- 01. 2021
Kush e voton Albin Kurtin, ka votuar kundër korrupcionit, kundër nepotizmit, kundër krimit të organizuar ekonomik, politik, shëndetësor, arsimor dhe juridik. Ka votuar për mbrojtjen dhe zhvillimin e Kosoves, kufijeve, shtetit dhe popullit të sajë, për zhvillimin ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik. Ka votuar kundër narkomanizmit, trafikimit të qenjëve njerëzore, prostitucionit dhe amoralitetit që kan marr hov në trojet shqiptare dhe ka votuar kundër hajnive të ndryshme e keqpërdorimeve të llojllojshme që i ndodhen Kosoves dhe po i ndodhin që dy dekada me radhë.
Kush e voton Albin Kurtin, ka votuar kundër akterëve të qeverisë PRONTO e PAN, kundër akterëve të korruptuar, nepotistëve dhe krimineleve që e kanë zhvatë, shkatërruar dhe e kanë përvetësuar padrejtësishtë e kundërligjshëm pasurinë kombtare e shtetnore për dy dekada me radhë, kundër atyre që e kanë kap shtetin dhe po manipulojne me te dhe me Kushtetuten e Kosoves dhe ligjeve të sajë. Kundër vrasësve kriminel për qëllime politike e biznesore, të atyre që nuk kanë ra nën tutelën e tyre dhe nuk u kanë shërbuer qëllimeve të tyre kriminale e djallëzore.
Kush e voton Albin Kurtin, ka votuar për Shpresën e Kosovës, për shpresën dhe dinjitetin e popullit të sajë dhe për shpresën e optimizmin e gjeneratave tona të reja, që të jetojnë me vullnet e dashuri në vendlindjen dhe atdheun e tyre, që ta duan më shumë atdheun dhe të punojne për ndërtimin dhe zhvillimin e tij, të punojnë që ti mbrojnë idealet e dëshmorëve tanë që kanë ra për liri, dhe ta qojnë në vënd amanetin e tyre që e kishin për lirinë, per unitetin e kombit shqiptar mes veti dhe për bashkimin e trojeve shqiptare. I juaj, mësuesi Isë