- o5. 2017- ripostim
Segmentet baze te arsimit tone kombetar nuk mbeten pa u trazuar gjate ketyre dy dekadave, ne perpjekje per te bere ndryshime apo reforma ne organizimin e procesit edukativo-mesimor, neper te gjitha nivelet e shkollimit. Te gjitha keto perpjekje nisen sebashku me nderkombetaret dhe vendoret, por si po duket gjithnje e me shume po humb besimi ne ato premtime te medha e megalomane politike, per nje reformim te shkelqyeshem ne proceset baze te arsimit tone kombtar dhe niveleve e llojeve te shkolles shqipe nga qerdhet, arsimi parafillor, fillor, i mesem i ulte, i mesem i larte apo arsimi parauniverzitar dhe ai univerzitar.
Nese nisemi nga segmenti baze i planprogrameve apo korikulave te Kosoves, ne vend qe tu ngritet cilesia dhe niveli strukturor i permbajtjeve programore, atyre po u bie cilesia gjithnje e me shume, sepse kane mbete ne duar te atyre qe nuk kane pergatitje, nuk kane pervoje dhe zotesi profesionale, per te hartuar planprograme cilesore per nevojat e shkollave dhe nxenesve e per nevojat univerzitare dhe studenteve, ne te gjitha nivelet e ne te gjitha llojet, nga ai para univerzitar e deri tek ai univerzitar.
Nuk mund te konsiderohet reforme korikulare duke bere kopi paste te korikulave te huja dhe duke i perkthyer ato ne gjuhen shqipe, pa e bere nje analize shkencore e profesionale, ku kane mundesi te perdoren ato korikula dhe si te perdoren. Kemi apo nuk kemi mundesi ekonomike, kadrovike, kemi syperstruoture shkollore dhe hapsire te mjaftushme apo jo. Kemi mjete e kabinete te mjaftushme sipas lendeve mesimore qe parashihen ne korikula te zhvillohen apo nuk kemi. Kete dukuri nuk e kane marr parasysh autoret e hartimit dhe perpilimit te korikulave dhe per kete arsye korikulat jane te nivelit me te ulte te hartimit professional korikular.
Nese nisemi nga segmenti i hartimit dhe perpilimit te teksteve dhe liuteratures shkollore e univerzitare, edhe ne ato verehet niveli i ulte i hartimit dhe perpilimit sipas standardeve bashkohore pedagogjiko-psikologjike dhe standardeve didaktiko-metodike e metodologjike, te cilave po ashtu u mungon nje brum permbajtesor e kualitativ gjate pervetesimit te njohurive te domosdoshme dhe elementare per jeten e nxenessve dhe studenteve tane. Tekstet dhe literatura shkollore nuk percillen me doracak udhezues per mesimdhenes e per nxenes, permbajtja e teksteve dhe literature shkollore eshte shume e varfur per nga cilesia dhe per nga paisja e aparaturese pedagogjike, psikologjike, didaktike, metodoke e metodologjike. Ne shumicen e lendeve mesimore mungojn fare tekstet dhe literatura shkollore, sidomos neper shkollat e mesme te larta profesionale e neper univerzitetet, ku tekste e literature shkollore jane skriptet neper skriptore qe i hartojne mesimdhenesit per leverdite e veta komerciale dhe per ta mbuluar pasivetetin dhe mosaftesine e tyre qe e posedojne.
Me nje fjale keto tekste e kjo literature e quajtur skriptomanija, nuk percillen me nje literature me te gjere profesionale, qe tu mundesohet nxenesve, studenteve dhe mesimdhenesve te paisen me nje kulture sa me te gjere per mesimdhenje e per mesimnxenje, duke e arsyetuar veten secili mesimdhenes, se eshte obligim sipas reformes i secilit nxenes dhe student te hulumtoi literature permes internetit. Kjo gjendje e mjere nuk ka te bej aspak me reformen pos me deformimin e saje, sepse per te bere reforme ne arsim, me pare duhet te jene te reformuar vete reformatoret, mesimdhenesit, menagjeret e shkollave, trajneret e mesimdhenesve, hartusit e e korikulave, hartusit e teksteve dhe literatures shkollore, e pastaj te kene te drejte morale, kombtar, profesionale e shkencore te bejne reforme arsimore.
Nese nisemi nga segmenti i perdorimit te formave, teknikave, metodave dhe parimeve gjate organizimit te procesit mesimor ne klase, ne kabinet, apo ne mesim onllajn permes Tv e mesim ne natyre, nuk ka kurrfar korelacioni mes formave, teknikave, metodave ne raport me natyren permbajtesore te plan-programeve apo korikulave mesimore dhe ne raport me strukturen permbajtesore te teksteve e literature shkollore. Te kete nje harmonizim mes planprogrameve, teksteve e literatures shkollore e univerzitare eshte e pamundeshme pa nje studim serioz, profesional, pedagogjik, didaktik, metodik, e metodologjik dhe pa nje studim professional psikologjik ne fushen e psikologjise se pergjithshme, femijnore, psikologjhise pedagogjike dhe psikologjise se edukimit. Pa kete qasje eshte e denuar te deshtoi cdo perpjekje e delitanteve dhe jo profesionisteve te bejne reforme te duhur ne arsimin tone, te mos them shkaterrojne me shume strukturen permbatesore te edukimit dhe arsimit.
Nese nisemi nga segmenti i mjeteve dhe kabineteve mesimore, ne shumicen e shkollave tona mjetet dhe kabinetet mungojne tersisht dhe e vetmja mundesi qe i ka mbete arsimtarit eshte tabela, nje shkums, nje shpuze dhe teksti baze i lendes ku shume tekste mungojn per shumicen e lendeve mesimore. Edhe ato pak kabinete e mjete mesimore perdoren sa per sye e faqe, ku me shume krijohet tollovi ne procesin mesimor se sa mirevajtje e tij, sepse mungon pergatitja metodike e perdorimit racional e funkcional e kabineteve dhe mjeteve mesimore.
Nese nisemi nga segmenti i percjelljes se organizimit te punes edukativo-mesimore ne shkolle, kjo percjellje po behet nga nje garniture e njerezve qe nuk jane te pergatitur profesionalisht , ne aspektin pedagogjiko-psikologjik, nga nivelet me te larta e deri te nivelet me te ulta shkollore, ku ne shumicen e shkollave mos te them ne te gjitha, mungon instalimi i sherbimit pedagogjiko-psikologjik ne shkolle, per ta bere punen e vete profesionale rrethe organizmit te procesit edukativo-mesimore, rreth bashkupunimit shkolle –familje-nxenes, rreth bashkupunimit mesues nxenes dhe mesues-mesues, rreth bashkpunimit shkolla me shkollen, rreth organizimit te aktiviteteve te lira jashtmesimore, rreth organizmit te mesimit plotesues, mesimit shtues, mesimit suplimentar, te cilat nuk perfillen fare. Eshte e pa mundeshme te zavendesohet arsimimimi dhe edukimi i rregullte professional pedagogjik, psikologjik, didaktik, metodik e metodologjik ne fakultet si ne depertamentin e pedagogjise dhe psikologjise, permes trajnimeve te ndryshme, edhe pse munde te konsiderohen nje ndihmes.
Nese nisemi nga segmenti i menyres se cilesimit te nxenesve dhe studenteve, i cili dita dites po korruptohet dhe po i bije niveli objektiv i cilsimit, vleresimit dhe notimit per shkak te pergatitjes jo profesionale te mesimdhenesve, te testeve te ndryshme dhe instrumenteve tjera te shumta per cilesim e notim, per shkak te lidhjeve farefisnore, familjare e kolegiale, per shkak te perkatesive politike dhe per shkak te menyrave te ndryshme korruptive e banale.
Nese nisemi nga segmenti i pergatitjes se dokumentacionit pedagogjik ne shkolle e me gjere dhe dosjeve te ndryshme komulative per nxenes, jane ne nivelin me te ulte qe munde ta kete ndoj shkolle ne Europe e me gjere.
Nese nisemi nga segmenti I pergatitjes profesionale, pedagogjike, psikologjike dhe didaktiko-metodike e kuadrit mesimdhenes, ka vend shume per permiresime dhe per ngritjen e cilesise se tyre e cila eshte mese e domosdoshme per pune te efektshme e sa me cilesore.
Nese nisemi nga segmenti i numrit te nxenesve dhe studenteve neper klase e neper kabinete, nuk ka kurrfar kriteri reformues, eshte i madhe numri i tyre neper klase e kabinete. Regjistrimi i tyre behet pa kritere pedagogjike e psikologjike, ku klaset jane sterngarkuar dhe jane shendrruar ne reparte ushtarake nxenesish e studentesh, ne pamundesi te punohet natyrshem me ta. Regjistrim sipas kritereve farefisnore, kolegiale e politike, po keshtu pa kritere behet edhe kalueshmeria dhe gradimi i tyre duke i pais me deftesa, qertifikat e diplama sikur ato te blehen ne treg.
Lexuesi im i dashur keto jane disa prej mangesive te shumta gjate reformimit jo profesional ne shkollat parauniverzitare e ne univerzitetet tona. Mos te flasim per shkollat dhe kolegjet private, qe jane konkurente vetem per plaqke te drejteperdrejte te popullates, pa e preke ndergjegjen fare per kualitet dhe cilesi ne procesin edukativo-mesimor te nxenesve dhe studenteve tane ne nivel kombetar. Po ashtu duhet numruar edhe mangesite ne reformimin e qerdheve dhe enteve parashkollore, ne ato private e shtetnore, me nje fjale anarhi e papergjegjesi totale neper to. Keto veprime gjaja reformuse, me te drejte do ishte, ti quajm veprime deformuse ne edukimin dhe arsimin tone dhe papergjegjesi totale. I juaj, mesuesi Ise
- 05. 2022
Nderdia si nje kopsht ne te cilen i mbjelle gjerat vetedia jone, punon ne favorin tone gjate jetes, nese me pare prodhojme mendime, bindje, besime e ide afirmative dhe ia dergojme nderdies, permes vetedies sone, te cilat i kushtezojne edhe sjelljet e veprimet tona, duke i dhene fuqi e nxitje te larte nderdies qe te punoj ajo ne vazhdimesi per te miren tone. Ne te kunderten, mendimet, bindjet, besimet e idet apo pikepamjet joafirmative, e detyrojne nderdien tone te punoi kunder favoreve tona. Ajo mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet tona i merr si komanda te prera, qofshin ato komanda afirmative apo jo afirmative.
Mendimet, bindjet, besimet e pikepamjet tona te shprehura permes fjaleve dhe sjelljeve, edukojne, formojne, transformojne, bindin, ndryshojne dhe sherojne tjeret, edhe neve. Po ashtu ato vrasin, lendojne, poshtrojne, revoltojne, infektojne dhe helmojne trupin, shpirtin dhe emocionet tona. Menquria dhe maturia, ua gjene vendin dhe menyren se si, kure, ku dhe pse te perdoren lloje te ndryshme mendimesh, bindjesh, besimesh, idesh, fjalesh dhe sjelljesh tona ne raport me tjeret e ne raport me veteveten. Keto procese mendore qe u ceken me larte sherojne dhe helmojne si substancat e ndryshme kimike
Mendimet, bindjet, besimet, idete dhe fjalet ndikojne per te mire dhe per te keqe, tek tjeret e tek ne, si helmet apo si mjalta, sapo te dalin nga goja dhe te shkojne ne veshet e tjetrit. Sikur te kishim kujdese t`i radhisnim keto procese mendore, emocionale e shpirterore sipas efektit qe kane dhe sipas vendit e momentit qe duhen te perdoren, duke ua dhene kuptimin e duhur atyre qe thuhen, pse thuhen, a meritojne te thuhen, do t`i kishim punet ma mire, seq i kemi tani individualisht, familjarisht, kolektivishte dhe kombtarishte. Keto huqe mendimesh, bindjesh, besimesh, pikepamjesh e fjalesh, po demonstrohen jo vetem ne fjalorin e perditshem mes njerezish, por edhe ne fjalorin e gazetarise, mjeteve te shkruara dhe elektronike te informacionit dhe komunikimit politik, fetar, kulturor e edukativ.
Mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet e qendrimet dhe fjalet sherojne, edukojne, formojne e transformojne, po ashtu edhe vrasin, lendojne, poshtrojne dhe infektojne. Po te dinim ti perdorim aty ku duhet, kure duhet e si duhet keto procese psiko-mendore dhe emocionale sipas vendit, sipas situates dhe sipas merites qe kane, do t`i benim mrekullite ne nivel personal, profesional, politik, fetar, familjar, institucional e kombtar.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e nevojshme te kujdesemi sa ma shume, se cilat mendime, bindje, besime, pikepamje e fjale po i perdorim gjate komunikimit me tjeret, sepse ato helmojne edhe sherojne sikur substancat e ndryshme kimike. I juaj, mësuesi Isë
- 05. 2022
Lideret politik se bashku me deputetet opozitare qe po zhurmojne sot ne Parlamentin e Kosoves, mos kane harruar ose po paraqiten si harraq, per demet e pariparueshme qe ia sollen Kosoves per dy dekada me radhe, sa ishin ne pushtet?! Une mendoi se nuk kane harruar, as nuk po paraqiten si harraq, por jane te kompromituar skajshmerishte para popullit ne pergjithesi e para Kosoves ne veqanti. Vetem pjesa e komprimituar e elektoratit per interesa te ulta personale i ka dhene vote dhe mund ti jep edhe tani, kesaj kaste te kompromituar te politikes sociopate.
Kjo opozite e kompromituar me politiken e vete sociopate, mendon gabimisht se kompromitimet e tyre i ka harruar populli i Kosoves. Jo, as sesi nuk i ka harruar demet katastrofale qe ia solli Kosoves, shtetit dhe popullates se saj, kjo opozite zhurmaqesh, shpirt trazuarish e me sjellje prej trazavaqeve, duke demoluar inventarin e Parlamentit me shishe xhami. Nuk harrohet kurr nga populli korrupcioni, nepotizmi, dhe krimi i organizuar ekonomik, shendetesor, arsimor e Juridik, qe ia solli peshkesh tragjik Kosoves kjo opozite zhurmaqesh e trazavaqesh!
Nuk e harron kurre populli i Kosoves, kompromitimin e kesaje opozite zhurmaqesh, kure ishte ne pozite, qe pala kosovare ne dialog heqi dore nga deshirat dhe nevojat me rendesi jetesore te popullit, duke pajtuar me ate qe nuk i ipet asgje nga pala serbe ne dialog, kurse vete jipte çdo gje qe i kerkohet, edhe pse shkonte tmerresishte ne dem te Kosoves, shtetit dhe ne dem te popullit te saje, siq ka ndodhe perhere me palen kosovare ne dialog me palen serbe!
Pala kosovare ne dialog me Serbine, qe kure ka filluar dialogu e ka perqafuar marrezishte kompromentimin dhe deshtimin,ne vende te kompromisit, mes gjerave qe me te drejte e ligjerishte dhe moralishte i kane takuar dhe i takojne Kosoves dhe popullit te saje, e asgje nuk I ka takuar e nuk i takon Serbise pushtuse, gjakatare e gjenocidale!
Ja disa pranime kompromentuse ne mes te shume kompromentimeve tjera qe i ka pranuar pala kosovare ne dialog me Serbine sa ishte ne pushtet, tmerresishte ne dem te interesave te Kosoves dhe popullit te saje, pa fituar asgje nga pala pushtuse serbe:
1.Çarmatosje e ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe shendrrimi i saje ne TMK,
- Lejimi i ndarjes se Kosoves veriore dhe ndarjes se Mitrovices ne dy pjese, duke lejuar kufinin mes permes ures se Ibrit, qe te veprojne lirshem kriminelet serbe atje dhe ta perzene popullaten shqipter nga trojet e veta dhe mos ti lejojne te kthehen prap ne shtepite e tyre edhe pas 20 viteve liri,
- Nenshkrimi i “Asociacionit te Komunmave serbe” me kompetenca shtetnore, mes shtetit te Kosoves,
- Nenshkrimi i marrveshjes se “Dermarkacionit me Malin e ZI”, ku i humben kot Kosoves me shume se 8200 hektare toke te saje,
- Nenshkrimi i marrveshjes per ti dhene 450 hektar toke si ekstrateritor kishave serbe,
- Negociatat qe u proklmuan si negociata teknike, u shendrruan ne negociata politike e fatale per Kosoven,
- U be ndarje e policies mbi baza etnike ne veriun e Kosoves dhe ne veriun e Mitrovices, ku ai teritor per shqiptaret eshte bere molle e ndaluar dhe funksioni i shtetit atje e ka ngrite flamurin e bardhe te dorzimit dhe
- Kosova u be me fusnote sipas kerkesave te Beogradit, pa fituar asgje, pos humbjeve e poshtrimit te Kosoves, popullit dhe shtetit te saje, e shume e shume marrezi tjera qe ia solli Kosoves kjo opozite zhurmaqesh, gungaqesh, trazaqesh e sociopatesh!
Ky kompromis i dhimshem, bere ne favor te Serbise, u shnderrua ne kompromentim te madhe, tragjik e te turpshem per te ardhmen e Kosoves dhe popullit te saje, dhe nje turp i pa shoq per dialogusit qe e kane perfaqesuar turpshem Kosoven, e tani shesin mende ne parlement edhe pse mend nuk kane per veti!
Uroi qe tani e tutje mos ta perfaqesojne Kosoven kurre zhurmaqet, gungaqet, trazavaqet, burracaket e rrenacaket, te turpruarit, te marruarit e faqezijte qe e turperuan dhe e gjunjezuan Kosoven dhe popullin e saje para pushtusit serb, per ti mbuluar kompromitimet e veta ekstreme para popullit, por keto populli nuk i kaperdiu dot! Kosoven tani e tutje duhet ta perfaqesojne dhe te bashkbisedojne me Boten, Europen, miqte e armiqte tane vetem permes gjuhes se burrave e gjuhes se guximit te perfaqesuseve te edukuar dhe te pergatitur profesionalisht, moralisht, politikishte dhe kombtarishte. Ijuaj, mësuesi Isë