13. 10. 2013- ripostim
Dinakeria është një process psikik i cili bënë pjesë në veset e qoroditura individuale dhe grupore, e kurresesi në virtytet njerëzore. Veset e shëmtojnë secilin përsonalitet, që me dashje apo pa dashje, që me dije apo pa dije mbështetet mbi to.
Dinakët që janë të përfshirë nga dinakeria e tyre, interesat e veta përsonale i vejnë mbi çdo interes kolektiv, shoqëror e kombëtar. Këta realizimin e interesave të veta nuk e mbështesin për asnjë qast mbi parimin e drejtësisë, parimin e moralit dhe humanizmit që i ka përcaktuar civilizimi njerezor. Për dinakët e dinakërinë e tyre është halë në sy e helm në zemër, parimi i drejtësisë, dinjitetit njerëzor, integritetit, ndershmërisë, kontributit, potencialitetit vetanak, durimit, edukimit dhe inkurajimit njerezor.
Parimet e tyre mbeshteten ne padrejtësinë, mashtrimin, poshtërsinë, antivlerat, mediokritetin apo degjenerimin e skajshëm. Të gjitha këto vese, dinakët i kamuflojnë dhe i mbështjellin me petkun e parimeve njerezore, duke folur në emër të parimëve e virtyteve,kurse praktikisht veprojnë sipas veseve të tyre plotesisht të shëmtuara.
Do të ishte në nderin tonë njerëzor të ecim brenda mundësive tona intelektuale që i posedojmë të mbështetemi sa më shumë mbi parimet dhe virtytet më të larta të drejtësisë, ndershmërisë, dinjitetit, kontributit vetanak e kolektiv, potencialitetit, durimit, edukimit dhe inkurajimit personal e kolektiv , si parime e virtyte më të larta njerëzore, nëse deshirojmë të ecim njerëzisht e kombtarisht drejtë sukseseve dhe majave më të larta të tyre. Veset janë fluska sapuni për suksesin, sepse ato fryhen e fryhen shumë, por në fund pelcasin e asgjë nuk mbetët prej tyre.
“Njihe veteveten”, kshillonte dikur filozofi i njohur Sokrati!
Sa shume kemi nevojë ta njohim vetëvetën e sa pak e njohim, edhe pse përpiqemi ta formojmë një bindje e ta gjejmë psehun e veprimeve tona dhe të kuptojmë me cilin potencial intelektual, emocional, shpirteror e moral posedojmë kur flasim, mendojm e kure veprojmë. Edhe pse mendojmë se dijmë diçka për vetëvetën, shpeshhër ai informacion për botën tonë të brendëshme, për potencialin dhe vlerat që i posedojmë, eshte i gabuar.
Pedagogjia, Psikologjia e Sociologjia kanë konstatuar se, njohjet për vetëvetën shpeshëher janë të formuara gabimisht nga ndikimi i shumë faktorëve, duke u nisë prej familjës, shkollës dhe mjedisit shoqëror, që i transmetojnë tek ne bindjet e veta për vlerat tona.
Vleresimi nga këta faktor, më shumë është subjektiv se sa objektiv, qoftë kur na vlerësojnë lartë apo kurë na vlersojne ultë, kur na vlerësojnë për të mirë, për të dijshëm, të ndershëm, kombtar e atdhetar dhe anasjelltas, shpeshëher mbretëron subjektivizmi dhe kapaciteti i ultë intelektual e profesional i atij që na vlerson.
Lexusi im i dashur, njihe, vleresoje, ngrite, perparoje dhe duje sa më shumë vetën, nëse ke dëshirë t’i duash e ti vleresosh sa më drejtë e sa më sakt edhe tjerët.
Do ta turperojme veten, familjen dhe kombin tone, nese presim edhe metej, të naj rregulloi punet Evropa e Amerika me fqinjët tane pushtues dhe të naj rregullojne punet tona të brendshme, nëse ato më pare nuk perpiqemi t`i rregollojmë vet e mos t`i shkaterrojme edhe më shumë ato. Kaluan mija vjeqarë e nuk mësuam dhe nuk po mësojmë ta njohim vetëvetën dhe t`i njohim situatat që i perjetuam nepër shekuj e vite që të mësojmë e të kalitemi të mos na përseritën gabimet e të ligat tona prap, dhe t`i përforcojmë vlerat që i kishim e të mësojmë nga gabimet tona që i kemi bërë dhe po vazhdojmë t`i bejmë.
“Mëkatet e tjerëve janë para syve tanë, mëkatet tona i kemi pas shpine”- Seneka
Mekati dhe gabimi më i madh është t`i fshehim mekatet tona pas mëkateve të tjerëve, në vend që më parë t`i shqyrtojme mëkatet dhe gabimet përsonale e të lirohemi prej tyre. Ky veprim i pa matur dhe fodull, na qone drejte gremines për theqafje. Sa shume jemi te ngarkuar me veprime te tilla, që na qojnë drejtë greminës e sa pak i hetojmë dhe i ndjejmë ato! Për këtë dukuri, populli e ka një mendim të artë:” Mekatari, tek tjerët e sheh mekatin dhe gabimin ma të vogël, tek vetja nuk e sheh as kalanë e mëkateve dhe gabimëve që i bënë gjatë jetës”.
Ekonomisti i njohur Adam Smith parashikoi se, “njerezit që i mbivlerësojnë mundësitë dhe aftësitë e veta, bëjnë një fodullëk absurd me punën që kryejnë, e cila vjenë nga trillimet e mendjemadhësisë që e kanë për aftësitë e tyre”.
Lexusi im i dashur, mos u merr me mëkatet e tjereve, para se të lirohesh prej mëkateve tua përsonale, nëse nuk ke dëshirë të ecish me vrap drejte greminës në theqafje! I juaj mësuesi Isë