekspertë të udheheqësisë në arsim, si ekspertë të trajnimeve, si ekspertë të hartimit e përpilimit të planprogrameve mesimore, si ekspertë të hartimit e perpilimit të teksteve e literaturës shkollore, si ekspertë të përzgjedhjes së mjeteve mësimore, si ekspert të përpilimit të testëve për cilësim, vlrësim e notim të nxënësve dhe gjetiu.

E njëjta djallëzi politike është ushtruar e po ushtrohet edhe me trajnerët e trajnimit të mësimdhënësve, kapur dhe ngulfatur tërsishtë nga politika dhe militantët e vërbuar politik të partive në pushtet, ku për trajner të mësimdhënësve dominonin e dominojnë të gjithë ata që nuk ishin e nuk janë profesionistë te duhur për këtë qështje, duke i larguar dhe izoluar nga skena e arsimit pedagogët në radhë të parë e psikologët shkollor, të cilët janë kompetentë për këto qështje organizative të procesit mësimor në përgjithesi dhe për qështje organizative të mësimdhënjes e mesimnxënjes në veçanti, më shumë se të gjithë ata që ua kanë dhënë privilegjin t’i trajnojnë kolegët e vetë me të njëjtat dispozita intelektuale e profesionale.

Unë e kam krijuar bindjen time përsonale e profesionale si, profesionist teorik e praktik i arsimit, se të gjitha këto dështime që i kanë ndodhë e po i ndodhin edukimit dhe arsimit tonë, janë shkak dhe posoj e ngulfatjes politike të edukimit dhe arsimit tonë në të gjitha segmentet e tij.

Pa u bërë shkapja e ngulfatja e edukimit dhe arsimit nga politika dhe militantët e vërbuar politik, që nga ministria, drejtoritë komunale, drejtoritë e shkollave dhe nga akterët jo profesionist të trajnimit të mësimdhënësve, nga hartusit e planprogrameve, teksteve e literaturës shkollore dhe përpilusit e testeve për cilësim e notim të nxënësve, të cilët janë jo kompetent për qështje të tilla, do na përcjellin sistematikishtë dështimet që na rezervojnë sigurt vendin e fundit ne PISA. I juaj mësuesi Isë

13. 05 2017, ripostim

Shprehitë e shkathtësitë janë produkt i mendimeve, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve tona apo të dikuj tjetër që i kemi pranuar nga ta, si të vërteta dhe veprojmë sipas përmbajtjes së tyre gjatë jetës. Secilën shprehi e shkathtësi që e posedojmë është produkt i mendimeve tona pozitive apo negative që i kemi formuar gjatë jetës, ndikuar nga rrethi e nga faktor tjerë të shumtë. Andaj është në favorin tonë t’ua bëjmë një analizë më të thellë e sistematike shprehive e shkathtësive tona gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore.

Lexusi im i dashur mos i lejo mendjes tënde brenda mundësive që i posedon, të prodhoi mendime, bindje, besime e pikëpamje që të mbulojnë me shprehi e shkathtësi jo të mira, sepse ato kane kosto të lartë të jetuarit jo mirë, e jo njerëzisht. Duhet shumë kujdesë kur bëjmë dallime mes mendimeve e veprimeve tona pozitive e negative, sepse ato janë të ndikuara nga shumë faktor, ku egziston rreziku të bëjmë gabime trashanike gjatë jetës kurë i përzgjedhim ato dhe gabimet tona i paguajme shtrejtë përsonalisht, familjarisht, profesionalisht, fetarisht, politikisht, moralisht, kombtarishtë e njerzishtë.

Ata që janë të vëmendshëm dhe koncentrohen në vlerën apo antivlerën e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve të veta e të tjerëve, nuk lejojnë lehtë të depërtoi negativiteti që bartin ato tek shprehitë e shkathtësitë e tyre. Në të kundërtën nëse nuk jemi të vëmendshëm, antivlerat barten shumë lehtë përmes tyre në shprehitë e shkathtësitë tona. Për këtë arsye është e domosdoshme të jemi shumë të vëmendshëm në çdo proces organizativ gjatë jetës, që mos të dominoi negativiteti tek shprehitë e shkathtësitë tona për shkak të mendimeve, bindjeve, besimeve e pikëpamjeve që në përmbajtje kanë një sasi negativiteti. I juaj mësuesi Isë

5. o5. 2017- Ripostim

Segmentet bazë të arsimit tonë kombetar nuk mbetën pa u trazuar gjatë këtyre dy dekadave, në përpjekje për të bërë ndryshime apo reformë në organizimin e procesit edukativ-mësimor, nëpër të gjitha nivelet e shkollimit. Këto përpjekje nisën sëbashku me ndërkombëtarët dhe vendorët, por si po duket gjithnjë e më shumë po humb besimi në ato premtime të mëdha e megalomane politike, për një reformim të shkelqyeshëm në proceset bazë të arsimit tonë kombtar dhe niveleve e llojeve të ndryshme te shkollës shqipe nga qerdhet, arsimi parafillor, fillor, i mesëm i ultë, i mesem i lartë apo arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar .

Nëse nisemi nga segmenti bazë i planprogrameve apo korikulave të Kosovës, në vend që tu ngritet cilësia dhe niveli strukturor i përmbajtjeve, atyre po u bie gjithnjë e më shume, sepse kanë mbetë në duar të atyre që nuk kanë përgatitje profesionale, nuk kanë përvoj dhe zotësi të mjaftushme, për të hartuar planprograme cilësore për nevojat e shkollave dhe nxënësve e për nevojat univerzitare dhe studentëve, pra në të gjitha nivelet e llojet, nga ai para univerzitar e deri tek ai univerzitar.

Nuk mund të konsiderohet reformë korikulare duke bërë kopi paste të korikulave të huja dhe duke i përkthyer ato në gjuhen shqipe, pa e bërë një analizë shkencore e profesionale se, ku kanë mundësi të përdoren ato korikula dhe si të përdoren dhe sa mund të përdoren ato, a kemi mundësi ekonomike, materile, kadrovike, a kemi sypërstruoture shkollore, kabinete e mjete të mjaftushme mësimore dhe poashtu hapsirë të mjaftushme nëpër lokalet shkollore apo nuk kemi dhe të gjitha këto përputhen apo nuk përputhen me kapacitetin e nxënësve dhe studentëve tanë dhe me nevojat e tyre që i plotësojnë kërkesat e tregut bashkohor.

Këtë qështje nuk e kanë marr parasysh autorët reformator të hartimit dhe perpilimit të korikulave dhe për këtë arsye gjatë hartimit ato kanë mbetë të nivelit më të ultë professional, pedagogjik, psikologjik, didaktik, metodik e metodologjik.

Nëse nisemi nga segmenti i hartimit dhe përpilimit të tekstëve dhe liuteraturës shkollore e univerzitare, edhe tek ato vërehet niveli i ultë profesional i hartimit dhe përpilimit të tyre, sipas standardeve bashkohore pedagogjike-psikologjike e standardeve didaktike-metodike dhe metodologjike, të cilave po ashtu u mungon edhe një brum përmbajtësor e kualitativ që të përvetësohen njohuri të domosdoshme dhe elementare për jetën e nxënësve dhe studentëve tanë.

Tekstet dhe literatura shkollore nuk përcillen me doracak udhëzues, se si duhet të shpjegohen njësitë mësimore që i posedojnë ato nga ana e mesimdhënësve dhe ato njësi si të përvetësohen nga ana e nxënësve. Në shumicën e lëndëve mësimore mungojnë fare tekstet dhe literatura shkollore, sidomos nëpër shkolla të mesme të larta profesionale e nëpër univerzitete, ku tekste e literature shkollore janë skriptet nëpër skriptore që i hartojnë mësimdhënësit për levërditë e veta komerciale dhe për ta mbuluar pasivetetin e mosaftësinë e vetë profesionale që e posedojnë.

Me një fjalë këto tekste e kjo literaturë e quajtur skriptomania, nuk përcillen me një literaturë më të gjërë profesionale, që t’u mundësohet nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve të paisen me një kulturë sa më të gjërë për mësimdhënje e për mësimnxënje, duke e arsyetuar vetën secili mësimdhënës dhe hartues i teksteve dhe literaturës shkollore, se është obligim sipas reformës në fjalë, që nxënësit dhe studentët të hulumtojnë literaturë të nevojshme përmes internetit!

Kjo gjendje e mjerë aspak humane e aspak profesionale nuk ka të bëj aspak me reformen, pos me deformimin e saje, sepse për të bërë reformë në arsim, më parë duhet të jenë të reformuar e të përgatitur profesionalisht e moralishtë reformatoret, mësimdhënësit, menagjerët e shkollave, univerziteteve, trajnerët e mësimdhënësve, hartusit e përpilusit e korikulave, tekstëve dhe literaturës, hartusit e përpilusit e testeve kombtare, shkollore e univerzitare për testimin e nxënësve dhe studentëve tanë, që të kenë drejtë morale, njerëzore, kombtar, profesionale e shkencore te bëjnë me përgjegjësi reformë arsimore.

Nëse nisemi nga segmenti i përdorimit të formave, teknikave, metodave dhe parimeve mësimore gjatë organizimit të procesit mësimor në klasë, në kabinet, apo në mësim onllajn përmes Tv e mësim në natyr, nuk ka korelacion të duhur e profesional mes formave, teknikave, metodave dhe parimeve mësimore, në raport me natyrën përmbajtësore të plan-programeve apo korikulave mësimore, në raport me strukturën përmbajtësore të teksteve e literature shkollore, në raport me mjetet e kabinetet mësimore dhe testeve e teknikave tjera të notimit e testimit të nxënësve e studenëve tanë.

Të ketë një harmonizim korelativ mes planprogrameve, teksteve e literatures shkollore e univerzitare, formave, teknikave, metodave, parimeve, mjetëve e kabinetëve mësimore, testeve e teknikave tjera të shumta të notimit e testimit të nxënësve e studentëve, është e pumundëshme pa një studim serioz, profesional, pedagogjik, didaktik, metodik, e metodologjik dhe pa nje studim professional psikologjik ne fushen e psikologjise se pergjithshme, femijnore, psikologjhise pedagogjike dhe psikologjise se edukimit. Për ndryshe dështimi na qëndron prapa dyrerve të shkollës dhe univerzitetit.

Pa këtë qasje profesionale është e denuar të dështoi çdo përpjekje delitante e militantëve partiak, jo profesionistë e të pa përgatitur si duhet e sa duhet, të bëjnë reformë të duhur në arsimin tonë kombtar, të mos them e shkatërrojnë më shumë strukturën integrale e përmbajtësore të edukimit dhe arsimit tonë!

Nëse nisemi nga segmenti i mjeteve dhe kabineteve mësimore, në shumicën e shkollave tona, në fakultete e në kolegje, mjetet dhe kabinetet në fjalë mungojnë tërsisht dhe e vetmja mundësi që i ka mbetë mësimdhënësit është tabela, një shkums, një shpuze, teksti bazë i lëndës mësimore dhe metoda frontale e ligjerimit në të shumten e rasteve, ku shumë tekste shkollore e univerzitare mungojnë për shumicën e lëndëve mësimore, duk u zavendësuar me skripte e me diktime të mësimdhënësve!

Edhe ato pak kabinete e mjete mësimore përdoren sa për sye e faqe, ku më shumë krijohet tollovi në procesin mësimoir, se sa një mirvatje kreative e punës mësimore, sepse mungon pergatitja metodike e perdorimit racional e funkcional e kabineteve dhe mjeteve mësimor nga ana e mësimdhënësve.

Nese nisemi nga segmenti i përcjelljes profesionale të organizimit të punës edukative-mësimore në shkollë, univesitet, kjo përcjellje po bëhet nga një garniturë e njerëzve që nuk janë të përgatitur sa e si duhet profesionalisht, në aspektin pedagogjik e psikologjik, nga nivelet me te larta e deri te nivelet me te ulta shkollore, ku ne shumicen e shkollave besa edhe univerziteteve e kolegjeve, mos të them në të gjitha, mungon instalimi i shërbimit profesional pedagogjik e psikologjik në shkolla e në fakultete, për ta bërë punen e vetë profesionale rrethe organizmit të procesit edukativ-mësimor, rreth bashkupunimit shkollë –familje-nxënës, rreth bashkupunimit mësues nxënës e student dhe mësues-mësues, rreth bashkpunimit shkolla me shkollën fakulteti me fakultetin, rreth organizimit të aktiviteteve të lira jashtmësimore, rreth organizmit të mësimit plotësues, mësimit shtues, mësimit suplimentar, të cilat nuk perfillen fare. Rreth organizimit të punës së kshillit të shkollës, këshillit të nxënësve, kshillit të studentëve dhe këshillit të prindërve.

Nëse nisemi nga segmenti i mënyrës së cilesimit të nxënësve dhe studentëve i cili dita ditës po korruptohet dhe po i bie niveli objektiv i cilsimit, vleresimit, testimit dhe notimit për shkak të përgatitjes jo profesionale të testeve të ndryshme dhe instrumenteve tjera të shumta për cilësim e notim, për shkak të lidhjeve farefisnore, familjare e kolegiale, për shkak të përkatësive politike dhe për shkak të menyrave të ndryshme korruptive e banale.

Nëse nisemi nga segmenti i përgatitjes së dokumentacionit pedagogjik në shkollë e më gjërë dhe dosjeve të ndryshme komulative për nxënës e studentë, janë në nivel shumë të ultë krahasuar me ndoj shkollë në Europë e më gjërë.

Nëse nisemi nga segmenti i pergatitjes profesionale, pedagogjike, psikologjike dhe didaktiko-metodike e kuadrit mësimdhënës, ka vënd shume për përmirësime dhe për ngritje të cilësisë së tyre e cila është mëse e domosdoshme për punë të efektshme e sa më cilësore.

Nëse nisemi nga segmenti i numrit të nxënësve dhe studentëve nëpër klase e kabinete, nuk ka kurrfar kriteri reformues, është i madhe numri i tyre nëpër klasë e kabinete. Regjistrimi i tyre bëhet pa kritere pedagogjike e psikologjike, ku klasët janë stërngarkuar dhe janë shëndrruar në reparte ushtarake nxënësish e studentësh, në pamundësi të punohet natyrshëm me ta. Regjistrim sipas kritereve farefisnore, kolegiale e politike, po kështu pa kritere behet edhe kalueshmeria dhe gradimi i tyre duke i pais ata me dëftesa, qertifikata e diplama, sikur ato të blehen në treg.

Lexuesi im i dashur keto janë disa prej mangësive të shumta gjatë reformimit jo profesional në shkollat parauniverzitare e ne univerzitetet tona. Mos të flasim për shkollat dhe kolegjet private, që jane konkurente vetëm për plaqkë të drejtëperdrejtë të popullatës, pa e prekë ndërgjegjen fare për kualitet dhe cilësi në procesin edukativ-mësimor të nxënësve dhe studentëve tanë në nivel kombetar. Po ashtu duhet numruar edhe mangësitë në reformimin e qerdheve dhe enteve parashkollore, në ato private e shtetnore, me nje fjale anarhi e papërgjegjësi totale nëpër to.

Këto veprime gjaja reformuse, më e drejtë do të ishte ti quajmë veprime deformuse në edukimin dhe arsimin tonë kombtar dhe papërgjegjësi totale. I juaj mësuesi Isë

09. 05. 2023

Presidente Vjosa Osmani, Kryeministër Albin Kurti, Kryeparlamentar Konjufca dhe antarë të palës dialoguse me Serbinë, mos lejoni me asnjë kusht, me asnjë presion të brendshëm e as të jashtëm ndërkombëtar dhe me asnjë qmim të sakatoset Kushtetuta e Kosovës, shteti dhe popullata e saj, sipas apetiteve fashiste e orgurzeza të Serbisë dhe sipas apetiteve të qarqeve të ndyshme anti shqiptare! Mos lejoni të përbaltet gjaku i shqiptarëve, gjaku i fëmijëve të tyre, dhunimi i 20 mij femrave shqiptare nga falangat gjakatare ushtarako-policore të Millosheviqit gjatë luftës sonë çlirimtare, në ballë të cilave sot po qëndron pasardhësi i Millosheviqit, qdetniku dhe krimineli Vuçiq!

Ms lejoni të shkilet amaneti, ideali dhe gjaku i dëshmorëve tanë që e dhanë jetën për liri e pavarësi të vendit tonë!

Une besoi fort që nuk do të pajtohen ata që e kanë luftuar lakminë e egërsuar, lakminë e pahumanizuar, e pa sosocializuar dhe ata që e kanë luftuar paditurinë, pafytyrësinë, pandershmërinë, pabesinë dhe tradhtinë tek vetjata, të sakatoset Kosova. Kurse ata që e kanë humbur betejën në këtë lloj lufte, nuk gajlohen fort për sakatosjen e Kosovës dhe lehtë shumë lehtë pajtojnë ta sakatosin Kushtetun, Shtetin dhe popullatën e Kosovës, për interesa të ngushta e shumë të ulta përsonale dhe për karierizëm!

Mos u dhashtë Zoti dhe populli kurrë shansën atyre që lejojnë sakatosjen e kushtetutës, shtetit dhe popullatës së Kosovës!

Uroi nga zemra dhe shpresoj ta fitojnë këtë betej të vështirë në mbrojtje të kushtetutës, shtetit dhe popullatës së Kosovës, para ndërkombtarëve dhe para fashistëve serb, që nuk u ngopën kurr me gjakt të shqiptarit dhe me trojet e tyre, ata burra shteti, të cilëve nuk ua ka pushtuar zemren, shpirtin e mendjen korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar, lakmia, tradhtia, karrierizmi, budallizmi, qmenduria, urrejtja mes shqiptarëve, vëllavrasja si, instrumente që nuk e kanë lënë të ngris kokë shqiptari që 2000 e sa vite pushtim, nënshtrim, poshtrim, dhunim, vrasje, gjenocid e përzënje nga trojet tona Iliro- shqiptare! I juaj mësuesi Isë

7. o5. 2020- ripostim

Kompromisi ka të bëj me realizimin e të drejtave të barabarta mes palëve në dialog dhe realizimin e kërkesave që vërtetë u takojnë palëve. Kompromentimi ka të bëjë, kurë pala kërkon ndaj palës tjetër ate që nuk i takon dhe nuk është në gjendje tia jep të njëjten palës që po i kerkohet.

Kompromentimi më i madh ndodh atëherë kur pala heq dorë nga dëshirat dhe nevojat e veta me rëndësi jetësore, duke pajtuar me atë që nuk i ipet asgjë nga pala në dialog, kurse vetë jepë çdo gjë që i kërkohet nga pala tjetër, edhe pse shkon në dem të vendit dhe në dëm të popullit që e përfaqson, siq ndodhi përherë me palën kosovare në dialog!

Pala kosovare në dialog me Serbinë, që kure ka filluar dialogu e ka përqafuar marrëzishtë kompromentimin, në vend të kompromisit, mes gjërave që me të drejtë e ligjërisht dhe moralishtë i kanë takuar dhe i takojnë Kosovës dhe popullit të sajë!

Ja disa pranime kompromentuse në mes të shumë kompromentimeve tjera që i ka pranuar pala kosovare në dialog me Serbinë, tmerresisht ne dëm të interesave të Kosovës dhe popullit të saje, pa fituar asgje nga Serbia:

1. Çarmatosja e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shëndrrimi i sajë në TMK,

2. Lejimi i ndarjes se Kosovës veriore dhe ndarjes së Mitrovicës në

dy pjesë, duke lejuar kufinin mes përmes urës së Ibrit, që të veprojnë lirshem kriminelët serb atje dhe ta përzën popullatën shqipter nga trojet e veta dhe mos ti lejojnë të kthehen prap në shtëpitë e veta edhe pas 20 e sa viteve liri,

3. Nenshkrimi i “Asociacionit të Komunmave me shumicë serbe” me kompetenca shtetnore, mes shtetit te Kosoves,

4. Nenshkrimi i marrveshjes se “Dermarkacionit me Malin eZI”, ku i humbem kot 8200 hektare toke te Kosoves,

5. Nenshkrimi i marrveshjes per ti dhene 450 hektar toke si ekstrateritor kishave serbe,

6. Negociatat qe u proklmuan si negociata teknike, u shëndrruan ne negociata politike e fatale për Kosovën,

7. U be ndarja e policisë mbi baza etnike në veriun e Kosovës dhe në veriun e Mitrovicës, ku ai teritor për shqiptaret është bërë mollë e ndaluar dhe funksioni i shtetit atje e ka ngrite flamurin e bardhë të dorzimit dhe

8. Kosova u bë me fusnotë sipas kërkesave të Beogradit, pa fituar asgjë nga Serbia, pos humbjeve e poshtrimit të Kosovës, popullit dhe shtetit të sajë.

Këto e tjera kompromise të dhimshme bërë për favor të Serbisë, u shndërruan në Kompromentim të madh e tragjik për të ardhmen e Kosovës dhe popullit të sajë dhe një turp i pa shoq për dialogusit që e kanë përfaqësuar turpshëm Kosovën gjatë dialogut!

Uroi që tani e tutje mos ta përfaqësojnë Kosovën të korruptuarit, të padijshmit, të turpruarit, të marruarit e faqezijtë që e turpëruan Kosovën dhe popullin e sajë! Ijuaj mësuesi Isë

4. 05. 2014-ripostim

Detyrat dhe obligimet të cilat u takojnë pedagogut dhe psikologut shkollor, jo vetëm që janë të shumta, por janë edhe të rëndësishme, të domosdoshme dhe të ngutshme për shkollat tona, të të gjitha niveleve dhe llojeve të tyre.

Kush mund ta bëjë një organizim më profesional, më efikas, më të dobishëm, më bashkëkohorë e më funksional rreth procesit edukativ-mësimor brenda një shkolle, më shumë se sa pedagogu dhe psikologu shkollor? Pergjigjëja do të ishte askush.

Çdo përpjekje që bëhet rrethë organizimit në fjalë, pa angazhimin e këtij kuadri profesional pedagogjiko-psikologjik, me vete bartë rrezikun e deformimit, keqtrajtimit, anarhisë, stagnimit dhe dështimit të procesit organizativ edukativo-mësimor nëpër shkollat tona.

Pedagogu dhe psikologu shkollor merret në mënyrë profesionale me përcjelljen e organizimit të procesit edukativ- mësimor brenda një shkolle dhe paraleleve të sajë, po ashtu merret me analizën e nivelit të plan-programeve vjetore e mujore të mësimit, se si i kane përgatit e se si i realizojnë në praktikë mësimdhënësit. I vizitojnë ata nëpër orë të mësimit që tu apin ndihmë profesionale sipas nevojës, aty ku hetohet se sa po qalon puna që është parapa të realizohet, sipas plan-programit vjetor, mujor, javor e ditor.

Merret me trajtimin e suksesit, disciplinës dhe vijueshmerisë së nxënësve në mësim dhe ndërmarrin masa profesionale, për t’i përmirësuar ato në favor të nxënësve.                       

Ata bashkëpunojnë ngusht me nxënës për problemet e tyre që u dalin në shkollë në raport me mësimin, me arsimtarët dhe lëndën e tyre, në raport me shokët e shoqet, në raport me shendetin e tyre psiko-fizik e emocional, në raport me anetarët familjarë, në raport me gjendjen ekonomike e shendetesore të tyre në familje.

Te gjitha këto dukuri, askush nuk mund ti trajtoj më me efikasitet, se sa pedagogu dhe psikologu shkollor. Ky kuadër bashkpunon në mënyrë profesionale me familjarë të nxënësve, kryesisht me prindërit e tyre, për të marrë informacion sa më shumë për nxënësin dhe për t’i informuar ata për gjendjen e përgjithshme të fëmijëve të tyre në shkollë, duke i koordinuar së bashku detyrat, obligimet dhe pergjegjesite që dalin nga të dyja palët.

Këtë bashkpunim e bëjnë edhe me mësimdhënësit, që të marrin informacion për gjendjen dhe mënyrën e organizimit që e bëjn ata gjatë procesit mësimor, duke marr informacion për raportet e tyre me nxënës dhe për problemet e shqetesimet tjera, që u dalin nga ana e nxënësve. Bashkëpunojnë me drejtorin e shkollës, për mënyren e organizimit të punës dhe përgjegjësive që dalin nga drejtoria si organ më i lartë udhëheqës në shkollë.

Bashkëpunojnë me këshillin e shkollës dhe përgjegjësit e tyre që u takojnë rreth proceseve organizative. Bashkpunojnë me këshillin e arsimtarëve, kshillin e nxënësve, kshillin e prindërve, aktivet profesionale për përgjegjësitë e secilit këshill prej tyre, rreth proceseve të ndryshme specifike organizative mësimore që u takojnë secilit këshil në fjalë dhe proceseve organizative gjatë aktiviteteve të lira të nxënësve. Bashkpunojnë me stafin teknik të shkollës, i cili kujdeset kryesisht për mirëmbajtjen e higjienës nëpër ambientet e ndryshme shkollore në përgjithesi si, mirëmbajtjen e kabineteve, sallave dhe hapsirave të ndryshme në veqanti, duke ruajtur nivelin e duhur të pastërtisë dhe ngrohjes së lokaleve mësimore, që të zhvillohet  normalishtë procesi organizativ mësimore e procese tjera të shumta në shkollë.

Bshkepunojn edhe me stafin e drejtorisë komunale të arsimit dhe sipas nevojës edhe me ministrine e arsimit ne nivel vendi për përgjegjësitë që dalin nga ana e tyre.

Kur parashtrohet pyetja se, a ka nevojë shkolla për pedagogun dhe psikologun shkollor, do të zë vend përgjigjëja, shkolla ka nevojë për pedagogun e psikologun shkollor, për aq sa ka nevojë bota e gjalle bimore, shtazore dhe bota e gjallë njerzore për rrezet e ngrohta e ndriquese të diellit, për ajrin, ujin dhe tokën.

Shkolla pa pedagogun dhe psikologun shkollor, do ta ketë shumë vështirë të mbijetoj shëndetshem, begatshëm e dinjitetshëm në fushat që u përmenden më lartë, sepse gjitha ato detyra e obligime brenda një shkolle e jashtë saj mbesin në kompetencë të atyre qe nuk janë të përgatitur profesionalisht në aspektin pedagogjiko-psikologjik që të merren profesionalishtë me qështjet në fjalë .

Lexuesi im i dashur ka ardhë koha që ta përkrahim shpirtërisht dhe të ndikojmë kudo, për aqë sa kemi mundësi, që të instalohen sa më parë pedagogu dhe psikologu shkollor në të gjitha nivelet e shkollave tona, nëse kemi dëshirë që ato së bashku me gjeneratat tona të e reja, të ecin në hap me kohën. I juaj mësuesi Isë

2. 04. 2023

Me këtë strategji pushtimi u sherbyen e po sherbehën njëjtë Perandoria Romake, Bizantine, Otomane, Perandoria Ruso-sllave, Europa dhe fqinjët tanë pushtues sllavo-grek, të përkrahur nga pushtusit e mëparshëm, të cilët na mbajtën e po na mbajnë të pushtuar, nështruar, poshtruar e dhunuar. Ata na asimiluan, na përzunë me dhunë nga trojet tona dhe bënë masakra e gjenocid kundër nesh. Na hudhën përsëgjalli në detë, të ketë mish të mjaftushëm për gjallesat e detit. Na hudhën përsegjalli nëpër puse me uj të pijës, nëpër gropa e zgafella, na vranë e na masakruan, na dogjën e na përvluan si është më keq për 20 shekuj me radhë e po e vazhdojnë të njëjtën rrugë prap!

Përqudi kësaj rruge si po duket po i bashkangjitet kohëve të fundit edhe miku tradicional i shqiptarëve SHBA, që e shpëtoi atë cëpëz Shqipërie të mjerë para 100 viteve nga kthetrat e pushtusëve në fjalë dhe këtë copëz Kosove të djegur, të shkatëëruar e të coptuar që e shpëtoi para 23 viteve e cila quhej dikurë Dardani! Pse po ndodhë kjo dukuri e shëmtuar, të përkrahen gjelatët shumë shekullor të shqiptarëve?!

A mos ndoshta shkaku i garës për epërsi të kryqit katolik dhe ortodoks mes veti, a mos gara e epërsisis së interesave gjostrategjike?! Aqë sa është e befasishme kjo dukuri e shëmtuar garash, po për aqë është e dhemshme, sepse po vazhdon tradita gjenocidale kundër shqiptarëve, po coptohen prap trojet tona, s’iq coptohet trupi i viktimës përsëgjalli nga hienat, për ta marrë secila nga një cope të përgjakur nga trupi i viktimës duke i dalë shpirti për gazepi!

Përdorimi i kërbaqit që mbjellë frikën e terrorin në kokat tona, përdorimi i kulaqit që i plotëson lakmitë dhe interest e ulta përsonale e karieriste të tradhtarëve në radhet tona, të cilët shiten për pak pare të pista, mashtrimi që e përdor paditurinë, pazotësinë dhe budallinë tonë dhe përqarja e cila e futë hasmërinë, urrejtjen, xhelozinë, shpiunazhën dhe vëllavrrasjen mbi baza fetare, politike e regjionale mes shqiptarëve, është treguar strategji shumë e suksesëshme e pushtusëve tanë të vjetër e të rij dhe po tregohet edhe tani!

Për këtë që e thash më lartë, po dëshmohet katërcipërisht programimi i kërbaqit, kulaqit, mashtrimit dhe përqarjes në kokat tona, duke u demonstruar haptas në politikë, kulturë, edukate dhe në mbrojtje të atëdheut dhe lirisë sonë, që fatkeqësisht nuk jemi mbushur mend fare edhe sot e kësaj dite! I juaj mësuesi Isë

30. 04. 2018

Mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe fjalët janë ato që shërojnë dhe helmojnë si substancat e ndryshme kimike. Ato ndikojnë për të mirë e për të keqë, më par tek ne e pastaj edhe tek tjerët, si helm apo si mjaltë, sapo të dalin nga goja jonë dhe të shkojnë në veshët e tjerëve.

Sikur të kishim kujdesë t`i radhisnim ato sipas efektit që kanë dhe sipas vendit e momentit që duhen të përdoren, duke ua dhënë kuptimin atyre që thuhen, pse thuhen, a meritojnë të thuhen, do t`i kishim punët më mirë, s’eq i kemi tani. Këto huqe mendimesh, bindjesh, besimesh, pikëpamjesh e fjalësh, po demonstrohen jo vetëm në fjalorin e përditshëm mes njerëzish, por edhe në fjalorin e gazetarisë, mjeteve të shkruara dhe mjeteve elektronike audiovizuele të informacionit dhe komunikimit politik, fetar, kulturor e edukativ mes njerëzve, në vend që të pastrohen prej huqve.

Duhet ta kemi parasysh përherë se lloji i mendimeve, bindjeve, besimëve, pikëpamjeve dhe fjalëve shërojnë, edukojnë, formojnë, zhvillojnë ngrisin e transformojnë me të mirat e tyre, po ashtu edhe vrasin, lëndojnë, poshtrojne, stagnojnë dhe infektojnë me të këqiat që mund t’i posedojnë. Po të dinim t’i përdorim ato aty ku duhet, t’i përdorim sipas vëndit, sipa situatës dhe sipas meritës që kanë, do t`i bënim mrekullitë në nivel përsonal, profesional, familjar, politik, fetar, kulturor, institucional e në nivel kombtar.

Lexuesi im i dashur, është mëse e nevojshme të kujdesemi sa më shumë, se cilat mendime, bindje, besime, fjalë e pikëpamje po i përdorim gjatë komunikimit me tjerët, sepse vërtetë ato na helmojnë e sherojnë neve dhe tjerëve sikur substancat e ndryshme kimike. I juaj mësuesi Isë