27. 02. 2021
Sa me te ngritur e te persosur ta kemi mendjen analitike, analogjike dhe kritikuese aq me pak ndikohemi nga sugjestionet mashtruse te te tjereve. Niveli i ulte dhe jo i persosur i mendjes sone analitike, analogjike e kritike, e ngrit tek ne me lehte nivelin ndikues, bindes dhe besues ne sugjestioneve mashtruse, qe tu besojme, te bindemi e te ndikohemi nga premtimet e ndryshme mashtruese prej tjereve.
Qe ti perballojme ne menyre te duhur e efektive dhe te mos bindemi, te mos ndikohemi e te mos besojme lehte ne sugjestionet mashtruse qe na vijne nga tjeret, eshte mire dhe e domosdoshme ti kultivojme e ti persosim ne menyre sistematike mendjen analitike, analogjike dhe kritike, qe na mundesojne ta bejme dallimin me lehte mes genjeshtrave premtuse e te vertetes, ta bejme dallimin mes te bardhes e te zezes, mes te ndershmes e te pandershmes, mes beses e tradhtise e shume gjerave te tjera sugjstionuse mashtruse.
Moskultivimi e mospersosja sistematike e mendjes sone analitike, analogjike dhe kritikuse, na pamundeson ti rrezistojme, ne menyre te duhur sugjestioneve e mashtrimeve qe na vijne nga tjeret e nga rerethana te ndrysheme dhe na pamundesojne te mos bindemi e te mos besojme lehte e te ndikohemi nga to. I juaj mesuesi Ise
  1. 02. 2021

Mbizotrimi i analfabeteve, kojtagjinjeve, karieristeve, te korruptuareve, nepotisteve e organizatoreve te krimit e tradhtise, me diploma analfabeti, qe e kane perfshire skenen tone politike, religjioze, kulturore, shkencore, qe e kane perfshire fushen ekonomike, shendetesore, arsimore e juridike, e kane sjelle ne kete gjendje shume te palakmushme jetesen e shqiptareve ne trojet e veta, i kane kape e instrumentalizuar segmentet e dy shteteve shqiptare per interesa personale te ulta e aspak njerezore, per interesa familjare, grupore e partiake ne dem te interesave mbare kombtare.

Perkunder fajit personal, grupor e partiak te kesaj kaste  analfabetesh me diploma, hiq me pak fajtor nuk jane elektorati shqiptar me voten e tyre, qe po e mbajne ne skene per dye e tri dekada me radhe kete kaste analfabetesh me diploma duke i veshtruar me duar kryq zhvatjet, shkaterrimet, keqperdorimet, pervetesimet e paligjshme te pasurise sone te perbashket kombtare, duke e veshtruar me duar kryq kapjen e dy shteteve shqiptare dhe shkatrrimin e tyre deri ne ate mase, sa te tallet bota me shtetet tona dhe te tallet maca e kuca me instrumentalizimin e tyre shtetnor.

Populli shqiptar derisa ta kuptoi se fatin duhet ta kete ne duar te veta  e jo ne duar te analfabeteve me diploma, do ta pesoj edhe me shume me ekzistencen e vete te padinjitetshme, te pa ndershme, te varfur, duke kapur koken ne dore per tu trertur rrugeve te botes qe ta siguroi buken e gojes, per veti e per familjaret e tyre, dhe duke i lene djerr, arat e livadhet, fushat e malet dhe shtepite e tyre personale. I juaj, mesuesi Ise

 

23. o2. 2021
“Trupi jone eshte shume ma shume se nje thes me mish dhe eshtra”, Dr Dawson Church. Do te ishte shume i pavlere ky thes ne dukje e ne forme, po te mos ishin edhe shume thase tjere si pjese perberese e ketij thesi, qe nuk duken e nuk e kane formen fizike si ky thes.
Thesi i botes emocionale e shpirterore, i botes intelektuale e morale, i botes humane e sociale, thesi i botes se deshirave e vullnetit, guximit e rrespektit, mirekuptimit e bashkpunimit, thesi i dashurise e sakrifices, i sistemit nervor qendror e atij autonom vegjetativ, thesi i botes se motiveve e i shqisave tona, te cilet jane pjese perberse e thesit te cekur me larte, kane vlere te pazavendesueshme.
Pa keto pjese perberse nuk do te kishte kurrfar vlere thesi jone me mish e eshtra. Nuk do te kishte kurrfar vlere as jeta jone mes te ciles jetojme e veprojme. Mishit tone dhe eshtrave ia rrisin vleren apo mund edhe tia zbritin, pjeset perberse te thesit ne fjale, qe nuk duken. I juaj, mesuesi Ise

 

  1. 02. 2021

Modelet e sistemet jetesore qe jane barte ne kokat tona permes familjes, shkolles, shoqerise dhe mjeteve te ndryshme informative, nuk premtojne vlera per te gjitha kohrate. Ato kerkojne vleresimin tone sistematik dhe ndryshimin e transformimin sipas kerkesave te kohes ne te cilen jetojme.      Ky vleresim e ndryshim sistematik i domosdoshem nuk mund te behet permes mendimeve, bindjeve, besimeve e pikpamjeve tona, permes sjelljeve, shprehive e shkathtesive qe i posedojme Brenda modeleve e sistemeve e sistemeve tona jetesore, te cilave u ka skaduar koha.

Qe te ecim ne trend me kohen dhe tu perballojme sfidave  e pengesave te ndryshme qe na dalin perpara gjate jetes, eshte e domosdoshme ti ndryshojme e transformojme, krahas modeleve e sistemeve jetesore edhe mendimet, bindjet, besimet, sjelljet, shprehite e shkathtesite tone  sipas kerkesave  ne trend me kohen. Po ashtu duhet ndryshuar e transformuar emocionet, vullnetin, guximin, deshirat dhe dashurine, te cilat japing infusion te madhe per ti perballuar ndryshimet e transformimet e ndryshme.

Transformimet qe ecin ne trend me kohen jane te domosdoshme rreth modeleve e sistemeve tona  te ndryshme jetesore, rreth mendimeve, bindjeve, besimeve e pikepemjeve qe na imponojne sjelljet, shprehite e shkathtesite te cilat i perdorim  gjate organizimeve te proceseve te ndryshme jetesore.  Pa keto ndryshime e transformime sistematike qe u permenden me larte, eshte e pamundur ecja ne trend me kohen dhe konkuranca sipas kerkesave te tregut bashkohor. I juaj, mesuesi Ise

 

20. 02. 2021
Jeta ekstreme asketike dhe mbreterore nuk sjellin lumturi e as realizimin e deshirave dhe kenaqesive te pafundme, siq nuk mund edhe ti refuzojne ato gjate jetes. Asnjeri prej ketyre ekstremeve nuk mundet te sjelle stabilitet emocional as lumturi jetesore. Elasticiteti, ekuilibri dhe stabiliteti emocional, intelektual, social, human, moroal e kombtar eshte qellimi i arte qe synohet te arrihet gjate jetes per secilin njeri normal e te shendetshem.
Njerzit e mencur nuk i injorojne kenaqesite e jetes por as nuk e lejojne veten te behen skllav dhe ti nenshtrohen pushtetit apsolut te kenaqesive deri ne shkallen avanturieriste.
Nuk ka asgje te keqe ti shijojme kenaqesite e jetes derisa ato ti kemi nen kontrolle te plote dhe derisa ato te mos na kontrollojne neve plotesishte.
Ata qe arrijne ta zbusin, socioalizojne e humanizojne egon e tyre personale dhe ti kontrollojne e korigjojne emocionet negative, jane njerze qe posedojne vlera e virtyte te medha njerezore, qe i mundesojne vetit ekuilibrimin emocional e intelektual permes te cileve arrihen ne menyre te ekuilibruar deshirat dhe kenaqesite e synuara gjate jetes, pa e humbur barazpeshen e kontrollit edhe ne qastet kur na dalin pengesa gjate jetes qe ti realizojme ato sa me njerezishte e sa me racionalishte. I juaj, mesuesi Ise
  1. 02. 2021

Sipas hulumtimeve shkencore per jetegjatesine e lumtur e te dinjitetshme te Garcias e Miralles kane  ardhe deri te konstatimi se njerzit fleksibil e elastik ne boten e mendimeve, bindjeve, besimeve, emocioneve dhe ne boten fizike trupore, te cilet e ndjekun nje passion pozitiv gjate jetes, pa medyshje i kane mundesuar vetit te jetojne gjate, te lumtur, te begatshem e me dinjitet. Njerezit fleksibil e elastik qe kane te percaktuar nje passion pozitiv, nuk dorzohen lehte gjate jetes, edhe kur jeta vendos bariera, edhe kur gjerat nuk ecin si duhet, ata e vazhdojne luften pavaresishte gjithckaje.

Dekadave te fundit ne shkencen e psikologjise, gjithnje e me shume po popullarizohet koncepti i elasticitetit dhe fleksibilitetit, si nje kapacitet kembengules e luftarak ne secilin cast te jetes te individeve, tek te cilet eshte mese i nevojshem te kultivohet gjithnje e me shume fleksibiliteti dhe elasticiteti intelektual, emocional, trupor e fizik qe tua mundesoi atyre mbajtjen e vemendjes ne gjerat e rendesishme te jetes, pa lejuar te vershohen nga emocionet negative gjate urgjencave te ndryshme jetesore.

Pasi qe te gjithe munde te ballafaqohemi me situata te veshtira gjate jetes, menyra sesi perballemi me ato e luan nje rol tejet te madh per ne. Trajnimi i elasticitetit dhe fleksibilitetit tone mendor, trupor dhe emocional eshte baze themelore ne sensin e ballafaqimit me pengesat qe na dalin para gjate jetes. Aftesia qe te ballafaqohemi me pengesat e veshtiresite qendron ne fleksibilitetin dhe elasticitetin tone qe e posedojme ne boten e te menduarit, bindjeve, besimeve dhe ne boten tone emocionale e ne fizikun trupor, permes te cilave e kemi me lehte ta rimekembim kuptimin e jetes.

Njerezit elastik e fleksibil ne boten e tyre intelektuale, emocionale dhe te shkathte ne boten fizike trupore, perqendrohen vemendshem ne qellimet e veta te rendesishme per jeten, pa u shkurajuar per shkak te rrethanave te ndryshme e veshtiresive dhe pengesave qe mund tua sjelle jeta, perkundrazi jane te afte qe te adaptohen me ndryshimet e goditjet e fatit, te cilet perqendrohen kryesishte ne gjerat mbi te cilat  kane mundesi t`i kontrollojne, pa u brengosur fare per gjerat qe nuk mund t`i kontrollojne.

Per kete qe u tha me larte vlejne fjalet madhore te Reinhold Neibuhrit:

“ Zot, na jep miresine t`i pranojme me qetesi gjerat qe nuk mund te ndryshojne dhe guximin per t`i ndryshuar gjerat qe duhet te ndryshojne. Njelloi edhe mecurine per t`i dalluar keto dy gjera, njeren nga tjetra”. I juaj, mesuesi Ise

 

12. 02. 2021
Çlirimtarë apo zhvatës të Kosovës?
Sa ishin çlirimtarë të Kosoves e sa jo akterët e qeverisë Pronto e Pan, komandantët e Hotel Rognerit ne Tiranë dhe ata komandantë që ua dhanë statusin e veteranit të rrejshëm atyre që nuk kanë qenë fare në luftë dhe e rritën numrin e statusit të veteranit të rrejshëm më shumë seq kishim ushtarë ne luften çlirimtare per qellimet e tyre djallëzore, korruptive, familjare e farefisnore dhe grupeve te ndryshme te militanteve partiak, qe u shkojne prapa padroneve politik, siq i shkon muqa daisë për ta zhvatë pa meritë bugjetin e shtetit të Kosovës, të cilët u panë në skenën tonë politike që i patëm në ballë për dy dekada me radhë, sa ishin çlirimtarë e sa zhvatës të Kosovës, akterët e qeverisë Pronto e Pan të PDK-es, LDK-es, AAK-es, NISMES dhe AKR-es.
Doktorra shkencash apo këpurdhë doktorra që dalin si këpurdhat pas shiut dhe rrezeve të diellit?
Athu si e ndjejnë vetën doktorrat e shkencës që u bënë pas luftës edhe për eksport, duke marr dorë e temena para padronëve të tyre politik, që të paisën më lehtë me tituj e me grada brënda natës për ta fituar një vendë pune apo një pozitë pa meritë e pa nderë, edhe pse shumica prej tyre ende nuk e kanë shkruar një skriptë të vetën me pas me çka me dalë para studentëve të cilëve u ligjerojnë. Mos të flasim për tema tjera me karakter shkencor që nuk ia kanë haberin fare! Nuk na ka mbetë gjë tjetër tani pos të lutemi, bëje o Zot mirë në Kosovën e “lire”, edhe pse atë e kanë fshi përpara, maca, kuca edhe lara!
Me 14 shkurt populli i Kosovës i ka vetëm dy mundesi, ti voti prap hajnat, zhvatësit, të korruptuarit, nepotistët, karieristët, vrasësit politik, akterët e krimit te organizuar ekonomik, shendetesor, arsimor e juridik dhe akteret qe e kane qitë ne treg Kosoven dhe pjesë të sajë, të cilët janë dëshmuar për dy dekada me radhë në skenën tonë politike se kush ishin, apo ta votojne Albin Kurtin e Vjosa Osmanin me subjektet e tyre politike ne alence mes veti, te cilet nuk i kemi provuar ende. I juaj, mësuesi Isë
10. 02. 2021
Ku ishin militantët e prontomafisë së PDK-es që nuk na rimëkëmbën për dy dekada me radhë, të cilët ishin në ballë të shtetit? Ku ishin patericat e Isa Mustafës dhe ai vetë dhe AKR e Pacollit me patericat e tij, të cilët e kanë poshtruar LDK-en e AKR-en, edhe pse ishin ne ballë të pushtetit, të cilët nuk e formuan shtetin shtet? Ku ishin deri me tani militantet e NISMES qe nuk ia ngriten vlerat e çlirimtareve te Kosoves per dy dekadas me radhe. Ku ishin militantet e AAK-es qe nuk e bashkuan popullin…?
Po ku kane pas me qene, pos te angazhuar ne zhvatjen e vendit, kapjen e shtetit, perhapjen e korrupcionit, nepotizmit, narkomanise, krimit te organizuar dhe shkaterrimit total te shtetit, ardhmerise se popullit dhe vrasjen e shpreses se gjeneratave te reja per te jetuar ne atdheun dhe ne vendelindjen e vete. Po ku kanë pas me qenë, pos që ishin të zënë duke futur në radhët e çlirmtarëve, veteran të rrejshëm me qëllime djallëzore përsonale, familjare, farefisnore, miqesore, korruptive, grupore e partiake, në dëm të autoritetit dhe jetës së çlirimtaëve të vërtetë dhe dëshmorëve të kombit!
Nëse edhe këtë herë u besojmë gënjeshtarëve, matrapazeve, intersgjinjeve dhe atyre që i kanë bërë të gjitha të kqijat kundër shtetit, kundër Kosovës dhe kanë shitur pjesë të sajë, kane  lejuar “zajednica serbe” në mes të shtetit të Kosovës, kane lejuar teritor ekstra për kisha ortodokse, te pushtuara nga ana e serbëve, duke tentuar ta ndajnë Kosoven mes përmes Urës së Ibrit në Mitrovicë, për ta ndar Ujmanin me Serbinë, e çka jo tjetër dhe prap tua japim votën! Vërtetë na paska denuar Zoti dhe po e denojmë vetevetene e po e vrasim me dorën tone, pa të keqën e askujtë. I juaj, mësuesi Isë
3 Shkurt 2018 – Ripostim
Kosova është e mbingarkuar me “veteran” të luftës më shumë sesa kishim luftetar
Ruje o Zot kombin shqiptar nga politikanet pronto e pan dhe nga komandantet e Hotel Rognerit qe e zhvaten Kosoven dhe e mbushen ate me veteran te rrejshem te luftes per qellimet e veta dallezore e kriminale, me veteran te tille qe nuk kane luftuar, pos deshires se tyre te ulte e te pandershme, qe ta zhvatin buxhetin e Kosoves pa kurrfar merite, ne dem te veteraneve te vertete qe kane luftuar!
STATUSIN e “Veteranit” mund ta merr nje luftetar i vjeter me pervoje te madhe ne lufte, mund ta merr nje atdhetar i vjeter qe ka marr pjese ne shume luftime e beteja kunder armikut.
Veteran eshte ai njeri qe ka punuar per shume kohe ne nje fushe te caktuar te veprimtarise shoqerore, si: veteran i shkences, veteran i arsimit, veteran i minieres , veteran i nje ndermarrje punuse etj.
STATUSI “Veteran” ne diten e sotit e ka humbur kuptimin dhe ia kane nderruar destinacionin sipas ajameve te atyre qe i kane mundesite te manipulojne me kete statuse, per qeshtje kurruptive, familjare e farefisnore e per interesa te klaneve e grupeve te ndryshme, duke ia humbur tersishte vleren shoqerore e kombetare qe e posedon statusi i veteranit.
Maces e kuces, shotes e shotanit, knusit e pules dhe xhares e xhures ua kane dhene statusin e veteranit. E paqin faqen e zeze ata qe kane notuar neper keto ujra shume te ndotura e te pista!
Ata qe kane shpirte e ndergjegje te paster, qe kane karakter, temperament e personalitet te formuar e te shendoshe, qe kane ndjenja e emocione njerzore, te cilet nuk kane qene ne lufte, pos qe e kane pare pushken dhe luften permes telivizorit, ata qe nuk kane marr plage ne trup, qe nuk iu ka masakruar familja, vrar ndoj antar e plagos, ata qe nuk kane deshire te vdesin si shfrytezues te turpshem e tradhtar te kombit dhe lirise qe eshte fituar me gjak dhe ata qe kane moral e eduate kombtare, nuk e kishin pranuar e as qe e pranojne dhe nuk e kishin shit e as qe e shesin dhe nuk e kishin blere per asnje qmim dhe as fale, statusin e turpit, ne emer te statusit te veteraneve te luftes, siq e kane bere bukur nje shumice e shqiptareve, qe njihen ne mesin e tyre edhe si bashkpuntor te UDB-es! I juaj, mësuesi Isë
2. 02. 2021
Sipas hulumtimeve për jetegjatesinë, mosplakjen e hershme dhe ruajtjen e shendetit fizik e psikik të Hector Garcias dhe Francesc Miralles, ne librin e tyre “ Sekretet japoneze për një jetë të gjatë dhe të lumtur”, kanë ardhe në perfundim se për jetëgjatesinë, mosplakjen e hershme dhe ruajtjen e shëndetit është e preferushme:
“Të hajme më pak që të jetojmë më gjatë. Masa e ngopjes nuk duhet te tejkaloi 80% të sajë. Ngopja 100 % është vrasje e jetëgjatësisë. Sekreti për një jetë të gjatë është të flejmë herët e të zgjohemi herët dhe të bëjmë një shetitje. Të jetojmë në qetësi dhe të kënaqemi me gjërat që i posedojmë. Të kënaqemi me të gjitha stinët e vitit dhe ta çojmë mirë me miqtë. Të bëjmë ushtrime në mëngjes e pastaj ta hajmë mëngjesin.
Sekreti i mosplakjes është në gishtat tanë. Prej kokës e anasjelltas. Nëse i livizim gishtat duke punuar dhe e angazhojmë kokën duke mësuar, do ti mbërrijmë 100 vite jetë, mos më shumë. Nese nuk punojme, nese nuk bëjmë me rregull ushtrime dhe nuk pervetësojmë dituri e njohuri të ndryshme, trupi e mendja plaken e shkaterrohen dhe shendeti yne degjenerahet. Të hajmë sa më shume peme e perime e sa më pak mish e yndyrna.
Sekreti për një jetë të gjatë, të mosplakemi para kohe dhe për nje shëndet te mirë fizik e psikik, është edhe të mos shqetësohemi e të mos tensionohemi, te mos pihemi e drogohemi, ta kemi zemrën e freskët e të pastër, të hapur e të qiltërt dhe të buzqeshemi me nippër e mbesa, me prindër, vëllezër e motra dhe familjar të gjërë , me miqë e dashamirë, që ti kemi sa më afër nesh, ti duam e të na duan”. I juaj, mësuesi Isë
1. 02. 2021
Është përpjekje shumë e ultë dhe aspak njerëzore e aspak kombtare të përsonalizohet e të privatizohet UÇK , si pronë e atyre partive siq po pretendon PDK, AAK dhe NISMA, me liderët dhe militantët e tyre partiak për interesa të veta shumë të ulta e aspak njerëzore dhe aspak humane e kombtare.
UÇK ishte, është dhe do të jetë pergjithmonë pjesë e pandashme e popullit mes të cilit ka lindë, është rritë, është pjekë, është edukuar dhe e ka gjetë përkrajen massive ne popull për ti kap armët në duar për lirinë e vëndit, popullit dhe për interesat dhe për mbrojtjen e nderit kombtar. Po kështu janë pjesë e popullit edhe ata që i tradhtojnë interesat e tij, shtetit tonë dhe interasat e atëdheut në përgjithësi. Janë pjesë e popullit edhe zhvatësit, keqbërsit, dhunusit, vrasësit, narkomanët që ia rrezikojnë jetën popullit dhe shkelin mbi vlerat morale, humane, kombtare e njerezore qe i posedon populli.
Çlirimtarët e vërtetë dhe dëshmorët e vëndit që kanë ra heroikishtë për ta mbrojtur atdheun dhe për ta fituar lirine e popullit nga zgjedha pushtuse e fashizmit serb, nuk i kane kapë armët për interesa të veta persionale, për karierizëm, nuk i kan kap armët që të korruptohen dhe ta instalojnë në atedheun tonë në mes të popullit nepotizmin, padrejtësinë, krimin e organizuar politik, ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik, ta instalojnë përqarjen mes kombit tonë, urrejtjen, vëllavrasjen, narkomaninë dhe prostitucionin siq vepruan fille pas luftes e po veprojne qe dy dekada me radhe prontistet e panistet te cilet gjenden ne PDK, AAK, NISMA, LDK dhe AKR, që i përvetësuan për interesa përsonale e partiake vlerat sublime të luftës, të cilet e personalizuan dhe e kapën shtetin, që përmes tij të keqperdorin e ti pervetesojnë paligjshëm e panjerëzishëm pasuritë e ndryshme kombtare e shtetnore për favore personale e në dëm të interesave të popullit, të shtetit dhe në dëm të atedheut.
Çlirimtarët e vërtetë dhe dëshmorët që ranë heroikishtë për liri e për atëdhe, nuk i kanë kapë pushket dhe nuk e kanë dhën jetën e tyre që tu japin mundësi komandatëve të Hotel Rognerit dhe komandantëve qe ishin ne balle te ushtareve tanë çlirimtar, që të fusin në radhët e ushtrisë ushtar dhe veteran të rrejshëm të luftës për ta zhvatë paligjshem e pandershem bugjetin shtetnor, që të fusin urrejtje e përqarje mes kombit tonë mbi baza partiake e regjionale, siq bënë e po bëjnë disa komandantë, se bashku me lideret e tyre partiak, te cilët shkelën mbi nderin, mbi gjakun, mbi amanetin e tyre dhe mbi vlerat sublime te çlirimtareve tane te vertet dhe deshmoreve te atdheut e te kombit shqiptar, duke iu dhënë mundësi maces e kuces të behen veteran të luftës, që as ëndërr nuk i kanë pa pushkët çlirimtare të luftës e leje më ti kenë përdor ato nëpër fronte e beteja luftarake, siq kanë bërë luftarakët e vërtetë, të guximshëm, të cilët e kanë dëshmuaë vetën me gjakun e jetën e tyre. I juaj, Mësuesi Isë